{"id":105,"date":"2023-11-16T20:29:40","date_gmt":"2023-11-16T20:29:40","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=105"},"modified":"2023-11-16T20:34:03","modified_gmt":"2023-11-16T20:34:03","slug":"bashkim-saliasizjarri-ngroh-trupin-libri-ngroh-shpirtin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2023\/11\/16\/bashkim-saliasizjarri-ngroh-trupin-libri-ngroh-shpirtin\/","title":{"rendered":"Bashkim Saliasi:Zjarri ngroh trupin, libri ngroh shpirtin"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Bashkim Saliasi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fillimi vjesht\u00ebs s\u00eb tret\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Koh\u00eb zjarri p\u00ebr t\u00eb ngrohur trupin dhe p\u00ebr ta mbrojtur nga t\u00eb ftohtit. Pasi ndeza zjarrin i drejtohem bibliotek\u00ebs dhe dora m\u00eb zuri librin \u201cKur lexoj nj\u00eb lib\u00ebr\u201d t\u00eb autorit Kadri Tarelli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb krah t\u00eb k\u00ebsaj vepre q\u00ebndron botimi i par\u00eb i z Kadri \u201cMisionar\u00ebt e dijes\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr me vlera artistike p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb shkruar jo pak lexues n\u00eb mediet elektronike dhe shtypin periodik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Porsa e merr n\u00eb dor\u00eb librin t\u00eb t\u00ebrheq si me magji q\u00eb nga ballina e bukur dhe e punuar me fines\u00eb nga Fabia Osmani, e ilustruar me th\u00ebnie t\u00eb kolos\u00ebve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb Sami Frash\u00ebri, Ullmar Qvick, Leon Tolstoi, Honore De Balzak, Drit\u00ebro Agolli, Gjergj Fishta, Frederik Shileri dhe n\u00eb ballin\u00ebn e pasme me nj\u00eb th\u00ebnie kuptimplot\u00eb t\u00eb mikut t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve, suedezit Ullmar Qvick, ku shkruan:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Z. Kadri!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c-E mora recesionin tuaj kushtuar librit \u201cM\u00eb shum\u00eb heroizma se grur\u00eb\u201d. E lexova me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ju keni kuptuar drejt, synimin e librit tim. Ju keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga analizat m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb shkrimet tuaj dhe, vet\u00ebm ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje form\u00ebn, (konstruksionin teknik), t\u00eb librit tim dokumentar. Ju keni kuptuar, se q\u00ebllimi im ka qen\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb jap fakte, por edhe t\u00eb jap emocione\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I solla k\u00ebto rreshta p\u00ebr t\u00eb zgjuar kureshtjen e lexuesit q\u00eb t\u00eb binden se libri p\u00ebrmban vlera dhe super vlera q\u00eb i b\u00ebn apel medies s\u00eb shkruar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes me ruajtjen e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nisa t\u00eb shfletoj faqe pas faqe dhe pse artikujt kritik\u00eb, opinionet dhe reportazhet e mikut tim Kadri Tarelli i kam lexuar n\u00eb botimet n\u00eb shtypin e shkruar dhe mediet elektronike t`i rilexoj dhe n\u00eb mendje m\u00eb mbeti apeli q\u00eb b\u00ebn autori: Mbroni gjuh\u00ebn shqipe!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk jam kritik\u00eb dhe m\u00ebsues let\u00ebrsie, por nj\u00eb dashamir\u00ebs i let\u00ebrsis\u00eb dhe m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb ato mbresa q\u00eb m\u00eb mbeten n\u00eb mendje ti hedh n\u00eb let\u00ebr, e pse jo ti publikoj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019e ka th\u00ebn\u00eb ish kolegja e z Kadri, zonja Fatmira Beqja (Veseli) n\u00eb parath\u00ebnien e librit, ku midis t\u00eb tjerash shkruan: \u201cJam e bindur se t\u00eb gjith\u00eb shkrimet do t\u2019u p\u00eblqejn\u00eb, sidomos ato q\u00eb i kushtohen poezis\u00eb, por po kaq, mbase edhe m\u00eb shum\u00eb do q\u00ebndroni tek opinionet dhe intervistat, pasi ai aty shpreh vetveten, p\u00ebrball\u00eb figurave t\u00eb njohura t\u00eb shkenc\u00ebs dhe t\u00eb letrave shqipe\u201d. Faqe 11.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tej z Fatmira shkruan se: Vet\u00ebm dy fjal\u00ebt e fundit t\u00eb k\u00ebsaj poezie t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb m\u00eb lindi rr\u00ebmbimthi, ngaq\u00eb m\u00eb p\u00ebrfshiu arti dhe magjia e fjal\u00ebs, i japin p\u00ebrgjigje atij frym\u00ebzimi t\u00eb autorit. \u2013Shkaku? &#8211; Do thot\u00eb dikush. \u2013Shpirti i artistit dhe shkrimtarit, q\u00eb nuk plaket as nga mosha, madje edhe dehet nga shija e poezis\u00eb q\u00eb nuk ka mosh\u00eb. Besoj se cilido m\u00eb kupton, kur po citoj vet\u00ebm dy vargje nga autori, t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr ilustrimin e nj\u00eb shkrimi t\u00eb tij, shkruan zonja Fatmira Beqja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cI trishtuar trazoj prushin fshehur n\u00ebn hi,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>S\u2019m\u00eb vjen ligsht se u plaka,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>M\u00eb vjen keq q\u00eb s\u2019jam i ri\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kam vite q\u00eb e lexoj mikun tim Kadri Tarelli dhe ndihem mir\u00eb q\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues historie sikund\u00ebr jam edhe un\u00eb m\u00ebsues biologjie, l\u00ebvron letrat shqipe dhe nuk nguron t\u00eb b\u00ebj apel p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs shqipe nga huazimet dhe p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebve t\u00eb huaja t\u00eb panevojshme kur ato kan\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebse shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk prirem t\u00eb b\u00ebj kritikun, por t\u00eb jap opinionin tim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr letrare me vlera, ku spikat gjuha letrare e shkruar bukur dhe past\u00ebr pa huazime dhe uj\u00ebra t\u00eb tep\u00ebrta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Libri p\u00ebrmban 350 faqe i shkruar me nj\u00eb shkrim mjaft\u00eb \u00e7lodh\u00ebs n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb 14 dhe i ndar\u00eb n\u00eb tre kapituj: kritika letrare, opinione, intervista dhe reportazhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb \u00e7do shkrim do gjeni th\u00ebnie t\u00eb men\u00e7ura t\u00eb p\u00ebrdorura nga autori n\u00eb p\u00ebrshtatje me tematik\u00ebn e shkrimeve. Zoti Kadri mendohet mir\u00eb kur hedh p\u00ebr botim librin dhe konsultohet me miqt\u00eb e shok\u00ebt para se t\u00eb b\u00ebj botimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke pasur miq t\u00eb mir\u00eb dhe dashamir\u00ebs t\u00eb letrave shqipe si konsulent ka punuar z Viron Kona, redaktor Shpend Topallaj, korrektore dhe p\u00ebrgatitjen e parath\u00ebnies z Fatmira Beqja, me ballin t\u00eb punuar nga Fabia Osmani dhe ilustruar me fotografi nga shkrimtari m\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb botime z Viron Kona.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Zoti Kadri Tarelli me botimin e tij pasuron dhe&nbsp; zbukuron bibliotek\u00ebn e \u00e7do lexuesi dhe dashamir\u00ebsi t\u00eb veprave letrare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar q\u00eb i shtohet let\u00ebrsis\u00eb shqiptare p\u00ebr nga vlerat q\u00eb ai p\u00ebrmban. Gjithkush q\u00eb do ket\u00eb fatin ta lexoj nuk do mbetet i zhg\u00ebnjyer nga mendimet e mija q\u00eb shpreh pas leximit t\u00eb librit t\u00eb Kadri Tarellit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tashm\u00eb duke pasur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb botim, autori vjen para lexuesit me librin e dyt\u00eb,&nbsp; \u201cKur lexoj nj\u00eb lib\u00ebr\u201d! m\u00eb i kompletuar dhe b\u00ebn kujdes q\u00eb libri t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb metodik\u00eb n\u00eb shkrimet e shkruara, pa gabime ortografike dhe me sh\u00ebnimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Autori e pajis librin dhe me nj\u00eb bibliografi t\u00eb pasur, gj\u00eb q\u00eb tregon se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studiues i mir\u00ebfillt\u00eb i letrave shqipe, por dhe jo pak i kualifikuar dhe njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i medieve elektronike. Nuk dua t\u00eb heq kureshtjen e lexuesit dhe t\u00eb b\u00ebj analiz\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs, por dua t`ju ftoj\u00eb q\u00eb t\u00eb lexoni dhe t\u00eb kuptoni mesazhet plot kolor q\u00eb z Kadri i p\u00ebrcjell lexuesit me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb kulluar letrare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I uroj mikut tim t\u00eb mir\u00eb dhe shembullor Kadri Tarelli suksese dhe n\u00eb botime t\u00eb tjera, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb njeriun t\u00eb mos njoh\u00eb mosh\u00eb, por t\u00eb punoj me vullnet dhe p\u00ebrkushtim duke e mbushur koh\u00ebn me vlera artistike&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Urime, ve\u00e7 urime z Kadri.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bashkim Saliasi Fillimi vjesht\u00ebs s\u00eb tret\u00eb! &#8211;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Koh\u00eb zjarri p\u00ebr t\u00eb ngrohur trupin dhe p\u00ebr ta mbrojtur nga t\u00eb ftohtit. Pasi ndeza zjarrin i drejtohem bibliotek\u00ebs dhe dora m\u00eb zuri librin \u201cKur lexoj nj\u00eb lib\u00ebr\u201d t\u00eb autorit Kadri Tarelli. N\u00eb krah t\u00eb k\u00ebsaj vepre q\u00ebndron botimi i par\u00eb i z Kadri \u201cMisionar\u00ebt e dijes\u201d, nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-105","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}