{"id":1371,"date":"2023-12-25T11:50:00","date_gmt":"2023-12-25T11:50:00","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1371"},"modified":"2023-12-27T12:51:58","modified_gmt":"2023-12-27T12:51:58","slug":"kadri-tarellihytbi-tarelli-mjeshter-i-penelit-dhe-daltes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2023\/12\/25\/kadri-tarellihytbi-tarelli-mjeshter-i-penelit-dhe-daltes\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli:HYTBI TARELLI. MJESHT\u00cbR I PENELIT DHE DALT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli: shkruan<\/p>\n<p>HYTBI TARELLI. MJESHT\u00cbR I PENELIT DHE DALT\u00cbS<br \/>\nN\u00eb magjin\u00eb e ujit t\u00eb \u00e7ezm\u00ebs, pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>(Meditim)<\/p>\n<p>Duke kaluar si n\u00eb ekran t\u00eb nj\u00eb filmi dokumentar, kujtimet e hershme, nuk<br \/>\ndi si me mbeti ne mendje nj\u00eb ndodhi me v\u00ebllain ton\u00eb, dikur e pa v\u00ebn\u00eb re, ose si<br \/>\nnj\u00eb cop\u00ebz jete kalimtare, rr\u00ebmbyer nga er\u00ebrat e koh\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri koha i kthen<br \/>\naty nga u nisen\u2026..!<br \/>\nIshin vitet 1993-94, vite t\u00eb emigrimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve. Hytbiu para se<br \/>\nt\u00eb nisej t\u00eb m\u00ebsynte kufirin drejt Greqis\u00eb, shoq\u00ebruar nga nj\u00eb kush\u00ebriri yn\u00eb nga<br \/>\nBilishti, ishte drejtuar n\u00eb fshatin e lindjes Bra\u00e7anj t\u00eb Devollit, nga ku kishte<br \/>\nrreth 30 vjet pa shkelur, pasi familjarisht ishin vendosur n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs,<br \/>\nn\u00eb vitin 1960.<br \/>\nAi ishte larguar q\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn tet\u00eb-vje\u00e7are. Nuk \u00e7uditem p\u00ebr<br \/>\nkujtes\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb ai nuk pyeti as p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb e<br \/>\nzot\u00ebronte dikush tjet\u00ebr, as p\u00ebr kopshtin plot moll\u00eb e pem\u00eb, ku hipte e zbriste si<br \/>\nket\u00ebr, por u drejtua vet\u00ebm tek \u00e7ezma fare pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb rridhte shkujdesur<br \/>\nme uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb kulluar qelibar.<br \/>\nLau duart dhe fytyr\u00ebn, m\u00eb pas mbushi disa her\u00eb grushtin me uj\u00eb dhe piu<br \/>\nngadal\u00eb, sikur donte ta shijonte deri n\u00eb fund at\u00eb uj\u00eb t\u00eb bekuar. Lau edhe nj\u00eb<br \/>\nher\u00eb fytyr\u00ebn dhe nuk u mundua ta fshij\u00eb. Donte ta kishte ujin e \u00e7ezm\u00ebs mbi<br \/>\nl\u00ebkur\u00eb, p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebs plot mundim dhe plot t\u00eb papritura.<br \/>\n\u00c7udit\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb veprim e p\u00ebrs\u00ebriti edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, pas gati dy<br \/>\ndekadash, n\u00eb vitin 2014. Dy vjet para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, erdhi nga Kanadaja,<br \/>\nku banonte familjarisht dhe p\u00ebrs\u00ebrit t\u00eb nj\u00ebjtin ritual. Lau fytyr\u00ebn, piu uj\u00eb dhe u<br \/>\nul n\u00eb cep t\u00eb postafit prej druri, duke p\u00ebrk\u00ebdhelur me dor\u00ebn e djatht\u00eb, ujin q\u00eb<br \/>\nrridhte qet\u00ebsisht. Q\u00ebndroi ashtu disa minuta. U ngrit, por dy pika lot rr\u00ebshqit\u00ebn<br \/>\nleht\u00ebsish mbi faqen e lagur, duke u k\u00ebputur n\u00ebn mjek\u00ebr, si margaritar\u00eb plot<br \/>\nshk\u00eblqim. Mbase e ndjeu se do t\u00eb ishte hera e fundit, q\u00eb po pinte ujin magjik t\u00eb<br \/>\n\u00e7ezm\u00ebs.<br \/>\nUn\u00eb nuk jam besimtar, q\u00eb ngjarjet t\u00eb tilla t\u2019i lidh me besimin fetar. Por ka<br \/>\ndi\u00e7ka mistike, dua t\u00eb them t\u00eb panjohur, q\u00eb m\u00eb shtyn t\u00eb besoj n\u00eb magjin\u00eb apo<br \/>\nfuqin\u00eb e natyr\u00ebs, ujit, dheut, gurit apo drurit, nga vendlindja. Mos vall\u00eb popujt<br \/>\npagan\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb besoni dhe i faleshin objekteve dhe<br \/>\nsendeve t\u00eb natyr\u00ebs\u2026\u2026..?<br \/>\nSot kur e kujtoj, pyes veten: Pse vall\u00eb e t\u00ebrhiqte fuqia e ujit? \u00c7\u2019t\u00eb ishte<br \/>\nvall\u00eb ky, nj\u00eb trill m\u00ebrgimtari, apo magji e ujit, p\u00ebr t\u00eb mos harruar vendlindjen?<br \/>\nKush i tha, kush e d\u00ebrgoi nga larg\u2026\u2026..? \u00c7\u2019halle kishte dhe \u00e7e priste n\u00eb udh\u00ebn<br \/>\ne kurbetit? Por nuk pyeti, ve\u00e7 d\u00ebgjoi zemr\u00ebn. \u00c7\u2019brenga, kujtime e shqet\u00ebsime<br \/>\nmbet\u00ebn t\u00eb pa th\u00ebna, q\u00eb t\u2019i d\u00ebgjonte ve\u00e7 uji i asaj \u00e7ezme?<br \/>\nNe n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri kemi d\u00ebgjuar shum\u00eb rr\u00ebfime p\u00ebr m\u00ebrgimtar\u00ebt, pasi zona e<br \/>\nDevollit dhe e Kor\u00e7\u00ebs e rrihte shum\u00eb kurbetin. B\u00ebhet fjal\u00eb para viteve 1944, se<br \/>\nm\u00eb pastaj u mbyll\u00ebn kufijt\u00eb me gardh teli. Vet\u00ebm nga fisi yn\u00eb kishim pes\u00eb<br \/>\nkurbetllinj, q\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb, Australi, Argjentin\u00eb, etj, t\u00eb cil\u00ebt shkonin<br \/>\npunonin, vinin m\u00ebnjan\u00eb ca para nga kursimet dhe ktheheshin p\u00ebrs\u00ebri.<br \/>\nAjo q\u00eb na ka mbetur n\u00eb mendje, pasi ishte b\u00ebr\u00eb zakon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ishte,<br \/>\nse shumica merrnin nj\u00eb grusht dhe, nga dheu i oborrit, e mb\u00ebshtillnin me<br \/>\nkujdes n\u00eb nj\u00eb qese t\u00eb vog\u00ebl. Shumica e lagnin me lot hidh\u00ebrimi k\u00ebt\u00eb grusht<br \/>\ndheu, ndaj edhe e mbanin kudo q\u00eb shkonin, p\u00ebr t\u00eb mos harruar dheun e<br \/>\nvendlindjes. \u00c7malleshin kur kalonin shum\u00eb koh\u00eb pa e par\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb<br \/>\ndhe f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb rritur.<br \/>\nI nj\u00ebjti ligji i pa shkruar zbatohej edhe te shqiptar\u00ebt e Dardanis\u00eb dhe<br \/>\nmbar\u00eb trojet arbnore .<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb till\u00eb, shkruan edhe Bajram Halil Gashi n\u00eb librin<br \/>\n\u201cKosov\u00eb, Andrra e jet\u00ebs sime\u201d, kur tregon f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e m\u00ebsuesit hero Bajram<br \/>\nSali Gashi, i cili, si f\u00ebmij\u00eb, kur u largua nga U\u00e7a e Istogut, kishte marr\u00eb nj\u00eb<br \/>\ngrusht dhe, q\u00eb e mbante fshehur edhe nga familjar\u00ebt, si thesar t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb grusht dheu ua tregoi shum\u00eb vit\u00eb m\u00eb von\u00eb, nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs<br \/>\ns\u00eb Sh\u00ebnVlashit, fshat n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Durr\u00ebsit, shkoll\u00eb q\u00eb drejtonte prej vitesh,<br \/>\npik\u00ebrisht dit\u00ebn q\u00eb vendosi t\u00eb kthehet n\u00eb Dardani, tashm\u00eb si luft\u00ebtar lirie, ku ra<br \/>\nedhe d\u00ebshmor duke luftuar kund\u00ebr ushtris\u00eb serbe.<br \/>\nPor ja q\u00eb paska edhe nj\u00eb tjet\u00ebr magji dashurie: Uji i pusit n\u00eb fund t\u00eb<br \/>\noborrit, apo \u00e7ezm\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<br \/>\nHistoriani Bedri Tahiri, nga Drenica e Dardanis\u00eb, shkruan n\u00eb librin m\u00eb t\u00eb<br \/>\nfundit, \u201cDegdisja\u201d:<br \/>\n&#8211; Pije pak uj\u00eb, biri im, k\u00ebtu n\u00eb prag t\u00eb der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb! \u2014 e luste<br \/>\nn\u00ebn\u00eblokja me kov\u00ebn mbushur posht\u00eb n\u00eb pusin e thell\u00eb shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb<br \/>\npash\u00ebs, atje tej, n\u00eb fund t\u00eb oborrit\u2026\u2026.<br \/>\n&#8211; Po nuk po m\u00eb pihet, N\u00ebn\u00ebloke. Nuk kam etje\u2026! &#8211; arsyetohej djaloshi, q\u00eb<br \/>\nsyt\u00eb ve\u00e7 iu kishin l\u00ebbyr\u00eb nga p\u00ebrmallimi i ndarjes.<br \/>\n&#8211; Duhet, biro, duhet, vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb sa p\u00ebr adet, sepse uji t\u00eb t\u00ebrheq q\u00eb t\u00eb<br \/>\nkthehesh sa m\u00eb shpejt n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall&#8230;! K\u00ebshtu na kan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb,<br \/>\nk\u00ebshtu pat\u00ebn vepruar n\u00ebnat e gjyshet tona kur i pat\u00ebn p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, nizam\u00eb<br \/>\ne gjynli p\u00ebr n\u00eb tokat e n\u00ebmura t\u00eb shkret\u00ebtirave t\u00eb Anadollit, ku kafeja piqej n\u00eb<br \/>\ndiell&#8230;<br \/>\n&#8211; Ani, N\u00ebn\u00eblokja ime e dashur, ani, &#8211; ia ktheu i biri, duke e kapur me t\u00eb dy<br \/>\nduart kov\u00ebn, \u2026\u2026\u2026 &#8211; Ashtu pra, t\u00eb past\u00eb n\u00ebna e m\u2019u kthefsh sa m\u00eb<br \/>\nshpejt\u2026\u2026..!<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb letrarizim i nj\u00eb zakoni t\u00eb hersh\u00ebm, besoj nga rrethanat e koh\u00ebs,<br \/>\ngjat\u00eb sundimit disa qindra-vje\u00e7ar t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Por po m\u00eb godet e<br \/>\nnj\u00ebjta pyetje: Pse me magjin\u00eb e ujit, si\u00e7 i ndodhi edhe v\u00ebllait ton\u00eb Hytbiut, i cili<br \/>\ns\u2019besoj se e dinte k\u00ebt\u00eb ligj apo rregull t\u00eb pashkruar, por t\u00eb zbatuar aq<br \/>\nndjesh\u00ebm nga n\u00ebnat, kur p\u00ebrcillnin djemt\u00eb nizam\u00eb apo n\u00eb kurbet. Ai s\u2019kishte<br \/>\nlidhje me k\u00ebto, si nga rrethanat, vendi, koha, kultura (Me arsim t\u00eb lart\u00eb), rritur<br \/>\nn\u00eb qytet, m\u00ebrguar familjarisht n\u00eb Toronto n\u00eb Kanada, etj, etj.<br \/>\n\u00c7\u2019 z\u00eb i brendsh\u00ebm e th\u00ebrriste t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb till\u00eb!? A ka<br \/>\nshpjegim\u2026\u2026.!?<br \/>\nMe aq njohje sa kam un\u00eb, \u201cMagjia e ujit\u201d, n\u00eb zonat e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut<br \/>\nnuk njihet. Qofsha i gabuar, por nuk e kam ndeshur as me t\u00eb d\u00ebgjuar, sa me t\u00eb<br \/>\nlexuar, megjith\u00ebse po m\u00eb p\u00eblqen s\u00eb tep\u00ebrmi, jo thjesht rikujtim dhe p\u00ebrjetim<br \/>\nzakonesh t\u00eb hershme shqiptare, porse jan\u00eb ndodhi q\u00eb ngjasin e t\u00eb len\u00eb pa<br \/>\nfjal\u00eb. Ve\u00e7 mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pyetjen: Pse? \u00c7\u2019fuqi magjike ka uji, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq t\u00eb<br \/>\nkthehesh n\u00eb vendlindje, n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe? Ve\u00e7 n\u00ebnat, t\u00eb cilat nuk e din\u00eb, por e<br \/>\nndjejn\u00eb fuqin\u00eb e ujit, bashkuar me fuqin\u00eb e fjal\u00ebs e t\u00eb lot\u00ebve t\u00eb saj, l\u00ebn\u00eb si<br \/>\namanet p\u00ebr t\u2019u mbajtur, kudo ku i degdis m\u00ebrgimi.<br \/>\nNd\u00ebrsa shkrimtari Bashkim Saliasi, shkruan:<br \/>\n\u2026 \u201cM\u00eb kujtohet, &#8211; tha Xhezmija, (zonja e sht\u00ebpis\u00eb), se Hytbiu kur erdhi<br \/>\nnga fshati i kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt gjith\u00eb balt\u00eb. I thash\u00eb me shaka:<br \/>\n&#8211; Po pse mor Hytbi, nuk pati nj\u00eb grua t\u00eb pastronte k\u00ebpuc\u00ebt atje n\u00eb fshat,<br \/>\npo t`i ka l\u00ebn\u00eb gjith\u00eb balt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk ka gj\u00eb kunat\u00eb, m\u00eb p\u00eblqen balta e fshatit tim&#8230; U k\u00ebnaqa, &#8211; thoshte, &#8211;<br \/>\nse piva nj\u00eb her\u00eb uj\u00eb, n\u00eb at\u00eb \u00e7ezm\u00ebn ku jemi rritur&#8230;\u201d.<br \/>\nJan\u00eb dy zakone t\u00eb ndryshme n\u00eb p\u00ebrmbajtje materiale, (uji e dheu), por t\u00eb<br \/>\nnj\u00ebjt\u00eb n\u00eb q\u00ebllim e bot\u00ebkuptim shpirt\u00ebror, mistik e filozofik, t\u00eb krijuar e jetuar<br \/>\nnga njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrmuese jan\u00eb kushtet materiale q\u00eb i<br \/>\ndetyrojn\u00eb t\u00eb m\u00ebrgojn\u00eb. Besoj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj tradite q\u00eb ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb e<br \/>\npranishme edhe n\u00eb popuj t\u00eb tjer\u00eb, sepse halli dhe malli i njer\u00ebzve, jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb<br \/>\ndhe p\u00ebrjetohen e p\u00ebrcillen po nj\u00ebsoj. Por mua m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb zakonet e popullit<br \/>\ntim. Ato marrin kuptim, sepse shprehin nj\u00eb lloj besimi t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ngjarje<br \/>\nt\u00eb provuara n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\nKjo ngjarje, mbase e ve\u00e7uar dhe pa jehon\u00eb, vjen nj\u00eb dit\u00eb dhe venitet e<br \/>\ntretet nga koha, si nj\u00eb histori q\u00eb rr\u00ebfehet pran\u00eb zjarrit n\u00eb net\u00ebt e gjata t\u00eb dimrit.<br \/>\nUn\u00eb thjesht po e sjell n\u00eb kujtes\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen pyetjeve t\u00eb<br \/>\nshumta, q\u00eb b\u00ebra pak m\u00eb lart, por edhe t\u00eb tjera q\u00eb g\u00eblojn\u00eb e shtohen, sa her\u00eb q\u00eb<br \/>\ne mendoj \u201cMagjin\u00eb e ujit\u201d.<\/p>\n<p>Kadri Tarelli<br \/>\nVjeshta e tret\u00eb, 2023.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli: shkruan HYTBI TARELLI. MJESHT\u00cbR I PENELIT DHE DALT\u00cbS N\u00eb magjin\u00eb e ujit t\u00eb \u00e7ezm\u00ebs, pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. (Meditim) Duke kaluar si n\u00eb ekran t\u00eb nj\u00eb filmi dokumentar, kujtimet e hershme, nuk di si me mbeti ne mendje nj\u00eb ndodhi me v\u00ebllain ton\u00eb, dikur e pa v\u00ebn\u00eb re, ose si nj\u00eb cop\u00ebz jete kalimtare, rr\u00ebmbyer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-1371","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1371"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1371\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}