{"id":1373,"date":"2023-12-25T11:56:07","date_gmt":"2023-12-25T11:56:07","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1373"},"modified":"2023-12-25T19:33:37","modified_gmt":"2023-12-25T19:33:37","slug":"1373","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2023\/12\/25\/1373\/","title":{"rendered":"\u201dKol, mos fol! Mitrush, mos e mbush! Thanas, mos e zbraz!\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan Viron KONA<\/p>\n<p>\u201dKol, mos fol!<br \/>\nMitrush, mos e mbush! Thanas, mos e zbraz!\u201d<br \/>\n(Zgjuarsia e zonj\u00ebs An\u00eb)<\/p>\n<p>N\u00ebna ime m\u00eb tregonte shum\u00eb histori, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr<br \/>\nkoh\u00ebn kur ishte vajz\u00eb n\u00eb kalan\u00eb e Beratit, q\u00eb ishte vendlindja e<br \/>\nsaj, por edhe e babait. Ajo kishte nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb<br \/>\njasht\u00ebzakonshme dhe \u00e7do histori q\u00eb tregonte e lidhte me nj\u00eb<br \/>\nngjarje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sot, pak nga historit\u00eb q\u00eb tregonte ajo mbaj<br \/>\nmend, nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe kjo q\u00eb po shkruaj:<br \/>\n1.<br \/>\n-N\u00eb kala, &#8211; m\u00eb tregoi nj\u00eb dit\u00eb n\u00ebna, &#8211; jetonte nj\u00eb grua e<br \/>\nvetme e moshuar, q\u00eb ne e th\u00ebrrisnim zonja Ana. Dikur familja e<br \/>\nsaj kishte qen\u00eb e lumtur, kur jetonte ende xha Jani,<br \/>\nbashk\u00ebshorti i saj, i cili ishte gurskalit\u00ebs i zoti. Ata kishin tre<br \/>\ndjem, nj\u00ebri m\u00eb i mir\u00eb nga tjetri: Koli, Mitrushi dhe Thanasi. Pas<br \/>\nvdekjes s\u00eb parakohshme t\u00eb Xha Janit, familja u varf\u00ebrua.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb t\u00eb tre djemt\u00eb mor\u00ebn rrug\u00ebt e kurbetit. Kjo e d\u00ebshp\u00ebroi<br \/>\nshum\u00eb zonj\u00ebn Ana, e cila vuante vetmin\u00eb dhe e digjte malli p\u00ebr<br \/>\ndjemt\u00eb e saj q\u00eb kishin m\u00ebrguar shum\u00eb larg, n\u00eb Australi. Thuhej<br \/>\nse djemt\u00eb i d\u00ebrgonin para, por sado q\u00eb t`i d\u00ebrgonin, parat\u00eb nuk<br \/>\ne ngush\u00ebllonin, ajo donte djemt\u00eb, t`i kishte pran\u00eb, t`i<br \/>\np\u00ebrqafonte, t`u ndiente rrahjet e zemrave, t`i martonte, t`i<\/p>\n<p>g\u00ebzonte&#8230; Dit\u00ebn ajo i mbante syt\u00eb nga porta e jashtme e<br \/>\nsht\u00ebpis\u00eb dhe nga rruga me kalldr\u00ebm e kalas\u00eb se mos d\u00ebgjonte<br \/>\nhapat e djemve apo trokitjet e tyre n\u00eb port\u00eb. Kurse nat\u00ebn i<br \/>\nshihte ata n\u00eb \u00ebndrra dhe mbante vesh\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjim. Sa her\u00eb q\u00eb<br \/>\nndiente ndonj\u00eb zhurm\u00eb, \u201cpo vijn\u00eb djemt\u00eb\u201d, &#8211; thoshte, por jo,<br \/>\nishte era, apo zhurma q\u00eb b\u00ebnin zogjt\u00eb kur uleshin mbi tjegullat<br \/>\ne sht\u00ebpis\u00eb.<br \/>\n2.<br \/>\nNj\u00eb mesnat\u00eb disa hajdut\u00eb i vun\u00eb syrin sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj.<br \/>\nPasi ia arrit\u00ebn t\u00eb hapnin port\u00ebn e jashtme, ata u fut\u00ebn n\u00eb oborr<br \/>\ndhe u gjend\u00ebn pran\u00eb der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Zonja Ana ndjeu<br \/>\nzhurm\u00ebn e tyre t\u00eb pazakont\u00eb dhe u ngrit gjith\u00eb shqet\u00ebsim nga<br \/>\nshtrati. Kush ishin k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb dyshimt\u00eb, q\u00eb po i vinin n\u00ebp\u00ebr<br \/>\nnat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi? I shkoi mendja tek hajdut\u00ebt q\u00eb b\u00ebnin namin<br \/>\naso kohe n\u00eb lagjet e Beratit. Ata, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb apo \u00e7far\u00eb<br \/>\ndonin, b\u00ebnin edhe vrasje apo edhe e digjnin t\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb<br \/>\nme q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zhduknin \u00e7do gjurm\u00eb. \u201cM\u00eb mir\u00eb q\u00eb s`i kam<br \/>\ndjemt\u00eb k\u00ebtu, se hajdut\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb keqe!\u201d, &#8211; tha<br \/>\nme vete dhe kushedi pse iu ngjall nj\u00eb kuraj\u00eb e madhe. Duket<br \/>\nse edhe frika, edhe halli e b\u00ebjn\u00eb njeriun trim. E, nd\u00ebrsa<br \/>\nhajdut\u00ebt p\u00ebrpiqeshin t\u00eb hapnin der\u00ebn, ajo doli n\u00eb korridor me<br \/>\nhap t\u00eb leht\u00eb dhe, nga pas der\u00ebs i p\u00ebshp\u00ebriti gjoja dikujt q\u00eb<br \/>\nndodhej brenda sht\u00ebpis\u00eb. P\u00ebshp\u00ebrim\u00ebn e ngriti aq sa ta<br \/>\nd\u00ebgjonin edhe hajdut\u00ebt jasht\u00eb der\u00ebs.<br \/>\n-Kol, mos fol! \u2013 p\u00ebshp\u00ebriti ajo.<br \/>\nHajdut\u00ebt d\u00ebgjuan p\u00ebshp\u00ebrim\u00ebn e plak\u00ebs dhe u vun\u00eb n\u00eb dyshim.<br \/>\nU shkoi mendja se djali i saj i madh, Koli ishte kthyer nga<br \/>\nkurbeti dhe ata s`dinin gj\u00eb?! E, kur ata ndal\u00ebn p\u00ebrpjekjen p\u00ebr<br \/>\nhapjen e der\u00ebs dhe mbajt\u00ebn frym\u00ebn, plaka e sigurt q\u00eb ata po e<br \/>\nd\u00ebgjonin, foli p\u00ebrs\u00ebri, gjoja duke iu drejtuar k\u00ebsaj here djalit t\u00eb<br \/>\ndyt\u00eb:<br \/>\n-Mitrush, mos e mbush!<br \/>\n-O bobo, po na d\u00ebshton kjo vjedhje! \u2013 p\u00ebshp\u00ebrit\u00ebn hajdut\u00ebt<br \/>\nme nj\u00ebri &#8211; tjetrin, duke menduar se plak\u00ebs i kishte ardhur jo<br \/>\nnj\u00ebri, por dy nga djemt\u00eb. T\u00eb frik\u00ebsuar ata u larguan pak nga<\/p>\n<p>dera dhe q\u00ebndruan nj\u00eb \u00e7ast pran\u00eb nj\u00eb shkurreje. Flisnin mes<br \/>\ntyre se \u00e7do t\u00eb b\u00ebnin: t\u00eb futeshin me forc\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, apo t\u00eb<br \/>\niknin. Druanin se po t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb hynin, do t`u duhej t\u00eb<br \/>\nndesheshin me dy djemt\u00eb e zonj\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, por edhe<br \/>\ndruanin se zhurma e tyre do t\u00eb shkaktonte alarm n\u00eb kala,<br \/>\nat\u00ebher\u00eb zor se shp\u00ebtonin. Banor\u00ebt e kalas\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb<br \/>\nlidhur me nj\u00ebri-tjetrin. Nd\u00ebrkaq, u d\u00ebgjua p\u00ebrs\u00ebri nga brenda<br \/>\nsht\u00ebpis\u00eb z\u00ebri i zonj\u00ebs Ana, q\u00eb thirri:<br \/>\n-Thanas, mos e zbraz!<br \/>\nHajdut\u00ebt ia mbath\u00ebn t\u00eb lebetitur nga frika, por dhe t\u00eb bindur se<br \/>\nn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e plak\u00ebs ndodheshin jo dy, por t\u00eb tre djemt\u00eb e saj<br \/>\ndhe t\u00eb tre ishin t\u00eb armatosur me arm\u00eb t\u00eb mbushura, gati p\u00ebr<br \/>\nt`i shkrehur&#8230;<br \/>\n-K\u00ebshtu shp\u00ebtoi zonja Ana nga hajdut\u00ebt, o bir. Ata s`guxuan t`i<br \/>\nafroheshin m\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ku ajo po ngryste pleq\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n3.<br \/>\n-U kthyen nga kurbeti djemt\u00eb e zonj\u00ebs An\u00eb, o n\u00ebn\u00eb?<br \/>\nAjo m\u00eb pa n\u00eb sy dhe kushedi pse u p\u00ebrlot.<br \/>\n-Jo, o bir, nuk u kthyen, i h\u00ebngri kurbeti. Mbaj mend q\u00eb vitet e<br \/>\nfundit t\u00eb jet\u00ebs ajo dilte n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga tabjet (nj\u00eb nga 24 kullat<br \/>\ne kalas\u00eb) dhe me v\u00ebshtrim t\u00eb p\u00ebrhumbur nga qielli th\u00ebrriste<br \/>\ndjemt\u00eb: Kol, Mitrush, Thanas, o bijt\u00eb e n\u00ebn\u00ebs, si jeni? Ku jeni?<br \/>\nKa atje vend t\u00eb shenjt\u00eb si k\u00ebtu? Ka atje kala me bedena<br \/>\nstolisur, si k\u00ebtu? Ka atje vajza hyjnesha kaq t\u00eb \u00ebmbla e t\u00eb<br \/>\nbukura, si k\u00ebtu? Ka atje Tomor e Shpirag, si k\u00ebtu? Ka atje kisha<br \/>\nt\u00eb zografisura kaq bukur, si k\u00ebtu? Dielli, si k\u00ebtu lind, kaq i<br \/>\nngroht\u00eb e i shndritsh\u00ebm? Po H\u00ebna bukuroshe, si k\u00ebtu n\u00eb kala<br \/>\nvezullon? Po yjet, si k\u00ebtu ndizen e g\u00ebzojn\u00eb? Po gjuha q\u00eb flisni,<br \/>\ngjuh\u00eb e shenjt\u00eb per\u00ebndie \u00ebsht\u00eb, si k\u00ebtu? Ejani, o bij, ne po ju<br \/>\npresim!<br \/>\nZonja Ana e shkoi pleq\u00ebrin\u00eb e vetme duke thirrur deri n\u00eb<br \/>\nfrym\u00ebn e fundit djemt\u00eb e saj.<br \/>\nKurbeti \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, o bir, asnj\u00ebher\u00eb nuk i dihet se \u00e7far\u00eb<br \/>\nndodh atje larg. Edhe v\u00ebllai im, Tokliu nuk u kthye. S`them gj\u00eb<\/p>\n<p>t\u00eb keqe p\u00ebr ata t\u00eb huaj q\u00eb t\u00eb mir\u00ebpresin, por ata t\u00eb duan vet\u00ebm<br \/>\np\u00ebr t`u sh\u00ebrbyer. Ndryshe \u00ebsht\u00eb dheu yt. Sado i v\u00ebshtir\u00eb, sado<br \/>\nkeq t\u00eb jetosh, por \u00ebsht\u00eb yti, aty ke edhe n\u00ebn\u00ebn, edhe<br \/>\nbaban\u00eb&#8230;Ne at\u00ebher\u00eb thoshim: \u201dBuk\u00eb e hi n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. N\u00eb dheun<br \/>\ne huaj edhe mund t\u00eb gjesh gjith\u00e7ka, por askush s`t\u00eb b\u00ebhet<br \/>\nn\u00ebn\u00eb e bab\u00eb. Q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e vjetra, n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb<br \/>\ndhe themi fjal\u00ebn atdhe, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dheu i bab\u00ebs; themi<br \/>\nedhe fjal\u00ebn m\u00ebm\u00ebdhe, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dheu i n\u00ebn\u00ebs. Njeriu si\u00e7<br \/>\ndo n\u00ebn\u00ebn dhe baban\u00eb, ashtu duhet t\u00eb doj\u00eb edhe atdheun, o<br \/>\nbir!<br \/>\n&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;..<br \/>\nP S. Mund t\u00eb ket\u00eb edhe variante t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj historie. Un\u00eb<br \/>\nshkrova k\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb tregonte n\u00ebna ime e mir\u00eb dhe e urt\u00eb si t\u00eb<br \/>\ngjitha n\u00ebnat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Viron KONA \u201dKol, mos fol! Mitrush, mos e mbush! Thanas, mos e zbraz!\u201d (Zgjuarsia e zonj\u00ebs An\u00eb) N\u00ebna ime m\u00eb tregonte shum\u00eb histori, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr koh\u00ebn kur ishte vajz\u00eb n\u00eb kalan\u00eb e Beratit, q\u00eb ishte vendlindja e saj, por edhe e babait. Ajo kishte nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe \u00e7do histori q\u00eb tregonte e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-1373","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1373\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}