{"id":1391,"date":"2023-12-25T21:19:28","date_gmt":"2023-12-25T21:19:28","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1391"},"modified":"2024-04-21T11:36:45","modified_gmt":"2024-04-21T11:36:45","slug":"kadrije-meniqi-vushtrri-kosovemikut-tim-te-dashur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2023\/12\/25\/kadrije-meniqi-vushtrri-kosovemikut-tim-te-dashur\/","title":{"rendered":"Kadrije Meniqi, Vushtrri, Kosov\u00eb:MIKUT TIM T\u00cb DASHUR!!!"},"content":{"rendered":"<p><strong><u>Kadrije Meniqi, Vushtrri, Kosov\u00eb<\/u><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 MIKUT TIM T\u00cb DASHUR!!!<\/strong><\/p>\n<p>Suedia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet me monarki kushtetuese dhe parlament demokratik. Suedia, shtet ku fjala e lir\u00eb dep\u00ebrton\u00a0 si rreze drite dhe shp\u00ebrndahet an\u00eb e k\u00ebnd. Kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr suedez\u00ebt dhe kisha lexuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb mir\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb kulturuar. Kisha lexue e d\u00ebgjuar p\u00ebr viking\u00ebt. Kisha \u00ebnd\u00ebrruar me vite p\u00ebr kalt\u00ebrsin\u00eb, pafund\u00ebsin\u00eb, margaritar\u00ebt. Dhe, nj\u00eb dit\u00eb \u00ebndrra u b\u00eb realitet. Fati m\u00eb d\u00ebrgoi aty ku un\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar dhe shkruar vargjet e para t\u00eb thurura me mall e dashuri. Rast\u00ebsisht njoha njeriun i cili solli tek un\u00eb lumturi, njeriun i cili punon dhe vepron n\u00eb shtetin m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb Suedi.<\/p>\n<p>Po, aty jeton , punon dhe vepron me vite ky atdhetar i cili vjen nga Drenica heroike dhe jo rast\u00ebsisht edhe emrin e ka Sokol.<strong>\u00a0 \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sokol Demaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet kosovar me banim n\u00eb Suedi, prozator, pedagog, publicist, redaktor. Ka studjuar Peda\u00adgogjin\u00eb n\u00eb Univer-sitetin e G\u00f6tenborgut, ushtron profesionin e m\u00ebsuesit dhe drejton revist\u00ebn e p\u00ebrmuajshme \u201cDituria\u201d dhe nj\u00eb radio lokale me emrin \u201cRadio Dituria\u201d. Nj\u00ebherit punon si gazetar i lir\u00eb i programeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u201eJehona\u201d t\u00eb Radio Suedis\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb njom\u00eb e kultivon poezin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebnave dhe sh\u00ebnimeve q\u00eb kam lexuar, kam m\u00ebsuar se n\u00eb Suedi jetojn\u00eb diku rreth 60 000 shqiptar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e shtetit suedez nga jugu deri ne veri. Nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl shqiptar\u00ebsh gjen pothuajse n\u00eb \u00e7do vend evropian, por tani m\u00eb nuk ka cep t\u00eb Bot\u00ebs q\u00eb nuk gjejm\u00eb shqiptar\u00eb. Po, pra, shqiptar\u00ebt vet\u00eb jan\u00eb nj\u00eb histori dhe d\u00ebshmi kohe edhe n\u00eb Suedi. Sokoli jeton n\u00eb qytetin e Bor\u00e5sit t\u00eb Suedis\u00eb nja 40 km af\u00ebr qytetit t\u00eb dyt\u00eb me radh\u00eb p\u00ebr nga madh\u00ebsia n\u00eb Suedi, G\u00f6tenborgut, por Bor\u00e5si \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet me tradit\u00eb p\u00ebr prodhimin e tekstilit apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb qyteti i tekstilit n\u00eb Evrop\u00eb, qytet me mbi 120.000 banor\u00eb, e ku n\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb dhe veprojn\u00eb mbi 2 500 shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur q\u00eb nga vitet 90 nga dhuna dhe represioni serb i koh\u00ebs e k\u00ebtu ata kan\u00eb gjetur veten dhe zhvillojn\u00eb jet\u00ebn e tyre me baticat dhe zbaticat e koh\u00ebs. Veprimtari Sokol Demaku thot\u00eb se q\u00ebllimi yn\u00eb \u00a0primar si m\u00ebrgimtar\u00eb k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb ruajtja e gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe identitetit komb\u00ebtar t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve me banim n\u00eb Bor\u00e5s me rre\u00adthin\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb energji t\u00eb papar\u00eb punon dhe edukon brezat e rinj n\u00eb shtetin suedez, shtet ky i cili b\u00ebn \u00e7do gj\u00eb q\u00eb bashk\u00ebatdhetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb ndjehen si n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Punon n\u00eb qytetin e bukur t\u00eb Bor\u00e5sit, mbledh sikur bleta nekatarin poezi, shkrime dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me identitetin komb\u00ebtar shqiptar. Dhe jo vet\u00ebm kaq. Qe\u00a0 pes\u00eb vite, ky atdhetar i palodhur bashk\u00eb me miqt\u00eb e tij shqiptar\u00eb e suedez\u00eb ka realizuar edhe programet n\u00eb radio Dituria, radio kjo q\u00eb d\u00ebgjohet gjithandej dhe sjell z\u00ebrin e bilbilave andej ku ne presim me mall e dashuri.<\/p>\n<p>Sikur zog mali, nuk ndalet, shteg\u00ebton dhe arrin rezultate n\u00eb \u00e7do l\u00ebm\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Ka botuar shum\u00eb libra q\u00eb lexohen me \u00ebndje dhe dashuri nga lexuesit e moshave t\u00eb ndryshme. Lapidar i mendimit shqiptar. Lexues i pasionuar i let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe i teksteve t\u00eb tjera me vler\u00eb.<\/p>\n<p>I dashuruar edhe n\u00eb fjal\u00ebn e urt\u00eb dhe t\u00eb bukur t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, Sokoli mbledh dhe sistemon dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb mendime, citate, shprehje e vargje, t\u00eb cilat i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbres\u00eb nga vendi ku ai ka lindur dhe jetuar me vite, i mbledh nga k\u00ebndimet si\u00e7 mbledh zogu th\u00ebrrimet.<\/p>\n<p>Me urt\u00ebsin\u00eb dhe bujarin\u00eb q\u00eb ka , Sokoli ka mbledh\u00eb rreth vetes shum\u00eb miq, bashkatdhetar\u00eb, e vlen t\u00eb theksohet se miqt\u00eb nga Suedia e duan dhe e respektojn\u00eb pa mas\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri me energji t\u00eb pashuar.<\/p>\n<p>Krahas gjuh\u00ebs shqipe, gjuh\u00ebs s\u00eb bilbilit, Sokoli komunikon dhe shkruan gjuh\u00ebn suedeze, si suedez i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Durr\u00ebs me miqt\u00eb nga Suedia u binda n\u00eb fjal\u00ebt e mikut tim Sokolit, se suedez\u00ebt jan\u00eb popull shum\u00eb liridash\u00ebs, i urt\u00eb dhe me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb, popull q\u00eb shum\u00eb shpejt afrohet me shqiptar\u00ebt dhe gjen \u00a0mir\u00ebkuptim. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb madh. T\u00eb paduruar tani q\u00eb Evropa t\u00eb vij\u00eb sa m\u00eb par\u00eb tek ata, nj\u00eb pjes\u00eb kan\u00eb ikur q\u00eb ta gjejn\u00eb ata sa m\u00eb par\u00eb Evrop\u00ebn. Duhet t\u00eb kuptohe-mi mir\u00eb k\u00ebtu se nuk \u00ebsht\u00eb<strong>\u00a0<\/strong>fjala thjesht p\u00ebr konti nentine vjet\u00ebr, se trualli i shqiptar\u00ebven\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm aty, por n\u00ebnkuptohet dhe metafora e Evrop\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebrimit dhe mir\u00ebqenies, e vlerave dhe e viryteve, e th\u00ebn\u00eb hapur, e poezis\u00eb, e liris\u00eb s\u00eb t\u00eb shprehurit dhe komunikimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse nd\u00ebrmjet komunitetit shqiptar dhe atij suedez n\u00eb aspektin e njohjes dhe promovimit t\u00eb vlerave t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt prezantohen p\u00ebrmes shkrimeve \u00ebsht\u00eb prezentimi i k\u00ebtyre vlerave nga ana e Sokolit n\u00eb revist\u00ebn \u201cDituria\u201d q\u00eb botohet n\u00eb Boras t\u00eb Suedis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebrgata shqiptare n\u00eb bot\u00eb ka nj\u00eb organizim n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebroro-kulturore, duke i p\u00ebrfaq\u00ebsuar denj\u00ebsisht interesat madhore t\u00eb kombit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Rregullimi i aktiviteteve q\u00eb zhvillohen n\u00ebp\u00ebr vendet ku shtrihet shpirt\u00ebrisht m\u00ebrgata jon\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dhe jep rezultate t\u00eb frytshme n\u00eb dimensione t\u00eb ndryshme qoft\u00eb politike, ekonomike, por m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrafshin kulturor e letrar e kjo shihet k\u00ebtu te miku im n\u00eb aktivitetin e tij kulturor.<br \/>\nPra m\u00ebrgata jon\u00eb zanafillat i ka shum\u00eb her\u00ebt e q\u00eb ua l\u00ebn\u00eb nj\u00eb testament p\u00ebr vazhdimin e promovimit sa m\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb interesave madhore komb\u00ebtare. Edhe disa nga rilind\u00ebsit tan\u00eb pat\u00ebn fatin q\u00eb t\u00eb ballafaqohen me k\u00ebto veprimtari n\u00eb dobi t\u00eb kombit dhe korr\u00ebn suksese t\u00eb pamohueshme n\u00eb planin e afirmimit dhe t\u00eb prezantimit t\u00eb popullit t\u00eb tyre edhe n\u00eb bot\u00ebn q\u00eb nuk flet shqip, k\u00ebshtu thot\u00eb miku im me vepr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb palodhshme t\u00eb veprimtarit t\u00eb shquar Sokol Demaku, sot shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb shqip, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb shqip, t\u00eb shkruajn\u00eb shqip. Kjo mund\u00ebsi apo kjo \u00ebnd\u00ebrr e kamotshme e Sokolit u b\u00eb realitet me nxjerrjen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb nj\u00eb re-<\/p>\n<p>viste t\u00eb shk\u00eblqyeshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb rinj dhe prind\u00ebr, e titulluar \u201cDituria\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <u>Gentiana Zagoridha, Durr\u00ebs-Shqip\u00ebri<\/u><\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cM\u00cbSUES, NJIHE NX\u00cbN\u00cbSIN T\u00cbND\u201d UN\u00cb GJEJ RASTIN T\u00cb \u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 FAL\u00cbNDEROJ M\u00cbSUESIN TIM, T\u00cb MADHIN SOKOL DEMAKU<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb isha dhe un\u00eb\u00a0 \u201cpoete\u201d,\u00a0 jo poete e mir\u00ebfillt\u00eb, pasi un\u00eb isha nj\u00eb e dashuruar si t\u00eb gjith\u00eb adoleshent\u00ebt, dhe nuk krijoja un\u00eb, por krijonte dashuria.<\/p>\n<p>Kalonin vitet dhe poezit\u00eb e mia mbet\u00ebn t\u00eb ky\u00e7ura n\u00eb kasafort\u00ebn e kujtimeve. Aty ato ndiheshin t\u00eb sigurta, t\u00eb mbrojtura, a thua se kush do t`i sulmonte.<\/p>\n<p>Ka disa njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb q\u00eb u mungon guximi ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them kan\u00eb vet\u00ebbesim t\u00eb ul\u00ebt dhe k\u00ebshtu nuk u mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb k\u00ebnaqen me pak. Por n\u00eb\u00a0 \u00a0 jet\u00eb vjen nj\u00eb dit\u00eb kur ti ke nevoj\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohesh, t\u00eb tregosh se \u00e7far\u00eb je n\u00eb gjendje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebsh te t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe tenton.<\/p>\n<p>Mbyll syt\u00eb dhe nuk mendon asgj\u00eb.<\/p>\n<p>I bie nj\u00eb dere.<\/p>\n<p>Dhe kur ajo t\u00eb hapet, ti e befasuar mendon:<\/p>\n<ul>\n<li>Kaq e thjesht\u00eb ishte!<\/li>\n<\/ul>\n<p>Jo!<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Por kaq t\u00eb thjesht\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebz me zem\u00ebr t\u00eb madhe, njer\u00ebz largpam\u00ebs, njer\u00ebz q\u00eb e din\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e bukura n\u00eb shpirt dhe madje kan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb t\u00eb ndjejn\u00eb q\u00eb larg magjin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb dhuroj\u00eb bashk\u00ebpunimi me njer\u00ebz t\u00eb sinqert\u00eb, pun\u00ebtor\u00eb e korrekt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky njeri \u00ebsht\u00eb Sokol Demaku, njeriu q\u00eb vazhdimisht eksploron, asnj\u00ebher\u00eb nuk dor\u00ebzohet para \u00e7do lloj v\u00ebshtir\u00ebsie q\u00eb i del p\u00ebrpara, por q\u00eb me dinjitet p\u00ebrpiqet ta kap\u00ebrcej\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pjes\u00eb e karakterit t\u00eb tij shpaloset bindsh\u00ebm tek v\u00ebllimi i tij i fundit me poezi \u201cLundra ime\u201d.<\/p>\n<p>Kur lexon vargjet e tij n\u00eb ty t\u00eb krijohet p\u00ebrfytyrimi i nj\u00eb njeriu sa ambicioz p\u00ebr jet\u00ebn, po aq dhe me shpirt t\u00eb ndjesh\u00ebm poetik q\u00eb nuk rresht s\u00eb k\u00ebrkuari dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00eb dashuri q\u00eb e lakmojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, dashurin\u00eb e past\u00ebr dhe t\u00eb sinqert\u00eb. N\u00eb shum\u00eb prej poezive t\u00eb tij duket sikur e ka gjetur at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon dhe i k\u00ebndon me shum\u00eb pasion, i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e mbi t\u00eb gjitha me ndjenja t\u00eb sinqerta. Mund t\u00eb ve\u00e7oj k\u00ebtu poezit\u00eb:\u201dBuz\u00ebqeshja\u201d, \u201cLule vere\u201d, \u201cDo t\u00eb takoj k\u00ebtu\u201d, \u201cNj\u00eb nat\u00eb\u201d, \u00cbndrra mahnit\u00ebse\u201d, \u201cE dashur\u201d, \u201cLulja e dashuris\u00eb\u201d, \u201cTi\u201d, e\u00a0 sa e sa poezi t\u00eb tjera t\u00eb cilat ju ftoj t`i zbuloni vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ka momente q\u00eb poeti duket i pasigurt n\u00eb ndjenjat e tij, pasi nuk merr at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon nga dashuria e tij e sinqert\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet vargjeve t\u00eb transmeton te ti si lexues, nj\u00eb ndjenj\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb bot\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebn ta respektosh, t\u00eb bashkohesh me dhimbjen e vargut t\u00eb tij e madje dhe t\u00eb qash bashk\u00eb me t\u00eb, se k\u00ebshtu e ka jeta. Ndjenjat e v\u00ebrteta asnj\u00ebher\u00eb nuk triumfojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ato t\u00eb mos shprehen, t\u00eb ruhen diku n\u00eb fsheht\u00ebsin\u00eb e detit si\u00e7 shprehet autori, se po dol\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqe ato humbin n\u00eb detin e pafund dhe magjia e tyre fillon e zbehet gradualisht.<strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Ka poezi t\u00eb tjera q\u00eb na shprehin pasigurin\u00eb e autorit,\u201dfrik\u00ebn\u201d e tij t\u00eb vazhdueshme q\u00ebt\u00eb mos mbetet vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb mjer\u00eb. Frik\u00eb q\u00eb ekziston tek \u00e7do kush por q\u00eb poeti me mjesht\u00ebrin\u00eb e tij artistike ia personifikon vetes s\u00eb tij. Atij i duhet patjet\u00ebr nj\u00eb njeri fisnik pran\u00eb vetes, dhe k\u00ebtij njeriu i b\u00ebn thirrje t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb mos u larguar. Duket sikur ai e ka gjetur k\u00ebt\u00eb njeri, por se nuk mundet dot ta mbaj\u00eb pran\u00eb vetes, pasi ai nuk e kupton si\u00e7 duhet, nuk ia kupton ndjenjat, sinqeritetin e dashurin\u00eb e tij dhe kjo gj\u00eb e b\u00ebn poetin \u201ct\u00eb klith\u00eb\u201d, \u201dt\u00eb r\u00ebnkoj\u00eb\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb mjer\u00eb. Por do t\u00eb vij\u00eb dita q\u00eb ky njeri ta kuptoj\u00eb dhe t`i q\u00ebndroj\u00eb pran\u00eb poetit, t\u00eb pakt\u00ebn shpirt\u00ebrisht ashtu si\u00e7 ai e d\u00ebshiron. \u00c7do gj\u00eb e sinqert\u00eb ka shp\u00ebrblimin e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Ky mesazh shprehet qart\u00eb n\u00eb vargjet: \u201dE di se m\u00eb adhuron, e ndjej k\u00ebt\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, sa shum\u00eb dashuron\u201d, te poezia \u201cLule vere\u201d.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb v\u00ebllimin me proza \u201cSa e k\u00ebndshme \u00ebsht\u00eb jeta\u201d q\u00eb vet\u00eb titulli t\u00eb intrigon, t\u00eb jep shpres\u00eb dhe optimiz\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn. Autori t\u00eb fton q\u00eb edhe ti, sado pesimist t\u00eb jesh\u00eb, ta shoh\u00ebsh jet\u00ebn jo vet\u00ebm n\u00eb an\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb saj, por t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb zbulosh dhe t\u00eb kap\u00ebsh bukurit\u00eb e saj, t\u00eb cilat n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ekzistojn\u00eb, por q\u00eb ne shpesh nuk duam t`i shikojm\u00eb, pasi ne shpeshher\u00eb nuk jemi vetvetja, pasi ne shpeshher\u00eb udh\u00ebhiqemi nga ndjenjat e t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb sundojn\u00eb mbi ne. Dhe kur ti gjen forc\u00ebn t`i largosh ato nga vetvetja, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb, ti je n\u00eb gjendje t\u00eb shijosh bukurit\u00eb e v\u00ebrteta q\u00eb mbart jeta. Ai t\u00eb fton t\u00eb tentosh, t\u00eb mos jesh\u00eb skllav i tyre, q\u00eb ato t\u00eb mundin, por t`i mbizot\u00ebrosh dhe k\u00ebshtu ti mund t\u00eb kthesh\u00eb optimizmin te vetja. Bukur dhe plot ndjenj\u00eb e p\u00ebrshkruan autori dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb tek proza \u201cO,sa gjall\u00ebri ka jeta\u201d. Nj\u00eb p\u00ebrjetim i mbushur me plot figura letrare q\u00eb p\u00ebrcjellin te ti nj\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelje ndjenje q\u00eb gjithkush do ta kishte zili. Lum sykaltra q\u00eb autori ka pasur n\u00eb mendje, dhe \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar nga ajo, duke arritur k\u00ebshtu t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb proz\u00eb kaq t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Por, edhe prozat e tjera nuk q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb pas, sidomos ato q\u00eb flasin p\u00ebr atdhetarizmin, bashkatdhetar\u00ebt n\u00eb m\u00ebrgim, p\u00ebrjetimet e luft\u00ebs etj. Gj\u00ebja m\u00eb e spikatur dhe m\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr mendimin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe q\u00eb nuk rri dot pa e p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb ideja shum\u00eb e men\u00e7ur e autorit, ajo e g\u00ebrshetimit t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb urta popullore n\u00eb fillim t\u00eb \u00e7do proze me mesazhin e vet\u00eb proz\u00ebs. Kjo, mendoj un\u00eb, i ka dh\u00ebn\u00eb autorit vler\u00ebn e nj\u00eb filozofi t\u00eb ndritur duke p\u00ebrcjell\u00eb iden\u00eb se t\u00eb dish do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb rimendosh idet\u00eb e fshehura t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pranishme edhe pse t\u00eb pazbuluara. Autori ka zgjedhur si m\u00ebnyr\u00eb komunikimi me lexuesin bashk\u00ebbisedimin, pasi at\u00eb e sheh si parakusht shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr konceptimit t\u00eb mendimit dhe t\u00eb transferimit t\u00eb tij nga vetja te lexuesi. Personalisht do ta krahasoja autorin me Aristotelin, filozofin e madh t\u00eb realizmit, parimet e t\u00eb cilit fillojn\u00eb me objektet konkrete dhe p\u00ebrfundojn\u00eb me koncepte abstrakte gj\u00eb q\u00eb ia rrit edhe m\u00eb shum\u00eb vlerat librit, e b\u00ebn m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs dhe madje dhe me plot filozofi brenda tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb jepet mund\u00ebsia t\u00eb njoh\u00ebsh Sokolin e v\u00ebrtet\u00eb, karakterin e k\u00ebtij njeriu sa t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb madh nj\u00ebkoh\u00ebsisht. N\u00eb t\u00eb p\u00ebrcillet mesazhi se: N\u00eb p\u00ebrputhje me zgjedhjet q\u00eb ne u b\u00ebjm\u00eb\u00a0 njer\u00ebzve ne nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb identitetin ton\u00eb. Sipas zgjedhjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ose jo t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e cila \u00ebsht\u00eb individuale, mendimet shprehin p\u00ebrkufizimin e vetvetes. Duke u nisur nga th\u00ebnia e Zhan Zhak Rusos: \u201dM\u00ebsues, njihe nx\u00ebn\u00ebsin t\u00ebnd\u201d, un\u00eb gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj m\u00ebsuesin tim, t\u00eb madhin Sokol Demakun, i cili zbuloi tek un\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fshehur t\u00eb vet\u00ebdijes sime. Ishte ai q\u00eb zbuloi dhe besoi n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e mia. M\u00eb m\u00ebsoi t\u00eb ec me k\u00ebmb\u00ebt e mia n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb, ku \u00e7do kund t\u00eb shkel k\u00ebmba vet\u00ebm \u201cmina\u201d dhe n\u00eb \u00e7do sekond\u00eb je i rrezikuar, por q\u00eb me guxim mund ti kap\u00ebrcesh dhe t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara pa frik\u00eb dhe t\u00eb ndihesh i lir\u00eb.<\/p>\n<p>FALEMNDERIT NGA ZEMRA!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadrije Meniqi, Vushtrri, Kosov\u00eb \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 MIKUT TIM T\u00cb DASHUR!!! Suedia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet me monarki kushtetuese dhe parlament demokratik. Suedia, shtet ku fjala e lir\u00eb dep\u00ebrton\u00a0 si rreze drite dhe shp\u00ebrndahet an\u00eb e k\u00ebnd. Kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr suedez\u00ebt dhe kisha lexuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb mir\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb kulturuar. Kisha lexue e d\u00ebgjuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-1391","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1391\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}