{"id":1411,"date":"2023-12-27T09:40:14","date_gmt":"2023-12-27T09:40:14","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1411"},"modified":"2023-12-27T09:40:14","modified_gmt":"2023-12-27T09:40:14","slug":"kadri-tarellirecense-degdisja-plage-e-pa-mbyllur-e-kombit-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2023\/12\/27\/kadri-tarellirecense-degdisja-plage-e-pa-mbyllur-e-kombit-tim\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli:Recens\u00eb \u201cDEGDISJA\u201d  Plag\u00eb e pa mbyllur e kombit tim"},"content":{"rendered":"<p><em>KADRI Tarelli shkruan: <\/em><\/p>\n<p><em>&#8220;Luft\u00ebn dhe kund\u00ebrshtimin ndaj coptimit, do ta ndaloj vet\u00ebm kur t\u00eb \u00e7lirohet dhe t\u00eb bashkohet kombi im.&#8221; <\/em><\/p>\n<p>Hasan Bej Prishtina<\/p>\n<p>\u201cDEGDISJA\u201d<\/p>\n<p><em>Plag\u00eb e pa mbyllur e kombit tim<\/em><\/p>\n<p><em>(Recens\u00eb)<\/em><\/p>\n<p>Para pak koh\u00ebsh shkrimtari i njohur Bedri Tahiri, nga Dardania, autor i m\u00eb shum\u00eb se 50 librave, m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb dor\u00ebshkrim, romanin e tij \u201cDegdisja\u201d, me iden\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analize letrare apo e th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb \u201cjashtme\u201d, recens\u00eb. Tashm\u00eb libri \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb prishtin\u00eb. E pranova me k\u00ebnaq\u00ebsi, duke parandier\u00eb se kam n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb mir\u00eb artistikisht, madje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb edhe atdhetarisht.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb thot\u00eb: pse s\u2019p\u00ebrdor fjal\u00ebn \u201cI bukur\u201d, q\u00eb e ndeshim r\u00ebndom n\u00eb shkrime dhe biseda. Un\u00eb i q\u00ebndroj besnik mendimit, se: fjala (i, ose e bukur), shpreh vet\u00ebm form\u00ebn, pamjen ose m\u00eb s\u00eb shumti m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb shkruarit, fjalorin, figurat letrare, etj, etj. Nd\u00ebrsa \u201cLib\u00ebr i mir\u00eb\u201d i ka t\u00eb gjitha gj\u00ebrat brenda, p\u00ebrfshi p\u00ebrmbajtjen dhe m\u00eb kryesoren, kreun e fjal\u00ebs, kumtin q\u00eb p\u00ebrcjell te lexuesi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kur nisim e shkruajm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr, pak merremi me titullin, anashkalojm\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb godet dhe na b\u00ebn t\u00eb mendohemi gjat\u00eb, duke rendur\u00a0 m\u00eb shum\u00eb pas form\u00ebs dhe p\u00ebrmbajtjes.<\/p>\n<p>Romani \u201cDegdisja\u201d, q\u00ebllon q\u00eb n\u00eb titull. Nj\u00eb fjal\u00eb kjo, jo e vendosur si gjetje letrare, apo frym\u00ebzim shkrimtari e poeti, por e q\u00ebmtuar q\u00ebllimisht nga autori p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer nj\u00eb dukuri, mbase jo vet\u00ebm shqiptare, por e p\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb nga ne arbnor\u00ebt, q\u00eb nga shekujt e hersh\u00ebm, madje edhe n\u00eb dit\u00ebt tona, ku lufta, shp\u00ebrngulja dhe dhuna, nuk po na ndahen edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare, sidomos n\u00eb krahinat e jugut, q\u00eb shpreh nj\u00eb oqean mendimesh dhe mundimesh, vuajtjesh dhe zhg\u00ebnjimesh. Fjala \u201cDegdisje\u201d me rr\u00ebnj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht shqipe: deg\u00eb e thyer apo e shqyer, nga rr\u00ebnj\u00ebt e g\u00ebrryer, nga era rr\u00ebmbyer dhe \u00e7uar larg, s\u2019dihet se ku, me nj\u00eb fjal\u00eb pa nam e nishan. Pa ditur se \u00e7\u2019e pret, digjet, kalbet, apo dheu e tret\u2026.!! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb zgjon fantazin\u00eb e lexuesit: Kush, kur, ku u degdis, \u00e7far\u00eb fati mbajti mbi kurriz dhe kurr\u00eb nuk u kthye n\u00eb fis, nga u nis. Sa dhimbje dhe trishtim paska ky populli im, i fort\u00eb si lis\u2026.!?<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, ka degdisje vetjake, q\u00eb nga halli (kur rrezikohet koka), apo nga malli p\u00ebr t\u00eb par\u00eb bot\u00eb me sy. Aventur\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar fatin dhe zot\u00ebsin\u00eb, duke luftuar p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si\u00e7 ndodhte me m\u00ebrgimtar\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb rrihnin bot\u00ebn dhe ktheheshin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendlindje, duke sjell\u00eb ca para dhe nj\u00eb lloj kulture jetese m\u00eb t\u00eb arrir\u00eb. M\u00ebrgimi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, pasi pak jan\u00eb ata q\u00eb ja kan\u00eb dal\u00eb mban\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb vetveten, shumica kan\u00eb nj\u00eb pjat\u00eb gjell\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb mbajtur shpirtin gjall\u00eb, madje n\u00eb vendlindje mund t\u00eb jetonin m\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrsa shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mallkojn\u00eb fatin tragjik, pasi u kishte r\u00ebn\u00eb t\u00eb provonin buk\u00ebn e kurbetit, buk\u00ebn me shtat\u00eb kore, si\u00e7 i thon\u00eb vet\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebt. P\u00ebrfundimi: t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb dhe t\u00eb huaj, treten si kripa n\u00eb uj\u00eb, mbeten t\u00eb paem\u00ebr, t\u00eb vajtuar, t\u00eb harruar dhe me varr t\u00eb shuar.<\/p>\n<p>Drama apo tragjedia e koh\u00ebve moderne, \u201cDegdisja\u201d u luajt n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr gjigand, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Dardania jon\u00eb. Aktor\u00ebt fqinj\u00ebt dhe Ilir\u00ebt, q\u00ebndres\u00eb dhe luft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje. K\u00ebshtu, \u201c<em>koh\u00ebt \u201cduke e shtyr\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, kal\u00ebronin e zhg\u00ebrryenin lirsh\u00ebm mbi trupin e Iliris\u00eb\u201d,<\/em> t\u00eb drobitur e t\u00eb sfilitur, pa mundur t\u00eb gjall\u00ebrohet e t\u00eb forcohet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb zot i vetes, si komb i vjet\u00ebr dhe me em\u00ebr t\u00eb ndritur, &#8211; thot\u00eb p\u00ebrmbledhtas autori.<\/p>\n<p>Kush i ka p\u00ebrjetuar ato dit\u00eb lufte dhe tmerri, nuk ka si t\u00eb mos th\u00ebrras\u00eb e t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb: Pse u \u201cDegdis\u201d k\u00ebshtu populli im, kombi im? N\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt? N\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u00e7menduris\u00eb dhe bab\u00ebzis\u00eb p\u00ebr pushtim trojesh? Sa pak paskemi m\u00ebsuar dhe kuptuar historin\u00eb, q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht p\u00ebrs\u00ebritet, n\u00eb kohe, vende dhe popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm. Dhe, k\u00ebt\u00eb autori e di fort mir\u00eb, ndaj p\u00ebrpiqet q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij romani t\u00eb na kujtoj\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb t\u00eb tashmen, nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb edhe mbi t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb histori, pasi p\u00ebrs\u00ebrisim vetveten dhe romani mb\u00ebshtetet n\u00eb histori, por nuk ka k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Mjaftojn\u00eb vet\u00ebm ngjarjet 1998-1999, t\u00eb njohura n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, si \u201cShp\u00ebrngulja biblike\u201d, e mbi nj\u00eb milion dardanas nga Dardania jon\u00eb Shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u201cDegdisja\u201d, p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe mbrojtur rac\u00ebn, ishte e dobishme dhe e pranueshme p\u00ebr cilindo nga ne. Un\u00eb jam nga Durr\u00ebsi, dhe si mij\u00ebra durrsak\u00eb i kujtojm\u00eb me dhimbje ato dit\u00eb t\u00eb trishta, kur turma dardanas, burra, gra, pleq e f\u00ebmij\u00eb m\u00ebsyn\u00eb Durr\u00ebsin\/ Por\u2026.. !? \u00c7do lexues do t\u00eb b\u00ebnte pyetjet:<\/p>\n<p>&#8211; Po sikur bota mos na q\u00ebndronte pran\u00eb, duke u futur e t\u00ebra n\u00eb luft\u00eb me hasmin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm!? \u2013 P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht e hidhur, mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb degdisjen e popullsis\u00eb \u00e7ame nga \u00c7am\u00ebria e bukur, rreth 80 vjet me par\u00eb. Duke lexuar n\u00ebp\u00ebr reshta, pasi autori e le pezull, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb lexuesi ta futet n\u00eb mendime, un\u00eb po shtoj edhe nj\u00eb pyetje q\u00eb m\u00eb dhemb kur e mendoj:<\/p>\n<p>&#8211; Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Serbia n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto luft\u00ebra, vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb zgjeruar dhe askush nga bota \u201ce qytet\u00ebruar\u201d, nuk i ka prer\u00eb gjuh\u00ebn, duart dhe k\u00ebmb\u00ebt?<\/p>\n<p>Pyetjet gjalloj\u00eb radh\u00eb-radh\u00eb, sa nuk i len\u00eb shteg p\u00ebrgjigjes:<\/p>\n<p>&#8211; Pse ende vazhdon t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelet ky komb ardhacak, t\u00eb dridhet dhe p\u00ebrdridhet, e pastaj t\u00eb dal\u00eb \u201cViktim\u00eb\u201d e prap\u00ebsive q\u00eb i kurdis dhe i bitis si\u00e7 ia ka qejfi?<\/p>\n<p>Mos o zot t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb mendoj: Europa me ca n\u00ebpun\u00ebs dallkauk\u00eb, pehlivan\u00eb n\u00eb dallavere, q\u00eb mos qoft\u00eb e th\u00ebn\u00eb, t\u00eb\u00a0 shiten e blihen dhe as q\u00eb merakosen fare p\u00ebr fatet e kombeve\u2026\u2026\u2026! Vall\u00eb kaq naiv\u00eb jan\u00eb, sa t\u00eb mos ven\u00eb re nga q\u00ebndron e drejta dhe e v\u00ebrteta? Kur \u00a0ne i shohim n\u00eb drit\u00eb t\u00eb syrit, si engj\u00ebj t\u00eb zbritur nga qielli!? Edhe vet\u00eb autori shpreh\u00ebt i m\u00ebrzitur e gjakprishur: &#8211; <em>Pse, mos ndonj\u00ebher\u00eb ia pam\u00eb hairin Evrop\u00ebs?! &#8211; Kurr\u00eb. As dje, as sot, si\u00e7 po shihet, as nes\u00ebr. K\u00ebt\u00eb jua them nga p\u00ebrvoja. Un\u00eb, syt\u00eb e zemr\u00ebn i kam te Amerika, se p\u00ebrndryshe.\u2026.!<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, un\u00eb po e shpreh n\u00eb form\u00eb pyetje mendimin dhe q\u00ebllimin:<\/p>\n<p>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb thelbi i kumtit q\u00eb p\u00ebrcjell autori Bedri Tahiri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman?<\/p>\n<p>&#8211; A mundemi ne t\u00eb kuptojm\u00eb dhe t\u00eb nxjerrim m\u00ebsim, p\u00ebr vete dhe p\u00ebr brezat q\u00eb do vij\u00ebn? Ka vend p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb mend\u2026. &#8211; thot\u00eb i dituri!<\/p>\n<p>S\u00eb pari: autori, si njoh\u00ebs i mir\u00eb i historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, k\u00ebtej\u00a0 e andej gardhit, q\u00eb padrejt\u00ebsisht na ndau p\u00ebr gati nj\u00eb shekull, p\u00ebrpiqet t\u00eb na sjell\u00eb thjesht dhe bukur, degdisjen ton\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare. A pati rezistenc\u00eb? Mund t\u00eb pyes\u00eb dikush. Po, po\u2026..! Pushka, koburja dhe pena e shqiptarit, nuk u ftoh, as u ndryshk. Koha solli heronj t\u00eb rinj, q\u00eb me gjakun e tyre mbajt\u00ebn gjall\u00eb ndjenj\u00ebn e liris\u00eb. Ata u shnd\u00ebrruan n\u00eb\u00a0 simbol t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs, dhe luft\u00ebs p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim: Si e realizon k\u00ebt\u00eb? \u2013 Secili mund ta kqyr\u00eb vet\u00eb n\u00eb lib\u00ebr. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb merita e autorit, q\u00eb ka gjetur nj\u00eb form\u00eb sa t\u00eb bukur aq edhe interesante, ta \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb fund jo vet\u00ebm p\u00ebrshkrimin me holl\u00ebsi t\u00eb jet\u00ebs normale, shpesh t\u00eb trazuar, m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb shkat\u00ebrruar, n\u00eb kushtet kur k\u00ebrc\u00ebnohej mbijetesa. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe thirrja pa zhurm\u00eb e buj\u00eb, q\u00eb t\u00eb kthehen bijt\u00eb dhe bijat nga largimi, m\u00ebrgimi, \u201cDegdisja\u201d, apo braktisja, p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebto troje.<\/p>\n<p>N\u00eb roman, autori mjesht\u00ebr i fjal\u00ebs, shtruar k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb biseda t\u00eb zakonshme, na jep t\u00eb dh\u00ebna interesante historike edhe p\u00ebr dit\u00ebt tona, ku jemi vet\u00eb aktor\u00eb dhe spektator\u00eb. Heronjt\u00eb e gjall\u00eb, un\u00eb, ti, ai, pra ne rr\u00ebfejm\u00eb cop\u00ebza nga jeta jon\u00eb, e jetuar dhe p\u00ebrjetuar fuqish\u00ebm, lidhur ngusht\u00ebsisht me truallin dhe ngjarjet historike, q\u00eb nuk i vendos individi, burri gruaja dhe f\u00ebmij\u00ebt, qytetari, bujku, blegtori apo minatori. Nd\u00ebrkoh\u00eb d\u00ebgjuesi apo lexuesi, i prek, i p\u00ebrthith dhe i beson t\u00ebr\u00ebsisht ngjarjet, diku i p\u00ebrjeton p\u00ebrs\u00ebdyti e p\u00ebrs\u00ebtreti, duke mbajtur kok\u00ebn me duar: &#8211; Ky \u00ebsht\u00eb fati i \u201cDegdisjes\u201d, q\u00eb na \u00ebsht\u00eb qepur si rrodhe dhe nuk na u nda p\u00ebr mij\u00ebra vjet? V\u00ebrtet paskemi qen\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb mbijetuam si komb dhe si rac\u00eb. \u201c<em>Sa e sa popuj u shuan dhe u tret\u00ebn si fllusk\u00eb sapuni. Shum\u00eb e shum\u00eb. Ne qem\u00eb dhe mbet\u00ebm k\u00ebtu, zot t\u00eb k\u00ebtyre trojeve. Q\u00ebndruam e mbijetuam\u201d, &#8211; <\/em>shton diku autori<em>, <\/em>q\u00eb nuk e nd\u00ebrpret fjal\u00ebn<em>: &#8211; <\/em><em>Megjithat\u00eb, rr\u00ebnj\u00ebt e saj t\u00eb thella nuk u shkul\u00ebn dot nga dheu i vet. Gjith\u00eb bot\u00ebs i dham\u00eb jet\u00eb, i dham\u00eb gjall\u00ebri, i dham\u00eb p\u00ebrparim, i dham\u00eb dije e shkenc\u00eb, ve\u00e7an i dham\u00eb bes\u00eb e trim\u00ebri\u2026.\u203c! <\/em>Po p\u00ebr vete\u2026\u2026\u2026!?<\/p>\n<p>Nj\u00eb vler\u00eb e shtuar e librit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do kapitulli, i th\u00ebnieve t\u00eb men\u00e7ura t\u00eb autor\u00ebve nga bota dhe vendi. Nuk \u00ebsht\u00eb stoli, apo zbukurim, por nj\u00eb shenj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfimi p\u00ebr \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb. \u00c7udit\u00ebrisht njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj u flasin t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave\u2026!<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb citoj t\u00eb plot\u00eb fjal\u00ebn e shkrimtarit ton\u00eb t\u00eb njohur\u00a0 Jakov Xoxa: t\u00eb vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb librit: <em>\u201cN\u00eb do t\u00eb b\u00ebhesh shkrimtar i mir\u00eb, duhet ta njoh\u00ebsh popullin t\u00ebnd dhe n\u00eb do ta njoh\u00ebsh popullin t\u00ebnd, duhet t\u00eb q\u00ebndrosh me t\u00eb. Nga kabineti nuk mund t\u00eb shkruhen vepra t\u00eb m\u00ebdha\u2026..\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Autori me q\u00ebllim, madje me dashje, nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb ulur gju m\u00eb gju me gjindjen, me popullin e vet q\u00eb e rrethon, qan e ndan hallet e dertet, madje edhe p\u00ebrtej oborrit, duke na sjell\u00eb fjal\u00eb dhe shprehje t\u00eb urta, t\u00eb dala nga p\u00ebrvoja dhe men\u00e7uria e brezave, si gjurm\u00eb t\u00eb tradit\u00ebs popullore, t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb gojore, si dhe t\u00eb tregimit me cop\u00ebza (dromca), nga historia.<\/p>\n<p>Ka aq shum\u00eb th\u00ebnie t\u00eb tilla, sa nj\u00eb lexues i kujdessh\u00ebm, mund t\u2019i mbledh\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vock\u00ebl, (si\u00e7 thot\u00eb kor\u00e7ari), p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur n\u00eb \u00e7do fjalim, kuvend, apo od\u00eb burrash. P\u00ebrvoja e popullit \u00ebsht\u00eb thesar kujtese, por edhe m\u00ebsim mbijetese.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb faqet e fund-librit, ku bashkohet jeta dhe zemra e dy luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, Gent Guri dhe Gala Shpati, e cila \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb b\u00ebhej historiane<em>: \u201cD\u00ebshira ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhem historiane. A e dini pse? &#8211; Q\u00eb t\u00eb gjurmoj e t\u00eb shkruaj historin\u00eb ton\u00eb, ashtu si\u00e7 duhet! Historia jon\u00eb, mjerisht, gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar nga t\u00eb tjer\u00ebt. Kryesisht e kan\u00eb shkruar armiqt\u00eb tan\u00eb, andaj nuk e thot\u00eb kurr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d.<\/em><\/p>\n<p>. Shum\u00eb kush mund t\u00eb mendoj\u00eb si mbyllje e shum\u00eb pritur, q\u00eb p\u00ebrkon me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb pran\u00eb vatr\u00ebs, truallit, tradit\u00ebs dhe koh\u00ebs q\u00eb po p\u00ebrjeton Dardania e lir\u00eb dhe e mosvarme. Por dikush mund t\u00eb hamend\u00ebsoj\u00eb si mbyllje mekanike, si rast\u00ebsore, etj, etj\u2026\u2026.<\/p>\n<p>Un\u00eb pajtohem me zgjidhjen e par\u00eb, jo vet\u00ebm se m\u00eb p\u00eblqen forma m\u00eb gjetur, por m\u00eb shum\u00eb trilli dhe frym\u00ebzimi poetik: dashuria n\u00eb rrethana lufte \u00ebsht\u00eb hyjnore, pasi aty nuk dashuron trupi dhe mendja, por shpirti dhe zemra, ndjenjat dhe fryma e p\u00ebrbashk\u00ebt, aq sa edhe ndarja dhe rrjedha e koh\u00ebs, nuk e fashitin, as e venitin, as e thajn\u00eb, as e shk\u00ebrmoqin lulen e vaditur me gjak atdhetarie. \u2013 \u201c<em>I dashuri Gent! Jam ajo vajza q\u00eb m\u00eb pate takuar n\u00eb Malet e Pashtrikut, kur po b\u00ebheshim gati t\u2019ia m\u00ebsynim kufirit. Ma pate lidhur plag\u00ebn dhe<\/em> \u2026..!\u201d Kaq mjaftoi dhe te Genti t\u00eb ndizen kujtimet, t\u00eb trazohet prushi i fjetur n\u00ebn hi\u2026..! \u201c<em>G\u00ebrsheti i p\u00ebrgjakur i shk\u00eblqente si gjerdan i bukur nus\u00ebrie\u201d<\/em>, &#8211; thot\u00eb diku autori. Jam i bindur se edhe ai mendon si un\u00eb q\u00eb adhuroj lirikun i madh Lazgush Poradeci, i cili thot\u00eb: \u201cDashuronte vet\u00eb dashuria!\u201d.<\/p>\n<p>Autori \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm t\u00eb prek\u00eb nj\u00eb plag\u00eb sa t\u00eb hershme aq edhe t\u00eb dit\u00ebve tona, nxitur nga padija, pakujdesia apo m\u00eb shum\u00eb nga bab\u00ebzia: mos kujdesin p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb, sidomos t\u00eb objekteve m\u00eb vlera arkeologjike apo historike. Gati-gati si ndodhi e pa v\u00ebn\u00eb re, nj\u00eb gur i madh i skalitur\u2026\u2026, mbetur nga rr\u00ebnojat e kull\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr!<\/p>\n<p>\u2013 <em>\u201cJo, jo, ato le t\u00eb mbesin ashtu, d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb pakoh\u00eb, t\u00eb nj\u00eb barbarie q\u00eb nuk mbahej mend n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit,<\/em> &#8211; ua kishte kthyer Genti preras, murator\u00ebve q\u00eb nd\u00ebrtonin kull\u00ebn\u2026\u2026\u2026 <em>K\u00ebshtu, duke e shkat\u00ebrruar e mohuar t\u00eb kaluar\u00ebn, do t\u00eb mbetemi pa histori<\/em>. <em>\u2026. Ore, me \u00e7ka do t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb p\u00ebr zezon\u00ebn q\u00eb p\u00ebrjetuam gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit, po nuk ruajt\u00ebm ndonj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb atij shfrenimi shtazarak serb!?<\/em> &#8211; Besoj se mesazhi nuk pranon komet, por v\u00ebmendje, kujdes dhe m\u00eb shum\u00eb dashuri e krenari.<\/p>\n<p>Besoj se nuk jam i vetmi q\u00eb po e them, se libri \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn letrare shqipe dhe krehur me kr\u00ebh\u00ebr t\u00eb im\u00ebt nga dialektalizmat dhe fjal\u00ebt e \u201cjashtme\u201d. Mbase k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vendi t\u00eb kujtoj dy fjal\u00eb q\u00eb thash\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore n\u00eb Istog, disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb: <em>\u201cShkrimtari apo krijuesi, mesazhin nuk ia p\u00ebrcjell m\u00ebhall\u00ebs, fshatit, apo krahin\u00ebs, por gjith\u00eb kombit\u201d.<\/em> Dhe, Bedriu i drejtohet shqiptarisht gjith\u00eb kombit. \u201cDegdisja\u201d, ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe po mbetet plag\u00eb q\u00eb dhemb edhe pa e prekur. \u00a0\u00cbsht\u00eb e hidhur, por a do ket\u00eb burr\u00eb shteti q\u00eb ta ndaloj\u00eb\u2026.!? Nj\u00eb pyetje q\u00eb mbetet pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Faleminderit dhe mir\u00ebnjohje Bedri Tahiri, miku yn\u00eb shkrimtar e historian, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ku n\u00eb \u201cDegdisje\u201d, shpaloset jeta dhe historia e Ilir\u00ebve, Dardan\u00ebve dhe Shqiptar\u00ebve n\u00eb rrjedh\u00ebn e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kadri Tarelli<\/p>\n<p>Durr\u00ebs. Vjeshta e dyt\u00eb, 2023.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KADRI Tarelli shkruan: &#8220;Luft\u00ebn dhe kund\u00ebrshtimin ndaj coptimit, do ta ndaloj vet\u00ebm kur t\u00eb \u00e7lirohet dhe t\u00eb bashkohet kombi im.&#8221; Hasan Bej Prishtina \u201cDEGDISJA\u201d Plag\u00eb e pa mbyllur e kombit tim (Recens\u00eb) Para pak koh\u00ebsh shkrimtari i njohur Bedri Tahiri, nga Dardania, autor i m\u00eb shum\u00eb se 50 librave, m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb dor\u00ebshkrim, romanin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1411","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1411\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}