{"id":1445,"date":"2024-02-10T11:35:39","date_gmt":"2024-02-10T11:35:39","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1445"},"modified":"2024-02-10T11:42:15","modified_gmt":"2024-02-10T11:42:15","slug":"viron-kona-kampioni-rrefim-jo-vetem-per-femije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/02\/10\/viron-kona-kampioni-rrefim-jo-vetem-per-femije\/","title":{"rendered":"Viron Kona: Kampioni &#8211; Rr\u00ebfim, jo vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Viron Kona<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kampioni<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <strong>\u00a0<\/strong>Rr\u00ebfim, jo vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb<strong>!<\/strong><\/em><\/p>\n<p>At\u00eb pasdite vere Bubulinoja s\u00eb bashku me babin po sh\u00ebtisnin pran\u00eb fush\u00ebs s\u00eb futbollit t\u00eb lagjes.<\/p>\n<p>-Bubulino, ti e vazhdon prej disa jav\u00ebsh kursin e futbollit, por, mesa po kuptoj un\u00eb, ai nuk po t\u00eb p\u00eblqen aq shum\u00eb, apo e kam gabim? &#8211; e pyeti babi.<\/p>\n<p>-M\u00eb p\u00eblqen futbolli, o ba, s`ka f\u00ebmij\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e p\u00eblqej\u00eb, por gjat\u00eb st\u00ebrvitjes, mua m\u00eb shkon m\u00eb shum\u00eb mendja tek anijet kozmike. Ndaj, shpeshher\u00eb shk\u00ebputem nga st\u00ebrvitja, shkoj n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb fush\u00ebs dhe shfletoj revistat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr planet\u00ebt dhe anijet kozmike. Trajneri m\u00eb ka t\u00ebrhequr\u00a0 disa her\u00eb v\u00ebrejtjen, se duhet t\u00eb jem m\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm gjat\u00eb st\u00ebrvitjes. Madje, p\u00ebr mua, ai i tha nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb kolegu t\u00eb tij: \u201cAt\u00eb\u00a0 Bubulinon topolak, po t\u00eb vazhdoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb indiferentiz\u00ebm ndaj st\u00ebrvitjes, do ta largoj nga ekipi\u201d.<\/p>\n<p>Babi i Bubulinos u m\u00ebrzit nga k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb i tha vog\u00eblushi dhe\u00a0 e porositi q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjonte m\u00eb shum\u00eb k\u00ebshillat e trajnerit.<\/p>\n<p>-Nuk them q\u00eb t`i l\u00ebsh pa shfletuar revistat p\u00ebr planet\u00ebt dhe anijet kozmike, &#8211; i tha ai, &#8211; por \u00e7do gj\u00eb ka koh\u00ebn e vet. Prandaj ti duhet t\u00eb shkosh n\u00eb st\u00ebrvitje, ke koh\u00eb edhe p\u00ebr revistat dhe librat e tjer\u00eb. Me sa di un\u00eb, ti e ke vendosur vet\u00eb nj\u00eb orar se kur do t\u00eb studiosh p\u00ebr kozmosin dhe kur do t\u00eb shkosh n\u00eb st\u00ebrvitje futbolli, apo jo?<\/p>\n<p>-Po, o babi, ashtu \u00ebsht\u00eb, por mendja m\u00eb ik\u00ebn pa dashur dhe s` m\u00eb pyet fare! Ja, kjo e ka fajin! &#8211; tha Bubulinoja dhe goditi leht\u00eb me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb ballin e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb babit t\u00eb Bubulinos i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen di\u00e7ka dhe i tha vog\u00eblushit t\u00eb afroheshin te porta jugore e fush\u00ebs, atje ku ishin grumbulluar t\u00eb\u00a0 gjith\u00eb lojtar\u00ebt. Ata q\u00ebndronin te pika e penalltis\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur her\u00eb nj\u00ebri dhe her\u00eb tjetri t`i b\u00ebnin gol portier Kallamit. Ai i priste leht\u00ebsisht t\u00eb gjitha penalltit\u00eb q\u00eb gjuheshin drejt tij. Thuhej se me gjuajtje penalltie, asnj\u00ebri nga futbollist\u00ebt e vegj\u00ebl nuk kishte arritur t`i b\u00ebnte gol Kallamit. At\u00eb e th\u00ebrrisnin \u201cportier Kallami\u201d, p\u00ebr shkak se ishte shum\u00eb i gjat\u00eb e i holl\u00eb si kallam, ama p\u00ebr portier ishte i shk\u00eblqyer dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vegjlit n\u00eb qytet e p\u00ebrmendnin me respekt emrin\u00a0 e\u00a0 tij. Kur Bubulinoja dhe babi i tij u afruan pran\u00eb port\u00ebs, po shihnin se portier Kallami po mburrej p\u00ebrpara futbollist\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl. Ai po u thoshte:<\/p>\n<p>-Mua s`ka futbollist q\u00eb m\u00eb b\u00ebn gol! Un\u00eb jam m\u00eb i miri n\u00eb Evrop\u00eb! Hajde, kush e ka radh\u00ebn tani p\u00ebr t\u00eb gjuajtur nga pika\u00a0 e penalltis\u00eb?<\/p>\n<p>Por, tashm\u00eb, futbollist\u00ebt e vegj\u00ebl ngurronin t\u00eb afroheshin te pika e penalltis\u00eb. Nuk guxonin t\u00eb gjuanin, ngaq\u00eb ishin t\u00eb sigurt se Kallami do ta priste topin dhe ata do t\u00eb d\u00ebgjonin talljet dhe mburrjet e tij.<\/p>\n<p>-Gjuaje ti topin, &#8211; i p\u00ebshp\u00ebriti babi Bubulinos, &#8211; mbase e b\u00ebn\u00eb gol! K\u00ebtu kan\u00eb ardhur edhe disa nga Federata dhe ata po k\u00ebrkojn\u00eb talente t\u00eb reja n\u00eb futboll. Po t\u00eb p\u00eblqyen, ata t\u00eb \u00e7elin perspektiva, ndaj shfryt\u00ebzoje rastin, Bubulino!<\/p>\n<p>-\u00c7far\u00eb perspektivash \u00e7elin ata, o ba?<\/p>\n<p>-Po, ja, ata t\u00eb rekomandojn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb shkoll\u00eb futbolli t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb Evrop\u00eb dhe ti atje mund t\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb b\u00ebhesh futbollist bote.<\/p>\n<p>-Jo, o ba, jo, mua m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebhem astronaut, ti e di q\u00eb un\u00eb kam shprehur d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb shkoj n\u00eb planetin Mars.<\/p>\n<p>-Planeti Mars i takon s\u00eb ardhmes, Bubulino. Tani po t\u00eb krijohet nj\u00eb mund\u00ebsi e re, ti mund t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara edhe n\u00eb futboll, prandaj shfryt\u00ebzoje rastin dhe \u00a0gjuaje topin!<\/p>\n<p>-Nuk e b\u00ebj dot gol, o ba, \u00a0un\u00eb nuk jam st\u00ebrvitur si k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebtu ka yje futbolli dhe s`po i b\u00ebjn\u00eb dot gol portier Kallamit e jo un\u00eb!<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb po e shihnin Bubulinon me ironi.<\/p>\n<p>-Ai e ka mendjen te planeti Mars dhe te raketat kozmike, as q\u00eb e di se \u00e7`do t\u00eb thot\u00eb t`i gjuash penallti portier Kallamit! &#8211; tha dikush.<\/p>\n<p>-Shko, Bubulino! &#8211; e nxiti p\u00ebrs\u00ebri babai. &#8211; Gjuaje, s`ka gj\u00eb se nuk e b\u00ebn gol. Provoje, ve\u00e7se gjuaje topin fort! Hajde, vog\u00eblush, b\u00ebhu i guximsh\u00ebm! Po t\u00eb shohin kaq shum\u00eb futbollist\u00eb dhe dashamir\u00ebs t\u00eb futbollit, ata po presin q\u00eb ti ta gjuash topin. Madje edhe ata t\u00eb Federat\u00ebs po duken t\u00eb interesuar.<\/p>\n<p>Bubulinos sikur iu mbush mendja dhe u afrua te pika e penalltis\u00eb. Disa nga futbollist\u00ebt e vegj\u00ebl, sapo pan\u00eb q\u00eb Bubulinoja po b\u00ebhej gati t\u00eb gjuante topin, ia nis\u00ebn romuzeve:<\/p>\n<p>-Gjuaje topin Bubulino, gjuaje, po ke p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Mars! Duket se do t\u00eb presim gjat\u00eb ta marrim topin&#8230;<\/p>\n<p>-Bubulino, &#8211; i thirri dikush, &#8211; e ke lidhur mir\u00eb k\u00ebpuc\u00ebn e djatht\u00eb, se mos n\u00eb vend t\u00eb topit, te portier Kallami do t\u00eb d\u00ebrgosh k\u00ebpuc\u00ebn!<\/p>\n<p>-Kam frik\u00eb se, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb\u00a0 gjuaj\u00eb topin ai do t\u00eb gjuaj\u00eb tok\u00ebn me majat e gishtave dhe do t\u00eb na detyroj\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb ambulanc\u00ebn e lagjes, &#8211; u hodh e\u00a0 tha nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>-Gjuaje, &#8211; i p\u00ebshp\u00ebriti p\u00ebrs\u00ebri babi, &#8211; gjuaje dhe mos ngurro!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, portier Kallami,\u00a0 her\u00eb i nxirrte gjuh\u00ebn Bubulinos dhe her\u00eb i kthente shpin\u00ebn, duke shkaktuar t\u00eb qeshura tek t\u00eb gjith\u00eb sa ishin aty rrotull.<\/p>\n<p>-H\u00eb, Bubulino, gjuaje, ve\u00e7se un\u00eb nuk jam i sigurt, n\u00ebse topi do t\u00eb arrij\u00eb deri tek un\u00eb apo do t\u00eb mbetet disa centimetra larg k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tua topolake&#8230;.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb qesh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Vog\u00eblushi iu afrua topit. Portieri nisi t\u00eb b\u00ebnte ca l\u00ebvizje si numra cirku dhe vijonte t\u00eb tallej duke mbajtur duart lart. Ky ishte stili me t\u00eb cilin ai hutonte \u00e7do futbollist q\u00eb i gjuante atij penallti.<\/p>\n<p>Arbitri i ra bilbilit dhe Bubulinoja goditi topin me sa fuqi q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Portier Kallami\u00a0 as q\u00eb l\u00ebvizi nga mesi i port\u00ebs, mbeti si i ngrir\u00eb dhe krejt\u00ebsisht i hutuar, kurse topi p\u00ebrfundoi drejt e n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e port\u00ebs GOL!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb mbet\u00ebn pa fjal\u00eb. Nj\u00eb heshtje e \u00e7uditshme p\u00ebrfshiu stadiumin.<\/p>\n<p>-Nj\u00eb gol i shk\u00eblqyer! \u2013 thirri arbitri duke i r\u00ebn\u00eb bilbilit.<\/p>\n<p>Portier Kallami vazhdonte t\u00eb rrinte si i ngrir\u00eb dhe me duart lart, pa e kuptuar dot at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Ata t\u00eb Federat\u00ebs di\u00e7ka nis\u00ebn t\u00eb bisedonin me nj\u00ebri-tjetrin dhe shihnin me interesim t\u00eb duksh\u00ebm nga Bubulinoja.<\/p>\n<p>Trajneri i skuadr\u00ebs iu afrua Bubulinos dhe babit t\u00eb tij dhe tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ta d\u00ebgjonin t\u00eb gjith\u00eb, sidomos ata t\u00eb Federat\u00ebs:<\/p>\n<p>-Ja se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb d\u00ebgjosh me v\u00ebmendje k\u00ebshillat e trajnerit. Ju e pat\u00eb se me \u00e7far\u00eb teknike t\u00eb p\u00ebrsosur e b\u00ebri golin\u00a0 Bubulinoja! Si ky gol nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn\u00a0 nga ndeshjet tona. T\u00eb lumt\u00eb Bubulino! E kam th\u00ebn\u00eb shpeshher\u00eb, ti Bubulino je e ardhmja e futbollit! Ti je yll q\u00eb po vjen!<\/p>\n<p>Disa nga futbollist\u00ebt e vegj\u00ebl nis\u00ebn ta p\u00ebrg\u00ebzonin Bubulinon, kurse disa t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb dukeshin se ishin ziliqar\u00eb, i hidhnin nga larg shikime ironike, por s`kishin \u00e7far\u00eb t\u00eb thoshin se topi kishte shkuar drejt e n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e port\u00ebs, kurse portier Kallami, vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte si i ngrir\u00eb e me duart ngritur n\u00eb mesin e port\u00ebs. Dikush i thirri dhe ai sikur u p\u00ebrmend.\u00a0 F\u00ebrkoi syt\u00eb dhe iu afrua Bubulinos.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>-T\u00eb lumt\u00eb, Bubulino! M\u00eb befasove, nuk e prisja at\u00eb goditje aq t\u00eb bukur nga ti! Ishte af\u00ebrsisht si goditja e sulmuesit vlonjat Sokol Kushta, kur \u201cFlamurtari\u201d i Vlor\u00ebs u ndesh me \u201cPartizanin\u201d e Beogradit n\u00eb vitet 80-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb portier Kallami po p\u00ebrg\u00ebzonte Bubulinon, nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt shkrepnin aparatet fotografike, teksa kamerat xhironin pand\u00ebrprer\u00eb. Portier Kallami iu drejtua p\u00ebrs\u00ebri golash\u00ebnuesit Bubulino:<\/p>\n<p>-Pa m\u00eb thuaj vog\u00eblush, \u00e7far\u00eb stili p\u00ebrdore n\u00eb at\u00eb gjuajtje? Un\u00eb i kam studiuar t\u00eb gjitha stilet q\u00eb p\u00ebrdorin futbollist\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb globit,\u00a0 por stili me t\u00eb cilin ti e godite topin ishte krejt i panjohur p\u00ebr mua! Ti e pe edhe vet\u00eb q\u00eb un\u00eb mbeta si i ngrir\u00eb, madje ende e kam ngrirjen dhe hutimin. H\u00eb, Bubulino, na e thuaj sekretin e atij stili!<em>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb vog\u00eblushe, q\u00eb ishte gazetare e gazet\u00ebs \u201cSporti p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d, i afroi mikrofonin Bubulinos dhe\u00a0 e pyeti:<\/p>\n<p>-Bubulino, \u00e7far\u00eb teknike p\u00ebrdore p\u00ebr gjuajtjen e asaj penalltie t\u00eb shk\u00eblqyer?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb mbajt\u00ebn frym\u00ebn dhe, duke e par\u00eb drejt e n\u00eb sy Bubulinon, po prisnin p\u00ebrgjigjen e tij.<\/p>\n<p>-Fol me sinqeritet, Bubulino! \u2013 e nxiti gazetarja e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>-Hajde, o marsian, na e trego at\u00eb teknik\u00ebn t\u00ebnde! &#8211; hodhi nj\u00eb romuz nj\u00ebri nga ata q\u00eb rrinin m\u00ebnjan\u00eb dhe vazhdonin ta shihnin Bubulinon me ironi. Ishte Ridi, futbollisti\u00a0 m\u00eb i mir\u00eb i skuadr\u00ebs, i cili ishte shpallur disa her\u00eb golash\u00ebnuesi i vitit, por ama, as ai s`kishte mundur t`i b\u00ebnte gol portier Kallamit.<\/p>\n<p>-Ju, &#8211; iu drejtua trajneri gazetares dhe t\u00eb tjer\u00ebve rreth e qark, &#8211; tashm\u00eb do d\u00ebgjoni nga goja e futbollistit ton\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, Bubulino, teknikat e reja q\u00eb un\u00eb i kam m\u00ebsuar koh\u00ebt e fundit, sidomos teknikat braziliane n\u00eb gjuajtjen e penalltive,\u00a0 teknikat q\u00eb ka p\u00ebrdorur dikur i madh Pele, por edhe Maradona i famsh\u00ebm i Argjentin\u00ebs, kurse sot ato metoda dhe stile i p\u00ebrdor Mesi dhe Ronaldoja. H\u00eb, Bubulino, fol sinqerisht, thuaji ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta!<\/p>\n<p>-T\u00eb lutem, Bubulino, &#8211; iu drejtua edhe portier Kallami, &#8211; edhe un\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul t\u00eb na e tregosh k\u00ebtu n\u00eb publik dhe n\u00eb televizion stilin e panjohur q\u00eb p\u00ebrdore n\u00eb gjuajtjen e asaj penalltie!<\/p>\n<p>-At\u00eb stil\u00a0 ia kam m\u00ebsuar un\u00eb dhe vet\u00ebm un\u00eb, &#8211; u mburr trajneri. Edhe t\u00eb tjer\u00ebve ua kam shpjeguar, por vet\u00ebm Bubulinoja ka qen\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm dhe e ka kapur sekretin e\u00a0 atij stili t\u00eb panjohur me t\u00eb cilin skuadra jon\u00eb do t\u00eb marshoj\u00eb drejt kampionatit evropian p\u00ebr t\u00eb vegjlit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, disa futbollist\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, q\u00eb ndodheshin p\u00ebrball\u00eb port\u00ebs po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb imitonin goditjen e Bubulinos kur e \u00e7oi topin n\u00eb rrjet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Hajde, Bubulino, fol! &#8211; e nxiti p\u00ebrs\u00ebri trajneri.<\/p>\n<p>Bubulinoja u afrua te mikrofoni.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb hesht\u00ebn. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e fush\u00ebs s\u00eb sportit s`d\u00ebgjohej asnj\u00eb zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>-Po ja, &#8211; nisi Bubulinoja, &#8211; un\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Heshti nj\u00eb \u00e7ast. Dukej se ndiente nj\u00eb far\u00eb pasigurie apo druajtjeje n\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb do t\u00eb thoshte.<\/p>\n<p>-Thuaje Bubulino, thuaje me kuraj\u00eb mendimin t\u00ebnd! &#8211; i p\u00ebshp\u00ebriti babi, q\u00eb ishte aty pran\u00eb. Ai ishte i \u00a0p\u00ebrfshir\u00eb sa n\u00eb g\u00ebzimin q\u00eb vog\u00eblushi i tij kishte sh\u00ebnuar at\u00eb gol t\u00eb shk\u00eblqyer, aq edhe n\u00eb ankthin sesi Bubulinoja do t`i p\u00ebrgjigjej pyetjes s\u00eb gazetares.<\/p>\n<p>-Kur un\u00eb u afrova te pika e penalltis\u00eb, &#8211; nisi t\u00eb thot\u00eb Bubulinoja, &#8211; as vet\u00eb nuk dija se nga do ta gjuaja topin, thjesht e gjuajta me sa fuqi kisha dhe ai\u2026, p\u00ebr \u00e7udin\u00eb time, hyri n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e port\u00ebs!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb mbet\u00ebn goj\u00ebhapur dhe t\u00eb befasuar nga p\u00ebrgjigjja e Bubulinos. Shihnin nj\u00ebri-tjetrin dhe s`flisnin.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb vjen keq q\u00eb ia b\u00ebra un\u00eb golin portier Kallamit, -vijoi Bubulinoja, &#8211; ai nuk e meriton nj\u00eb gol nga un\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb skuad\u00ebr ka futbollist\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer&#8230;<\/p>\n<p>-Mos i besoni Bubulinos, &#8211; u hodh e\u00a0 foli dikush nga f\u00ebmij\u00ebt ziliqar\u00eb, &#8211; ai dha at\u00eb p\u00ebrgjigje, ngaq\u00eb nuk do q\u00eb t` na i tregoj\u00eb sekretin e asaj gjuajtjeje.<\/p>\n<p>Por askush nuk ia vuri veshin atyre fjal\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u d\u00ebgjua z\u00ebri i gazetares s\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>-Bubulinoja \u00ebsht\u00eb modest! &#8211; th\u00ebrriti ajo me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ta d\u00ebgjonin t\u00eb gjith\u00eb:<\/p>\n<p>-Bubulinoja modest, &#8211; th\u00ebrriti e gjith\u00eb turma e futbollist\u00ebve dhe dashamir\u00ebsve t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>-Bubulinoja \u00ebsht\u00eb kampion, ai e ka vendin n\u00eb podium, &#8211; thirri nj\u00ebri nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Federat\u00ebs s\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>-N\u00eb podium, n\u00eb podium, &#8211; th\u00ebrrit\u00ebn z\u00ebra t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb duartrokisnin, Bubulinoja i shoq\u00ebruar nga trajneri i tij\u00a0 u ngjit n\u00eb podiumin ku ishte shkruar me shkronja kapitale: \u201cKampioni\u201d. Menj\u00ebher\u00eb drejt Bubulinos kampion vrapoi nj\u00eb vog\u00eblush me nj\u00eb buqet\u00eb lulesh shum\u00ebngjyr\u00ebshe.<\/p>\n<p>-Urime, Bubulino! Sot, ti je heroi i futbollist\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb qytetit ton\u00eb dhe i dashamir\u00ebsve t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>-Faleminderit, &#8211; tha Bubulinoja dhe e p\u00ebrqafoi vog\u00eblushin, &#8211; por un\u00eb thjesht b\u00ebra nj\u00eb goditje nga pika e penalltis\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>-Po, por me at\u00eb goditje ti Bubulino sh\u00ebnove nj\u00eb gol historik, &#8211; u hodh e\u00a0 tha trajneri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt vazhdonin t\u00eb shkrepnin aparate fotografike dhe t\u00eb xhironin kamerat e televizioneve.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen gazetat \u201cSporti p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d dhe \u201cFutbollist\u00ebt e vegj\u00ebl\u201d dol\u00ebn n\u00eb m\u00eb shum\u00eb kopje se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb kryeartikujt e t\u00eb dy gazetave shkruhej: \u201cBubulinoja, futbollisti m\u00eb modest i skuadr\u00ebs \u201dKozmosi\u201d, \u00e7oi topin drejt e n\u00eb rrjet\u00eb. Portier Kallami p\u00ebrg\u00ebzoi golash\u00ebnuesin Bubulino! Trajneri i madh i Bubulinos, po tregon metoda dhe stile t\u00eb panjohura deri m\u00eb sot\u00a0 n\u00eb gjuajtjen e penalltive!\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb shumta, redaksit\u00eb e gazetave i p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn kryeartikujt ku flitej p\u00ebr Bubulinon si nj\u00eb golash\u00ebnues i shk\u00eblqyer!<\/p>\n<p>Jehona e atij goli vijoi disa dit\u00eb. Jo vet\u00ebm te gazetat \u201cSporti p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d dhe \u201cFutbollist\u00ebt e vegj\u00ebl\u201d, por edhe n\u00eb gazeta t\u00eb tjera e revista u shkruan gjithfar\u00eb artikujsh vler\u00ebsues dhe epitete t\u00eb tilla, si: \u201cI madhi dhe i shk\u00eblqyeri, Bubulino!\u201d, \u201cE ardhmja e futbollit evropian!\u201d, \u201dN\u00eb futbollin modern sapo mb\u00ebrriti nj\u00eb yll i panjohur me emrin Bubulino!\u201d, \u201cSa shum\u00eb gj\u00ebra nuk di njeriu p\u00ebr futbollin!\u201d, \u201dTrajneri i Bubulinos, po k\u00ebrkohet nga disa klube evropiane!\u201d, \u201cPritet q\u00eb ai t\u00eb shpallet trajneri m\u00eb i talentuar i vitit!\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Gazetat b\u00ebnin pun\u00ebn e tyre, televizionet shfaqnin lloj-lloj emisionesh me n\u00eb qend\u00ebr Bubulinon dhe trajnerin e tij&#8230;Madje n\u00eb shtyp kishte folur edhe nj\u00ebri nga ata t\u00eb Federat\u00ebs. Ai e kishte vler\u00ebsuar vog\u00eblushin Bubulino si nj\u00eb\u00a0 \u201ctalent t\u00eb ri me t\u00eb ardhme t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb futboll\u201d. Dukej se askush s`kishte nd\u00ebrmend t`i merrte n\u00eb konsiderat\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb vog\u00eblushi\u00a0 p\u00ebrs\u00ebriste pareshtur se ai \u201cas vet\u00eb nuk e kishte ditur se nga do ta gjuante topin, se ai nuk kishte treguar asnj\u00eb zot\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb gjuajtjen e asaj penalltie q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm dhe se ishte \u00e7uditur sesi topi kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e port\u00ebs q\u00eb mbrohej nga portier Kallami!\u201d<\/p>\n<p>Bubulinoja i merrte gazetat q\u00eb ia sillte babai dhe pasi u hidhte nga nj\u00eb sy, i linte n\u00eb nj\u00eb qoshe t\u00eb dollapit. \u201cK\u00ebto nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta!\u201d, &#8211; thoshte me vete. Ai vler\u00ebsoi vet\u00ebm nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb cepin e nj\u00eb gazete rajonale, ku nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash shkruhej: \u201dDashamir\u00ebsit e\u00a0 futbollit jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb etur p\u00ebr ndryshime, ata e k\u00ebrkojn\u00eb ndryshimin ku t\u00eb mundin, madje edhe duke sajuar e fantazuar&#8230;\u201d<\/p>\n<p><em>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>1.Tregimi \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga libri p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb i V. Kon\u00ebs \u00a0\u201c\u00c7udit\u00eb e Bubulinos!, i cili del s\u00eb shpejti.<\/em><\/p>\n<p><em>2.Kallam<\/em><em>-Bim\u00eb me k\u00ebrcell t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb, me nyja e bosh p\u00ebrbrenda dhe me gjethe t\u00eb gjata; k\u00ebrcelli pa gjethe i k\u00ebsaj bime p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbuluar \u00e7atit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tavane, p\u00ebr gardhe etj. <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viron Kona \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kampioni \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0Rr\u00ebfim, jo vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb! At\u00eb pasdite vere Bubulinoja s\u00eb bashku me babin po sh\u00ebtisnin pran\u00eb fush\u00ebs s\u00eb futbollit t\u00eb lagjes. -Bubulino, ti e vazhdon prej disa jav\u00ebsh kursin e futbollit, por, mesa po kuptoj un\u00eb, ai nuk po t\u00eb p\u00eblqen aq shum\u00eb, apo e kam gabim? &#8211; e pyeti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1445","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1445\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}