{"id":1448,"date":"2024-02-10T11:52:51","date_gmt":"2024-02-10T11:52:51","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1448"},"modified":"2024-02-10T11:52:51","modified_gmt":"2024-02-10T11:52:51","slug":"gabriela-mujaj-muzen-e-tij-te-perditshme-jepja-artistit-o-zot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/02\/10\/gabriela-mujaj-muzen-e-tij-te-perditshme-jepja-artistit-o-zot\/","title":{"rendered":"Gabriela Mujaj: Muz\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme, jepja artistit, o Zot!"},"content":{"rendered":"<p>Gabriela Mujaj\u00a0<strong>\u00a0 \u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Muz\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme, jepja artistit, o Zot!<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr artistin, askush m\u00eb mir\u00eb sesa vepra e tij e heshtur nuk mund t\u00eb flas\u00eb. Teksa po kundroja ekspozit\u00ebn e Gazit, m\u2019u kujtua nj\u00eb episod nga f\u00ebmij\u00ebria ime. Mbaj mend kur pat\u00ebm shkuar p\u00ebr vizit\u00eb tek sht\u00ebpia e nj\u00eb fqinjit ton\u00eb. N\u00eb hyrje t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb murin p\u00ebrball\u00eb, pata par\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb e cila m\u00eb pati impresionuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb. M\u00eb von\u00eb, k\u00ebt\u00eb piktur\u00eb e gjeta tek kopertina e romanit \u201eZemra\u201c t\u00eb De Amicis (shkrimtar i njohur klasik, italian). Ishte \u201eThe Crying Boy\u201c, vepra e piktorit italian, Giovanni Bragolin (1911\u20131981).<\/p>\n<p>Nuk e di sa koh\u00eb duhet t\u00eb kem q\u00ebndruar p\u00ebrball\u00eb saj pikture, por mbaj mend z\u00ebrin e prind\u00ebrve t\u00eb mi, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb than\u00eb q\u00eb ishte koha p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi. At\u00eb dit\u00eb, un\u00eb kam par\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ajo q\u00eb mund t\u00eb shijej me sy. N\u00eb mendjen time kam krijuar historin\u00eb, ngjarjen, \u00e7astin dhe p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb. Aty lindi dashuria ime p\u00ebr piktur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201eAskush nuk duhet t\u00eb lexoj\u00eb poezi, t\u00eb shoh\u00eb piktura apo statuja, n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb shoh\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga \u00e7\u2019ka shprehur autori i tyre\u201e- thoshte Nathaniel Hawthorne.<\/p>\n<p>Artisti, \u00ebsht\u00eb ai shpirt i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar hapsir\u00ebn fizike e cila e rrethon, \u00ebsht\u00eb prej asaj rrace njeriu t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019a burgos\u00ebsh. Ai vazhdimisht e braktis trupin e lig\u00ebsht e t\u00eb limituar dhe fluturon imagjinatash, \u00ebndrrash, p\u00ebrfytyrimesh\u2026<\/p>\n<p>Ai udh\u00ebton her\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e her\u00eb tek nji tjet\u00ebr, i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb realitet \u201enormal\u201c, ku e kuqja \u00ebsht\u00eb e kuqe dhe e zeza \u00ebsht\u00eb e zez\u00eb. N\u00eb fakt, realiteti dhe p\u00ebrshtatja ndaj tij, asht agonia persistente e tij, nd\u00ebrsa detyrimi i pranimit t\u00eb tij, ka \u00e7uar jo pak her\u00eb n\u00eb vet\u00ebvrasjen e artistit.<\/p>\n<p>N\u00eb shkap\u00ebrcimet e tij marroqe dhe n\u00eb sjelljet e tij t\u00eb krisura, ai ngjiz vepr\u00ebn e tij t\u00eb rradh\u00ebs pik\u00ebrisht me at\u00eb objekt apo njeri t\u00eb cilin njerzit e zakonsh\u00ebm vazhdimisht e ndeshin n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb park, n\u00eb muze, apo n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre dhe pran\u00eb t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb ken\u00eb kaluar aq shum\u00eb her\u00eb pa e v\u00ebn\u00eb re.<\/p>\n<p>Kalimi i tyre pran\u00eb asaj peme, luleje, kopshti, gruaje, guri, lumi etj, ka qen\u00eb krejt indiferent. Me artistin nuk ndodh e nj\u00ebjta gj\u00eb. Syri i tij dhe ndjesit\u00eb e mprehta, e p\u00ebrthithin rrezet e t\u00eb zakonshmes dhe spikasin deri tek detajet e vogla, t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb sesa syri i shikon shpirti i tij.<\/p>\n<p>Ai ndalet, p\u00ebrhumbet, k\u00ebnaqet, b\u00ebn dashuri, ledhatohet dhe mandej e p\u00ebrjet\u00ebson me penela t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se se zgjatimi i gishtave t\u00eb tij, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe harku i violin\u00ebs zgjatimi i dor\u00ebs s\u00eb violinistit.<\/p>\n<p>\u201eT\u00eb dashuroj, n\u00eb syt\u00eb e mi ti nuk je e zakonshme, prandaj do t\u00eb b\u00ebj kryevep\u00ebr\u201e- i thot\u00eb piktori muz\u00ebs tij dhe ajo vjen e b\u00ebhet piktur\u00eb. Ajo nuk asht m\u00eb nj\u00eb grua e zakonshme, \u00ebsht\u00eb muz\u00eb. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe Nad\u00e9ge, muza e piktur\u00ebs s\u00eb Gazit.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb ju shihni, q\u00eb ne shohim, nuk duhet t\u00eb jen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht syt\u00eb e saj, as flok\u00ebt e saj, as dora e saj, as gjinjt\u00eb e saj, jo, me shum\u00eb mund\u00ebsi nuk jan\u00eb ata q\u00eb ajo ka n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb syt\u00eb e piktorit shohin. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb riprodhim i imazhit t\u00eb saj \/ t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rilindje e form\u00ebs dhe imazhit p\u00ebrmes lentes s\u00eb piktorit. Ajo vjen e bahet krijesa e tij.<\/p>\n<p>Por, \u00e7far\u00eb e impresionon artistin kosovar n\u00ebp\u00ebr qytetin e Linzit? \u00c7far\u00eb mbruhet n\u00eb shpirtin e tij n\u00ebp\u00ebr mbr\u00ebmje me ose pa h\u00ebn\u00eb, me ose pa shi? \u00c7\u2019erna ja \u00e7ojn\u00eb pesh\u00eb shpirtin dhe cila \u00ebnd\u00ebrr i trazon mallin e asaj q\u00eb ka shkuar apo asaj q\u00eb nuk ka ardhur akoma, p\u00ebr dhimbjet apo g\u00ebzimet e atyre ngjarjeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur e sidomos p\u00ebr ato q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur?<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb t\u00eb zymta janari, net\u00eb t\u00eb acarta shkurti, m\u00ebngjese maji apo mb\u00ebmje vjeshte e frym\u00ebzojn\u00eb, e trishtojn\u00eb, e p\u00ebrmallojn\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>Kur shpirti i artistit mbushet me frym\u00ebn e nji bukurie e cila ka nevoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb, ai po ashtu si gruaja e cila do t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebn\u00eb, pret \u00e7astin kur vepra e tij vjen n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu, n\u00eb vetmi, pa koh\u00eb, pa orar, se arti nuk duron orare, as kufinj, as rregulla. Ai \u00ebsht\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs i vetes tij. Ai \u00ebsht\u00eb shtet brenda shtetit.<\/p>\n<p>Piktori mbaron vepr\u00ebn e tij dhe n\u00eb fund p\u00ebrshp\u00ebrit: \u2013 \u201eO Zot, mos m\u00eb ler pa muz\u00ebn time, mos m\u00eb ler pa frym\u00eb!\u201c.<\/p>\n<p>Ajo nuk ik\u00ebn, edhe n\u00ebse nuk ka ardhur kurr\u00eb \u00ebsht\u00eb aty, brenda tij, edhe n\u00ebse nuk e ka njohur akoma, shpirti i tij e krijon nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por edhe n\u00ebse ka ikur ai e kthen, e kthen pra, padyshim q\u00eb e gjall\u00ebron. Vepra e artit, piktura, poezia, skulptura e b\u00ebn muz\u00ebn e pavdekshme.<\/p>\n<p>Po, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsia, pavdeksia e grues, ikon\u00ebs s\u00eb frymshme njerzore, gjirit sublim.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrs\u00ebri, ai del dhe ec\u00ebn rrug\u00ebve ku nuk ka njeri, duke e l\u00ebn\u00eb syrin e lir\u00eb q\u00eb t\u00eb impresionohet nga ajo q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk shohin, se t\u00eb tjer\u00ebve u falet, v\u00ebrtet\u00eb po, n\u00eb normalitetin e nj\u00eb njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm, por artistit jo. Ai ka misionin e tij t\u00eb shejt\u00eb, p\u00ebrjet\u00ebsimin e bukuris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj bote, duke e \u00e7uar at\u00eb n\u00eb nivele artistike dhe estetike e cila b\u00ebhet bukuri q\u00eb shp\u00ebton bot\u00ebn (si\u00e7 thoshte Dostojevskij) dhe q\u00eb gj\u00ebrat tok\u00ebsore dhe t\u00eb zakonshme i ngre n\u00eb nivele hyjnore dhe artistike.<\/p>\n<p>Ky asht arti, ky \u00ebsht\u00eb piktori, t\u00eb cilin pa muz\u00eb, mos e lasht\u00eb Zot<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gabriela Mujaj\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Muz\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme, jepja artistit, o Zot! P\u00ebr artistin, askush m\u00eb mir\u00eb sesa vepra e tij e heshtur nuk mund t\u00eb flas\u00eb. Teksa po kundroja ekspozit\u00ebn e Gazit, m\u2019u kujtua nj\u00eb episod nga f\u00ebmij\u00ebria ime. Mbaj mend kur pat\u00ebm shkuar p\u00ebr vizit\u00eb tek sht\u00ebpia e nj\u00eb fqinjit ton\u00eb. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1448","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1448"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1448\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}