{"id":1573,"date":"2024-04-03T22:23:44","date_gmt":"2024-04-03T22:23:44","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1573"},"modified":"2024-04-03T22:23:44","modified_gmt":"2024-04-03T22:23:44","slug":"kadri-tarellimirenjohja-bashke-udhetare-e-nje-shpirti-fisnik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/04\/03\/kadri-tarellimirenjohja-bashke-udhetare-e-nje-shpirti-fisnik\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli:MIR\u00cbNJOHJA BASHK\u00cb-UDH\u00cbTARE E NJ\u00cb SHPIRTI FISNIK"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<\/p>\n<p>\u201c<em>Shkrimtari i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shkruan koh\u00ebn q\u00eb jeton dhe q\u00eb, me idet\u00eb e tij troket n\u00eb bot\u00ebn e s\u00eb ardhmes\u201d.<\/em>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 Tomas Stearns Eliot.<\/p>\n<p>MIR\u00cbNJOHJA BASHK\u00cb-UDH\u00cbTARE E NJ\u00cb SHPIRTI FISNIK<\/p>\n<p><em>Vilhelme Vrana Haxhiraj, n\u00eb librin \u201cMir\u00ebnjohja virtyt i kujtes\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Para pak koh\u00ebsh, shkrimtarja e njohur vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj, (<em>Vivra<\/em>), solli p\u00ebr lexuesit e kudondodhur, librin e saj m\u00eb t\u00eb ri: \u201c<em>Mir\u00ebnjohja virtyt i kujtes\u00ebs\u201d, v\u00ebllimi I-r\u00eb. (kritika, analiza dhe vler\u00ebsime nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm). <\/em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr goxha i madh n\u00eb pamje, (rreth 420 faqe), i ilustruar edhe me fotografi t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb vetiu jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij libri, q\u00eb un\u00eb po e quaj <em>\u201cMonografi krijimtarie\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto tre vargje, q\u00ebndisur nga autorja q\u00eb n\u00eb faqet e para t\u00eb librit, p\u00ebrmblidhet kumti dhe e gjith\u00eb filozofia e k\u00ebsaj vepre madhore, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb edhe shpirt\u00ebrore: <em>\u201cT\u00eb harrosh \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat&#8230;.\/ T\u00eb mohosh dhe t\u00eb transformosh faktet \u00ebsht\u00eb krim.\/ Kurse kujtesa \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjohje dhe vler\u00eb!\u201d.<\/em><\/p>\n<p>\u201c\u00c7udit\u00ebrisht\u201d, nga sa kam k\u00ebnduar n\u00ebp\u00ebr libra, nuk flitet p\u00ebr mir\u00ebnjohje q\u00eb kurdoher\u00eb \u00e7mohet si di\u00e7ka e shenjt\u00ebruar n\u00eb shpirt, si\u00e7 po shkruan sot znj. Vivra, duke e ngritur \u201cMir\u00ebnjohjen\u201d, si virtyt n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndritur t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore, shoq\u00ebrore, qytetare, publike, letrare dhe filozofike. Aq sa vet\u00eb autorja shprehet: <em>\u201cZ\u00ebri i kujtes\u00ebs, q\u00eb g\u00eblon n\u00eb \u00e7do paragraf, nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb mbi 100 intelektual\u00eb t\u00eb harrohen&#8230;.. Nderim p\u00ebr z\u00ebrat e heshtur, q\u00eb din\u00eb ta k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebng\u00ebn e jet\u00ebs&#8230;..\u201d.<\/em> Ashtu si\u00e7 po shprehem edhe un\u00eb, duke bashkuar edhe z\u00ebrin tim, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij shkrimi: <em>\u201cMir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb-udh\u00ebtare e nj\u00eb shpirti fisnik\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Them \u201c\u00c7udit\u00ebrisht\u201d, sepse mendjet e ndritura t\u00eb bot\u00ebs, merren me faqen tjet\u00ebr t\u00eb H\u00ebn\u00ebs, \u201cMosmir\u00ebnjohjen\u201d, p\u00ebr ta mallkuar e nd\u00ebshkuar, si nj\u00eb shpirt i kalbur nga keqja. Mes tyre edhe Shekspiri i madh, q\u00eb thot\u00eb: <em>\u201cA ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbindshme, sesa mosmir\u00ebnjohja e njeriut?\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Duke bashk\u00ebbiseduar me autoren, znj. Vivra, si\u00e7 ndodh kur ulen dy miq dhe koleg\u00eb n\u00eb sofr\u00ebn e shkrimtaris\u00eb, lidhur me p\u00ebrmbledhjen e t\u00eb gjith\u00eb shkrimeve q\u00eb i kushtohen nj\u00eb autori, nj\u00eb lloj \u201cMonografie letrare\u201d, i bindur nga p\u00ebrvoja, u shpreha gjat\u00eb kuvendimit, se ka dy forma t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb libri t\u00eb till\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>E merr p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb studiues, kurdoher\u00eb dhe kushdo qoft\u00eb ai, i cili i grumbullon t\u00eb gjitha shkrimet kushtuar nj\u00eb autori, dhe i vendos n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Ai i ve n\u00eb krye emrin e tij. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke l\u00ebn\u00eb m\u00eb nj\u00eb an\u00eb edhe subjektivizmin, \u00ebsht\u00eb i ftoht\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin apo p\u00ebrmbajtjen e shkrimeve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Natyrisht studiuesi \u00ebsht\u00eb i zhveshur nga ndjesit\u00eb njer\u00ebzore, sepse nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koh\u00ebs kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkrimet dhe, aq m\u00eb pak pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb autores dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve q\u00eb ka krijuar, (ai ose ajo), me krijuesit, dhe m\u00eb tej, me librin dhe lexuesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hulli ku udh\u00ebton mendimi, libri p\u00ebrcjell kultur\u00ebn, durimin, dashamir\u00ebsin\u00eb dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij, pa u merakosur se \u00e7\u2019ndjesi apo p\u00ebrshtypje do t\u00eb p\u00ebrftoj\u00eb autori q\u00eb i kushtohet studimi. Si lexues m\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb disa libra t\u00eb till\u00eb.<\/li>\n<li>Forma tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb, kur vet\u00eb autori i grumbullon t\u00eb gjitha shkrimet, madje shikon, p\u00ebrqafon, ledhaton, buz\u00ebqesh apo p\u00ebrqesh koh\u00ebn n\u00eb pasqyr\u00eb. I rilexon shkrimet dhe i p\u00ebrk\u00ebdhel, sikur jan\u00eb shkruar sot. \u00cbsht\u00eb historia e krijimtaris\u00eb, q\u00eb ve\u00e7 autorit nuk e di askush tjet\u00ebr. A ka nevoj\u00eb t\u00eb gjykojm\u00eb znj. Vivra, kur shum\u00eb vite m\u00eb her\u00ebt merr n\u00eb dor\u00eb librin e saj t\u00eb par\u00eb,: <em>\u201cE mora librin me duar q\u00eb m\u00eb dridheshin dhe nuk besoja se n\u00eb ato faqe ishte derdhur f\u00ebmij\u00ebria, rinia dhe shpirti im i cop\u00ebzuar\u201d.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, \u00e7do krijues i p\u00ebrjeton s\u00ebrish ato ndjesi t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb ndryshme, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr mund t\u00eb ket\u00eb ruajtur edhe cop\u00ebza ndodhish, porosi, rrahje mendimesh n\u00ebp\u00ebr bisedash t\u00eb ndryshme, q\u00eb natyrisht nuk gjenden n\u00eb asnj\u00eb qasje letre, gazete apo portal interneti. Bie fjala, pjes\u00ebmarrje n\u00eb kuvende librash, njohje dhe udh\u00ebtime, dh\u00ebnie \u00e7mimesh, dhuratash dhe tituj nderi, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Madje jan\u00eb me shumic\u00eb edhe poezi, k\u00ebng\u00eb dhe shkrime q\u00eb s\u2018kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tituj dhe analiz\u00eb librash, etj, etj. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku, jan\u00eb stoli q\u00eb zbukurojn\u00eb librin dhe m\u00eb shum\u00eb portretin e autores, m\u00eb tej lezetojn\u00eb edhe leximin, sepse ato n\u00eb vetvete jan\u00eb pjes\u00eb jete, ushqyer me l\u00ebng jete.<\/p>\n<p>Autori, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast autorja Vivra, gjen vetveten duke fal\u00ebnderuar n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb dashamir\u00ebt e vepr\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb shtrir\u00eb nd\u00ebr afro 30 vite krijimtari. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn m\u00eb p\u00eblqen kjo form\u00eb libri, jo vet\u00ebm si p\u00ebrmbajtje, pasi ve\u00e7 vler\u00ebsimit t\u00eb librave, ka shum\u00eb p\u00ebrjetime t\u00eb g\u00ebzueshme, pse jo edhe t\u00eb trishta, ashtu si\u00e7 vjen jeta me dallg\u00eb e t\u00eb p\u00ebrpjeta, si\u00e7 do t\u00eb shprehej ndonj\u00eb lab i krisur, me shaka t\u00eb kripura.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e dobishme t\u00eb futem n\u00eb brendi dhe komente t\u00eb p\u00ebrmbajtjes, pasi lexuesi ka d\u00ebshir\u00eb dhe k\u00ebrsh\u00ebri q\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb vet\u00eb \u201cgur\u00ebt e \u00e7muar\u201d t\u00eb artit t\u00eb fjal\u00ebs dhe mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjell ky lib\u00ebr, q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cArk\u00eb kujtese\u201d. Nj\u00eb em\u00ebrtim i shtyr\u00eb nga p\u00ebrvoja, pasi shkrimet humbasin apo harrohen nga koha, si t\u00eb thuash kokrrat e grurit t\u00eb r\u00ebna p\u00ebrdhe, q\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb i han\u00eb milingonat, m\u00eb keq kur kalben pa l\u00ebn\u00eb nam e nishan. Autorja ka merit\u00eb q\u00eb i ka ruajtur me fanatiz\u00ebm t\u00eb gjitha shkrimet, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb shum\u00eb, sepse ka disa krijues apo lexues q\u00eb kan\u00eb shkruar e publikuar disa artikuj, poezi, hyrje dhe recensa, kushtuar librave t\u00eb \u201cheroin\u00ebs\u201d son\u00eb. S\u00eb bashku jan\u00eb aq shum\u00eb, sa nuk i nx\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, ndaj mendon t\u2019i vendos\u00eb n\u00eb tre v\u00ebllime. Nder i autor\u00ebve, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht nder edhe p\u00ebr miken ton\u00eb znj. Vivra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmend nuk e kam t\u00eb kopjoj plot nj\u00eb faqe libri, me emrat e t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebve intelektual\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e letrave shqipe, q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pen\u00ebn t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr krijimtarin\u00eb e Vivras. Un\u00eb po mjaftohem vet\u00ebm me disa, prej tyre: Prof. Odise Grillo, Teodor La\u00e7o, Dionis Bubani, Fatos Arapi, Uran Butka, akademiku Prof. dr. Eshref Ymeri, nxit\u00ebsi dhe frym\u00ebzuesi i shkrimtares son\u00eb, Prof. Dr. Fatmir Terziu, (Mjesht\u00ebr i madh), i cili i ka kushtuar znj. Vivra, librin: \u201cLiria n\u00eb optik\u00ebn e letrave t\u00eb Vilhelme Vranari Haxhiraj\u201d, Dr. Mujo Bu\u00e7papaj, Baki Ymeri, znj. Lejla Gorishti, Bujar Leskaj, Myrteza Mara, Hamdi Me\u00e7e, Bajram Koshena, Mexhit Haxhiu, Halil Rama, etj. Nga Dardania shkruajn\u00eb Xheladin Mjeku, Adem Zaplluzha, etj.\u00a0 Nga Suedia, Sokol Demaku, Sadulla Zendeli-Daja, Fetah Bahtiri, etj. Vet\u00ebm nga Durr\u00ebsi jan\u00eb disa pena krijuesish: Shpendi Topollaj, Agim Bajrami, Vladimir Mu\u00e7a, Sk\u00ebnder Kapiti, Merita Ku\u00e7i Thartori, Fatmira Beqja Veseli, Xhevahir Cirongu, mes tyre edhe un\u00eb Kadri Tarelli, me disa shkrime, vjersh\u00ebrime, analiza dhe hyrje libri.<\/p>\n<p>Vetiu lind pyetja q\u00eb ka edhe p\u00ebrgjigjen brenda: &#8211; A do t\u00eb shkruanin penat e r\u00ebnda t\u00eb letrave, n\u00ebse librat e znj. Vivra nuk do t\u00eb ishin n\u00eb maj\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb dhe shkrimtaris\u00eb!? P\u00ebr t\u2019u bindur, mjaftojn\u00eb e teprojn\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb, t\u00eb shkruara para nj\u00eb \u00e7erek shekulli, nga shkrimtari i njohur Teodor La\u00e7o, q\u00eb thot\u00eb: \u201c&#8230;..Duke marr\u00eb n\u00eb sy faktin e pengesave q\u00eb autorja ka hasur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb se trokitja e k\u00ebsaj zonje t\u00eb fisme, plot vrull e p\u00ebrkushtim, do t\u00eb d\u00ebgjohet k\u00ebtej e tutje m\u00eb fort, m\u00eb imponuese, m\u00eb ting\u00eblluese\u201d. Tiran\u00eb. Korrik 2001.<\/p>\n<p>Nuk e teproj t\u00eb shpreh edhe nj\u00eb tjet\u00ebr vler\u00eb t\u00eb shtuar t\u00eb k\u00ebtij libri n\u00eb tre volume, \u201c<em>Mir\u00ebnjohja virtyt i kujtes\u00ebs\u201d.<\/em> Ndoshta pa dashje, por autorja ka krijuar dhe ka vendosur nj\u00eb cop\u00eb historie letrare n\u00eb thesarin e madh t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs Shqiptare, n\u00eb k\u00ebto 30 vitet e fundit. I q\u00ebndroj k\u00ebtij gjykimi, pasi n\u00ebp\u00ebr shkrime do t\u00eb ndeshim edhe cop\u00ebza t\u00eb prapa-jet\u00ebs s\u00eb Vivras, e cila nis t\u00eb botoj\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 55-vje\u00e7are. Pavar\u00ebsisht se e di mir\u00eb shkakun, nd\u00ebrsa pasojat i di m\u00eb mir\u00eb znj. Vivra, m\u00eb lejohet t\u00eb b\u00ebj pyetjen q\u00eb dhemb: Pse, Pse, Pse? Besoj se \u00e7dokush prej nesh, nj\u00eb p\u00ebrgjigje do ta gjej\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb t\u00eb shkruara nga poeti Xhevahir Spahiu: <em>\u201c&#8230;&#8230; Si mbiemri i saj, qielli \u00ebsht\u00eb i vran\u00ebt, ndaj duhej koh\u00eb q\u00eb qielli t\u00eb hapej dhe Vilhelmja t\u00eb thoshte fjal\u00ebn e saj, &#8230;.. Dita erdhi dhe ajo sot ka ardhur si Antigona e lasht\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mjekuar plag\u00ebt e vjetra dhe t\u00eb reja t\u00eb koh\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Nuk besoj se jam i vet\u00ebm q\u00eb po mb\u00ebshtes k\u00ebt\u00eb mendim, pasi duke udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr faqet e k\u00ebtij libri, do t\u00eb gjejm\u00eb jo vet\u00ebm emra krijuesish, por edhe vendesh, datash, gazetash, bashk\u00eb me to edhe artikujt t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, si element\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr historike letrare t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. T\u00eb gjitha jan\u00eb ngjarje t\u00eb jetuara. Dhe ngjarjet kur mblidhen bashk\u00eb b\u00ebjn\u00eb histori, ose m\u00eb s\u00eb paku sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr histori.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, ajo q\u00eb un\u00eb dalloj pa v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb faqet e k\u00ebtij libri, jan\u00eb tri pjes\u00eb q\u00eb dallojn\u00eb nga nj\u00ebra-tjetra, si n\u00eb p\u00ebrmbajtje ashtu edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb z\u00ebn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, hyrja dhe nj\u00eb lloj jet\u00ebshkrimi i shkurt\u00ebr, i rr\u00ebfyer aq bind\u00ebs dhe bukur nga vet\u00eb autorja, ku mbizot\u00ebron ndrydhja dhe dhimbja e shpirtit, kur kujton v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, pengesat, nd\u00ebshkimin kolektiv, mohimin e t\u00eb drejt\u00ebs njer\u00ebzore mbi jet\u00ebn dhe mbijetes\u00ebn, n\u00ebn persekutimin e diktatur\u00ebs dhe luft\u00ebs s\u00eb klasave. Nj\u00ebkoh\u00ebsish shp\u00ebrthimi i vullkanit shpirt\u00ebror, mbas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit, duke i hapur udh\u00eb krijimtaris\u00eb letrare, n\u00eb publicistik\u00eb, poezi, proz\u00eb, romane, tregime, nj\u00eb pjes\u00eb edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, studime historike dhe filozofike. E gjitha, p\u00ebr t\u2019u \u00e7muar si nj\u00eb m\u00ebsim i dobish\u00ebm, si vler\u00eb durimi dhe guximi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur dhe p\u00ebr t\u00eb fituar mbi padrejt\u00ebsit\u00eb e koh\u00ebs. Mbase k\u00ebtu ka vend shprehja popullore: \u201cFloririn hidhe edhe n\u00eb balt\u00eb, nuk e humbet vler\u00ebn. Mjafton ta nxjerr\u00ebsh, ta pastrosh dhe, ai p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: Pjesa m\u00eb e madhe e librit, ku p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha shkrimet e autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. \u00c7udit\u00ebrisht, duke i lexuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tem\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin lib\u00ebr, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb aq shum\u00eb, nuk gjej dot asnj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje, apo p\u00ebrngjasime shprehjesh dhe idesh. Aq sa vetiu lind pyetja: &#8211; Si \u00ebsht\u00eb e mundur!? \u00c7do nj\u00ebri prej tyre, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb individ m\u00eb vete, por t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm&#8230;&#8230;!??? Besoj se k\u00ebtu q\u00ebndron suksesi i librave t\u00eb znj. Vivra, pa u anashkaluar tematika dhe arti i fjal\u00ebs, ku secili lexues dhe shkrues, ka zgjedhur t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb at\u00eb \u00e7ka ndjen dhe \u00e7ka i p\u00eblqen, pa u menduar dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa e tret\u00eb, fundi i librit, ku p\u00ebrmblidhen shkrime, vler\u00ebsime dhe \u00e7mimet e dh\u00ebna n\u00eb adres\u00eb t\u00eb shkrimtares son\u00eb. Aty do t\u00eb gjejm\u00eb, mbase shprehjet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb th\u00ebna e t\u00eb thurura aq bukur p\u00ebr Vivran ton\u00eb, si \u201cZonj\u00eb e madhe e letrave shqipe\u201d, \u201cRomanciere e prozatore moderne\u201d, \u201cMjeshtre e madhe e pen\u00ebs\u201d, \u201cAkademike\u201d, \u201cShkrimtarja m\u00eb interesante e let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb\u201d, \u201cVranari shkruan me stilin e Xhejm Xhoisit\u201d, \u201cAutorja punon me fuqin\u00eb dhe pen\u00ebn e Balzakut\u201d. M\u00eb tej: &#8211; \u201cIkon\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d, si \u00e7mim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dh\u00ebn\u00eb nga Akademia letrare e Indis\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Duke i lexuar me kujdes rreth kat\u00ebr faqe t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb saj dhe vler\u00ebsimet e t\u00eb huajve, SHBA, Suedi, Kanada, Britani e Madhe, Itali, Mal i Zi, Dardani, Rumani. Askush nuk mendon se k\u00ebto vler\u00ebsime jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201chat\u00ebr\u201d. N\u00eb k\u00ebto kushte, gjithsecili nga ne, nuk ka sesi t\u00eb mos ndjej\u00eb nj\u00eb lloj krenarie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrimtare me p\u00ebrmasa t\u00eb tilla komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00c7do nj\u00ebri nga ne do t\u2019i lakmonte k\u00ebto nderime t\u00eb merituara e t\u00eb fituara me forc\u00ebn e mendimit dhe mjesht\u00ebrin\u00eb e krijimit. K\u00ebtu gjen vend edhe pyeta e radh\u00ebs, q\u00eb s\u2019m\u00eb l\u00eb t\u00eb qet\u00eb: &#8211; Po Akademia jon\u00eb e shkencave Shqiptare, pse nuk l\u00ebviz? Pse hesht si murgu n\u00eb qeli? Pse trembet q\u00eb ta ket\u00eb n\u00eb gjirin e saj&#8230;&#8230; p\u00ebr krijimtarin\u00eb, fjal\u00ebn, guximin dhe atdhetarin\u00eb? Besoj dhe i q\u00ebndroj mendimit, se figura e saj i b\u00ebn nder \u00e7do institucioni letrar e shkencor komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Jam i bindur, si edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, se prodhimtaria e suksesshme e \u00a0shkrimtares Vranari e ka burimin jo vet\u00ebm te puna k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, plot mundim, durim e sakrifica, por edhe te besimi i pal\u00ebkundur, se do t\u2019i arrij\u00eb synimet q\u00eb i v\u00eb vetes \u00e7do krijues, i rrahur n\u00eb p\u00ebrpjekje dhe artistikisht i formuar, i provuar dhe i besuar.<\/p>\n<p>Besimi m\u00eb shtohet kur lexoj k\u00ebto pak vargje, vendosur n\u00eb p\u00ebrthyerjen e ballin\u00ebs s\u00eb librit:<\/p>\n<p>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;..<\/p>\n<p><em>A mund t\u00eb mos shkruaj\u00eb poezi poeti, \/p\u00ebrsa pena ende s\u2019i \u00ebsht\u00eb thar\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb z\u00ebrin s\u2019do ma d\u00ebgjoni, \/at\u00ebher\u00eb besoni,\/ se nga e mundshmja &#8230; jam ndar\u00eb! <\/em>Poezia. \u201cA mund t\u00eb mos&#8230;&#8230;..\u201d.<\/p>\n<p>Urime dhe suksese znj, Vivra, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb libra me po kaq vlera krijimtarie dhe atdhetarie. Emrat e t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebve, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri, i vendose n\u00eb p\u00ebrmendore p\u00ebrjet\u00ebsie. Ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet virtyt i kujtes\u00ebs, q\u00eb udh\u00ebton bashk\u00eb me shpirtin tuaj fisnik!<\/p>\n<p>Jet\u00eb dhe sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kurdoher\u00eb mes shkrimtar\u00ebsh, artist\u00ebsh dhe atdhetar\u00ebsh, nga t\u00eb gjitha trojet e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike, p\u00ebrfshi edhe m\u00ebrgat\u00ebn ton\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs!<\/p>\n<p>Z\u00ebri yt ngjall shpres\u00eb dhe besim, p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mbar\u00eb kombin Arb\u00ebror.<\/p>\n<p>Urime dhe mir\u00ebnjohje<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: \u201cShkrimtari i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shkruan koh\u00ebn q\u00eb jeton dhe q\u00eb, me idet\u00eb e tij troket n\u00eb bot\u00ebn e s\u00eb ardhmes\u201d.\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 Tomas Stearns Eliot. MIR\u00cbNJOHJA BASHK\u00cb-UDH\u00cbTARE E NJ\u00cb SHPIRTI FISNIK Vilhelme Vrana Haxhiraj, n\u00eb librin \u201cMir\u00ebnjohja virtyt i kujtes\u00ebs\u201d. Para [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1573","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1573"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1573\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}