{"id":1593,"date":"2024-04-10T06:23:03","date_gmt":"2024-04-10T06:23:03","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1593"},"modified":"2024-04-10T06:23:03","modified_gmt":"2024-04-10T06:23:03","slug":"gabriela-mujajproze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/04\/10\/gabriela-mujajproze\/","title":{"rendered":"Gabriela Mujaj:Proz\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gabriela Mujaj<\/p>\n<p>PROSTITUTA PA EMEM<\/p>\n<p>N\u00eb nji dhom\u00eb n\u00eb fund t\u00eb spitalit, ku muret ishin t\u00eb bardha, me t\u00eb bardha edhe dyshemeja, \u00e7ar\u00e7aft bardh si bora, si bora edhe flok\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>E bardh\u00eb edhe komodina ku kishte fut vet\u00ebm dhimbjet e saj, e bardh\u00eb ishte dhe dera qi nuk hapej nga dora e pothuajse askujt n\u00eb spital dhe qi dora jeme guxoi me e hap pa leje.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Ishte vjeti 2012.<\/p>\n<p>Ishte koh\u00eb e bukur dhe ne grupi i tret\u00eb i kursit t\u00eb infermieris\u00eb bajshim praktika, gja kjo qi mua p\u00ebr shum\u00eb arsye nuk m\u00eb g\u00ebzonte aspak.<\/p>\n<p>Nuk kisha ndonji interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr k\u00ebt&#8217; profesion dhe fatkeqsisht vazhdoj mos me pas as sot.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb vog\u00ebli kuptova qi natyra eme ishte e till\u00eb q\u00eb, kur e dojsha di\u00e7ka me pasion, jepesha e tana, me mish e mendje e shpirt, e kur nuk e dojsha, mungojsha e tana. Flutrojsha n\u00ebp\u00ebr andrrat e mija.<\/p>\n<p>At&#8217; dit\u00eb kisha shkue me bezdin\u00eb ma t\u00eb madhe te spitali, ajo er\u00eb e tij qi m&#8217;i therte hund\u00ebt e mija dhe m\u00eb sjellte shum\u00eb kujtime t\u00eb padishrueme, aty ishte dhe ma e theksueme.<\/p>\n<p>Kryeinfermierja qi na udhhiqte na mori mungesat. Kur ma thirri emnin i thash\u00eb: k\u00ebtu asht, mandej me gjys zanin shtova: ve\u00e7 me trup.<\/p>\n<p>Ajo ish&#8217; antipatike si\u00e7 jan\u00eb shumica e infermierve. N\u00eb fund na porositi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb preme qi mos me shkue te dhoma majtas n\u00eb fund n\u00eb koridorit. Na tha se ve\u00e7 aty e kishim t\u00eb ndalueme me shkue.<\/p>\n<p>Vet&#8217; me t\u00eb nd\u00ebgjue fjal\u00ebn e ndalueme, mendova menjiher\u00eb qi kisha ba mir\u00eb qi kisha shkue at\u00eb dit\u00eb, se me siguri aty kish di\u00e7ka tep\u00ebr interesante me m\u00ebsue, qi s&#8217;kish t\u00eb baj\u00eb me infermierin\u00eb por me histori mbi kenien njerzore, gja qi m\u00eb interesonte ma shum\u00eb se gjithshka.<\/p>\n<p>Prita sa u shp\u00ebrndan\u00eb praktikantat dhe sa iku ajo leshverdha apo leshzeza, \u00e7&#8217;randsi ka tashma, dhe u nisa drejt dhom\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb koridorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebgjova klithma t\u00eb larg\u00ebta e kjo edhe se veshi jem asht aq i ndjeshem ndaj dhimbjes dhe se natyra jeme vigjilente nuk m\u00eb len&#8217; kurr\u00eb n\u00eb balt\u00eb. At\u00eb mot, isha tue kalue nji koh\u00eb t\u00eb veshtir\u00eb t\u00eb jetes teme dhe gjendja eme shpirtnore ishte shum\u00eb e brisht\u00eb. E hapa der\u00ebn me kujdes dhe u ndesha me dy sy t\u00eb zi si korbi. N\u00eb krevatin me pozicion e ngritun, tipik t\u00eb rastit, p\u00ebr pacient\u00ebt me dhimta t\u00eb m\u00ebdha, shtrihej nji grue me mosh\u00eb dhe mahnitsh\u00ebm e bukur. U gjinda ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me dy sy t\u00eb m&#8217;dhej e t\u00eb zes&#8217;, t\u00eb cilet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si m\u00eb kqyr\u00ebn, s&#8217;kam me mujt me i harrue sa t\u00eb kem&#8217; shpirtin gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kish&#8217; flok\u00eb t\u00eb bardh\u00eb si bora, si me onde, ishte thinjun e tana, kish buz\u00eb t\u00eb bukura qi i ishin tha p\u00ebr uj\u00eb, kish hund\u00eb t\u00eb rregullt dhe ishte e veshun e tana me t\u00eb bardha. Ajo klithte dhe ma zgjaste dor\u00ebn me thirrje t\u00eb heshtuna e d\u00ebshpruese.<\/p>\n<p>Nuk e di se kujt i kallzova por fjala u hap shpejt. Kryeinfermierja e trazueme tha mos me u afrue dhe kur e dveta se pse, tha se ajo dyshohej p\u00ebr SIDA. Simbas saj duhej me i ndejt larg. E n\u00ebse na nuk dijshim p\u00ebr t\u00eb, mundeshim me dvet prind\u00ebt tan\u00eb, se n\u00eb tan&#8217; Shkod\u00ebr e njohin kush asht ajo.<\/p>\n<p>E kuptova se bahej fjal\u00eb p\u00ebr nji prostitut\u00eb dhe si shumic\u00ebs s\u00eb prostitutave t\u00eb famshme n\u00eb qytetet e vogla, bukuria e koh\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb i kishte lan&#8217; gjurmet e saja n\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>Shkova prap\u00eb te ajo, nuk m\u00eb bahej von\u00eb edhe me m\u00eb p\u00ebrjashtue prej praktik\u00ebs. Kishte dhimbje mesa kuptova. Nuk e di n\u00ebse e kishin mjekue, di vetem qi ishte vetem. Vetmin\u00eb e saj ka \u00e7aste qi e ndjej dhe sot aq fort m\u00eb pati prek\u00eb kenien teme.<\/p>\n<p>Ajo ishte e smut\u00eb, e braktisun, e shkueme n\u00eb mosh\u00eb, n\u00eb nji dhom\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb spitalit, pa asnji pacient me t\u00eb cilin t\u00eb qahej apo t\u00eb ndante komposton e mungueme.<\/p>\n<p>Mbaj mend qi kur klithte, m\u00eb dukej se syt\u00eb e saj t\u00eb zi e t\u00eb bukur hapeshin edhe ma shum\u00eb.<\/p>\n<p>Tue kqyr me thell\u00ebsi, mendova p\u00ebr do \u00e7aste gjith&#8217; spektrin e mundsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nji prostitute.<\/p>\n<p>Asht\u00eb e habitshme se si mendja njerzore arrin me mendue aq shum\u00eb gjana n\u00eb nji \u00e7ast t\u00eb vetem, por m\u00eb duket se emja asht projektue p\u00ebr k\u00ebt&#8217; gja.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb kisha pas nji interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb per me depertue te shpirti e psika njerzore. \u00c7&#8217;mister i jashtzakonsh\u00ebm asht p\u00ebr mue njeriu dhe historit\u00eb e ngjarjet e tij!<\/p>\n<p>S&#8217;e di n\u00ebse ishte e pendueme, ndoshta ato klithma ishin te atyre grave me burrat e t\u00eb cilave prostituta ishte ngrohun netve t\u00eb dimrit t\u00eb ndonj\u00eb hoteli, apo me djelmoshat universitar q\u00eb burrnoheshin n\u00eb krahet e saj, e aty kujtoj qi me kje nd\u00ebrmend Lukja e Migjenit.<\/p>\n<p>M\u00eb kqyri me p\u00ebrgjerim dhe si kurr\u00eb ma par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn teme, pash\u00eb se vetmia ishte grue. Pra, fal\u00eb saj kam pa vetmin\u00eb n\u00eb sy, ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e saja rinore dhan&#8217; shpirt dhe me siguri asnji prej dashnor\u00ebve t&#8217;saj ma nuk e kujtote. Ndoshta ndonji riosh, ose i dashtuni i saj i par\u00eb, nuk e di. T\u00eb gjith\u00eb dashurojm\u00eb dikand si askand tjeter e nuk mundena me e shque kurr\u00eb prej kujteset.<\/p>\n<p>Aj njeri qi na ka ba me jetue dashnin\u00eb, qi na ka prek\u00eb n\u00eb at\u00eb mnyr\u00eb sa me na transformue, aj mbetet gjithnji i gdhenund te na bash si vula n\u00eb ballin e Kainit. Se tetan na, dikush apo dikand, me dijen apo pavetdijen ton\u00eb, n\u00eb mshefht\u00ebsi apo haptas, me pasion apo me p\u00ebrmbajtje, na dashuron dhe e dashurojm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb dhom\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb nuk ishte ma as e dyta, as e treta. Ishte e fundit dhe bukuria nuk ishte ma. E bela mallkimet e grave ishin ato dhimbta qi ja thershin trupin dhe n\u00eb agoni e siper, i kalojshin para syve fytyrat e qindra meshkujve. T\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb shkurter, me bark, t\u00eb dob\u00ebt, funksionar\u00eb, pijanec\u00eb, komunist\u00eb, studente etj. Mbase i kujtonte ato net&#8217; me yje, kur nuk kishte pas ma klienta dhe studentat kishin ken\u00eb me pushime, dhe ia lejonte vedit nji nat\u00eb t\u00eb paqt\u00eb andrrimtare. Bela njikto ndjesi tash i bijshin si balsam mbi plag\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb qiell t\u00eb nat\u00ebs veshun holl\u00eb, bela edhe kish&#8217; andrrue nji nat\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb ishte e dashurueme, e martueme, nj\u00eb zoj&#8217; shkodret a sojnike malsiet.<\/p>\n<p>Bela, bela, bela&#8230;por vet&#8217; kurr\u00eb ma s&#8217;kam me e dijt\u00eb dej n&#8217;tjetr\u00ebn jet\u00eb.<\/p>\n<p>E tash, n\u00eb net&#8217; si kjo, vjen e m\u00eb kujtohet prostituta e bukur e me sy t\u00eb zes t\u00eb m&#8217;dhenj, m\u00eb kujtohet e nuk e dij se pse. Se asht ka fry er\u00eb, se asht nat\u00eb qi ma \u00e7on shpirtin pesh\u00eb, se un\u00eb maroj krejt p\u00ebr k\u00ebso netsh kur fryn er\u00eb, se m\u00eb zgjojn\u00eb kujtime, se n\u00eb parkun ball\u00eb ballkonit tem pem\u00ebt jan\u00eb tranue krejt, se zhurma e tyne po m\u00eb gian si zani i saj qi vjen me m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet. Me m\u00eb than\u00eb qi asht mir\u00eb, qi e ka dikund nji vorr, qi dikush n\u00eb msheft\u00ebsi e viziton, qi n&#8217;at jet\u00eb ka gjet pagj&#8217;, qi nuk asht ma grueja vetmi&#8230;<\/p>\n<p>E tash, mendoj me vedin: &#8211; \u00c7ka andrron nji prostitut\u00eb?&#8230;<\/p>\n<p>9 Prill, vjeti 2024<\/p>\n<p>Vjen\u00eb, Austri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gabriela Mujaj PROSTITUTA PA EMEM N\u00eb nji dhom\u00eb n\u00eb fund t\u00eb spitalit, ku muret ishin t\u00eb bardha, me t\u00eb bardha edhe dyshemeja, \u00e7ar\u00e7aft bardh si bora, si bora edhe flok\u00ebt e saj. E bardh\u00eb edhe komodina ku kishte fut vet\u00ebm dhimbjet e saj, e bardh\u00eb ishte dhe dera qi nuk hapej nga dora e pothuajse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1593","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1593","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1593"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1593\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}