{"id":1654,"date":"2024-04-26T16:56:14","date_gmt":"2024-04-26T16:56:14","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1654"},"modified":"2024-04-26T16:56:28","modified_gmt":"2024-04-26T16:56:28","slug":"shkruar-nga-fran-gjoka-mjekja-e-talentuar-efrosina-nina-kajo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/04\/26\/shkruar-nga-fran-gjoka-mjekja-e-talentuar-efrosina-nina-kajo\/","title":{"rendered":"Shkruar nga: Fran GJOKA :MJEKJA E TALENTUAR, EFROSINA (NINA) KAJO"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruar nga: Fran GJOKA<\/strong><\/p>\n<p><strong>MJEKJA E TALENTUAR, EFROSINA (NINA) KAJO <\/strong><\/p>\n<p><strong>40 Vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pacient\u00ebve, duke merituar respektin dhe mir\u00ebnjohjen e tyre<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr mjek\u00ebt flok\u00ebthinjur nga pesha e viteve t\u00eb tyre mbi supe nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, pasi tek ata mungon d\u00ebshira p\u00ebr dukje, por kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndjenj\u00eb, pasion, dashuri e humaniz\u00ebm, vlera, \u00a0t\u00eb cilat ne i k\u00ebrkojm\u00eb tek heronjt\u00eb. Jeta na m\u00ebson se heronjt\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, t\u00eb ditur dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb mjek\u00ebsi, q\u00eb sakrifikojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim, p\u00ebr nj\u00eb ideal dhe b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u2019i realizuar, qoft\u00eb dhe me vet\u00ebmohim. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0 edhe mjekja e talentuar, Efrosina. Njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, q\u00eb vazhdojn\u00eb e punojn\u00eb po me at\u00eb pasion dhe kan\u00eb sakrifikuar shum\u00eb nga vetja, padyshim kan\u00eb krijuar sot portretin e tyre, ndaj t\u00eb shkruash p\u00ebr mjek\u00ebt \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb obligim, por dhe nj\u00eb nder dhe refleksion ndaj asaj q\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes apo kemi neglizhuar. Sot kemi me qindra mjek\u00eb e infermier\u00eb, q\u00eb mbajn\u00eb pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb pun\u00ebs intensive, ndaj them me plot goj\u00ebn se bluzat e bardha dua t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e inkurajimit shpirt\u00ebror e material.<\/p>\n<p><strong>Efrosina (Nina) Kajo, mjeke e talentuar dhe me p\u00ebrgatitje t\u00eb lart\u00eb shkencore dhe intelektuale<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb ndalemi tek nj\u00ebra prej mjekeve t\u00eb nderuara dhe shum\u00eb t\u00eb respektuara, e talentuara Efrosina (Nina) Kajo, me origjin\u00eb nga Kor\u00e7a, lindur e rritur n\u00eb Tiran\u00eb, ka kryer gjimnazin m\u00eb me em\u00ebr \u201cSami Frash\u00ebri\u201d. Ndikuar nga babai i saji, Jorgji Adhami, i njohur tashm\u00eb p\u00ebr kontributin e shk\u00eblqyer q\u00eb dha dekada me radh\u00eb n\u00eb zhdukjen e malaries n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo vajz\u00eb tiranase filloi si nj\u00eb studente e thjesht\u00eb, por mendjendritur. Diplomohet n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1979. E mbushur me besim n\u00eb vetvete e plot entuziaz\u00ebm p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve. Me p\u00ebrfundimin e specializimit pasuniversitar p\u00ebr kardiologji, n\u00eb vitin 1995, ajo ka punuar si kardiologe n\u00eb klinik\u00ebn e kardiologjis\u00eb pran\u00eb QSU-1 p\u00ebr 35 vjet. K\u00ebtu, dallohet p\u00ebr aft\u00ebsi, p\u00ebrgatitje t\u00eb lart\u00eb shkencore, seriozitet dhe humaniz\u00ebm t\u00eb lart\u00eb. Duke vler\u00ebsuar, q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e saj t\u00eb hershme, aft\u00ebsit\u00eb n\u00eb kardiologji d\u00ebrgohet p\u00ebr nj\u00eb specializim m\u00eb afatgjat\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga katedrat Kardiokirurgjikale m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb Gjermani, p\u00ebr Ecografi Kardiake. Kontributi i saj 42-vje\u00e7ar n\u00eb Kardiokirurgji ka p\u00ebrfshir\u00eb: Diagnostikimi Ecokardiografik t\u00eb pacient\u00ebve para dhe pas operacioneve dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tek t\u00eb operuarit me valvula artificiale si dhe diagnostikimin dhe ndjekjen me p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb lindura t\u00eb zemr\u00ebs tek f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rriturit.<\/p>\n<p>Sot Nina Kajo u g\u00ebzohet aft\u00ebsive t\u00eb saj n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, p\u00ebrpjekjeve dhe djers\u00ebs, sakrificave dit\u00ebn e nat\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, skaliti dhe portretizoi figur\u00ebn e nj\u00eb zonje me vlera t\u00eb m\u00ebdha intelektuale e bashk\u00ebkohore, duke marr\u00eb pas disa dekadave titullin e lart\u00eb \u201cProf. Dr. E Shkencave Mjek\u00ebsore\u201d. Duke par\u00eb vizionin intelektual e emancipues t\u00eb saj, em\u00ebrohet Shefe e Seksionit t\u00eb Fiziologjis\u00eb Patologjike n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb, pa llogaritur an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb disa komisione vler\u00ebsimi apo n\u00eb shoqatat shqiptare apo evropiane t\u00eb kardiologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke biseduar me doktoresh\u00eb Ninen, t\u00eb duket se d\u00ebgjon qindra z\u00ebra pacient\u00ebsh n\u00eb vite tek rr\u00ebfejn\u00eb se ajo ka b\u00ebr\u00eb \u00e7 \u2018\u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb kryej\u00eb detyr\u00ebn e mjekes e t\u00eb drejtueses s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Dhe pse ka dal\u00eb n\u00eb pension, p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga mjek\u00ebsia. Vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb po me at\u00eb zell e pasion n\u00eb klinik\u00ebn e saj, pa kursyer asgj\u00eb nga vetja, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nga shpirti i saj i madh e bujar gjith\u00e7ka p\u00ebr pacient\u00ebt, ku rrezaton kultur\u00eb komunikimi dhe me plot pasion u jep jet\u00eb dhe shpres\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve. Nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb si kardiologe me tituj e grada shkencore, e mbushur sot me shum\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb merituara.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Mjek\u00eb me emra t\u00eb ndritur, shkoll\u00eb dhe shembuj p\u00ebr brezat<\/strong><\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb me respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shefin e kardiologjis\u00eb Dr. Prof. Petrit Ga\u00e7e, mjek\u00ebt Veli Zogu, Ali Alushani, Fedhon Meksi etj. Komunikimi i tyre i ve\u00e7ant\u00eb, nuk ishte thjesht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb element edukativ, por dhe m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb transmetuar idet\u00eb te mjek\u00ebt e tjer\u00eb me m\u00eb pak p\u00ebrvoj\u00eb, gj\u00eb q\u00eb reflektohej n\u00eb konsultat mjek\u00ebsore, ku ata shquheshin p\u00ebr logjik\u00ebn dhe intuit\u00ebn e lart\u00eb shkencore. Sugjerimet dhe k\u00ebshillat e tyre, transmetonin limitet e dijes, ndryshonin k\u00ebndv\u00ebshtrimin, ndihmonin n\u00eb perceptimin sa m\u00eb real t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb pacient\u00ebve. Nuk rri dot pa th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr mjeken laborante Aurora Knuti, doktore e shkencave mjek\u00ebsore, aktualisht punon pran\u00eb klinik\u00ebs Kajo. Nj\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebse dhe shoqe e ngusht\u00eb pune, prej 40 viteve, me Dr. Nina pran\u00eb qendr\u00ebs spitalore. Dhe pse ka dal\u00eb n\u00eb pension, vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb, po me at\u00eb pasion e vullnet, pa kursyer asgj\u00eb nga vetja, duke dh\u00ebn\u00eb nga shpirti i saj i madh e bujar gjith\u00e7ka p\u00ebr pacient\u00ebt e saj. Pas \u00e7do analize laboratorike me nj\u00eb vullnet t\u00eb papar\u00eb i k\u00ebshillon pa p\u00ebrtim pacient\u00ebt kardiak\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb Dr. Aurora, nj\u00eb grua fisnike e mbushur sot me shum\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb merituara.<\/p>\n<p><strong>E p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vazhdimisht m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr pacient\u00ebt <\/strong><\/p>\n<p>Pyetjes, n\u00ebse ndryshimi i saj ka ardhur thjesht\u00eb nga d\u00ebshira apo mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb i jan\u00eb afruar, Nina, do t\u2019i p\u00ebrgjigjet sinqerisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim midis formimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb kontribuar, por dhe mund\u00ebsive q\u00eb i jan\u00eb afruar n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb jet\u00eb nga shteti dhe shoq\u00ebria. Njeriu ka t\u00eb vet\u00ebn dhe t\u00eb padiskutueshmen, aft\u00ebsit\u00eb dhe intelektin e vet, d\u00ebshirat, vullnetin dhe k\u00ebmb\u00ebnguljen, t\u00eb cilat, si\u00e7 mund t\u00eb kuptohen, mbet\u00ebn personale dhe jan\u00eb atribut i vet\u00eb individit. Pastaj \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria q\u00eb e b\u00ebn vler\u00ebsimin q\u00eb afirmon dhe e \u00e7on individin n\u00eb piedestalin e lart\u00eb njer\u00ebzor. \u00cbsht\u00eb bukur dhe n\u00eb interes t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb kur k\u00ebto dy an\u00eb kombinohen, at\u00ebher\u00eb arrihet ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Nina vazhdon e punon \u00e7do dit\u00eb me p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. Shpesh n\u00eb pun\u00ebn e saj kujton th\u00ebnien: \u201cJeta i jepet njeriut vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe ajo duhet jetuar me dinjitet\u201d. K\u00ebt\u00eb deviz\u00eb, doktoresh\u00eb Nina e ka pasur t\u00eb njohur q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb\u00a0 e hershme, kur ishte mjeke e p\u00ebrgjithshme, por edhe gjat\u00eb gjith\u00eb aktivitetit t\u00eb saj. Kjo vajz\u00eb e grua e tiranase, p\u00ebr 40 vjet fisnik\u00ebroi veten, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht vler\u00ebsoi integritetin dhe inteligjenc\u00ebn, vler\u00ebsoi gjithnj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. Me k\u00ebto mund\u00ebsi, jeta dhe puna e Nin\u00ebs n\u00eb mjek\u00ebsi ka marr\u00eb vlera t\u00eb shumanshme e t\u00eb respektuara nga komuniteti dashamir\u00ebs. K\u00ebtu q\u00ebndron dhe respekti q\u00eb kan\u00eb sot punonj\u00ebsit n\u00eb kliniken e saj. K\u00ebtu e ka burimin edhe g\u00ebzimi e k\u00ebnaq\u00ebsia e saj e madhe, sadisfaksioni i saj moral. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb t\u00eb jesh, por r\u00ebnd\u00ebsi ka se \u00e7far\u00eb jemi dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn n\u00eb jet\u00eb. Impresionet e mia p\u00ebr dr. Nin\u00ebn jan\u00eb t\u00eb shumta, nj\u00eb grua zonj\u00eb, nj\u00eb personalitet i spikatur profesionalisht, q\u00eb rrezaton cil\u00ebsi t\u00eb vyera humane, teksa n\u00eb portretin e saj jan\u00eb t\u00eb pandara pamjet tejet e njer\u00ebzishme, buz\u00ebqeshja e sinqert\u00eb, pasioni e vullneti p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer gjithkujt me p\u00ebrkushtim t\u00eb plot\u00eb, duke i q\u00ebndruar pran\u00eb si t\u00eb ishte nj\u00eb i af\u00ebrm i familjes, si nj\u00eb prind, si nj\u00eb mot\u00ebr, si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb, doktoresh\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Me vlerat e rralla njer\u00ebzore q\u00eb ka shfaqur e q\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb te njer\u00ebzit, ajo ka fituar qindra mij\u00ebra miq n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt ata njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, intelektual\u00eb, qytetar\u00eb t\u00eb shtresave t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb dhe respektojn\u00eb shum\u00eb, i shfaqin shpesh mir\u00ebnjohje p\u00ebr p\u00ebrkushtimin q\u00eb ajo ka treguar dhe tregon ndaj pacient\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb pun\u00eb ajo u njoh me kolegun dhe bashk\u00ebshortin e saj, Ilir Kajo, mjek i talentuar dhe duarart\u00eb, i specializuar p\u00ebr Gastroenterologji-Hepatologji, i njohur jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, por dhe n\u00eb mbar\u00eb vendin, nj\u00eb profesionist q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb plejad\u00ebn e mjek\u00ebve q\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e ka lidhur me sh\u00ebrbimin ndaj njer\u00ebzve. Dr. Nina shquhet gjithmon\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte me pacient\u00ebt. Ajo i shikon si njer\u00ebz, ndaj t\u00eb cil\u00ebve duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim cil\u00ebsor dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk i pa si \u201cklient\u00eb\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb e ndjeshme dhe gjithmon\u00eb vendos marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb paqme dhe shum\u00eb t\u00eb mira me punonj\u00ebset e saj.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Humane, fisnike dhe e admiruar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do konjuktur\u00eb politike q\u00eb ka kaluar, Dr. Nina ka qen\u00eb dhe mbet\u00ebt vetvetja. Ka nj\u00eb individualitet superior t\u00eb shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs, pa poza e pa pretendime p\u00ebr t\u2019u dukur. Pasuria m\u00eb e madhe e saj mbet\u00ebt ruajtja e personalitetit njer\u00ebzor e shoq\u00ebruar me sjellje e kultur\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb lumturi e mir\u00ebqenie shpirt\u00ebrore. Dituria profesionale e intelektuale jan\u00eb velloja e art\u00eb q\u00eb ka zbukuruar personalitetin e saj shoq\u00ebror. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb aventurash, si kjo e sotmja, ku njer\u00ebzit kan\u00eb r\u00ebndur pas fitimit p\u00ebr t\u2019u pasuruar me \u00e7do \u00e7mim moral, duke braktisur diturin\u00eb. Ata q\u00eb mbet\u00ebn njer\u00ebz n\u00eb ndjesi, i kemi sot t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb mjek\u00ebsi. Zilia e t\u00eb tjer\u00ebve ia ka prishur ndonj\u00ebher\u00eb qet\u00ebsin\u00eb, por dr. Nina ka arritur t\u00eb ruaj\u00eb gjakftoht\u00ebsin\u00eb. Kurr\u00eb nuk b\u00ebri kompromis me karakterin e saj dhe kur ishte p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb t\u00eb mirave materiale dhe fam\u00ebs shoq\u00ebrore. Vazhdon dhe mbetet e dashur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e rrept\u00eb me padrejt\u00ebsit\u00eb. \u201cP\u00ebr mua,- thot\u00eb dr. Nina, &#8211; nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb jet\u00ebn time profesionale ka mir\u00ebnjohja njer\u00ebzore dhe mbetesh n\u00eb memorien e popullit t\u00ebnd, ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi m\u00eb i madh i jet\u00ebs time\u201d. Por fatkeq\u00ebsisht gjejm\u00eb jo rrall\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb ndjesi shpirt\u00ebrore, si rezultat i zbraz\u00ebsive karakteriale, mang\u00ebsis\u00eb dhe vulgaritetit t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb kufizuara intelektuale. Dr. Nina ruan respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebsit e saj t\u00eb sh\u00ebrbimit, ku me devotshm\u00ebri ju sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve dhe pacient\u00ebve n\u00eb klinik\u00ebn e saj private, ku ajo drejton, e shoq\u00ebruar me nj\u00eb rregull e disiplin\u00eb dhe past\u00ebrti shembullore t\u00eb admiruar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shembull p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe brezin e ri<\/strong><\/p>\n<p>Cil\u00ebsit\u00eb e vyera, edukata familjare dhe kultura e lart\u00eb\u00a0 komunikimit, dr. Nina e p\u00ebrcolli dhe te dy f\u00ebmij\u00ebt. Me kujdesin e nj\u00eb n\u00ebne t\u00eb arsimuar dhe kulturuar, dr. Nina, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin e saj t\u00eb talentuar, dr. Ilirin, u kujdes\u00ebn p\u00ebr rritjen, edukimin dhe shkollimin e tyre. Djali dhe vajza u shkolluan n\u00eb universitetet m\u00eb me z\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, aktualisht jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku u g\u00ebzohen kultur\u00ebs dhe dijes s\u00eb tyre. K\u00ebta dy pasardh\u00ebs shikojn\u00eb tek prind\u00ebrit e tyre modelin e prind\u00ebrve t\u00eb devotsh\u00ebm, babain e tyre t\u00eb mir\u00ebnjohur e shembullor n\u00eb gjith\u00e7ka, t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb personifikon modelin njer\u00ebzor, figur\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb dhembshur, t\u00eb dashur, profesioniste e rrall\u00eb, q\u00eb rrezaton kudo dhe kurdoher\u00eb humaniz\u00ebm dhe mir\u00ebsi, nj\u00eb qytetare tiranase me emancipim bashk\u00ebkohor. Nj\u00eb gjyshe, ku reflekton p\u00ebrkujdesje dhe dashuri p\u00ebr nipat dhe mbesat e saj, duke i quajtur me plot goj\u00ebn \u00ebmb\u00eblsirat e shpirtit. Un\u00eb si autori i shkrimit i uroj dr. Nin\u00ebs sh\u00ebndet dhe jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb bashk\u00ebshortore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga: Fran GJOKA MJEKJA E TALENTUAR, EFROSINA (NINA) KAJO 40 Vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pacient\u00ebve, duke merituar respektin dhe mir\u00ebnjohjen e tyre T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr mjek\u00ebt flok\u00ebthinjur nga pesha e viteve t\u00eb tyre mbi supe nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, pasi tek ata mungon d\u00ebshira p\u00ebr dukje, por kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndjenj\u00eb, pasion, dashuri e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-1654","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1654"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1654\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}