{"id":1684,"date":"2024-05-02T15:29:28","date_gmt":"2024-05-02T15:29:28","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1684"},"modified":"2024-05-02T15:29:31","modified_gmt":"2024-05-02T15:29:31","slug":"shkruar-nga-fran-gjokashkrimatari-dhe-poeti-i-talentuar-pajtim-xhelo-eshte-misherim-i-thjeshtesise-i-dinjitetit-dhe-krenarise-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/05\/02\/shkruar-nga-fran-gjokashkrimatari-dhe-poeti-i-talentuar-pajtim-xhelo-eshte-misherim-i-thjeshtesise-i-dinjitetit-dhe-krenarise-kombetare\/","title":{"rendered":"Shkruar nga Fran Gjoka:Shkrimatari dhe poeti i talentuar Pajtim Xhelo \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i thjesht\u00ebsis\u00eb, i dinjitetit dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruar nga Fran Gjoka<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkrimatari dhe poeti i talentuar Pajtim Xhelo \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i thjesht\u00ebsis\u00eb, i dinjitetit dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>(Dol\u00ebn n\u00eb drit\u00eb kat\u00ebr librat e rinj t\u00eb poetit, prozatorit, studjuesit vlonjat, Pajtim Xhelo).<\/em><\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb Sht\u00ebpia Botuese NACIONAL\u00a0 botoi kat\u00ebr librat e rinj t\u00eb Pajtim Xhelos :<\/p>\n<ol>\n<li>&#8220;Ti duhet t\u00eb jetosh &#8221;\u00a0 &#8211;\u00a0 tregime dhe novela<\/li>\n<\/ol>\n<p>2 . &#8220;Vejusha me sy t\u00eb gjelb\u00ebr &#8221;\u00a0 &#8211;\u00a0 novela<\/p>\n<p>3 . &#8221; N\u00eb mug\u00ebtir\u00eb yjet arratisen &#8221; &#8211; lirika<\/p>\n<p>4 . &#8221; Pranver\u00eb e vonuar &#8221; &#8211; lirika<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb kesh lexuar\u00a0 krijimet e m\u00ebpar\u00ebshme t\u00eb Pajtim Xhelos dhe je i sigurt q\u00eb edhe k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb po atij niveli, madje do gjejm\u00eb aty edhe prurjen me sukses t\u00eb padiskutuesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb proz\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr moderne, si tregimi impresion. Do thoja pa rezerv\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi n\u00eb Let\u00ebrsin\u00eb Shqipe<\/p>\n<p>bashk\u00ebkohore, nj\u00eb risi q\u00eb duhet vler\u00ebsuar nga kritika e koh\u00ebs ( n\u00ebse ajo\u00a0 \u00ebsht\u00eb e pranishme akoma )<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb analizuar holl\u00ebsisht poezin\u00eb dhe proz\u00ebn e sapo sjell\u00eb ( sepse at\u00eb po e l\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e lexuesit ), po paraqes :<\/p>\n<p>&#8220;Nj\u00eb biografi e shkurt\u00ebr e shkrimtarit, poetit, studjuesit\u00a0 t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb,historis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb dhe publi\u00e7istit Pajtim Xhelo&#8221;.<\/p>\n<p>U lind n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb familje shum\u00eb t\u00eb her\u00ebshme qytetare me tradita intelektuale dhe atm\u00ebm\u00ebdhetare nga t\u00eb dy prind\u00ebrit. Q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb shkoll\u00ebs, shquhej p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb marrjen e dijeve. M\u00ebsuesit e tij thoshin q\u00eb ky djal\u00eb nuk studionte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nota t\u00eb mira. Ai studionte p\u00ebr njohuri t\u00eb q\u00ebndrueshme, me piksynyme t\u00eb qarta, q\u00eb t\u00eb njihte sa m\u00eb mir\u00eb bot\u00ebn q\u00eb e rrethonte. Eshte nd\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e rrall\u00eb, me formim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, i vler\u00ebsuar me not\u00ebn 10 n\u00eb let\u00ebrsi dhe l\u00ebnd\u00ebt shoq\u00ebrore dhe me 10 n\u00eb matematik\u00eb dhe shkencat e p\u00ebrpikta. Kish prirje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebt e huaja, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb e ndihmuan n\u00eb studimet e tij n\u00eb shkencat albanologjike.<\/p>\n<p>Shquhej p\u00ebr nj\u00eb pjekuri t\u00eb parakoh\u00ebshme, seriozitet n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb hidhte, k\u00ebmb\u00ebngulje, etje p\u00ebr dije. M\u00ebsuesit dhe shok\u00ebt e tij trgonin se ai nuk m\u00ebsonte kurr\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh, pa e zb\u00ebrthyer dhe kuptuar n\u00eb thelb gjith\u00e7ka t\u00eb re. Pasioni p\u00ebr let\u00ebrsisn\u00eb u vu re q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. N\u00eb klas\u00ebn e pest\u00eb m\u00ebsuesja e gjuh\u00ebs ruse, Mjaftime Gorishti, duke par\u00eb q\u00eb njohurit\u00eb e tij ishin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara se ato t\u00eb moshatar\u00ebve t\u00eb tij, e ngarkoi me mbar\u00ebvajtjen e bibliotek\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs Nr 2 ( Naim Frash\u00ebri ) Kjo b\u00ebri<\/p>\n<p>q\u00eb ai t\u00eb niste t\u00eb lexonte me nj\u00eb etje t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebshme q\u00eb n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb ( 11 \u2013 12 vje\u00e7 ) autor\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar, si Tolstoi, Dikensi, Viktor Hygoi, Balzak, Stendal, Xhek London Gorki, Turgenjev, Gogol, Pushkin, Lermontov, Majakovski,Dikens, Shollohov, Migjeni, Mjeda, Noli, \u00c7ajupi e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tregon edhe vet, nuk i duhej t\u00eb studionte shum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sidomos n\u00eb matematik\u00eb. Cili qe sekreti? Kishte nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebshme n\u00eb shpjegim.<\/p>\n<p>Shok\u00ebt e tij thon\u00eb q\u00eb kur m\u00ebsuesit shpjegonin, ai nuk shk\u00ebputej nga d\u00ebgjimi, sikur bota t\u00eb p\u00ebrmbysej rreth tij. Mbase do duket e pabesueshme, po n\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7are Pajtim Xhelo shkruajti nj\u00eb novel\u00eb me tem\u00eb nga jeta shkollore, novel\u00eb q\u00eb u vler\u00ebsua nga nj\u00eb shkrimtar vlonjat, m\u00ebsues let\u00ebrsie, Miliano Stefa.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur ishte n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb gjimnazit, m\u00ebsuesi i let\u00ebsis\u00eb, Daut Shtino, u thosh t\u00eb gjith\u00ebve, q\u00eb Pajtim Xhelo e njihte drejtshkrimin e Gjuh\u00ebs Shqipe m\u00eb mir\u00eb se vet m\u00ebsuesit e Gjuh\u00ebs. Nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb e sajuar n\u00eb biografi, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb mos shkonte n\u00eb Universitet n\u00eb deg\u00ebn q\u00eb donte. Shkoi me dy muaj vones\u00eb p\u00ebr Agronomi. Nga let\u00ebrsia dhe arti nuk u shk\u00ebput. Luajti teat\u00ebr, k\u00ebndoi, ishte atlet cil\u00ebsor&#8230;<\/p>\n<p>Nj\u00eb djal\u00eb me prirje, q\u00eb mbase, n\u00eb parim, edhe kund\u00ebrshtonin njeratjetr\u00ebn. N\u00eb pes\u00eb vitet studentore shkruajti dhe botoi heraher\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn STUDENTI e m\u00eb pas n\u00eb gazet\u00ebn lokale t\u00eb qytetit. E em\u00ebruan n\u00eb Skoll\u00ebn e Mesme t\u00eb Llakatundit ( Teknikum bujq\u00ebsor ), nga ku, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj p\u00ebrb\u00ebrjeje politike t\u00eb sajuar e larguan me shkakun q\u00eb lexonte libra t\u00eb ndaluar. Pas 13 or\u00eb mbledhje, ku u mbrojt nga t\u00eb 59 m\u00ebsuesit ( me p\u00ebrjashtim t\u00eb sekretarit t\u00eb Partis\u00eb dhe drejtorit dhe spiunit ) shp\u00ebtoi nga d\u00ebnimi me burg, po mori nj\u00eb goditje q\u00eb e detyroi t\u00eb hesht\u00ebte p\u00ebr disa vite. Deri at\u00ebhere kish gati p\u00ebr botim dy novela, tre v\u00ebllime me tregime dhe dy v\u00ebllime me poezi. I pushtuar nga paniku dhe frika mos e p\u00ebrndiqnin, i dogji t\u00eb gjitha dor\u00ebshkrimet n\u00eb sob\u00ebn e drurit. Nga shkrimet nuk hoqi dor\u00eb, por fshehur, pa ia trguar askujt. Gjat\u00eb koh\u00ebs, studionte autodidakt p\u00ebr historiografin\u00eb e lasht\u00eb t\u00eb popullit ton\u00eb, e cila i dha dor\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonte romanin e tij historik \u201c Mallkim i p\u00ebrjetsh\u00ebm, t\u00eb cilin e aprovoi p\u00ebr botim Sht\u00ebpia Botuese \u201c Naim Fr4ash\u00ebri \u201c n\u00eb vitin 1988, ku ishte n\u00ebndrejtoresh\u00eb Iskra Tata Thoma. Recensenti historik, Myzafer Korkuti e vler\u00ebsoi me notat m\u00eb t\u00eb larta, jo vet\u00ebm nga ana e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb historike, por edhe si lexues I kualifikuar. Po k\u00ebshtu edhe recensenti tjet\u00ebr, Arben Xoxe. Romanin nuk pranoi ta linte p\u00ebr botim, sepse nuk ra dakord q\u00eb t\u00eb ndryshonte nj\u00eb<\/p>\n<p>fakt historik\u2026<\/p>\n<p>Donte t\u2019i p\u00ebrmbahej me p\u00ebrpikm\u00ebri v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb historike. E botoi n\u00eb vitin 1997, n\u00ebp\u00ebr plumbat e marsit t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb atij viti t\u00eb mbrapsht\u00eb. N\u00eb vitin 1992 nxjerr gazet\u00ebn \u201c Zgjimi \u201c si gazet\u00eb e vetme n\u00eb Vlor\u00eb, sepse gazeta\u201c Vlora \u201ctashm\u00eb ishte mbyllur. Po at\u00eb vit \u00e7el Sht\u00ebpin\u00eb e<\/p>\n<p>par\u00eb dhe t\u00eb vetme Botuese n\u00eb Vlor\u00eb me emrin \u201c Flamuri \u201c Nisi botimin e nj\u00eb Almanaku letrar me titullin \u201c Aulona \u201c, por p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive financiare dhe teknologjis\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb makinerive t\u00eb Shypshkronj\u00ebs, dol\u00ebn n\u00eb drit\u00eb vet\u00ebm tre numra. Po k\u00ebshtu boton nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb dyt\u00eb dyjavore me titull \u201c Ekartshkin\u201d ( ekonomi, aert, shkenc\u00eb, informacion). Edhe ajo pasoi almanakun, dol\u00ebn vet\u00ebm tre numra dhe nuk jetoi m\u00eb. Si\u00e7 thot\u00eb edhe vet Pajtimi, n\u00ebse do t\u2019I pres\u00ebsh rrug\u00ebtimin nj\u00eb artisti krijues, v\u00ebre n\u00eb drejtim dhe ia ke arritur q\u00ebllimit. Ato vite p\u00ebr Pajtimin ishin nj\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb, pa krijimtari.N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga viti 1990 , deri n\u00eb vitin 1997, duke qen\u00eb Drejtor n\u00eb dy nd\u00ebrmarje, nuk pati mund\u00ebsi t\u00eb merrej me krijimtari Botimet i nisi n\u00eb vitin 1997 dhe 1998. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb diabeti shum\u00ebvje\u00e7ar ( q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7, kur nuk i doli e drejta e studimit ), pati probleme t\u00eb r\u00ebnda me syt\u00eb. B\u00ebri 9 nd\u00ebrhyrje n\u00eb klinikat ruse dhe deri n\u00eb vitin 2015 nuk mundi t\u00eb shkruante. Pas k\u00ebtij viti, edhe pse duke sakrifikuar sh\u00ebndetin e t\u00eb parit, vijoi t\u00eb shkruante dhe t\u00eb botonte me nj\u00eb vullnet dhe frym\u00ebzim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Vet Pajtimi thot\u00eb : \u201cMund t\u00eb duket \u00e7udi, po Zoti ma ktheu borxin e viteve q\u00eb heshta. Ka botuar dy romane dhe t\u00eb tretin e ka gati p\u00ebr botim, 10 v\u00ebllime me lirika, dy v\u00ebllime me novela, n\u00eb bashkautor\u00ebsi me Iskra Tata Thoman\u00eb,nj\u00eb v\u00ebllim tjet\u00ebr me novela n\u00eb bashkautor\u00ebsi me Iskr\u00ebne, nj\u00eb novel\u00eb xhepi, nj\u00eb v\u00ebllim me tregime, nj\u00eb lib\u00ebr me studime albanologjike dhe librin we fundit, n\u00eb bashkpunim me Iskr\u00ebn me \u201c Shprehje frazeologjike p\u00ebrmes rr\u00ebfenjave.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, edhe pse n\u00eb rrethana shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnduara me sh\u00ebndetin( I diagnostikuar nga nj\u00eb s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme me fund t\u00eb shpejt\u00eb ), Dol\u00ebn nga botimi kat\u00ebr librat e tij t\u00eb rinj, dy v\u00ebllime me lirika dhe dy v\u00ebllime me tregime dhe novela.<\/p>\n<p>Gjithsej ka botuar 23 libra. Edhe pse me probleme t\u00eb r\u00ebnda sh\u00ebndet\u00ebsore, ai po vijon krijimtarin\u00eb. Ja si shprehet Iskra\u00a0 Tata\u00a0 Thoma , prozatore, kritike letrare,<\/p>\n<p>redaktore, p\u00ebrkthyese, studjuese p\u00ebr mikun e saj, Pajtimin : \u201c Pajtim Xhelo, si shkrimtar ka arritur n\u00eb maj\u00ebn e Olimpit n\u00eb t\u00eb gjitha gjinit\u00eb e proz\u00ebs, q\u00eb nga tregimi i shkurt\u00ebr, novela, romani ( madje edhe romani historik q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq i v\u00ebshtir\u00eb,sidomos kur flet p\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb ) M\u00eb duhet t\u00eb theksoj faktin, q\u00eb, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7am, ka shkruar aq shum\u00eb tregime p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb, aq sa kan\u00eb shkruar t\u00eb gjith\u00eb krijuesit \u00e7am\u00eb, t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku. Disa nga shok\u00ebt, me shaka i thon\u00eb : \u201c Ti je \u00e7am \u201c E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta them me siguri, n\u00ebse Pajtimi ka l\u00ebn\u00eb pa na sjell\u00eb n\u00eb tregimet e tij, ndonj\u00eb krahin\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Natyrore, apo, si\u00e7 i quan ai, Epirit, Iliiris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb me origjin\u00eb pellazge, duke nisur q\u00eb nga Trieste, n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb Ulqin, n\u00eb Folorin\u00eb, Kostur, Konic\u00eb, Grebene, SELANIK,, DERI N\u00cb Art\u00eb dhe Prevez\u00eb&#8230;Them se na i ka sjell\u00eb t\u00eb gjitha trevat pellazge n\u00eb krijimet e tij.. Nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu edhe disa rr\u00ebfenja impresioniste t\u00eb tpit t\u00eb Kafk\u00ebs etj. Shpesh, madje mund t\u00eb them pa frik\u00eb, r\u00ebndom, n\u00eb p\u00ebrshkrimet kthehet n\u00eb proz\u00eb poetike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb bukurin\u00eb e k\u00ebtij stili, ve\u00e7an\u00ebrisht me mendimin e thyer dhe tingullin ngacmues p\u00ebr shpirtin Si poet, m\u00eb duhet t\u00eb pranoj se i ka kaluar p\u00ebrmasat mbar\u00ebkomb\u00ebtare, madje i ka kap\u00ebrxyer edhe k\u00ebto kufij.N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur poezia, jo vet\u00ebm te ne, por edhe n\u00eb Bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb zbehur, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thjesht nj\u00eb proz\u00eb e zhveshur nga melodia, flladet dhe aromat e ves\u00ebs nektarore, lirikat e Pajtim Xhelos t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb shpirtin, p\u00ebr t\u00eb t\u00eb \u00e7uar n\u00eb yll\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrfytyruara t\u00eb legjendave hyjnore. Edhe poezia e tij epike t\u00eb rr\u00ebmben n\u00eb krah\u00eb, p\u00ebr t\u00eb t\u00eb \u00e7uar mysafir n\u00eb bot\u00ebn burr\u00ebrore t\u00eb nderit, besnik\u00ebris\u00eb, bujaris\u00eb dhe trim\u00ebris\u00eb. Poezia e tij \u00ebsht\u00eb gati hyjnore, teknika ka arritur p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb, Shpirti i tij i madh\u00ebrish\u00ebm na flet me gjuh\u00ebn e Per\u00ebndive p\u00ebrmes vargjeve brilante. Gjuha e poezive t\u00eb tij ( natyrsh\u00ebm, edhe e proz\u00ebs) \u00ebsht\u00eb Shqipja e kulluar, larg huazimeve dhe ndikimeve. Dhe nuk ka si t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe&#8230;<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb palodhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebz\u00ebn\u00eb nga fjalori fjal\u00ebt \u201c ardhacake\u201d si i quan fjal\u00ebt e panevoj\u00ebshme q\u00eb kan\u00eb pushtuar fjalorin( leksikun) e Gjuh\u00ebs Shqipe. Ai ka studjuar historiografin e lasht\u00ebsis\u00eb s\u00eb popullit ton\u00eb, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundime me vlera t\u00eb pamohueshme q\u00eb hedhin drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb na i kan\u00eb rr\u00ebmbyer padrejt\u00ebsisht fqinj\u00ebt tan\u00eb. Natyrisht, nuk kish si t\u00eb ndodhte ndryshe, q\u00eb nj\u00eb njeri me nj\u00eb kultur\u00eb kaq t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb thell\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs, nj\u00eb intelektual i mir\u00ebfillt\u00eb si Pajtim Xhelo, t\u00eb mos ishte edhe nj\u00eb poet dhe shkrimtar me p\u00ebrmasa t\u00eb pakufishme, t\u00eb pa konturuara. Ky \u00ebsht\u00eb shoku dhe miku im, Pajtim Xhelo, njeriu me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb jet\u00ebsore t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebshme, q\u00eb po na i l\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb si Margaritar p\u00ebr brezat q\u00eb do vin\u00eb. Dhe t\u00eb mendosh, q\u00eb ky njeri deri para pes\u00eb viteve, nuk tha kurr\u00eb me goj\u00ebn e vet : \u201c Jam poet, apo shkrimtar, apo studjues\u201d Po, thoshte gjithmon\u00eb : \u201c E dua vendin tim, e dua kombin tim, e dua qytetin tim mbi jet\u00ebn time fizike\u201d Nj\u00eb njeri me t\u00eb tilla vlera, q\u00eb nuk thot\u00eb \u201c Jam poet, jam shkrimtar, jam studjues\u201d \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i thjesht\u00ebsis\u00eb, i dinjitetit dhe krenaris\u00eb q\u00eb hesht, por q\u00eb flet me gjuh\u00ebn e nj\u00eb shpirti t\u00eb shenjt\u00eb. kujtoj Qeveris\u00eb e sidomos pushtetit local t\u00eb Vlor\u00ebs q\u00eb t\u2019i krijoj\u00eb kushte minimale k\u00ebtij njeriu me p\u00ebrmasa t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebshme, q\u00eb ka pranuar t\u00eb digjet pa flak\u00eb, pa buj\u00eb dhe zhurm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kombit, t\u00eb Atm\u00ebm\u00ebdheut dhe Vlor\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse me probleme t\u00eb r\u00ebnda me sh\u00ebndetin, sidomos me syt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mjek\u00ebt e kan\u00eb k\u00ebshilluar t\u00eb mos lexoj\u00eb e t\u00eb mos skruaj\u00eb, pasi b\u00ebri n\u00ebnt\u00eb nd\u00ebrhyrje p\u00ebr t\u00eb ruajtur k\u00ebt\u00eb pak\u00ebz drit\u00eb, ky njeri ka<\/p>\n<p>vendosur t\u00eb sakrifikohet p\u00ebr at\u00eb q\u00ebllim madhor q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb vetes&#8230; T\u00eb ler\u00eb trash\u00ebgim krijimet e tij perla p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij, se tjet\u00ebr pasuri ai nuk ka. I Uroj me zem\u00ebr jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij njeriu t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb heshtur, q\u00eb nuk e ka njohur egoizmin dhe egocentrizmin, k\u00ebsaj blete q\u00eb ka mbledhur p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra nektarin e jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb na sjell\u00eb mjaltin e shpirtit. Q\u00eb n\u00eb gjimnaz, ne e th\u00ebrrisnim Esenin. E them pa e tep\u00ebruar, q\u00eb Vlora ka fat t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Esenin t\u00eb ri. Ku ka poet tjet\u00ebr q\u00eb ka shkruar p\u00ebr Vlor\u00ebn 24 poezi perla, q\u00eb nuk ngjajn\u00eb aspak me njera tjetr\u00ebn Ku ka poet tjet\u00ebr, q\u00eb n\u00eb t\u00eb dhjet\u00eb v\u00ebllimet e tij me poezi t\u00eb na sjell\u00eb, njlloj si n\u00eb proz\u00eb, dashurin\u00eb, g\u00ebzimin, trishtimin, zhg\u00ebnjimin, miq\u00ebsin\u00eb e sinqert\u00eb, pabesin\u00eb, rr\u00ebzimin dhe ringritjen, merakun, dh\u00ebmbjen, fitoren dhe humbjen me nj\u00eb stil klasik mjesht\u00ebror, ku rima, ritmi, figurat e mrekullueshme letrare, brisht\u00ebsia dhe<\/p>\n<p>\u00ebmb\u00eblsia t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihesh n\u00eb nj\u00eb lirisht\u00eb pylli, n\u00eb nj\u00eb maj\u00eb mali, t\u00eb t\u00eb puthin val\u00ebt e detit, t\u00eb t\u00eb freskoj\u00eb uj\u00ebt kristal t\u00eb nj\u00eb kroi, t\u00eb k\u00ebndosh me net\u00ebt h\u00ebnore, t\u00eb vall\u00ebzosh me yjet&#8230; Shqip\u00ebria e ka k\u00ebt\u00eb fat.<\/p>\n<p>Vlora e ka k\u00ebt\u00eb fat.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 ne, shqiptar\u00ebt, duhet t\u00eb m\u00ebsohemi t\u2019I vler\u00ebsojm\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb I sh\u00ebrbejn\u00eb kombit me p\u00ebrkushtim q\u00eb kur ata jan\u00eb gjall\u00eb. Me keqardhje dhe dh\u00ebmbje, m\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj t\u00eb ditur q\u00eb poeti,shkrimtari, studjuesi dhe publi\u00ebisti i p\u00ebrmasave mbar\u00ebkomb\u00ebtare Pajtim Xhelo, po\u00a0 jeton mbase dit\u00ebt e fundit n\u00ebn dh\u00ebmbjet e nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb pash\u00ebrueshme me kurajo, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb telefon : &#8221; M\u00eb vjen keq q\u00eb do l\u00eb pa p\u00ebrfunduar dy romane, bashk\u00eb me nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb m\u00eb mbeti dor\u00ebshkrim. &#8221; P\u00ebrs\u00ebri i urojm\u00eb sh\u00ebndet dhe vet\u00ebm sh\u00ebndet !<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga Fran Gjoka Shkrimatari dhe poeti i talentuar Pajtim Xhelo \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i thjesht\u00ebsis\u00eb, i dinjitetit dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare (Dol\u00ebn n\u00eb drit\u00eb kat\u00ebr librat e rinj t\u00eb poetit, prozatorit, studjuesit vlonjat, Pajtim Xhelo). K\u00ebto dit\u00eb Sht\u00ebpia Botuese NACIONAL\u00a0 botoi kat\u00ebr librat e rinj t\u00eb Pajtim Xhelos : &#8220;Ti duhet t\u00eb jetosh &#8221;\u00a0 &#8211;\u00a0 tregime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1684","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1684","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1684"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1684\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1684"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1684"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1684"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}