{"id":1696,"date":"2024-05-03T19:01:03","date_gmt":"2024-05-03T19:01:03","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1696"},"modified":"2024-05-03T19:01:06","modified_gmt":"2024-05-03T19:01:06","slug":"kadri-tarelli-shkruanforca-e-mendimit-te-con-drejt-filozofise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/05\/03\/kadri-tarelli-shkruanforca-e-mendimit-te-con-drejt-filozofise\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:FORCA E MENDIMIT T\u00cb \u00c7ON DREJT FILOZOFIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<\/p>\n<p><em>Gjithkush ka koh\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb jetuar. Jeta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe e pap\u00ebrs\u00ebritshme: T\u00eb ngresh lart emrin t\u00ebnd me vepra, vet\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb e arritja e virtytit. <\/em><\/p>\n<p>Poeti filozof, Virgjili.<\/p>\n<p>FORCA E MENDIMIT T\u00cb \u00c7ON DREJT FILOZOFIS\u00cb<\/p>\n<p><em>Udh\u00ebtim n\u00eb krijimtarin\u00eb e autorit Mark Zadeja.<\/em><\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh, shkrimtari shkodran Mark Zadeja m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb Durr\u00ebs, librin e tij \u201cForca e Mendimit\u201d. Titull i thjesht\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendohesh gjat\u00eb. Nj\u00eb vep\u00ebr me rreth 200 faqe, pa hyrje dhe pa asnj\u00eb lloj komenti e vler\u00ebsimi. Thjesht, drejt p\u00ebr drejt n\u00eb tem\u00eb: Shprehje mendimesh, apo si\u00e7 i quajm\u00eb sot me nj\u00eb em\u00ebrtim modern \u201caforizma\u201d, q\u00eb un\u00eb i quaj \u201cfjal\u00eb e jashtme\u201d. Jan\u00eb jo pak, por rreth 3000 mendime q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vras\u00ebsh mendjen e t\u00eb p\u00ebrjetosh. T\u00eb gjitha t\u00eb krijuara nga vet\u00eb autori.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr njohje, p\u00ebr markun m\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmend dy-tri holl\u00ebsi t\u00eb vogla n\u00eb dukje: <em>Akademia Europiane e Arteve e ka vler\u00ebsuar z. Mark Zadeja, me titullin \u201cDoctor Honoris Cauza\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebr librin \u201cQyteti i Vuajtjes\u201d, nga kjo Akademi \u00ebsht\u00eb propozuar si kandidat p\u00ebr \u00e7mimin \u201cNobel\u201d. <\/em>S\u00eb fundmi, nj\u00eb vler\u00ebsim nga Rumania, motivacioni:<em> \u201cMark Zadeja. \u201c<\/em>Nder i kombit\u201d:<em> P\u00ebr vlerat letrare n\u00eb fush\u00ebn e piktur\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb, kritik arti, merita njer\u00ebzore dhe atdhetare\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sipas mendimit filozofik, \u201cem\u00ebrtimi\u201d i \u00e7do sendi apo dukurie mendore, shoq\u00ebrore, shkencore, me fjal\u00ebn ton\u00eb apo t\u00eb jashtme, nuk ka lidhje me p\u00ebrmbajtjen. Ndryshe ndodh me titullin e nj\u00eb libri; ku autori vuan derisa gjen titullin, pasi \u00e7do fjal\u00eb apo grup fjal\u00ebsh, p\u00ebrmbledh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike esenc\u00ebn e p\u00ebrmbajtjes dhe kumtin q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb te lexuesi, q\u00eb n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu jam n\u00eb nj\u00eb mendje me autorin dhe titullin e librit, sepse \u201cForca e mendimit\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb forc\u00eb fizike, mekanike, shtyt\u00ebse, t\u00ebrheq\u00ebse, shp\u00ebrthyese, l\u00ebviz\u00ebse, etj. Ky titull ka n\u00eb brend\u00ebsi shum\u00eb filozofi, sepse ajo \u00ebsht\u00eb forca q\u00eb shtyn p\u00ebrpara shoq\u00ebrin\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrron sistemet, q\u00eb formon religjionet dhe ideologjit\u00eb, q\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje masat pun\u00ebtore dhe popullore, m\u00eb tej grupimet shoq\u00ebrore, duke ven\u00eb n\u00eb peshore p\u00ebrfundimet dhe pasojat. Dhe, n\u00eb rastin konkret p\u00ebrmbledh n\u00eb pak fjal\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsimin teorik e praktik t\u00eb dukurive, apo ngjarjeve t\u00eb ndryshme, q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt maj\u00ebs, drejt mendimit filozofik.<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se nuk shtova gj\u00eb t\u00eb re n\u00eb fjal\u00ebn time rreth librit \u201cForca e mendimit\u201d, q\u00eb pasi e mbarova, po i rikthehem p\u00ebr ta par\u00eb dhe shijuar pak m\u00eb nge dhe qet\u00ebsisht, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj krahasimi me librin \u201cVuajtja e qytetit\u201d, i t\u00eb nj\u00ebjtit autor. Lib\u00ebr q\u00eb u p\u00ebrurua n\u00eb Durr\u00ebs pak muaj m\u00eb par\u00eb, Tetor 2023, t\u00eb cilit i kushtova edhe nj\u00eb shkrim q\u00eb u publikua n\u00eb gazeta dhe portale elektronike, me titull: <em>\u201cVuajtja e Qytetit, si Histori, Psikologji dhe Filozofi\u201d.<\/em> Gazeta \u201cVeterani\u201d, Facebook, \u201cZemra Shqiptare\u201d, Gazeta \u201cDielli\u201d, Gazeta \u201cFjala\u201d.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr mendimin tim, vura re se autori Mark Zadeja kishte vendosur shum\u00eb shprehje, apo mendime t\u00eb ngjeshura, ku futeshin analiza psikologjike e filozofike, lidhur me \u00a0ndodhit\u00eb e hidhura e t\u00eb p\u00ebrjetuara fuqish\u00ebm, q\u00eb peshonin shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn, mendjen dhe shpirtin e qytetit e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn time rendita disa prej tyre, pa ditur dhe pa menduar se Marku kishte koh\u00eb q\u00eb shprehje t\u00eb tilla i kishte b\u00ebr\u00eb pron\u00eb t\u00eb mendimit t\u00eb tij filozofik, aq sa kishte botuar edhe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb till\u00eb, t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Pse ta mohoj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe krijuese, q\u00eb e vlen t\u00eb merret n\u00eb v\u00ebmendje, t\u00eb diskutohet dhe t\u00eb vler\u00ebsohet, duke u ndalur kryesisht te p\u00ebrmbajtja dhe bukuria e fjal\u00ebs, si mendim dhe forc\u00eb artistike. Mendoj dhe jam i bindur, se, n\u00ebse bashkohen forca e mendimit dhe me artin e fjal\u00ebs, at\u00ebher\u00eb Marku ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr sa t\u00eb bukur aq edhe t\u00eb arrir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do faqe q\u00eb lexoj, shoh se autori ka arritur t\u00eb futet n\u00eb natyr\u00ebn e ndritur t\u00eb mendimit t\u00eb hapur, t\u00eb duksh\u00ebm, t\u00eb preksh\u00ebm, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb skutat m\u00eb t\u00eb fshehta e t\u00eb heshtura, t\u00eb jet\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore, familjare, shoq\u00ebrore, historike, psikologjike dhe filozofike. Ai ka gjetur dhe gdhendur fjal\u00ebn, p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb gur themeli t\u00eb mendimit filozofik. Nj\u00eb pun\u00eb sa e v\u00ebshtir\u00eb aq edhe e fisme, p\u00ebr t\u2019u ngjitur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb dijes dhe mendimit krijues.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendoj dhe t\u00eb jem n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb librit, \u00ebsht\u00eb: sa shum\u00eb hap\u00ebsira paska jeta, q\u00eb cop\u00ebzat e saj t\u00eb pasqyrohen si p\u00ebrmbledhje n\u00eb pak reshta fjal\u00ebsh. Aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, sa i b\u00ebj pyetje vetes dhe autorit: &#8211; A ka fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs njer\u00ebzore q\u00eb nuk ke trokitur, p\u00ebr t\u00eb shkrir\u00eb mineralin dhe p\u00ebr ta kthyer n\u00eb metal e gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar, n\u00eb dobi t\u00eb vetvetes dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si fillim, m\u00eb duhet t\u00eb them se Marku \u00ebsht\u00eb besimtar i mir\u00eb, adhuron dhe i falet Zotit. Shum\u00eb her\u00eb n\u00eb faqe t\u00eb ndryshme t\u00eb librit, n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme i drejtohet Zotit dhe mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. Por nuk mjaftohet me kaq, ai adhuron jet\u00ebn, dashurin\u00eb, rinin\u00eb, pun\u00ebn, koh\u00ebn, lirin\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, thjesht\u00ebsin\u00eb, bes\u00ebn, ndershm\u00ebrin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb, muzik\u00ebn, librin, poetin dhe poezin\u00eb, piktorin dhe piktur\u00ebn, mir\u00ebnjohjen, pa harruar t\u00eb bukur\u00ebn n\u00eb natyr\u00eb dhe urt\u00ebsin\u00eb n\u00eb shpirtin njer\u00ebzor. Si pjes\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb t\u00eb kund\u00ebrtave, autori p\u00ebr\u00e7mon t\u00eb keqen, lakmin\u00eb, pabesin\u00eb, mburrjen, paudh\u00ebsin\u00eb, mosmir\u00ebnjohjen, ngutjen, fjal\u00ebn e pa mbajtur, p\u00ebrgjigjen e pamenduar, t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebn, rendjen pas pasuris\u00eb, veseve, dembelizmin, krekosjen, etj. Besoj se gjith\u00e7ka p\u00ebrmblidhet n\u00eb k\u00ebto dy fjal\u00eb magjike me vlera universale: \u2013 \u201c<em>Krenarin\u00eb ruaje p\u00ebr atdheun. Kjo t\u00eb b\u00ebn fisnik\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Mendoj t\u00eb rendis disa fjal\u00eb dhe shprehje, q\u00eb mund dhe duhet t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb gjithsecilit n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, ca m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pasurimin e mendimit p\u00ebr t\u2019u drejtuar dhe mos gabuar n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebt e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>. Besimi te Zoti \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim p\u00ebr shpirtin. K\u00ebnaq\u00ebsia e shpirtit \u00ebsht\u00eb bamir\u00ebsia e tij, ndershm\u00ebria-e v\u00ebrteta e tij, mir\u00ebsia-natyra e tij, lavdia-vepra e tij dhe dashuria e v\u00ebrtet\u00eb-\u00e7ilt\u00ebrsia e zemr\u00ebs.<\/p>\n<p>. Nj\u00eb njeri, qoft\u00eb ky mbret apo kumtar, nuk matet nga pasuria q\u00eb u le trash\u00ebgimtar\u00ebve, as nga betejat q\u00eb fitoi, apo nami i madh q\u00eb pati, po sa shum\u00eb e zhvilloi popullin e vet, sa t\u00eb mira b\u00ebri, sa dashuri e nderim tregoi ndaj tij, e sa shpresa ngjalli tek ai, p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>. Asnj\u00eb bukuri e k\u00ebsaj bote, nuk mund t\u00eb maten me bukurin\u00eb e atdheut.<\/p>\n<p>. Fillim i mbar\u00eb gjysma e pun\u00ebs, porse n\u00ebse t\u00ebrhiqesh, gjysm\u00ebn tjet\u00ebr ta marrin t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>. E v\u00ebrteta e ka streh\u00ebn e vet tek i ndershmi, nd\u00ebrsa e drejta tek i urti.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb zgjatem pafund\u00ebsisht, pasi k\u00ebshtu nuk i shtoj vlera librit, p\u00ebrkund\u00ebr&#8230;&#8230;.! Por m\u00eb duhet t\u00eb them di\u00e7ka p\u00ebr form\u00ebn:<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb gjitha mendimet apo th\u00ebniet, jan\u00eb shtrir\u00eb si lulet shum\u00eb ngjyr\u00ebshe n\u00eb l\u00ebndin\u00eb, pa ndarje sinor\u00ebsh apo gardhesh, ngjyrash e madh\u00ebsie. Me nj\u00eb fjal\u00eb ashtu si\u00e7 kan\u00eb lindur e rritur n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb forma q\u00eb ka p\u00eblqyer autori dhe e vler\u00ebsoj, duke pasur n\u00eb v\u00ebmendje mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrmbajtjen, thelbin e mendimit, dobin\u00eb e tij n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsi t\u00eb jet\u00ebs dhe pesh\u00ebn n\u00eb filozofi.<\/p>\n<p>Jam i bindur dhe i sigurt, se nuk jam i vetmi i dashuruar ndaj th\u00ebnieve t\u00eb bukura dhe t\u00eb ngjeshura n\u00eb mendim. I kam grumbulluar shum\u00eb prej tyre n\u00eb nj\u00eb bllok t\u00eb madh, duke v\u00ebn\u00eb p\u00ebrbir edhe autorin, shkrimtar, mendimtar, poet dhe filozof, shqiptar qoft\u00eb, apo nga bota. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb botuar edhe libra. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebve, me k\u00ebto th\u00ebnie, stolis fillimin e \u00e7do shkrimi apo poezie, n\u00ebp\u00ebr librat e mi, duke i p\u00ebrafruar me p\u00ebrmbajtjen e krijimtaris\u00eb. Nuk them se lexuesit jan\u00eb mrekulluar, por t\u00eb pakt\u00ebn nuk m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: Pse?<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo gjat\u00eb pun\u00ebs m\u00eb lind problemi i gjetjes s\u00eb tyre sipas tematik\u00ebs, k\u00ebshtu m\u00eb duhet t\u00eb harxhoj mjaft koh\u00eb, ndoshta k\u00ebshtu u ndodh edhe t\u00eb tjer\u00ebve. Diku-diku, jam p\u00ebrpjekur t\u2019i grupoj, bie fjala: th\u00ebnie p\u00ebr atdheun, bes\u00ebn, diturin\u00eb, nderin, trim\u00ebrin\u00eb, dashurin\u00eb, n\u00ebn\u00ebn, gruan, rinin\u00eb, arsimin, poezin\u00eb, muzik\u00ebn, politik\u00ebn, artin, sportin, shkenc\u00ebn, etj, etj. Kjo m\u00eb ndihmon shum\u00eb dhe m\u00eb kursen koh\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb kujton t\u00eb mos b\u00ebj p\u00ebrs\u00ebritje.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sakt\u00eb me veten, duke e par\u00eb me kujdes t\u00eb gjith\u00eb librin, edhe autori \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur n\u00eb vetvete p\u00ebr t\u2019i grupuar, por pa i v\u00ebn\u00eb gardh tematik\u00ebs, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsin t\u2019i ver\u00eb n\u00eb \u201ckorniz\u00eb\u201d. Jan\u00eb shprehje apo mendime, q\u00eb duhen futur n\u00eb kujtes\u00eb, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur n\u00eb fjalime, n\u00eb takime, n\u00eb biseda n\u00eb odat e burrave, porosi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, por edhe p\u00ebr ilustrim shkrimesh. Besoj jemi n\u00eb nj\u00eb mendje: <em>\u00cbsht\u00eb bukur kur i d\u00ebgjon, m\u00eb i fituar kur i zbaton<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, m\u00eb duhet t\u00eb them ato pak fjal\u00eb q\u00eb i kurseva n\u00eb fillim: Mark Zadeja i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje pyetjes q\u00eb na shkon n\u00ebp\u00ebr mend, secilit nga ne: &#8211; \u00cbsht\u00eb forca e mendimit e njer\u00ebzve t\u00eb ditur t\u00eb \u00e7do kohe, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb diturie e men\u00e7urie, si trash\u00ebgim i pa\u00e7muar, p\u00ebr t\u00eb hapur shtegun e t\u00eb ardhmes. Jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mundur t\u00eb b\u00ebj\u00eb bashk\u00eb, mendimin e vyer me artin e fjal\u00ebs s\u00eb bukur, duke p\u00ebrcjell\u00eb koh\u00ebn, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe m\u00ebsimin, nga brezi nd\u00ebr breza.<\/p>\n<p>Dihet, se jeta n\u00eb koh\u00eb dhe historia e saj nuk ka ndarje. Ajo vazhdon rrjedh\u00ebn pa pyetur dhe pa ndales\u00eb. T\u00eb lumtur dhe t\u00eb fituar jan\u00eb ata q\u00eb i p\u00ebrthithin fjal\u00ebt e urta dhe mendimet e arta, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb pron\u00eb t\u00eb tyre, duke shtruar udh\u00ebn e dijes dhe t\u00eb suksesit, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb begat\u00eb, m\u00eb t\u00eb paqt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Urime z. Mark, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me vlera n\u00eb njohje, t\u00eb \u00e7muar n\u00eb dobi t\u00eb gjithsecilit nga ne. Lib\u00ebr q\u00eb nuk duhet t\u00eb mungoj\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00eb udh\u00ebtimi, n\u00eb \u00e7do bibliotek\u00eb vetjake apo familjare.<\/p>\n<p>\u201cForca e mendimit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb mendimin filozofik shqiptar. Suksese n\u00eb libra t\u00eb tjer\u00eb!<\/p>\n<p>Kadri Tarelli<\/p>\n<p>Mes prilli, 2024.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Gjithkush ka koh\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb jetuar. Jeta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe e pap\u00ebrs\u00ebritshme: T\u00eb ngresh lart emrin t\u00ebnd me vepra, vet\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb e arritja e virtytit. Poeti filozof, Virgjili. FORCA E MENDIMIT T\u00cb \u00c7ON DREJT FILOZOFIS\u00cb Udh\u00ebtim n\u00eb krijimtarin\u00eb e autorit Mark Zadeja. Para pak dit\u00ebsh, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1696","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1696\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}