{"id":1719,"date":"2024-05-22T06:34:51","date_gmt":"2024-05-22T06:34:51","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1719"},"modified":"2024-05-22T06:34:57","modified_gmt":"2024-05-22T06:34:57","slug":"bashkim-saliasi-binjakezim-vlerash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/05\/22\/bashkim-saliasi-binjakezim-vlerash\/","title":{"rendered":"Bashkim Saliasi: BINJAK\u00cbZIM VLERASH"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi<\/p>\n<p>BINJAK\u00cbZIM VLERASH<\/p>\n<p><em>Nuk ke si t\u2019i ndash\u00a0 nga nj\u00ebri-tjetri p\u00ebr krijimtarin\u00eb e vlerave artistike n\u00eb zhanre t\u00eb shum\u00ebllojta t\u00eb dy autor\u00ebt. Libri n\u00eb faqen e par\u00eb hapet me nj\u00eb shprehje mjaft kuptimplote: \u201cMiku i mir\u00eb njihet n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Miq\u00ebsia pa interes \u00ebsht\u00eb virtyt\u201d. (Vivara)<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr letrare me vler\u00eb e zonj\u00ebs Vilhelme Vrana Haxhiraj p\u00ebr zotin Kadri Tarelli u shtua n\u00eb bibliotek\u00ebn time. Libri i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj me titull \u201cN\u00eb bot\u00ebn e letrave t\u00eb Kadri Tarellit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr letrare me vler\u00eb p\u00ebr dy krijuesit ku dalin n\u00eb pah gjith\u00eb veprimtarit\u00eb letraro-kulturore t\u00eb dy autor\u00ebve<\/p>\n<p>S\u2019ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur, kur krijuesit, t\u00eb njohur n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale lidhin miq\u00ebsi pa interes dhe shpalosin vlerat n\u00eb krijimtarin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit pa u njohur nga af\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb vlera e krijimeve q\u00eb i afron ata me nj\u00ebri-tjetrin, sikur ka ndodhur me shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj dhe shkrimtarin Kadri Tarelli. Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar i gjall\u00eb i nj\u00eb vepre letrare, ku n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pene me maj\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb zonja Vivara nxjerr n\u00eb pah vlerat e krijimtaris\u00eb s\u00eb shkrimtarit, publicistit, poetit dhe gazetarit durrsak Kadri Tarelli. Mjafton t\u00eb lexosh intervist\u00ebn e zonj\u00ebs Vilhelme dhe t\u00eb njihesh me vlerat intelektuale q\u00eb mbart personazhi i librit, Kadri Tarelli si m\u00ebsues, poet, analist, publicist n\u00eb fush\u00ebn e letrave shqipe. Jemi njohur q\u00eb n\u00eb vitin 2009 me mikun durrsak Kadri Tarelli, por p\u00ebrse ta fsheh, nuk e dija se kishte kaq shum\u00eb vlera n\u00eb krijimtari, t\u00eb cilat na i zbulon zonja Vilhelme n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb midis dy krijuesve n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb botimit t\u00eb letrave shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn e saj zonja Vivara thekson: \u201c\u00c7do njeri, jo vet\u00ebm ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb nga jeta, por edhe p\u00ebr t\u00eb treguar p\u00ebrvoj\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb suksesshme, e cila n\u00eb t\u00eb dy rastet vlen si nj\u00eb shkoll\u00eb edukimi\u201d. S\u00eb dyti: \u201cPuna mendore nuk t\u00eb plak kurr\u00eb, por t\u00eb rinon dhe ruan t\u00eb pac\u00ebnuar kujtes\u00ebn\u201d. S\u00eb treti: \u201cVlerat intelektuale t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, jan\u00eb tregues pozitiv dhe katalizator p\u00ebr rinin\u00eb e sotme q\u00eb e sheh bot\u00ebn ndryshe, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim shp\u00ebrfill\u00ebs e mosvler\u00ebsues\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm me k\u00ebto tri fjali magjike autorja tregon vlerat intelektuale q\u00eb zot\u00ebron si nj\u00eb shkrimtare me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e letrave shqipe. Ajo di t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb dhe analizoj\u00eb krijimtarin\u00eb e mikut durrsak Kadri Tarelli n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me mjaft interes p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb personin n\u00eb fjal\u00eb duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah vlerat intelektuale si nj\u00eb njeri i nderuar dhe respektuar nga t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e shok\u00ebt q\u00eb e njohin nga af\u00ebr at\u00eb, si m\u00ebsues, drejtues shkollash, publicist, gazetar, shkrimtar e poet.<\/p>\n<p>Autorja me nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb ka arritur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e brendshme t\u00eb Kadri Tarellit duke hartuar nj\u00eb pyet\u00ebsor n\u00eb intervist\u00ebn e saj q\u00eb di t\u00eb nxjerr\u00eb nga miniera flori dhe ar t\u00eb kulluar.\u00a0 \u00cbsht\u00eb ana formuese e autores q\u00eb ka arritur me nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb vlerat intelektuale t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Kadri Tarellit. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb lexuesi p\u00ebr krijuesin, aq m\u00eb shum\u00eb vlera marrin veprat dhe krijimet e tij. Kadriu e ka \u00e7ar\u00eb rrug\u00ebn e jet\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e letrave me mjaft v\u00ebshtir\u00ebsi, sikund\u00ebr dhe vet\u00eb autorja e librit, zonja Vivara. T\u00eb dy autor\u00ebt e kan\u00eb nisur rrug\u00ebn e krijimtaris\u00eb letrare n\u00eb mosh\u00eb madhore, pas r\u00ebnies s\u00eb sistemit n\u00eb vitet \u201990. T\u00eb dy autor\u00ebt jan\u00eb nderuar dhe vler\u00ebsuar me \u00e7mime nderi n\u00eb konkurset e zhvilluara si brenda vendit dhe jasht\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sa bukur shkruan autorja: \u201cPik\u00ebrisht koha m\u00eb njohu me t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt, poet\u00ebt, studiuesit dhe kritik\u00ebt durrsak\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fal\u00ebnderoj let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri me miq n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d. T\u00eb njoh\u00ebsh dhe t\u00eb m\u00ebsosh p\u00ebr rrjedh\u00ebn e familjes s\u00eb shokut apo mikut \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb shoq\u00ebrore q\u00eb shpalos vlerat e miq\u00ebsis\u00eb dhe dashuris\u00eb p\u00ebr njeriun e pun\u00ebs, peripecit\u00eb e jet\u00ebs dhe arritjet e tij n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Nga prind\u00ebrit kemi d\u00ebgjuar se njeriu n\u00eb jet\u00eb duhet t\u00eb realizoj\u00eb tri detyra: \u201cT\u00eb sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb mbjell\u00eb nj\u00eb pem\u00eb dhe t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij\u201d.\u00a0 Sa bukur ting\u00ebllojn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb shqipe p\u00ebr t\u00eb dy krijuesit tan\u00eb, Kadri Tarellin dhe shkrimtaren Vivara q\u00eb me pun\u00ebn dhe mundin e tyre p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrmbushin k\u00ebt\u00eb profeci t\u00eb popullit ton\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e tij t\u00eb botuar n\u00eb \u201cFjala e lir\u00eb\u201d, profesor Fatmir Terziu, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash, shkruan: \u201cLibri ka disa pjes\u00eb dhe autorja i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta e t\u00eb sakta n\u00eb nj\u00eb shkrim q\u00eb e ka titulluar \u201cPortreti i Kadri Tarellit\u201d. Libri pasqyron me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00ebr\u00eb at\u00eb vler\u00eb q\u00eb p\u00ebrcjell vet\u00eb rruga krijuese dhe p\u00ebrkushtuese e Tarellit. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ashtu sikurse Vranari e cil\u00ebson se \u201cJeta e \u00e7do individi, pavar\u00ebsisht nga profesioni apo talenti, por dhe e nj\u00eb njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Libri i hartuar nga Vilhelme Vrana Haxhiraj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e shtuar p\u00ebr arsye se jo \u00e7do krijues arrin t\u00eb sjell\u00eb para lexuesit vlerat e nj\u00eb autori tjet\u00ebr me kaq sinqeritet dhe dashamir\u00ebsi, q\u00eb lexuesi t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb sesa bukur e l\u00ebvron gjuh\u00ebn shqipe autori q\u00eb p\u00ebrgatit librin, n\u00eb rastet kur miq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e sinqert\u00eb dhe pa asnj\u00eb far\u00eb interesi nga nj\u00ebri-tjetri. Nga k\u00ebto libra t\u00eb shkruar nga studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb pajisur me nj\u00eb dashuri t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah vlerat e krijimtaris\u00eb shum\u00ebdimensionale, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder i madh p\u00ebr krijuesin Kadri Tarelli, q\u00eb i b\u00ebhet nga nj\u00eb kolege erudite si zonja Vivara. Kjo vep\u00ebr e hartuar dhe p\u00ebrpiluar me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe plot kolor t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr krijuesin Tarelli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtim me vler\u00eb q\u00eb u lihet brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm, q\u00eb tregon dashuri, toleranc\u00eb dhe mir\u00ebkuptim midis krijuesve q\u00eb lidhin miq\u00ebsi t\u00eb sinqert\u00eb mbi baz\u00ebn e krijimtaris\u00eb s\u00eb tyre, sikur ka ndodhur me krijuesit vlonjat\u00eb dhe ata durrsak\u00eb, nj\u00eb binjak\u00ebzim vlerash, p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Libri lexohet me \u00ebndje, t\u00eb ngjall mbresa dhe kujtime p\u00ebr pun\u00ebn e palodhshme t\u00eb dy krijuesve dhe t\u00eb hap horizonte p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb personalitetin e dy autor\u00ebve. Gjat\u00eb leximit t\u00eb librit arrin t\u00eb m\u00ebsosh p\u00ebr rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb me plot mund e sakrifica q\u00eb kan\u00eb kaluar t\u00eb dy krijuesit para viteve \u201990. Libri n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i ngjan nj\u00eb kronike poetike, e cila p\u00ebrmbledh n\u00eb vetvete nj\u00eb galeri t\u00eb t\u00ebr\u00eb krijuese, me nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim prej krijuesi duke i ngritur mikut Kadri Tarelli nj\u00eb p\u00ebrmendore modeste.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebs s\u00eb bukur shqipe, zonja Vivara \u00e7on te lexuesi frym\u00eb e dashuri, forc\u00eb e krenari p\u00ebr figur\u00ebn e autorit Kadri Tarelli.<\/p>\n<p>Ju uroj t\u00eb dy krijuesve, zonj\u00ebs Vilhelme Vrana Haxhiraj (Vivara) dhe zotit Kadri Tarelli sh\u00ebndet dhe jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb! Pena e tyre na dhuroft\u00eb ngahera vepra me vler\u00eb artistike dhe kulturore! Respekte pa kufi p\u00ebr t\u00eb dy krijuesit!<\/p>\n<p>Me respekt, Bashkim Saliasi, Tiran\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Saliasi BINJAK\u00cbZIM VLERASH Nuk ke si t\u2019i ndash\u00a0 nga nj\u00ebri-tjetri p\u00ebr krijimtarin\u00eb e vlerave artistike n\u00eb zhanre t\u00eb shum\u00ebllojta t\u00eb dy autor\u00ebt. Libri n\u00eb faqen e par\u00eb hapet me nj\u00eb shprehje mjaft kuptimplote: \u201cMiku i mir\u00eb njihet n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Miq\u00ebsia pa interes \u00ebsht\u00eb virtyt\u201d. (Vivara) Nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr letrare me vler\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1719","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1719\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}