{"id":1773,"date":"2024-06-05T18:57:48","date_gmt":"2024-06-05T18:57:48","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1773"},"modified":"2024-06-05T18:57:51","modified_gmt":"2024-06-05T18:57:51","slug":"albert-habazajlaberia-ne-luften-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/06\/05\/albert-habazajlaberia-ne-luften-e-vlores\/","title":{"rendered":"Albert HABAZAJ:LAB\u00cbRIA N\u00cb LUFT\u00cbN E VLOR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><strong>EPOPEJA E NJ\u00cbZET\u00cbS: 5 qershor-3 shtator 1920; 104 vjet m\u00eb par\u00eb &#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>LAB\u00cbRIA N\u00cb LUFT\u00cbN E VLOR\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albert HABAZAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hyrje<\/strong><\/p>\n<p>Lufta Komb\u00ebtare e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb trajtuar gjer\u00ebsisht nga historiografia shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb ka ngjallur shum\u00eb interes edhe nga studiues t\u00eb huaj gjat\u00eb nj\u00eb shekulli. Vlora p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb si New Yorku (Nju Jorku) p\u00ebr Amerik\u00ebn, sikurse thon\u00eb se Nju Jorku \u00ebsht\u00eb Vlora e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, ku shqiptar\u00ebt e atjesh\u00ebm ngren\u00eb ngren\u00eb flamurin komb\u00ebtar kuqezi. Vlora \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga t\u00eb huajt si pozicioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjik n\u00eb Adriatik. Vet\u00ebm 49 milje nga Italia, ajo shikohej si nj\u00eb port i shk\u00eblqyer dhe n\u00eb se fortifikohej mund t\u00eb kontrollonte hyrjen n\u00eb Detin Adriatik. Sikurse gjith\u00eb Shqip\u00ebria, ende e brisht\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e saj, edhe \u201cGjibraltari i Adriatikut\u201d po k\u00ebrc\u00ebnohej seriozisht. Drit\u00ebro Agolli n\u00eb poem\u00ebn \u201cN\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebri\u201d shkruan: \u201c<em>Nj\u00eb cop\u00eb, nj\u00eb cop\u00eb!\/ Nj\u00eb \u00e7ik\u00eb, nj\u00eb \u00e7ik\u00eb!\u201d\/ Ul\u00ebrinin ujqit mes zhegut, kallkanit;\/ Dilnin nga shpella si n\u00eb legjendat e vjetra\/ Veshur me mburoja kalor\u00ebsie\/ Fshehur kok\u00eb e turi n\u00eb helmeta,\/ Zbutur me frak diplomacie,\/ Zgjatnin k\u00ebmb\u00ebn si n\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn e Dhis\u00eb e kecave:\/ \u201cTuk-tuk!\/ Hape!\/ Jam un\u00eb<\/em>\u201d!\u201d<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p>\n<p>Nga historia dim\u00eb se Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore (qershor 1914 &#8211; n\u00ebntor 1918), q\u00eb p\u00ebrfshiu gjasht\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Kontinenti\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">kontinentet<\/a>\u00a0e banuara t\u00eb l\u00ebmshit tok\u00ebsor, ishte kryesisht e p\u00ebrq\u00ebndruar me dy blloqet: Blloku i Antant\u00ebs ku b\u00ebnin pjes\u00eb Britania, Franca dhe Rusia dhe Blloku Tripal\u00ebsh (Forcat Qendrore), ku b\u00ebnin pjes\u00eb Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Traktati i fsheht\u00eb i Londr\u00ebs\u00a0(<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/26_prill\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">26 prill<\/a>\u00a0<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/1915\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">1915<\/a>) ishte marr\u00ebveshje e fsheht\u00eb e p\u00ebrfunduar midis fuqive t\u00eb Antant\u00ebs dhe qeveris\u00eb italiane p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar pretendimet e imperializmit italian n\u00eb Shqip\u00ebri dhe lakmit\u00eb ekspansioniste t\u00eb Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Greqis\u00eb. Nd\u00ebr 16 nenet e k\u00ebtij traktati fam\u00ebkeq, 3 prej tyre (neni, 5, 6 dhe 7) kishin t\u00eb b\u00ebnin me fshirjen e shtetit shqiptar nga harta e Europ\u00ebs. Sipas nenit 6, \u201cItalia do t\u00eb marr\u00eb sovranitet t\u00eb plot\u00eb mbi Vlor\u00ebn, Ishullin e Sazanit dhe territoret p\u00ebrreth, n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb mbrojtjen e k\u00ebtyre pikave\u201d<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a>. M\u00eb 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua prej ushtris\u00eb italiane, e cila dal\u00ebngadal\u00eb zaptoi t\u00ebr\u00eb rrethinat e Vlor\u00ebs dhe krahinat e Lab\u00ebris\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. Kujtojm\u00eb q\u00eb, megjith\u00ebse nd\u00ebrhyrja e Willsonit e kishte penguar p\u00ebrkoh\u00ebsisht ndarjen e Shqip\u00ebrin\u00eb nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, presidenti amerikan nuk i kishte zgjidhur problemet se \u00e7far\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb. T\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb kontinentit plak e shikonin Shqip\u00ebrin\u00eb si mjet shk\u00ebmbimi, por, si duket, nuk ishte m\u00eb e dobishme si e till\u00eb. Studiuesi Robert Larry Woodall shkruan \u201cP\u00ebrball\u00eb indiferentizmit t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, shqiptar\u00ebt u detyruan t\u00eb mbroheshin vet\u00eb kund\u00ebr ushtrive t\u00eb huaja\u201d<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a>. Viti 1920 u shfaq si tallaz drejt liris\u00eb, n\u00eb mbrojte t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb rrezikuar dhe sovranitetit t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur t\u00eb shtetit shqiptar. \u201cN\u00eb qershor, shqiptar\u00ebt filluan t\u2019i sulmonin trupat italiane t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruara n\u00eb Vlor\u00eb. Politika italiane po fundosej\u201d <a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Lab\u00ebria dhe Vlora si simbolik\u00eb e Luft\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Vlor\u00ebs, 1920<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Historia na tregon, sipas kriterit kronologjik, kur fillon lufta dhe kur mbaron si koh\u00eb; se Lufta Komb\u00ebtare e Vlor\u00ebs nisi dhe u zhvillua me tre faza, konkretisht:<\/p>\n<p><strong><em>Faza e par\u00eb<\/em><\/strong> (5-10 qershor) nisi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Bar\u00e7allas\u00eb dhe urdh\u00ebrit t\u00eb Komitetit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare, me sulmet e forcave vullnetare, n\u00eb or\u00ebn 20:00 kund\u00ebr garnizoneve italiane, t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruara jasht\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn Drashovic\u00eb &#8211; Tepelen\u00eb dhe Llogora &#8211; Himar\u00eb, ku trupat komb\u00ebtare \u00e7liruan Kot\u00ebn, Drashovic\u00ebn, Llogoran\u00eb dhe Matohasanaj, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Tepelen\u00ebs q\u00eb ra pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Faza\u00a0 e dyt\u00eb<\/em><\/strong> (11-20 qershor) nisi me sulmin mbi forcat italiane brenda qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, ku luftimet u zhvilluan shum\u00eb t\u00eb ashpra e tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb hap\u00ebsirat e Qaf\u00ebs s\u00eb Ko\u00e7iut, t\u00eb Vreshtave t\u00eb M\u00ebdha e t\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb Kanin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>Faza e tret\u00eb<\/em><\/strong> &#8211; 23 korrik, nis me \u00e7lirimin e Tepelen\u00ebs m\u00eb 21 qershor dhe sulmin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm nat\u00ebn n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs m\u00eb 22 korrik.<\/p>\n<p>Mendojm\u00eb se edhe ky skelet informativ na e jep qartas hap\u00ebsir\u00ebn dhe koh\u00ebn e zhvillimit t\u00eb ngajrjeve kryesore luftarake p\u00ebr \u00e7lirimin e Vlor\u00ebs dhe t\u00eb krahinave t\u00eb pushtuara t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb n\u00eb tre muajt e sfidave t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e Bar\u00e7allas\u00eb n\u00eb mal t\u00eb Dukatit, m\u00eb 29 maj, krahina e Vlor\u00ebs, e bashkuar, me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa \u00e7ifligar\u00ebve, dha kushtrimin p\u00ebr luft\u00eb, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb lidhje e bashkim t\u00eb domosdosh\u00ebm. \u201cKuvendi i Bar\u00e7allas\u00eb dhe Mbledhja e Beunit, m\u00eb 2 qershor, me organizmat e ndryshme, q\u00eb u krijuan atje, q\u00eb nga komisioni i t\u00eb 12-ve e deri te komandant\u00ebt e \u00e7etave, p\u00ebrfaqsojn\u00eb organizmin ushtarak dhe piolitik t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb armatosur.\u201d<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a><\/p>\n<p>Si\u00e7 kuptohet, p\u00ebr Luft\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Vlor\u00ebs, 1920, Lab\u00ebria dhe Vlora, me ngjarjet, b\u00ebmat e personazhet, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e hap\u00ebsir\u00ebs dhe koh\u00ebs, z\u00eb rolin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb epope t\u00eb p\u00ebrmasave termopiliane, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu simbolika e k\u00ebsaj lufte \u00e7lirimtare. Krahin\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs i ra pesha e faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb luftimeve, ajo q\u00eb shtrihet deri m\u00eb 11 qershor, kurse pesh\u00ebn tjet\u00ebr, at\u00eb deri m\u00eb 2 gusht 1920, e ndan\u00eb,\u00a0 si mund t\u00eb thuhet, bashk\u00eb me krahinat e tjera. Faqja e Bar\u00e7allas\u00eb, Rrapi i Gurrave n\u00eb mal t\u00eb Beunit, (q\u00eb shpirti i k\u00ebsaj lufte, m\u00ebsuesi atdhetar Halim Xhelo e quajti Rrapi i Burrave), Kota, Gjormi, Llogoraja, Tepelena, Jonufra, Drashovica, Qafa e Ko\u00e7iut e Kanina jan\u00eb simbolet toponimike me vlera historike komb\u00ebtare. Sa her\u00eb p\u00ebrmendim k\u00ebt\u00ebo em\u00ebrvende, kujtojm\u00eb ngjarjet dhe personat relal\u00eb q\u00eb heroizmi i shpirtit t\u00eb tyre liridash\u00ebs i shnd\u00ebrroi n\u00eb personazhe historik\u00eb t\u00eb p\u00ebrmasave legjendare.<\/p>\n<p>Pas Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb drejtuar l\u00ebvizjen komb\u00ebtare, m\u00eb 10 mars 1920 u krijua brenda m\u00eb Vlor\u00eb, ashtu si m\u00eb 1919, nj\u00eb komitet i fsheht\u00eb me emrin \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare\u201d, i kryesuar nga prefekti i Vlor\u00ebs Osman Haxhiu, bir i shquar i Armenit dhe Lab\u00ebris\u00eb, figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e historis\u00eb s\u00eb\u00a0 re shqiptare. Qazim Koculi dhe deputeti tjet\u00ebr Spiro Jorgo Koleka nga Vunoi u ngarkuan t\u00eb kryenin funksionet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb komitetit pran\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Kryeministri Sulejman Delvina e aprovoi programin e komitetit. Sikurse Sulejman Delvina me patriot\u00ebt e KKL dhe me qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs, sidomos Komiteti \u201cMbrojta Komb\u00ebtare\u201d i Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, apo \u201c<em>12 Komision\u00eb<\/em>\u201d, si\u00e7 flitej n\u00eb popull, s\u00eb bashku me komandant\u00ebt e LV major Ahmet Lepenica e kapiten Qazim Koculi dhe me Halim Xhelon, sekretarin e Komitetit, zem\u00ebrzjarrtin e ditur p\u00ebr Atdhe, mendojm\u00eb se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 104 vjetor nderimi t\u00eb Epopes\u00eb s\u00eb Madhe, i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Historis\u00eb s\u00eb re popullit shqiptar, sepse qen\u00eb pik\u00ebrisht ata, q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn e drejtuan t\u00eb organizuar e me plan luftimi trimat e Lab\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb krahinave t\u00eb tjera shqiptare q\u00eb e rrokullis\u00ebn n\u00eb det t\u00eb turp\u00ebruar Perandorin\u00eb e Re Romake.<\/p>\n<p>Emrat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komitetit t\u00eb Mbrojtjes\u00eb Komb\u00ebtare dol\u00ebn nga paria fisnike dhe atdhetare e qytetit dhe fshatrave t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs. Ata jan\u00eb \u201cemblema e Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs\u201d dhe p\u00ebrderisa LV \u00ebsht\u00eb faqe lavdie n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb edhe ata jan\u00eb portrete me drit\u00eb nderimi e lavdie n\u00eb p\u00ebrmendoren e historis\u00eb komb\u00ebtare. Komiteti \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare\u201d e Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs (1920), me an\u00ebtar\u00eb: Osman Haxhiun, Duro Shask\u00ebn, Ali Beqirin, Alem Mehmetin, Qazim Kokoshin, Beqir Sulo Agalliun, Hamit Selmanin, Hysni Shehun, Myqerem Hamzarain, Murat Miftarin, Sali Bedinin, Hazbi Canon\u00a0e kan\u00eb merituar denj\u00ebsisht <strong>Dekorat\u00ebn \u201cNderi i Kombit\u201d<\/strong>\u00a0me motivacionin: \u201c<em>P\u00ebr ndihmes\u00ebn e \u00e7muar n\u00eb organizimin dhe drejtimin e Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs t\u00eb vitit 1920 dhe mbrojtjen e liris\u00eb e t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Atdheut, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb shembull frym\u00ebzimi p\u00ebr brezat pasues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em>\u201d Binomi i shk\u00eblqyesh\u00ebm i LV me Osman Haxhiun e Halim Xhelon na kujton binomin atdhetar t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit me Ymer Prizrenin e Abdyl Frash\u00ebrin.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Halim Xhelo p\u00ebr rolin e Lab\u00ebris\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht Lufta e Vlor\u00ebs ajo q\u00eb tronditi bot\u00ebn mbar\u00eb, ishte pik\u00ebrisht kjo epope lavdimadhe q\u00eb gremisi n\u00eb det perandorin\u00eb, \u201c<em>nj\u00eb ushtri 40 miljon\u00eb<\/em>\u201d, si\u00e7\u00a0thot\u00eb k\u00ebnga, e cila, nd\u00ebr kriteret specifike ka dhe parimin e zbukurimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u00a0realitet t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm, Abdyl Frash\u00ebri i Nj\u00ebzet\u00ebs, i zjarrti Halim Xhelo, shkruante n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, me nj\u00eb shpirt t\u00eb dehur nga atdhetaria, me nj\u00eb pen\u00eb t\u00eb ngjyer n\u00eb fisnik\u00ebri: \u201c<em>Pra, n\u00eb pati Greqia\u00a0e\u00a0mo\u00e7me nj\u00eb Spart\u00eb e nj\u00eb Thermopile, Shqip\u00ebria e Re ka nj\u00eb Lab\u00ebri dhe Qaf\u00ebn e Ko\u00e7iut<\/em>\u201d <a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a>. Lufta e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga epopet\u00eb m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe Vlora u kthye n\u00eb \u201cTermopilet\u201d e Shqip\u00ebris\u00eb. Sikurse Vlora me qytetin dhe fshatrat e Lab\u00ebris\u00eb: Sevasterin, Vajz\u00ebn, Bratin, Vranishtin, Shkoz\u00ebn, T\u00ebrba\u00e7in, Smokthin\u00ebn, Kallaratin, Lepenic\u00ebn, Gumenic\u00ebn, Dukatin, \u00c7eprratin, Tragjasin, Vezhdanishtin, G\u00ebrnecin, Trevllaz\u00ebrin, Peshk\u00ebpin\u00eb, Armenin, Gorishtin, Mavrov\u00ebn, Mallkeqin, Lapardhan\u00eb, Amonic\u00ebn, Treblov\u00ebn, Vel\u00e7\u00ebn, Rexhepajn, Bolen\u00ebn, Dushkarakun, Kropishtin, Gjormin e Oshtim\u00ebn, si dhe Tepelena me Salarin\u00eb, Gusmarin, Dh\u00ebmblanin, B\u00ebn\u00e7\u00ebn, Progonatin e Nivic\u00ebn, edhe, krahas krahinave t\u00eb tjera shqiptare, u shqua Mallakastra, Skrapari e Berati u ndodh n\u00eb krah t\u00eb fqinjv\u00eb lab\u00eb t\u00eb pushtuar nga ushtria imperialiste italiane dhe e lan\u00eb me gjakun e bijve t\u00eb tyre fitoren e e bujshme t\u00eb 3 Shtatorit, q\u00eb sipas Gani Iljaz Habazajt, korrespondentit nga frronti i luft\u00ebs i gazet\u00ebs \u201cDrita\u201d t\u00eb Veli Harshov\u00ebs, Gjirokast\u00ebr, n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs u vran\u00eb mbi 130 luft\u00ebtar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkujtohen si shehit\u00eb\/ d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb liris\u00eb<a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\">[7]<\/a>. Kur n\u00eb brigjet e Vlor\u00ebs dhe t\u00eb Kanin\u00ebs binin d\u00ebshmor\u00eb p\u00ebr liri, dhe n\u00eb fushat e Koplikut, n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Malet e Dibr\u00ebs luftonin v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb Veriut kundra sllavit po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonin atdheun nga sulmet e tij. Halim Xhelo shkruan: \u201cViti 1920 \u00ebsht\u00eb viti m\u00eb i sh\u00ebnuar n\u00eb P\u00ebrlindjen ton\u00eb, se pas Kastriotit \u00ebsht\u00eb e para her\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb bashkuar n\u00ebn Dyngjyrashin [do t\u00eb thot\u00eb flamuri komb\u00ebtar kuqezi, sh\u00ebn im: A.H.], luftuan krah p\u00ebr krah kund\u00ebr t\u00eb huajve\u201d<a href=\"#_ftn8\" name=\"_ftnref8\">[8]<\/a>.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb ata heronj me apo pa dekorata, me luft\u00ebn e tyre, me gjakun, me ndihmat e dh\u00ebna materialisht apo me mendje, duke evidentuar kultur\u00ebn morale, kultur\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe kultur\u00ebn materiale t\u00eb nj\u00eb komuniteti vital, fal\u00ebn jet\u00ebn a kapitalin dhe b\u00ebn\u00eb histori, por pa guxim s\u2019ka lavdi.<\/p>\n<p>Ata dhan\u00eb forc\u00ebn, guximin, trim\u00ebrin\u00eb, d\u00ebftuan virtytet e larta, trash\u00ebguar nga t\u00eb par\u00ebt, ndez\u00ebn shpirtin atdhetar dhe dashurin\u00eb p\u00ebr vatr\u00ebn e tyre, p\u00ebr zjarrin e tyre, p\u00ebr oxhakun e tyre, p\u00ebr gurin e sinorit lokal e komb\u00ebtar, p\u00ebr varret e t\u00eb par\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebndohen, derdh\u00ebn pika gjaku a fal\u00ebn gjith\u00eb gjakun e tyre, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dh\u00e8, l\u00ebn\u00eb amanet nga paraardh\u00ebsit brez pas brezi.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Traditat dhe parimet e humanizmit n\u00eb luft\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Meq\u00ebn\u00ebse kontributi i Lab\u00ebris\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb i shquesh\u00ebm dhe nga studiuesit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e rrahur, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb ndalojm\u00eb pak tek kultura shpirt\u00ebrore, virtytet fisnike, e drejta dokesore, traditat dhe parimet e humanizmit t\u00eb banor\u00ebve lab\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb epope. Sikurse n\u00eb \u00e7do luft\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme, edhe n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs, lab\u00ebt dhe t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt shkuan vullnetarisht, e prisnin me d\u00ebshir\u00eb betej\u00ebn dhe p\u00ebrpiqeshin kush t\u00eb dilte i pari n\u00eb breg. Vullnetarizmi ushtarak vinte nga tradiuta e t\u00eb par\u00ebve, p\u00ebr t\u2019u dal\u00eb zot trojeve t\u00eb pushtuara n\u00eb rrjedhat e historis\u00eb. \u201c<em>Lab\u00ebria \u00ebsht\u00eb dovlet\/ \u00e7do sht\u00ebpi nxjerr dyfek<\/em>\u201d N\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs, vullnetar\u00ebt e Lab\u00ebris\u00eb, t\u00eb organizuar n\u00eb \u00e7eta, p\u00ebrb\u00ebnin dhe nj\u00eb bashkim v\u00ebllaz\u00ebror. Ata rreshtoheshin n\u00eb \u00e7et\u00eb t\u00eb veshur me rroba shajaku, vinin shami t\u00eb zez\u00eb lidhur mbi feste si simbol i kryengrit\u00ebsit t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb, xhamadan t\u00eb q\u00ebndisur, tirq dhe sherqe e dyfek n\u00eb sup.<\/p>\n<p>Sulmi, beteja p\u00ebr labin ishte akti m\u00eb shp\u00ebrthyes, vendimtar, ku nuk peshohej jeta, aty p\u00ebrmes flak\u00ebs e tymit p\u00ebrleshej trup me trup, nuk frik\u00ebsohej kur rreth tij luft\u00ebtar\u00ebt binin, rr\u00ebzoheshin t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb plagosur nga bresh\u00ebrit\u00eb e plumbave dhe p\u00ebrmes kufomave, n\u00eb fush\u00ebn e zjarrt\u00eb, ai hidhej n\u00eb sulm p\u00ebr fitor, p\u00ebr jet\u00eb a vdekje. Tipologjia epike e k\u00ebtij akti trim\u00ebror \u00ebsht\u00eb Selam Musa Salaria. Jo vet\u00ebm p\u00ebr Lab\u00ebrin\u00eb, yje n\u00eb gjerdanin e lavdis\u00eb jan\u00eb Dule Dalani, Sali Vranishti, Zigur Lelo, Kanan Maze, Selman Hyseni, Hodo Zeqiri, Muhamet Maze Merko, Rrapo \u00c7elo Beqiraj, Azem Sulo, Sino Micoli, Metush Gjika etj.<\/p>\n<p>Labi n\u00ebp\u00ebr beteja ruante dhe parimet e humanizmit n\u00eb luft\u00eb. Ruante nj\u00eb tradit\u00eb me vlera, q\u00eb ishte norm\u00eb e s\u00eb drejt\u00ebs dokesore.\u00a0 Labi nuk luftonte kund\u00ebr grave, f\u00ebmijve dhe t\u00eb mundurve, rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb fshatrave t\u00eb Lab\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs. Sado t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb tregoheshin gjat\u00eb luftimit, fitimtar\u00ebt e Gjormit, Kot\u00ebs, Llogoras\u00eb, t\u00eb Drashovic\u00ebs e Tepelen\u00ebs nuk hakmerreshin mbi t\u00eb mundurit. Rob\u00ebrit e luft\u00ebs nuk u n\u00ebnshtroheshin nd\u00ebshkimeve e gjymtimeve trupore. \u00c7mohej trim\u00ebria e fisnik\u00ebria, qoft\u00eb edhe e kund\u00ebrstarit. Morali i krahin\u00ebs s\u00eb Lab\u00ebris\u00eb, sikurse i gjith\u00eb popullit shqiptar d\u00ebnonte ashp\u00ebr paburr\u00ebrin\u00eb dhe tradh\u00ebtin\u00eb. \u201cTradh\u00ebtar\u201d ishte sharja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa burr\u00ebria labe nuk e pranonte thyerjen edhe p\u00ebr t\u00eb mundurit.<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb huajt, labi ka manifestuar trim\u00ebri e kultur\u00eb dhe n\u00eb paqe ka qen\u00eb miq\u00ebsor. N\u00eb konfilkte \u00ebsht\u00eb shquar p\u00ebr dituri dhe iniciativ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebn e Vlor\u00ebs u zun\u00eb rreth 1500 rob\u00ebr ushtar\u00eb e oficer\u00eb italian\u00eb, q\u00eb ruheshin n\u00eb fshatin Shkoz\u00eb. Disa oficer\u00eb shanin e ofendonin \u00e7do dit\u00eb rojet shqiptare, duke\u00a0 quajtur \u201cbrek\u00ebgrisur\u201d, \u201cK\u00ebmb\u00ebzbathur\u201d, e ca m\u00eb keq i shanin dhe nga n\u00ebna!<\/p>\n<p>Kishte roje q\u00eb ishin gati t\u2019i vrisnin, sepse t\u00eb huajt shanin dhe flamurin, po urdh\u00ebri ishte \u201cAsnj\u00eb incident me rob\u00ebrit, sepse labi nuk e ka zakon t\u00eb luftoj\u00eb me t\u00eb mundurit\u201d<a href=\"#_ftn9\" name=\"_ftnref9\">[9]<\/a> Italain\u00ebt i provokonin rojet shqiptar\u00eb duke hedhur rroba e k\u00ebpuc\u00eb, or\u00eb dore dhe lek\u00eb, po asnj\u00ebri nuk i merrte a vullnetar\u00ebt roje, p\u00ebr t\u00eb mos ulur prestigjin e luft\u00ebtarit.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, m\u00eb 3 shtator 1920, t\u00eb pritur me g\u00ebzim t\u00eb pap\u00ebrshkruesh\u00ebm nga mij\u00ebra qytetar\u00eb e fshatar\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebt patriot\u00eb me flamurin komb\u00ebtar n\u00eb krye, hyn\u00eb n\u00eb Vlor\u00ebn e \u00e7liruar dhe t\u00eb bashkuar me atdheun e pavarur. Nd\u00ebrsa poeti nacional i Italis\u00eb G. D\u2019Anuncio (G. D\u2019Annunzio) shkruante: \u201c\u00cbsht\u00eb turp p\u00ebr Italin\u00eb q\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb barinjsh t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb hodhi ushtrin\u00eb italiane n\u00eb det\u201d<a href=\"#_ftn10\" name=\"_ftnref10\">[10]<\/a>, duke e cil\u00ebsuar t\u00ebrheqjen nga Vlora si \u201cplag\u00eb e lig\u00eb\u201d<a href=\"#_ftn11\" name=\"_ftnref11\">[11]<\/a>, nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimtar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr mbar\u00eb kombin ton\u00eb ishte kuror\u00eb lavdie, nderi e dinjiteti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Autori i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb edhe autor i monografis\u00eb shkencore: <em>Lufta Komb\u00ebtare e Vlor\u00ebs: Historia n\u00eb Epik\u00ebn Historike.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> ) AGOLLI, Drit\u00ebro: \u201c<em>N\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebri<\/em>\u201d poem\u00eb, Tiran\u00eb, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, 1976, f. 63.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> ) \u00cbOODALL, Robert Larry: \u201c<em>Problemi shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, 1919-1920\u201d<\/em>, Tiran\u00eb, AIIS, 2017, f. 15.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> ) WOODALL, Robert Larry: Vep. e cit. f. 195.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> ) WOODALL, Robert Larry: Po aty, f. 202.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a>) \u00c7AMI, Muin: \u201c<em>Lufta e Vlor\u00ebs-luft\u00eb e lavdishme popullore<\/em>\u201d, shih: \u201cStudime historike\u201d, Tiran\u00eb, Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Historis\u00eb, viti XXXIV (XVII), Nr.4\/ 1980, f. 121.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a>) XHELO, Halim, <em>\u201cVlora m\u00eb 1920 [P\u00ebrgatitjet e Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs dhe goditjet kund\u00ebr pushtuesve italian\u00eb.]\u201d,<\/em> gaz. \u201c<em>Politika<\/em>\u201d, Vlor\u00eb, 3 shtator 1924,\u00a0 nr. 25, f. 1, 3.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref7\" name=\"_ftn7\">[7]<\/a> ) HABAZAJ, Gani, Iljaz: \u201c<em>Lufta e Vlor\u00ebs n\u00eb kujtimete e mia<\/em>\u201d, Tiran\u00eb, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, 1995, f. 48-51.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref8\" name=\"_ftn8\">[8]<\/a> ) XHELO, Halim, <em>\u201cVlora m\u00eb 1920\u2026\u201d, <\/em>vep e cit., f. 97.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref9\" name=\"_ftn9\">[9]<\/a> ) HYSENAJ, Bardho: \u201c<em>Histori e Lab\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d, Tiran\u00eb, Redona, 2011, f. \u00a0516.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref10\" name=\"_ftn10\">[10]<\/a> ) HYSENAJ, Bardho: Vep. e cit., f. 492.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref11\" name=\"_ftn11\">[11]<\/a> ) \u201c<em>L\u2019idea Nazionale<\/em>\u201d, Roma, 10 gusht 1920<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EPOPEJA E NJ\u00cbZET\u00cbS: 5 qershor-3 shtator 1920; 104 vjet m\u00eb par\u00eb &#8230; LAB\u00cbRIA N\u00cb LUFT\u00cbN E VLOR\u00cbS Albert HABAZAJ Hyrje Lufta Komb\u00ebtare e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb trajtuar gjer\u00ebsisht nga historiografia shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb ka ngjallur shum\u00eb interes edhe nga studiues t\u00eb huaj gjat\u00eb nj\u00eb shekulli. Vlora p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb si New Yorku (Nju Jorku) p\u00ebr Amerik\u00ebn, sikurse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1773","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1773"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1773\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}