{"id":1808,"date":"2024-06-14T21:13:58","date_gmt":"2024-06-14T21:13:58","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1808"},"modified":"2024-06-14T21:14:02","modified_gmt":"2024-06-14T21:14:02","slug":"albert-habazaj10-shqiponjat-e-terbacit-paskan-lindur-diten-e-sakrifices-dhe-dinjitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/06\/14\/albert-habazaj10-shqiponjat-e-terbacit-paskan-lindur-diten-e-sakrifices-dhe-dinjitetit\/","title":{"rendered":"Albert HABAZAJ:10 SHQIPONJAT E T\u00cbRBA\u00c7IT PASKAN LINDUR DIT\u00cbN E SAKRIFIC\u00cbS DHE DINJITETIT"},"content":{"rendered":"<p><strong>10 SHQIPONJAT E T\u00cbRBA\u00c7IT PASKAN LINDUR DIT\u00cbN E SAKRIFIC\u00cbS DHE DINJITETIT<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albert HABAZAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u201cKush k\u00ebrkon dekorata, nuk i meriton; kush i meriton nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr dekorata\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Balzak <\/strong><\/p>\n<p><strong>Fjal\u00ebz si historik<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebnga dhe vallja grarishte e T\u00ebrba\u00e7it, krahas k\u00ebng\u00ebs pleq\u00ebrishte, k\u00ebng\u00ebs e valles s\u00eb burrave, si dhe k\u00ebng\u00ebs s\u00eb djemve t\u00eb fshatit \u00ebsht\u00eb pasuri e shpirtit popullor p\u00ebr kultur\u00ebn jomateriale t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it, patjet\u00ebr dhe p\u00ebr kultur\u00ebn materiale n\u00eb rrafshin etnografik. Sipas meje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emancipim me vlera dhe i merituar p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn dhe vallen labe. Grupi i vajzave t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d, me fillesa folklorike qysh n\u00eb vitin 1969, me nj\u00eb jet\u00eb aktive t\u00eb organizuar dhe t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb qysh nga viti 2016, p\u00ebr 9 vjet ka realizuar 3 albume, si dhe shum\u00eb koncerte, festivale e veprimtari folklorike e kulturore. Nga k\u00ebto bija, n\u00ebna, gjyshe shembullore dhe artiste popullore me dinjitet kemi shijuar ninull\u00ebn homofonike dhe ninull\u00ebn polifonike, k\u00ebng\u00eb e valle g\u00ebzimi e dasme, p\u00ebr stin\u00ebt e vitit, elegjin\u00eb dhe k\u00ebng\u00ebn e p\u00ebrvajshme, balad\u00ebn dhe k\u00ebng\u00ebn historike, at\u00eb lirike dhe liriko-epike, ritin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb vajz\u00ebs t\u00ebrba\u00e7iote p\u00ebr nuse, si pjes\u00eb e ritualit t\u00eb dasm\u00ebs n\u00eb Lab\u00ebri etj. Kemi ndier emocione t\u00eb bukura, k\u00ebnaq\u00ebsi e krenari!<\/p>\n<p>N\u00eb T\u00ebrba\u00e7 nuk jan\u00eb vet\u00ebm burrat, jan\u00eb edhe grat\u00eb, sikurse n\u00eb histori edhe n\u00eb folklor e kultur\u00eb. Me t\u00eb drejt\u00eb i quajn\u00eb Shqiponjat e Lab\u00ebris\u00eb, Shqiponajt e Jugut. Ato kan\u00eb dhe mbajn\u00eb lart simbolin tuaj Flamurin me emrin Ansambli \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d. Ato ruajn\u00eb, mbajn\u00eb past\u00ebr, e pasurojn\u00eb m\u00eb tej brenda shtratit dhe e p\u00ebrcjellin brezave stafet\u00ebn e tradit\u00ebs etnofolkorike t\u00eb vendlindjes, si floririn e shpirtin, se e kan\u00eb trash\u00ebgim nga st\u00ebrgjyshet, gjyshet e n\u00ebnat e tyre p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb tek vajzat e djemt\u00eb e tyre,\u00a0 tek nip\u00ebrit e mbesat e tyre. Diell udha folklorike n\u00eb vijim p\u00ebr \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d!<\/p>\n<p><strong>Kujtes\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it u paraqit\u00ebn me ritual dasme n\u00eb Festivalin e Dyt\u00eb Folklorik Pilur 2021. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Lab\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb festival prezantohet Dasma e vajz\u00ebs labe.<\/em><\/p>\n<p>Kujtesa sociale, mediet, rrjetet digjitale t\u00eb komunikimit masiv dhe, s\u00eb pari, e v\u00ebrteta e ndodhur, kan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb audio e video, n\u00eb shtypin e shkruar dhe online se \u201cShqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d me drejtues artistik Albert Habazaj kan\u00eb paraqitur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e dasmave ceremoniale n\u00eb nj\u00eb veprimtari kulturore &#8211; folklorike \u201cRitin e stolisjes s\u00eb nuses t\u00ebrba\u00e7iote si pjes\u00eb e ritualit t\u00eb dasm\u00ebs labe\u201d mbr\u00ebmjen e s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb 6 qershorit 2021 gjat\u00eb Festivalit t\u00eb Dyt\u00eb Folklorik \u201cNet\u00ebt e Bejk\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb\u201d, Pilur. Vlen ta ritheksojm\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e folklorit t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb, u shfaq ky ceremonial dasme (n\u00eb respektim t\u00eb minutazhit n\u00eb dispozicion t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga organizator\u00ebt [-20&#8242;]), duke e lokalizuar improvizimin e ceremonis\u00eb n\u00eb der\u00ebbabe t\u00eb vajz\u00ebs &#8211; nuse, n\u00eb od\u00ebn e grave, n\u00eb segmentin kohor t\u00eb tregimit t\u00eb paj\u00ebs dhe p\u00ebrgatitjes s\u00eb vajz\u00ebs p\u00ebr nuse, para se bija t\u00eb largohet nga dera e bab\u00ebs, n\u00eb harmonizim t\u00eb folklorit me etnologjin\u00eb, sipas logjik\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb ceremonialit, ku \u00e7do artiste popullore e grupit merr nj\u00eb k\u00ebng\u00eb apo valle dasme t\u00eb motivuar. T\u00ebrba\u00e7iotet n\u00eb Pilur tendenc\u00ebn e kishin tek vallja labe grarishte burimore, ku prurjet e tyre u shfaq\u00ebn duke qen\u00eb korrekte me 4 kriteret q\u00eb kishte ky festival: 1. rit, 2. num\u00ebr folklorik tradicional, 3. num\u00ebr t\u00eb ri folkorik dhe 4. element t\u00eb ri, (Shqiponjat soll\u00ebn Himen\u00ebn, vajz\u00ebn gjimnaziste, q\u00eb priu nj\u00eb valle). Programi i tyre u paraqit me k\u00ebto skena: (1. P\u00ebrgatitjes s\u00eb paj\u00ebs, 2. Gatimet simbolike, 3. Hedhja e cipullit nuses &#8211; improvizimi n\u00eb der\u00ebbabe, n\u00eb dhom\u00ebn e grave rrodhi e kulluar sipas repertorit, me k\u00ebng\u00eb dhe valle t\u00eb dasm\u00ebs. \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d, ashtu si\u00e7 kan\u00eb emrin, ashtu jan\u00eb n\u00eb sken\u00eb: artiste popullore shk\u00eblqimtare, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb denj\u00ebsisht z\u00ebrin fem\u00ebror t\u00eb vendlinjdes dhe mbar\u00eb Lab\u00ebris\u00eb. Iu lumt\u00eb Shqipe, n\u00ebna dhe gjyshe shembullore, se e mbush\u00ebt sken\u00ebn natyrore t\u00eb Pilurit me ngjyra t\u00eb ngrohta dhe aq t\u00eb \u00ebmbla, si\u00e7 dini ju! Ansambli yn\u00eb vijoi fluturimin hap\u00ebsirave folklorike n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb festivale lokale, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke dh\u00ebn\u00eb vlera dhe duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb dhe respekt kudo ku k\u00ebndoi e vall\u00ebzoi vallen grarisht aq t\u00eb bukur e t\u00eb hijshme t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb vendlindjes.<\/p>\n<p><strong>Parantez\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kisha nd\u00ebrmend ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb shkrim, por m\u00eb dha shtys\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e nj\u00eb djali nga Lumi i Vlor\u00ebs, mesazhi i artistit popullor Ridvan Hodaj nga Gumenica, t\u00eb cilin do ta p\u00ebrmend n\u00eb vijim, pasi u kthyem nga udh\u00ebtimi yn\u00eb i dyt\u00eb folklorik i Pilurit, me pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb n\u00eb Festivalin V Folklorik \u201cNet\u00ebt e Bejk\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb\u201d nat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb shtun\u00ebn e 8 Qershorit 2024.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket veshjes popullore t\u00eb 10 Shqiponjave, kostumi folklorik q\u00eb ato veshin kur dalin n\u00eb festivale folklorike lokale, komb\u00ebtare apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb koncerte, veprimtari kulturore- artistike apo ceremoni nderimi etj., ka ardhur nga tradita e gjysheve dhe st\u00ebrgjysheve t\u00eb k\u00ebtyre zonjave, q\u00eb sot jan\u00eb vet\u00eb gjyshe, po p\u00ebr vendlindjen quhen \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d. T\u00eb pakt\u00ebn, qysh nga shekulli XVII vjen ky kostum, duke u pasuruar me element\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm zbukurues. q\u00eb pranohen e p\u00eblqehen nga bart\u00ebset e k\u00ebng\u00ebs dhe valles labe, sipas stilit muzikor t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it n\u00eb variantin grarisht.<\/p>\n<p><strong>Flet\u00eb nga situata kulturore<\/strong><\/p>\n<ol start=\"10\">\n<li>E shtuna e 8 Qershorit 2024 qe shum\u00eb e ngarkuar p\u00ebr mua. N\u00eb or\u00ebn 10.30\u2019 isha n\u00eb nj\u00eb veprimtari letraro-artistiko- kulturore n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr \u201c<em>Gur\u00ebt q\u00eb flasin<\/em>\u201d t\u00eb autorit Vullnet Bilbilaj, ku tok me miqt\u00eb e pen\u00ebs, autorin e nderuan me pjes\u00ebmarrjen e tyre Haxhi Dede Edmond Brahimaj, q\u00eb ne i flasim Baba Mondi, At Spiro Bulika i kish\u00ebs Sh\u00ebn Athanasi Selenic\u00eb, deputet\u00ebt Vullnet Sinaj, dr. Bujar Leskaj dhe dr. Pranvera Resulaj, prof. G\u00ebzim Tushi, Nderi i Dituris\u00eb artistike Arben Meksi, aktori i lart\u00eb Bujar Asqeriu, si dhe kryetari i bashkis\u00eb Selenic\u00eb Nertil Bellaj, n\u00ebnkryetarja e bashkis\u00eb Vlor\u00eb dr. Irena Toshkallari, k\u00ebshilltar\u00eb bashkiak\u00eb t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, si dhe figura t\u00eb tjera t\u00eb njohura n\u00eb Vlor\u00eb e m\u00eb tutje. P\u00ebrve\u00e7 diskutimit tim, isha ngarkuar edhe moderator i aktivitetit t\u00eb Vullnetit. M\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrurim libri, qe nj\u00eb fest\u00eb kulturore dhe doli shum\u00eb bukur. Veprimtaria vijoi e ngjeshur, e larmishme sipas programit dhe, kur mori fjal\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse autori, nd\u00ebr t\u00eb tjera theksoi: \u201cNuk mund t\u00eb mos them dy fjal\u00eb edhe p\u00ebr moderatorin e k\u00ebtij promovimi, mikun tim, Albert Habazaj, FALEMINDERIT mik dhe i uroj Bertit, edhe n\u00eb emrin tuaj q\u00eb \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d t\u00eb ken\u00eb sukses sonte n\u00eb festivalin e Pilurit \u201cNet\u00ebt e Bejk\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb\u201d!<\/li>\n<li>N\u00eb ora 14:00 b\u00ebra edhe nj\u00eb her\u00eb provat me grupin p\u00ebr nj\u00eb Udh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb ditarin digjital, shoq\u00ebruar me disa foto dhe imazhe, shkrova mendime t\u00eb shpejta, mbresa dhe refleksione t\u00eb \u00e7astit, si\u00e7 m\u00eb vinin, t\u00eb cilat po i publikoj n\u00eb vij\u00eb kronologjike p\u00ebr lexuesin e dashur t\u00eb \u201cTelegrafit\u201d ton\u00eb: \u201cE b\u00ebm\u00eb n\u00eb at\u00eb lart\u00ebsi q\u00eb synomin dhe prov\u00ebn p\u00ebrfundimtare, 3 valle dhe 1 k\u00ebng\u00eb. Sipas radh\u00ebs ishin: e para, \u201c<em>Atje lart, n\u00eb bok\u00ebrrim\u00eb<\/em>\u201d, teksti: Xhebro GJIKA, <em>valle lirike p\u00ebr nizam\u00ebt<\/em> , valle grarishte e vjet\u00ebr me 3 hapa e k\u00ebnduar nga Grupi \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d, prij\u00ebse e valles dhe marr\u00ebse: Shpresa Kapo \u00c7elaj, kthyese: Liri Ga\u00e7e Shkurtaj, hedh\u00ebse Hava \u00c7elaj Mu\u00e7aj, shoq\u00ebrojn\u00eb vallen me iso: Flutura Nanaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Liljana Rrapi Kapaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Pavlina Goxho Pazaj, Lavdie Goxho Xhakaj; drejtues artistik: Albert Habazaj; e dyta, \u201c<em>Hap s\u00ebnduk e nxirr sheqer \u2026<\/em>\u201d, teksti: POPULLI, valle liriko &#8211; humoristike e k\u00ebnduar nga grupi \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d me 1 hap n\u00eb vend; prij\u00ebse e valles: Shpresa Kapo \u00c7elaj, marr\u00ebse: Liljana Rrapi Kapaj, kthyese: Shpresa Kapo \u00c7elaj, hedh\u00ebse Hava \u00c7elaj Mu\u00e7aj, shoq\u00ebrojn\u00eb vallen me iso: Flutura Nanaj (e cila, n\u00eb rolin e nuses, loz e vall\u00ebzon sipas tekstit me vjehrr\u00ebn Liljana, pra, jan\u00eb 2 soliste para grupit), Liri Ga\u00e7e Shkurtaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Pavlina Goxho Pazaj, Lavdie Goxho Xhakaj; e treta, \u201c<em>Lab\u00ebri, o gur p\u00ebr Shqipe<\/em>\u201d, teksti: Albert HABAZAJ, k\u00ebng\u00eb liriko-epike k\u00ebnduar nga grupi \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d, marr\u00ebse: Evgjeni Habili Seferaj dhe Antoneta Goxho Mehmetaj, kthyese: Shpresa Kapo \u00c7elaj, hedh\u00ebse: Hava \u00c7elaj Mu\u00e7aj, grupi mban k\u00ebng\u00ebn me eee. N\u00eb prova kishim b\u00ebr\u00eb dhe vallen \u201c<em>Kan\u00eb dal\u00eb plakat n\u00eb l\u00ebm\u00eb<\/em>\u201d\u2026 teksti: POPULLI, valle gazmore humoristike me 3 hapa (3 k\u00ebmb\u00eb) djathtas\u00a0 e 3 majtas, k\u00ebnduar grarisht nga grupi \u201c10 Shqiponjat eT\u00ebrba\u00e7it\u201d\u00a0 (folklor dhe etnologji), duke gjykuar se kjo valle e d\u00ebgjuar, m\u00eb shum\u00eb se kujtdo, i\u00a0 shkon natyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre zonjave moshatare, por artiste t\u00eb ndritshme. Edhe pse ishim shum\u00eb korrekt me minutazhin e p\u00ebrcaktuar (\u00e7do nj\u00ebsi zgjaste 2\u2019 apo 2\u2019 e 15\u2019\u2019), organizator\u00ebt e festivalit nuk e pan\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb ta eksekutonim k\u00ebt\u00eb num\u00ebr folklorik.<\/li>\n<li>[<em><u>Rikthehem tek blloku digjital i sh\u00ebnimeve<\/u><\/em>] Tani 10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it po marrin lugin\u00ebn e Lumit t\u00eb Bardh\u00eb (Lumit t\u00eb Vlor\u00ebs), me bekimin e vendlindjes p\u00ebr t&#8217;u paraqitur sonte, nat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Festivalit t\u00eb Pest\u00eb Folklorik \u201cNet\u00ebt e Bejk\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb\u201d, Pilur (07-08.06.2024) sa denj\u00ebsisht me vlera folklorike t\u00eb burimit dhe folklor bashk\u00ebkohor sipas stilit muzikor t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it n\u00eb variantin grarisht.<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u201c<em>K\u00ebshtu lart\u00ebsohet \u00c7ika\/ Shqiponjat lindin Petrita<\/em>\u201d &#8211; na uron nga Saranda fisniku <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/astrit.ismaili.108?__cft__%5b0%5d=AZUGYanCJeW9B5yJY7dTLVPtCGmTsGIYEmtQnwaewfaARV4mlxdT5IC3sRPrDG8UkriEBYgXWMqT2Sv1SI-wU5VXWEzoSokspxePsJHf_oocpbQx6HoFTF0XeHcOYffZfbsi29IyTyzYiikPdiKiDZFjJkWmhxJ8HdbPB3yCg2KqdqvEsr97Xi7bTxgMjIegVDtUWMhiXuB4ILRm9w_FXmoQvSvt6ebpiae86KKJpyrANQ&amp;__tn__=-%5dK-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">Astrit Ismaili<\/a>.<\/p>\n<p>Diell, o Shqiponjat tona! Diell, o Shqiponjat e Jugut!<\/p>\n<p>Duke par\u00eb diellin q\u00eb shkonte i lodhur n\u00eb \u00c7ik\u00eb, n\u00eb Qaf\u00eb t\u00eb P\u00ebllumbit m\u2019u kujtua se 10 SHQIPONJAT E T\u00cbRBA\u00c7IT, 3 vjet m\u00eb par\u00eb kishin fluturuar drejt Ballkonit t\u00eb Bardh\u00eb t\u00eb Himar\u00ebs son\u00eb, atje ku \u00ebsht\u00eb balli i k\u00ebng\u00ebs. Nga datat 5-6 qershor 2021 zhvillohej Festivali i Dyt\u00eb Folklorik \u201cNet\u00ebt e Bejk\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb\u201d. Grupi yn\u00eb u paraqit nat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb festivalit, t\u00eb shtun\u00eb e dat\u00ebs 6 qershor, me \u201c<em>Ritin e stolisjes s\u00eb nuses t\u00ebrba\u00e7iote, si pjes\u00eb e Ritualit t\u00eb dasm\u00ebs n\u00eb Lab\u00ebri<\/em>\u201d. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shfaqej para publikut, artist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb popullor\u00eb, para juris\u00eb, televizioneve dhe artdash\u00ebsve ky rit, ku u nd\u00ebrthur\u00ebn harmonish\u00ebm e bukur folklori me etnologjin\u00eb. U paraqit\u00ebn denj\u00ebsisht (ndiqeni n\u00eb Youtube, e kam hedhur un\u00eb, Vlora News dhe produksioni Balani), u p\u00eblqyen dhe u mir\u00ebprit\u00ebn nga publiku. Juria e gjykoi t&#8217;i vler\u00ebsonte me \u201c\u00c7mimin e Karrier\u00ebs\u201d, q\u00eb mbante emrin e poetit t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebng\u00ebs labe Maliq LILA.<\/p>\n<ol>\n<li>K\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb, mbr\u00ebmjen e 8 qershorit do t\u00eb fluturojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri drejt Pilurit p\u00ebr n\u00eb Festivalin e Pest\u00eb Folklorik \u201cNet\u00ebt e Bejk\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb\u201d. Me synime fisnike m\u00eb t\u00eb qarta, p\u00ebr t\u00eb paraqitur vlera folklorike me nivel t\u00eb lart\u00eb artistik dhe estetik, p\u00ebr t\u00eb tjera lart\u00ebsi. S\u00eb pari e s\u00eb fundmi p\u00ebr t\u2019i p\u00eblqyer publiku, q\u00eb artdash\u00ebsit t\u00eb thon\u00eb: \u201cPo, Shqiponjat po, k\u00ebto i meritojn\u00eb duartrokitjet tona.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Diell, o Shqiponjat e Lab\u00ebris\u00eb. (Me transportin pat\u00ebm probleme, por shoferi qe i matur dhe i qet\u00eb dhe ia doli. Na heq ne me transportin, se dhe kur shkuam n\u00eb Festivalin e Gjirokastr\u00ebs, m\u00eb 25 qershor 2023, na vajti squfur udh\u00ebtimi, por nuk \u00ebsht\u00eb ky objekt i shkrimit). Sa kaptojm\u00eb qafat e Ku\u00e7e, ia merr Liljana: \u201c<em>Shqipe T\u00ebrba\u00e7i mbi male\/ Me valle e k\u00ebng\u00eb labe,\/ Shqipet lart e malet rrotull\/ Gurr\u00ebn e kan\u00eb n\u00eb popull<\/em>&#8230;\u201d<\/p>\n<ol>\n<li>Grupi \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d n\u00eb festivalin e Pilurit u paraqit sonte me 2 valle t\u00eb tradit\u00ebs (e para me motive nizam\u00ebsh, e dyta me motive liriko &#8211; humoristike) si dhe me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Lab\u00ebrin\u00eb. Juria e vler\u00ebsoi me \u00e7mimin e Tret\u00eb \u201cFeti Brahimi\u201d. T\u00eb Dhjeta ju paskeni lindur Dit\u00ebn e Sakrific\u00ebs dhe Dinjitetit. Mir\u00ebnjohje Shqiponja!<\/li>\n<li>Kur Vlora t\u00eb do, t\u00eb adhuron Per\u00ebndia vet\u00eb. \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d ndihen krenare dhe mbushen me besim p\u00ebr Udh\u00ebtimin e Tyre Folklorik. Ku ka \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa kur t\u00eb p\u00eblqen populli k\u00ebng\u00ebn dhe vallen origjinale t\u00eb shpirtit! Eee, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kartonat e jurive s&#8217; kan\u00eb ve\u00e7se vler\u00eb arkivore p\u00ebr grupin dhe artistet popullore. Eeee, prandaj Vlora \u00ebsht\u00eb Qytet i Diellit dhe n\u00eb Folklor dhe Etnografi. Nuk mund t\u00eb mos hedh n\u00eb let\u00ebr (apo n\u00eb qelqin digjital) disa mbresa t\u00eb pashlyeshme q\u00eb na dhuruan \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d me Juli \u00c7enkon n\u00eb Festivalin e Pest\u00eb Folklorik \u201cNet\u00ebt e Bejk\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb\u201d, Pilur, 2024. E ndez\u00ebn sken\u00ebn natyrore t\u00eb Pilurit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb festive q\u00eb u krijua nga g\u00ebzimi q\u00eb ndriste artist\u00ebt popullor\u00eb , thuara vargjet: \u201c<em>Pilur, o Ballkon i bardh\u00eb\/ Priti miqt\u00eb radh\u00eb &#8211; radh\u00eb!\/ Pilur, ball&#8217; i lart\u00eb i k\u00ebng\u00ebs\/ Priti artist\u00ebt e zemr\u00ebs!\/ Ballkon i Himar\u00ebs son\u00eb\/ Bilbilat bukur ia thon\u00eb.\/ Me kanarinat, th\u00ebll\u00ebzat\/ K\u00ebndojn\u00eb malet, brigjet, rr\u00ebzat&#8230;\/ Lefteri na sheh nga lart\u00eb\/ Me <\/em>\u201c<em>Bejk\u00ebn<\/em>\u201d<em> na jep urat\u00eb<\/em>\u201d. Juli \u00c7enko ngre artist\u00ebt popullor\u00eb n\u00eb valle, madje dhe Vasillon e Juris\u00eb s\u00eb Festivalit (Bejka e Bardh\u00eb e Pilurit t\u00eb Lefterit Vasillo Lapa Koka). \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d n\u00eb valle shkrepin xixa dhe v\u00ebrshon lumi i art\u00eb i shpirtit popullor\u00eb kur folklorist\u00ebt e tjer\u00eb ndezin sken\u00ebn dhe sheshin e bardh\u00eb, q\u00eb e hijeshon rrapi madh\u00ebshtor. Vasillo Koka \u00ebsht\u00eb artiste, m\u00ebsuese dhe poete, madje ka botuar lib\u00ebr me k\u00ebng\u00eb e vjersha. Jas i shprehet ajo p\u00ebr Shqiponjat e Jugut: \u201cAshtu si vargmalet kryelart\u00eb t\u00eb pa shk\u00ebputur n\u00eb shekuj edhe Ju, Zonja t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it Legjendar bashkuat d\u00ebshirat tona n\u00eb valle. Qoft\u00eb i pa shk\u00ebputur zinxhiri juaj i florinjt\u00eb, duke bashkuar yje dhe h\u00ebn\u00eb n\u00eb g\u00ebzime! Kryelarta me udh\u00ebheq\u00ebsin tuaj t\u00eb pa lodhur Albert Habazaj, fluturofshi n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta. Krenari p\u00ebr juve !!!! Jeni Yjeeeeee\u201d<\/li>\n<\/ol>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb Lab\u00ebri, por n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur dhe i dashur emri i Vasos. Vasillo Lapa Koka \u00ebsht\u00eb \u201cBejka e Bardh\u00eb\u201d, ajo e v\u00ebrteta e Shtat\u00ebdhjet\u00eb e treshit t\u00eb Lefter \u00c7ip\u00ebs. N\u00eb Festivalin e Pest\u00eb Folklorik, AJO ishte an\u00ebtare e juris\u00eb dhe kur, nat\u00ebn me yje k\u00ebndonte Juli \u00c7enko e drith\u00ebronte sken\u00ebn natyrore t\u00eb Festivalit dhe fap gjat\u00eb k\u00ebng\u00ebs s\u00eb saj, feks\u00ebn e dol\u00ebn n\u00eb valle 10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it tek sheshi, q\u00eb u ndez nga k\u00ebnga dhe vallja si n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb komb\u00ebtare, Vasilloja e la tavolin\u00ebn zyrtare t\u00eb jurill\u00ebkut dhe i dha krah\u00eb valles dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb me Shpres\u00ebn, korifeun e \u201c10 Shqiponjave t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it\u201d. Vasillo Lapa e Shpresa Kapo u njoh\u00ebn qysh nga koha e Festivalit III Folkorik Komb\u00ebtar i Gjirokastr\u00ebs. Kalaja e Madhe e Festivaleve t\u00eb R\u00ebnda at\u00eb tetor 1978, p\u00ebrjetoi emocione t\u00eb fuqishme kur 7 vajza 17-18 vje\u00e7are, gjimnaziste t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Mesalikut, nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme \u201cLaze Nuro\u201d Brataj k\u00ebnduan k\u00ebng\u00ebn- simfoni \u201c<em>Gjurm\u00eb t\u00eb kuqe bor\u00ebs lat\u00eb<\/em>\u201d, me tekst t\u00eb Kujtim Micit &#8211; Dragoit t\u00eb K\u00ebn\u00ebgs Labe. Marr\u00ebse ishte Nazo Dauti nga T\u00ebrba\u00e7i, kthyese: Fedirete Sul\u00e7aj nga Mesapliku, hedh\u00ebse: Shpresa Kapo nga T\u00ebrba\u00e7i, b\u00ebjn\u00eb eee (mbushin k\u00ebng\u00ebn\/ iso): Shaze Hoxha nga T\u00ebrba\u00e7i, Vangjelina Gjini nga T\u00ebrba\u00e7i, Dilore Balla nga Gjormi, Baire Hasani nga Lezhani. [nga 7 an\u00ebtare t\u00eb grupit, 4 ishin nga T\u00ebrba\u00e7i]. K\u00ebnga \u201c<em>Gjurm\u00eb t\u00eb kuqe bor\u00ebs lat\u00eb<\/em>\u201d u cil\u00ebsua Perla e Festivalit\u201d. Eeee, qysh at\u00ebher\u00eb Vasilloja me Shpres\u00ebn e mbajt\u00ebn miq\u00ebsin\u00eb e past\u00ebr aq dashamir\u00ebse dhe e forcuan m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>Provuam ndjesi t\u00eb fuqishme n\u00eb Pilur. Nuk vlen \u00e7mimi m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebnaq\u00ebsia artistike dhe estetike q\u00eb \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d i dhan\u00eb publikut artdash\u00ebs t\u00eb Pilurit dhe Himar\u00ebs, artist\u00ebve popullor\u00eb nga trevat e Lab\u00ebris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Tepelen\u00ebs, Delvin\u00ebs, Vlor\u00ebs e Sarand\u00ebs, nga \u00c7am\u00ebria me \u201cKrahun e Shqiponj\u00ebs\u201d s\u00eb sypafjekurit p\u00ebr art Sali Nuredini, miqve nga Tirana, por, sinqerisht emocion krenar na dha k\u00ebrkesa e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesia e Tij, prof.dr.Bajram Begaj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fotografi me \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sikurse gjith\u00eb artist\u00ebt popullor\u00eb t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, edhe zonjat fisnike t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it,\u00a0 vazhdojn\u00eb t&#8217;i jepin frym\u00eb e z\u00eb e zem\u00ebr polifonis\u00eb son\u00eb popullore \u00e7do dit\u00eb dhe pa u kursyer.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i Ridvanit<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>E kam th\u00ebn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb \u00e7do juri duhet t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr vendin e dyt\u00eb, se i pari i takon grupit \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d! Jo vet\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe perfeksionin e interpretimit, por duke gjykuar sakrific\u00ebn dhe mosh\u00ebn e tyre, t\u00eb cilat t\u00eb gjitha jan\u00eb gjyshe. Sukses t\u00eb m\u00ebtejshme, respekte p\u00ebr vler\u00ebn q\u00eb i jepni Lab\u00ebris\u00eb ju dhe Albert Habazaj<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb vuri n\u00eb mendim ky refleksion i k\u00ebtij t\u00eb riu pa paragjykime maskiliste, q\u00eb s\u2019pyet nga verbimi i rrem\u00eb i fam\u00ebs s\u00eb madhe apo hijes s\u00eb atyre q\u00eb sponsorizonj\u00eb grupet p\u00ebr \u00e7mime \u00a0dhe patjet\u00ebr me shpirt them edhe n\u00eb shtyp: <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/ritvan.hodaj?__tn__=R*F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">Ritvan Hodaj<\/a>, shum\u00eb faleminderit! I p\u00ebrulem me MIR\u00cbNJOHJE fjal\u00ebs t\u00ebnde p\u00ebr grupin ton\u00eb \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d. Tok me mua e fal\u00ebnderojn\u00eb artistin e Lab\u00ebris\u00eb edhe 10 Shqiponjat. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/ritvan.hodaj?__tn__=R*F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">Ritvan Hodaj<\/a>, ti je nj\u00eb djal\u00eb fisnik i Gumenic\u00ebs sof\u00ebrmbudh\u00eb! Ti je bir i denj\u00eb i nj\u00eb dere bujare! Ti je nj\u00eb artist popullor i duksh\u00ebm sip\u00ebr e i pashmangsh\u00ebm dot nga askush, sepse e ke krijuar profilin t\u00ebnd si nj\u00eb kthyes brilant n\u00eb stafet\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs\u00a0labe. Ti, si kthyes je t\u00eb yj\u00ebsin\u00eb e ndritshme t\u00eb bilbilave q\u00eb falin nga shpirti i tyre drit\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb z\u00ebrit, interpretimit, melodis\u00eb, veshjes popullore tradicionale, mimik\u00ebs e z\u00ebrit t\u00eb trupit. Ti je nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar potent, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr vete me at\u00eb gryk\u00eb. Ti k\u00ebndon krah Berdo Berdos, Bardha Brahimit, Mico Ferrajt e atyre korifejve t\u00eb \u201cJehon\u00ebs labe\u201d. O Vani! Un\u00eb, q\u00eb u them &#8220;10 Shqiponjave t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it &#8211; keni lindur Dit\u00ebn e Sakrific\u00ebs dhe t\u00eb Dinjitetit, u them se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e verifikueshme. Mjafton t\u00eb kujtoj se t\u00eb shtun\u00ebn mbasdite Grupi yn\u00eb qe n\u00eb Pilur p\u00ebr konkurim n\u00eb Festival. Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb ngjarje kulturore Gjena, kapetania\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=100079341649834&amp;__tn__=R*F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">Evgjeni Habili Seferaj<\/a>\u00a0hoqi rrobat e zis\u00eb dhe veshi kostumin folklorik t\u00eb st\u00ebrgjysheve t\u00ebrba\u00e7iote dhe doli n\u00eb sken\u00eb me motrat e saj Shqiponja \u00c7ike, q\u00eb u shfaq\u00ebn si 10 Miro T\u00ebrba\u00e7e t\u00eb valles dhe k\u00ebng\u00ebs s\u00eb k\u00ebnduar sipas stilit muzikor t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it n\u00eb variantin grarisht. Paraditen e s\u00eb shtun\u00ebs, Gjena kishte 6 mujorin e s\u00eb motr\u00ebs, ku e qau me ligj\u00ebrime motr\u00ebn e xhanit, Laben\u00eb e paharruar 65 vje\u00e7are dhe mbasdite erdhi bashk\u00eb me Shqiponjat n\u00eb Ballkonin e Bardh\u00eb t\u00eb K\u00ebng\u00ebs, n\u00eb Pilurin e Himar\u00ebs dhe Lab\u00ebris\u00eb son\u00eb. G\u00ebzim dhe dhembja tek ne jan\u00eb bashkudh\u00ebtare. 10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it din\u00eb t&#8217;i ndan\u00eb gj\u00ebrat dhe t&#8217;i vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb vendlindjes, si \u201cambasadore\u201d kulture e T\u00ebrba\u00e7it n\u00eb ngjarjet etnofolklorike, q\u00eb na k\u00ebrkojn\u00eb dhe ne shkojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellim mesazhe drite.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr shqipet magjike vijn\u00eb mesazhe drite<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb pambarimta mesazhet e mira drejtuar grupit dhe s\u2019ka se si t\u00eb mos prekesh, s\u2019ka se si t\u00eb mos ndihesh mir\u00eb, t\u00eb frym\u00ebzohesh dhe t\u00eb mbushesh me optimiz\u00ebm p\u00ebr Udh\u00ebtimin e Denj\u00eb Folklorik. Po shk\u00ebpusim disa: <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=100080000661555&amp;comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MTY0MDEzNzc4MDE2XzE2OTI2ODc5NjEyNjk5NzQ%3D&amp;__tn__=R*F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Lefteri Metkaj<\/strong><\/a><strong>.<\/strong> \u201cSa m\u00eb bukur dhe dinjitoz\u00eb n\u00eb festivalin e Pilurit! K\u00ebto shqipe magjike jan\u00eb 10 Shqiponjat e sukseseve, t\u00eb cilat jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb bukurat bilbile t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it, plot\u00eb jet\u00eb dhe gjall\u00ebri! Suksese 10 Shqiponjave dhe udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb grupit, z.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/albert.habazaj?__tn__=R*F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">Albert Habazaj<\/a>! Me k\u00ebt\u00eb paraqitje, ju jeni d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb e identitetit me k\u00ebng\u00ebn dhe me veshjen popullore tradicionale p\u00ebr zon\u00ebn e T\u00ebrba\u00e7it dhe p\u00ebr trojet tona t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb. Ju paraqitni nj\u00eb\u00a0pasuri komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb festival ashtu si i ka hije vlerave t\u00eb k\u00ebsaj krahine\u201d. Kam t\u00eb drejt\u00eb ta fal\u00ebnderoj dhe t\u2019i them: \u201cMeriton mir\u00ebnjohje intelektuale e nderuar! Ti Lefto, je e ndritshme jo vet\u00ebm si njeri me virtyte humane, por ti je misionare e kombit, ti je M\u00ebsuese e Gjuh\u00ebs Shqipe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e shqiptar\u00ebve n\u00eb emigracion, atdhetare e devotshme\u201d. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/maksi.luci?comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MDI3MTQzNzkxNzAzXzEyMjE4ODc1MzI0OTI3NjA%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZUD8UHCpFfnmNiLPoZsAdxz5teHgddNuvluZ1SO-qe0IG53ozdujhCJ96s_lNUEa814WDce4Snk3eUHC1YRbtlh7KNsSxSjfsd5_QLL8M4DKb3MwbWRaxnA_cMQsTRkKEAcKiR_IMxcdq1G-OypKj2VgbvgoSBfNIwzrwc1aZEEgUlFHLRfqFcjiMaBml3F1VWKiSQTaGY_dBSO9iSVYATI&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Maksi Lu\u00e7i<\/strong><\/a>: \u201cSuksese &#8230; Le t\u00eb d\u00ebgjohet ritmi i atyre maleve mbi detin Jon\u201d&#8230; Po, Maks i dashur, u d\u00ebgjua ritmi i maleve tona mbi detin Jon. Dhe i kulluar si Lumi i Bardh\u00eb q\u00eb buron tek rr\u00ebnj\u00ebt e tua. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=100016681307236&amp;comment_id=Y29tbWVudDo3NzcyNTk4NTEyNzYyNTE4Xzg3NDYxMzI5MTM3MjEwMQ%3D%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZUD8UHCpFfnmNiLPoZsAdxz5teHgddNuvluZ1SO-qe0IG53ozdujhCJ96s_lNUEa814WDce4Snk3eUHC1YRbtlh7KNsSxSjfsd5_QLL8M4DKb3MwbWRaxnA_cMQsTRkKEAcKiR_IMxcdq1G-OypKj2VgbvgoSBfNIwzrwc1aZEEgUlFHLRfqFcjiMaBml3F1VWKiSQTaGY_dBSO9iSVYATI&amp;__tn__=R%5d-R!%3Av-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Peno Nebi Xhakaj<\/strong><\/a>, bij\u00eb nga Ku\u00e7i e nuse n\u00eb T\u00ebrba\u00e7, e shoqja e Nebos, kthyesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb: \u201cMotrat tona si sorkadhe sa bukur duken n\u00eb valle\u201d; <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/bukuroshe.abaziramohitaj?comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MTY0MDEzNzc4MDE2Xzc3NTgzNjk4NDQyNTAyNDM%3D&amp;__tn__=R*F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Bukuroshe Abazi Ramohitaj<\/strong><\/a>: \u201cShk\u00eblqeni!\u201d; <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/vjollca.gacaj?comment_id=Y29tbWVudDoyMjYyNDI4NzAwNjE4MjE0XzQyNzExMjE2MzQ1NTg1OQ%3D%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZWyI4_KSCo21mbIFFwr0hpm5HFii-2ejCGjurnjZTK48zNUIffQvyJY1J7vh7hXC8mUL4Yw1tf3AwO7v1r8fG66kvajT1CoRhDm79iew-aYLaS1r4QinlTsWSS7Kc4CrLTujoUb1OxltthDMwfs-O42gbleC46i5TsR10bQXOhn9BId5izTZ417jg6hgkipmJoevhJcasN5I_yprfueQcuqe5ui3FLXh-3Vremq89XqeQ&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Vjollca Ga\u00e7aj<\/strong><\/a>: \u201cSi drita jeni t\u00eb gjitha . Suksese dhe sa me shum\u00eb medalje\u201d! Poeti, avokati, aviatori <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/isufidelo?comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MDI3MTQzNzkxNzAzXzE3MjE2ODE3OTE2OTY5OTY%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZUD8UHCpFfnmNiLPoZsAdxz5teHgddNuvluZ1SO-qe0IG53ozdujhCJ96s_lNUEa814WDce4Snk3eUHC1YRbtlh7KNsSxSjfsd5_QLL8M4DKb3MwbWRaxnA_cMQsTRkKEAcKiR_IMxcdq1G-OypKj2VgbvgoSBfNIwzrwc1aZEEgUlFHLRfqFcjiMaBml3F1VWKiSQTaGY_dBSO9iSVYATI&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Delo Isufi<\/strong><\/a>: \u201cNdihem krenar p\u00ebr t\u00eb mrekullueshmet vajza e nuse t\u00eb krahines sime\u201d; <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=100091310183482&amp;comment_id=Y29tbWVudDoyMjYzODYyOTM3MTQxNDU3Xzc2Mjk1MzQxMTcxNjY5ODA%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZWg1ufcuKYamnDguwcEgSpRT-PzVVP9toACqPDKmZq7sVk30npvfskCEUwfVcuZfCCkUS5Wk1yeCALFNqZkgnA0LXgsbcQ4fE2PomrxDfOKH2JrJ05GJlF9abLTr9DE-8J2-GLrva2Crj0-5GDIZgkWUQhXQLq-ZdfrIvBIpGZ0qh0vQpI7zDWe0DM96Egb8Rk&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Sose Beqiraj<\/strong><\/a>: \u201cBravo shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it! Krenari p\u00ebr ne\u201d, nd\u00ebrsa intelektuali dhe veprimtari i shquar <strong>dr. <\/strong><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/neki.dredha.9?comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MTY0MDEzNzc4MDE2Xzg4MTg4MTY2NzAzMTgzOA%3D%3D&amp;__tn__=R*F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Neki Dredha<\/strong><\/a> na e b\u00ebn me vargje urimin: \u201c<em>Dhjet\u00ea shqiponjat t\u00ebrba\u00e7iote,\/ Si pin\u00eb uj\u00eb n\u00eb Pajikonj\u00eb,\/ Ndri\u00e7uan sken\u00ebn piluriote,\/ Ballkonin mbi Detin Jon.\/ Thuaja \u00c7ik\u00eb, Maj\u00eb e L\u00ebpjet\u00ebs,\/ Ti Gjivjash e ti Stogua,\/ P\u00ebr ato lulet e jet\u0113s,\/ Kostum kuqet mbi Pihua.\/ P\u00ebr kostumin arb\u00ebror,\/ Hijeshin\u00eb e Amantis\u00eb,\/ Shqiponjat, shpirt amnor,\/ Krahu i zjarrt\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb\/ P\u00ebr At\u00eb, yllin e malit,\/ Shpirtin e Lumit t\u00eb Vlor\u00ebs,\/ Q\u00eb i dha drit\u00eb Festivalit,\/ Me shtojzovallet e Hor\u00ebs.\/ P\u00ebrmbi uj\u00ebrat kalt\u0113rore,\/ Lart te logu piluriot,\/ K\u00ebng\u00eb e valle Lab\u00ebrore\/ Do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr jet\u00eb e mot<\/em>\u201d, t\u00eb cilin Pano Hallko e quan nj\u00eb Refleksion i thekur poetik, nd\u00ebrsa un\u00eb: \u201cFaleminderit Doktor! E kush si ti shkruan p\u00ebr Lab\u00ebrin\u00eb magjike! Jam i bindur q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri do ta ribotosh librin e bukur p\u00ebr Lab\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, se historia, kultura, arsimi, virtytet dhe visaret e shpirtit t\u00eb saj jan\u00eb t\u00eb pambarimta, mrekullore\u00a0si natyra e saj, me flor\u00ebn e faun\u00ebn, me njer\u00ebzit e v\u00ebrtet\u00eb, me artist\u00ebt si bilbila e artistet si th\u00ebll\u00ebza!\u201d. Amazona e Bolen\u00ebs, Lapardhas\u00eb dhe \u201cJehon\u00ebs labe\u201d <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/adelajdaadel.adel?comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MTExNzAwNDQ5OTE0XzczOTAwNjgwNTc3ODI2OTM%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZXS5xj4P-rktDZaOqvmnDtW5M0GudV-4ii3tFs1GV57WTRFffn5vA_pdGGOVcETXUFCFGSFUqM5nvXrHqveXfoT_nb8o3e-4g4qRxfQJpzOq2JhO-cEv3pJO6yt5SspDob36jjvETlTCYclNsBdgPmPpkn07sWKor9GbfmHHVUS-AT_Lp3sgF_bslUhJREIdW7A5Acfw_Y0mDJJcl7ZFGxgVeJvRGCN6vBa5oMGY4Voyw&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Bardha Hosi Brahimaj<\/strong><\/a>, si\u00e7 ka z\u00ebrin e shpirtit b\u00ebn urimin me zem\u00ebr: \u201cSi varese diamanti, i shtoni nurin dhe lezetin k\u00ebng\u00ebs labe\u201d; nd\u00ebrsa m\u00ebsuesja dhe poetja nga Vlora <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=100009200933931&amp;comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MTExNzAwNDQ5OTE0XzQ1NDEzNzgyNDAzNDY2MQ%3D%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZXS5xj4P-rktDZaOqvmnDtW5M0GudV-4ii3tFs1GV57WTRFffn5vA_pdGGOVcETXUFCFGSFUqM5nvXrHqveXfoT_nb8o3e-4g4qRxfQJpzOq2JhO-cEv3pJO6yt5SspDob36jjvETlTCYclNsBdgPmPpkn07sWKor9GbfmHHVUS-AT_Lp3sgF_bslUhJREIdW7A5Acfw_Y0mDJJcl7ZFGxgVeJvRGCN6vBa5oMGY4Voyw&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Anila Toto<\/strong><\/a>: \u201cSuksese zonjave artiste q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gurr\u00ebn e tradit\u00ebn, artin e popullit tim!\u201d, sociologia artiste <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=100009156435754&amp;comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MTExNzAwNDQ5OTE0XzQ0OTI3NzM5NDM4NzE4NQ%3D%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZXS5xj4P-rktDZaOqvmnDtW5M0GudV-4ii3tFs1GV57WTRFffn5vA_pdGGOVcETXUFCFGSFUqM5nvXrHqveXfoT_nb8o3e-4g4qRxfQJpzOq2JhO-cEv3pJO6yt5SspDob36jjvETlTCYclNsBdgPmPpkn07sWKor9GbfmHHVUS-AT_Lp3sgF_bslUhJREIdW7A5Acfw_Y0mDJJcl7ZFGxgVeJvRGCN6vBa5oMGY4Voyw&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Zhaneta Sali Veizaj<\/strong><\/a>: \u201cNj\u00eb urraaaaa t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr grupin\u201d. Q\u00eb nga Kanadaja poetja <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/armenida.jolldashi?comment_id=Y29tbWVudDoyMjYyNDI4NzAwNjE4MjE0XzQyMjgxMjA0NzI4NzUzMw%3D%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZWyI4_KSCo21mbIFFwr0hpm5HFii-2ejCGjurnjZTK48zNUIffQvyJY1J7vh7hXC8mUL4Yw1tf3AwO7v1r8fG66kvajT1CoRhDm79iew-aYLaS1r4QinlTsWSS7Kc4CrLTujoUb1OxltthDMwfs-O42gbleC46i5TsR10bQXOhn9BId5izTZ417jg6hgkipmJoevhJcasN5I_yprfueQcuqe5ui3FLXh-3Vremq89XqeQ&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Armenida Qyqja<\/strong><\/a> na uron: \u201cFluturim t\u00eb bukur Shqiponjave!\u201d, nd\u00ebrsa e mir\u00ebnjohura <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=100012707229090&amp;comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0MDI3MTQzNzkxNzAzXzgzNzIzMjk1ODI2OTY5MA%3D%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZUD8UHCpFfnmNiLPoZsAdxz5teHgddNuvluZ1SO-qe0IG53ozdujhCJ96s_lNUEa814WDce4Snk3eUHC1YRbtlh7KNsSxSjfsd5_QLL8M4DKb3MwbWRaxnA_cMQsTRkKEAcKiR_IMxcdq1G-OypKj2VgbvgoSBfNIwzrwc1aZEEgUlFHLRfqFcjiMaBml3F1VWKiSQTaGY_dBSO9iSVYATI&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Katjusha Poga\u00e7i<\/strong><\/a> \u201cJu lumt\u00eb!\u201d. Po k\u00ebt\u00eb urim na jep poeti dhe historiani doc. <strong>Odise \u00c7a\u00e7i<\/strong>. Artisti bujar <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/astrit.ismaili.108?comment_id=Y29tbWVudDoyMjY0NDkwOTM3MDc4NjU3XzExOTUyMjgxNTQ5NDE4NTQ%3D&amp;__cft__%5b0%5d=AZXFjmoCI_kMZzqeEqdW38HddYAmthv5eqzEKJtJeNnczFYTP0y--jDYKxr43gax2u5XFdy3muroTBLOSKEa7g0gRUEgq3HwGlpA4AdFmZc3j1PBMRp6b3pI-l9hZfEohWPMoqpx4FvoXLafKzB4o2qSQoD2neRjDmSaI1xyG4qzvpsSj1X1t65T1ENZzdgqhlpu7iXGBeDOFrdnSrw24dHolZbNf4iE7F4SFIuFsLBv442WU2NwoDq4yChC-0vkbfzMNaBoNrmdsEFEM7u9i_-R&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Astrit Ismaili<\/strong><\/a>, pasi b\u00ebn urimin e bekuar: \u201cDrit\u00eb e bardh\u00eb rruga e Mirove t\u00eb T\u00ebrba\u00e7e\u201d, tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shtron me t\u00eb drejt\u00eb: \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ansamb\u00ebl artistik se ka artiste dhe udh\u00ebheq\u00ebs artistik, k\u00ebshtu m\u00eb thot\u00eb kjo fotoart, mos e quani grup, ju lutem!\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mbaroi dhe festivali &#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Mbaroi dhe festivali. Na dhan\u00eb \u00c7ertifikat\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes dhe na u komunikua \u00e7mimi i Tret\u00eb. Ne shpum\u00eb vlera t\u00eb mir\u00ebfillta, autentike, burimore n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb paraqitje dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim dinjitoz p\u00ebr T\u00ebrba\u00e7in ton\u00eb me histori dhe kultur\u00eb, krahas t\u00eb tjer\u00ebve, si pjes\u00eb e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs. Nuk k\u00ebrkuam \u00e7mim, as paguam p\u00ebr t\u00eb, pasi kemi d\u00ebgjuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mod\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim ndahen \u00e7mimet, pastaj fillon festivali.\u00a0 H\u00ebngr\u00ebm nj\u00eb buk\u00eb t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb Pilur dhe u kthyem nat\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb. Gjat\u00eb kthimit, i ngarkuar me emocione, q\u00eb m\u00eb shkaktuan dhe ndjenja negative, po reflektoja tek ato q\u00eb b\u00ebm\u00eb ne, si i b\u00ebm\u00eb, \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse kemi mund\u00ebsi dhe hap\u00ebsira: Shqiponja! Sinqerisht dhe me p\u00ebrulje u shpreh MIR\u00cbNJOHJE. Ju ndri\u00e7oni drit\u00ebn e mir\u00ebsis\u00eb. Ju verboni err\u00ebsir\u00ebn e lig\u00ebsis\u00eb. Ju paskeni lindur Dit\u00ebn e Sakrific\u00ebs dhe Dinjitetit. Gjena, ti u tregove kapedane, dole mbi dhimbjen e motr\u00ebs p\u00ebr hir t\u00eb detyr\u00ebs morale. Virtyti yt e mposhti stresin, emocionin e dhembshur t\u00eb humbjes s\u00eb parakohshme t\u00eb Labes\u00eb s\u00eb paharruar.<\/p>\n<p>M\u00eb ka ngelur n\u00eb mendja fjale e moderatores s\u00eb festivalit, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/groups\/373859256636270\/user\/100009116490777\/?__cft__%5b0%5d=AZU7uFWE6tP1yWyKcHHAXVqx2orLZUbVriu4Hg2hhTyKpU8dIRlpB88EdhhKkTUmoPpX92wLcvu6hB4rCrIE2PhgK4pS4ujib26ZDToutXW_bpMgJdhC1HPI2EG60lU2pohqopH8wHt_SMNg5rYQK3o0F-5PmCTEOFoVr4c-0HfyosLy9tCwC6dp9pWObTUqpqScU4idF-XUR0X--j6hkQrS&amp;__tn__=R%5d-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\"><strong>Shqiponja Pazaj Veshaj<\/strong><\/a> \u201cJu, 10 Shqiponjat Labe jeni \u00e7mimi i mir\u00ebsis\u00eb. Dashuria a madhe p\u00ebr artin dhe folklorin q\u00eb ju karakterizon \u00ebsht\u00eb plebi shqiptare dhe n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e \u00c7ik\u00ebs!\u201d<\/p>\n<p><strong>Dy fjal\u00eb pas nj\u00eb jave<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Kristo \u00c7ip\u00ebn kam k\u00ebto fjal\u00eb: Festivali u realizua me sukses dhe pruri mozaik vlerash folklorike tradicionale dhe bashk\u00ebkohore, patjet\u00ebr dhe nivel artistik e shije estetike. Fal\u00ebnderoj popullin bujar dhe artdash\u00ebs t\u00eb Pilurit p\u00ebr mir\u00ebpritjen. Situata t\u00eb tilla, si k\u00ebto t\u00eb pes\u00eb festivaleve folklorike t\u00eb Pilurit q\u00eb ka organizuar K. \u00c7ipa, nxjerrin n\u00eb pah rolin e individit n\u00eb shoq\u00ebri. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizator shembullor. Po k\u00ebshtu p\u00ebr Fred S. M\u00ebrkurin shpreh mir\u00ebnjohje p\u00ebr v\u00ebmendjen, si dhe p\u00ebr gjith\u00eb ata miq e dashamir\u00ebs q\u00eb takova. Nuk mund t\u00eb shprehem k\u00ebshtu p\u00ebr jurin\u00eb, sepse vler\u00ebsimet q\u00eb b\u00ebn\u00eb m\u2019u duk\u00ebn subjektive dhe \u00e7mimet q\u00eb deklaruan m\u00eb shqet\u00ebsuan p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies, respektimin e kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara etj. Nuk e di pse jurit\u00eb i turbullojn\u00eb uj\u00ebrat, kur gurra popullore \u00ebsht\u00eb uj\u00eb i kulluar i shpirtit popullor n\u00eb k\u00ebng\u00eb dhe valle. Por, fatmir\u00ebsisht e mbi t\u00eb gjitha n\u00eb Pilur un\u00eb takova Qeran\u00ebn, at\u00eb n\u00ebn\u00eb heroin\u00eb, po ashtu dhe ato n\u00ebna t\u00eb mira piluriote, q\u00eb i kisha takuar 3 vjet\u00ebsh, qershor 2021. Piluri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend\u00a0heroike me histori dhe polifoni, e n\u00ebnat piluriote z\u00ebn\u00eb nj\u00eb v\u00ebnd t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij. N\u00ebnat e bijve t\u00eb k\u00ebng\u00ebs na mbushin me frym\u00ebzime polifonike t\u00eb pa shtershme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>10 SHQIPONJAT E T\u00cbRBA\u00c7IT PASKAN LINDUR DIT\u00cbN E SAKRIFIC\u00cbS DHE DINJITETIT Albert HABAZAJ \u201cKush k\u00ebrkon dekorata, nuk i meriton; kush i meriton nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr dekorata\u201d Balzak Fjal\u00ebz si historik K\u00ebnga dhe vallja grarishte e T\u00ebrba\u00e7it, krahas k\u00ebng\u00ebs pleq\u00ebrishte, k\u00ebng\u00ebs e valles s\u00eb burrave, si dhe k\u00ebng\u00ebs s\u00eb djemve t\u00eb fshatit \u00ebsht\u00eb pasuri e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-1808","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1808"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1808\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}