{"id":1840,"date":"2024-06-29T20:18:55","date_gmt":"2024-06-29T20:18:55","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1840"},"modified":"2024-06-29T20:18:58","modified_gmt":"2024-06-29T20:18:58","slug":"kadri-tarelli-shkruanshijaku-ky-oaz-fisnikerie-atdhetarie-dhe-humanizmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/06\/29\/kadri-tarelli-shkruanshijaku-ky-oaz-fisnikerie-atdhetarie-dhe-humanizmi\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:SHIJAKU, KY OAZ FISNIK\u00cbRIE, ATDHETARIE DHE HUMANIZMI"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<\/p>\n<p>Mendimi i shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebshka. Po u mb\u00ebshtete aty, kurr\u00eb nuk humbet. Pa mb\u00ebshtetjen e tij askush nuk fiton.<\/p>\n<p>Abraham Linkoln.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs!<\/p>\n<p>I nderuar z. Nikolla Sudari!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e dyta her\u00eb q\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>E para, do koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur akademiku i nderuar Kopi Ky\u00e7yku b\u00ebri p\u00ebrurim t\u00eb librit kushtuar artistit t\u00eb Dardanis\u00eb Besim Sahat\u00e7iu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tani po flas n\u00eb p\u00ebrurimin e librit t\u00eb mikut ton\u00eb t\u00eb nderuar Nikolla Sudari. Q\u00eb un\u00eb po e titulloj: Monument p\u00ebr qytetin dhe qytetar\u00ebt, ngritur n\u00eb lib\u00ebr nga historiani Nikolla Sudari.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>SHIJAKU, KY OAZ FISNIK\u00cbRIE, ATDHETARIE DHE HUMANIZMI<\/p>\n<p>Monument p\u00ebr qytetin dhe qytetar\u00ebt, ngritur n\u00eb lib\u00ebr nga historiani Nikolla Sudari<\/p>\n<p>Shpreh fal\u00ebnderim dhe mir\u00ebnjohje ndaj autorit z. Nikolla Sudar, q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb jem pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri, \u201cShijaku, ky oaz fisnik\u00ebrie, atdhetarie dhe humanizmi\u201d. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht fal\u00ebnderim edhe p\u00ebr ftes\u00ebn q\u00eb t\u00eb vij nga Durr\u00ebsi bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb durrsak\u00eb, dhe t\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend libri, ku flitet p\u00ebr jet\u00ebn e nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl, por me histori t\u00eb madhe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shijaku.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, shijakasit e njohin Nikoll\u00ebn si m\u00ebsues, por m\u00eb s\u00eb shumti si kreator dhe drejtues i Muzeut historik t\u00eb qytetit, tani s\u00eb fundi edhe si shkrimtar e publicist, me botimet e tij t\u00eb shumt\u00eb p\u00ebr figura q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb em\u00ebr vetes dhe Shijakut. Nd\u00ebrsa mbar\u00eb Shqip\u00ebria, k\u00ebshtu edhe Durr\u00ebsi e durrsak\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti, e njohim si historian, shkrimtar dhe p\u00ebrkthyes me vlera, pasi para do koh\u00ebsh ai solli n\u00eb mjedisin letrar t\u00eb k\u00ebtij qyteti \u201cNobelistin\u201d Sollzhenicin, i cili tashm\u00eb flet shqip, n\u00ebp\u00ebrmjet pen\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkthyesit z. Nikolla Sudari.<\/p>\n<p>Me autorin jemi b\u00ebr\u00eb miq q\u00eb prej gati 40-vjet\u00ebsh, kur ai drejtonte Muzeun e qytetit t\u00eb Shijakut, nd\u00ebrsa un\u00eb k\u00ebrkoja k\u00ebshilla dhe ndihm\u00eb p\u00ebr ngritjen e muzeut t\u00eb Komun\u00ebs Katundi i Ri, komun\u00eb kufi me Shijakun dhe Durr\u00ebsin. Vitet nuk e zbeh\u00ebn miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, duke qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb veprimtari t\u00eb tilla p\u00ebruruese, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke mb\u00ebshtetur e vler\u00ebsuar krijimtarin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Jam i bindur se brezat do na nd\u00ebshkojn\u00eb, sepse ndryshimi i sistemit n\u00eb vitet 90-t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, u shoq\u00ebrua me marr\u00ebzin\u00eb kolektive t\u00eb koh\u00ebs, duke prishur e shkat\u00ebrruar, ve\u00e7 t\u00eb tjerave edhe muzeumet, ku rruheshin dokumente dhe objekte me vler\u00eb historike, t\u00eb grumbulluara me aq mund e v\u00ebshtir\u00ebsi, tashm\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme. K\u00ebto qendra t\u00eb edukimit atdhetar, s\u2019kishte pse prekeshin. Mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoheshin, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer kujtes\u00ebs historike t\u00eb fshatit, zon\u00ebs, krahin\u00ebs dhe kombit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr un\u00eb e quaj nj\u00eb \u201cMonografi kushtuar qytetit Shijak\u201d, si vendlindje e autorit, ku ka kaluar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb, rinin\u00eb, burr\u00ebrin\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00ebn t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Monografi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe mbetet si lib\u00ebr mjaft interesant n\u00eb form\u00eb dhe p\u00ebrmbajtje. Lexuesi, si p\u00ebrher\u00eb do t\u2019i vendos\u00eb not\u00ebn e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe cil\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e vler\u00ebsoj si nj\u00eb pasuri q\u00eb do t\u2019i mbet k\u00ebtij qyteti p\u00ebr t\u2019u trash\u00ebguar n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve, si nj\u00eb monument i ngritur n\u00eb letrat shqipe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht nderim dhe pasuri edhe p\u00ebr familjet shijakase, q\u00eb u p\u00ebrjet\u00ebsuan n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Besoj dhe jam i bindur, se Nikolla \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb nd\u00ebrmerr nj\u00eb botim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr Shijakun, si vazhdim i librit \u201cCop\u00ebza jete\u201d, publikuar n\u00eb vitin 2007. E \u00e7moj lart pun\u00ebn e tij, pasi e di se \u00e7\u2019heq nj\u00eb studiues historie, p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb n\u00eb krye pun\u00ebs studimore e shkrimore. Mos harrojm\u00eb ankesat q\u00eb vijn\u00eb nga s\u2019e pret. K\u00ebshtu them nga p\u00ebrvoja ime.<\/p>\n<p>Koha do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb, se n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb dalin t\u00eb tjer\u00eb kok\u00ebkrisur, (k\u00ebshtu i qaj un\u00eb historian\u00ebt q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sinor\u00ebt e monografis\u00eb), q\u00eb do t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij qyteti t\u00eb vog\u00ebl, fare pran\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb lasht\u00eb. Edhe vet\u00eb autori thekson: \u201cNuk kam pretenduar t\u00eb mbaj monopolin e historis\u00eb &#8230;&#8230;.\u201d. P\u00ebrvoja e ka bindur, se edhe sikur t\u00eb doj\u00eb, nuk e mban dot monopolin, pasi sa e sa shum\u00eb gj\u00ebra mbeten pa u th\u00ebn\u00eb, pa u prekur, pa u zbuluar nga pluhuri i koh\u00ebs dhe m\u00ebkati i harres\u00ebs. Vet\u00ebm porta e historis\u00eb nuk mbyllet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pa p\u00ebrs\u00ebritur parafol\u00ebsit e nderuar, m\u00eb duhet t\u00eb them pak, por t\u00eb vler\u00ebsoj shum\u00eb kapitullin e III-t\u00eb, t\u00eb titulluar \u201cVazhdim\u00ebsi\u201d, q\u00eb p\u00ebrfshin rreth 144 faqe t\u00eb k\u00ebtij libri madhor me rreth 362 faqe. Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje, aq sa libri nuk m\u00eb l\u00ebshonte nga dora, \u00ebsht\u00eb historia e qytetit e rr\u00ebfyer n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrshkrimit t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtarive t\u00eb \u201cheronjve\u201d, intelektual\u00eb, apo qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb shijakas, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrmuese autori i ka njohur personalisht. T\u00eb gjith\u00eb, si miq, shok\u00eb, koleg\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe qytetar\u00eb nga komuniteti Boshnjak dhe \u00e7am\u00ebt e Shijakut, me t\u00eb cil\u00ebt ka ndar\u00eb g\u00ebzime dhe trishtime, fitore dhe humbje, etj, etj.<\/p>\n<p>Gjykoj se \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e gjetur, m\u00eb e mir\u00eb e p\u00ebrdorur artistikisht, pasi n\u00ebp\u00ebrmjet cop\u00ebzave t\u00eb jet\u00ebs t\u00eb gjithsecilit, shpaloset e gjith\u00eb historia, bukuria dhe pasuria e qyteti, me t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqijat, fitoret dhe humbjet, teprimet dhe mang\u00ebsit\u00eb, pse jo edhe d\u00ebshtimet e nd\u00ebshkimet, si dukuri q\u00eb sjell dhe p\u00ebrcjell \u00e7do koh\u00eb. Aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo sa \u00e7do lexues, kur t\u00eb mbyll\u00eb faqen e fundit, do t\u2019i kalojn\u00eb si n\u00eb film dokumentar: arsimi, shkolla, sh\u00ebndet\u00ebsia, arti dhe piktura, sporti dhe sportist\u00ebt, kultura, krijimtaria let\u00ebrsia e poezia, pun\u00ebsimi, lodhja e mundimi, nd\u00ebrmarrjet ekonomike, varf\u00ebria, madje diku-diku edhe zakonet familjare e shoq\u00ebrore, si mikpritja, bujaria, trim\u00ebria, fjala dhe besa, arritjet dhe shpresa, etj, etj. K\u00ebshtu libri b\u00ebhet i ngroht\u00eb, sepse n\u00eb faqet e tij rrjedh l\u00ebng jete, gatuar me brum\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete. Por faqet e jet\u00ebs kan\u00eb edhe heronjt\u00eb e vet, q\u00eb n\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb dhe autori duket sikur bisedon me ata si dikur, duke sh\u00ebtitur n\u00eb sheshin e qytetit, n\u00eb fush\u00ebn e futbollit, n\u00eb stendat e muzeut, e m\u00eb rrall\u00eb n\u00eb kafe pran\u00eb lumit Erzen.<\/p>\n<p>\u201cHeronjt\u00eb\u201d jan\u00eb aq t\u00eb shumt\u00eb, sa edhe un\u00eb nuk kam si t\u00eb ndaj disa dhe t\u00eb l\u00eb m\u00ebnjan\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb, ku shumic\u00ebn e tyre e njoh edhe un\u00eb nga af\u00ebr, pasi m\u00eb ka lidhur puna. Secili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb bote m\u00eb vete, vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mozaik letrar-historik, si stoli e vyer e qytetaris\u00eb shijakase. K\u00ebshtu po ndalem t\u00eb them dy fal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dy prej tyte, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe un\u00eb kam shkruar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmend n\u00eb fillim:<\/p>\n<p>. \u201cM\u00ebsuesi i popullit\u201d Sulejman Zalla, i pag\u00ebzuar nga populli me emrin e shenjt\u00ebruar, \u201cSul\u00eb Shqipja\u201d. Nd\u00ebrsa un\u00eb e vendos n\u00eb vler\u00ebsimin: \u201cMisionar n\u00eb udh\u00ebn e dijes\u201d. Gjykoj dhe besoj se nuk ka dekorat\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur dhe m\u00eb t\u00eb fisme, kur t\u00eb pag\u00ebzon koha dhe historia. K. Tarelli. Libri. \u201cMisionar\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e dijes\u201d. 2013.<\/p>\n<p>M\u00eb korrigjoni n\u00ebse e kam gabim, pasi megjith\u00ebse jam i k\u00ebnduar n\u00eb histori, m\u00eb dalin vet\u00ebm tre personalitete q\u00eb kan\u00eb fituar dhe merituar nj\u00eb em\u00ebrtim mbar\u00eb popullor:<\/p>\n<p>. I pari, rilindasi yn\u00eb i shquar, poeti komb\u00ebtar \u201cNaim Shqip\u00ebria\u201d.<\/p>\n<p>. I dyti, \u201cGjok Shqiptari\u201d, i masakruar nga forcat antishqiptare rreth 100 e ca viteve t\u00eb shkuar, p\u00ebrpara se Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhej shtet.<\/p>\n<p>Dhe i treti Sul\u00eb Shqipja, p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb shkruar edhe t\u00eb tjer\u00eb, duke lart\u00ebsuar figur\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>. Sa p\u00ebr njohje, \u201cSul\u00eb Shqipja\u201d, \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuesi q\u00eb hapi i pari shkoll\u00ebn shqipe n\u00eb Ish\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e para shkoll\u00eb shqipe n\u00eb Qarkun e Durr\u00ebsit, pak muaj pas shpalljes s\u00eb M\u00ebvet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 04, t\u00eb marsit, 1913. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e hershme, por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn edhe un\u00eb \u00e7uditem: &#8211; Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ky m\u00ebsues i nderuar dhe me em\u00ebr t\u00eb ndritur n\u00eb Shijak e fshatrat p\u00ebr-rreth, t\u00eb nderohet me titullin e lart\u00eb \u201cM\u00ebsues i popullit\u201d, vet\u00ebm n\u00eb vitin 1994&#8230;&#8230;!?<\/p>\n<p>Personaliteti i dyt\u00eb q\u00eb dua t\u00eb p\u00ebrmend \u00ebsht\u00eb \u201cMisionar i dijes\u201d, m\u00ebsuesi Fiqiri Resuli, talent n\u00eb matematik\u00eb dhe fizik\u00eb, orator i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, por me \u201cnjoll\u00eb\u201d n\u00eb biografi, i cili me guxim e durim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, mundi t\u00eb shkollohet e t\u00eb b\u00ebhet m\u00ebsues. Sh\u00ebtiti n\u00eb shum\u00eb shkolla t\u00eb fshatrave t\u00eb Durr\u00ebsit, dhe m\u00eb pas t\u00eb k\u00ebrkohet e t\u00eb em\u00ebrohet n\u00eb gjimnazin e Shijakut. Puna dhe zot\u00ebsia e b\u00ebri q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb shkolla t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb laborator\u00ebt e fizik\u00ebs p\u00ebr shkollat e mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs sime, po v\u00eb n\u00eb dukje si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb m\u00eb ngacmon ndjesin\u00eb dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb . M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb disa fjali apo fraza q\u00eb letrarisht thurur bukur, por t\u00eb ngjeshura mend\u00ebrisht, q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt mendimit filozofik. Mendime q\u00eb i shtojn\u00eb vlerat librit, t\u00eb cilat si pa dashje autori i krijon dhe i vendos n\u00eb fillim t\u00eb \u00e7do shkrimi, si nj\u00eb trokitje n\u00eb port\u00ebn e heroit, p\u00ebr t\u00eb cilin shkruhet.<\/p>\n<p>Un\u00eb po ngutem t\u00eb citoj vet\u00ebm dy-tri, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb lexuesit t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb tjera, t\u2019i sh\u00ebnoj\u00eb e t\u2019i mbaj\u00eb mend p\u00ebr t\u2019i kujtuar e p\u00ebrmendur n\u00eb biseda, fjalime e shkrime, kuvende letrare e konferenca shkencore:<\/p>\n<p>. \u201cJet\u00ebn e zbukurojn\u00eb njer\u00ebzit, sidomos ata q\u00eb me veprat e tyre, e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ata q\u00eb nuk kursejn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb model mir\u00ebsie dhe humanizmi p\u00ebr cilindo, p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Faqe 295.<\/p>\n<p>. \u201cSado q\u00eb njeriu i jep guxim vetes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb jet\u00eb dhe ia arrin q\u00ebllimit, p\u00ebrs\u00ebri ai nuk pajtohet m\u00eb at\u00eb q\u00eb mund jet\u00ebn&#8230;&#8230; me vdekjen\u201d. Faqe 284.<\/p>\n<p>. Cilido prej nesh, do t\u00eb kujtohet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb l\u00ebr\u00eb prapa, p\u00ebr kontributin n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb atdheut dhe t\u00eb popullit. Faqe 298.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre fjal\u00ebve t\u00eb fundit, do t\u2019i shkojn\u00eb p\u00ebrshtat k\u00ebto dy vargje, t\u00eb thurura koh\u00eb m\u00eb par\u00eb:<\/p>\n<p>Mos u mburr p\u00ebr vitet q\u00eb ke ngr\u00ebn\u00eb,<\/p>\n<p>Shko e trego, veprat q\u00eb ke l\u00ebn\u00eb&#8230;&#8230;.! Kadri Tarelli. Libri \u201cKoha n\u00eb vargje\u201d. Poezia. \u201c Plaku, vapa dhe gushti\u201d.<\/p>\n<p>Dikur mendimtari i njohur Hygo, \u00ebsht\u00eb shprehur: \u201cNjeriu me vepra e ngre vet\u00eb piedestalin, koha i vendos p\u00ebrmendoren\u201d. Nd\u00ebrsa un\u00eb do t\u00eb shtoja: Artisti, shkrimtari dhe poeti, duke ngritur monument p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, pa dyshim i ka l\u00ebn\u00eb vend vetes p\u00ebr t\u2019u kujtuar n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Urime dhe mir\u00ebnjohje miku yn\u00eb Nikolla Sudar! Jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb. Na duhet pena juaj p\u00ebr t\u00eb krijuar e botuar libra t\u00eb tjer\u00eb me po kaq vler\u00eb qytetarie dhe atdhetarie.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsisht!<\/p>\n<p>Kadri Tarelli<\/p>\n<p>Durr\u00ebs. Fund maji. 2024.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Mendimi i shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebshka. Po u mb\u00ebshtete aty, kurr\u00eb nuk humbet. Pa mb\u00ebshtetjen e tij askush nuk fiton. Abraham Linkoln. T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs! I nderuar z. Nikolla Sudari! \u00cbsht\u00eb e dyta her\u00eb q\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: E para, do koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur akademiku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1840","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1840","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1840"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1840\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1840"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1840"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1840"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}