{"id":1857,"date":"2024-07-10T16:27:29","date_gmt":"2024-07-10T16:27:29","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1857"},"modified":"2024-07-10T16:27:32","modified_gmt":"2024-07-10T16:27:32","slug":"albert-habazajliliana-gjika-heroina-e-bibliotekes-se-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/07\/10\/albert-habazajliliana-gjika-heroina-e-bibliotekes-se-vlores\/","title":{"rendered":"Albert HABAZAJ:LILIANA GJIKA, HEROINA E BIBLIOTEK\u00cbS S\u00cb VLOR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><strong>LILIANA GJIKA, HEROINA E BIBLIOTEK\u00cbS S\u00cb VLOR\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albert HABAZAJ<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebs i Bibliotek\u00ebs shkencore \u201cNermin Vlora Falaschi\u201d, Universiteti \u201cIsmail Qemali\u201d, Vlor\u00eb<\/p>\n<p><strong>Drita e ngoht\u00eb njer\u00ebzore<\/strong><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb, por edhe\u00a0 n\u00eb Fier, Durr\u00ebs, Elbasan, patjet\u00ebr\u00a0 n\u00eb Tiran\u00eb e gjekt\u00eb, po u p\u00ebrmend emri i Bibliotek\u00ebs Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, koleg\u00ebve dhe miqve t\u00eb librit, u del para syve portreti me drit\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb njer\u00ebzore i zonj\u00ebs fisnike Liliana Gjika. Fuqia e imazhit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs dhe nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb rrjedhoj\u00eb e pun\u00ebs shum\u00eb vje\u00e7are si specialiste shembullore dhe drejtuese model n\u00eb Bibliotek\u00ebn e qytetit t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebrsi\u00eb Jugper\u00ebndimore, sepse bibliotekat shqiptare kan\u00eb plot t\u00eb till\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn me p\u00ebrgjeg\u00ebjsi t\u00eb lart\u00eb, humaniz\u00ebm, p\u00ebrkushtim dhe ndershm\u00ebri profesionale. Vet\u00ebm fal\u00eb virtyteve t\u00eb larta njer\u00ebzore q\u00eb mbart dhe aft\u00ebsive teorike &#8211; praktike n\u00eb fush\u00ebn e Bibliotekomonis\u00eb, mund t\u00eb jesh pun\u00ebtor i mir\u00eb i librit (n\u00eb \u00e7do pozicion t\u00eb organigram\u00ebs).<\/p>\n<p><strong>Jet\u00ebshkrimi i Lilian\u00ebs dhe i Bibliotekave t\u00eb Vlor\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Liliana Lako Gjika ka lindur n\u00eb Pojan t\u00eb Fierit m\u00eb 19 Shtator 1950. Pas m\u00ebsimeve n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme Pedagogjike, u em\u00ebrua m\u00ebsuese n\u00eb fshatin Cakran. Kreu studimet e larta n\u00eb Fakultetin Histori &#8211; Filologji, dega Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi, 1971-1975, si dhe kursin dyvje\u00e7ar t\u00eb Bibliotek\u00ebs, 1975-1977. U em\u00ebrua n\u00eb Bibliotek\u00ebn Publike t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00eb sektorin e Periodit Shqip dhe t\u00eb Huaj, ku u mor edhe me studime albanologjike. N\u00eb vitet 1990-2000 u em\u00ebrua drejtore e Bibliotek\u00ebs Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d, Vlor\u00eb. Ka shkruar mjaft artikuj publicistik\u00eb p\u00ebr rolin e shtypit n\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore dhe p\u00ebr autor\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe artit. Ka botuar librat: \u201c<em>Pavar\u00ebsia komb\u00ebtare dhe Ismail Qemali n\u00eb shtypin e viteve 1990-1982<\/em> (1983), \u201c<em>Autor\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr Vlor\u00ebn<\/em>\u201d (1987), \u201cBiblioteka Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d (2006), \u201c<em>Njeriu me respekt te malet<\/em>\u201d (2016).<\/p>\n<p>Emrin e saj e p\u00ebrmendin me shum\u00eb nderim e mir\u00ebnjohje ish &#8211; koleg\u00ebt m\u00ebsues dhe ish-nx\u00ebn\u00ebsit e saj, jo pak nga t\u00eb cil\u00ebt sot jan\u00eb emra t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs, ekonomis\u00eb, arsimit, kultur\u00ebs dhe politik\u00ebs shqiptare. Emri i saj \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb si pakkush tjet\u00ebr me institucionin ku ka punuar; ajo me Bibliotek\u00ebn e qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs. Dashamir\u00ebsisht, duke marr\u00eb shkas nga dy vargje t\u00eb Majakovskit, po heq nj\u00eb paralele: \u201cKur themi Liliana Gjika n\u00ebnkuptojm\u00eb Bibliotek\u00ebn e Vlor\u00ebs, kur themi Biblioteka e Vlor\u00ebs, n\u00ebnkuptojm\u00eb Liliana Gjik\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs dhe hap\u00ebsirat e saj, tradita e bibliotekave \u00ebsht\u00eb e hershme, pasuria e dokumenteve dhe dor\u00ebshkrimeve shfaqet qysh n\u00eb Mesjet\u00eb me Bibliotek\u00ebn e Manastririt t\u00eb Kllogjrit n\u00eb Kanin\u00eb, dhe Manastirin e Zv\u00ebrnecit. Gjurm\u00ebt e bibliotekave t\u00eb Vlor\u00ebs gjenden qysh n\u00eb shek. XV-XVI me Bibliotekat Fetare, Bibliotekat e Himar\u00ebs (shek XVI) etj. Kodik\u00ebt e Vlor\u00ebs jan\u00eb dor\u00ebshkrime t\u00eb rralla, m\u00eb t\u00eb vjetrat q\u00eb jan\u00eb ruajtur n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn vlonjate, q\u00eb si shkrime ungjillore dhe biblike n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb shkrimit; pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb zhvillimit progresiv t\u00eb mendimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs njer\u00ebzore&#8230; Historiku i Bibliotekave t\u00eb Vlor\u00ebs ka t\u00eb regjistruar Bibliotek\u00ebn e Mekatit (1672), ka Bibliotek\u00ebn e Familjes Vlora, e p\u00ebrmendur qysh n\u00eb mesin e shek. XVII, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurat dhe n\u00eb Ballkan, po ashtu ka Bibliotek\u00ebn e Od\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb (krijuar m\u00eb n\u00ebntor 1920), Bibliotek\u00ebn e intelektualit Lluka Karafili (1912), Bibliotek\u00ebn e Arsimtar\u00ebve (Biblioteka e vog\u00ebl &#8211; 29.09.1936, nd\u00ebrsa n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb m\u00eb vete &#8211; m\u00eb 7 Mars 1939), Bibliotek\u00ebn Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d Vlor\u00eb, Bibliotek\u00ebn Shkencore \u201cNermin Vlora Falaschi\u201d (1994), si dhe biblitekat e fakulteteve t\u00eb Universitetit \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Biblioteka e Vlor\u00ebs, q\u00eb m\u00eb von\u00eb mori emrin Biblioteka Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d Vlor\u00eb u themelua m\u00eb 22 gusht 1946. Me fondin e librave t\u00eb \u201cBibliotek\u00ebs s\u00eb Arsimtar\u00ebve\u201d rreth 5156 libra, si dhe at\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb Eqerem bej Vlor\u00ebs, u krijua ky institucion kulturor, i cili m\u00eb pas u pasurua edhe me dhurimin e librave dhe revistave nga intelektual\u00ebt e shquar t\u00eb qytetit: Ibrahim Shyti, Ali Asllani, Musa Jonuzi, Dr. Ali Mihali, Jani Minga etj. Deri n\u00eb vitin 1974, biblioteka e kryente verpimtarin\u00eb e saj n\u00eb godin\u00ebn e Eqerem bej Vlor\u00ebs. Po k\u00ebt\u00eb vit, ajo u vendos n\u00eb godin\u00ebn e familjes hebreje Matathia. N\u00eb vitin 1993, u vendos n\u00eb mjediset e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs \u201cLab\u00ebria\u201d, por me k\u00ebrkes\u00ebn e intelektual\u00ebve t\u00eb qytetit, u b\u00eb e mundur vendosja n\u00eb mjediset e godin\u00ebs s\u00eb ish- Bank\u00ebs Agrare, ku gjendet sot. Eh, moj bibliotek\u00eb e Vlor\u00ebs! Ku s\u2019t\u00eb hodh\u00ebn e ku s\u2019t\u00eb degdis\u00ebn!&#8230;Pavar\u00ebsisht nga kushtet, njer\u00ebzit q\u00eb i sh\u00ebrbyen e \u00a0b\u00ebn\u00eb nj\u00eb filigran t\u00eb art\u00eb shkronjor p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Biblioteka Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d Vlor\u00eb zhvillon nj\u00eb veprimtari t\u00eb gjer\u00eb\u00a0 n\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj lexuesit p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb informacioni t\u00eb gjer\u00eb kulturor, artistik e shkencor. Drejtimi kryesor i veprimtaris\u00eb s\u00eb saj ka qen\u00eb pasurimi i fondeve, p\u00ebrpunimi tekniko-shkencor, diskutimi dhe promovimi i librave t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe e asaj t\u00eb huaj. Deri n\u00eb vitin 1995 n\u00eb fondin e k\u00ebsaj biblioteke gjendeshin 120.000 ekzemplar\u00eb (kopje\/ cop\u00eb). N\u00eb vitin e mprapsht\u00eb 1997, biblioteka e Vlor\u00ebs u d\u00ebmtua r\u00ebnd\u00eb nga trazirat e atiij viti t\u00eb zi, jo vet\u00ebm p\u00ebr Vlor\u00ebn, por p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Me vendosjen e Bibliotek\u00ebs n\u00eb mjediset e reja, sipas vendimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, u b\u00eb rikonstruksioni i saj me financimin dhe ndihm\u00ebn e fondacionit Soros. Mjediset e reja t\u00eb Bibliotek\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb standardi bashk\u00ebkohor, p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e fondeve q\u00eb gjenden aty. Brenda k\u00ebsaj hap\u00ebsire ndodhet edhe mjedisi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, i cili \u00ebsht\u00eb mjaft i k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebvepruar n\u00eb sall\u00ebn e vet\u00eb. Biblioteka i sh\u00ebrben nj\u00eb popullsie mbi 180 mij\u00eb banor\u00eb. Ajo ka lidhje e bashk\u00ebpunim me shkolla, shoqata, personalitete t\u00eb shquara, me Universitetin \u201cIsmail Qemali\u201d etj., duke zhvilluar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimtarish kulturore e shkencore. Ajo afron sh\u00ebrbime me fonde t\u00eb hapura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e saj. Koh\u00ebt e fundit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb afruar sh\u00ebrbime audiovizuale, internet etj.<\/p>\n<p>N\u00eb gjerdanin e bukur t\u00eb bibliotekave t\u00eb qytetit, vlen t\u00eb nderojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit dhe stafet q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb sektor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb t\u00eb librit dhe periodikut, t\u00eb materialeve libra dhe jolibra, domosdosm\u00ebrisht drejtor\u00ebt e bibliotekave t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb vite: nga fillimet 1936-\u201944 e mbas \u00c7lirimit: Rauf Zaimi, Ibrahim Kushta, Musa Muho e Mihal Pe\u00e7o; nga vitet \u201945-\u201947 Af\u00ebrdita Thanasi; \u201947-\u201948 Jakup Gallanxhi; \u201948-\u201950 Valdete Gorishti; \u201950-\u201954 Tana Nesho; \u201954-\u201857\u00a0 Fotini Jupi; \u201857-\u201964 Timo Vojniku; \u201964-\u201965 Irfan Bregu; \u201965-\u201968 Agron Grabova; \u201868-\u201991 Nezahet Braka; nga vitet 1991-2009 Liliana Gjika. Drejtues t\u00eb bibliotek\u00ebs s\u00eb qytetit n\u00eb vijim kan\u00eb qen\u00eb: shkrimtari \u00c7lirim Hoxha, poetja Elma Rama dhe aktualisht ish &#8211; pedagogia e italishtes Iltana Koleka.<\/p>\n<p><strong>Liliana Gjika feks<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ato zonja apo zot\u00ebrinj q\u00eb punojn\u00eb me librin, p\u00ebr mendimin tim, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuarit, m\u00eb t\u00eb ndershmit, q\u00eb me dashuri profesionale dhe buz\u00ebqeshje prilli, b\u00ebjn\u00eb miq t\u00eb librit qytetar\u00ebt e gjith\u00eb grupmoshave dhe niveleve t\u00eb ndryshme arsimore, sepse libri \u00ebsht\u00eb diell dhe specialist\u00ebt dhe drejtuesit e bibliotekave i duan rrezet e diellit p\u00ebr qytetar\u00ebt e tyre. <em>Lajtmotivi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb:<\/em> Bibliotekat nd\u00ebrtojn\u00eb komunitetin. Komuniteti ushqen familjet. Familjet pasurojn\u00eb jet\u00ebn. Jeta k\u00ebrkon lirin\u00eb. Liria respekton dijen. Dija ushqen t\u00eb kuptuarit. T\u00eb kuptuarit prodhon ide. Idet\u00eb mb\u00ebstesin komunitetet. Komunitetet kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr bibliotekat. Bibliotekat nd\u00ebrtojn\u00eb komunitetin. <em>[ALA =Shoqata Amerikane e Bibliotekave, 1999]. <\/em><\/p>\n<p>N\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb 35 vje\u00e7are (1974-2009) ka punuar dhe p\u00ebr gati 20 vjet (1991-2009) ka drejtuar me kultur\u00eb dhe dashamir\u00ebsi zonja Liliana Lako Gjika, sa q\u00eb i dha k\u00ebsaj M\u00ebm\u00ebzonje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e fisnike\u00a0rreth 90 vje\u00e7are &#8211; Bibliotek\u00ebs s\u00eb nderuar t\u00eb qytetit ton\u00eb fytyr\u00ebn e saj me drit\u00eb, imazhin e saj me dashuri p\u00ebr librin dhe \u00ebmb\u00eblsi p\u00ebr njeriun, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb ikon\u00eb t\u00eb bibliotekave tona, si drejtoresha historike e bibliotek\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs. E p\u00ebrkushtuara Lilian\u00eb &#8211; e bukur n\u00eb shpirt, n\u00eb mendim, n\u00eb veprim, sa e thjesht\u00eb aq e ndritshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr t\u2019u ndjekur jo vet\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb, por, me siguri e them, edhe sot e k\u00ebsaj dite, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga Biblioteka shqiptare dhe nga shkenca e Bibliotekonomis\u00eb. Ajo m\u00eb jep shemb\u00eblltyr\u00ebn e Urat\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Librit n\u00eb tok\u00eb. Ajo u fal buz\u00ebqeshje zogjve n\u00eb pem\u00eb, jo m\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb tok\u00eb q\u00eb i p\u00ebrmir\u00ebson \u00e7do \u00e7ast e m\u00eb tep\u00ebr me shembullin dhe imazhin e saj. E ndritshmja Liliana Lako Gjika \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzuar me emrin qytetar Amazona e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs. P\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb Mikesh\u00eb me Vlera t\u00eb Larta Njer\u00ebzore. Zonja Liliana Gjika nderohet dhe vler\u00ebsohet shum\u00eb nga qytetar\u00ebt si drejtoresha historike e Bibliotek\u00ebs publike \u201cShevqet Musaraj\u201d Vlor\u00eb, e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mir\u00ebsit\u00eb e saj dhe vizionin e qart\u00eb. Ajo ka dhe dy emra t\u00eb bukur: Amazona e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs &#8211; Heroina e librit. K\u00ebshtu i flasin miqt\u00eb e saj, q\u00eb i ka po aq t\u00eb mir\u00eb sa vetja. Kam mendimin se\u00a0 dy jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb largpam\u00ebsi humane; s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb gjeneza fisnike, s\u00eb dyti drita e Bibliotek\u00ebs q\u00eb na dha dhe i dham\u00eb.<\/p>\n<p>Liliana Lako Gjika \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb kujtes\u00ebn sociale si sinonim i Bibliotek\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, kur Vlora dhe Durr\u00ebsi ishin model n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fush\u00ebn e Bibliotekonomis\u00eb dhe sh\u00ebrbestaris\u00eb humane ndaj komunitetit qytetar. Vlera e v\u00ebrtet\u00eb ka folur n\u00eb heshtje. Dhe n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs flet. Floririn mund ta mbulojn\u00eb edhe me hi, por floriri p\u00ebrs\u00ebri ngelet flori. Kur drejtonte veprimtarit\u00eb Liliana, dilte ylli e shk\u00eblqente \u00e7do imt\u00ebsi e \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb asaj veprimtarie&#8230; Po ku ka njer\u00ebz, q\u00eb sapo takohesh, t\u2019i qesh\u00eb fytyra e t\u2019i ndri\u00e7oj\u00eb aq hijsh\u00ebm t\u00ebr\u00eb nur?! \u00cbsht\u00eb Liliana e Bibliotek\u00ebs. K\u00ebshtu thon\u00eb dhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Emri i saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb enciklopedin\u00eb e qytetit \u201c<em>Vlora &#8211; fjalor enciklopedik<\/em>\u201d, Tiran\u00eb, Maluka, 2023, f. 555-556, p\u00ebrgatitur nga prof.dr. Bardhosh Ga\u00e7e.<\/p>\n<p><strong>Heroina e librit m\u00eb \u201997 &#8211; \u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Ka ca realitete njeriu, q\u00eb kur i kujton, thot\u00eb me vete: \u201cV\u00ebrtet un\u00eb kam qen\u00eb, q\u00eb kam mbajtur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim? V\u00ebrtet&#8230;?\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e k\u00ebtij shkrimi t\u00eb thjesht\u00eb nderimtarie p\u00ebr Kllo\u00e7k\u00ebn e shkrimtar\u00ebve, poet\u00ebve, artist\u00ebve dhe lib\u00ebrdash\u00ebsve t\u00eb shumt\u00eb vlonjat\u00eb, jemi n\u00eb krah\u00ebt epik\u00eb t\u00eb pabesueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb trim\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar qytetare: Liliana Gjika \u00ebsht\u00eb ajo kapetane shqiptare, q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb \u201997- \u00ebs, mori Bibliotek\u00ebn e qytetit dhe, duke e par\u00eb plumbin drejt e n\u00eb ball\u00eb, eci n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Vlor\u00ebs, t\u00eb mbushura me plumba e g\u00ebzhoja dhe shp\u00ebtoi Bibliotek\u00ebn hallemadhe t\u00eb Vlor\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb lufte ata q\u00eb ran\u00eb p\u00ebr liri u shpall\u00ebn D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Atdheut. Ata q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn me trim\u00ebri, atdhetariz\u00ebm dhe men\u00e7uri dhe u shquan p\u00ebr b\u00ebma t\u00eb rralla u shpall\u00ebn heronj t\u00eb popullit. Liliana Gjika jetoi dhe punoi me devotshm\u00ebri, ndershm\u00ebri dhe profesionaliz\u00ebm n\u00eb koh\u00eb paqeje. N\u00eb fakt, qe nj\u00eb segment kohor fatal, i zi, m\u00eb keq se n\u00eb koh\u00eb lufte. Ajo, p\u00ebr drit\u00ebn e mendimit dhe veprimt qytetar, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta Heroin\u00eb e Popullit (e gjall\u00eb). \u00cbsht\u00eb Kryezonja e Librit n\u00eb qytetin e Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare. Kapedane bashk\u00eb me familjen e saj t\u00eb mrekullueshme, me f\u00ebmij\u00ebt: Bon\u00ebn, Yllin e Irm\u00ebn, q\u00eb i b\u00ebri pjes\u00eb t\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb Shp\u00ebtimit t\u00eb Librit, ku n\u00eb ball\u00eb t\u00eb zjarrit ishte bashk\u00ebshorti i saj shembullor, Viron Shamet Gjika, q\u00eb p\u00ebr librat i qante zemra si p\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm. Kemi p\u00ebrjetuar nj\u00eb realitet tej \u00e7do lloj imagjinate njer\u00ebzore, si n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb zez\u00eb llahtarie. V\u00ebrtet nj\u00eb histori e pazakont\u00eb e nj\u00eb gruaje epike n\u00eb koh\u00eb moderne, koh\u00eb q\u00eb u infektuan aq keq e u hidh\u00ebruan aq shum\u00eb. Detashmenti i familjes Gjika, i muros\u00ebn librat p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nga vandalizmat barbare t\u00eb ca palo bashk\u00ebkoh\u00ebsve tan\u00eb t\u00eb eg\u00ebr. Edhe pse kan\u00eb kaluar 27 vjet, nuk rr\u00ebfehet pa drith\u00ebrim\u00eb e pa lot n\u00eb sy \u201cOdiseja\u201d e \u201997-\u00ebs, ajo ngjarje sa e rrezikshme aq e bukur, ajo histori aq\u00a0 frym\u00ebzuese e nj\u00eb m\u00ebsuesje, e nj\u00eb shqiponje t\u00eb librit, kur, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb trazuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt, Liliana b\u00ebr p\u00ebrpjekjet m\u00eb heroike t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar librat; kreu at\u00eb akt t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb shkonte deri n\u00eb sakrific\u00ebn sublime t\u00eb saj dhe familjes, q\u00eb vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb kultur\u00ebs shkrimore.<\/p>\n<p>Shtypi shqiptar i ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb vyer. P\u00ebr \u201cDITURIN\u00cb\u201d migjeniane t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Boras &#8211; Suedi mund t\u00eb p\u00ebrmendim shkrimet nderuese q\u00eb jan\u00eb botuar n\u00eb gazetat \u201cPanorama\u201d, \u201cKoha jon\u00eb\u201d, \u201cBallkan\u201d, \u201cNacional\u201d, \u201cSot\u201d, \u201cDita\u201d, \u201cLab\u00ebria\u201d, \u201cKushtrim brezash\u201d etj., apo emisionet televizive n\u00eb mediet e vendit apo edhe t\u00eb huaja p\u00ebr Lilian\u00ebn dhe famijen e saj, q\u00eb, sikur t\u2019i kishte n\u00eb organik\u00eb, i vuri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb librit dhe bibliotek\u00ebs s\u00eb qytetit. Dhe ia arriti. I shp\u00ebtoi. Fatkeq\u00ebsisht pati dhe shum\u00eb libra t\u00eb l\u00ebnduar, madje dhe t\u00eb vrar\u00eb nga bandit\u00ebt e patru e t\u00eb pashpirt.<\/p>\n<p>Modeli Lilian\u00eb. Shembull p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Un\u00eb, ne, bibliotekat e Vlor\u00ebs qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mir\u00eb, At\u00eb e kan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, n\u00eb shpirt, n\u00eb sy, n\u00eb mendje, sepse \u00ebsht\u00eb NDERI I VLOR\u00cbS&#8230; Qytetar\u00ebt e njohin shum\u00eb mir\u00eb dhe e vler\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb. Udh\u00ebtimi i saj n\u00eb bibliotek\u00eb \u00ebsht\u00eb Rrug\u00ebtimi i Ndritur q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me Nder e Dinjitet. Dhe, n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb e saj bujare, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb shfaqet dhe ndihet krenare p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb. P\u00ebr pun\u00ebn e saj, shk\u00eblqimin e pun\u00ebs s\u00eb specializuar e profesionale q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 35 vjet n\u00eb at\u00eb Bibliotek\u00eb, e cila ishte nd\u00ebr bibliotekat m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb vend, ku jan\u00eb kryer edhe shum\u00eb seminare nga rajoni etj., Liliana Lako Gjika \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr ndihmes\u00ebn e\u00a0 shquar n\u00eb edukimin e brezave, si intelektuale ee shquar e qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, e cila ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr zhvilimin e kultur\u00ebs dhe traditave komb\u00ebtare. Ajo \u00ebsht\u00eb se e meriton \u201cPersonalitet i Shquar i Qarkut Vlor\u00eb\u201d, titull q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 22.11.2012. Ajo \u00ebsht\u00eb se e meriton \u201cMir\u00ebnjohje e Qytetit\u201d. Edhe \u201cMir\u00ebnjohje e Lab\u00ebris\u00eb\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb nderuar edhe me \u00e7mime e tituj t\u00eb tjer\u00eb lokal\u00eb, komb\u00ebtar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ku mund t\u00eb p\u00ebrmend shum\u00eb \u00e7mime t\u00eb tjera nga Ministria e Kultur\u00ebs, 2 her\u00eb nga\u00a0 Ambasada Amerikane etj. Ajo \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar edhe me \u00e7mimin e lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cBest Prektis\u201d, 2006. Ajo nuk k\u00ebrkon, por meriton m\u00eb shum\u00eb, se i b\u00ebn drit\u00eb librit, i fal mir\u00ebsi t\u00eb bukur qytetaris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LILIANA GJIKA, HEROINA E BIBLIOTEK\u00cbS S\u00cb VLOR\u00cbS Albert HABAZAJ P\u00ebrgjegj\u00ebs i Bibliotek\u00ebs shkencore \u201cNermin Vlora Falaschi\u201d, Universiteti \u201cIsmail Qemali\u201d, Vlor\u00eb Drita e ngoht\u00eb njer\u00ebzore Jo vet\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb, por edhe\u00a0 n\u00eb Fier, Durr\u00ebs, Elbasan, patjet\u00ebr\u00a0 n\u00eb Tiran\u00eb e gjekt\u00eb, po u p\u00ebrmend emri i Bibliotek\u00ebs Publike \u201cShevqet Musaraj\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, koleg\u00ebve dhe miqve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-1857","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1857"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1857\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}