{"id":1868,"date":"2024-07-13T06:06:08","date_gmt":"2024-07-13T06:06:08","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1868"},"modified":"2024-07-13T06:06:10","modified_gmt":"2024-07-13T06:06:10","slug":"kadri-tarellikadare-nga-bota-i-levduar-nga-ne-i-lenduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/07\/13\/kadri-tarellikadare-nga-bota-i-levduar-nga-ne-i-lenduar\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli:KADARE! Nga bota i l\u00ebvduar, nga ne i l\u00ebnduar!"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<\/p>\n<p>\u201cO popuj, ruani njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj, se prej tyre do t\u2019u njoh\u00eb bota\u201d<\/p>\n<p>Ciceroni<\/p>\n<p>KADARE!<\/p>\n<p>Nga bota i l\u00ebvduar, nga ne i l\u00ebnduar!<\/p>\n<p>Tani q\u00eb po fashitet disi jehona e ndarjes nga jeta t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb, Ismail Kadare, letrar me shum\u00eb em\u00ebr n\u00eb letrat shqipe, tek ne dhe n\u00eb bot\u00eb, shikoj dhe d\u00ebgjoj kambana q\u00eb d\u00ebgjohen deri n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit dhe ca k\u00ebmbor\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 e ca vjet q\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb n\u00eb shurdh\u00ebri, q\u00eb vet\u00eb flasin vet\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, nd\u00ebrsa shkrimtarin e l\u00ebndojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk po k\u00ebrkoj t\u00eb analizoj vepr\u00ebn e shkrimtarit dhe poetit Kadare. Mjaftohem ta lexoj e ta shijoj p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka thot\u00eb n\u00eb librat e tij t\u00eb shumt\u00eb. Ka plot specialist\u00eb, shkrimtar\u00eb dhe dijetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mjaft, dhe do vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrmbajtjen, forc\u00ebn e mendimit dhe vlerat e kumtit q\u00eb p\u00ebrcjell. T\u00eb gjitha t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb shkrira n\u00eb artin e fjal\u00ebs magjike, q\u00eb t\u00eb lumturon.<\/p>\n<p>Nuk marr p\u00ebrsip\u00ebr ta l\u00ebvdoj, ta ndri\u00e7oj apo ta shkish\u00ebroj emrin e tij, tashm\u00eb njohur bot\u00ebrisht. Madje nuk m\u00eb shtyn as kodi njer\u00ebzor, as kodi shekullor i shqiptar\u00ebve, ta baltos e njollos figur\u00ebn e tij, sidomos pas vdekjes s\u00eb tij. As nj\u00ebr\u00ebn nuk e kam n\u00eb zakon, sepse m\u00eb r\u00ebndon shum\u00eb pyetja, &#8211; Pse&#8230;&#8230;!? &#8211; K\u00ebshtu i p\u00ebrgjigjem vetes, &#8211; Nuk kam arsye, nuk kam t\u00eb drejt\u00eb dhe as forc\u00eb, sepse asnj\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb me mua. Forca buron nga arsyeja dhe e drejta, jo nga d\u00ebshira, cmira, \u00a0zilia e xhelozia.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen zor ta pranoj nj\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb till\u00eb: Bota e l\u00ebvdon Kadaren\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e tij, nd\u00ebrsa ne e l\u00ebndojm\u00eb. Po t\u00eb na pyesnin ne, as posht\u00eb urave t\u00eb lumit Sena n\u00eb Paris, s\u2019do ta qasnin, jo m\u00eb t\u2019i b\u00ebnin ndere edhe n\u00eb disa kryeqytete t\u00eb bot\u00ebs, duke i p\u00ebrkthyer, nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u2019i botonin edhe libra. Fatmir\u00ebsisht, jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata njer\u00ebz, q\u00eb sillen k\u00ebshtu! S\u2019u vjen mir\u00eb, sikur ai u ka z\u00ebn\u00eb udh\u00ebn, apo u b\u00ebn hije duke u z\u00ebn\u00eb drit\u00ebn e diellit.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019b\u00ebhet k\u00ebshtu me ne dhe figurat tona t\u00eb ndritura&#8230;!? Mes nesh jan\u00eb ata q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht m\u00ebrziten, turfullojn\u00eb, trazojn\u00eb e rr\u00ebmojn\u00eb n\u00eb biografin\u00eb dhe jet\u00ebn e tij personale, duke mos u afruar te vepra. Ndaj m\u00eb lind pyetja: &#8211; \u00c7far\u00eb fitojn\u00eb! &#8211; Jam i bindur se asgj\u00eb. Po \u00e7far\u00eb humbasin? \u2013 duhen pyetur, &#8211; pasi \u00e7do kush e di mir\u00eb se koha \u00e7mon dhe mbart vlerat, nd\u00ebrsa vog\u00eblimat dhe vog\u00eblush\u00ebt q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i madhojn\u00eb e t\u00eb madhohen, i flak tej pa m\u00ebshir\u00eb! Dikur kam shkruar: \u201cKoha mban hanxhar\u00eb,\/ k\u00eb e le t\u00eb dyt\u00eb dhe k\u00eb e t\u00ebrheq zvarr\u00eb\u201d. K. Tarelli. \u201cKoha n\u00eb vargje\u201d. Poezia \u201cAgolli-Kadare\u201d. Viti i botimit 2020.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb fjal\u00ebn \u201c\u00e7udi\u201d dhe \u201c\u00e7udit\u00ebrisht\u201d, m\u00eb duhet ta p\u00ebrdor shpesh, por nuk e shmang dot, pasi edhe disa nga ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ditur dhe disa q\u00eb e mbajn\u00eb veten si t\u00eb k\u00ebnduar, na thon\u00eb q\u00eb vepra duhet studiuar bashk\u00eb me jet\u00ebn dhe biografin\u00eb e autorit. &#8211; Bukur, le ta shkruajn\u00eb biograf\u00ebt, kush i pengon&#8230;!? Ne na heqin k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb&#8230;. dhe i fal\u00ebnderojm\u00eb! Nd\u00ebrsa, ca t\u00eb tjer\u00eb po thon\u00eb, se dashje pa dashje n\u00eb vep\u00ebr gjejm\u00eb shpirtin e autorit. Sa mir\u00eb&#8230;..! Le t\u00eb merren kritik\u00ebt dhe un\u00eb k\u00ebtyre i besoj, pasi shkrimtari shpreh at\u00eb q\u00eb ndjen vet\u00eb dhe jo at\u00eb q\u00eb duan t\u00eb tjer\u00ebt. Ashtu si k\u00ebndonj\u00ebsi, q\u00eb s\u2019mund t\u00eb k\u00ebnaqet me t\u00eb tjer\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt&#8230;..!<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb citoj pak fjal\u00eb t\u00eb poetit filozof, Virgjili, q\u00eb na vijn\u00eb si m\u00ebsime nga lasht\u00ebsia: \u201cGjithkush ka koh\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb jetuar. Jeta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe e pap\u00ebrs\u00ebritshme: T\u00eb ngresh lart emrin t\u00ebnd me vepra, vet\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb e arritja e virtutit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu besoj kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rr\u00ebfej nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr: Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke pir\u00eb kafe me nj\u00eb mikun tim, lexues i pasionuar, ku vetiu lindi biseda rreth krijimtaris\u00eb s\u00eb shkrimtarit Kadare. Nuk hym\u00eb n\u00eb diskutim, pasi q\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt e para, m\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Ismailit i kam lexuar, gati t\u00eb gjith\u00eb librat e tij, por nuk m\u00eb p\u00eblqen, pasi rri shum\u00eb serioz dhe \u00ebsht\u00eb i ftoht\u00eb, m\u00ebndje madh, duket sikur nuk p\u00ebrfill njeri&#8230;. etj, etj! &#8211; Un\u00eb nuk e zgjata dhe i thash\u00eb duke e par\u00eb drejt n\u00eb sy:<\/p>\n<p>-A e ke takuar ndonj\u00ebher\u00eb dhe \u00e7\u2019borxh t\u00eb ka mbetur? Edhe un\u00eb si ty mendoj. Ti ke t\u00eb drejt\u00eb..! Edhe mua s\u2019m\u00eb p\u00eblqen fare! &#8211; Vura re q\u00eb i ndrit\u00ebn syt\u00eb, &#8211; E di pse, sepse i ka flok\u00ebt si gjemba iriqi dhe mban syze me xhama t\u00eb trash\u00eb. &#8211; Ai e kuptoi ironin\u00eb dhe nuk foli m\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb mania p\u00ebr t\u00eb goditur njeriun, poetin e talentuar apo shkrimtarin e suksessh\u00ebm, q\u00eb arriti majat e let\u00ebrsis\u00eb. M\u00eb ngjan si nj\u00eb lloj epidemie q\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb mesin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, dhe turma vrapon kush e kush t\u00eb dal\u00eb m\u00eb i par\u00eb, n\u00eb goditjet ndaj cilitdo q\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb vend t\u00eb Kadares\u00eb.<\/p>\n<p>Po pranoj p\u00ebr nj\u00eb moment se ky grupim kund\u00ebrshtar\u00ebsh ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rebelohet, t\u00eb m\u00ebrzitet, t\u00eb trishtohet ndaj madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb shkrimtarit Kadare. Po n\u00eb zem\u00ebrim e sip\u00ebr, q\u00ebllimisht harrojn\u00eb se Komunizmin dhe diktatur\u00ebn nuk e solli, as e mbolli Kadare. Mbase prit\u00ebn q\u00eb diktatur\u00ebn dhe sistemin shtyp\u00ebs m\u00eb t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, ta rr\u00ebzonin vargjet dhe shkrimet e Kadares\u00eb&#8230;! Mbase&#8230;&#8230;! Por n\u00eb gjykim e sip\u00ebr shtyhem t\u00eb vazhdoj pyetjen: Pse nuk e kthejn\u00eb pasqyr\u00ebn nga vetja: Ku ishin k\u00ebta trima q\u00eb nuk rrok\u00ebn arm\u00ebt, q\u00eb nuk luftuan dhe t\u00eb b\u00ebheshin heronj, q\u00eb t\u2019i ngrinim lapidar\u00eb dhe p\u00ebrmendore. V\u00ebrtet disa guxuan, po ku p\u00ebrfunduan&#8230;.!? k\u00ebshtu m\u00eb mbetet t\u00eb them: Kryq\u00ebzojeni diktatur\u00ebn q\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb agimin e dit\u00eb s\u00eb re, shpagimin mos e k\u00ebrkoni te shkrimtari apo poeti. \u201cAi nuk \u00ebsht\u00eb hero dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhet hero\u201d. K\u00ebto dy fal\u00ebt e fundit i ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb Kadare n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Si bashk\u00ebkoh\u00ebs i gjith\u00eb sistemit komunist 50 vje\u00e7ar, ashtu edhe k\u00ebto 32 vite t\u00eb tranzicionit t\u00eb zgjatur, t\u00eb dhunuar e t\u00eb sh\u00ebmtuar, s\u2019besoj se gaboj, kur shprehem k\u00ebshtu: &#8211; \u201cDetyrat dhe postet drejtuese n\u00eb shtet, t\u2019i japin, t\u2019i ngarkojn\u00eb, madje edhe kur nuk i pranon, nd\u00ebrsa vler\u00ebsimet, nderimet, titujt dhe \u00e7mimet, nuk k\u00ebrkohen, nuk falen, as dhurohen, por fitohen vet\u00ebm me talent dhe pun\u00eb madhore\u201d. K\u00ebt\u00eb gjest, si m\u00ebsim apo veprim e b\u00ebri bota. Nuk i dha \u201cNobel\u201d, por shum\u00eb tituj nderi t\u00eb tjer\u00eb dhe \u00e7mime po aq t\u00eb fis\u00ebm.<\/p>\n<p>As m\u00eb shkon n\u00eb mendje t\u00eb ngulmoj e t\u00eb mbush mendjen e askujt, por flasin veprat e Kadares\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb 45 gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Cili shkrimtar i yni, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer e lexuar n\u00eb kaq gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, duke filluar q\u00eb nga vitet 30, t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, q\u00eb i mbajm\u00eb si model shkrimtarie, p\u00ebrfshi edhe periudh\u00ebn e komunizmit dhe pas r\u00ebnies s\u00eb tij&#8230;? Nuk besoj se bota e b\u00ebn p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb Kadares\u00eb, as p\u00ebr hatrin e shqiptar\u00ebve. Vet\u00ebm kaq mjafton t\u00eb mendojm\u00eb e t\u00eb gjykojm\u00eb me mendje t\u00eb ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb amulli t\u00eb diskutimit \u201cKadare\u201d, q\u00eb nuk po zbehet, por vazhdon t\u00eb kryesoj\u00eb emisionet televizive, shtypin e p\u00ebrditsh\u00ebm edhe portalet elektronike, ku nuk p\u00ebrjashtohen edhe bisedat e zakonshme n\u00ebp\u00ebr tavolina kafeneje, dikush b\u00ebri nj\u00eb pyetje q\u00eb mbeti varur, pa u mb\u00ebrthyer n\u00eb gozhd\u00eb: &#8211; Pse ndodh k\u00ebshtu me Kadaren\u00eb&#8230;&#8230;!? \u00cbsht\u00eb i vetmi shkrimtar shqiptar, q\u00eb prej koh\u00ebsh s\u2019pushojn\u00eb q\u00ebndrimet pro dhe kund\u00ebr?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja duhet k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb burim, mbase m\u00eb par\u00eb. Por form\u00eb t\u00eb organizuar, si ushtar\u00ebt n\u00eb komand\u00eb, u duk qart\u00eb rreth viteve 1970-1971, kur u botua romani \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d, q\u00eb m\u00eb pas u titullua \u201cDimri i madh\u201d. Bashk\u00ebkoh\u00ebsit e mbajn\u00eb mend mir\u00eb, si nisi fushata e diskutimit n\u00ebp\u00ebr tubime e qendra pune, por harrojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb: Si u shuan pa nam e nishan poema n\u00eb vargje, \u201cShqiponjat fluturojn\u00eb lart\u201d dhe plot poezi t\u00eb autorit, botuar n\u00eb libra t\u00eb ndrysh\u00ebm? A duan p\u00ebrgjigje pyetjet: &#8211; Pse duhej? Kush e nisi dhe si bitisi gjith\u00eb ajo zhurm\u00eb apo zallamahi, q\u00eb p\u00ebrfshiu t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb qytet dhe n\u00eb fashat, duke n\u00ebnvizuar me laps \u201cgabimet\u201d, apo \u201ctradhtin\u00eb\u201d e shkrimtarit, kundra Partis\u00eb dhe nxinte Socializmin ton\u00eb fitimtar&#8230;..?<\/p>\n<p>M\u00eb duket se harrojm\u00eb edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb fushat\u00ebn nuk e ideuan as e organizuan kund\u00ebrshtar\u00ebt politik apo t\u00eb burgosurit e luft\u00ebs s\u00eb klasave, as t\u00eb internuarit n\u00ebp\u00ebr fush\u00ebn e Myzeqes\u00eb e p\u00ebrtej, as ata q\u00eb kishin njoll\u00eb n\u00eb biografi. Kush guxonte t\u00eb hapte nj\u00eb diskutim t\u00eb till\u00eb, pa lejen e Partis\u00eb&#8230;?<\/p>\n<p>Lart n\u00eb kupol\u00ebn politike u gjykua, se romani dhe autori duheshin nd\u00ebshkuar, pasi diku kishte futur \u201cgjemba n\u00ebn samar\u201d, apo \u201cgozhd\u00eb n\u00eb k\u00ebpuc\u00eb\u201d, q\u00eb e shponin sistemin dhe pushtetar\u00ebt, sa her\u00eb q\u00eb ngarkohej dhe nisej p\u00ebr udh\u00eb. Ishin po t\u00eb vet\u00ebt e Kadares\u00eb, komunist\u00ebt, q\u00eb me p\u00ebrvoj\u00ebn e \u201cGjyqeve popullore\u201d, t\u00eb viteve 1945-1946, ku turma ishte edhe \u201cprokuror\u201d edhe \u201cgjykat\u00ebs\u201d, (po ta lejonin b\u00ebhej pjes\u00ebtar n\u00eb skuad\u00ebr pushkatimi, ose b\u00ebhej edhe xhelat), q\u00eb k\u00ebrkonin ta varrosnin autorin dhe librin, duke lar\u00eb duart si Pont Pilati, se k\u00ebshtu \u201cVendosi populli\u201d dhe u d\u00ebgjua \u201cz\u00ebri i masave\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht \u201cgjyqi\u201d u nd\u00ebrpre pa vendim p\u00ebrfundimtar, vet\u00ebm me nj\u00eb fjal\u00eb goje nga \u201cZeusi\u201d. K\u00ebshtu shkrimtari Kadare nuk u nd\u00ebshkua, por nuk iu k\u00ebrkua as falje p\u00ebr shqet\u00ebsimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ndodhi ajo q\u00eb nuk duhet t\u00eb ndodhte: fushata u fashit, u tulat n\u00eb vetvete, por nuk u mbyll, duke len\u00eb der\u00ebn hapur p\u00ebr vitet n\u00eb vijim, duke ardhur deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, edhe pse komunizmi u p\u00ebrmbys. Madje na mbet\u00ebn n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb kritizer\u00ebt e zellsh\u00ebm, q\u00eb b\u00ebn\u00eb sikur hesht\u00ebn, duke nd\u00ebrruar xhaket\u00ebn. Sot nuk dihet kush b\u00ebrtet m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb vjetrit apo t\u00eb rinjt\u00eb, sepse kritizer\u00ebve t\u00eb par\u00eb u jan\u00eb bashkuar edhe t\u00eb vuajturit e diktatur\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebshkuar nga lufta e klasave, q\u00eb nuk din\u00eb ku t\u00eb marrin hak. M\u00eb leht\u00eb qenka t\u00eb godasin nj\u00eb shkrimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb t\u00eb mendimit, nuk m\u00eb vjen mir\u00eb ta pranoj, por k\u00ebshtu ka ndodhur: I dham\u00eb bot\u00ebs dy veprime t\u00eb sh\u00ebmtuara, q\u00eb na nxijn\u00eb fytyr\u00ebn para tyre:<\/p>\n<ol>\n<li>Flet-rrufet\u00eb, huazuar nga kinez\u00ebt, por q\u00eb u shtri n\u00eb mbar\u00eb vendin, sidomos n\u00ebp\u00ebr qytete. Flet\u00eb-rrufet\u00eb, nd\u00ebshkonin apo \u201cvrisnin\u201d individin pa gjak, m\u00eb keq se litari dhe plumbi, pasi damka e turpit dhe fajit u mbetej p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn, duke u treguar me gisht.<\/li>\n<li>Letrat anonime, si prerje bese, frike dhe shfaqje e paburr\u00ebris\u00eb dhe tradit\u00ebs, p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb sy, apo p\u00ebrball\u00eb n\u00eb kuvend. U b\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e njohur gati zyrtarisht, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht vazhdoi edhe pas viteve 90-t\u00eb. Sot me p\u00ebrbuzje p\u00ebrmendet dosja e mbushur kund\u00ebr Kadares\u00eb, p\u00ebr \u00e7mimin \u201cNobel\u201d, madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb lukuni, p\u00ebrfshir\u00eb jan\u00eb edhe zyrtar\u00eb shqiptar. Nuk di si do t\u00eb ndjehen autor\u00ebt, n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb, kjo dosje do t\u00eb publikohet?<\/li>\n<\/ol>\n<p>Por ajo q\u00eb m\u00eb dhemb, \u00ebsht\u00eb tallja dhe mosbesimi q\u00eb vetiu lind ndaj ne shqiptar\u00ebve, nga n\u00ebpun\u00ebsit e Evropit dhe t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb, pa na e th\u00ebn\u00eb n\u00eb sy: \u201cKur ju nuk doni nj\u00ebri-tjetrin, mos prisnin t\u2019u duam ne&#8230;..!\u201d<\/p>\n<p>Mbase e kam gabim, por nj\u00eb gj\u00eb nuk kemi arritur t\u00eb kuptojm\u00eb e m\u00ebsojm\u00eb ne shqiptar\u00ebt: Madh\u00ebshtin\u00eb e Kadares\u00eb nuk e mposhti dot diktatura, q\u00eb bluante mish e kocka bashk\u00eb, aq m\u00eb pak mund t\u00eb cenohet emri i tij nga diskutimet tona pa bereqet. Ai tashm\u00eb renditet n\u00eb elit\u00ebn e krijuesve t\u00eb letrave shqipe, k\u00ebtu dhe n\u00eb bot\u00eb. Dhe ne, duhet t\u00eb ndjehemi mir\u00eb n\u00eb krenarin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Personaliteti Kadare, le t\u00eb mbetet si m\u00ebsim p\u00ebr t\u2019i gjykuar gj\u00ebrat m\u00eb shtruar, p\u00ebr t\u2019i par\u00eb e peshuar vlerat krijuese q\u00eb i duhen mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, duke ve\u00e7uar gabimet rast\u00ebsore dhe dob\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore. Duam apo nuk duam ne, koha \u00ebsht\u00eb gjykat\u00ebsi m\u00eb i madh dhe i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Le t\u2019ia lem\u00eb asaj t\u00eb vendos\u00eb&#8230;..! Jam n\u00eb nj\u00eb mendje me filozofin ton\u00eb Alfred U\u00e7i, kur thot\u00eb: Gjykat\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb i nj\u00eb vepre, tashm\u00eb dihet se kush \u00ebsht\u00eb: njer\u00ebzit e thjesht\u00eb dhe koha\u201d.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb edhe un\u00eb besoj, se kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendoj e gjykoj, p\u00ebr shkrimtarin ton\u00eb Kadare, i cili edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mes nesh, \u00ebsht\u00eb i vetmi, si askush tjet\u00ebr, q\u00eb trazon uj\u00ebrat, duke na futur n\u00eb rrahje mendimesh, kund\u00ebrshti dhe pajtim pik\u00ebpamjesh, sa praktike aq edhe psikologjike e filozofike.<\/p>\n<p>Kadare \u00ebsht\u00eb dhe mbetet nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb na b\u00ebn nder t\u00eb gjith\u00ebve, pasi mund t\u00eb mburremi pa frik\u00eb, se raca shqiptare, e cop\u00ebtuar, e ngjeshur, e shtr\u00ebnguar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb vend, paska t\u00eb till\u00eb krijues p\u00ebr t\u2019u matur si i barabart\u00eb me t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Koha dhe bota e ka ngritur n\u00eb qiell, duke i len\u00eb vend n\u00eb panteonin e njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj, p\u00ebr t\u2019u kujtuar n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Ne \u00e7\u2019na mbetet&#8230;.!? &#8211; Ciceroni, nga lasht\u00ebsia na m\u00ebson: &#8211; \u201cO popuj, ruani njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj, se prej tyre do t\u2019u njoh\u00eb bota\u201d.<\/p>\n<p>Kadri Tarelli<\/p>\n<p>Korrik 2024.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: \u201cO popuj, ruani njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj, se prej tyre do t\u2019u njoh\u00eb bota\u201d Ciceroni KADARE! Nga bota i l\u00ebvduar, nga ne i l\u00ebnduar! Tani q\u00eb po fashitet disi jehona e ndarjes nga jeta t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb, Ismail Kadare, letrar me shum\u00eb em\u00ebr n\u00eb letrat shqipe, tek ne dhe n\u00eb bot\u00eb, shikoj dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-1868","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1868\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}