{"id":1874,"date":"2024-07-17T21:14:57","date_gmt":"2024-07-17T21:14:57","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1874"},"modified":"2024-12-05T20:46:24","modified_gmt":"2024-12-05T19:46:24","slug":"kadri-tarelli-skice-humori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/07\/17\/kadri-tarelli-skice-humori\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli: Skic\u00eb humori"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kadri Tarelli shkruan: <\/strong><\/p>\n<p><strong>AMERIKANI<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Skic\u00eb humori<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Papritur, p\u00ebrball\u00eb n\u00eb trotuar m\u2019u shfaq Koli, k\u00ebshtu e th\u00ebrrasim shkurt, kolegun tim t\u00eb hersh\u00ebm, ish drejtor shkolle, tashm\u00eb m\u00ebrgimtar n\u00eb Amerik\u00eb, meq\u00eb jeton te e bija prej gati 10 vjet\u00ebsh. Iku sapo doli n\u00eb pension. Mbaj mend q\u00eb i b\u00ebra edhe nj\u00eb shkrim urimi p\u00ebr \u201cpranimin\u201d, n\u00eb vargun e gjat\u00eb t\u00eb pensionist\u00ebve. Kishte pak dit q\u00eb kishte ardhur, natyrisht vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pensionin dhe ta ajroste sht\u00ebpin\u00eb. Mbase e kishte marr\u00eb malli edhe p\u00ebr shok\u00ebt dhe shoq\u00ebrin\u00eb. \u2026.. Ku i dihet!?<\/p>\n<p>U p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm si miq t\u00eb vjet\u00ebr, nuk u p\u00ebrqafuam si q\u00ebmoti, para se t\u00eb shfaqej i mallkuari Covid. Pyetjet ndaj nj\u00ebri-tjetrit nuk gjenin radh\u00eb. Vura re se nuk e kishte me ngut, ndaj edhe nuk shkulej. Priste q\u00eb ta ftoja p\u00ebr kafe. Kushedi si ka menduar, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb mik i larg\u00ebt, \u201ci huaj\u201d, jo vendas si un\u00eb, bie fjala.<\/p>\n<p>&#8211; O Koli, po s\u2019e pate me t\u00eb shpejt\u00eb, ulemi pim\u00eb nj\u00eb kafe. U b\u00eb kaq koh\u00eb q\u00eb s\u2019jemi par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po, po! Me gjith\u00eb qejf! \u2013 Dhe u drejtua tek tavolinat aty pran\u00eb.<\/p>\n<p>Kamarieri, nj\u00eb djalosh i ri, besoj gjimnazist me pushimet e ver\u00ebs, erdhi me nj\u00eb her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb porosin\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Dy kafe dhe dy raki, t\u00eb lutem! Po raki nga ajo e mira, se ky miku im ka ardhur nga Ameriqia, &#8211; i them duke qeshur, nd\u00ebsa djaloshi m\u00eb shkeli syrin.<\/p>\n<p>Koli, si Koli, \u00e7akmak me gur stralli, l\u00ebvizi dhe pyeti: Pse, sa lloje rakie ka k\u00ebtu, s\u2019ma ka z\u00ebn\u00eb veshi?<\/p>\n<p>&#8211; Eh more Koli! Sa gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar q\u00eb kur ke ikur n\u00eb Ameriqi. Rakia, q\u00eb thua zot\u00ebrote, zgjidhet sipas larg\u00ebsis\u00eb nga vjen miku, &#8211; po vazhdoja ta tirrja shakan\u00eb, &#8211; Sa m\u00eb larg, aq m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e fort\u00eb! &#8211; i thash\u00eb gjith\u00eb seriozitet, duke mos i dh\u00ebn\u00eb shkas t\u00eb dyshoj\u00eb. Nuk u bind, por edhe shakan\u00eb s\u2019po e p\u00ebrtypte.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb o mir\u00eb, po \u00e7mimi? \u2013 pyeti Koli.<\/p>\n<p>&#8211; Ndryshon ca, po \u00e7\u2019 vler\u00eb ka \u00e7mimi p\u00ebr miq q\u00eb vijn\u00eb nga larg? \u2013 Desha t\u2019i thosha, p\u00ebr miq q\u00eb vijn\u00eb e na ankohen se jeta n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb e shtrenjt\u00eb, un\u00eb heshta. S\u2019di pse heshta\u203c\u203c!<\/p>\n<p>Sapo u vu kafeja dhe rakia n\u00eb tavolin\u00eb, Koli nuk priti as ta tokim, sipas zakonit ton\u00eb, por e rrufiti gjysm\u00ebn e got\u00ebs. I dogji n\u00eb fyt, syt\u00eb i l\u00ebshuan xixa, por i p\u00eblqeu. Un\u00eb u k\u00ebnaqa, se nuk u turp\u00ebrova q\u00eb e l\u00ebvdova rakin\u00eb, pa e provuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebrtet qenka raki e mir\u00eb! Lum si ju! V\u00ebrtet ju kam zili! \u2013 dhe u rehatua m\u00eb mir\u00eb nga k\u00ebnaq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Biseda morri udh\u00ebn e zakonshme, por Koli nisi t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebr kushtet q\u00eb ka n\u00eb Amerik\u00eb, pak foli p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkollat, q\u00eb mesa po kuptoja un\u00eb, i kishte par\u00eb me shum\u00eb v\u00ebmendje dhe, natyrisht q\u00eb i kishin p\u00eblqyer, pasi nuk pushonte:<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7\u2019t\u00eb shikosh m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrtesat, oborrin e tyre, pale m\u00eb klasat, hap\u00ebsirat dhe ndri\u00e7imin! Eh, more Kadri! Jo si shkollat tona, q\u00eb ti i di po kaq mir\u00eb sa un\u00eb. \u00c7\u2019t\u00eb t\u00eb them un\u00eb i ziu!? Nj\u00eb mrekulli e v\u00ebrtet\u00eb. Ka punuar me vakt bota, jo si te ne, puno sot p\u00ebr sot, dhe i lem\u00eb gj\u00ebrat \u00e7yryk. \u2013 Vura re se u dalldis n\u00eb rr\u00ebfimin e ca gj\u00ebrave, q\u00eb un\u00eb sikur po i d\u00ebgjoja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Por nuk e nd\u00ebrpreva, ndaj vazhdoi: &#8211; Po metodat m\u00ebsimore? \u00c7uditesh fare. Po t\u00eb kisha fuqi, do t\u2019i \u00e7oja ca nga ca t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt, e t\u00eb marrin p\u00ebrvoj\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb arsimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Meq\u00eb je k\u00ebtu disa dit, pse nuk b\u00ebn nj\u00eb rrug\u00eb deri n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb ministri, e t\u2019u thuash k\u00ebt\u00eb mendim? M\u00eb duket se ka mbetur ndonj\u00eb \u201cstek\u00eb\u201d e vjet\u00ebr e koh\u00ebs son\u00eb. \u2013 E shtyva m\u00eb tej shakan\u00eb. \u2013 Apo ke filluar plazh n\u00eb Currila? Aaaa\u2026.. K\u00ebt\u00eb mos ma shaj! \u2013 i thash\u00eb. &#8211; Nuk ka si Currila jon\u00eb! Shko ku t\u00eb duash, po plazh m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk ke ku e gjen! E kujt po i them edhe un\u00eb!? \u201cHajde baba t\u00eb tregoj arat\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Ik\u00ebn ato koh\u00eb. Tani u plak\u00ebm. N\u00eb Currila kam shkuar disa her\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr kafe. Nuk ma mban t\u00eb futem n\u00eb det, nga reomatizma. Po p\u00ebr Curril\u00ebn, \u2026.. v\u00ebrtet ju kam zili!<\/p>\n<p>Vura re se Koli e kishte thar\u00eb got\u00ebn dhe po e rrotullonte n\u00ebp\u00ebr gishta. M\u00eb dukej sikur e k\u00ebrkonte edhe nj\u00eb teke. Un\u00eb s\u2019po tundesha. Mendoja se do porosiste ai. Megjithat\u00eb nd\u00ebrrova mendje dhe thirra kamerierin: &#8211; Edhe dy raki, po si kjo ama! \u2013 pash\u00eb q\u00eb Kolit i ndriti fytyra dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Lum si ju! \u2013 K\u00ebtu un\u00eb gjeta rast ta ndryshoj muhabetin:.<\/p>\n<p>&#8211; Sa her\u00eb q\u00eb mblidhem me shok\u00ebt, ju kujtojm\u00eb, bile i num\u00ebrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb dhe pyesim: A jan\u00eb gjall\u00eb? Se koha b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebn. Disa na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb \u201curat\u00ebn\u201d! Bile pyesim edhe p\u00ebr ty, se u b\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk je par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po, po!\u00a0 E kam marr\u00eb vesh. M\u00eb vjen keq, po nuk duhet t\u00eb zem\u00ebrohemi me ligjet e jet\u00ebs. Natyra nuk na pyet ne! &#8211; vijoi t\u00eb filozofoj\u00eb miku im. \u2013 Pa pritur e hapi thesin e pyetjeve: &#8211; Po ku rrini, ku e pini kafen\u00eb, nuk ju pengon karantina? Besoj se mblidheni \u00e7do dit\u00eb? Ju kam zili q\u00eb takoheni! Mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb thar\u00eb gjuha t\u00eb flas shqip, se amerikan\u00e7en, \u00ebh\u00eb\u2026, s\u2019 ja them fare. Ve\u00e7 me gruan, se shok\u00eb nuk kam. H\u00eb, ja po t\u00eb pyes ty\u2026.: Krijohet shoq\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb? Tallen nipi me mbes\u00ebn dhe m\u00eb thon\u00eb: &#8211; Gjysh! Ti ke qen\u00eb m\u00ebsues e goxha drejtor dhe na thua m\u00ebsoni! Po ti q\u00eb ke kaq vjet k\u00ebtu, e s\u2019ke ngulur asnj\u00eb fjal\u00eb? \u00c7\u2019 tu them? Po rriten. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb zgjuar e t\u00eb ditur.<\/p>\n<p>\u2013 Koli! Mos u anko e mos b\u00ebj gabim t\u00eb thuash edhe nj\u00eb her\u00eb \u201cJu kam zili\u201d, &#8211; e ngula fjal\u00ebn aty ku desha, &#8211; sepse b\u00ebn vaki dhe t\u00eb d\u00ebgjon ndonj\u00eb nga qeveritar\u00ebt tan\u00eb, e do na \u201cmarr\u00eb m\u00eb sysh\u201d. Ata tek ju i mbajn\u00eb vesh\u00ebt. K\u00ebshtu q\u00eb pensionet tona, \u00ebh\u00eb.. nuk do t\u00eb rriten. A e di pse? Sepse u shkon mendja ters: Amerikan\u00ebt qahen, nd\u00ebrsa k\u00ebta tan\u00ebt han\u00eb e pin\u00eb dhe ju tepron! \u2013 Po vazhdoja humorin tim.<\/p>\n<p>U ngrit sikur e pickova n\u00eb vend t\u00eb keq. Kush e di, ndoshta kishte ndonj\u00eb porosi t\u00eb harruar nga gruaja! U p\u00ebrsh\u00ebndosh\u00ebm, m\u00eb dha dor\u00ebn dhe m\u00eb fal\u00ebnderoi, thjesht: &#8211; Faleminderit!<\/p>\n<p>M\u00eb erdhi keq q\u00eb nuk priti t\u2019i them, tashm\u00eb qet\u00ebsisht: &#8211; Mos na ki zili, o Koli! Ne k\u00ebtu jemi, por nuk mburremi me varf\u00ebrin\u00eb ton\u00eb\u2026\u2026.!<\/p>\n<p>Thirra kamerierin, dhe gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po merrja kusurin, ktheva kok\u00ebn pas. Pash\u00eb mikun tim \u201cAmerikan\u201d q\u00eb nxitonte duke u l\u00ebkundur dhe thash\u00eb me vete: &#8211; Sa t\u00eb varf\u00ebr jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebta amerikan\u00ebt!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kadri Tarelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gusht. 2021.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: AMERIKANI Skic\u00eb humori Papritur, p\u00ebrball\u00eb n\u00eb trotuar m\u2019u shfaq Koli, k\u00ebshtu e th\u00ebrrasim shkurt, kolegun tim t\u00eb hersh\u00ebm, ish drejtor shkolle, tashm\u00eb m\u00ebrgimtar n\u00eb Amerik\u00eb, meq\u00eb jeton te e bija prej gati 10 vjet\u00ebsh. Iku sapo doli n\u00eb pension. Mbaj mend q\u00eb i b\u00ebra edhe nj\u00eb shkrim urimi p\u00ebr \u201cpranimin\u201d, n\u00eb vargun [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2384,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1874","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1874","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1874\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}