{"id":1923,"date":"2024-08-11T07:39:12","date_gmt":"2024-08-11T07:39:12","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1923"},"modified":"2024-08-11T07:39:15","modified_gmt":"2024-08-11T07:39:15","slug":"v-korcari-muka-primordial-passion-eshte-nje-masterpiece-nje-ore-dore-e-prodhuar-per-here-te-pare-ne-shqiperi-nga-inxhinieri-artist-pirro-ruco","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/08\/11\/v-korcari-muka-primordial-passion-eshte-nje-masterpiece-nje-ore-dore-e-prodhuar-per-here-te-pare-ne-shqiperi-nga-inxhinieri-artist-pirro-ruco\/","title":{"rendered":"V.Korcari Muka:  \u201cPrimordial Passion\u201d,\u00a0 \u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb masterpiece, nj\u00eb or\u00eb dore e prodhuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga inxhinieri artist Pirro Ru\u00e7o"},"content":{"rendered":"<p>V.Korcari Muka<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cPrimordial Passion\u201d,\u00a0 <\/span><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb masterpiece, nj\u00eb or\u00eb dore e prodhuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga inxhinieri artist Pirro Ru\u00e7o.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ju falenderoj, inxhinier Pirro Ru\u00e7o, p\u00ebr besimin q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb mua dhe gjith\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jo vet\u00ebm jetohet, por punohet dhe fitohet me djers\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pak koh\u00eb ka kaluar q\u00eb nga momenti kur Kanadaja, Meksika dhe Amerika v\u00ebzhguan eklipsin e plot\u00eb t\u00eb diellit m\u00eb 8 prill 2024. Pa kaluar as tre muaj, ndodh nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr: krijimi i nj\u00eb or\u00eb dore shum\u00eb t\u00eb sofistikuar n\u00eb ide, materiale dhe pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb im\u00ebt, pothuajse mikroskopike, n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, ndryshe nga eklipsi diellor apo h\u00ebnor, kjo ngjarje eklipsoi gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Dhe jo n\u00eb qiell, jo n\u00eb lidhje me planetet, diellin apo h\u00ebn\u00ebn, por me or\u00ebn \u201cPasioni Primordial\u201d, t\u00eb prodhuar nga duararti inxhinier Pirro Ru\u00e7o.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Cil\u00ebsit\u00eb e njeriut nuk p\u00ebrcaktohen nga rrjedhshm\u00ebria e t\u00eb folurit, nga rrobat e shtrenjta, nga pasuria apo nga stili modern i jetes\u00ebs. Personaliteti i tij merr vler\u00eb nga numri i buz\u00ebqeshjeve q\u00eb ai sjell dhe sa b\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb lumtur. K\u00ebto dit\u00eb, inxhinieri mekanik Pirro Ru\u00e7o, n\u00eb Tiran\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit t\u00eb mahniten dhe t\u00eb g\u00ebzohen p\u00ebr suksesin e tij t\u00eb pashmangsh\u00ebm n\u00eb realizimin e nj\u00eb ore dore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb or\u00eb floriri unike, ku artisti Pirro ka derdhur gjith\u00eb talentin e tij; t\u00eb gjitha pjes\u00ebt dhe komponent\u00ebt, t\u00eb punuar deri n\u00eb detajet m\u00eb t\u00eb im\u00ebta, jan\u00eb ideuar dhe prodhuar nga vet\u00eb ai, mjeshtri i duarve t\u00eb arta, p\u00ebr at\u00eb or\u00eb t\u00eb art\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pra, ndonj\u00ebher\u00eb historia p\u00ebrs\u00ebritet. Ndoshta \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb mbante Pirro i Epirit, q\u00eb i dha Pirros s\u00eb dit\u00ebve tona frym\u00ebzimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb or\u00eb dore, unike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ai punoi gati p\u00ebr 5 vite p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb sukses dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb patent\u00ebn e merituar. Me k\u00ebt\u00eb arritje t\u00eb tij t\u00eb suksesshme, un\u00eb do ta vendosja emrin e tij n\u00eb nj\u00eb podium t\u00eb lart\u00eb, krahas fituesve t\u00eb medaljeve t\u00eb arta n\u00eb Olimpiad\u00ebn Bot\u00ebrore. Do ta rendisja si ambasadorin e par\u00eb shqiptar n\u00eb bot\u00eb, i cili me mundin, talentin, inteligjenc\u00ebn dhe patriotizmin e tij, arriti q\u00eb ora e tij t\u00eb konkurroj\u00eb denj\u00ebsisht ne Gjeneve me 13 Nentor 2024, me disa nga or\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohura e t\u00eb shtrenjta bot\u00ebrore, t\u00eb firmave me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe em\u00ebr t\u00eb madh, n\u00eb ambientet moderne e bashk\u00ebkohore t\u00eb prodhimit t\u00eb tyre dhe t\u00eb kufizuara shum\u00eb n\u00eb num\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Arritjen e Pirros do ta rendisja nd\u00ebr veprat kryesore bot\u00ebrore masterpiece q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb histori dhe q\u00eb jetojn\u00eb gjat\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb ora e Pirros t\u00eb mbetet n\u00eb breza. Emrin e tij do ta vendosja krahas Beethoven-it, Vincent van Gogh-ut, apo klasik\u00ebve rus\u00eb. Nd\u00ebrsa Pirro i Epirit ka hyr\u00eb n\u00eb histori me betejat dhe trim\u00ebrit\u00eb e tij, ku shprehja &#8220;fitorja e Pirros&#8221; n\u00ebnkupton nj\u00eb fitore me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr Pirro Ru\u00e7in sot ka hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb e m\u00eb tej. Ora e Pirros ose \u201cPasioni Primordial\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e p\u00ebrkushtimit dhe talentit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pirroja lindi dhe f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij e kaloi n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, dikur (Qyteti Stalin), nj\u00eb qytet i vog\u00ebl por me histori t\u00eb naft\u00ebs, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shoq\u00ebria italiane AIPA filloi k\u00ebrkimin e vendburimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe nxjerrjen e saj. I vog\u00ebl ishte qyteti ku Pirroja kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb, por ishte n\u00eb vrullin e pun\u00ebs p\u00ebr nxjerrjen e p\u00ebrpunimin e naft\u00ebs, nga pun\u00ebtor\u00ebt naft\u00ebtar\u00eb, me shkolla dhe kinema, me pallat kulture dhe t\u00eb pionierit, me m\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur e metodist\u00eb, me artist\u00eb e kompozitor\u00eb, ku jeta artistike krahas pun\u00ebs apo shkoll\u00ebs gjall\u00ebronte jet\u00ebn e qytetit, dhe f\u00ebmij\u00ebt si Pirroja mor\u00ebn ato vlera t\u00eb shumta gjat\u00eb rritjes s\u00eb tyre. Si nx\u00ebn\u00ebs ai ndiqte pas shkoll\u00ebs rrethet n\u00eb pallatin e pionerit, si pirografi apo punime druri. Mbase ajo morsete e thjesht\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb madhe druri, do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb e par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara n\u00eb t\u00eb ardhmen. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje t\u00eb jetuara u ngulit\u00ebn si me morse n\u00eb trurin e tij, e m\u00eb von\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonin p\u00ebrsosje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pirroja u rrit n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe fisnike, me dashurin\u00eb e prind\u00ebrve, nga t\u00eb cil\u00ebt trash\u00ebgoi jo vet\u00ebm edukat\u00ebn dhe kultur\u00ebn, por sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kopja e t\u00eb atit. Pik\u00ebrisht, ai ka ndjekur at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim e ndiqte si f\u00ebmij\u00eb kurioz p\u00ebr t\u00eb zbuluar bot\u00ebn q\u00eb e rrethonte. Dhe ajo bot\u00eb, ajo ekzistenc\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00eb e t\u00eb atit, la gjurm\u00eb t\u00eb thella te Pirroja, ngacmoi dhe zhvilloi ato sinapse apo vatra ku neuronet lidhen e komunikojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, q\u00eb m\u00eb von\u00eb, pa dyshim, shp\u00ebrthyen tek ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dallonte n\u00eb klas\u00eb me inteligjenc\u00ebn, edukat\u00ebn, kultur\u00ebn dhe humanizmin e tij, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e v\u00ebllez\u00ebrve me mbiemrin Ru\u00e7o. Mbaj mend vajz\u00ebn e xhaxhait t\u00eb tij, e cila ishte nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer n\u00eb gjimnaz, apo edhe vet\u00eb Pirron, i cili ishte nj\u00eb rast i rrall\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundoi gjimnazin n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb me mesatare 10. Por ajo barrier\u00eb, ajo vello mjergulle ose eklips, quajtur &#8220;biografi,&#8221; i mbyllte \u00e7do rrug\u00eb p\u00ebr studime n\u00eb universitet. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe me nx\u00ebn\u00ebsin Pirro, por ai ruajti \u00ebndrr\u00ebn thell\u00eb, edhe pse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, duke pritur momentet m\u00eb t\u00eb volitshme, si ajo bima q\u00eb edhe n\u00eb gur mbin e rritet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Erdh\u00ebn koh\u00ebra dhe vite m\u00eb von\u00eb, kur ai eklips biografie do t\u00eb largohej p\u00ebrgjithmon\u00eb nga fisi Ru\u00e7o. Pirroja p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb deg\u00ebn e inxhinieris\u00eb mekanike, atje ku mendja, duart dhe shpirti i tij ishin gati t\u00eb koordinoheshin p\u00ebr t\u00eb krijuar xhevahire nga duart e tij t\u00eb arta. Ishte jo vet\u00ebm \u00ebndrra e tij t\u00eb vazhdonte n\u00eb zanatin apo gjurm\u00ebt e t\u00eb atit, Petro Ru\u00e7o, por ai donte t\u00eb b\u00ebnte krenar baban\u00eb e tij, familjen dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij. Ato \u00ebndrra, dikur t\u00eb parealizuara, por t\u00eb ruajtura thell\u00eb n\u00eb inteligjenc\u00ebn dhe shpirtin e tij, filluan t\u00eb merrnin krah\u00eb, t\u00eb shpaloseshin dhe t\u00eb gjenin rrug\u00ebn e tyre n\u00eb realizimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb argjendarit Pirro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai kudo n\u00eb biznes ka emrin dhe vul\u00ebn e tij autoktone komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pirroja shkoi akoma m\u00eb larg me aktivitetin dhe aft\u00ebsit\u00eb e tij intelektuale. Me ato q\u00eb prodhonte n\u00eb firm\u00ebn e tij, ai b\u00ebri nj\u00eb revolucion n\u00eb fush\u00ebn e argjendaris\u00eb. Ai kaloi \u00e7do kufi t\u00eb empirizmit, duke p\u00ebrdorur mend\u00ebsi dhe metoda moderne. E zgjeroi gam\u00ebn e prodhimeve t\u00eb tij, duke futur element\u00eb t\u00eb rinj si prodhimin e monedhave historike shqiptare dhe shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kush mund ta punonte m\u00eb mir\u00eb floririn, ta kthente n\u00eb objekte dhe ta b\u00ebnte t\u00eb &#8220;fliste,&#8221; edhe pse p\u00ebrmes nj\u00eb unaze apo var\u00ebseje, p\u00ebr klient\u00ebt q\u00eb porosisnin? Duke i punuar me kujdes, klient\u00ebt gjejn\u00eb n\u00eb to nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpirtit t\u00eb tij human dhe artistik, pra marrin di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. E gjat\u00eb ka qen\u00eb rruga e Pirros n\u00eb seriozitetin, d\u00ebshir\u00ebn dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrtej, p\u00ebr t\u00eb krijuar monedha dhe portrete t\u00eb figurave historike shqiptare, ku p\u00ebrve\u00e7 artit, ai pasqyron dhe tradit\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo q\u00eb artisti dhe inxhinier Pirro Ru\u00e7o realizoi me k\u00ebt\u00eb or\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se art, talent, inteligjenc\u00eb, teknik\u00eb, precizion, humaniz\u00ebm dhe patriotiz\u00ebm. N\u00eb vitin 1775, Abraham-Louis Breguet nd\u00ebrtoi punishten e par\u00eb p\u00ebr krijimin e or\u00ebve n\u00eb Paris. Sipas tij, ora e par\u00eb e dor\u00ebs u b\u00eb n\u00eb vitin 1810 p\u00ebr mbret\u00ebresh\u00ebn e Napolit, nj\u00eb nga klient\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb or\u00ebndreq\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sot, shqiptari Pirro Ru\u00e7o, me merit\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe me k\u00ebt\u00eb or\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, b\u00ebn q\u00eb t\u00eb njihet n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb jo vet\u00ebm emri i tij, por edhe i Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloji. Ai gdhendi emrin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe kudo, ashtu si\u00e7 gdhendi arin n\u00eb or\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke ndjekur hapat dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e t\u00eb atit t\u00eb tij, t\u00eb nderuarin specialist mekanik Petro Ru\u00e7o ai arriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb mrekulli, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cmilestone\u201d apo hap historik p\u00ebr vete dhe prind\u00ebrit e tij. Kjo lidhje baba-bir, p\u00ebrvojat e tyre, deri n\u00eb kuror\u00ebzimin e k\u00ebsaj ore, m\u00eb kujton nobelistin Niels Bohr dhe nj\u00eb nga djemt\u00eb e tij q\u00eb edhe ai fitoi \u00c7mimin Nobel n\u00eb Fizik\u00eb. Sa i lumtur e krenar ndihet sot inxhinieri Pirro, q\u00eb at\u00eb eklips t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre, e ktheu n\u00eb nj\u00eb eklips rrezatues jo vet\u00ebm p\u00ebr vete e prind\u00ebrit e tij, por p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">I shpreh artistit dhe inxhinier Pirro Ru\u00e7o sot p\u00ebrzem\u00ebrsisht urimet e mia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masterpiece, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb or\u00eb q\u00eb p\u00ebr mua duket si nj\u00eb or\u00eb magjike. M\u00eb duket si nj\u00eb perl\u00eb, si ato kur balenat gelltitin ne oqeane dhe perlat dalin nga guackat e tyre, dalin n\u00eb drit\u00eb dhe marrin jet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Maestro Pirro Ru\u00e7o na e fali k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, por ai germoi thell\u00eb, n\u00eb dije, shpirt, histori dhe folklor p\u00ebr t\u00eb na dhuruar k\u00ebt\u00eb masterpiece. Me k\u00ebt\u00eb or\u00eb, ai i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh t\u00eb gjith\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, jo vet\u00ebm duke u dh\u00ebn\u00eb krenari, por edhe duke u kthyer besimin se edhe n\u00eb Shqip\u00ebri punohet dhe fitohet me ndershm\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Toronto, Gusht, 2024<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V.Korcari Muka \u201cPrimordial Passion\u201d,\u00a0 \u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb masterpiece, nj\u00eb or\u00eb dore e prodhuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga inxhinieri artist Pirro Ru\u00e7o. Ju falenderoj, inxhinier Pirro Ru\u00e7o, p\u00ebr besimin q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb mua dhe gjith\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jo vet\u00ebm jetohet, por punohet dhe fitohet me djers\u00eb! Pak koh\u00eb ka kaluar q\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-1923","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1923\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}