{"id":1936,"date":"2024-08-16T17:44:47","date_gmt":"2024-08-16T17:44:47","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1936"},"modified":"2024-08-16T17:44:55","modified_gmt":"2024-08-16T17:44:55","slug":"kadri-tarelli-shkruan-krijimtaria-letrare-e-mira-meksit-ne-penen-e-kritikut-shpendi-topollaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/08\/16\/kadri-tarelli-shkruan-krijimtaria-letrare-e-mira-meksit-ne-penen-e-kritikut-shpendi-topollaj\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 KRIJIMTARIA LETRARE E MIRA MEKSIT-N\u00eb pen\u00ebn e kritikut Shpendi Topollaj"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<\/p>\n<p><em>Dashuria \u00ebsht\u00eb dhembje nga t\u00eb zemr\u00ebs, q\u00eb zgjat ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dobi e madhe p\u00ebr pjekurin\u00eb e mendimit. <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Faik Konica<\/em><\/p>\n<p>KRIJIMTARIA LETRARE E MIRA MEKSIT<\/p>\n<p>N\u00eb pen\u00ebn e kritikut Shpendi Topollaj<\/p>\n<p>Pak dit m\u00eb par\u00eb doli nga botimi, libri i shkrimtarit Shpendi Topollaj: <em>\u201cVenera del nga deti\u201d. Mbi krijimtarin\u00eb e shkrimtares Mira Meksi.<\/em><\/p>\n<p>Isha nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb vet\u00eb autori ma dhuroi librin, me ballin\u00eb kompozuar bukur; Titulli <em>\u201cVenera del nga deti\u201d, <\/em>nj\u00eb hyjnizim i gjetur dhe i gdhendur artistikisht. Nj\u00eb foto e vet\u00eb Mira Meksit, q\u00eb shpreh n\u00eb heshtje nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb madhe shpirt\u00ebror. E gjitha me gjuh\u00ebn e ngjyrave, ujit dhe portretit me pamje fisnike. E p\u00ebrg\u00ebzova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb botim t\u00eb fundit, i bindur se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb paqme dhe me shum\u00eb vlera arti e shkrimtarie.<\/p>\n<p>E njoh prej koh\u00ebsh gati t\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e Shpendit, q\u00eb me k\u00ebt\u00eb botim mbushen plot 77 libra, me tematik\u00eb t\u00eb larmishme, si romane, novela, tregime, kritik\u00eb dhe vler\u00ebsim autor\u00ebsh, poezi, drama, publicistik\u00eb, dhe monografi letrare (K\u00ebshtu po e quaj librin e tij, <em>\u201cVenera del nga deti\u201d.<\/em> <em>Mbi krijimtarin\u00eb e shkrimtares Mira Meksi.<\/em><\/p>\n<p>Shpesh, i shtyr\u00eb nga k\u00ebnaq\u00ebsia letrare dhe kumti q\u00eb p\u00ebrcjell veprimtaria e Shpendit, jam ndalur dhe kam b\u00ebr\u00eb edhe shkrime vler\u00ebsimi, q\u00eb nga romani \u201cMashtruesi\u201d, q\u00eb un\u00eb e quaj kryevepra e tij, e deri tek ky i fundit, q\u00eb po q\u00ebndis tani. Disa prej tyre i kam p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin tim \u201cKur lexoj nj\u00eb lib\u00ebr\u201d, disa jan\u00eb botuar edhe n\u00eb shtypin ton, at\u00eb t\u00eb huaj dhe portalet elektronike.<\/p>\n<p>Besoj kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpreh nj\u00eb lloj k\u00ebrkese dhe nevoj\u00eb mir\u00ebnjohje shkrimore, shoq\u00ebrore dhe intelektuale, se ka ardhur koha q\u00eb e gjith\u00eb vepra e k\u00ebtij shkrimtari kaq prodhues n\u00eb letrat shqipe, t\u00eb studiohet t\u00ebr\u00ebsisht, si pjes\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare. Le t\u2019i mbetet koh\u00ebs t\u00eb gjykoj\u00eb e t\u00eb vendos\u00eb, &#8211; thon\u00eb t\u00eb diturit, &#8211; por dikush duhet t\u2019i bjer\u00eb kamban\u00ebs q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet dhe i men\u00e7uri t\u00eb zgjohet.<\/p>\n<p>Diku m\u00eb sip\u00ebr, librin \u201c<em>Venera del nga deti\u201d <\/em>e quajta \u201cMonografi letrare\u201d, ku p\u00ebrfshihen, as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, dhjet\u00eb shkrime analitike, t\u00eb cil\u00ebt i quaj pa frik\u00eb proza poetike p\u00ebr nga forca dhe bukuria e fjal\u00ebs artistike:<\/p>\n<p>. Pse e quaj k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr?<\/p>\n<p>. Fantazia e pabesueshme e Mira Meksit.<\/p>\n<p>. Mira Meksi, mjeshtre e shnd\u00ebrrimit t\u00eb historis\u00eb n\u00eb art.<\/p>\n<p>. Ana njer\u00ebzore e intelektualit t\u00eb madh atdhetar Mid\u2019hat Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>. Parisi vret. Nj\u00eb roman tjet\u00ebrsoj i Mira Meksit.<\/p>\n<p>. Mira Meksi zbulon harkun e pathyeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb amazonave.<\/p>\n<p>. Kur Mira Meksi sheh p\u00ebrtej krimit.<\/p>\n<p>. K\u00ebnga e trishtuar e dashuris\u00eb, na ndjek pas.<\/p>\n<p>. Mira Meksi p\u00ebr \u00e7udin\u00eb e ndjenjave njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>. Ja dhe Mira p\u00ebr mua&#8230;&#8230;.!<\/p>\n<p>Gjithsesi i mbetet lexuesit t\u00eb gjykoj\u00eb e t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb pen\u00ebn, forc\u00ebn e mendimit, artin dhe bukurin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb autorit Topollaj. Nd\u00ebrsa un\u00eb tashm\u00eb i rrahur n\u00eb krijimtari letrare, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb nj\u00eb lloj kritike apo vler\u00ebsim librash, ndaj nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim disi t\u00eb krahasuar apo t\u00eb diferencuar, ndryshe nga Shpendi dhe ca m\u00eb shum\u00eb nga Mira Meksi, si n\u00eb leximin e krijimtaris\u00eb, ashtu edhe n\u00eb gjetjen dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb mjeteve t\u00eb saj n\u00eb shkrimtarin\u00eb time.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb po shprehem k\u00ebshtu:<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb lexoj, d\u00ebgjoj dhe shijoj mitologjin\u00eb, apo krijimtarin\u00eb e t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb bot\u00ebs letrare. Gjej dhe ve\u00e7oj edhe shprehje apo mendime t\u00eb vyera, shum\u00eb prej tyre si gjetje filozofike, veshur me art fjale. I shkruaj dhe i p\u00ebrdor si forc\u00eb mendimi, apo si mjet ilustrimi n\u00ebp\u00ebr shkrimet e mia, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se jeta, veprimtaria dhe men\u00e7uria nuk lind\u00ebn sot. Ato kan\u00eb jetuar e vepruar s\u00eb bashku me njeriun, n\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra vjet, duke nd\u00ebrruar vet\u00ebm koh\u00eb, vend dhe autor. K\u00ebtu m\u00eb duhet t\u00eb shtoj edhe pak fjal\u00eb: Nuk e pata t\u00eb leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebn e n\u00ebndheshme t\u00eb \u201cGjarprit\u201d, Hyut t\u00eb Ilirve, n\u00eb librin \u201cMallkimi i Prift\u00ebreshave t\u00eb Iliris\u00eb\u201d, t\u00eb Mira Meksit. Mua m\u00eb p\u00eblqen jeta e gjall\u00eb mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Shpendi ka nj\u00eb merit\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb dallon nga un\u00eb: Njeh mir\u00eb mitologjin\u00eb, ka kujtes\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Heronjt\u00eb e tij, sa her\u00eb bien ngusht\u00eb, si n\u00eb \u00e7aste fitoreje apo humbje, lumturie e trishtimi, deliri apo dashurie, ulen e bisedojn\u00eb shtruar me Hyjnit\u00eb apo t\u00eb diturit e lasht\u00ebsis\u00eb.\u00a0 Shpendi ka durim e guxim t\u00eb ndjek\u00eb e t\u00eb futet edhe n\u00eb fantazin\u00eb e \u00e7do autori, t\u00eb jetoj\u00eb e t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb frym\u00ebzimin e tyre, si\u00e7 k\u00ebndoj un\u00eb edhe k\u00ebtu n\u00ebp\u00ebr faqet e k\u00ebtij libri kushtuar Mira Meksit. Ai nuk p\u00ebrton t\u00eb p\u00ebrshkoj\u00eb pa u ngutur udh\u00ebt e n\u00ebndheshme e t\u00eb mbidheshme, dhe k\u00ebt\u00eb \u201cpasuri\u201d ta p\u00ebrdor\u00eb, diku edhe me tepri, duke e vendosur t\u00eb lidhur e p\u00ebrshtatur, n\u00eb t\u00eb gjitha shkrimet e tij. K\u00ebshtu, \u00e7do krijim merr form\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb pamje, t\u00eb ngjeshur n\u00eb mendim, duke e b\u00ebr\u00eb \u00e7do shkrim t\u00eb pakohsh\u00ebm apo t\u00eb gjith\u00ebkohsh\u00ebm. Nuk i them q\u00eb t\u00eb mburret, por sipas gjykimit tim, shkrimet e Shpendit kan\u00eb nj\u00eb ting\u00ebllim disi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt q\u00eb kam njohur e l\u00eb\u00e7itur deri m\u00eb sot. Aq sa her\u00eb pas here, i them: b\u00ebhu m\u00eb i kursyer&#8230;! Po ku pyet Shpendi&#8230;&#8230;!<\/p>\n<p>Kurse autore Mira ka dhunti t\u00eb ve\u00e7anta, qoft\u00eb si letrare me shum\u00eb fantazi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb gjetjen e temave, ca m\u00eb shum\u00eb n\u00eb \u201cgatimin\u201d e brumit t\u00eb tyre, ashtu edhe n\u00eb form\u00eb e n\u00eb p\u00ebrmbajtje, &#8211; do t\u00eb thosha un\u00eb. Ajo i b\u00ebn heronjt\u00eb e librave t\u00eb saj, qofshin edhe persona t\u00eb njohur historik, t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb tri bot\u00eb: N\u00eb jet\u00ebn q\u00eb prekim \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb mitologji dhe m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb fantazin\u00eb dhe frym\u00ebzimin e vet\u00eb autores, e cila mjesht\u00ebrisht i q\u00ebndis, i qep i shqep, i vesh i zhvesh, i lag i than, i nxin i zbardh, i lidh dhe i zgjidh, si t\u00eb doj\u00eb dhe kur t\u00eb doj\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm. Aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo sa Shpendi citon: <em>\u201cAjo, si rrall\u00ebkush u ka hedhur ngjarjeve dhe personazheve t\u00eb saj, tunik\u00ebn e purpurt t\u00eb mitologjis\u00eb<\/em>. <strong>Faqe. 28.<\/strong><\/p>\n<p>Besoj se vlen t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb krahasim apo p\u00ebrqasje t\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb heronjve t\u00eb veprave t\u00eb saj, ve\u00e7an\u00ebrisht kur jan\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb. N\u00eb histori shfletohen dokumente arkivore apo arkeologjike, q\u00eb nuk t\u00eb len\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb fantazosh, as t\u00eb flas\u00ebsh me sikur. Pasi jeta dhe historia nuk b\u00ebhen dhe shkruhen me sikur. K\u00ebshtu heronjt\u00eb, qofshin luft\u00ebtar\u00eb, komandant\u00eb, shkrimtar\u00eb, artist, poet\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb, politikan\u00eb, profesor\u00eb apo burra shteti, jan\u00eb t\u00eb ngurt\u00eb dhe ngjarjet zhvillohen sipas ligjeve, logjik\u00ebs dhe mjeteve t\u00eb koh\u00ebs. Emri dhe portretet e tyre mund t\u2019i shohim n\u00ebp\u00ebr piktura, faqe libri, reviste apo gazete, n\u00eb rastin m\u00eb fatlum edhe n\u00eb buste e p\u00ebrmendore n\u00ebp\u00ebr sheshe t\u00eb qyteteve, si model nderimi e p\u00ebrjet\u00ebsie. Por t\u00eb gjith\u00eb, sikur nuk ngjajn\u00eb me ne. Ata jan\u00eb si t\u00eb maskuar e t\u00eb ve\u00e7uar nga jeta e zakonshme, t\u00eb zhveshur nga andrallat njer\u00ebzore, me ndjenja t\u00eb ndrydhura apo t\u00eb fshehura, me d\u00ebshira t\u00eb cop\u00ebtuara e t\u00eb mbuluara, pa vese apo huqe, t\u00eb lindura apo t\u00eb fituara gjat\u00eb jet\u00ebs. Thjesht jan\u00eb vdekatar\u00eb por jo si ne. Mira e p\u00ebrmbys k\u00ebt\u00eb qasje, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb plot\u00eb me gjysm\u00ebn tjet\u00ebr; q\u00eb \u00ebsht\u00eb bota njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Askush nuk habitet, nd\u00ebrsa n\u00eb romane apo vepra letrare ndodh \u00e7udia. Figurat historike kan\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb, jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shkrimtarit, t\u2019i degdis\u00eb ku t\u00eb doj\u00eb, duke i futur n\u00eb t\u00eb fshehtat dhe udh\u00ebkryqet e jet\u00ebs, n\u00eb fantazin\u00eb dhe frym\u00ebzimin letrar, gjithmon\u00eb pa cenuar historin\u00eb. Besoj \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e gjetur p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb heronjt\u00eb pjes\u00eb e nd\u00ebrgjegjes shoq\u00ebrore apo komb\u00ebtare, sepse k\u00ebto libra i lexon kushdo. Ata b\u00ebhen t\u00eb pavdeksh\u00ebm, por n\u00eb nj\u00eb form\u00eb dhe frym\u00eb tjet\u00ebr, si hero jo vet\u00ebm i historis\u00eb, por edhe i let\u00ebrsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e lakmuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rac\u00ebn njer\u00ebzore, pasi jeta, emri dhe vepra e tyre shtyhet, ndrydhet e shtrydhet n\u00ebp\u00ebr romane e novela, duke u b\u00ebr\u00eb vetvetiu pjes\u00eb e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare, her\u00eb-her\u00eb edhe pjes\u00eb e kultur\u00ebs bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka ndodhur edhe me t\u00eb madhin dijetar e atdhetar, diplomat e politikan Mit\u2019hat Frash\u00ebri, t\u00eb cilin studiuesi Uran Butka e quan \u201cGjeniu i kombit\u201d, p\u00ebr veprimtarin\u00eb atdhetare n\u00eb dobi t\u00eb shqiptarizm\u00ebs. Nj\u00eb lib\u00ebr goxha i madh n\u00eb pamje, por i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb dokumente e shkrime, ku p\u00ebrfshihet e gjitha veprimtaria e tij si diplomat e shtetar. Edhe un\u00eb me modesti i kam kushtuar nj\u00eb shkrim, lidhur me nj\u00eb broshur\u00eb t\u00eb vock\u00ebl: \u201cPlag\u00ebt Tona\u201d. \u201c\u00c7\u00eb na mungon? \u00c7\u00eb duhet t\u00eb kemi?\u201d, botuar nga Mit\u2019hat Beu n\u00eb vitin 1924, ku shpenguar munda t\u00eb shkruaj k\u00ebto pak fjal\u00eb: \u201c<em>T\u00eb botohet, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e m\u00ebsuesit dhe shkollarit, n\u00eb dosjen e pedagogut dhe studentit, n\u00eb tavolin\u00ebn e zyrtarit, n\u00eb trast\u00ebn e deputetit, n\u00eb bllokun e gazetarit dhe n\u00eb fletoren e shkrimtarit e poetit, m\u00eb tej akoma, n\u00eb magjen dhe sofr\u00ebn e \u00e7do gruaje. E th\u00ebn\u00eb shqip: n\u00eb bibliotek\u00ebn e \u00e7do shqiptari\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Ky shkrim u publikua:<\/strong> <strong>\u201cFjala e lire\u201d Lond\u00ebr. 13. 07. 2020, Gazeta \u201cBota sot\u201d, Dardani, 13. 07. 2020, Revista \u201cDituria\u201d, Suedi. 13. 07. 2020, \u00a0Gazeta \u201cDielli\u201d, SHBA. 14. 07. 2020. \u201cZemra shqiptare\u201d, Zvic\u00ebr. 14. 07. 2020, \u201cVOAL. Z\u00ebri shqiptar\u00ebve\u201d, Zvic\u00ebr. 25. 07. 2020. <\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shkrimtarja Mira Meksi shkon m\u00eb tej, i kushton Mit\u2019hat Frash\u00ebrit, nj\u00eb roman t\u00eb t\u00ebr\u00eb, titulluar: \u201cKutia e Agatha Christie-t\u201d. Nj\u00eb vep\u00ebr e merituar p\u00ebr<strong>\u00a0 <\/strong>k\u00ebt\u00eb figure tep\u00ebr t\u00eb lakuar e t\u00eb lakmuar nga literatura, koha dhe politika zyrtare, q\u00eb vazhdon t\u00eb shpoj\u00eb, t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb e t\u00eb l\u00ebndoj\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb po kalojm\u00eb. Mira Meksi k\u00ebtu tregon shpirtin e saj t\u00eb madh. E madhja th\u00ebrret n\u00eb kuvend t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e kombit, duke i ngrohur me nj\u00eb dhurat\u00eb shkrimore, si nj\u00eb shport\u00eb me cop\u00ebza jete, q\u00eb i mungojn\u00eb shkrimeve t\u00eb ftohta t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe studimore, para shkrimore, tep\u00ebr e ngarkuar dhe e p\u00eblqyer e autores, nj\u00ebkoh\u00ebsisht e lavd\u00ebruar nga t\u00eb gjith\u00eb ne, aq sa edhe Shpendi Topollaj i kushton nj\u00eb shkrim analitik: \u201cAna njer\u00ebzore e intelektualit t\u00eb madh atdhetar Mit\u2019hat Frash\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Nuk \u00e7uditem aspak, q\u00eb Shpendi shp\u00ebrthen k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzim t\u00eb vrullsh\u00ebm, pak m\u00eb lart se zakonisht. E t\u00ebrheq s\u00eb tep\u00ebrmi tema komb\u00ebtare, si nderimi p\u00ebr shpirtin atdhetar t\u00eb k\u00ebtij mendimtari dhe politikani t\u00eb pashoq n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb shtet-formuese, q\u00eb e shtyn t\u00eb shprehet: \u201cPa shp\u00ebrfillur aspak p\u00ebrpjekjet e Mit\u2019hat Frash\u00ebrit, p\u00ebr t\u2019i paradal\u00eb problemeve pafund q\u00eb i qen\u00eb hapur Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos nga orekset dhe dinak\u00ebrit\u00eb e fqinj\u00ebve tan\u00eb, madje duke i theksuar ato, Mira ka nd\u00ebrtuar edhe an\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtij politikani, duke i m\u00ebshuar ndjenjave t\u00eb fuqishme q\u00eb p\u00ebrftoheshin nga dashuria p\u00ebr femr\u00ebn\u201d. Vet\u00eb analiza e Shpendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijimtari letrare dhe poetike e mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb i b\u00ebn nder dhe ngre lart krijimtarin\u00eb e autores Mira.<\/p>\n<p>P\u00ebrpiqem t\u00eb qet\u00ebsoj disi ndjeshm\u00ebrin\u00eb time, po ku t\u00eb l\u00eb shteg Shpendi, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb, q\u00eb si fill i art\u00eb i lidh, i mb\u00ebshtjell dhe i zgjidh t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto ngjarje e shkrime q\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Po e sh\u00ebnoj si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por t\u00eb bukur, n\u00eb krijimtarin\u00eb e k\u00ebtij autori tashm\u00eb me em\u00ebr n\u00eb letrat shqipe. N\u00ebse nuk bindeni, lexoni shkrimin: \u201cMira Meksi zbulon harkun e pathyeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb amazonave\u201d, kushtuar romanit \u201cPuthja e Amazon\u00ebs\u201d. P\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb tem\u00eb e marr\u00eb nga lasht\u00ebsia, q\u00eb frymon dhe frym\u00ebzon poet\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave<strong>.<\/strong> \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje koh\u00ebsh, t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb pakoh\u00eb t\u00eb dy vajzave q\u00eb dashurojn\u00eb me po aq pasion, pavar\u00ebsisht se nj\u00ebr\u00ebn e takojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebt e mjediset tona dhe tjetra na vjen s\u00eb largu nga Mitologjia<em>. \u201cSepse gruaja nuk ka lindur sot. Ajo ka lindur bot\u00ebn<\/em>\u201d, shprehet Shpendi si filozof i lasht\u00ebsis\u00eb.\u00a0 <strong>Faqe 70.<\/strong><\/p>\n<p>Nuk i ve faj Shpendit&#8230;..! E si t\u00eb mos frym\u00ebzohesh kur ndeshesh me k\u00ebto fjal\u00eb magjike: <em>\u201cDashnor\u00ebt jetojn\u00eb nj\u00eb vegim p\u00ebrjet\u00ebsie, duke qen\u00eb t\u00eb vdeksh\u00ebm, nuk ka lig\u00ebshtim trupi dhe shpirti q\u00eb i mposht. Ata ndihen baras me Zotat e Olimpit\u201d.<\/em> <strong>Faqe 76<\/strong>. M\u00eb tej: <em>\u201cdashuria \u00ebsht\u00eb zjarr q\u00eb shkrumbon gjith\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb ushqehet \u00e7do dit\u00eb me gjakun dhe mishin e dashnor\u00ebve q\u00eb magjeps&#8230;. Ajo nuk nginjet kurr\u00eb. K\u00ebrkon p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb, ngulmon t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet sa her\u00eb q\u00eb i mbaron rr\u00ebshira e pishtarit, q\u00eb mban ndezur zjarrin<\/em><em>.<\/em> <strong>Faqe 77.<\/strong><\/p>\n<p>Besoj nuk e teproj t\u00eb sjell n\u00eb kujtes\u00eb edhe nj\u00eb cop\u00ebz krijimtarie n\u00eb vijim t\u00eb romanit, ku shkrimtarja jon\u00eb Mira Meksi, gjen vend p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe Frosin\u00ebn e bukur, t\u00eb dashur\u00ebn e djalit t\u00eb Ali Pashait, q\u00eb u mbyt n\u00eb liqenin e Janin\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar\u00a0 n\u00eb legjend\u00eb. Dhe legjendat jetojn\u00eb sa vet\u00eb jeta.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen p\u00ebrfundimi logjik i shpendit: &#8211; <em>\u201cShkrimtarja jon\u00eb Mira Meksi \u00ebsht\u00eb shkrir\u00eb e b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me heroinat e saj\u201d.<\/em> Si nj\u00eb ndarje mendimi me G\u00ebten, kur thot\u00eb: <em>\u201c\u00c7do shkrimtar, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase paraqet n\u00eb veprat e tij vetveten, shpesh edhe kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij<\/em>\u201d. &#8230;. <em>\u201cN\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, me k\u00ebt\u00eb roman sa artistik aq edhe studimor, Mira i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vyer historis\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Urime Znj. Mira Meksi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krijimtari kaq t\u00eb bukur dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke lart\u00ebsuar emrin tuaj, bashk\u00eb me let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Shpendi ju ngriti nj\u00eb p\u00ebrmendore n\u00eb letra. E meritoni! Ndaj shkruani me fjal\u00ebn tuaj magjiplot\u00eb: <em>\u201cI dashur Shpendi! I \u201cp\u00ebrpiva\u201d vargjet e tua!&#8230;&#8230; Nuk e dija q\u00eb brenda shpirtit t\u00eb kritikut me skalpelin e analiz\u00ebtekstit n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb fshihej nj\u00eb shpirt aq vibrues&#8230;&#8230; Ju uroj t\u00eb mira!\u201d.<\/em> <strong>Faqe 117.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Urime Shpendi! Kur p\u00ebrfshihesh nga frym\u00ebzimi, nxjerr perla t\u00eb v\u00ebrteta arti, q\u00eb i vlejn\u00eb k\u00ebndimit, k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, let\u00ebrsis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p><strong>D\u00ebshiroj q\u00eb kjo frym\u00eb magjie t\u2019u shoq\u00ebroj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kadri Tarelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gusht 2024.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Dashuria \u00ebsht\u00eb dhembje nga t\u00eb zemr\u00ebs, q\u00eb zgjat ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dobi e madhe p\u00ebr pjekurin\u00eb e mendimit. \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1936","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1936"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1936\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}