{"id":1948,"date":"2024-08-26T19:18:18","date_gmt":"2024-08-26T19:18:18","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1948"},"modified":"2024-08-26T19:18:22","modified_gmt":"2024-08-26T19:18:22","slug":"prof-dr-shefki-sejdiunena-tereze-personaliteti-me-i-pakontestueshem-i-shekullit-xx","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/08\/26\/prof-dr-shefki-sejdiunena-tereze-personaliteti-me-i-pakontestueshem-i-shekullit-xx\/","title":{"rendered":"Prof. dr. Shefki Sejdiu:N\u00cbNA TEREZE &#8211; PERSONALITETI M\u00cb I PAKONTESTUESH\u00cbM I SHEKULLIT XX"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">N\u00cbNA TEREZE &#8211; PERSONALITETI M\u00cb I PAKONTESTUESH\u00cbM I SHEKULLIT XX<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Prof. dr. Shefki Sejdiu<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">N\u00ebna Terez\u00eb me filozofin\u00eb dhe veprimtarin\u00eb e Saj mir\u00ebb\u00ebr\u00ebse e bamir\u00ebse b\u00ebhet sinonim dhembshurie e m\u00ebshire, but\u00ebsie e dashamir\u00ebsie, mir\u00ebsie e bamir\u00ebsie, durimi e mir\u00ebkuptimi, shpirtmir\u00ebsie e shpirtmadh\u00ebsie, zem\u00ebrbut\u00ebsie e zem\u00ebrgjer\u00ebsie, thjesht\u00ebsie e fisnik\u00ebrie,, alturizimi e humanizmi \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto atribute shenjt\u00ebsie.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Zonja dhe zot\u00ebrinj!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Viti 2003 \u00ebsht\u00eb vit i madh p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn humaniste. \u00cbsht\u00eb vit i shenjt\u00ebrimit t\u00eb personalitetit m\u00eb t\u00eb pakontestuesh\u00ebm t\u00eb shekullit nj\u00ebzet, i shenjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze q\u00eb u lind n\u00eb Shkup t\u00eb Arnautll\u00ebkut, si\u00e7 quheshin at\u00eb bot\u00eb tokat shqiptare n\u00ebn Turqi, nga prind\u00ebrit shqiptar\u00eb t\u00eb besimit katolik, babait Kol\u00eb Bojaxhiu, i lindur n\u00eb Prizren, dhe n\u00ebna Drane e lindur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Babai, Kol\u00eb Bojaxhiu nga Prizreni me familje u vendos n\u00eb Shkupin e at\u00ebhersh\u00ebm, qytet prej 45 mij\u00eb banor\u00ebsh, nga t\u00eb cil\u00ebt 25 mij\u00eb ishin shqiptar\u00eb, 15 mij\u00eb bullgar\u00eb e 5 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. (Louis Jaray, \u201cL\u2019Albanie inconnue\u201d, Paris 1913, deuxi\u00e8me \u00e9dition.) Kol\u00eb Bojaxhiu punoi dhe zhvilloi nj\u00eb aktivitet t\u00eb dendur kulturor\u00eb, humanitar e komb\u00ebtar: intelektualist, materialisht dhe politikisht i ndihmonte bashk\u00ebkomb\u00ebsit e vet n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb vendimtare t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e tokave shqiptare akoma n\u00ebn okupim t\u00eb Turqis\u00eb. Sht\u00ebpia e kol\u00ebs ishte vend ku mblidheshin veprimtar\u00eb humanist\u00eb e atdhedash\u00ebs t\u00eb periudh\u00ebs para vitit 1912 deri n\u00eb vdekjen e tij n\u00eb vitin 1919. Nd\u00ebr k\u00ebta atdhedash\u00ebs ishin edhe Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Bajram Curri. Ne nje familje te till\u00eb pra u lind Gonxhja, bija kosovare, motra dhe n\u00ebna e t\u00eb gjith\u00eb skamnor\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs. Aty, n\u00eb at\u00eb familje bujare, Gonxhaj mori edukat\u00ebn e par\u00eb dhe n\u00eb qytetin e lindjes mori edhe m\u00ebsimet e para ku u dallue p\u00ebr cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb intelektuale, morale dhe njer\u00ebzore.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Edhe pse baba Kol\u00eb vdiq mjaft i ri dhe n\u00eb rrethana fort t\u00eb dyshimta, ngase gjithnj\u00eb ishte i angazhuar n\u00eb mbrojtjen e bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb vet nga shtypja e pushtuesve antishqiptar\u00eb, nj\u00ebher\u00eb turq pastaj sllav\u00eb, n\u00ebna Dranje arriti t\u2019i rris\u00eb tre f\u00ebmij\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb., kurse Gonxhja, e cila kishte trash\u00ebguar shpirtgjer\u00ebsin\u00eb e t\u2019et dhe fisnik\u00ebrin\u00eb dhe q\u00ebndres\u00ebn e s\u2019am\u00ebs, p\u00ebr vokacion zgjodhi bamir\u00ebsin\u00eb dhe vendosi t\u00eb b\u00ebhet mot\u00ebr nderi, mot\u00ebr e t\u00eb gjith\u00ebve. Mir\u00ebpo edhe d\u00ebshira tjet\u00ebr e saj e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhet m\u00ebsuese u realizua n\u00eb Kalkut\u00ebn e larg\u00ebt t\u00eb Indis\u00eb. Q\u00eb t\u00eb mund t\u2019u ndihmonte sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve ajo d\u00ebshiroi t\u2019i thellonte njohurit\u00eb, andaj edhe i vijoi studimet universitare q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej profesoresh\u00eb, pastaj edhe drejtoresh\u00eb e Kolexhit shum\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Sh\u00ebn M\u2019ris\u00eb n\u00eb Kalkut\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Mir\u00ebpo, njeriut si homo rationalis i lind d\u00ebshira e shtyr\u00eb nga nj\u00eb forc\u00eb e pashpjegueshme dhe e brendshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet p\u00ebrjet\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb vokacion dhe, pasi q\u00eb te familja e saj tradicionalisht ishte e pranishme dhe e kultivuar mir\u00ebsia si ndjenj\u00eb dhe mir\u00ebsia si veprim, te Gonxhja, pastaj motra Teres\u00eb, k\u00ebto kishin mb\u00ebshtetje edhe mbi baza t\u00eb tjera morale e intelektuale e t\u00eb p\u00ebrcjella edhe nga nj\u00eb urt\u00ebsi e thell\u00eb humaniste. K\u00ebto virtyte t\u00eb lindura e t\u00eb fituara e p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht vokacionin e saj prej bamir\u00ebseje. Andaj n\u00eb vitin 1948, kur motra Terez\u00eb kishte vet\u00ebm 38 vjet, braktis\u00eb edhe profesur\u00ebn, edhe pozit\u00ebn e drejtoresh\u00ebs dhe t\u00ebr\u00ebsisht i kushtohet bamir\u00ebsis\u00eb, kur filloi t\u2019i vizitoj\u00eb lagjet e varfra t\u00eb Kalkut\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00ebsuese edhe n\u00ebn\u00eb e skamnor\u00ebve. P\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb varf\u00ebrve N\u00ebna Tereze formoi Rregullat e Motrave t\u00eb Dashuris\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Shoq\u00ebrin\u00eb e Misionareve t\u00eb Dashuris\u00eb q\u00eb, pastaj t\u00eb themeloj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kat\u00ebrqin institucione bamir\u00ebsie (strehimore, shkolla, spitale) n\u00eb an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, ku pik\u00ebllimi shnd\u00ebrrohej n\u00eb shpres\u00eb, vaji dhe loti n\u00eb buz\u00ebqeshje, molisja n\u00eb k\u00ebndellje dhe forc\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Fama e saj bamir\u00ebse p\u00ebrhapej n\u00eb t\u00eb gjitha kontinentet, adhurimi gjithashtu. Shum\u00eb individ\u00eb, personalitete dhe institucione t\u00eb bot\u00ebs mbar\u00eb e \u00e7mojn\u00eb pun\u00ebn e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe korrespondojn\u00eb me t\u00eb. P\u00ebr veprimtarin\u00eb e saj bamir\u00ebse jipen shum\u00eb mir\u00ebnjohjeje dhe diploma nga institucione t\u00eb shumta t\u00eb bot\u00ebs. Nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb edhe \u00c7mimi Nobel p\u00ebr Paqe, q\u00eb jepet edhe p\u00ebr veprimtari humanitare, q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte edhe mir\u00ebnjohjeje e mburrje edhe p\u00ebr ne, p\u00ebr popullin nga doli N\u00ebna Terez\u00eb. Kjo bij\u00eb dhe mot\u00ebr jona, q\u00eb si f\u00ebmij\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebhej m\u00ebsuese, u b\u00eb edhe m\u00ebsuese, edhe profesoresh\u00eb, edhe humaniste e madhe, edhe doktor nderi e Universitetit t\u00eb Nju Jorkut, por Ajo do t\u00eb flas\u00eb edhe nga foltorja e sall\u00ebs s\u00eb madhe universitare e Oslos, nga Katedra e Paqes. T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime dhe vepra i b\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njer\u00ebzimit. T\u00eb gjitha ato mir\u00ebnjohjeje q\u00eb iu dhan\u00eb, edhe pse me dekada jasht\u00eb vendlindjes e atdheut, N\u00ebna Terez\u00eb nuk e harroi gjakun dhe popullin e vet. Pas dor\u00ebzimit t\u00eb \u00c7mimit Nobel m\u00eb 1979 n\u00eb Oslo, pyetjes s\u00eb nj\u00eb gazetari jugosllav se Ajo \u201c e lindur n\u00eb Jugosllavi e jeton n\u00eb Indi, si e ndjen veten?\u201d. Ajo i p\u00ebrgjigjet: \u201cp\u00ebr sa i p\u00ebrket gjakut un\u00eb jam shqiptare, indiane jam p\u00ebr kah n\u00ebnshtet\u00ebsia, mot\u00ebr- murgesh\u00eb katolike, p\u00ebr kah thirrja (vokacioni) q\u00eb i p\u00ebrkas gjith\u00eb bot\u00ebs\u201d. (Shih, Dom Lush Gjergji, \u201cN\u00ebna jon\u00eb Tereze\u201d, f. 210). N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radio Prishtin\u00ebs m\u00eb 10 dhjetor 1979, N\u00ebna Terez\u00eb thot\u00eb: \u201c&#8230; un\u00eb gjithmon\u00eb e kam n\u00eb zem\u00ebr popullin tem shqiptar&#8230;\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shum\u00eb individ\u00eb, t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb pasur, t\u00eb an\u00ebve t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, shkrimtar\u00eb, intelektual\u00eb e humanist\u00eb, shtetar e institucione dhe asociacione humanitare, kulturore, shkencore dhe nacionale i kan\u00eb shprehur admirim, i kan\u00eb thurur vargje e k\u00ebng\u00eb dhe e kan\u00eb uruar e p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr veprimtarin\u00eb e pashembullt humanitare si edhe p\u00ebr mir\u00ebnjohjeje e shumta q\u00eb mori, sidomos me rastin e ndarjes s\u00eb \u00c7mimit Nobel.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nd\u00ebr t\u00eb shumtit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb p\u00ebrmendja Bashk\u00ebsin\u00eb Shqiptaro-Ameriakne nga Nju Jorku q\u00eb i drejtohet N\u00ebn\u00ebs Tereze me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cNe an\u00ebtar\u00ebt e Bashk\u00ebsis\u00eb Shqiptarto-Amerikane, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tri grupet fetare: mysliman\u00eb, katolik\u00eb dhe ortodoks\u00eb&#8230; mendojm\u00eb n\u00eb ju me respekt dhe fal\u00ebnderim. Kjo me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb mrekulli, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr Ju dhe p\u00ebr ne&#8230; sepse jeni bart\u00ebse e dashuris\u00eb dhe e mir\u00ebkuptimit, n\u00eb dobi t\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimin e madh humanitar\u201d. (Shih, Gjergji, ibid, 173).<\/div>\n<div dir=\"auto\">Te ne n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb nuk e di se sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara veprimtaria e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe sa \u00ebsht\u00eb ditur t\u00eb vler\u00ebsohet veprimtaria bamir\u00ebse e saj. Personalisht mendoj q\u00eb nuk kemi ditur ta vler\u00ebsojm\u00eb dhe ta \u00e7mojm\u00eb sa duhet vepr\u00ebn madhore humanitare t\u00eb saj. Ndoshta p\u00ebr arsye se m\u00eb p\u00ebrpara ishim t\u00eb preokupuar rreth sigurimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs individuale e komb\u00ebtare, pastaj ndoshta kishte edhe momente dhe raste t\u00eb egoizmit dhe t\u00eb individualizmit t\u00eb tepruar, e ndoshta, edhe t\u00eb ngarkesave t\u00eb tjera ideologjike e religjioze, por, mendoj q\u00eb, n\u00eb tri dekadat e fundit edhe masa e gjer\u00eb nd\u00ebr ne, e edhe t\u00eb tjer\u00ebt, duket t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar duke par\u00eb se njeriut p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze i duhet jo barbaria por civilizimi, jo urrejtja por dashuria, jo lufta por paqja, jo injorimi a p\u00ebrbuzja por respekti, jo intoleranca por mir\u00ebkuptimi jo indiferenca po d\u00ebshira dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr harmoni, bashk\u00ebpunim dhe bashk\u00ebveprim p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve pa dallim race, kombi, gjuhe, kulture e besimi. Njeriut, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00eb dinjitoze, i duhet jo skamja e uria por begatiaedhe materiale, edhe kulturore, edhe morale, edhe shpirt\u00ebrore, pra o mjerimi, por lumturia, mesazhe q\u00eb dalin nga vepra madhore e N\u00ebn\u00ebs Tereze, N\u00ebn\u00ebs q\u00eb nuk i p\u00ebrkiste m\u00eb vetvetes, por bashk\u00ebsis\u00eb, moralit, religjiozit, njer\u00ebzimit. Ajo duke b\u00ebr\u00eb vepra bamir\u00ebsie si ndjenj\u00eb dhe si veprim, krijoi nj\u00eb filozofi veprimi mbi baz\u00eb t\u00eb mir\u00ebsis\u00eb, pra bamir\u00ebsin\u00eb si vler\u00eb morale e njer\u00ebzore t\u00eb shkall\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebna Terez\u00eb me filozofin\u00eb dhe veprimtarin\u00eb e Saj mir\u00ebb\u00ebr\u00ebse e bamir\u00ebse b\u00ebhet sinonim dhembshurie e m\u00ebshire, but\u00ebsie e dashamir\u00ebsie, mir\u00ebsie e bamir\u00ebsie, durimi e mir\u00ebkuptimi, shpirtmir\u00ebsie e shpirtmadh\u00ebsie, zem\u00ebrbut\u00ebsie e zem\u00ebrgjer\u00ebsie, thjesht\u00ebsie e fisnik\u00ebrie,, alturizimi e humanizmi \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto atribute shenjt\u00ebsie.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Prishtin\u00eb, m\u00eb 20 shtator 2003<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00cbNA TEREZE &#8211; PERSONALITETI M\u00cb I PAKONTESTUESH\u00cbM I SHEKULLIT XX Prof. dr. Shefki Sejdiu N\u00ebna Terez\u00eb me filozofin\u00eb dhe veprimtarin\u00eb e Saj mir\u00ebb\u00ebr\u00ebse e bamir\u00ebse b\u00ebhet sinonim dhembshurie e m\u00ebshire, but\u00ebsie e dashamir\u00ebsie, mir\u00ebsie e bamir\u00ebsie, durimi e mir\u00ebkuptimi, shpirtmir\u00ebsie e shpirtmadh\u00ebsie, zem\u00ebrbut\u00ebsie e zem\u00ebrgjer\u00ebsie, thjesht\u00ebsie e fisnik\u00ebrie,, alturizimi e humanizmi \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1948","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1948\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}