{"id":1956,"date":"2024-08-30T06:30:39","date_gmt":"2024-08-30T06:30:39","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=1956"},"modified":"2024-08-30T06:31:06","modified_gmt":"2024-08-30T06:31:06","slug":"valentina-mukapoeti-i-njohur-shqiptar-qe-jeton-ne-boston-inxh-kastriot-fetahu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/08\/30\/valentina-mukapoeti-i-njohur-shqiptar-qe-jeton-ne-boston-inxh-kastriot-fetahu\/","title":{"rendered":"Valentina Muka:POETI I NJOHUR SHQIPTAR QE JETON NE BOSTON, INXH. KASTRIOT FETAHU"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga : Valentina Muka, autore e librit \u201cUdhet e Eves\u201d,\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Toronto, 30 Gusht, 2024<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">POETI I NJOHUR SHQIPTAR QE JETON NE BOSTON, INXH. KASTRIOT FETAHU<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">T\u00eb gjith\u00eb e njohim poetin e njohur Kastriot Fetahu. Ajo q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb dalluesh\u00ebm nga t\u00eb tjer\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm krijimtaria e tij e pasur, elegante dhe artistike, por edhe numri i madh i ndjek\u00ebsve n\u00eb faqen e tij. Ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb, gati si nj\u00eb rutin\u00eb, q\u00eb \u00e7do t\u00eb premte poeti publikon ose ndonj\u00eb poezi, ose ndonj\u00eb ese, q\u00eb i q\u00ebndis me mjesht\u00ebri, nga \u00e7do k\u00ebndv\u00ebshtrim q\u00eb t\u00eb shikosh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ai i kushton \u00e7do komenti, qoft\u00eb i gjat\u00eb apo i shkurt\u00ebr, qoft\u00eb nga nj\u00eb poet i njohur apo nga nj\u00eb lexues i thjesht\u00eb q\u00eb shpreh mendimin ose k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e leximit t\u00eb shkrimit. Mir\u00ebnjohja q\u00eb poeti Kastriot shpreh ndaj lexuesve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe e duhur q\u00eb ai l\u00eb, ashtu si dhe p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb i duhet p\u00ebr t\u00eb shkruar. Me sa etike dhe me fjal\u00eb t\u00eb zgjedhura q\u00eb burojn\u00eb nga shpirti i tij i past\u00ebr e t\u00eb gjer\u00eb, ai i p\u00ebrgjigjet me durim \u00e7do lexuesi apo komentuesi. P\u00ebrve\u00e7 krijimeve t\u00eb tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ne shohim kultur\u00ebn e tij, njihemi me personalitetin e tij, jo vet\u00ebm si poet, por edhe si qytetar civil q\u00eb vler\u00ebson \u00e7do koment.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Me Kastriotin jemi shok\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie dhe moshatar\u00eb. Ne u lind\u00ebm e u rrit\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet, Kucov\u00eb, dikur Qyteti Stalin. Edhe pse ishim n\u00eb shkolla t\u00eb ndryshme n\u00eb shkoll\u00ebn e tet\u00ebvje\u00e7are dhe t\u00eb mesme \u2013 un\u00eb kam p\u00ebrfunduar gjimnazin dhe Kastrioti shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb teknikumit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Kucov\u00eb \u2013 ne ruajt\u00ebm respektin dhe simpatin\u00eb p\u00ebr veten dhe p\u00ebr prind\u00ebrit tan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke pasur mbiemrin e bashk\u00ebshortit, dhe edhe pse e kisha hapur faqen time n\u00eb Facebook p\u00ebr vite me radh\u00eb, shum\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb mi nga Kucova nuk m\u00eb njihnin me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr. N\u00eb vitin kur n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb periudh\u00ebn e pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19, un\u00eb d\u00ebrgova disa ndihma n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tet\u00ebvje\u00e7are n\u00eb Kucov\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb termometra t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, dezinfektant\u00eb, maska dhe \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u2019u duhej nx\u00ebn\u00ebsve dhe stafit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Aty n\u00eb faqen e shkoll\u00ebs, ku stafi p\u00ebrmendi emrin tim dhe e bija e kujt isha, Kastrioti m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb miq n\u00eb Facebook, sepse njiheshim nga vitet e hershme t\u00eb shkoll\u00ebs. Kishim mbase 50 vite q\u00eb nuk ishim par\u00eb apo t\u00eb kishim pasur rast t\u00eb takoheshim, qofte edhe rast\u00ebsisht n\u00eb ndonj\u00eb ngjarje, n\u00eb rrug\u00eb, apo n\u00eb ndonj\u00eb qend\u00ebr pune. Un\u00eb kisha jetuar prej vitesh n\u00eb Berat, pasi u martova, nd\u00ebrsa Kastrioti dhe familja e tij ishin n\u00eb Kucov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb shprehje e Dr. Seuss-it thot\u00eb: &#8220;Ndonj\u00ebher\u00eb, nuk do ta dim\u00eb kurr\u00eb vler\u00ebn q\u00eb sjell momenti, pasi ajo mbahet mend m\u00eb von\u00eb si nj\u00eb kujtim.&#8221; Q\u00eb nga ai moment, filluam t\u00eb flasim shpesh, nd\u00ebrronim mendime me t\u00eb dhe me bashk\u00ebshorten e tij, dhe ndjem\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb. Ky moment gjithashtu ndryshoi jet\u00ebn time. Duke biseduar me nj\u00ebri-tjetrin, i thash\u00eb se po mbaja nj\u00eb ditar, pasi kisha mjaft koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb kur, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb COVID-19, gjith\u00e7ka ishte mbyllur dhe nuk shkonim n\u00eb pun\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E nisa thjesht si nj\u00eb ditar, duke p\u00ebrfshir\u00eb ngjarje t\u00eb kaluara dhe t\u00eb tashmen, dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebra kryesisht p\u00ebr nip\u00ebrit dhe mbesat q\u00eb kan\u00eb lindur k\u00ebtu n\u00eb Kanada, p\u00ebr t&#8217;u treguar historin\u00eb dhe origjin\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb tyre q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb nga ai moment, Kastrioti m\u00eb inkurajoi shum\u00eb, duke m\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb vazhdoja dhe pse jo ta botoja. Vazhdova shkrimet dhe kujtimet deri n\u00eb vitin 2023, kur publikova librin tim t\u00eb par\u00eb, &#8220;Udhet e Eves&#8221;. Fillova t\u00eb provoja edhe me poezi; nuk jam poete as shkrimtare, k\u00ebt\u00eb e pranoj, por b\u00ebra t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkruar historin\u00eb e jet\u00ebs dhe t\u00eb origjin\u00ebs sime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kastrioti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet i nivelit t\u00eb lart\u00eb, ku \u00e7do ese apo poezi e tij na fal emocionet m\u00eb t\u00eb bukura, na shetit n\u00eb vende historike t\u00eb mrekullueshme apo n\u00eb qendra dhe personalitete arti, dhe trajton tema nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, duke na befasuar me trajtimin e tyre njer\u00ebzor. Kastrioti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet me zem\u00ebr t\u00eb ndjeshme dhe shpirt t\u00eb past\u00ebr, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb \u00e7do varg t\u00eb tij e ndjejm\u00eb shum\u00eb thell\u00eb. Bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb sot ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz, poet\u00eb dhe artist\u00eb si Kastriot Fetahu, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnt\u00eb t\u00eb ishte m\u00eb e hapur, m\u00eb e past\u00ebr, m\u00eb e drejt\u00eb, dhe do t\u00eb shijonim m\u00eb shum\u00eb g\u00ebzime e lumturi sesa urrejtje dhe ambicie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky \u00ebsht\u00eb poeti Kastriot Fetahu, i cili, me p\u00ebrfshirjen e krijimeve t\u00eb tij dhe mund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb ndikuar te lexuesit, miqt\u00eb dhe shok\u00ebt me pozitivitet, kur ai prek k\u00ebta shpirt\u00ebrat njer\u00ebzor\u00eb, ai mbetet nj\u00eb njeri tjet\u00ebr me shpirt. Ajo q\u00eb e b\u00ebn Kastriotin t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb mendimet e tij, m\u00ebnyra se si i sheh gj\u00ebrat dhe mendimi i tij i thell\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Q\u00eb i vog\u00ebl, Kastrioti ka qen\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb kurioz. Mbaj mend q\u00eb lexonte libra ndoshta n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, sikur i p\u00ebrpinte ato. Nj\u00eb dit\u00eb mbaj mend, mori nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb bibliotek\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb pionierit dhe e solli po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb. Punonj\u00ebsja e bibliotek\u00ebs nuk e besoi se e kishte lexuar. Edhe kur prind\u00ebrit i jepnin ndonj\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb di\u00e7ka, Kastrioti shkonte direkt n\u00eb dyqanin e libraris\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb libra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky kuriozitet, hobbi apo aft\u00ebsia e Kastriotit vazhdoi gjat\u00eb, edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb universitetit. Pra, Kastrioti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet i klasit t\u00eb lart\u00eb dhe me njohuri t\u00eb akumuluara n\u00eb vite nga leximi i vazhduesh\u00ebm.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Me Kastriotin, shokun tim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, kam kujtimin m\u00eb t\u00eb bukur, parath\u00ebnien e librit tim te pare &#8220;Udhet e Eves&#8221;. Po e sjell p\u00ebr ju, lexues e miq t\u00eb dashur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;PARATH\u00cbNIE<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Romani i autores m\u00eb t\u00eb re n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb Valentina Kor\u00e7ari Muka, e sjell at\u00eb si nj\u00eb rr\u00ebfimtare n\u00eb nj\u00eb lib\u00eb autobiografik t\u00eb jet\u00ebs plot turbulenc\u00eb, si rrjedha e nj\u00eb p\u00ebrroi n\u00eb v\u00ebrshim. Ajo koncepton, imagjinon, pohon, ndjen, dyshon, zgjidh me eksperienc\u00ebn e vet problemet e jet\u00ebs n\u00eb sag\u00ebn e nj\u00eb gruaje q\u00eb prej rinis\u00eb s\u00eb her\u00ebshme t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Narrativa e tij kodifikon n\u00eb nj\u00eb unifikim dimensonesh jet\u00ebt e gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb saj dhe brezave t\u00eb rritur n\u00eb diktatur\u00eb e, q\u00eb e gjet\u00ebn veten n\u00eb emigracionin e nisur me dhembje dhe plazmuar me jet\u00ebn tjet\u00ebr, e cila nuk e mbushi dot shpirtin dhe koret e plag\u00ebve t\u00eb tij vet\u00ebm sa i shikon me trishtim n\u00eb koh\u00eb t\u00eb mbivendosura koh\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb re.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Historia e personazhit t\u00eb Ev\u00ebs, e interpretuar me dhembjen e pen\u00ebs s\u00eb autores, vjen n\u00eb koherenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb me dhembjet tona dhe na b\u00ebn protagonist pa dashur n\u00eb romanin e saj \u201cUdh\u00ebt e Ev\u00ebs\u201d, sikur t\u00eb thonim \u201cUdha jon\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Jeta e personazhit kryesor m\u00eb kujtoi ngjashm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nga shkalla e vuajtjeve me heroin ton\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb rinis\u00eb David Copperfield, shkruar nga Charles Dickens. Eva si personazh ng\u00ebrthen n\u00eb vetvete dhe projekton nj\u00eb grua t\u00eb fort\u00eb e, na m\u00ebson se shpirtrat tan\u00eb m\u00ebrgimtar\u00eb jan\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr suksesin e munguar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb vegjetative, p\u00ebr shkak se vendi yn\u00eb nuk na ofron resurset e duhura p\u00ebr t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shum\u00eb gra do t\u00eb donin t\u00eb kishin shpirtin e saj luftarak n\u00eb situata q\u00eb jeta t\u00eb sjell pa d\u00ebshir\u00ebn t\u00ebnde, por q\u00eb jan\u00eb mbytur n\u00eb mjerimin e tyre shpirt\u00ebror. Eva na kujton se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ti vendos\u00ebsh vetes objektiva duke q\u00ebn\u00eb vetvetja, se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh frenat e jet\u00ebs n\u00eb dor\u00eb. Ajo nuk lejoi t\u00eb p\u00ebrbaltej dhe t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb anonimen e figur\u00ebs si grua n\u00eb pritje t\u00eb pafundme t\u00eb fatit t\u00eb jet\u00ebs, por kaloi barrierat fem\u00ebrore me \u201cburr\u00ebrimin\u201d p\u00ebr t\u2019ja dal\u00eb n\u00eb praktik\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb saj me ngjyra t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrit njer\u00ebzor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ev\u00ebs ja p\u00ebrvet\u00ebsuan dy her\u00eb \u00ebndrrat p\u00ebr identitetin q\u00eb meritonte, her\u00ebn e par\u00eb pse jetoi n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb i mohoi edhe shkoll\u00ebn e \u00ebnd\u00ebrruar dhe her\u00ebn e dyt\u00eb i tjet\u00ebrsuan dokumentin e emigrimit n\u00eb tok\u00ebn e premtuar, ngjarje q\u00eb nuk e mund\u00ebn dot shpirtin e saj t\u00eb lodhur por luft\u00ebtar. M\u00eb ngjan shpesh her\u00eb si pioner\u00ebt e arit q\u00eb p\u00ebrshkruan London n\u00eb \u201cKushtrimi i t\u00eb par\u00ebve\u201d me ndryshimin se ajo e gjeti \u201cArin\u201d n\u00eb p\u00ebrpjekjet titanike q\u00eb nd\u00ebrmori e nd\u00ebrgjegj\u00ebshme se ishta rruga e vetme q\u00eb jeta e saj mos t\u00eb ngjasonte si dy pika uji me jet\u00ebn e femij\u00ebve t\u00eb etur p\u00ebr dije dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Se kam kuptuar dot pse Atdheu yn\u00eb i ngjan nj\u00eb qyqeje, q\u00eb i degdis zogjt\u00eb e saj n\u00eb folet e bot\u00ebs dhe pse e gjejm\u00eb veten dhe na b\u00ebhet Atdhe i v\u00ebrtet\u00eb ai q\u00eb na pret? Nga je me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do ta pyesja Ev\u00ebn, pas k\u00ebsaj jete t\u00eb trazuar dhe t\u00eb paqtuar n\u00eb vendin tjet\u00ebr&#8230;\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Atdheun e ri t\u00eb gjith\u00eb vijn\u00eb nga vende dhe etni t\u00eb ndryshme me nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn sa m\u00eb dinjitoze dhe me lirin\u00eb q\u00eb t\u00eb ofron per\u00ebndimi, duke len pas meskinitetet e korrupsionin e origjin\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb procesin e p\u00ebrshtatjes me nj\u00eb vend, njer\u00ebz dhe kultur\u00eb t\u00eb caktuar, k\u00ebrkon shum\u00eb zgjedhje personale dhe shum\u00eb p\u00ebrpjekje si emigrant dhe Eva edhe pse kishte prekur fundin n\u00eb vendlindje arriti q\u00eb t\u2019ja dal\u00eb dhe t\u00eb gjej\u00eb veten n\u00eb shum\u00eb aspekte materiale dhe shpirt\u00ebrore, preku \u00ebndrra q\u00eb nuk kishte guxuar ti shihte n\u00eb dheun e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Akseset q\u00eb na ofron nj\u00eb Atdhe i huaj \u00e7udit\u00ebrisht jan\u00eb ato q\u00eb na e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb bukur jet\u00ebn. N\u00eb \u201cUdh\u00ebt e Ev\u00ebs\u201d, personazhi kryesor vendoset n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb galerie personazhesh, si n\u00eb Shqip\u00ebri qytetin e saj, Beratin, ashtu dhe n\u00eb Toronton e larg\u00ebt t\u00eb Kanadas\u00eb, ku dy prej tyre, babain dhe bashk\u00ebshortin i humbi, gj\u00eb q\u00eb i la zgavra t\u00eb pambushura n\u00eb shpirt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Midis tyre ajo sjell njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tranzicionit, q\u00eb nuk i humb\u00ebn vlerat njer\u00ebzore. Solidariteti i tyre me Ev\u00ebn n\u00eb kushtet kur ajo ka prekur fundin, p\u00ebrb\u00ebn revokim t\u00eb traditave m\u00eb t\u00eb mira shqiptare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjuha me t\u00eb cil\u00ebn operon autorja n\u00eb \u201cUdh\u00ebt e Ev\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, por duket q\u00eb vjen e ngjyer n\u00eb lot\u00ebt e nj\u00eb jete q\u00eb i ngjan nj\u00eb tuneli pa drit n\u00eb fund t\u00eb tij hera her\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky roman regjistrohet si val\u00ebt e nj\u00eb t\u00ebrmeti n\u00eb ekzistenc\u00eb kohore dhe hap\u00ebsirat e shtrirjes n\u00eb jet\u00ebt tona. Ai sanksionon raportet me gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb e rrethon e, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vendos me lexuesin, sidomos homolog\u00ebt e Ev\u00ebs, emigrant\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kur mbarova s\u00eb lexuari \u201cUdh\u00ebt e Ev\u00ebs\u201d, melankolia q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroi n\u00eb rr\u00ebfenj\u00ebn e autores vizatoi mendimin tim p\u00ebrfundimtar, se shpirti i njeriut ravij\u00ebzohet dhe merr form\u00ebn e ameb\u00ebs n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshirave e objektivave madhor\u00eb q\u00eb i vendosim vetes.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dashuria p\u00ebr jet\u00ebn triumfon mbi gjith\u00e7ka n\u00ebse ne luftojm\u00eb dhe dor\u00ebzimin nuk e kemi opsion. Britma e arsyes s\u00eb Ev\u00ebs \u00ebsht\u00eb apeli p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ju fitoni n\u00ebse besoni dhe luftoni p\u00ebr at\u00eb besim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">M\u00eb erdhi n\u00eb vemendje nj\u00eb th\u00ebnie e nj\u00eb autore, nj\u00eb zonje legjendare amerikane Helen Keller, q\u00eb ka luftuar shum\u00eb p\u00ebr tejkalimin e fatkeq\u00ebsive n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb sfiduese t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebshme. Ajo thot\u00eb &#8211; Me nj\u00eb fjal\u00eb let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb uto-pia ime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por autorja Valentina Kor\u00e7ari Muka me romanin e saj \u201cUdh\u00ebt e Ev\u00ebs\u201d, duket sikur e kund\u00ebrshton, duke e sjell\u00eb at\u00eb si manualin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs t\u00eb emigrantit, shkruar me lot\u00ebt e tij n\u00eb vetmin\u00eb e heshtjes q\u00eb flet me vetveten<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga : Valentina Muka, autore e librit \u201cUdhet e Eves\u201d,\u00a0 Toronto, 30 Gusht, 2024 POETI I NJOHUR SHQIPTAR QE JETON NE BOSTON, INXH. KASTRIOT FETAHU T\u00eb gjith\u00eb e njohim poetin e njohur Kastriot Fetahu. Ajo q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb dalluesh\u00ebm nga t\u00eb tjer\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm krijimtaria e tij e pasur, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1956","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1956\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}