{"id":2023,"date":"2024-09-14T19:14:46","date_gmt":"2024-09-14T19:14:46","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2023"},"modified":"2024-09-14T19:14:48","modified_gmt":"2024-09-14T19:14:48","slug":"kadri-tarelli-shkruanbashkimin-e-kombit-po-e-kryejne-shkrimtaret-dhe-artistet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/09\/14\/kadri-tarelli-shkruanbashkimin-e-kombit-po-e-kryejne-shkrimtaret-dhe-artistet\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli, shkruan:BASHKIMIN E KOMBIT PO E KRYEJN\u00cb SHKRIMTAR\u00cbT DHE ARTIST\u00cbT"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli, shkruan:<\/p>\n<p>Pa tjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi, ana artistike e nj\u00eb vepre, ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj, por jan\u00eb ca tema q\u00eb, me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tragjizmit rr\u00ebqeth\u00ebs q\u00eb mbartin brenda tyre, e tejkalojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Shpendi Topollaj<\/p>\n<p>BASHKIMIN E KOMBIT PO E KRYEJN\u00cb SHKRIMTAR\u00cbT DHE ARTIST\u00cbT<\/p>\n<p>Gjakova priti miq e krijues nga gjith\u00eb trojet arb\u00ebrore<\/p>\n<p>P\u00ebrurim libri dhe ekspozit\u00eb pikture<\/p>\n<p>E prit\u00ebm me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ftes\u00ebn e piktorit dhe veprimtarit gjakovar Halil Ahmeti, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb veprimtari letrare dhe artistike n\u00eb Gjakov\u00eb, organizuar m\u00eb dat\u00ebn, 07, 09, 2024, nga dy shoqata simotra, Shoqata \u201cDrini\u201d &#8211; Gjakov\u00eb-Shkod\u00ebr, dhe \u201cDrini\u201d &#8211; Shkod\u00ebr-Gjakov\u00eb. T\u00eb dyja shoqatat, bashk\u00ebpunuan me Klubin \u201cGjon N. Kazazi\u201d, Gjakov\u00eb. E gjitha kjo, me mb\u00ebshtetjen e Drejtoris\u00eb p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe sport, n\u00eb KK. Gjakov\u00eb.<\/p>\n<p>Salla e bibliotek\u00ebs s\u00eb qytetit u mbush plot e p\u00ebrplot me pjes\u00ebmarr\u00ebs, kryesisht intelektual\u00eb, shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, piktor\u00eb, pse jo edhe artist\u00eb e valltar\u00eb, etj. Mund t\u2019i p\u00ebrmend me nderim: Prof. Muharrem Kurti, Gjon Nikoll Kazazi, Engj\u00ebll Berisha, drejtor i bibliotek\u00ebs Publike \u201cIbrahim Rugova\u201d, Pashk Gecaj, an\u00ebtar i shoqat\u00ebs \u201cDrini\u201d &#8211; Gjakov\u00eb-Shkod\u00ebr, Inxhinier Faruk Polloshka, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe t\u00eb tjer\u00eb, si Prof. Muhamet Rugova, ish i burgosur politik, Prof. Universiteti Ruzhdi Sefa, Prof. dr. Migena Arllati, aktori Nimon Mu\u00e7a, tropojani shkrimtar, poet, publicist Hasan Selimi, luft\u00ebtarja dibrane Rajmonda Male\u00e7ka, pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tre luftra, n\u00eb Dardani, Maqedoni dhe Preshev\u00eb, piktori tropojan Avdulla Gjongecaj, kryeredaktor i Gazet\u00ebs e Alpeve \u201cTropoja\u201d, Ramiz Lushaj, Isuf Hajdari, poeti dhe botuesi Berat Batiu nga Prizreni, poeti Tahir Bezhani, mes nesh edhe valltare ardhur nga Malisheva.<\/p>\n<p>Personaliteti i njohur shkodran Filip Guraziu, p\u00ebruron librin e tij t\u00eb fundit \u201cJetes\u00eb n\u2019mes eg\u00ebrsinave\u201d, novel\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00eb artisti Halil Ahmeti hap ekspozit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb vetjake, me piktura t\u00eb punuara prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga Shkodra n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend libri ishin t\u00eb pranish\u00ebm: Filip Guraziu, autori i librit, znj. Justina Guraziu, mjeke dhe bashk\u00ebshorte, Nexhat Grezda, kryetar i shoqat\u00ebs \u201cShkod\u00ebr-Gjakov\u00eb\u201d, dhe Ali Demushi.<\/p>\n<p>Dhe ne, nj\u00eb grup durrsak\u00ebsh nuk e b\u00ebm\u00eb fjal\u00ebn dysh, dhe ja ku jemi: Shpendi Topollaj, shkrimtar, poet, kritik, publicist, piktori Arben Kristani dhe un\u00eb Kadri Tarelli, ish m\u00ebsues, shkrimtar dhe gazetar, q\u00eb po shkruaj k\u00ebt\u00eb reportazh t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb nderim p\u00ebr organizator\u00ebt dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb na krijuan. Na erdhi keq q\u00eb p\u00ebr arsye sh\u00ebndeti, nuk erdhe dy shok\u00ebt tan\u00eb, Eduard Allamani (Jurist) dhe G\u00ebzim Agasi, (ekonomist), ish Prefekt i Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Libri i Filip Guraziut \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb pamje por i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje, pasi ka shum\u00eb dhimbje njer\u00ebzore, shkaktuar nga sistemi i diktatur\u00ebs komuniste, si n\u00eb ish Jugosllavi dhe ca m\u00eb keq n\u00eb Shqip\u00ebri. Personazhi, Kujtim Druvari, bir \u00a0i Gjakov\u00ebs, arratiset si shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb rinj dardanas \u00a0dhe vjen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar p\u00ebrndjekjes. Por&#8230;. ve\u00e7 ai e di se \u00e7\u2019 hoqi birucave dhe burgjeve. Askush nuk mund t\u00eb hahet me fatin. Koha b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn. T\u00eb dy diktaturat d\u00ebshtuan. Kujtimi pas nj\u00ebzet vitesh kthehet n\u00eb Gjakov\u00eb, por nuk i harron miqt\u00eb e tij, q\u00eb nuk u thyen para trysnis\u00eb dhe torturave p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb gjyq. Di\u00e7ka e rrall\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn, ndaj Filip Guraziu i vendos n\u00eb lib\u00ebr, si simbol fisnik\u00ebrie dhe q\u00ebndrese.<\/p>\n<p>Shpendi Topollaj, i cili diskutoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend, i ka kushtuar nj\u00eb shkrim k\u00ebtij libri, me titull, \u201cFati i trisht\u00eb i kosovar\u00ebve, n\u00eb librin e Filip Guraziut\u201d, botuar n\u00eb gazet\u00eb \u201cTelegraf\u201d. Tiran\u00eb, 05. 09. 2024 dhe \u201cFjala e lire\u201d, Lond\u00ebr. Diskutimi u prit ngroht\u00eb dhe me duartrokitje.<\/p>\n<p>Halil Ahmeti \u00ebsht\u00eb m\u00ebsues dhe luft\u00ebtar i Gjakov\u00ebs dhe por edhe i yni, i Durr\u00ebsit, pasi p\u00ebr gjasht\u00eb vite me radh\u00eb, ka punuar si m\u00ebsues i arteve figurative, n\u00eb disa shkolla t\u00eb Durr\u00ebsit (1993 \u2013 1999). Ndaj me krenari e quaj koleg dhe \u201cMisionar i dijes dhe edukimit\u201d.<\/p>\n<p>Intelektual\u00ebt e Gjakov\u00ebs dhe m\u00eb p\u00ebrtej n\u00eb krejt Dardanin\u00eb, e njohin mir\u00eb jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e artistit, luft\u00ebtarit dhe veprimtarit Halil Ahmeti. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb plot thyerje, lufte, mundime, nd\u00ebshkime, d\u00ebshtime e n\u00eb fund fitore. Jet\u00eb si nj\u00eb roman i madh i ngjeshur n\u00eb mish, i p\u00ebrjetuar fizikisht dhe shpirt\u00ebrisht, ku n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb vet\u00eb drama dhe romani i Dardanis\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb pasqyra dhe gjith\u00eb historia e p\u00ebrgjakur dhe e lavdishme e luft\u00ebs \u00e7lirimtare n\u00eb k\u00ebto 45 vjet, (1981-1999- 2024), p\u00ebrfshir\u00eb edhe 25 vjet Dardani e lir\u00eb dhe e Mosvarme. Shpendi Topollaj i ka kushtuar nj\u00eb shkrim me titull: \u201cPiktori gjakovar me ekspozit\u00eb t\u00eb re\u201d. Publikuar gazeta \u201cTelegraf\u201d, Tiran\u00eb dhe \u201cFjala lire\u201d, Lond\u00ebr. 06. 09. 2024.<\/p>\n<p>Kur Halili m\u00eb rr\u00ebfeu albumin ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb punimesh, tashm\u00eb t\u00eb vendosura edhe n\u00eb ekspozit\u00eb, m\u00eb thot\u00eb se kjo piktur\u00eb n\u00eb ballin\u00eb ka nj\u00eb histori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, \u00ebsht\u00eb plagosur n\u00eb luft\u00eb, \u00ebsht\u00eb prer\u00eb me thik\u00eb, mbase me bajonet\u00eb. Un\u00eb po mundohesha t\u00eb gjej edhe titullin p\u00ebr ta vendosur posht\u00eb saj, por Halili nuk m\u00eb la t\u00eb mendohem gjat\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; E kam titulluar, \u201cGjurm\u00eb lufte\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Nd\u00ebrsa un\u00eb po e quaj \u201cPlag\u00eb lufte\u201d, &#8211; i them qet\u00ebsisht. &#8211; Plag\u00eb q\u00eb dhemb sa her\u00eb e shikon, apo q\u00eb e shikojm\u00eb s\u00eb bashku, si t\u00eb jet\u00eb plag\u00eb n\u00eb trupin ton\u00eb, q\u00eb d\u00ebshmon, ashtu si plag\u00ebt e Gjakov\u00ebs dhe Dardanis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb lapidar\u00ebt dhe p\u00ebrmendoret e shumta t\u00eb vendosura n\u00ebp\u00ebr sheshe dhe an\u00ebt e rrug\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos i harruar kurr\u00eb, si brezi i sot\u00ebm dhe ata q\u00eb do ta trash\u00ebgojn\u00eb Dardanin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pikturat e k\u00ebtij artisti, (ato q\u00eb mbet\u00ebn nga shkat\u00ebrrimi i luft\u00ebs), jan\u00eb unike p\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja dhe forma, q\u00eb shpesh i afrohen simbolik\u00ebs, pa l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb portretet dhe natyr\u00ebn e qet\u00eb. Vizitor\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb e gjykojn\u00eb vlerat. \u00c7do nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb vete dhe flet me poezin\u00eb e ngjyrave dhe me gjuh\u00ebn e heshtjes&#8230;..!<\/p>\n<p>Besoj kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpreh edhe dy mendime nj\u00ebherazi. Mbase vet\u00eb Halili m\u00eb d\u00ebgjon me v\u00ebmendje dhe i ve n\u00eb jet\u00eb:<\/p>\n<p>. Ai mund dhe duhet t\u00eb shkruaj\u00eb monografin\u00eb e tij personale, nj\u00eb jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje, ku jeta dhe vdekja flinin pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Dhe, k\u00ebshtu t\u00eb futet n\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cArka e kujtes\u00ebs\u201d, si trash\u00ebgim i vyer i familjes, i yni si bashk\u00ebkoh\u00ebs, por edhe i historis\u00eb s\u00eb Dardanis\u00eb.<\/p>\n<p>. M\u00eb tej, mbase i mbushet mendja q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen kjo ekspozit\u00eb t\u00eb hapet edhe n\u00eb Durr\u00ebs. E vlen q\u00eb durrsak\u00ebt, koleg\u00ebt m\u00ebsues dhe nx\u00ebn\u00ebsit e dikursh\u00ebm, t\u00eb njihen me penelin e m\u00ebsuesit dhe luft\u00ebtarit, dikur i ri dhe plot energji, sot burr\u00eb i thinjur, jo vet\u00ebm nga mosha.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrher\u00eb, kur jemi n\u00eb takime t\u00eb tilla, piktori yn\u00eb Arben Kristani, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ne pim\u00eb kafe, apo diskutojm\u00eb shoq\u00ebrisht, shk\u00ebputet, merr tak\u00ebmet e piktur\u00ebs, kavaletin, ngjyrat dhe niset t\u00eb gjej\u00eb bukurit\u00eb e natyr\u00ebs apo t\u00eb ve\u00e7antat e qytetit, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb pikturoj\u00eb. N\u00eb gjakove zgjodhi nj\u00eb pamje nga \u00c7arshia e k\u00ebtij qyteti, e cila para nj\u00ebzetepes\u00eb vitesh, u dogj nga pushtuesi serb, por u rib\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb si dikur, e bukur dhe me fines\u00eb t\u00eb holl\u00eb. &#8230;&#8230;. Si p\u00ebrher\u00eb krenari e qytetit!<\/p>\n<p>N\u00eb fund, dua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj drejtuesit vendor t\u00eb Gjakov\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit at\u00eb bibliotek\u00eb sa t\u00eb bukur, aq edhe funksionale. Ju lumt\u00eb! Nj\u00eb vep\u00ebr arti p\u00ebr krijuesit dhe artis\u00ebt! Ju admiroj q\u00eb e doni dhe e vler\u00ebsoni qytetin, kultur\u00ebn, dijen dhe librin. Me dhimbje po shtoj edhe k\u00ebto fjal\u00eb, por nuk kam se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj; Durr\u00ebsi yn\u00eb i lasht\u00eb i vjet\u00ebr sa bota mesdhetare, nuk ka nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe as \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb ket\u00eb. Ka mbetur n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, (Sht\u00ebpi banimi t\u00eb para Luft\u00ebs II-t\u00eb Bot\u00ebrore). Premtimet e pushtetar\u00ebve lokal e qendror, shkojn\u00eb e vijn\u00eb, nd\u00ebrsa qyteti vuan pasojat e mosdashjes.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb mbetet tjet\u00ebr, ve\u00e7 t\u2019u uroj suksese dy krijuesve, shkrimtarit Filip Guraziu dhe piktorit Halil Ahmetit.<\/p>\n<p>Gjakova, Dardania dhe krejt bota shqiptare ka nevoj\u00eb p\u00ebr krijimtarin\u00eb e tyre. I mir\u00ebpresim!<\/p>\n<p>Faleminderit dhe mir\u00ebnjohje!<\/p>\n<p>Kadri Tarelli<\/p>\n<p>Durr\u00ebs. 07, Vjeshta e par\u00eb, 2024.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Fotografit\u00eb u realizuan nga mjeshtri gjakovar Shk\u00eblzen Rexha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli, shkruan: Pa tjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi, ana artistike e nj\u00eb vepre, ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj, por jan\u00eb ca tema q\u00eb, me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tragjizmit rr\u00ebqeth\u00ebs q\u00eb mbartin brenda tyre, e tejkalojn\u00eb at\u00eb. Shpendi Topollaj BASHKIMIN E KOMBIT PO E KRYEJN\u00cb SHKRIMTAR\u00cbT DHE ARTIST\u00cbT Gjakova priti miq e krijues nga gjith\u00eb trojet arb\u00ebrore P\u00ebrurim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2023","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2023\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}