{"id":2028,"date":"2024-09-17T14:32:29","date_gmt":"2024-09-17T14:32:29","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2028"},"modified":"2024-09-17T14:32:31","modified_gmt":"2024-09-17T14:32:31","slug":"pjese-nga-romani-skenderaj-i-skenderbeut-i-sokol-demaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/09\/17\/pjese-nga-romani-skenderaj-i-skenderbeut-i-sokol-demaku\/","title":{"rendered":"Pjes\u00eb nga romani \u201dSkenderaj i Skenderbeut\u201d i Sokol Demaku"},"content":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb nga romani \u201dSkenderaj i Skenderbeut\u201d i Sokol Demaku, nj\u00eb novel\u00eb nga romani ku flitet mbi legjenden e drenic\u00ebs Millosh Kopiliqin. Botua n\u00eb vitin 2021, n\u00eb Suedi e shtypur n\u00eb Shtypshkronjen Lena Graphic n\u00eb Prishtin\u00eb<\/p>\n<p><strong>Hakmarrja<\/strong><\/p>\n<p>Trim\u00ebria dhe heroizmi i princit drenicar mori dhen\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb flitej n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb trojeve arb\u00ebrore.<br \/>\nKulshedra e Bosforit nuk u ngjinj me vrasje dhe krime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme mbi popullin q\u00eb k\u00ebrkonte liri. P\u00ebrbindshi i zi vazhdoi t\u00eb derdh\u00eb gjak\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr fshatrat e Fush\u00ebs s\u00eb M\u00ebll\u00ebnjes, fush\u00ebn e Drenic\u00ebs, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha vilajetet shqiptare t\u00eb koh\u00ebs. Ishte nj\u00eb hakmarrje e papapar\u00eb nga ata barbar\u00eb t\u00eb pashpirt\u00eb t\u00eb Dardaneleve.<br \/>\nUshtar\u00eb dhe jeni\u00e7er\u00eb m\u00ebsynin t\u00eb t\u00ebrbuar n\u00eb fshatrat arb\u00ebrore, u vinin flak\u00ebn, i shkat\u00ebrronin, vrisnin dhe torturonin t\u00eb pafajsh\u00ebm, b\u00ebnin krime nga m\u00eb \u00e7njer\u00ebzoret.<br \/>\nIshte nj\u00eb hakmarrje ndaj nj\u00eb populli t\u00eb pafajsh\u00ebm, ndaj nj\u00eb populli me kultur\u00eb dhe me tradita, i cili k\u00ebrkonte vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb jetonte i lir\u00eb n\u00eb trojet e tij. Por, pushtuesi \u00ebsht\u00eb pushtues, ai nuk ka as ndjenj\u00eb, as kultur\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht barbar dhe i pam\u00ebshirsh\u00ebm. I vetmi q\u00ebllim i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb pushtoj\u00eb e t\u00eb shkat\u00ebrroj gjith\u00e7ka. T\u00eb tilla ishin hordhit\u00eb e Anadollit, q\u00eb kishin m\u00ebsyr\u00eb trojet arb\u00ebrore.<br \/>\nMllefi m\u00eb i madh e m\u00eb i shfrenuar i p\u00ebrbindshit t\u00eb zi, ishte drejtuar ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Drenic\u00ebn Kreshnike, e cila duke mos e pranuar n\u00ebnshtrimin reagonte dhe p\u00ebrpiqej t\u00eb mbronte jet\u00ebn, popullin, grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb moshuarit. Bij\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, viheshin n\u00eb ball\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, ata nuk mund t\u00eb pranonin q\u00eb toka e tyre, familjet dhe fiset e tyre, t\u00eb viheshin n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e osman\u00ebve dhe sulltan\u00ebve arogant\u00eb.<br \/>\nSulltani embajti n\u00ebn rrethim Drenic\u00ebn heroike, me ushtar\u00eb dhe jeni\u00e7er\u00eb, dogji e poqi \u00e7far\u00eb gjeti, shkat\u00ebrroi fshatra, pasuri e prona, rob\u00ebroi dhe mori peng mij\u00ebra djem, t\u00eb cil\u00ebt i d\u00ebrgoi n\u00eb Stamboll.<br \/>\nFshatin e Kryetrimit e b\u00ebn\u00eb shkrumb e hi, duke djegur e shkat\u00ebrruar gjith\u00e7ka. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb at\u00eb fjal\u00ebn e popullit \u201cQ\u00eb ku shkel turku, as bari nuk mbin\u00eb\u201d. E pik\u00ebrisht at\u00eb b\u00ebri ai pushtues mizor\u00eb mbi truallin ton\u00eb arb\u00ebror.<br \/>\nShum\u00eb familje nga k\u00ebto vise filluan t\u00eb braktisin sht\u00ebpit\u00eb dhe trojet e tyre. Kjo ishte m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dhe p\u00ebr t\u00eb mbijetuar nga ai tmerr dhe nga vala e dhun\u00ebs, nga raprezaljet e bish\u00ebs s\u00eb Dardaneleve.<br \/>\nEdhe familja e kryetrimit t\u00eb Drenic\u00ebs kishte vendosur t\u00eb l\u00ebshonte vendin. I ati i Milloshit kishte shkuar n\u00eb Raguz\u00eb, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb familjes, pjesa tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Elbasani do t\u00eb ishte streha e tyre e ardhshme.<br \/>\nN\u00eb qytetin e Vushtrris\u00eb, ku Sullatani kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe kalan\u00eb e k\u00ebtij qyteti, kishte vendosur t`i zinte rob\u00ebr dhe t`i torturonte deri n\u00eb vdekje banor\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb pranonin t\u00eb pranonin sundimin e tij.<br \/>\nIshte koha kur n\u00ebn presionin otoman shumica e shqiptar\u00ebve kaluan n\u00eb fen\u00eb myslimane. Ishin torturat e turqve n\u00eb popullat\u00ebn e pambrojtur t\u00eb k\u00ebtyre viseve q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebheshin sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Sulltanit dhe t\u00eb p\u00ebrqafonin fen\u00eb islame, vet\u00ebm ajo ishte m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<br \/>\nLidhur me q\u00ebndrimin e t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Miloshit n\u00eb burg, n\u00eb Kalan\u00eb e Vushtrris\u00eb, ka disa variante. Tregohet ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij heroik dhe t\u00eb pap\u00ebrkulur p\u00ebrpara dhun\u00ebs dhe torturave \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb i b\u00ebnin pushtuesit.<br \/>\nPor n\u00eb fund t\u00eb fundit ai pranoi t\u00eb nd\u00ebrronte fen\u00eb, nga i krishter\u00eb &#8211; n\u00eb musliman, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte t\u00eb bijt\u00eb dhe t\u00eb bijat nga hordhit\u00eb gjakatare aziatike, t\u00eb cilat synonin q\u00eb bijat e tij t`i d\u00ebrgonin n\u00eb haremin e Sulltanit, n\u00eb Stamboll, kurse djemt\u00eb n\u00eb forcat turke p\u00ebr luftime n\u00eb Azi e Afrik\u00eb.<br \/>\nHili nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb poshtrim t\u00eb familjes, edhe sepse e gjith\u00eb prona dhe pasuria e tyre ishte shkat\u00ebrruar. Vendosi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb fshat nj\u00eb xhami, kishte pre nj\u00ebqind kurban\u00eb dhe nd\u00ebrroi emrin n\u00eb Hysk.<br \/>\nKy ishte i v\u00ebllai i kreshnikut nga Drenica Milosh Kopiliqi, i cili ishte z\u00ebn\u00eb rob nga Sulltani s\u00eb bashku me familjen e tij dhe ishte vendosur n\u00eb kalan\u00eb e Vushtrris\u00eb.<br \/>\nXhamia q\u00eb nd\u00ebrtoi Hysku, si\u00e7 dukej pati jet\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, ajo u zhduk sa \u00e7el\u00eb e mbyll syt\u00eb.<br \/>\nPronat e tij, edhe sot e k\u00ebsaj dite, mbajn\u00eb emrat e tyre n\u00eb fshatin Kopiliq. Kur fshatar\u00ebt pyesin nj\u00ebri &#8211; tjetrin se ku do t\u00eb shkojn\u00eb sot p\u00ebr t\u00eb bluar, ata p\u00ebrgjigjen:<br \/>\n-Po ku tjet\u00ebr more, po n\u00eb \u201dMullinin e Hyskut\u201d. Ose,<br \/>\n-Ku ishe sot q\u00eb her\u00ebt?<br \/>\n-Po ja, kisha pak pun\u00eb n\u00eb m\u00ebhall\u00ebn e Hysk\u00ebve, n\u00eb \u201cVreshtat e Miloshit\u201d, apo dhe te\u201dKisha e Miloshit\u201d.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb shenja dhe d\u00ebshmi t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb kryetrimit t\u00eb Drenic\u00ebs Milosh Kopiliqi nga fshati Kopiliq i Drenic\u00ebs.<br \/>\nPor, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb interesante se atje ende jan\u00eb t\u00eb ruajtura themelet e Kull\u00ebs s\u00eb Miloshit dhe ato sikur flasin dhe tregojn\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e kaluar dhe trim\u00ebrit\u00eb e t\u00eb b\u00ebmat e bij\u00ebve t\u00eb Drenic\u00ebs n\u00ebn pushtimin turk.<br \/>\nMe jav\u00eb e muaj e mbajti n\u00ebn rrethim k\u00ebt\u00eb trev\u00eb arb\u00ebnore pushtuesi i eg\u00ebr, por arb\u00ebnor\u00ebt nga Fusha e Drenic\u00ebs nuk u dor\u00ebzuan edhe pse u shakt\u00ebrruan, u dhunuan, dhe sakatos\u00ebn.<br \/>\nJeni\u00e7er\u00ebt dhe ushtar\u00ebt q\u00eb mbanin n\u00ebn rrethim fush\u00ebn e Drenic\u00ebs ndiheshin t\u00eb lodhur, t\u00eb raskapitur, pasi kishin jav\u00eb q\u00eb mbanin shpirtin e tyre vet\u00ebm me kunguj nga arat e fshatar\u00ebve drenicas.<br \/>\nFlitet gjithashtu se shum\u00eb prej tyre, ato dit\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb ushqim p\u00ebr korbat dhe sorrat. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe shum\u00eb topinime, t\u00eb cilat edhe sot e k\u00ebsaj dite jan\u00eb gjall\u00eb dhe jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto troje heroike si \u201cLugu i Korbave\u201d apo edhe \u201cKodra e Kungujve\u201d. Jan\u00eb toponime q\u00eb vijn\u00eb goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb q\u00eb nga ato koh\u00eb kur barbar\u00ebt osman\u00eb vinin si pushtues n\u00eb k\u00ebto vendbanime.<\/p>\n<p>PS:N\u00eb foto varri i Millosh Kopiliqit n\u00eb fshatin Rezall\u00eb, foto Hamit Shala<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb nga romani \u201dSkenderaj i Skenderbeut\u201d i Sokol Demaku, nj\u00eb novel\u00eb nga romani ku flitet mbi legjenden e drenic\u00ebs Millosh Kopiliqin. Botua n\u00eb vitin 2021, n\u00eb Suedi e shtypur n\u00eb Shtypshkronjen Lena Graphic n\u00eb Prishtin\u00eb Hakmarrja Trim\u00ebria dhe heroizmi i princit drenicar mori dhen\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb flitej n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb trojeve arb\u00ebrore. Kulshedra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2028","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2028"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2028\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}