{"id":2102,"date":"2024-10-01T07:46:59","date_gmt":"2024-10-01T07:46:59","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2102"},"modified":"2024-10-01T07:47:02","modified_gmt":"2024-10-01T07:47:02","slug":"kadri-tarelli-shkruannje-fundjave-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/10\/01\/kadri-tarelli-shkruannje-fundjave-ne-vlore\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli, shkruan:NJ\u00cb FUNDJAVE N\u00cb VLOR\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli, shkruan:<\/p>\n<p>\u201cKurse shkrimtari i madh, q\u00eb si rast p\u00ebrjashtimor, i kishin ngritur monumentin p\u00ebr s\u00eb gjalli, preferonte t\u00eb ulej te t\u00eb varfrit\u201d.<br \/>\nAndersen.<\/p>\n<p>NJ\u00cb FUNDJAVE N\u00cb VLOR\u00cb<br \/>\nSkic\u00eb udh\u00ebtimi<br \/>\nZgjodh\u00ebm dit\u00ebn e shtun\u00eb, 27, vjeshta e par, 2024, si fund jave, p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim drejt Vlor\u00ebs. Ishim nj\u00eb grup shok\u00ebsh nga Durr\u00ebsi: Shpendi Topllaj, Zija Beqja dhe un\u00eb Kadri Tarelli, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund mund\u00ebm t\u00eb realizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb d\u00ebshiruar prej koh\u00ebsh.<br \/>\nSi fillim nj\u00eb kafe n\u00eb Lushnj\u00eb, ku na priste miku yn\u00eb i ditur, G\u00ebzim Isuf Baruti, p\u00ebrkthyesi i filozofit francez Montenj, \u201cMishel d\u00eb Montenj\u201d, Essai (Ese), vep\u00ebr voluminoze n\u00eb tre volume. Volumi i III-t\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb botim.<br \/>\nNdalesa ishte planifikuar e shkurt\u00ebr, por mikpritja dhe biseda e shtuar, na b\u00ebri ta harrojm\u00eb koh\u00ebn q\u00eb vrapon. K\u00ebshtu na ndodh p\u00ebrher\u00eb, kur hyjm\u00eb n\u00eb brazdat e let\u00ebrsis\u00eb dhe krijimtaris\u00eb, ku v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, mundimet, g\u00ebzimet dhe zhg\u00ebnjimet b\u00ebhen g\u00ebrshet, me mund\u00ebsin\u00eb e botimit dhe andrallave q\u00eb dalin si gozhda n\u00eb k\u00ebpuc\u00eb. E p\u00ebrg\u00ebzuam mikun ton\u00eb G\u00ebzimin q\u00eb po pret me padurim volumin e tret\u00eb t\u00eb filozofit francez t\u00eb mesjet\u00ebs, Montenj, ku na ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb edhe ne, duke vendosur n\u00eb fund t\u00eb librit, dy shkrimet tona vler\u00ebsuese, t\u00eb Shpendit dhe timin.<br \/>\nUdh\u00ebtimi drejt Vlor\u00ebs nuk zgjati shum\u00eb. P\u00ebr fatin ton\u00eb, nuk pati trafik t\u00eb ngjeshur, si\u00e7 pat\u00ebm frik\u00eb, megjith\u00ebse ishte dit\u00eb e shtun\u00eb. Ora 09.30 ishim n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb lokalin \u201cDy Palmat\u201d, toponim i njohur p\u00ebr vlonjat\u00ebt, por edhe p\u00ebr ne q\u00eb e rrahim rrall\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtij qyteti bregdetar. Vuajt\u00ebm disi p\u00ebr parkim, por e zgjidh\u00ebm duke pritur pak. N\u00eb lokal na prisnin miqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr: z. Fitim Haxhiraj, z. Hajro Kapaj dhe znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj (Vivra), shkrimtare dhe studiuese e njohur n\u00eb letrat shqipe, an\u00ebtare e Akademis\u00eb shqiptaro-Amerikane, me seli n\u00eb NewJork t\u00eb SHBA, personalitet i nderuar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, me \u00e7mime dhe vler\u00ebsime t\u00eb shumta.<br \/>\nBiseda rrodhi e qet\u00eb, si\u00e7 ndodh mes shkrimtar\u00ebve, kur futen n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb, ku secili tregon: \u00e7\u2019ka b\u00ebr\u00eb, \u00e7\u2019po b\u00ebn dhe \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Prandaj takime t\u00eb tilla priten me interes, p\u00ebr secilin nga ne, edhe kur ka kund\u00ebrshti mendimesh, si pjes\u00eb e sh\u00ebndetshme e \u00e7do bisede mes miqsh. Natyrisht duke ndar\u00eb e k\u00ebmbyer mes nesh, jo vet\u00ebm problemet e shkrimtaris\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pakta, por edhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb librave, si e vetmja pasuri q\u00eb kan\u00eb shkrimtar\u00ebt dhe krijuesit, ve\u00e7an\u00ebrisht krijuesit shqiptar\u00eb. Vivra na dhuroi librin e saj m\u00eb t\u00eb fundit, \u201c I shtrenjt\u00eb \u00e7mimi p\u00ebr jet\u00ebn\u201d, Novela dhe tregime t\u00eb zgjedhura. Lib\u00ebr ky q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e Prof Eshref Ymeri, i cili i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb bukur dhe plot vler\u00ebsim letrar dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kumtin shoq\u00ebror, moral dhe atdhetar.<br \/>\nPas gati dy or\u00eb bisede, si me dhun\u00eb u detyruam t\u00eb ngrihemi, p\u00ebr t\u2019u nisur drejt Zv\u00ebrnecit, pik\u00eb turistike e njohur dhe mjaft e vizituar, ku un\u00eb dhe Zijai shkonim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pavar\u00ebsisht nga d\u00ebshira e jon\u00eb e kahershme. Rruga ishte e bukur, gjarp\u00ebronte mes pyllit t\u00eb pishave, q\u00eb fatmir\u00ebsisht nuk ishte d\u00ebmtuar, si\u00e7 ka ndodhur n\u00ebp\u00ebr rajone t\u00eb tjera t\u00eb vendit. Nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Manastir, nj\u00eb vler\u00eb e shtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb shum\u00eb pritur, ku vizitor\u00ebt ishin t\u00eb shumt\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb huaj. Rrugica prej d\u00ebrrase, e shtrir\u00eb mbi lagun\u00eb, q\u00eb lidh dy brigjet, ishte fantastike. Do mjaftonte vet\u00ebm kjo cop\u00eb udhe mbi uj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: &#8211; Sa bukur, u k\u00ebnaq\u00ebm!<br \/>\nN\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebsaj vizite, duke u kthyer p\u00ebr te makinat, nj\u00eb e papritur e k\u00ebndshme: Dikush po na th\u00ebrriste me em\u00ebr&#8230;&#8230;. Ishte piktori Caush Vathi, i cili bashk\u00eb me dy piktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kishte vendosur teljaon n\u00ebn hijen e nj\u00eb ulliri dhe po pikturonte at\u00eb pamje magjike: \u201cManastiri dhe pylli i gjelb\u00ebruar\u201d, mb\u00ebshtetur n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb tij.<br \/>\nU p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm si qytetar\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit, duke i th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit: Sa mir\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb q\u00eb po vizitojm\u00eb dhe vizatojm\u00eb bukurit\u00eb e vendit ton\u00eb, q\u00eb fatmir\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb shumta. K\u00ebnaq\u00ebsia dhe krenaria jan\u00eb bashk\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb drek\u00eb mes pishave, ishte k\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb vete.<br \/>\nU ndam\u00eb duke uruar nj\u00ebri-tjetrin: jet\u00eb dhe sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr secilin, dhe krijimtari t\u00eb bollshme, t\u00eb bukur, t\u00eb dobishme dhe t\u00eb p\u00eblqyeshme.<br \/>\nJu mir\u00ebpresim dhe mir\u00eb u takofshim n\u00eb Durr\u00ebs!<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nFund, shtatori, 2024.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli, shkruan: \u201cKurse shkrimtari i madh, q\u00eb si rast p\u00ebrjashtimor, i kishin ngritur monumentin p\u00ebr s\u00eb gjalli, preferonte t\u00eb ulej te t\u00eb varfrit\u201d. Andersen. NJ\u00cb FUNDJAVE N\u00cb VLOR\u00cb Skic\u00eb udh\u00ebtimi Zgjodh\u00ebm dit\u00ebn e shtun\u00eb, 27, vjeshta e par, 2024, si fund jave, p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim drejt Vlor\u00ebs. Ishim nj\u00eb grup shok\u00ebsh nga Durr\u00ebsi: Shpendi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2102","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2102\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}