{"id":2106,"date":"2024-10-04T21:53:22","date_gmt":"2024-10-04T21:53:22","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2106"},"modified":"2024-10-04T21:53:25","modified_gmt":"2024-10-04T21:53:25","slug":"valentina-korcari-muka-filozofia-jetesore-e-dr-tritan-kalo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/10\/04\/valentina-korcari-muka-filozofia-jetesore-e-dr-tritan-kalo\/","title":{"rendered":"Valentina Korcari Muka: Filozofia jetesore e Dr Tritan Kalo"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Valentina Korcari Muka<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Filozofia jetesore e Dr Tritan Kalo<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">M\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr gjithmon\u00eb njer\u00ebzit me mendim t\u00eb thell\u00eb, dhe jam kurioze t\u00eb di m\u00eb shum\u00eb rreth asaj q\u00eb i b\u00ebn ata t\u00eb till\u00eb, \u00e7far\u00eb i dallon, mendimet e tyre dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ta. Sot do t\u00eb ndaj nj\u00eb shkrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me moshatar\u00ebt e mi t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, as me poet\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb ngusht\u00eb krijuesish n\u00eb Facebook, ku shp\u00ebrndajm\u00eb krijimet tona. Jam n\u00eb hapat e mi t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebrfitoj e m\u00ebsoj se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb poezia e mir\u00ebfillt\u00eb letrare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr habin\u00eb time, nuk do ta kisha menduar kurr\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shkruaja p\u00ebr nj\u00eb mjek t\u00eb njohur shqiptar, p\u00ebr mjekun infeksionist q\u00eb la gjurm\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, m\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve. N\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrballjes me virusin Covid-19, q\u00eb p\u00ebr gati dy vjet paralizoi \u00e7do gj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rruzullin tok\u00ebsor, p\u00ebr mua e te tjere kjo periudh\u00eb mbetet si koha e Dr. Tritan Kalos.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke jetuar p\u00ebr 20 vite n\u00eb Toronto, nuk kisha rastin ta d\u00ebgjoja m\u00eb par\u00eb, e aq m\u00eb pak ta njihja personalisht Dr. Tritanin, ose si\u00e7 e quan ai veten \u201cmantelbardhi\u201d, nj\u00eb term q\u00eb ka nj\u00eb kuptim t\u00eb thell\u00eb, ashtu si personaliteti i tij. Ai ka nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb them se konkurron me ngjyr\u00ebn e p\u00ebrpar\u00ebses s\u00eb mjekut. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb filozofi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr profesionin e tij<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb nj\u00eb shkrim q\u00eb b\u00ebra dy muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr mjeshtrin e kryevepr\u00ebs s\u00eb or\u00ebs &#8220;Primordial Passion&#8221;, mikun tim Pirro Ruco, Dr. Tritan ishte i pari q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb koment urimi p\u00ebr mikun e tij. E falenderova me shum\u00eb mir\u00ebnjohje, dhe m\u00eb pas, nga kurioziteti dhe respekti, i d\u00ebrgova nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb miq n\u00eb Facebook.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, kam nj\u00eb mik virtual m\u00eb shum\u00eb, dhe kam m\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb strateg t\u00eb koh\u00ebs pandemike, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri q\u00eb sakrifikoi jo vet\u00ebm dijet dhe fuqit\u00eb e tij, por edhe personalitetin dhe or\u00ebt e panum\u00ebrta n\u00eb betej\u00ebn me virusin. Ajo q\u00eb e b\u00ebn Dr. Tritanin unik \u00ebsht\u00eb se ai nuk u largua asnj\u00ebher\u00eb nga spitali infektiv, t\u00eb cilin e quan &#8220;sht\u00ebpia e tij e dyt\u00eb&#8221;. Ai q\u00ebndroi n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs supreme, nd\u00ebrsa familja e tij, gruaja dhe tre vajzat, jetonin n\u00eb Viktoria, BC.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dr. Tritani ishte n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit, duke hyr\u00eb dhe dal\u00eb nga zona e kuqe dhjet\u00ebra her\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Puna e tij p\u00ebrfshinte nj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe seriozitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb trajtimin e pacient\u00ebve pa p\u00ebrjashtim. N\u00eb koh\u00ebn kur bota e t\u00ebr\u00eb ishte paralizuar, dhe \u00e7do gj\u00eb ishte mbyllur hermetikisht, mjek\u00ebt ishin n\u00eb ball\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nuk dihej se sa do t\u00eb zgjaste pandemia deri sa t\u00eb krijohej imuniteti i tuf\u00ebs ose t\u00eb mbyllej cikli i infeksionit. Kam parasysh nj\u00eb intervist\u00eb ku Dr. Tritani p\u00ebrshkruante simbioz\u00ebn midis jet\u00ebs, natyr\u00ebs dhe viruseve. N\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb, ai mori nj\u00eb kok\u00ebrr domate t\u00eb rritur n\u00eb oborrin e spitalit infektiv dhe e futi n\u00eb nj\u00eb epruvet\u00eb t\u00eb izoluar nga ajri. Ajo domate rezistoi p\u00ebr rreth dy vjet, duke u rrudhur ngadal\u00eb, nj\u00eb tregues se kurba e pandemis\u00eb po ulej. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ai p\u00ebrshkroi se evolucioni i pandemis\u00eb zgjaste rreth 18 deri n\u00eb 24 muaj, nd\u00ebrsa &#8220;bishti&#8221; i saj mund t\u00eb zgjaste 3 apo kater muaj dhe me shume.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas hapjes graduale t\u00eb jet\u00ebs dhe pun\u00ebs n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebri virusi vazhdoi t\u00eb jet\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, me forma t\u00eb reja q\u00eb shfaqeshin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, monitorimi vazhdonte kudo: n\u00eb tregje, shkolla, mjete transporti dhe spitale. Maskat dhe masat mbrojt\u00ebse ishin t\u00eb pranishme n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si edukatore kopshti, m\u00eb duhej t\u00eb plot\u00ebsoja me p\u00ebrgjegj\u00ebsi nj\u00eb formular q\u00eb v\u00ebrtetonte se isha e past\u00ebr nga virusi, ashtu si edhe pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes sime. Nj\u00eb person na maste temperatur\u00ebn \u00e7do m\u00ebngjes, dhe ky rregull vlente p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb prind\u00ebrit dhe f\u00ebmij\u00ebt. Pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ishte puna me mask\u00eb dhe plastik\u00eb mbrojt\u00ebse p\u00ebr 8 or\u00eb, me f\u00ebmij\u00ebt, natyr\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb dhe k\u00ebrkuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por p\u00ebr Dr. Tritanin dhe stafin e tij, sa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe e dhimbshme ishte ajo periudh\u00eb! Ata punuan me p\u00ebrkushtim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi absolute, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strateg i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. N\u00ebse Sk\u00ebnderbeu \u00e7liroi vendin nga pushtuesit osman\u00eb, Dr. Tritan shp\u00ebtoi shqiptar\u00ebt nga virusi m\u00eb i eg\u00ebr, nj\u00eb flam\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;The mark of a true leader is not in how many people he commands, but in how many lives they positively impact.&#8221; qe do te thote: &#8220;Gjurma e nje lideri te vertete nuk qendron ne menyren se si ai komandon njerezit, por ne sa jete kane ndikim pozitiv&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo shprehje e \u00e7muar i shkon m\u00eb s\u00eb miri Dr. Tritan Kalos, nj\u00eb lider dhe mbrojt\u00ebs i jet\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb pandemis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dr. Tritan doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 2023, pasi mbushi mosh\u00ebn. Ja si shprehet ai pak p\u00ebrpara asaj kohe:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;Prej shtatorit 1996 i kishim n\u00eb dor\u00eb dokumentet e emigrimit p\u00ebr n\u00eb Kanada, por megjithat\u00eb hezitonim shum\u00eb t\u00eb largoheshim nga &#8216;Dheu ku na kishte ler\u00eb koka&#8217;\u2026. Ishim t\u00eb instaluar shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb Paris, Franc\u00eb, ku un\u00eb edhe studiova, por s\u00eb bashku me time shoqe dhe dy vajzat e lindura n\u00eb Shqip\u00ebri vendos\u00ebm t\u00eb riktheheshim n\u00eb fillimvitin 1993, me iden\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin dhe demokratizimin e vendit ton\u00eb, t\u00eb dal\u00eb nga 45 vite diktatur\u00eb\u2026 &#8216;Guri i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vend t\u00eb vet&#8217; ishte di\u00e7ka q\u00eb prind\u00ebrit na e kishin ushqyer \u00e7do dit\u00eb me dashurin\u00eb p\u00ebr N\u00cbN\u00cbN LOKEN SHQIP\u00cbRI\u2026 Pozicionin profesional t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Paris, t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmes konkurrimit, kurr\u00eb nuk mb\u00ebrrita ta marr n\u00eb vendin tim, edhe pse i diplomuar me &#8216;Medalje t\u00eb Art\u00eb&#8217; n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb, Universiteti i Tiran\u00ebs, dhe i vetmi mjek n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i diplomuar n\u00eb nj\u00eb prej 100 universiteteve m\u00eb n\u00eb z\u00eb n\u00eb bot\u00eb, Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjek\u00ebsis\u00eb &#8216;Xavier Bichat&#8217;, n\u00eb dy domene t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb klinike: 1- S\u00ebmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjek\u00ebsor\u2026&#8221;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Jam e sigurt q\u00eb nj\u00eb personalitet si Dr. Tritan Kalo nuk mund ta ket\u00eb pasur t\u00eb leht\u00eb t\u00eb linte pas dhe aq shpejt gjith\u00eb at\u00eb bagazh njohurish, jo vet\u00ebm n\u00eb Universitetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe si i vetmi mjek i diplomuar n\u00eb nj\u00eb prej 100 universiteteve m\u00eb n\u00eb z\u00eb n\u00eb bot\u00eb, Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjek\u00ebsis\u00eb \u201cXavier Bichat\u201d n\u00eb dy domene t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb klinike: 1- S\u00ebmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjek\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mendoj se edhe p\u00ebr pacient\u00ebt ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe e r\u00ebnd\u00eb, duke imagjinuar momentin kur prisnin q\u00eb ai t\u00eb hynte n\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr kontroll apo vizit\u00eb. Ata mb\u00ebrtheheshin jo vet\u00ebm pas \u00e7do fjale q\u00eb ai thoshte, por ndiqnin dhe shikimin e tij, tonin e z\u00ebrit, p\u00ebr t\u00eb kuptuar ndonj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb ai mendonte p\u00ebr ta. Dhe kur Dr. Tritan u tregonte p\u00ebr gjendjen e tyre, mund t&#8217;u dukej se jeta e tyre varej prej saj, ndoshta dhe ashtu ishte. Shum\u00eb nga pacient\u00ebt e tij shprehen se ai e njihte shum\u00eb mir\u00eb profesionin e tij dhe kishin aq shum\u00eb besim te ai, saq\u00eb vet\u00ebm me prekjen e dor\u00ebs s\u00eb tyre nga ai, mund t\u00eb ndodhte nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim apo sh\u00ebrim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pjese tjeter qe ai shprehet ate dite:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8220;Viti i mbrapsht\u00eb 1997 na krijoi ankthin e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026 Profesionalizmi, p\u00ebrkushtimi dhe puna pak u vler\u00ebsuan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, dhe p\u00ebrs\u00ebri pak u vler\u00ebsuan pas rikthimit tim nga Kanadaja n\u00eb korrik 2009, kur \u201cg\u00ebzova edhe statusin e t\u00eb papunit\u201d p\u00ebr nj\u00eb vit, si dhe t\u00eb mos rikthimit n\u00eb auditor\u00ebt e dijes deri m\u00eb sot\u2026. N\u00cbSE nuk je konformist, militant apo nj\u00eb servil i verb\u00ebr pas forcave politike t\u00eb dala pas shpalljes s\u00eb pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 15.12.1990, pak ose aspak t\u00eb ofrohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn t\u00ebnde si Mantelbardh\u00eb i panjollosur\u2026. K\u00cbT\u00cb gj\u00eb nuk duan ta pranojn\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, ndaj i mir\u00ebkuptoj shum\u00eb koleg\u00eb p\u00ebrse ata largohen nga \u201cDheu i t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre\u201d\u2026. Data q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb kthimin tim p\u00ebrfundimtar pas pensionimit n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebtu nga Victoria, BC, Kanada\u2026. Gjithsesi, n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb timen p\u00ebrjet\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb gjurm\u00ebzuar Shqip\u00ebria dhe shqiptaria\u2026. Together forever!!!&#8221;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke u njohur me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, m\u00eb vjen nd\u00ebr mend historia ime e trisht\u00eb, q\u00eb ndodhi me familjen time p\u00ebrpara se un\u00eb me dy f\u00ebmij\u00ebt e mi t\u00eb emigroja n\u00eb Kanada. Mbase shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a tjet\u00ebr t\u00eb emigrojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur veten dhe familjet e tyre n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb sigurt, ku ndihen t\u00eb barabart\u00eb mes t\u00eb barabart\u00ebve. Un\u00eb humba shum\u00eb n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrpara se t\u00eb emigroja n\u00eb Kanada, Toronto, fal\u00eb korrupsionit q\u00eb filloi; mua m\u2019u mohua e drejta p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb Amerik\u00eb, dhe me emrin tim shkoi nj\u00eb person tjet\u00ebr. M\u00eb pas, tim shoqi i grabit\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs, duke shkuar p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer valut\u00ebn nga Berati n\u00eb Tiran\u00eb, 40 milion\u00eb lek\u00eb, si kambist, dhe pas dy vitesh humba tim shoq, p\u00ebr shkak t\u00eb traumave dhe stresit q\u00eb p\u00ebrjetoi, nga nj\u00eb infarkt masiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mir\u00eb, un\u00eb isha e detyruar t\u00eb shkoja, dhe n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb, 46 vje\u00e7, emigrova n\u00eb Kanada, p\u00ebr t\u00eb rritur dhe shkolluar dy f\u00ebmij\u00ebt e mi, por p\u00ebr Profesor Tritanin, q\u00eb kishte specializimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e infeksionit n\u00eb nj\u00eb nga universitetet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb Paris, dhe me p\u00ebrvoj\u00ebn e tij prej 41 vitesh, etika e tij qytetare, nj\u00eb mjek human q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk i shikonte pacient\u00ebt e tij vet\u00ebm si raste mjek\u00ebsore, p\u00ebrse ai duhej t\u00eb emigronte kur vendi i tij kishte m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dhe, n\u00eb parantez\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb punojn\u00eb sot n\u00eb Spitalin Infektiv jan\u00eb ish-nx\u00ebn\u00ebsit e Profesor Tritan Kalos. Edhe pse ai sot jeton n\u00eb Kanada, ai ka l\u00ebn\u00eb pas gjith\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij t\u00eb pasur, mir\u00ebnjohjen e pacient\u00ebve, koleg\u00ebve, miqve dhe njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm. Ai ka l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb armate mjek\u00ebsh, q\u00eb dikur kan\u00eb qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij n\u00eb auditore, dhe padyshim si\u00e7 ishte ai mentor i tyre, po ashtu edhe ata sot punojn\u00eb sipas shembullit dhe njohurive m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ai u rr\u00ebnjosi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebto dit\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje nj\u00eb postim i Dr. Tritan Kalos n\u00eb Facebook. Ai pothuajse \u00e7do dit\u00eb poston foto dhe shkrime me \u00e7aste nga jeta e tij familjare n\u00eb Victoria, BC, ku jeton me tri vajzat e tij. Gjat\u00eb 41 viteve n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, e kryesisht n\u00eb specialitetet e tij t\u00eb m\u00ebvonshme pas p\u00ebrfundimit t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, Dr. Tritani ka punuar me pasion, dhe tani, n\u00eb vitet e qeta t\u00eb pensionit, e sheh t\u00eb kaluar\u00ebn e tij si n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb, kur e tashmja i rrjedh kaq qet\u00eb si val\u00ebt e nj\u00eb deti n\u00ebn puhiz\u00ebn e leht\u00eb. Jam e bindur q\u00eb Dr. Tritani ndjen k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e gjith\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij dhe jeton plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb tashmen, e cila \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur mbi t\u00eb kaluar\u00ebn, dhe \u00ebsht\u00eb mij\u00ebra her\u00eb m\u00eb e thell\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb se ai, si atdhetar i zjarrt\u00eb, shprehet shpesh, i dhemb zemra p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb q\u00eb ndesh n\u00eb Shqip\u00ebri, atdheun e shum\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebt e bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb dhe at\u00eb vet\u00eb. Habitem se si nj\u00eb mjek infeksionist, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Dr. Tritani, gjen koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe vizita online p\u00ebr pacient\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm. Ai gjithashtu ka koh\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiza t\u00eb thella p\u00ebr \u00e7do situat\u00eb politike apo problem t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb postim pash\u00eb q\u00eb vajza e tij, gjat\u00eb pushimeve t\u00eb tyre n\u00eb vendin am\u00eb, ku p\u00ebr t\u00eb esht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e viziton, ka probleme me alergjin\u00eb e krijuar nga tymrat dhe ajri i ndotur n\u00eb Tiran\u00eb. Me t\u00eb drejt\u00eb, si\u00e7 shprehet dhe ai vet\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb rriturit, dhe pensionist\u00ebt, q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e tyre t\u00eb lira, pa preokupime pune, \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe e sh\u00ebndetshme t\u00eb marrin rreze dielli apo aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr n\u00eb ato n\u00eb ato pak parqe apo vende t\u00eb gjelb\u00ebruara, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb shp\u00ebtuar prej rrokaqiejve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb nj\u00eb postim tjet\u00ebr, dit\u00ebt e fundit, lexova se n\u00eb kryeqytet, ku n\u00eb ver\u00eb apo vjesht\u00eb vijn\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb apo turist\u00eb, akoma lejohet pirja e duhanit n\u00eb ambiente \u00e7lodh\u00ebse si lokale apo kafene. K\u00ebto jan\u00eb norma jetike q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u2019i zbatojm\u00eb; jan\u00eb rregulla elementare t\u00eb sjelljes me etik\u00eb dhe edukat\u00eb qytetare. N\u00eb shtetin ku jetoj, Kanada, si un\u00eb n\u00eb Toronto apo Dr. Tritani n\u00eb Victoria t\u00eb British Columbia, pirja e duhanit \u00ebsht\u00eb kategorikisht e ndaluar n\u00eb stacionet e autobusit, n\u00eb autobus apo tren, n\u00eb lokale, kinema, stadiume \u2013 pra, n\u00eb t\u00eb gjitha ambientet publike ku ka njer\u00ebz, \u00ebsht\u00eb e ndaluar, madje d\u00ebnohet me gjob\u00eb t\u00eb madhe deri n\u00eb 10,000 dollar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00c7far\u00eb i pengon disa shqiptar\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb rregull, zakon, ose rutin\u00eb q\u00eb t\u00eb mos pin\u00eb duhan n\u00eb sht\u00ebpi apo n\u00eb ambiente publike? T\u00eb gjitha k\u00ebto rregulla jan\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb ruajtjes s\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre apo dhe t\u00eb t\u00eb panjohurve q\u00eb mund t\u00eb gjenden n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tren apo autobus.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb privilegj t\u00eb njoh\u00ebsh nj\u00eb personalitet t\u00eb till\u00eb, dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Dr. Tritan ka dh\u00ebn\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jap\u00eb p\u00ebr popullin e vet, ai \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb komet\u00eb me bisht t\u00eb gjat\u00eb, shum\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm, q\u00eb kalon shum\u00eb rrall\u00eb dhe prek tangjent rruzullin tok\u00ebsor. N\u00eb \u00e7do postim t\u00eb tij, ku ai shkruan dhe analizon politik\u00ebn shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh p\u00ebr t\u2019u zgjidhur n\u00eb vendin ton\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb dhe udh\u00ebheqjen politike t\u00eb vendit, \u00e7do p\u00ebrpjekje e tij m\u00eb duket se kalon tangjent me realitetin atje, por drita e k\u00ebsaj komete shk\u00eblqen shum\u00eb. Si emigrante, i bashkohem k\u00ebsaj d\u00ebshire t\u00eb Dr. Tritanit, si nj\u00eb atdhetar, q\u00eb zemra i do q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrsa N\u00ebn\u00eb Tereza, e cila gjith\u00eb jet\u00ebn, fuqit\u00eb dhe koh\u00ebn e saj ia kushtoi t\u00eb varf\u00ebrve, jetim\u00ebve dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve me lebroz\u00eb n\u00eb Kalkuta t\u00eb Indis\u00eb, Profesor e Dr. Tritan Kalo gjith\u00eb bagazhin e tij t\u00eb dijeve t\u00eb marra n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, apo n\u00eb Franc\u00eb dhe shtete t\u00eb tjera, me angazhimet e tij n\u00eb detyr\u00ebn e mjekut n\u00eb nevoj\u00eb, ia ka kushtuar dhe ia kushton vendlindjes s\u00eb tij, si shtetas atje m\u00eb par\u00eb apo si atdhetar i flakt\u00eb n\u00eb emigrim tani. Dhe jo pak her\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari t\u00eb pasur si mjek infeksionist, jo vet\u00ebm n\u00eb ndjekjen e pacient\u00ebve t\u00eb tij, por dhe me nj\u00eb etik\u00eb t\u00eb lart\u00eb qytetare, Dr. Tritan Kalo quhet ndryshe edhe &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221; e QSUT-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb krahasim t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb emigrant\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mbi 25 apo 20 vite n\u00eb emigrim n\u00eb SHBA apo Kanada, ata me pun\u00ebn dhe t\u00eb ardhurat e tyre kan\u00eb arritur t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb shlyer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa Dr. Tritanin e thirri detyra e tij e mjekut n\u00eb nevoj\u00eb, n\u00eb vendlindjen e tij. N\u00ebse q\u00eb nga viti 1999 Dr. Tritan do t\u00eb kishte punuar dhe jetuar n\u00eb Victoria t\u00eb British Columbia, padyshim q\u00eb sot do t\u00eb kishte nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij atje, me pun\u00ebn si mjek. Por prioriteti i Profesor e Dr. Tritan Kalo ka qen\u00eb detyra e tij e shenjt\u00eb dhe fisnike e mjekut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, me eksperienc\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb si mjek, t\u00eb cil\u00ebn e ka realizuar dhe vazhdon ta realizoj\u00eb me devotshm\u00ebri, mund t\u00eb them se Profesor e Dr. Tritan Kalo ka fituar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb sht\u00ebpi \u2013 ai ka fituar zemrat e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Ashtu si Princesha Diana ishte &#8220;princesha e popujve,&#8221; Dr. Tritan Kalo \u00ebsht\u00eb mjeku dhe miku i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb historin\u00eb e vendit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Vite te qeta ne pension Dr Tritan,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">V.Korcari Muka<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Toronto, Tetor, 03, 2024<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Valentina Korcari Muka Filozofia jetesore e Dr Tritan Kalo M\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr gjithmon\u00eb njer\u00ebzit me mendim t\u00eb thell\u00eb, dhe jam kurioze t\u00eb di m\u00eb shum\u00eb rreth asaj q\u00eb i b\u00ebn ata t\u00eb till\u00eb, \u00e7far\u00eb i dallon, mendimet e tyre dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ta. Sot do t\u00eb ndaj nj\u00eb shkrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2106","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2106\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}