{"id":2150,"date":"2024-10-16T08:38:16","date_gmt":"2024-10-16T08:38:16","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2150"},"modified":"2024-10-16T08:38:18","modified_gmt":"2024-10-16T08:38:18","slug":"msc-albert-habazajvllasova-musta-dinjiteti-njerezor-dhe-letrar-si-model","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/10\/16\/msc-albert-habazajvllasova-musta-dinjiteti-njerezor-dhe-letrar-si-model\/","title":{"rendered":"MSc. Albert HABAZAJ:VLLASOVA MUSTA &#8211; DINJITETI NJER\u00cbZOR DHE LETRAR SI MODEL"},"content":{"rendered":"<p><strong>VLLASOVA MUSTA &#8211; DINJITETI NJER\u00cbZOR DHE LETRAR SI MODEL<\/strong><\/p>\n<p><strong>MSc. Albert HABAZAJ<\/strong><\/p>\n<p>p\u00ebrgjegj\u00ebs i Bibliotek\u00ebs Shkencore \u201cNermin Vlora Falaschi\u201d, Universiteti \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb<\/p>\n<p>\u201c<em>Nj\u00eb grusht diell<\/em>\u201d &#8211; v\u00ebllimi me poezi t\u00eb zgjedhura i autores s\u00eb njohur shqiptare Vllasova Musta, nj\u00eb botim i merituar n\u00eb form\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje jo vet\u00ebm p\u00ebr poeten, q\u00eb na nderon Vlor\u00ebn me pjes\u00ebmarrjen e saj, por sepse libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e nevojshme p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb fem\u00ebrore dhe p\u00ebr mbar\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, na mblodhi m\u00eb 3 Tetor 2024 n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb letrare, organizuar nga Biblioteka shkencore \u201cNermin Vlora Falaschi\u201d e Universitetit \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb dhe Qendra e Kultur\u00ebs dhe Artit Bashkia Vlor\u00eb n\u00eb mjediset e Bibliotek\u00ebs universitare t\u00eb qytetit bregdetar. Poetja dhe skenaristja\u00a0 e njohur ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb veprimtari n\u00eb Tiran\u00eb e gjekt\u00eb, por zgjodhi Vlor\u00ebs, sepse qyteti i Flamurit \u00ebsht\u00eb vendlindja e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dhe pik\u00ebrisht m\u00eb 3 tetor, sepse 60 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 3 Tetor 1964 Vllasova Musta ka botuar dy poezit\u00eb e para \u201c<em>Mendime<\/em>\u201d dhe \u201c<em>Fishekzjarre<\/em>\u201d n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d, kur Sova ishte vet\u00ebm 15 vje\u00e7e. Erdhi t\u00eb festoj\u00eb kulturalisht me dajot dit\u00ebn e botimit t\u00eb dy poezive par\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Sova shfaqet n\u00eb poezi ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt, n\u00eb realitet, n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, por, domosdoshm\u00ebrisht, thurur me art, me filigran shpirti, ndjenje e mendimi.<\/p>\n<p>Vllasova Musta \u00ebsht\u00eb Poete e V\u00ebrtet\u00eb e Dashuris\u00eb Njer\u00ebzore, sepse tek \u201c<em>Nj\u00eb grusht diell<\/em>\u201d kemi poezi p\u00ebr babain e p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, p\u00ebr v\u00ebllain e p\u00ebr miqt\u00eb, p\u00ebr Gjirokastr\u00ebn e gurt\u00eb e p\u00ebr Vlor\u00ebn detare, p\u00ebr t\u00eb par\u00ebt e p\u00ebr At-M\u00ebm\u00ebdheun, p\u00ebr pul\u00ebbardhat e p\u00ebr xix\u00ebllonj\u00ebn, p\u00ebr zogjt\u00eb e p\u00ebr lulet, mall p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e elegji p\u00ebr dashurin\u00eb, nderim p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt e liris\u00eb dhe mesazh historik arb\u00ebror, p\u00ebr gruan me but\u00ebsin\u00eb engj\u00ebllore dhe p\u00ebr lahutarin si lum\u00eb i hidhur, p\u00ebr lirikat n\u00eb shi dhe vetmin\u00eb e trisht\u00eb dhe lamtumir\u00ebn epike\u2026. Kemi shum\u00eb motive t\u00eb bukura, me struktur\u00eb e gjetje poetike, me\u00a0 trajtes\u00eb artistike t\u00eb admirueshme.\u00a0 Tek \u201c<em>Nj\u00eb grusht diell<\/em>\u201d Sova ka derdhur shpirtin e saj t\u00eb bukur me vargjet p\u00ebr Anin, vajz\u00ebn e saj si drita dhe p\u00ebr nipin kapedan me emrin simbolik, kuptim plot\u00eb e gjith\u00ebjet\u00ebsor Timin &#8211; n\u00eb kujtim t\u00eb gjyshit t\u00eb ndritsh\u00ebm Kujtim Spahivogli.<\/p>\n<p>Vllasova Musta \u00ebsht\u00eb Poete e V\u00ebrtet\u00eb e Dashuris\u00eb Njer\u00ebzore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr trinin\u00eb e shenjt\u00eb: Besnik\u00ebrin\u00eb, dhembjen dhe krenarin\u00eb deri n\u00eb kufijt\u00eb e tejskajsh\u00ebm t\u00eb sublimes ndaj ATIJ &#8211; gjigandit tragjik &#8211; Kujtim Spahivogli.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb mushti poetik i 60 vjet\u00ebve krijimtari letrare t\u00eb botuar t\u00eb autores. 60 vjet n\u00eb krah\u00ebt e vargjeve lirike, 60 vjet lund\u00ebrtare n\u00eb anijen e bardh\u00eb me vela t\u00eb poezis\u00eb identitare n\u00ebp\u00ebr detin e eg\u00ebr me dallg\u00eb t\u00eb papritura dhe t\u00eb t\u00ebrbuara gjat\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb i p\u00ebrballoi si n\u00eb timoniere e sprovuar, me dinjitet dhe integritet, e qart\u00eb dhe e kthjell\u00ebt, gjakftohte dhe me tejshikim, e matur dhe e qet\u00eb, e pal\u00ebkundshme dhe pa e humbur toruan kurr\u00eb. Kurr\u00eb. As n\u00eb vitet e liga 1972-\u201973&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim gjejm\u00eb bul\u00ebza kujtimesh t\u00eb p\u00ebrmallshem nga poezit\u00eb e fillimeve romantike t\u00eb autores, qysh kur ishte gjimnaziste n\u00eb Gjirokast\u00ebr, si\u00e7 jan\u00eb: \u201c<em>Kujtimi<\/em>\u201d (f. 151, botuar n\u00eb vitin 1966), \u201c<em>Kur shkruan zemra<\/em>\u201d (f. 150, bot. n\u00eb vitin 1967), \u201c<em>Alternativ\u00eb<\/em>\u201d (f. 152-153, bot. n\u00eb vitin 1969) apo \u201cPa kopertin\u00eb\u201d (f. 90, bot. n\u00eb vitin 1967), e cila p\u00ebr koh\u00ebn dhe mosh\u00ebn \u00ebsht\u00eb e guximshme, moderne, shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet kontrastit me lakoniz\u00ebm, si nj\u00eb zhbiruese e holl\u00eb e realitetit njer\u00ebzor. Po e citoj, sepse m\u00eb p\u00eblqen, ngaq\u00eb vihet p\u00ebrball\u00eb hipokrizia e lustruar me thjesht\u00ebsin\u00eb e ndershme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe e shkurt\u00ebr: \u201c<em>E urrej at\u00eb bot\u00eb t\u00eb vock\u00ebl,\/ Lustr\u00ebn e syve,\/ Mimik\u00ebn xhentile\/ N\u00eb zem\u00ebr,\/ Si zambak\/ Kam mbjell\u00eb thesht\u00ebsin\u00eb\/ E, mes vargjesh,\/ Para jush,\/ Vij\/ Pa kopertin\u00eb<\/em>\u201d. Dhe, t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb ishte vet\u00ebm aty tek mosha e \u00ebndrrave t\u00eb kaltra fluturake, vet\u00ebm 17 vje\u00e7e, kur \u00ebsht\u00eb botuar kjo poezi, q\u00eb pati jehon\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe n\u00eb bot\u00ebn letrare. Me k\u00ebt\u00eb titull \u201c<em>Pa kopertin\u00eb<\/em> \u00ebsht\u00eb botuar edhe lib\u00ebrthi i par\u00eb poetik i autores n\u00eb vitin 1970, kur ishte studente n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Vllasova Musta i p\u00ebrket brezit letrar t\u00eb viteve 1970, atij brezi \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00ebsh, t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb pasur shpirt\u00ebrisht, p\u00ebrtej ideologjis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs dhe izolimit. Sova me penart\u00ebt e koh\u00ebs kishin modelet e tyre. Sot Vllasova Musta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model njer\u00ebzor, letrar, qytetar, q\u00eb n\u00eb \u00e7do frym\u00ebmarrje t\u00eb saj shp\u00ebrndan nga nj\u00eb grusht me diell p\u00ebr t\u00eb ngrohur bot\u00ebn njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb librin me poezi \u201c<em>Nj\u00eb grusht diell<\/em>\u201d ndjejm\u00eb, prekim dhe motivohemi nga identiteti gjenetik dhe kulturor i Vllasova Must\u00ebs, e cila, p\u00ebr mendimin tim, n\u00eb qiejt letrar\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiponj\u00eb mali, edhe n\u00eb rrafshin e antropologjis\u00eb kulturore, patjet\u00ebr edhe n\u00eb rrafshin e antropologjis\u00eb fizike. Fjala vjen, poezia \u201cAutoportret\u201d (f. 156) \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i k\u00ebsaj q\u00eb shpreha.<\/p>\n<p>Po qet\u00ebsohem pak tek poezia \u201c<em>Autoportret<\/em>\u201d. Un\u00eb e v\u00ebshtroj \u201c<em>Autoportretin<\/em>\u201d n\u00eb disa plane: edhe pse ardhur n\u00eb struktur\u00eb poetike, ne, lexuesit, njihemi me nj\u00eb autoportret t\u00eb autores, shkruar jo me g\u00ebrma, por me rreze t\u00eb ngrohta dielli. Them k\u00ebshtu, sepse shohim nj\u00eb autoportret n\u00eb vargje t\u00eb autores, sa fisnik, aq elegant, me esht\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsie, me frym\u00eb mir\u00ebsie, si t\u00eb ishte nj\u00eb ambasadore e virtytshme e paqes njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Si n\u00eb legjenda, Sova u lidh aq e re me Princin e regjisur\u00ebs shqiptare, Kujtim Spahivoglin, 55 vje\u00e7arin e p\u00ebrhersh\u00ebm, p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb\u00a0 pavdeksh\u00ebm elbasanlliun bujar, lindur n\u00eb Lushnj\u00eb m\u00eb 30 qershor 1932 dhe mbyllur syn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 7 Korrikun\u00a0 e zi 1987,\u00a0 por q\u00eb jo, asnj\u00eb her\u00eb nuk e humbi emrin e fam\u00ebn. Ai la gjurm\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi si aktor dhe regjisor i famsh\u00ebm, nd\u00ebr regjisor\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar, dramaturg\u00a0 e poet, eseist dhe gazetar e autor, por s\u00eb pari njeri me bot\u00eb t\u00eb madhe, kolos si artist, shum\u00eb njer\u00ebzor n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tij, t\u00eb falte g\u00ebzim e t\u00eb dhuronte krenari. Ai ishte burr\u00eb, i zoti, i drejt\u00eb, i ndersh\u00ebm, q\u00eb nuk dinte t\u00eb b\u00ebnte keq e nuk mund t\u00eb hante pas krah\u00ebve k\u00ebnd. \u00c7far\u00eb kishte ta thoshte n\u00eb sy dhe jo dy her\u00eb. Me besim vijonte udh\u00ebn e lart\u00eb, por e h\u00ebngr\u00ebn t\u00eb pabes\u00ebt. Madh\u00ebshtori si njeri, si pedagog, si drejtues, si artist, si familjar, i p\u00ebrbuzte deri n\u00eb neveri t\u00eb poshtrit. Po p\u00ebrse po i p\u00ebrmend, do t\u00eb thoni ju e ndoshta dhe Sova mund t\u00eb lig\u00ebshtohet, por jo, nuk trishtohet Kapedania jon\u00eb, se ka p\u00ebrballuar v\u00ebrtet suferina n\u00eb jet\u00eb dhe ja tek \u00ebsht\u00eb n\u00eb krahun ton\u00eb me drit\u00eb t\u00eb bukur, ball\u00eblart\u00eb, hijer\u00ebnd\u00eb, me v\u00ebshtrimin p\u00ebrpara tej, tutje. I p\u00ebrmend k\u00ebto cil\u00ebsi dhe virtyte t\u00eb Gjigandit tragjik t\u00eb sken\u00ebs, sepse edhe Sova ka marr\u00eb shum\u00eb nga AI. Vllasova Musta \u00ebsht\u00eb Kujtim Spahivogli i gjinis\u00eb fem\u00ebrore, fal\u00eb edhe edukat\u00ebs s\u00eb saj familjare, edukimit universitar, formimit qytetar, karakterit t\u00eb fort\u00eb, personalitetit optimist dhe q\u00ebndrestaris\u00eb s\u00eb saj stoike n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet Sova ka marr\u00eb shum\u00eb nga Ai, sikur ta kishte v\u00eblla binjak. Po i thon\u00eb nj\u00eb fjale k\u00ebtyre h\u00ebnave: \u201cNgjan miq\u00ebsia, pra b\u00ebhet\u201d, edhe pse barbar\u00ebt e pren\u00eb n\u00eb mes dashurin\u00eb e sh\u00ebndetshme, t\u00eb \u00ebmb\u00ebl e besnike.<\/p>\n<p>Poezia e Sov\u00ebs \u201c<em>7 Korrik<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb lakonike, ka ndjenj\u00eb, bes\u00eb, art e p\u00ebr\u00e7on mesazhe tek ne dhe tek brezat q\u00eb vijn\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, nuk mund t\u00eb harrohet se na \u00ebsht\u00eb gdhendur n\u00eb kujtes\u00eb, edhe pse ia thot\u00eb Anit, n\u00eb dit\u00ebmortin e t\u00eb paharruarit Kujtim Spahivogli: \u201c<em>\u00cbsht\u00eb e kot\u00eb\/ T\u00eb t\u00eb them:\/ N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb,\/ Ndize nj\u00eb qiri, \/ N\u00eb drit\u00eb ktheje!\/ U b\u00eb nj\u00eb jet\u00eb,\/ Qiriri i p\u00ebrflakur\/ Digjet \/ Brenda teje<\/em>\u201d (f.195), apo tek k\u00ebshillohet me shoqen e saj t\u00eb ngusht\u00eb, motr\u00ebn, bij\u00ebn, Anin &#8211; drit\u00ebn e syrit ku merr n\u00eb \u00e7do frym\u00ebmarrje nj\u00eb grusht me diell: \u201c<em>Ti mos m\u00eb pyet \u00e7\u2019m\u00eb ka ndodhur\/ Pse jam m\u00ebrzitur, pse nuk qesh\/ Nd\u00ebr qindra dit\u00eb q\u00eb ka viti,\/ Ndosh dhe m\u00ebrzitje q\u00eb t\u00eb kesh<\/em>\u201d. Kaq. Komentet nuk vlejn\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse n\u00eb jet\u00eb, edhe n\u00eb vargjet e saj Sova aq sa di t\u00eb fal\u00eb, aq edhe shp\u00ebrfill deri n\u00eb neveri. Duke shijuar vlerat njoh\u00ebse, artistike dhe estetike t\u00eb k\u00ebsaj poezie me ngjyra t\u00eb arta vjeshte, n\u00eb ekranin e kujtes\u00ebs m\u00eb shfaqen disa visare t\u00eb mo\u00e7me, fjal\u00eb t\u00eb urta popullore, si \u201cFisi do vej\u00eb n\u00eb fis, rigoni nuk b\u00ebhet lis\u201d apo \u201cNuk malen shqiponjat e malit me zhabat e mo\u00e7alit\u201d etj.<\/p>\n<p>Bota poetike e Sov\u00ebs shfaqet n\u00eb Trinin\u00eb e vargut guximtar, si : Poete qyetare, poete universale dhe poete atdhetare, e cila e ka zanafill\u00ebn tek dashuria p\u00ebr familjen, vendlindjen, atm\u00ebm\u00ebdheun, historin\u00eb e tij, t\u00eb r\u00ebn\u00ebt dhe t\u00eb dinjitetshmit e udh\u00ebtimit jet\u00ebsor. Shprehem k\u00ebshtu, sepse, Sova, sikurse n\u00eb jet\u00eb, edhe n\u00eb vargje, me poezin\u00eb e saj ka arritur dinjitetin artistik t\u00eb thurjes dhe mesazheve me drit\u00eb q\u00eb p\u00ebr\u00e7on.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb njoh\u00ebsh poezin\u00eb e Sov\u00ebs, duhet t\u00eb njoh\u00ebsh jet\u00ebn e saj, sepse vjersh\u00ebrimi i poetes aristokrate Vllasova Musta \u00ebsht\u00eb jeta e saj shkruar me art n\u00eb diell e n\u00eb furtun\u00eb, sidomos n\u00eb tramundanat e saj trondit\u00ebse q\u00eb n\u00eb themel, por q\u00eb nuk ia shkat\u00ebrruan dot shtrenjt\u00ebrin\u00eb dhe shenjt\u00ebrin\u00eb e familjes. Vllasova Musta mbeti nj\u00eb shqiponj\u00eb nj\u00eb furtun\u00eb dhe kam besim se e till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb fluturimin e fundit, mbas 75 vjet\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><em>Vlor\u00eb, 03 Tetor 2024<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VLLASOVA MUSTA &#8211; DINJITETI NJER\u00cbZOR DHE LETRAR SI MODEL MSc. Albert HABAZAJ p\u00ebrgjegj\u00ebs i Bibliotek\u00ebs Shkencore \u201cNermin Vlora Falaschi\u201d, Universiteti \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb \u201cNj\u00eb grusht diell\u201d &#8211; v\u00ebllimi me poezi t\u00eb zgjedhura i autores s\u00eb njohur shqiptare Vllasova Musta, nj\u00eb botim i merituar n\u00eb form\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje jo vet\u00ebm p\u00ebr poeten, q\u00eb na nderon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2150","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2150"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2150\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}