{"id":2161,"date":"2024-10-19T08:17:50","date_gmt":"2024-10-19T08:17:50","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2161"},"modified":"2024-10-19T08:17:54","modified_gmt":"2024-10-19T08:17:54","slug":"hysen-berishahamit-f-gerguri-enigme-mergimi-roman-boras-2020","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/10\/19\/hysen-berishahamit-f-gerguri-enigme-mergimi-roman-boras-2020\/","title":{"rendered":"Hysen Berisha:Hamit F. G\u00ebrguri ENIGM\u00cb M\u00cbRGIMI Roman, Bor\u00e5s 2020"},"content":{"rendered":"<p>Hamit F. G\u00ebrguri ENIGM\u00cb M\u00cbRGIMI Roman, Bor\u00e5s 2020<\/p>\n<p>P\u00ebr ta shkruar dhe plot\u00ebsuar n\u00eb ribotim k\u00ebt\u00eb, autorit Hamit G\u00ebrguri iu desht t\u00eb merrej me temen hiq m\u00eb pak se 10 vjet. Vet\u00eb titulli \u00abEnigm\u00eb m\u00ebrgimtari\u00bb sikur e plot\u00ebson mesazhin e romanit. Shum\u00eb ngjarje, shum\u00eb vuajtje, shum\u00eb histori. P\u00ebrsonazhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, me t\u00eb b\u00ebmat e tyre, na shpiejn\u00eb q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn n\u00b4mes dy luftrave bot\u00ebrore. Historikisht, ngjarja fillon me p\u00ebrsonazhin historik Miftar Hasanin e fshatit Ponorc t\u00eb Malishev\u00ebs. Poashtu, ky roman, mbaron me disa sh\u00ebnime t\u00eb ditarit t\u00eb tij. P\u00ebr ta plot\u00ebsuar bindj\u00ebn se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fakte historike, autori sikur b\u00ebn nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe kohore, edhe gjeografike, edhe historike. Ngjarja fillon me turturat q\u00eb i b\u00ebheshin shqiptar\u00ebve n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb SKS, por edhe m\u00eb pastaj kur kryep\u00ebrsonazhi, Kurt Dumani, i goditur nga nj\u00eb sulm n\u00eb tru, vdes n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1981, n\u00eb Suedi. Po, si ishte rrug\u00ebtimi i Kurtit n\u00ebp\u00ebr dy kontinentet? Pasi t\u00eb ket\u00eb mbaruar sh\u00ebrbimin ushtarak n\u00eb periferi t\u00eb Subotic\u00ebs, qytet ky n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kufirit me Hungarin\u00eb, hakmarrja e vrasj\u00ebs s\u00eb tre epror\u00ebve s\u00ebrb e ndoqi gjith\u00eb jet\u00ebn. Ishte Kurti, ai q\u00eb ia huazoi shulin e pushk\u00ebs Miftar Hasanit t\u00eb Ponorcit p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb epror\u00ebt ushtarak t\u00eb cil\u00ebt, pasiq\u00eb ia kishin vjedhur shulin Miftarit, tek po flinte n\u00eb turnin e roj\u00ebs, dihej se do t\u00eb k\u00ebtheheshin p\u00ebr tu tallur me shqiptarin. Si pik\u00ebroje me shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb, oficer\u00ebt kishin mandat ta vrisnin ushtarin q\u00eb nuk ishte n\u00eb gadishm\u00ebri. Kurti, me zhd\u00ebrvjellt\u00ebsin\u00eb e tij, por edhe me k\u00ebshill\u00ebn e Miftarit, pas shum\u00eb ekzaminimeve, ekspertizave, u lirua si i pafajsh\u00ebm. P\u00ebr t\u00eb emigruar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, b\u00ebhet shkaktar\u00eb nj\u00eb polic i vendlindj\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb Miradi, fshat ky rr\u00ebnj\u00eb Galeshit. N\u00eb kacafytje e sip\u00ebr e vret policin me pushk\u00ebn e tij. Me ndihm\u00ebn e nj\u00eb priftit, ilegalisht mb\u00ebrrin n\u00eb Shkup. Pastaj, me dokumente t\u00eb p\u00ebrpunuara, ik\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Anadoll. Pas nj\u00eb pun\u00ebsimi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e mbathtarit t\u00eb kafsh\u00ebve (nallban), as atje nuk u rehatua. Shkak p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb re ishte k\u00ebrkesa e Kurtit q\u00eb polic\u00ebt t\u00eb paguanin p\u00ebr mbathj\u00ebn e kuajve. Nj\u00eb Sofi, t\u00eb mbarsur, e la n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb Safi, poashtu t\u00eb mbarsur, e la n\u00eb qytetin Kuz (Anadoll) t\u00eb Turqis\u00eb. Radha e solli t\u00eb martohet me Sofin\u00eb suedeze, pasi ta ket\u00eb refuzuar edhe nj\u00eb Sofi gjermane. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e eprorit t\u00eb lart\u00eb ushtarak t\u00eb Gjermanis\u00eb, i epet rasti t\u00eb liroj\u00eb shumic\u00ebn e rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs n\u00ebp\u00ebr Gjermani e gjetiu. Ky lirim kusht\u00ebzohet me at\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb robiash\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb ashtuquajtur \u201erobiash Jugosllav\u201c, t\u00eb angazhoheshin n\u00eb Brigad\u00ebn SS\u201c. Marr\u00ebveshj\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kishte n\u00ebnshkruar Mejdi Frash\u00ebri. Kurti, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e eprorit gjerman, shfryt\u00ebzoi rastin t\u00eb ndalet n\u00eb vendlindje. B\u00ebri nj\u00eb bastisje t\u00eb improvizuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babaijt t\u00eb tij. Mori vesh se t\u00eb dy prind\u00ebrit dhe i v\u00ebllai binak (Myrta), nuk jetonin m\u00eb. K\u00ebt\u00eb informat\u00eb e mori nga i biri, poashtu i quajtur Kurt. Iku p\u00ebr t\u00eb mos u k\u00ebthyer m\u00eb kurr. Lufta e dyt\u00eb Bot\u00ebrore e gjeti n\u00eb pun\u00ebt teknike ushtarake n\u00eb Danimark\u00eb. Dezertimin, n\u00eb kushte normale, nuk guxonte ta b\u00ebnte, por sipas nj\u00eb mikut t\u00eb tij, e fusin n\u00eb nj\u00eb autobuz t\u00eb rob\u00ebrve. N\u00eb Suedi mb\u00ebrriti me dokumente fallce, por n\u00eb pragvdekje. Kryqi kuq e ndihmoi dhe pasi u ndje gjall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga ekstadimi n\u00eb beograd, ai u martua me Sofin\u00eb suedeze. Kjo grua, e vej\u00eb, punonte n\u00eb nj\u00eb du\u00e7an n\u00eb koh\u00ebn kur ra n\u00eb dashuri me Kurtin. Kur u rrit i biri i s\u00eb vej\u00ebs, thirret n\u00eb sh\u00ebrbim ushtarak. Aty vdes nga nj\u00eb incident. Sofis\u00eb i plasi zemra dhe vdiq pa varrosur t\u00eb birin. Kurti serish u angazhua n\u00eb pun\u00eb ushtarake n\u00eb Suedi. E k\u00ebrkoi Safin\u00eb nga Kuzi i Turqis\u00eb. Ajo mb\u00ebrriti me t\u00eb birin. Jetuan bashk\u00eb deri n\u00eb fillimin e demostratave t\u00eb studentave, n\u00eb Prishtin\u00eb. Edhe kurti, ngase kishte do koh\u00eb q\u00eb e r\u00ebndon sh\u00ebndeti i lig, me t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr \u201ePranver\u00ebn e Prishtin\u00ebs\u201c vdiq n\u00eb Suedi. Autori, p\u00ebr ta shkruar romanin, me ta par\u00eb mbiemrin Dumani mbi nj\u00eb gur\u00eb varri, filloi hulumtimin. I biri i tij dhe i Safis\u00eb, ngase nuk kishte shum\u00eb informata, e drejtoi n\u00eb Muzeun e qytetit, ku mund t\u00eb gjente disa ditar\u00eb t\u00eb mo\u00e7\u00ebm q\u00eb ai nuk dinte t\u00eb i lexonte. K\u00ebshtu fillon romani duke e kujtuar n\u00eb retrospektiv\u00eb. P\u00ebrsonazh\u00eb t\u00eb tjer\u00eb historik jan\u00eb edhe t\u00eb tjera figura (Mid`hat Frash\u00ebri) e q\u00eb romanit i japin forc\u00eb edhe artistike, edhe historike. Ky roman shquhet p\u00ebr p\u00ebrshkrim t\u00eb bukur gjeografis\u00eb s\u00eb vendlindj\u00ebs, udh\u00ebtimeve t\u00eb fshehta, udh\u00ebtimit n\u00eb m\u00ebrgim, p\u00ebrshkrimit t\u00eb vuajtjeve shqiptare n\u00ebn thundr\u00ebn jugosllave. P\u00ebrshkruan bukur fenomenin shkak dhe rast. P\u00ebr vargun e vuajtjeve t\u00eb tija ndoshta shkak ishte rasti i shkulj\u00ebs s\u00eb Guarve t\u00eb Kalas\u00eb, ndoshta ky rast ia solli dhe mbolli dashurin\u00eb ndaj Sof\u00ebs, konfliktin me policin serb t\u00eb cilin u detyrua ta vriste, ndoshta marr\u00ebdh\u00ebnja me Sofin\u00eb e mbarsur t\u00eb cil\u00ebn e la, ndoshta e zu m\u00ebkati i Safis\u00eb, atje n\u00eb Kuz. Ndoshta, ndoshta, ndoshta\u2026. Mallkimi. Romani \u201eEnigm\u00eb m\u00ebrgimi\u201c i shkrimtarit Hamit F. G\u00ebrguri, n\u00eb vetvete mbart nj\u00eb bagazh t\u00eb madh artistik, historik dhe tradit\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sh\u00ebngjin, Shtator-2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hamit F. G\u00ebrguri ENIGM\u00cb M\u00cbRGIMI Roman, Bor\u00e5s 2020 P\u00ebr ta shkruar dhe plot\u00ebsuar n\u00eb ribotim k\u00ebt\u00eb, autorit Hamit G\u00ebrguri iu desht t\u00eb merrej me temen hiq m\u00eb pak se 10 vjet. Vet\u00eb titulli \u00abEnigm\u00eb m\u00ebrgimtari\u00bb sikur e plot\u00ebson mesazhin e romanit. Shum\u00eb ngjarje, shum\u00eb vuajtje, shum\u00eb histori. P\u00ebrsonazhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, me t\u00eb b\u00ebmat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2161","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2161","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2161"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2161\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}