{"id":2168,"date":"2024-10-20T17:49:22","date_gmt":"2024-10-20T17:49:22","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2168"},"modified":"2024-10-20T17:49:25","modified_gmt":"2024-10-20T17:49:25","slug":"nga-hasan-musli-selimi-gladiola-jorbus-kjo-jam-une","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/10\/20\/nga-hasan-musli-selimi-gladiola-jorbus-kjo-jam-une\/","title":{"rendered":"Nga Hasan Musli Selimi: Gladiola Jorbus &#8211; KJO JAM UN\u00cb \u2013"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Hasan Musli Selimi<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Gladiola Jorbus &#8211; <\/em><\/strong><strong><em>KJO<\/em><\/strong><strong><em> JAM UN\u00cb \u2013<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Mendon njeriu t\u00eb lexoj\u00eb, bile edhe \u00e7ka t\u00eb lexoj\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb mendon t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb botime t\u00eb koh\u00ebs, nj\u00eb roman, por ky romani ka shum\u00eb informacion t\u00eb mbivendosur dhe duket, sikur e ke lexuar. P\u00ebrzgjedh nj\u00eb tregim, edhe kjo si n\u00eb roman ka plot gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me \u00e7ka kemi lexuar. Shikon nj\u00eb piktur\u00eb, dhe t\u00eb duket si di\u00e7ka e p\u00ebrs\u00ebritur. Vazhdon me nj\u00eb muzik\u00eb, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb dhe melodia mjaft e hallakatur, e mbivendosur me melodit\u00eb, ndoshta t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme. Aq shum\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb zgjedh\u00ebsh, sa n\u00eb mendje val\u00ebvitet nj\u00eb ide, q\u00eb b\u00ebhet gati psikologjike se ne qenkemi inferior ndaj krijimtarive t\u00eb huaja, sikur tonat nuk na p\u00eblqejn\u00eb.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb kemi d\u00ebgjuar se ky libri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i men\u00e7ur. E lexova k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, proz\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr apo proz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, pash\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb, d\u00ebgjova nj\u00eb k\u00ebng\u00eb dhe mendimi p\u00ebr librin e koh\u00ebs t\u00eb ndryshon. Libri i men\u00e7ur apo vepra e artit e men\u00e7ur vjen nga zgjidhja q\u00eb i jep krijuesi ngjarjes a faktit, porosin\u00eb q\u00eb jep n\u00eb k\u00ebt\u00eb zhan\u00ebr, ne tani i themi mesazh.<\/p>\n<p>Shpesh t\u00eb takon t\u00eb lexosh poezi q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb sy nj\u00eb analiz\u00eb e skalitur. Autori e tjerr kaq bukur vargun sa t\u00eb duket se e ka shkruar nj\u00eb nga korifejt e let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb poezis\u00eb bot\u00ebrore. Ia lexon emrin autorit dhe lind pyetja.<\/p>\n<p><em>Pse nuk p\u00ebrgjith\u00ebsohet kjo poezi?!<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se n\u00eb poezi sidomos n\u00eb lindjen e saj \u00ebsht\u00eb brendia e qenies jasht\u00ebnjer\u00ebzore, edhe pse njeriu e mendon dhe e shkruan n\u00eb let\u00ebr si nj\u00eb i d\u00ebrguar i Hyjnis\u00eb. M\u00eb ka ra disa her\u00eb t\u00eb mendohem dhe t\u00eb sh\u00ebnoj nj\u00eb koment dhe t\u00eb prezantoj nj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukue e bukur n\u00eb poezin\u00eb e aksh poeti \/ poeteje. Thon\u00eb shpesh q\u00eb ishte e bukur, ose nuk m\u00eb ka p\u00eblqyer. Por thon\u00eb q\u00eb e bukura \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen mua.<\/p>\n<p>Ajo, Gladiola, pra ka nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb dije dhe p\u00ebrcaktim t\u00eb natyr\u00ebs shkollore. Poezin\u00eb \u201cKur &#8230;\u201d, ajo e ka ndrit\u00eb me vargun dhe me metafora krejt filozofike, nd\u00ebrsa n\u00eb narrativ\u00ebn e saj ka p\u00ebrdor mendjen e lexuesit ta p\u00ebrcaktojn\u00eb subjektin, frym\u00ebzimin.<\/p>\n<p>N\u00ebse flasim p\u00ebr nj\u00eb poezi, ne flasim p\u00ebr jet\u00ebn dhe koh\u00ebn. Jan\u00eb dy elemente q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb historin\u00eb dhe krejt realitetin. Dikush mendon se kjo i p\u00ebrket dashuris\u00eb, ose si\u00e7 i thoshim dikur erotik\u00ebs. Ani ti p\u00ebrkasin edhe dashuris\u00eb. Nj\u00eb filozof i koh\u00ebve tona Oshoja foli edhe p\u00ebr principet e dashuris\u00eb, bile edhe t\u00eb seksit. Ai thot\u00eb se pa dashuri nuk ka jet\u00eb. Gjith\u00eb njer\u00ebzia ka lind p\u00ebrmes dashuris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb me metoda natyrore t\u00eb koh\u00ebs. Pra koha dhe dashuria jan\u00eb elemente q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb etap\u00ebn historike, ashtu si mjetet e prodhimit p\u00ebrcaktuan koh\u00ebn historike. Un\u00eb po e shtjelloj k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time t\u00eb koh\u00ebs dhe lumturis\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Gladiola Busulla (Jorbus) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poete, m\u00ebsuese, pedagoge, publiciste dhe shkrimtare shqiptare. Ajo ka lindur m\u00eb 13.4.1983 n\u00eb Durr\u00ebs. U diplomua n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs p\u00ebr Gjuh\u00eb- Let\u00ebrsi n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Ka kryer nj\u00eb master n\u00eb profilin Menaxhim Edukimit, pran\u00eb Universitetit Epoka. Ka marr\u00eb titullin &#8216;M\u00ebsuesi m\u00eb i mir\u00eb i vitit 2012-2013&#8217;. Ka punuar si lektore pran\u00eb Universitetit &#8221;Aleksand\u00ebr Moisiu&#8221;.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e K\u00ebshillit Botues t\u00eb Revist\u00ebs &#8221;Dituria&#8221; n\u00eb Suedi, mbikqyr\u00ebse studimi, gazetare pran\u00eb radio &#8221;Dituria&#8221;, udh\u00ebheq\u00ebse kulturore dhe bashk\u00ebpun\u00ebtore n\u00eb disa media q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e jasht\u00eb saj. Disa nga shkrimet e saj jan\u00eb publikuar nga S\u00ebedish Embassy of Tirana. Nj\u00eb pjes\u00eb e poezive t\u00eb saj jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb suedisht nga albanologu i mir\u00ebnjohur suedez Ullmar Qvick. Gjithashtu poezit\u00eb e Gladiol\u00ebs jan\u00eb botuar n\u00eb italisht, suedisht, bullgarisht, anglisht, greqisht dhe spanjisht n\u00eb antologji t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia botuese \u2018\u2019PAGINE\u2019\u2019 me seli n\u00eb Rom\u00eb \/ Itali ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb botimet e saj dhe autoren nga Durr\u00ebsi Gladiola Jorbus me disa nga poezit\u00eb e saj n\u00eb gjuh\u00ebn italiane. Ajo ka kanalin e saj n\u00eb youtube Gladiola Jorbus poetry.<\/p>\n<p>Gladiola Jorbus ka botuar tet\u00eb libra n\u00eb zhanret: poezi, novel\u00eb, publicistik\u00eb. Titujt e librave t\u00eb saj jan\u00eb: &#8216;D\u00ebshir\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrie&#8217;, &#8216;Inanna&#8217;, &#8216;Namatisje &#8211; Refleksione&#8217;, &#8216;Gjurm\u00eb n\u00eb ishullin e drit\u00ebs&#8217;, &#8216;Sht\u00ebpia e mjegull\u00ebs&#8217;, &#8216;Tempulli i Poseidonit&#8217;, &#8216;Llava e shpirtit&#8217;, &#8216;Nj\u00ebzet e tet\u00eb vegimet e h\u00ebn\u00ebs&#8217;.<\/p>\n<p>Lexova me endje poezin\u00eb e poetes Gladiola Jorbus me titull \u201cKur &#8230;\u201d . T\u00eb duket se po noton n\u00eb avullin e m\u00ebngjesit t\u00eb hersh\u00ebm, kur oksigjeni ka mbuluar gjith\u00ebsin\u00eb, t\u00eb vjen, sikur rrezet e sapodala t\u00eb diellit jan\u00eb kthyer n\u00eb litar\u00eb l\u00ebkundjesh p\u00ebr gjumin e m\u00ebngjesit, t\u00eb vjen t\u00eb th\u00ebrras\u00ebsh, o \u00e7ohuni dhe lexojeni k\u00ebt\u00eb perl\u00eb t\u00eb metafor\u00ebs alpine. T\u00eb flasim pak p\u00ebr poeten q\u00eb na vuri n\u00eb kurth me poezin\u00eb e saj \u201cKur &#8230;\u201d Ajo ka nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb dije dhe p\u00ebrcaktim t\u00eb natyr\u00ebs shkollore.<\/p>\n<p>Gladiola n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi ka nj\u00eb harmoni t\u00eb vargut me vargun, sa t\u00eb vjen n\u00eb mendje ta cil\u00ebsosh si cinike dhe cinizmi i saj harmonik me egon ton\u00eb si lexues p\u00ebr ta marr\u00eb at\u00eb varg i pari. Ajo nuk e toleron vargun, as paraardh\u00ebs, as pasardh\u00ebs. Gjendja e saj n\u00eb kushtet e krijimit, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb lindjes s\u00eb vargut-poezis\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq cinike p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebshuar pe n\u00eb harmonin\u00eb dhe zgjidhjen e ides\u00eb emocionale dhe t\u00eb porosis\u00eb, sa ndoshta ndodhet jasht\u00eb realitetit objektiv dhe ka t\u00eb drejt\u00eb. Po nuk ndodhi k\u00ebshtu, nuk \u00ebsht\u00eb poezi, as nj\u00eb rr\u00ebfimtari e nj\u00eb udh\u00ebtimi urban. \u201cE brisht\u00eb si nj\u00eb deg\u00eb &#8211; q\u00eb pret t\u00eb thyhet, kur muzgu bie mbi det\u201d. Kur brisht\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcim koh\u00ebsh dhe ajo l\u00ebkundet n\u00eb hamend\u00ebsimet e saj dhe \u00ebndrr\u00ebn e k\u00ebrkon t\u00eb piqet aty edhe muzgu bie mbi det e koha kalon me, apo pa brisht\u00ebsin\u00eb, apo pa e thyer k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb brisht\u00eb. Legjenda duhet d\u00ebshifruar, sepse autorja ka k\u00ebrkuar t\u00eb mendojm\u00eb dhe t\u2019i japim zgjidhje porosis\u00eb. N\u00eb fakt ajo ka qen\u00eb kaq narrative n\u00eb k\u00ebt\u00eb varg, sa koh\u00ebs dhe njeriut iu ka treguar edhe thyerjen n\u00eb muzg e ky muzg zhytet n\u00eb det. Ajo vazhdon me p\u00ebrkushtim dhe n\u00eb harmoni t\u00eb vargut \u201cPup\u00eblore si nj\u00eb re \u2013 q\u00eb ec\u00ebn n\u00eb maj\u00eb t\u00eb gishtave, kur mjegulla bot\u00ebn e kaplon\u201d. Ky varg t\u00eb dikton magjin\u00eb e eposit, t\u00eb ngjall kujtimet e pranver\u00ebs dhe t\u00eb vjesht\u00ebs piklluar, t\u00eb harmonizon me ngjarje q\u00eb ti, apo ne i kemi fotografuar si peizazh t\u00eb jet\u00ebs kaluar n\u00eb \u00e7aste t\u00eb \u00ebmbla e t\u00eb tharta. Ky varg gjysm\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e gjysm\u00eb mitike prodhon nj\u00eb ndjenj\u00eb metaforike krejt alpine. E un\u00eb q\u00eb jam i ndjesh\u00ebm p\u00ebr epos e p\u00ebr vendet alpine, gul\u00e7oj \u00ebmb\u00ebl koh\u00ebn e brisht\u00ebsis\u00eb dhe i jap t\u00eb drejt autores q\u00eb me emocionon me vargun e saj t\u00eb dlir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb poetike autorja p\u00ebrcakton se poezia-vargu nuk kan\u00eb mas\u00eb. Ato jan\u00eb si bota pa form\u00eb, ato nuk njohin tok\u00eb, qiell as dete, ato ndjenja kohe nuk p\u00ebrcaktojn\u00eb natyr\u00eb, jan\u00eb qiellore e mbi njer\u00ebzore. Edhe pse mjegulla ka kapluar gjith\u00ebsin\u00eb mos forma e gj\u00ebn\u00eb udh\u00ebn drejt t\u00eb bukures. T\u00ebr\u00ebsia natyr\u00eb dhe as kupola qiell nuk strehojn\u00eb dot k\u00ebt\u00eb magji t\u00eb asaj kohe brisht\u00ebsie dhe fryma nd\u00ebrpret lidhjen me organet jet\u00ebsore. Ajo fryma, pra zihet n\u00eb kurthin e koh\u00ebs q\u00eb duhet kaluar. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e thot\u00eb pa hezitim dhe n\u00eb harmonin e \u00e7ilt\u00ebrsis\u00eb hapur. \u201cE pamas\u00eb si qielli &#8211; q\u00eb jeton n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e pafundme, kur fryma zihet ngusht\u00eb.\u201d &#8230; \u201cE ftoht\u00eb si nj\u00eb fjoll\u00eb d\u00ebbore &#8211; q\u00eb \u00ebndrrat drith\u00ebron, kur dhembja troket\u201d. Gladiola vazhdon n\u00eb harmonin e saj me brisht\u00ebsin\u00eb. At\u00eb e p\u00ebrshkruan nj\u00eb i ftoht\u00eb si fjoll\u00eb bore. Ndoshta parandien se \u00ebndrra tani m\u00eb nuk ka, ndoshta furtunat sjellin reshje t\u00eb pa pushimta, ndoshta &#8230; ndoshta &#8230; . Ajo zgjohet me er\u00ebn, me drith\u00ebrim\u00ebn e \u00ebndrrave, me frik\u00ebn e \u00ebndrrave. Ato ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb rrug\u00ebn e tyre, shikon autorja se si fshihen \u00ebndrrat n\u00eb skutat e mjerimit, shikojn\u00eb ato nga dritaret e ngushta koh\u00ebn-stin\u00ebt si pjergull t\u00eb k\u00ebputura dhe lakuriq. Ato, \u00ebndrrat pra shikojn\u00eb dhe ndiejn\u00eb trokun e dhimbjeve e \u00ebndrrat nuk duan dhimbje-mallkim, ato k\u00ebrkojn\u00eb jet\u00eb dhe stin\u00eb t\u00eb \u00ebmbla si pranvere. Pas k\u00ebsaj ajo triumfon, k\u00ebrkon jete, drit\u00eb dhe harmoni, jo vet\u00ebm n\u00eb varg, por edhe n\u00eb stin\u00eb, edhe mes njer\u00ebzve. K\u00ebrkon t\u00eb vendoset barazia mes t\u00eb ardhmes. \u201cE shndritshme si nj\u00eb rreze \u2013 q\u00eb zbeh vetmin\u00eb e shpirtit, kur err\u00ebsira l\u00ebkundet n\u00eb djep\u201d. Shikon nga vargu n\u00eb varg se si autorja parap\u00eblqen jet\u00ebn, nxjerr\u00eb at\u00eb humaniz\u00ebm natyror q\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb shpres\u00eb. V\u00ebrteton se shndrit jeta si nj\u00eb rreze dielli, e ajo zbeh\u00eb vetmin shpirt\u00ebrore q\u00eb ndjell\u00eb vet\u00ebm kob. Metafora epike vjen p\u00ebrs\u00ebri, err\u00ebsira l\u00ebkundet n\u00eb djep. Po e sakt\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e kam pa disaher\u00eb q\u00eb p\u00ebrplitet n\u00eb djep n\u00eb drit\u00ebn e han\u00ebs, t\u00eb nat\u00ebs q\u00eb hana festonte t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebn e saj, at\u00eb nat\u00eb fryma ime ra n\u00eb kurth e bota u mbulua n\u00eb djers\u00eb, ndoshta \u00ebnd\u00ebrr pa kushte, ndoshta jet\u00eb pa metafora, ndoshta gjalles\u00eb e gjalles\u00ebs dhe drit\u00eb e drit\u00ebs th\u00ebrret. \u201cKjo jam un\u00eb ! Pasi stin\u00ebt i zhvesh\u00ebm s\u00eb bashku\u201d. N\u00eb kulmin e shnd\u00ebrrimeve t\u00eb drit\u00ebs poetja deklaron: \u201cKjo jam un\u00eb\u201d. Un\u00eb, un\u00eb, stin\u00ebt i zhvesh nj\u00eb nga nj\u00eb, i zhvesh s\u00ebbashku me \u201cne\u201d me \u201cju\u201d me \u201cat\u00eb\u201d dhe bot\u00ebs i jep jet\u00eb, aty ku gjendja ndryshoi, aty ku zemra drit\u00ebn e ndezi p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb objekte t\u00eb tjera frymore. \u201cKjo jam un\u00eb\u201d, uni i cilitdo poet vendoset n\u00eb piedestalin e kujtes\u00ebs dhe njer\u00ebzorja me kujtes\u00eb t\u00eb hekurt e shpuan murin me gozhd\u00ebn e kujtes\u00ebs s\u00eb shpirtit njomzak. \u201cDhe bu\u00e7ima e lot\u00ebve u shnd\u00ebrrua n\u00eb k\u00ebng\u00eb\u201d. Q\u00eb n\u00eb filles\u00ebn e k\u00ebsaj krijese autori ka lotuar, sepse ishte ngjarje e k\u00ebndshme e shnd\u00ebrrimeve. Shnd\u00ebrrimet jan\u00eb dhimbje, mall dhe huti. Edhe populli, edhe poet\u00ebt jan\u00eb paksa konservator dhe ajo q\u00eb po ik\u00ebn t\u00eb kujton ngjarje dhe koh\u00eb t\u00eb \u00ebmbla edhe t\u00eb tharta, por loti \u00ebsht\u00eb gati-gati prezent, edhe tek ndonj\u00eb q\u00eb lotin nuk ta dhuron leht\u00eb. K\u00ebnga t\u2019i lart\u00ebson shnd\u00ebrrimet. Metafora dhe kurthet e k\u00ebtyre poezive t\u00eb kaplojn\u00eb \u00e7ilt\u00ebrsisht duke t\u00eb marr\u00eb me vete deri n\u00eb mjegullnaj\u00ebn e stin\u00ebs pa shpirt.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjen nj\u00eb poezi q\u00eb rreshqet \u00ebmb\u00ebl si koha q\u00eb shnd\u00ebrron brisht\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb stin\u00ebs rradh\u00ebs, sikur ret\u00eb q\u00eb ngjajn\u00eb me valltaret e koh\u00ebs q\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb n\u00eb maje t\u00eb gishtave, njer\u00ebzorja emrin e d\u00ebrgon n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e pafund. M\u00eb ka ndodh\u00eb q\u00eb frym\u00ebn e kam z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb, m\u00eb ka ndodh\u00eb q\u00eb z\u00ebrin e kam mek duke thirr\u00eb, por nuk m`ka ndodh\u00eb ta frik\u00ebsoj \u00ebndrr\u00ebn e ta b\u00ebj t\u00eb dridhet. Dhimbja \u00ebsht\u00eb e ndrojtur n\u00eb trokitje, por err\u00ebsir\u00ebn n\u00eb djep mos e mbani, sepse do iu mallkoj\u00eb e ardhmja. K\u00ebshtu porosit poetja. Ajo, poetja pra zhvesh stin\u00ebt nj\u00ebr\u00ebn pas tjetr\u00ebs deri n\u00eb agimin e koh\u00ebs drit\u00eb. Pentagrami i lot\u00ebve b\u00ebn muzik\u00ebn si stin\u00ebn pranver\u00eb. Mendojeni q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Poezia e Gladiol\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shkrir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb dhe e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb thonj\u00ebza.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 20.10.2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hasan Musli Selimi \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Gladiola Jorbus &#8211; KJO JAM UN\u00cb \u2013 Mendon njeriu t\u00eb lexoj\u00eb, bile edhe \u00e7ka t\u00eb lexoj\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb mendon t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb botime t\u00eb koh\u00ebs, nj\u00eb roman, por ky romani ka shum\u00eb informacion t\u00eb mbivendosur dhe duket, sikur e ke lexuar. P\u00ebrzgjedh nj\u00eb tregim, edhe kjo si n\u00eb roman ka plot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2168","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2168"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2168\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}