{"id":2189,"date":"2024-10-27T06:39:11","date_gmt":"2024-10-27T06:39:11","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2189"},"modified":"2024-10-27T06:39:13","modified_gmt":"2024-10-27T06:39:13","slug":"kadri-tarellidashuria-bekohet-ne-elbasan-perurim-libri-nga-fatmi-terziu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/10\/27\/kadri-tarellidashuria-bekohet-ne-elbasan-perurim-libri-nga-fatmi-terziu\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli:\u201cDASHURIA BEKOHET N\u00cb ELBASAN\u201d  P\u00ebrurim libri nga Fatmi Terziu"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fatmir Terziu<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>E bukura n\u00eb art q\u00ebndron m\u00eb lart se e bukura n\u00eb natyr\u00eb, ngaq\u00eb p\u00ebrve\u00e7 imitimit, shpreh edhe bot\u00ebn e ndjenjave t\u00eb artistit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Aristoteli <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cDASHURIA BEKOHET N\u00cb ELBASAN\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrurim libri nga Fatmi Terziu<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Muaji i let\u00ebrsis\u00eb, kam p\u00ebrshtypjen se i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje shkrimtar\u00ebt, poet\u00ebt, krijuesit, p\u00ebr t\u00eb organizuar takime apo kuvende libri, me koleg\u00eb n\u00eb krijimtari e shkrimtari, me pedagog\u00eb, m\u00ebsues, nx\u00ebn\u00ebs e student\u00eb, etj, etj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu na ndodhi k\u00ebto dit, m\u00eb: 24, t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, 2024, q\u00eb t\u00eb marrim udh\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Elbasan, ku na priste i \u201czoti i dasm\u00ebs\u201d, Dr. Fatmir Terziu, ardhur kastile nga Londra, ku banon prej koh\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebruruar n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, librin \u201cDashuria Bekohet n\u00eb Elbasan\u201d, vol. II-t\u00eb.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb veprimtaria u zhvillua n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/biblioteka.qemalbaholli.7?__cft__%5b0%5d=AZUimfZRwj_7Z87n4aeJ4MyhbDwelClE0qNXN99WXzbryOSPBCPVjGnpw8_afqjpcFycp-ZbDSNL21bo-1UJPmvG1RFbsVQlSsHpeP-hVWffYz1luZuGTdjmp7d3VBAlcUeJt2qJp9lc5w1yB-0xNVDEuDlBGc9x7smT0Xviz1iW7A&amp;__tn__=-%5dK-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">Bibliotek\u00ebn Publike, \u201cQemal Baholli<\/a>\u201d, q\u00eb feston s\u00eb shpejti 90-vjetorin. Nuk them gj\u00eb t\u00eb re, po Biblioteka, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vend ku dashuria p\u00ebr librin \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Takimi, p\u00ebrurim libri, ishte menduar jo n\u00eb form\u00ebn klasike, pra me nj\u00eb protokoll e regji drejtimi, ku do t\u00eb flisnin persona t\u00eb caktuar, natyrisht me tema t\u00eb zgjedhura vet\u00eb ata, m\u00eb pas diskutime dhe vler\u00ebsime nga t\u00eb pranishmit. Jo nuk ndodhi k\u00ebshtu: kuvendar\u00ebt e mor\u00ebn fjal\u00ebn sipas d\u00ebshir\u00ebs, tamam si nj\u00eb kuvend n\u00eb od\u00eb burrash, pas fjal\u00ebs s\u00eb vet\u00eb Autorit t\u00eb librit, Dr. Fatmir Terziu.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb fjal\u00ebn e tij u p\u00ebrqendrua te dashuria, jo thjesht dashuri klasike, djal\u00eb dhe vajz\u00eb, si\u00e7 mund t\u00eb mendoj\u00eb secili nga ne, i nisur nga titulli i librit, por te dashuria q\u00eb rrezaton dhe shp\u00ebrndan i gjith\u00eb qyteti i Elbasanit, dashuri me t\u00eb gjitha p\u00ebrmasat njer\u00ebzore, familjare, shoq\u00ebrore, qytetare, si t\u00eb thuash me t\u00eb gjitha odat, sht\u00ebpit\u00eb, lagjet, \u00e7ezmat dhe rrugicat me kalldr\u00ebm, duke nuhatur arom\u00ebn e luleve, tr\u00ebndafilave, drur\u00ebve, limonave, portokalleve, pse jo edhe tymin e oxhaqeve, k\u00ebng\u00ebn e lumit Shkumbin dhe er\u00ebn e Krast\u00ebs.<\/p>\n<p>E gjitha e p\u00ebrmbledhur me pak fjal\u00eb: &#8211; Dashuri e nj\u00eb m\u00ebrgimtari, e shprehur n\u00eb vargje poezie, kushtuar qytetit ku ka lindur, rritur e burr\u00ebruar, duke sjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb gjitha vendet dhe toponimet t\u00eb vjetra e t\u00eb reja qofshin. Ai n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me fjal\u00ebn e urt\u00eb Amerikane: \u201c<em>Dashuria e madhe p\u00ebr Atdheun, lind nga dashurit\u00eb e vogla p\u00ebr vendlindjen\u201d<\/em><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast i rrall\u00eb n\u00eb shkrimtari, por jo edhe shum\u00eb i shpesht\u00eb, q\u00eb shkrimtari apo poeti ia kushton frym\u00ebzimin dhe ndjesit\u00eb m\u00eb t\u00eb holla qytetit, ku ka kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs. Gjithsesi ky lib\u00ebr q\u00eb p\u00ebrcjell \u00e7aste t\u00eb q\u00ebmtuara dashurie, mbetet si nj\u00eb ditar i koh\u00ebve t\u00eb shkuara, t\u00eb sjella artistikisht n\u00ebp\u00ebr vargje t\u00eb frym\u00ebzuara n\u00eb koh\u00eb dhe vende t\u00eb ndryshme t\u00eb qytetit, ku ka b\u00ebr\u00eb hapat e para n\u00eb rrugicat me kalldr\u00ebm, ku ka lozur e m\u00ebsuar t\u00eb flas\u00eb e t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb shqip. Jam i bindur se \u00e7do lexues do ta gjej\u00eb veten pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri, jo vet\u00ebm elbasanlliu autokton, apo i ardhur dhe i pranuar dashurisht n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>I pranojm\u00eb heshtur apo pa z\u00eb fjal\u00ebt e t\u00eb diturit Faik Konica, i cili ka th\u00ebn\u00eb dikur: \u201cDuhet t\u00eb jetosh, qoft\u00eb edhe p\u00ebr pak koh\u00eb larg, q\u00eb ta ndjesh dashurin\u00eb p\u00ebr m\u00ebm\u00ebdheun\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas e mori fjal\u00ebn znj. Manjola Hatellari, drejtore e Bibliotek\u00ebs Publike t\u00eb qytetit, e cila \u00a0vuri n\u00eb dukje vlerat e takimeve t\u00eb tilla letrare. T\u00eb gjitha si pjes\u00eb e tradit\u00ebs dhe kultur\u00ebs s\u00eb vet\u00eb qytetit me em\u00ebr t\u00eb madh e t\u00eb ndritur n\u00eb let\u00ebrsi, poezi, muzik\u00eb, pa harruar arsimin ton\u00eb komb\u00ebtar, duke pasur \u201cNormalen e Elbasanit\u201d, shkoll\u00eb ku u p\u00ebrgatit\u00ebn m\u00ebsuesit nga t\u00eb gjitha trevat tona Arbnore, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Dardania.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb mendimi e vler\u00ebsimi, vazhdoi edhe znj. Merita Ku\u00e7i-Thartori, poete dhe drejtuese shkolle n\u00eb Durr\u00ebs, duke i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00eb, librit me titull t\u00eb thukt\u00eb poetik: \u201cDashuria Bekohet edhe n\u00eb Elbasan\u201d. Poeti p\u00ebr poetin e ndjen m\u00eb mir\u00eb ku dhe si rreh zemra, mendja dhe pulsi, ndaj Merita shprehet: \u00a0\u201c<em>Nj\u00eb refleksion i ndjer\u00eb, p\u00ebr mallin dhe bekimet e nj\u00eb autori, drejtuar qytetit t\u00eb bekuar. Nd\u00ebrtimi strukturor i k\u00ebtij v\u00ebllimi poetik, e rendit autorin nd\u00ebr diamantet e Elbasanit. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2018i nd\u00ebrtosh, t\u2018i puthit\u00ebsh ato si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb, indet, brinj\u00ebt, gjymtyr\u00ebt, mendjen dhe zemr\u00ebn e nj\u00eb qyteti. K\u00ebt\u00eb b\u00ebn m\u00eb s\u00eb miri \u2018\u2018Dashuria Bekohet n\u00eb Elbasan\u201d, duke synuar n\u00eb rr\u00ebfime jete, q\u00eb p\u00ebrmbushin poezin\u00eb e mendimit, brenda nj\u00eb oazi t\u00e8 pasur figurativ, plot p\u00ebrjetime t\u00eb gjalla, brenda nj\u00eb memorie t\u00eb pjekur\u201d.<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb pas e mor\u00ebn fjal\u00ebn, poete Greta Kadare-Teta, Hiqmet Zane, koleg i vjet\u00ebr gazetar, Hektor \u00c7iftja pedagog, Lulzim Alla, etj, etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb e papritur e k\u00ebndshme, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb vendosur rreth tavolin\u00ebs n\u00eb at\u00eb sall\u00eb t\u00eb bukur, kur hyri Fitim Haxhiraj ardhur kastile nga Vlora, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb libra dhe nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebrsh\u00ebndetje nga shkrimtarja e njohur Vlonjate, znj. Vilhelme Vrana-Haxhiraj, me rreth 60 libra t\u00eb botuar, me shum\u00eb \u00e7mime dhe dekorime, k\u00ebtu dhe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, an\u00ebtare e Akademis\u00eb Shqiptaro-Amerikane, me qend\u00ebr n\u00eb New Jork. Letra e u lexua bukur, me ndjesi dhe nerv poetik nga Aleksandra, nx\u00ebn\u00ebse gjimnazi, e pranishme n\u00eb sall\u00eb bashk\u00eb me shum\u00eb shoqe t\u00eb dashuruara me let\u00ebrsin\u00eb e bukur. M\u00eb pas vet\u00eb Fitimi si artist i lindur, recitoi vargje p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, t\u00eb ngulura n\u00eb kujtes\u00eb q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb tij t\u00eb hershme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund po rendis edhe un\u00eb ato pak fjal\u00eb nderimi dhe vler\u00ebsimi p\u00ebr autorin Dr. Fatmir Terziu, tashm\u00eb t\u00eb shum\u00eb njohur, si pak kush, n\u00eb bot\u00ebn letrare e mediatike, si gazetar, publicist, poet, prozator,\u00a0 skenarist, editor dhe\u00a0regjisor filmi, i cili banon dhe punon prej vitesh n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Si fillim mendoj, se libri me em\u00ebr t\u00eb lakmuar: \u201cDashuria Bekohet n\u00eb Elbasan\u201d, q\u00eb i ngjan m\u00eb shum\u00eb kryedashuris\u00eb, e cila\u00a0 bekon e rrezaton t\u00eb gjitha dashurit\u00eb e nj\u00eb qyteti, aq sa vet\u00eb autori \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb qiri q\u00eb digjet dhe shkrihet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur, ndri\u00e7uar e bekuar dashuri, njer\u00ebzore, qytetare dhe m\u00eb s\u00eb shumti dashuri atdhetarie.<\/p>\n<p>Un\u00eb, duke qen\u00eb prej koh\u00ebsh i pranish\u00ebm, me publikimin e t\u00eb gjitha shkrimeve t\u00eb mia n\u00eb portalin \u201cFjala e lire\u201d, shpesh edhe n\u00eb revist\u00ebn \u201cAlbania Post\u201d, q\u00eb drejtohet nga z. Fatmir dhe shp\u00ebrndahet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, mendoj, madje jam i bindur se ky personalitet i letrave shqipe, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj institucion q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb cop\u00eb Shqip\u00ebrie dhe shqiptarie n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb madh. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb nj\u00eb m\u00ebrgimtar si Fatmir Treziu, si \u00e7do m\u00ebrgimtar tjet\u00ebr, n\u00eb fillim t\u00eb derdh\u00eb djers\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, e m\u00eb pas t\u00eb fitoj\u00eb grad\u00ebn shkencore Dr. N\u00eb let\u00ebrsi e filozofi. M\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb kujtes\u00eb dhe i p\u00ebrs\u00ebris shpesh k\u00ebto pak fjal\u00eb t\u00eb rr\u00ebfyera aq \u00e7ilt\u00ebrsisht prej tij: \u201cU ndodha p\u00ebrball\u00eb komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit prej 27 personaliteteve akademike, q\u00eb nuk i kisha par\u00eb dhe as njohur m\u00eb par\u00eb. Ata, titullin nuk ta japin p\u00ebr hat\u00ebr. Bota vler\u00ebson mendjen dhe dijet\u201d. Tema e doktoratur\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr student\u00ebt e Universiteteve Britanike dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykoni vet\u00ebm k\u00ebto pak vargje, p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb bukurin\u00eb e shpirtit t\u00eb poetit:<\/p>\n<p><em>Rrjedhat bashkohen n\u00eb Shkumbin<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe er\u00ebrat takohen n\u00eb Krast\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Karakaftet n\u00eb ullishte sa mbijn\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Me lulet e tjera b\u00ebhen bashk\u00eb&#8230;&#8230; <\/em><\/p>\n<p><em>&#8230;&#8230;.<\/em><\/p>\n<p><em>Eh, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dashuri,<\/em><\/p>\n<p><em>Kur dashuria bekohet n\u00eb Elbasan<\/em>. <strong>Poezia \u201cDahuria bekohet n\u00eb Elbasan\u201d. F.11<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Mir\u00ebnjohje i nderuar Dr. Fatmir, p\u00ebr k\u00ebto kuvend poezie mbajtur sot n\u00eb Elbasanin tuaj.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Urime dhe suksese n\u00eb veprimtarin\u00eb letrare dhe atdhetare.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Miq\u00ebsisht!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kadri Tarelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vjeshta e dyt\u00eb, 2024.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmir Terziu E bukura n\u00eb art q\u00ebndron m\u00eb lart se e bukura n\u00eb natyr\u00eb, ngaq\u00eb p\u00ebrve\u00e7 imitimit, shpreh edhe bot\u00ebn e ndjenjave t\u00eb artistit. Aristoteli \u201cDASHURIA BEKOHET N\u00cb ELBASAN\u201d P\u00ebrurim libri nga Fatmi Terziu Muaji i let\u00ebrsis\u00eb, kam p\u00ebrshtypjen se i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje shkrimtar\u00ebt, poet\u00ebt, krijuesit, p\u00ebr t\u00eb organizuar takime apo kuvende libri, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2189","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2189\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}