{"id":2214,"date":"2024-11-01T22:10:48","date_gmt":"2024-11-01T22:10:48","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2214"},"modified":"2024-11-01T22:10:51","modified_gmt":"2024-11-01T22:10:51","slug":"bashkim-saliasipushimet-kalohen-bukur-ne-plazhin-e-golemit-ne-shoqerine-e-veprave-letrare-te-shkrimtarit-durrsak-shpend-hulesi-topollaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/11\/01\/bashkim-saliasipushimet-kalohen-bukur-ne-plazhin-e-golemit-ne-shoqerine-e-veprave-letrare-te-shkrimtarit-durrsak-shpend-hulesi-topollaj\/","title":{"rendered":"Bashkim Saliasi:PUSHIMET KALOHEN BUKUR N\u00cb PLAZHIN E GOLEMIT N\u00cb \u201cSHOQ\u00cbRIN\u00cb\u201d E VEPRAVE LETRARE T\u00cb SHKRIMTARIT DURRSAK, SHPEND HUL\u00cbSI TOPOLLAJ"},"content":{"rendered":"<p>PUSHIMET KALOHEN BUKUR N\u00cb PLAZHIN E GOLEMIT N\u00cb \u201cSHOQ\u00cbRIN\u00cb\u201d E VEPRAVE LETRARE T\u00cb SHKRIMTARIT DURRSAK, SHPEND HUL\u00cbSI TOPOLLAJ<\/p>\n<p>Bashkim Saliasi<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, plazhin vendos\u00ebm s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten, ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit gusht, n\u00eb plazhin e Golemit. Plazhi n\u00eb bregun e detit Adriatik, na relakson dhe na gjall\u00ebron, sepse jemi p\u00ebrshtatur kushteve ideale p\u00ebr pushime t\u00eb qeta dhe plot\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Nuk mungojn\u00eb perimet dhe frutat e fresk\u00ebta t\u00eb zon\u00ebs. Ushqimet e shum\u00ebllojta dhe \u00e7mimet konkuruese krahasuar me t\u00eb Tiran\u00ebs, jan\u00eb pothuajse nj\u00eblloj, nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb na t\u00ebrheq tek ky plazh, me shum\u00eb vizitor, nga t\u00eb gjitha skajet e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit krahas bagazheve q\u00eb mor\u00ebm me vete, p\u00ebr t\u00eb kaluar dit\u00ebt e pushimeve n\u00eb Golem, nxora nga biblioteka ime veprat e shkrimtarit durrsak, Shpend Hul\u00ebsi Topollaj; romanin \u201cMallkimi\u201d, dhuruar nga autori n\u00eb 19.10.2015, dy librat me tregime \u201cFisniku dhe horri\u201d dhe \u201cAdulteri\u201d, dhurat\u00ebn e fundit n\u00eb 14.08.2020 me titull \u201cMobiljet e vjetra\u201d. Sikund\u00ebr i ndodh \u00e7do krijuesi edhe un\u00eb gjeta koh\u00ebn e nevojshme, p\u00ebr t\u00eb shprehur mendimet e mia p\u00ebr t\u00eb gjitha librat q\u00eb lexova.<\/p>\n<p>Veprat e dhuruara nga shkrimtari, romancieri, tregimtari dhe poeti Shpend Hul\u00ebsi Topollaj, i kam lexuar ve\u00e7mas gjat\u00eb viteve q\u00eb isha n\u00eb pun\u00eb, por mendimet q\u00eb m\u00eb lind\u00ebn gjat\u00eb leximit dhe studimit t\u00eb veprave t\u00eb tij, k\u00ebrkonin koh\u00ebn e duhur p\u00ebr tu shprehur. Ato nuk i hedh dot n\u00eb let\u00ebr, po nuk erdh\u00ebn vetvetiu. K\u00ebshtu ndodhi dhe me mua k\u00ebt\u00eb ver\u00eb. Nuk dua t\u00eb b\u00ebj analiz\u00ebn letrare t\u00eb veprave t\u00eb autorit, por dua t\u00eb ndaj me mendimet e mia, q\u00eb m\u00eb lind\u00ebn gjat\u00eb leximit t\u00eb k\u00ebtyre veprave letrare, me vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha moshat.<\/p>\n<p>E nisa leximin me tregimet \u201cFisniku dhe horri\u201d. M\u00eb t\u00ebrhoqi vemendjen hyrja e librit dhe vler\u00ebsimi i vepr\u00ebs nga Perikli Jorgoni.<em> Ai shkruan: \u201cL\u00ebnda mbi t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtohen k\u00ebto tregime, \u00ebsht\u00eb l\u00ebnda e marr\u00eb nga jeta. Ngjarjet q\u00eb na rr\u00ebfehen p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb nga ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe personazhet jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb jetuar realisht\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Vepra nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebr argument. N\u00eb recens\u00ebn e tij, Perikli Jorgoni, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rezume shum\u00eb t\u00eb st\u00ebrholluar dhe t\u00eb shtyn kurioziteti, q\u00eb me tematik\u00ebn e tregimeve t\u00eb njihesh vet konkretisht. T\u00eb gjitha ngjarjet merren nga jeta e p\u00ebrditshme dhe p\u00ebrshkruhen n\u00eb vepra ashtu sikund\u00ebr kan\u00eb ndodhur dhe autori i ka p\u00ebrjetuar ato, duke i dh\u00ebn\u00eb ngjyrime letrare me vler\u00eb edukative p\u00ebr lexuesin. Kur lexuesi arrin t\u00eb ruaj n\u00eb kujtes\u00eb at\u00eb q\u00eb ka lexuar do t\u00eb thot\u00eb se shkrimtari ka arritur t\u00eb gjej\u00eb maj\u00ebn e suksesit. Q\u00eb n\u00eb tregimin e par\u00eb; Legjenda e gjall\u00eb, vepra b\u00ebhet e besueshme dhe nuk t\u00eb l\u00eb ta l\u00ebshosh nga dora, duke kaluar nga nj\u00ebri tregim n\u00eb tjetrin, q\u00eb nga vlera letrare artistike t\u00eb t\u00ebrheq si me magji dhe t\u00eb fut n\u00eb bot\u00ebn e imagjinat\u00ebs, sikur edhe ti gjendesh n\u00eb vendin fqinj\u00eb dhe k\u00ebrkon rr\u00ebnj\u00ebt e fisit tend, sikund\u00ebr ndodh me profesorin Ujkan Kastrati. Gjat\u00eb leximit t\u00eb k\u00ebtij tregimi, syt\u00eb t\u00eb mbushen me lot, kur autori arrin t\u00eb p\u00ebrshkruaj aq bukur ngjarjen e ndodhur dekada m\u00eb par\u00eb, kur kujtimet ruhen t\u00eb freskta n\u00eb memorjen e njerz\u00ebve t\u00eb mbijetuar. P\u00ebr mendimin tim, autori i ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb tregimit dhe ka p\u00ebrshkruar shum\u00eb bukur, bes\u00ebn e shqiptarit, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, sakrifikon edhe jet\u00ebn e djalit t\u00eb vet, sikurse ndodhi me djalin e vet\u00ebm t\u00eb familjes shkodrane.<\/p>\n<p>Duke kaluar nga nj\u00ebra faqe n\u00eb tjetr\u00ebn, tregimet e librit \u201cFisniku dhe horri\u201d b\u00ebhen m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse dhe t\u00eb shtojn\u00eb kureshtjen, se \u00e7far\u00eb do zbulosh n\u00eb tregimin pasardh\u00ebs. Pjekuria artistike e shkrimtarit Shpend Topollaj, t\u00eb befason me gjuh\u00ebn e past\u00ebr letrare, q\u00eb i p\u00ebrshkruan edhe pse vet. N\u00eb veprat e Shpendit q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb, t\u00eb bie n\u00eb sy mesazhi q\u00eb p\u00ebrcjell autori n\u00eb t\u00eb gjitha tregimet, ku malli p\u00ebrzihet me dhimbjen. Tematika e tregimeve t\u00eb zgjedhura n\u00eb t\u00eb gjitha veprat e tij, jan\u00eb nj\u00eb ngacmim i fuqish\u00ebm, q\u00eb e ngacmojn\u00eb autorin t\u00eb hedh n\u00eb let\u00ebr vlera p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Tregimet e tij kan\u00eb nj\u00eb frym\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb me nj\u00eb tematik\u00eb t\u00eb larmishme. N\u00eb tregimin e tret\u00eb \u201cFisniku dhe horri\u201d, autori na p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh me vlera hyjnore t\u00eb njer\u00ebzve intelektual e fisnik, t\u00eb cil\u00ebt vuanin d\u00ebnimin n\u00eb kampet fam\u00ebkeqe\u00a0 t\u00eb pun\u00ebs dhe torturohen nga njer\u00ebzit keqdash\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ju sjell nj\u00eb fragment nga ky tregim, q\u00eb m\u00eb mbeti n\u00eb mendje<em>. <\/em><\/p>\n<p><em>Doktori vazhdoi:<\/em> <em>-Si mjek dhe si prind, t\u00eb them se ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mir\u00ebsi t\u00eb madhe. Ai djal\u00eb jet\u00ebn e ka nga ty. Shp\u00ebtove nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, edhe se i jati tij me shok\u00eb, ne na ndan\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli dhe, na b\u00ebn\u00eb q\u00eb dashurin\u00eb prind\u00ebrore ta tregojm\u00eb te ky qeni. &#8211; Un\u00eb b\u00ebra at\u00eb q\u00eb do b\u00ebnte secili nga ne doktor.<\/em><\/p>\n<p>Satira fishk\u00eblluese, q\u00eb p\u00ebrdor autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, e b\u00ebn \u00e7do lexues q\u00eb mund t\u00eb lexoj k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr me vler\u00eb t\u00eb Shpendit. Ajo q\u00eb e dallon krijimtarin\u00eb e Shpend Topollaj, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb veprat e tij, ai mbjell dashurin\u00eb njer\u00ebzore. Mesazhet q\u00eb i p\u00ebrcjell lexuesit n\u00eb veprat e tij, jan\u00eb toleranca, mir\u00ebkuptimi dhe falja, virtyte njer\u00ebzore, q\u00eb shpalosin progres. Tregimet e tij jan\u00eb refleksione t\u00eb brendshme t\u00eb shpirtit t\u00eb tij p\u00ebr natyr\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb. Figuracioni i pasur artistik, magjia e fjal\u00ebs, emocionet dhe mesazhet q\u00eb ai p\u00ebrcjell jan\u00eb me dimesione universale.<\/p>\n<p>Duke kaluar nga nj\u00ebri tregim n\u00eb tjetrin, muza e shkrimtarit Shpend Topollaj, t\u00eb bind p\u00ebr sinqeritetin q\u00eb tregon kaq bukur ngjarjet, sa arrin t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb kujtes\u00eb. N\u00eb tregimet; Gabimi poetit, Radio galana, \u00c7\u00ebshtje karakteri, P\u00ebll\u00ebmba, Miku i daj\u00ebs, Porosia e Geg\u00eb Tosk\u00ebs, P\u00ebr nder dhe Gjergji del nga burgu, autori Shpend Topollaj, skalit me pen\u00ebn e tij, tipe dhe karaktere, q\u00eb ruhen t\u00eb gjalla n\u00eb kujtes\u00ebn e lexuesit. \u00c7do tregim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar me vler\u00eb, q\u00eb i vlen shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe sidomos t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr jet\u00ebn dhe t\u00eb njohin normat dhe zakonet q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb zhvillim dhe jo n\u00eb regres.<\/p>\n<p>DYFJAL\u00cb P\u00cbR ROMANIN \u201cMALLKIMI\u201d.<\/p>\n<p>Jo p\u00ebr ego, por romanin e lexova dhe rilexova disa her\u00eb gjat\u00eb pushimeve, n\u00eb dit\u00ebt e nxehta t\u00eb gushtit n\u00eb plazhin e Golemit. Ajo q\u00eb mua m\u00eb t\u00ebrhoqi si krijues, \u00ebsht\u00eb se Shpendi me pjekurin\u00eb e tij artistiko-letrare, arrin ta shtjelloj\u00eb kaq bukur tematik\u00ebn e zakoneve, q\u00eb trash\u00ebgoi populli yn\u00eb q\u00eb nga mesjeta, at\u00eb t\u00eb fejes\u00ebs q\u00eb n\u00eb djep t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve mbi baz\u00ebn e njohjes fisnore, zakon q\u00eb n\u00eb disa zona ruhet dhe sot e k\u00ebsaj dite. Duke kaluar nga nj\u00ebra faqe n\u00eb tjetr\u00ebn, subjekti i romanit i trajtuar mjaft bukur nga ana artistike dhe rr\u00ebfimi i ngroht\u00eb nuk t\u00eb lodh, por p\u00ebrkundrazi t\u00eb shtyn q\u00eb mos ta l\u00ebshosh nga dora derisa t\u00eb mbarosh edhe faqen e fundit. Thjesht\u00ebsia e shprehjes s\u00eb mendimit dhe t\u00eb shkruarit bukur me nj\u00eb dialog t\u00ebrheq\u00ebs dhe nj\u00eb mbyllje perfekte edhe pse e hidhur p\u00ebr djalin dhe vajz\u00ebn q\u00eb humbi jet\u00ebn, tregon se autori e njeh mir\u00eb realitetin e zon\u00ebs nga ka marr\u00eb dhe tematik\u00ebn e shkrimit t\u00eb k\u00ebtij romani me supervler\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb librin me titull \u201cAdulteri\u201d, ose tradh\u00ebtia bashk\u00ebshortore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e dit\u00ebs, q\u00eb shoq\u00ebria ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb dhe t\u00eb mos abuzoj\u00eb me ndjenj\u00ebn e besnik\u00ebris\u00eb bashk\u00ebshortore. Ai q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dashuron, arrin ti gjej rrug\u00ebt dhe t\u00eb finalizoj dashurin\u00eb. Dashuria \u00ebsht\u00eb virtyt p\u00ebr njeriun. Ajo \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb, por mos harrojm\u00eb se dashuria k\u00ebrkon sakrifica dhe formim njer\u00ebzor. Shpendi \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i dialogut dhe i shprehjes bukur t\u00eb mendimit.<\/p>\n<p>N\u00eb tegimin Keqkuptimi, m\u00eb solli n\u00eb memorje nj\u00eb ngjarje t\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb shtetin fqinj, gjat\u00eb viteve t\u00eb emigracionit n\u00eb Greqi, t\u00eb cilin e kam p\u00ebrshkruar n\u00eb librin tim \u201cNe ishim pes\u00eb shok\u00eb\u201d\u2026Rr\u00ebfimi i Shpendit \u00ebsht\u00eb aq i bukur saq\u00eb t\u00eb bind sikur edhe ti je bashk\u00ebudh\u00ebtar n\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>N\u00eb tregimin, Ndershm\u00ebria e Haf\u00ebz Sabri Ko\u00e7i, autori me pen\u00ebn e tij t\u00eb mpreht\u00eb, kritikon vesin e spiunll\u00ebkut, nj\u00eb ves q\u00eb nuk i shkon p\u00ebr shtat njeriut, por shoq\u00ebria ka edhe t\u00eb till njer\u00ebz. T\u00eb gjitha tregimet e k\u00ebtij libri si; Fotografi, \u00c7ifuti, Medalja, I pa k\u00ebnaquri, Nj\u00eb zgjidhje interesante, A qan burri?, I vetmuari, Falsifikatori, Ekonomi tregu, Romi, duke kaluar nga nj\u00ebri tregim n\u00eb tjetrin bindesh se autori Shpend Hul\u00ebsi Topollaj zot\u00ebron nj\u00eb pjekuri artistike p\u00ebr tu admiruar.<\/p>\n<p>\u00c7do tregim p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh kuptimplot, sepse Shpendi me pen\u00ebn e tij brilante, arrin t\u00eb fishkulloj\u00eb veset dhe t\u00eb kultivoj\u00eb virtytet, jo vet\u00ebm te brezi i ri, por p\u00ebr mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Pothuajse t\u00eb gjitha tregimet q\u00eb trajtohen n\u00eb veprat q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb, ai p\u00ebrpiqet ti b\u00ebj\u00eb pron\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Shkrimtari Topollaj na sjell n\u00eb kujtes\u00eb koh\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb, gjat\u00eb sistemit t\u00eb quajtur socialist\u2026<\/p>\n<p>DISA MENDIME RRETH LIBRIT ME TREGIME \u201cMOBILJET E VJETRA\u201d<\/p>\n<p>E lexova dhe rilexova disa her\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me vler\u00eb t\u00eb rrall\u00eb. P\u00ebr mendimin tim, nga k\u00ebto kat\u00ebr libra t\u00eb Shpendit q\u00eb disponoj, \u00ebsht\u00eb libri m\u00eb i mir\u00eb dhe\u00a0 m\u00eb i arriri si nga ana artistike dhe konfiguracioni letrar. Libri hapet me tregimin; \u201cE gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr\u201d. Sa bukur e nis krijimtarin\u00eb e tij autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr q\u00eb p\u00ebr mendimin tim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ke se \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh nga t\u00eb gjitha tregimet pap\u00ebrjashtim, t\u00eb mbeten n\u00eb mendje. Autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregim, q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb bukurit, n\u00ebp\u00ebrmjet metafor\u00ebs arrin dhe thumbon nxitimin e t\u00eb rinjve dhe nxjerr n\u00eb pah men\u00e7urin\u00eb popullore. Edhe ferrat kan\u00eb vesh\u2026 spiun\u00ebt gjendeshin kudo, bile kishin arritur t\u00eb spiunonin dhe farefisin. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb them di\u00e7ka p\u00ebr \u00e7do tregim, por t\u00eb p\u00ebrcjell mesazhin e nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb njohur me krijimtarin\u00eb e k\u00ebtij shkrimtari, si nga lexuesit shkollor ashtu dhe nga prind\u00ebrit e tyre. Autori n\u00ebp\u00ebrmjet fabul\u00ebs q\u00eb trajton n\u00eb tregimet e tij, p\u00ebrpiqet t\u00eb na tregoi dhe t\u00eb na udh\u00ebzoi drejt\u00eb drit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga err\u00ebsira. N\u00eb tregimin; \u201cHajde mere vesh\u201d Shpendi n\u00ebp\u00ebrmjet sarkazm\u00ebs q\u00eb ai p\u00ebrdor, v\u00eb n\u00eb loj\u00eb njer\u00ebzit e paformuar dhe portretizon shum\u00eb bukur tipin e njeriut t\u00eb s\u00ebmur dhe na p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin realist se njer\u00ebzit duhet t\u00eb jen\u00eb miq\u00ebsor, ta duan nj\u00ebri-tjetrin dhe ta ndihmojn\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Sipas kushteve, koh\u00ebrave dhe rrethanave njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, sikurse ndodh me personazhin e Resmijes, vajz\u00eb e \u201cp\u00ebrdal\u201d me djalin e gjeneralit armik\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb tregimin e radh\u00ebs; \u201cKur s\u2019do, s\u2019do\u201d. Si dhe her\u00eb t\u00eb tjera, autori nuk lodhet s\u00eb p\u00ebrshkruari gjith\u00e7ka me detaje, si nj\u00eb arkitekt, q\u00eb b\u00ebn\u00eb arredimin e nj\u00eb pallati dhe kujdeset p\u00ebr \u00e7do detaj, deri n\u00eb imt\u00ebsi ndaj mobilimit me sens pozitiv. Gjat\u00eb leximit t\u00eb veprave t\u00eb Shpendit, ndihet qartas vij\u00ebzimet, ngjyrat, nuancat e tyre, p\u00ebrshkruhen dhe vizatohen me drit\u00ebhije dhe realiz\u00ebm tipa dhe karaktere, teksa p\u00ebrballesh edhe me njer\u00ebz t\u00eb ditur, q\u00eb shfaqin mendime t\u00eb m\u00ebdha popullore n\u00eb form\u00eb sentencash. Duke u nisur q\u00eb nga tituli i librit me tregimin; \u201cMobiljet e vjetra\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet sarkazm\u00ebs Shpendi godet veset e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb serin e tregimeve; \u201cBum-bum kaput! \u201cKur detyrohesh t\u00eb g\u00ebnjesh\u201d, \u201cA kishte t\u00eb drejt\u00eb ai djali?, \u201cNj\u00eb k\u00ebshill\u00eb e men\u00e7ur\u201d, \u201cGuxim femre\u201d, \u201cDashuri me t\u00eb panjohur\u201d, \u201cDy varre pran\u00eb e pran\u00eb\u201d , \u201cVajza q\u00eb ngjalli pietat\u00ebn\u201d. N\u00eb t\u00eb gjitha tregimet q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb, dua t\u00eb theksoj se duke kaluar nga nj\u00ebri tregim n\u00eb tjetrin, krijon bindjen se autori Shpend Topollaj, zot\u00ebron nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb mirfillt\u00eb letrare artistike dhe tregimet e tij jan\u00eb mesazhe t\u00eb gatuara me maja. Libri \u201cMobiljet e vjetra\u201d, dallohet p\u00ebr thjesht\u00ebsin\u00eb dhe stilin e t\u00eb shkruarit, me temat interesante, origjinale dhe rr\u00ebfimin e ngroht\u00eb, b\u00ebhet i k\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00ebrheq\u00ebs nga nj\u00ebra faqe n\u00eb tjetr\u00ebn, teksa lexuesi gjat\u00eb leximit merr emocione dhe mesazhe me vler\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi mendoj se, shkrimtari, poeti, romancieri dhe eseisti durrsak, Shpend Hul\u00ebsi Topollaj, duke q\u00ebn\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgues i holl\u00eb dhe me nj\u00eb kujtes\u00eb perfekte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, p\u00ebrsa p\u00ebrshkrova m\u00eb lart\u00eb, krijon skica, tregime, poezi etj, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb subjekte t\u00eb thjeshta, por q\u00eb bartin mesazhe me vler\u00eb dhe sh\u00ebrbejn\u00eb si m\u00ebsim p\u00ebr p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr brezin e ri.<\/p>\n<p>I uroj Shendit jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe krijimtari t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 01.11.2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PUSHIMET KALOHEN BUKUR N\u00cb PLAZHIN E GOLEMIT N\u00cb \u201cSHOQ\u00cbRIN\u00cb\u201d E VEPRAVE LETRARE T\u00cb SHKRIMTARIT DURRSAK, SHPEND HUL\u00cbSI TOPOLLAJ Bashkim Saliasi K\u00ebt\u00eb vit, plazhin vendos\u00ebm s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten, ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit gusht, n\u00eb plazhin e Golemit. Plazhi n\u00eb bregun e detit Adriatik, na relakson dhe na gjall\u00ebron, sepse jemi p\u00ebrshtatur kushteve ideale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2214","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2214","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2214"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2214\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}