{"id":2246,"date":"2024-11-12T00:45:16","date_gmt":"2024-11-12T00:45:16","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2246"},"modified":"2024-12-04T21:13:05","modified_gmt":"2024-12-04T20:13:05","slug":"viron-kona-emine-s-hoti-dhe-libri-i-saj-mos-hidhni-gure-mbi-femrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/11\/12\/viron-kona-emine-s-hoti-dhe-libri-i-saj-mos-hidhni-gure-mbi-femrat\/","title":{"rendered":"Viron KONA: Emine S. HOTI dhe libri i saj \u201cMos hidhni \u201cgur\u00eb\u201d mbi femrat!\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Viron KONA<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><strong>Emine S. HOTI <\/strong><strong>dhe libri i saj \u201cMos hidhni \u201cgur\u00eb\u201d mbi femrat!\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Emine S. Hoti, shqiptare nga Drenica, me banim q\u00eb nga viti 1989 n\u00eb Norvegji, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Krahas librave n\u00eb proz\u00eb, ajo ka botuar edhe shum\u00eb v\u00ebllime poetike, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb shkruar dhjet\u00ebra artikuj letrar\u00eb e studimor\u00eb. Jan\u00eb vler\u00ebsuar nga kritika ve\u00e7an\u00ebrisht v\u00ebllimet poetike: \u201cHija e heshtjes\u201d, \u201cPoezit\u00eb e n\u00ebn\u00ebs\u201d, \u201cLulet e vendit tim\u201d, \u201dPyesni zemr\u00ebn!\u201d \u201cFeniks\u201d, \u201cSimfonit\u00eb e jet\u00ebs\u201d, \u201cT\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb engj\u00ebj\u201d, \u201dT\u00eb parin kemi atdheun\u201d, \u201cEc\u00eb dhe mos ndalo!\u201d Koh\u00ebt e fundit Emine S. Hoti del p\u00ebrpara lexuesit me v\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb ri poetik \u201cMos hidhni \u201cgur\u00eb\u201d mbi femrat!\u201d, i cili pasuron m\u00eb tej krijimtarin\u00eb e saj poetike.<\/p>\n<p><em>Tema aktuale dhe t\u00ebrheq\u00ebse <\/em><\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb disa pjes\u00eb dhe p\u00ebrcjell te lexuesi llojshm\u00ebri temash aktuale dhe t\u00ebrheq\u00ebse. Jan\u00eb tema\u00a0 q\u00eb kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr atdhedashurin\u00eb, nj\u00eb motiv ky i l\u00ebvruar disa her\u00eb nga poetesha Hoti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vijn\u00eb radh\u00eb tema q\u00eb trajtojn\u00eb artistikisht emancipimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb femr\u00ebs shqiptare, mbrojtjen e dinjitetit dhe t\u00eb personalitetit t\u00eb saj; tema q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me natyr\u00ebn dhe mir\u00ebrritjen e f\u00ebmij\u00ebve; tema q\u00eb rrokin marr\u00ebdh\u00ebniet mes prind\u00ebrve dhe f\u00ebmij\u00ebve; tema q\u00eb kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr humanizmin apo q\u00eb portretizojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, d\u00ebshmor\u00eb, heronj dhe personalitete t\u00eb fushave t\u00eb artit, kultur\u00ebs, arsimit, humanizmit&#8230; N\u00eb shum\u00eb nga poezit\u00eb e k\u00ebtij v\u00ebllimi mbizot\u00ebron tema\u00a0 e liris\u00eb, e pavar\u00ebsis\u00eb dhe e mbrojtjes s\u00eb atdheut, ve\u00e7an\u00ebrisht Dardanis\u00eb son\u00eb heroike. Emine S. Hoti shkruan kurdoher\u00eb thjesht, me sinqeritet e pasion, duke shprehur ndjenja, ide, mendime q\u00eb i burojn\u00eb nga shpirti dhe nga zemra e saj e madhe e humane. N\u00ebp\u00ebrmjet poezive, Emineja shpreh ndjenjat e saj t\u00eb zjarrta q\u00eb vlojn\u00eb n\u00eb shpirtin e saj si nj\u00eb m\u00ebrgimtare zem\u00ebr cop\u00ebtuar, q\u00eb u detyrua t\u00eb l\u00ebr\u00eb atdheun n\u00eb vitin 1989 p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrndjekjeve serbe. Ajo vuan shpirt\u00ebrisht nga malli p\u00ebr atdheun, p\u00ebr vendlindjen e saj, Drenic\u00ebn heroike, t\u00eb cil\u00ebn poetesha e ka larg fizikisht, por t\u00eb nj\u00ebsuar me shpirtin dhe\u00a0 me zemr\u00ebn, me gjakun, \u00ebndrrat, shpresat dhe besimin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritur.<\/p>\n<p>Thuajse t\u00eb gjitha poezit\u00eb e pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebllimi p\u00ebrcjellin te lexuesi emocione dhe ndjenja t\u00eb zjarrta atdhedashurie, ku atdheu, flamuri dhe shqipja jan\u00eb t\u00eb pandar\u00eb, si\u00e7 ndodh edhe te\u00a0 poezia\u00a0 <em>\u201cShqipja n\u00eb flamur pareshtur na th\u00ebrret!\u201d. Poetesha shkruan: \u201cN\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs s`kam gjum\u00eb,\/p\u00ebr atdheun tim Arb\u00ebrin\u00eb rri e mendoj,\/\u00a0s`gjej dot qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore asnj\u00eb \u00e7ast,\/derisa Arb\u00ebria trojet e saj t\u00eb bashkoj\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>I mir\u00ebnjohuri Fatmir Terziu (Mjesht\u00ebr i Madh), duke studiuar poezit\u00eb e Emine S. Hotit midis\u00a0 t\u00eb tjerash, ka shkruar: \u201cEmineja me poezin\u00eb e saj, me p\u00ebrkushtimin e saj dhe me artin e kultur\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb jep nj\u00eb bot\u00eb paralele, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb simpatike dhe josh\u00ebse se bota reale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb&#8230;\u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00a0kontekst lexuesit i t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen poezi t\u00eb tilla si <em>\u201cAsgj\u00eb s` m\u00eb hyn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy\u201d, \u201cSi Evropa edhe ne!\u201d, \u201cAtje ndihem shqiptare\u201d, \u201cToka jon\u00eb arb\u00ebrore s`ka heshtur\u201d, \u201cNuk i harroj dot\u201d, \u201c<\/em><em>S`kemi qet\u00ebsi!\u201d,<\/em><em> \u201c<\/em><em>Ura\u201d,<\/em><em> \u201cDiellin e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb ret\u00eb e zeza\u201d, \u201c<\/em><em>Martir\u00ebt, bijt\u00eb e mi!\u201d,<\/em><em> \u201c<\/em><em>Kombi yn\u00eb i shtrenjt\u00eb\u201d <\/em>etj. N\u00eb poezin\u00eb e titulluar <em>\u201cPopull shqiponjash\u201d,<\/em> poetesha shkruan me patos atdhetar: <em>\u201cJemi popull shqiponjash,\/nj\u00eb \u201cfis\u201d kemi qen\u00eb qyshkur,\/shqiponjat fluturojn\u00eb n\u00eb male,\/zemrat tona n\u00eb flamur\u201d, <\/em>kurse n\u00eb vijim:<em> \u201cMalet jan\u00eb jeta dhe foleja e tyre,\/atje lindin e vigjilojn\u00eb si trim\u00ebresha,\/i p\u00ebrshkojn\u00eb pareshtur majat e maleve,\/nga Tomori, Korabi, Sharri dhe Jezerca&#8230;\u201d <\/em>Emine S. Hoti unifikon artistikisht shqiponjat me atdheun ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, duke identifikuar e shkrir\u00eb n\u00eb artin e saj vlerat morale atdhetare me vlerat fizike t\u00eb atdheut, e m\u00eb\u00a0 s\u00eb shumti me ndjenjat q\u00eb vlojn\u00eb te zemra e shqiptarit, i cili p\u00ebr at\u00eb atdhe e flamur ka sakrifikuar n\u00eb shekuj dhe vijon edhe sot t\u00eb sakrifikoj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popull q\u00eb e do lirin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr dhe se tek kjo liri, ky popull shikon jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen, liria projekton udh\u00ebn e vlerave t\u00eb tija m\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb humane. Kurse n\u00eb poezin\u00eb <em>\u201cAsgj\u00eb s` m\u00eb hyn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy\u201d<\/em>, me dalt\u00ebn e nj\u00eb poeteshe t\u00eb sprovuar,\u00a0 Emineja p\u00ebrfytyron e krahason nga nj\u00ebra an\u00eb vlerat e m\u00ebdha shpirt\u00ebrore karakteristike p\u00ebr popullin e shum\u00ebvuajtur shqiptar dhe, nga ana tjet\u00ebr zhvillimet q\u00eb ajo ka par\u00eb n\u00eb vendet ku ka shkuar. Emineja ka kultur\u00eb dhe qytetarin\u00eb\u00a0 e nevojshme q\u00eb\u00a0 t`i vler\u00ebsoj arritjet e popujve t\u00eb bot\u00ebs, ajo respekton vlerat e tyre intelektuale e shkencore, teknikat dhe dijet e tyre, por, gjithsesi ajo e ka b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb zgjedhjen e saj, q\u00eb at\u00ebher\u00eb kur hapi syt\u00eb dhe shqiptoi fjal\u00ebt e para n\u00ebn\u00eb, baba, atdhe, flamur&#8230;Ja \u00e7 far\u00eb shkruan ajo: <em>\u201cKam mbresa p\u00ebr vendet q\u00eb kam par\u00eb,\/p\u00ebr zhvillimet e historin\u00eb e njer\u00ebzimit,\/s`kam ndjer\u00eb askund qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore,\/si n\u00eb Dardanin\u00eb time e t\u00eb Is` Buletinit\u201d, <\/em>kurse n\u00eb strof\u00ebn e fundit t\u00eb poezis\u00eb ajo shkruan: <em>\u201cE di q\u00eb bota \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zhvilluar,\/kudo e kam par\u00eb me sy k\u00ebt\u00eb zhvillim,\/por s` m\u00eb ka hyr\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy,\/se sa vendlindja ime, e atdheu im!\u201d<\/em>\u00a0 Ka nj\u00eb theks dhe stili interesant e t\u00ebrheq\u00ebs q\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb mendje poezia\u00a0 <em>\u201dShkruaj dhe meditoj\u201d.<\/em> N\u00eb strof\u00ebn e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb, Hoti, duke shkruar p\u00ebr ndjenjat poetike q\u00eb i burojn\u00eb nga zemra shkruan: <em>\u201cAto burojn\u00eb nga shpirti\/vijn\u00eb pa kuptuar tek ti,\/vijoj e vijoj t\u00eb shkruaj,\/ato s`ndalin, kush e di?\/Dhe kur s`dua t\u00eb shkruaj,\/ zemra m\u00eb thot\u00eb, vazhdo!\/\u00a0Do q\u00eb t\u00eb hedh n\u00eb let\u00ebr,\/ato q\u00eb ajo do!\u201d <\/em>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj poezie poetesha sikur do q\u00eb t\u00eb na thot\u00eb se, jan\u00eb poezi t\u00eb v\u00ebrteta vet\u00ebm ato q\u00eb kan\u00eb burim zemr\u00ebn, sepse\u00a0 poezit\u00eb e zemr\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ndjeshme dhe t\u00eb besueshme, ato shprehin t\u00eb v\u00ebrtetat humane, q\u00eb nisin nga zemra e njeriut dhe duke u shkrir\u00eb artistikisht, p\u00ebrhapen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qenien e tij. N\u00eb\u00a0 vazhdim, duke shprehur\u00a0 pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe urrejtjen ndaj armiqve grabitqar\u00eb, q\u00eb e cop\u00ebtuan kombin ton\u00eb, poetja shkruan<em>: \u201cNa ndan\u00eb dikur, si\u00e7 ata vet\u00eb desh\u00ebn,\/me thika t\u00eb mprehta kasap\u00ebsh na ndan\u00eb,\/fqinj\u00ebt grabitqar\u00eb lehnin dh\u00ebmb\u00eb jasht\u00eb,\/donin cop\u00ebn e \u201ctyre\u201d kush e kush m\u00eb par\u00eb\u201d.<\/em> Dhe si\u00e7 ka ndodhur historikisht, t\u00eb huajt pushtues q\u00eb t\u00eb na sundonin m\u00eb leht\u00eb, kan\u00eb ndar\u00eb jo vet\u00ebm \u201ccopat\u201d e m\u00ebm\u00ebdheut ton\u00eb, por e deri edhe familjet i kan\u00eb ndar\u00eb, kan\u00eb ndar\u00eb n\u00ebnat nga f\u00ebmij\u00ebt, motrat nga v\u00ebllez\u00ebrit, v\u00ebllez\u00ebrit nga nj\u00ebri-tjetri. Por populli shqiptar as gjunj\u00ebzohet dhe as p\u00ebrulet p\u00ebrpara t\u00eb huajve q\u00eb kan\u00eb q\u00ebllime dashakeqe,\u00a0 ai nuk e ka duruar rob\u00ebrin\u00eb,\u00a0 ndaj n\u00eb strof\u00ebn e\u00a0 fundit t\u00eb k\u00ebsaj poezie, poetesha shkruan: <em>\u201cThirrje \u00e7lirimtare jehojn\u00eb sot n\u00ebp\u00ebr atdhe,\/Arb\u00ebrin\u00eb vet zoti yn\u00eb na e ka l\u00ebn\u00eb amanet,\/ jemi bij edhe gjak i tok\u00ebs son\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb,\/shqipja n\u00eb flamur pareshtur na th\u00ebrret!\u201d <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0 \u00a0 Shpirti i bukur i poetesh\u00ebs <\/em><em>nj\u00ebsohet artistikisht me bukurit\u00eb e natyr\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb libri Emineja na befason me dashurin\u00eb e saj p\u00ebr bim\u00ebt dhe lulet, p\u00ebr kopshtin\u00a0 e\u00a0 saj t\u00eb begat\u00eb, q\u00eb me dor\u00ebn dhe mendjen e saj si nj\u00eb grua e emancipuar, i ka mbjell\u00eb me shum\u00eb dashuri e kujdes me duart e saj, sepse ato jan\u00eb lule q\u00eb mbillen dhe mbijn\u00eb edhe n\u00eb Drenic\u00eb. Autorja ka marr\u00eb farat e tyre n\u00eb vendlindje dhe i ka sjell\u00eb p\u00ebr t`i mbjell\u00eb aty n\u00eb qytez\u00ebn Ski t\u00eb Norvegjis\u00eb, ku ndon\u00ebse koha \u00ebsht\u00eb e ftoht\u00eb akull dhe bie shum\u00eb d\u00ebbor\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri disa nga lulet dhe bim\u00ebt e Drenic\u00ebs, n\u00ebn kujdesin e Emines\u00eb rriten dhe lul\u00ebzojn\u00eb, duke p\u00ebrhapur n\u00ebp\u00ebr aj\u00ebr aromat e tyre t\u00ebrheq\u00ebse e, si\u00e7 i quan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb poetike autorja, <em>lule me arom\u00eb Drenice<\/em>. Nisur nga dashuria p\u00ebr\u00a0 lulet dhe, si p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar sesa e shtrenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria, poetesha Hoti shkruan poezi t\u00eb tilla, si <em>\u201cDashurin\u00eb<\/em><em> dhe lulet mos i d\u00ebmtoni?\u201d,<\/em> <em>\u201cLulja arb\u00ebrore\u201d, \u201cKopshti i sht\u00ebpis\u00eb sime\u201d, \u201cPeizazh\u201d,<\/em> <em>\u201c<\/em><em>Meditoj\u201d,<\/em><em> \u201c<\/em><em>Merr shembull prej tyre dhe ti, o njeri!\u201d<\/em> Jan\u00eb poezi q\u00eb dallohen p\u00ebr ndjenja t\u00eb holla lirike, ku natyra ka vendin e\u00a0 saj me begatin\u00eb, me klim\u00ebn, me rrezet e diellit, me ajrin e past\u00ebr e t\u00eb fresk\u00ebt, me aromat e luleve&#8230; Poetesha Hoti shkruan<em>:\u201d<\/em><em> Lulet jan\u00eb pjes\u00eb reale e jet\u00ebs son\u00eb,\/ kan\u00eb ngjyrat e bukura t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb,\/p\u00ebrhapin n\u00eb aj\u00ebr aromat m\u00eb t\u2019 mira,\/t\u00eb jet\u00ebs, t \u2018liris\u00eb, paqes e dashuris\u00eb.\/Lulet i kultivoj k\u00ebtu\u00a0 dhe ku mundem,\/nxjerr nj\u00eb gur nga gropa e lule mbjell,\/m\u00eb qet\u00ebsohet shpirti kur ajo z\u00eb e \u00e7el,\/ngjyr\u00ebn dhe bukurin\u00eb tek un\u00eb p\u00ebrcjell.\/ I dua t\u00eb gjitha llojet e luleve pa dallim,\/lulet q\u00eb rriten kudo n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit,\/ato jan\u00eb simbol i paqes, dashuria, jeta,\/ lutem, dashurin\u00eb e lulet mos i d\u00ebmtoni?\u201d <\/em>Dhe, m\u00eb tej, te poezia e titulluar: \u201cKopshti i sht\u00ebpis\u00eb sime\u201d, duke krijuar p\u00ebrfytyrime q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vendlindjen e saj, n\u00eb Drenic\u00eb, ajo shkruan: <em>\u201dKopshtin e sht\u00ebpis\u00eb e stolis,\/mbjell atje pem\u00eb dhe lule,\/ndihej aromat, shoh ngjyrat,\/kujtoj Drenic\u00ebn time\u201d. <\/em>Dhe k\u00ebt\u00eb poezi e ajo e mbyll me strof\u00ebn:<em> \u201cKopshti ngjason me Drenic\u00ebn,\/Drenic\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e rinis\u00eb,\/Drenic\u00ebn e bijve edhe bijave,\/Drenic\u00ebn time t\u00eb Dardanis\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0 \u00a0Poetesha Hoti ngre z\u00ebrin e saj poetik <\/em><em>\u00a0kund\u00ebr shtypjes dhe n\u00ebnshtrimit t\u00eb femr\u00ebs shqiptare<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>Pjesa e tret\u00eb e librit <em>\u201cMos hidhni \u201cgur\u00eb\u201d mbi femrat!\u201d <\/em>\u00ebsht\u00eb edhe boshti kryesor poetik i k\u00ebtij\u00a0 libri t\u00eb ri t\u00eb poetesh\u00ebs Hoti. Poezit\u00eb kan\u00eb fuqin\u00eb e er\u00ebrave t\u00eb fuqishme pranverore, por ato edhe e ngren\u00eb moralin\u00a0 e lart\u00eb t\u00eb femr\u00ebs shqiptare, sikurse duket se i japin zjarr t\u00eb ri protestave t\u00eb femrave p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e tyre t\u00eb shkelura e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbura nga disa\u00a0 burra fanatik\u00eb, me koncepte feudale e\u00a0 mesjetare, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta mbajn\u00eb femr\u00ebn gjithnj\u00eb t\u00eb shtypur e t\u00eb n\u00ebnshtruar. Poezit\u00eb rrjedhin varg nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, nj\u00ebra m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse se tjetra dhe na v\u00ebn\u00eb ne si lexues n\u00eb mendime t\u00eb thella, p\u00ebrcjellin tek ne mesazhe plot vlera humane, por edhe na \u00e7elin horizonte, duke na kujtuar se t\u00eb mbrosh lirin\u00eb e femr\u00ebs shqiptare, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb mbrosh lirin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs t\u00ebnde, t\u00eb bashk\u00ebshortes t\u00ebnde, t\u00eb vajz\u00ebs\u00a0 dhe t\u00eb mbes\u00ebs t\u00ebnde.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>Teksa zgjedh si ilustrim nj\u00eb fotografi nga protestat e grave n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e femrave, poetesha Hoti mes t\u00eb tjerash shkruan: <em>\u201c<\/em><em>Mos hidhni \u201cgurin\u201d mbi femrat,\/mbani fort mendjen dhe dor\u00ebn,\/mos goditni vajzat dhe motrat,\/ grat\u00eb e n\u00ebnat q\u00eb ju b\u00ebn kok\u00ebn!\u201d<\/em> \u00a0Dhe vijon:<em> \u201cJan\u00eb ato luft\u00ebtare t\u00eb liris\u00eb,\/besnike q\u00eb ju mbrojn\u00eb me jet\u00eb,\/jan\u00eb ato q\u00eb p\u00ebr hir t \u2018dashuris\u00eb,\/n\u00eb rrezik flijohen t\u00eb parat vet\u00eb\u201d. <\/em>N\u00eb p\u00ebrfundim, autorja d\u00ebshiron q\u00eb t`i kujtoj\u00eb cilitdo q\u00eb lexon poezin\u00eb e saj, se jan\u00eb femrat ato q\u00eb sigurojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, se vlerat e tyre p\u00ebrcillen n\u00eb shekuj, se jan\u00eb ato q\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn njer\u00ebzore gjall\u00ebrojn\u00eb. Vargjet e fundit t\u00eb k\u00ebsaj poezie jehojn\u00eb si nj\u00eb kamban\u00eb e fuqishme, q\u00eb zbon err\u00ebsir\u00ebn dhe prapambetjen mendore t\u00eb burrave fanatik\u00eb, por dhe lart\u00ebsojn\u00eb figur\u00ebn e femrave<em>: \u201cMos hidhni ju gur\u00eb mbi femrat,\/q\u00eb vazhdimin e jet\u00ebs sigurojn\u00eb,\/vlerat e tyre p\u00ebrcillen n\u2019 shekuj,\/jan\u00eb ato q\u00eb bot\u00ebn gjall\u00ebrojn\u00eb!\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb drith\u00ebron poezia \u201cPse?\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb poetike e autores kund\u00ebr kriminel\u00ebve q\u00eb ngrit\u00ebn dor\u00ebn dhe i mor\u00ebn jet\u00ebn nj\u00eb gruaja shqiptare, nj\u00eb n\u00ebne dhe nj\u00eb vajze t\u00eb emancipuar e me dhunti t\u00eb rralla fem\u00ebrore e njer\u00ebzore. Ndaj nj\u00eb krimi t\u00eb atill\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm, zonja Hoti demaskon me forc\u00ebn\u00a0 e\u00a0 zjarrit t\u00eb saj t\u00eb brendsh\u00ebm, mentalitetin e atij burri thell\u00ebsisht t\u00eb prapambetur e kriminel, q\u00eb arrin deri atje, sa t\u00eb vras\u00eb edhe n\u00ebn\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tij, vret nj\u00eb bij\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb shenjt\u00eb, teksa mbi vras\u00ebsin doemos duhet t\u00eb bjer\u00eb nd\u00ebshkimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. Kush ngre dor\u00ebn mbi femr\u00ebn, ka ngritur dor\u00ebn mbi t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Poetesha Hoti, shkruan: \u201c<em>Pse ajo dor\u00eb kriminale,\/e vrau at\u00eb grua t\u00eb ngrat\u00eb,\/pse ajo vet\u00ebtim\u00eb djall\u00ebzore,\/goditi t\u00eb pafajshmen at\u00eb nat\u00eb?\/Pse ai bashk\u00ebshort mizor,\/vrau n\u00ebn\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve,\/pse s`u tha ajo dor\u00eb,\/dor\u00eb e pabesive?\u201d<\/em><\/p>\n<p>Kurse n\u00eb strof\u00ebn e fundit t\u00eb k\u00ebsaj poezie demaskuese zonja Hoti, duke iu drejtuar shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, shkruan: <em>\u201cPse, o njer\u00ebz b\u00ebni sehir,\/dhe lejoni k\u00ebto lig\u00ebsi,\/pse shpirti i disa burrave,\/\u00ebsht\u00eb brenda kaq i zi?\u201c <\/em>Teksa u drejtohet, po me at\u00eb emocion edhe vet femrave, q\u00eb ato t\u00eb mbrohen nga njer\u00ebzit e posht\u00ebr dhe lig\u00ebsit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ata<em>: \u201cNgrihuni, o gra, ngrihuni,\/ mos duroni k\u00ebto\u00a0 posht\u00ebrsi,\/mos u p\u00ebrulni para barbar\u00ebve,\/mbrohuni me fakte e dituri!\/Mos lejoni t`ju n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin,\/mos lejoni q\u00eb\u00a0 t`ju shkelin,\/zboni err\u00ebsir\u00ebn nga vetja,\/q\u00eb n\u00eb jet\u00eb ve\u00e7 diell t\u00eb keni!\u201d<\/em><\/p>\n<p>Vijojn\u00eb m\u00eb pas poezit\u00eb e librit: \u201cD\u00ebgjo zemr\u00ebn! \u201dYjet e sht\u00ebpis\u00eb\u201d, \u201cMos lakmo!\u201d, \u201cMbaj veten! \u201dPlag\u00eb e pash\u00ebruar\u201d, \u201dL\u00ebndim\u201d, \u201cSekretet e zemr\u00ebs\u201d, \u201cBrenda meje gjithmon\u00eb\u201d&#8230;Po ndalem te poezia \u201c<em>Po fole, fol sot, o burrnesh\u00eb!<\/em>\u201d, nj\u00eb poezi kjo e shoq\u00ebruar me nj\u00eb pankart\u00eb, ku shkruhet <em>\u201cSiguri p\u00ebr grat\u00eb!\u201d<\/em> dhe ku autorja nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash, shkruan: <em>\u201dPo fole, fol sot, o burrnesh\u00eb,\/thuaje at\u00eb q\u00eb ke n\u00eb mendje,\/koha ik\u00ebn e s`kthehet pas,\/ndaj tregoje veten t\u00ebnde!\/Q\u00ebndro ndaj mentaliteteve,\/q\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde shkat\u00ebrrojn\u00eb,\/lufto p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn me kuraj\u00eb,\/mos lejo t\u00eb t\u00eb posht\u00ebrojn\u00eb!\/Jet\u00ebn t\u00ebnde duhet ta mbrosh,\/arm\u00eb ke guximin p\u00ebr drejt\u00ebsi,\/jo t\u00eb p\u00ebrulesh kur t\u00eb godasin,\/por t\u00eb ngrihemi, un\u00eb dhe ti.\u201d.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrcjellin mesazhe t\u00eb tilla edhe poezit\u00eb: <em>\u201cJeta \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb\u201d,<\/em><em> \u201c<\/em><em>Mos i humb shpresat!\u201d,<\/em><em> \u201c<\/em><em>Von\u00eb\u201d,<\/em><em> \u201c<\/em><em>Jeta m\u00eb m\u00ebsoi\u201d,<\/em> <em>\u201cDashuria e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, \u201cJeta duhet p\u00ebrballuar\u201d, \u201cRinia dhe Dashuria\u201d.<\/em> Po aq interesante \u00ebsht\u00eb edhe poezia <em>\u201cT\u00eb mbrojm\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn!\u201d <\/em>ku autorja, pasi i drejtohet shoq\u00ebris\u00eb, shtetit, ligjeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, opinionit t\u00eb gjer\u00eb shoq\u00ebror etj. k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe interesat e grave t\u00eb ngrihen edhe vet\u00eb grat\u00eb, ato t\u00eb mos q\u00ebndrojn\u00eb indiferente ndaj fatit dhe fatkeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tjetr\u00ebs, por t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse dhe aktive p\u00ebr t`i sjell\u00eb vajzat dhe grat\u00eb n\u00eb kurse, n\u00eb shkolla, n\u00eb universitete, n\u00eb shoqatat humane, kudo ku mund t\u00eb b\u00ebhet i mundur d\u00ebgjimi i z\u00ebrit t\u00eb femrave, q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e tyre t\u00eb \u00e7muara. D\u00ebshiroj ta mbyll k\u00ebt\u00eb kapitull kushtuar mbrojtjes s\u00eb femrave, me disa vargje nga poezia <em>\u201cNdal, dhun\u00ebs barbare!\u201d,<\/em> poezi, e cila shoq\u00ebrohet me nj\u00eb fotografi ku tregohen Azemi dhe Shote Galica, e ku duket se ata duan t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje harmonin\u00eb dhe dashurin\u00eb mes tyre, nj\u00eb dashuri q\u00eb lindi dhe u zhvillua n\u00eb luft\u00eb e n\u00eb male, por edhe trash\u00ebgimin e pati n\u00eb male, pasi, pas r\u00ebnies n\u00eb betej\u00eb t\u00eb Azem Galic\u00ebs, drejtimin e \u00e7et\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr mbrojtjen e trojeve shqiptare nga fqinj\u00ebt grabitqar\u00eb, e mori bashk\u00ebshortja e tij, heroina e popullit, Shota Galica. Ja disa nga vargjet e k\u00ebsaj poezie: <em>\u201c<\/em><em>Historia na sjell shembuj t\u00eb panum\u00ebrt, \/p\u00ebr Dora d`Istr\u00ebn e Shot\u00ebn legjendare, \/tregon p\u00ebr Teut\u00ebn ilire e Sh\u00ebn Terez\u00ebn, \/ p\u00ebr Bubulin\u00ebn edhe Tring\u00ebn luft\u00ebtare. \/N\u00eb trojet shqiptare ato jan\u00eb me dhjet\u00ebra, \/jan\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb nderit, \/jan\u00eb t\u00eb men\u00e7ura, arsimdash\u00ebse, trim\u00ebresha, \/si Xheva, Miro, Ganimet e Nora e Kelmendit&#8230; <\/em>Pasi evokon vlerat e femrave shqiptare n\u00eb shekuj, pasi shprehet me fakte p\u00ebr aktet e tyre t\u00eb trim\u00ebris\u00eb, t\u00eb dashuris\u00eb dhe t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb, poetesha Hoti duke qen\u00eb rezidente prej afro 40 vitesh n\u00eb Norvegji, nd\u00ebr shtetet m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs e ku femrat g\u00ebzojn\u00eb liri e \u00a0t\u00eb drejta t\u00eb plota, zonja Hoti, shkruan<em>: \u201cFemrat jan\u00eb t\u00eb afta, po aq sa edhe burrat,\/kudo shquhen p\u00ebr shkatht\u00ebsi dhe men\u00e7uri,\/t`i duam, t`i respektojm\u00eb e t`i nderojm\u00eb,\/t`i mbrojm\u00eb kudo nga \u00e7do shpifje e mizori.<\/em>\u201d Dhe, n\u00eb fund poetesha u drejtohet njer\u00ebzve t\u00eb civilizuar e t\u00eb qytet\u00ebruar, shoq\u00ebris\u00eb\u00a0 moderne t\u00eb koh\u00ebs, me thirrjen poetike: <em>\u201c<\/em><em>T\u00eb urt\u00ebt, t\u00eb mir\u00ebt, duhet ta thon\u00eb fjal\u00ebn e tyre,\/t\u00eb ndalin n\u00eb viset tona posht\u00ebrimin e femrave,\/ t\u00eb ndalin dhun\u00ebn barbare,\u00a0 q\u00eb vijon t`u b\u00ebhet,\/disa n\u00ebnave, grave, vajzave apo mbesave!\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shenjt\u00ebria e dy prind\u00ebrve t\u00eb poetesh\u00ebs Hoti<\/em><\/p>\n<p>Po aq t\u00ebrheq\u00ebse jan\u00eb edhe poezit\u00eb e pjes\u00ebs s\u00eb librit, q\u00eb Emineja u kushton dy prind\u00ebrve t\u00eb saj, n\u00ebn\u00ebs dhe babait, dy prind\u00ebr model t\u00eb atdhetaris\u00eb, t\u00eb lidhur me vatanin dhe q\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn e kishin atje, te sht\u00ebpia n\u00eb Drenic\u00eb, te kopshti dhe te gj\u00ebja e gjall\u00eb, te njer\u00ebzit dhe historia luftarake\u00a0 e asaj\u00a0 treve aq atdhetare dhe me ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtare. K\u00ebtu do t\u00eb ve\u00e7oja sidomos poezit\u00eb \u201c<em>N\u00ebna ime ishte e bukur\u201d,<\/em> <em>\u201cMe lulet e bardha t\u00eb moll\u00ebs mbuluar\u201d, \u201dBabai im\u201d,<\/em><em> \u201cMendja m\u00eb shkon\u201d, \u201c<\/em><em>Aroma e luleve t\u00eb Drenic\u00ebs\u201d.<\/em> Te poezia <em>\u201cN\u00ebna ime ishte e bukur\u201d,<\/em> poetesha i thur himn dashuris\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn dhe shkruan vargjet q\u00eb na prekin thell\u00ebsisht, duke na kujtuar edhe ne si lexues, n\u00ebnat tona t\u00eb dashura, t\u00eb dhembshura, q\u00eb na kan\u00eb lindur, rritur,\u00a0 edukuar e q\u00eb kan\u00eb ndikuar t\u00eb b\u00ebhemi njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb vlefsh\u00ebm n\u00eb jet\u00eb. Po citoj strof\u00ebn e fundit t\u00eb poezis\u00eb: <em>\u201c<\/em><em>N\u00ebna ime ishte trime dhe guximtare,\/trime e guximtare, por edhe plot nur,<\/em><em>\/ <\/em><em>n\u00ebna ime ishte m\u00eb e bukura n\u00eb bot\u00eb,\/ ishte si \u00e7do n\u00ebn\u00eb q\u00eb s`harrohet kurr\u00eb!\u201d <\/em>Shum\u00eb prek\u00ebse dhe emocionuese ajo poezi ku autorja shkruan p\u00ebr ndarjen nga jeta t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb shtrenjt\u00eb, nj\u00eb ndarje krejt e papritur, q\u00eb la dhembje t\u00eb madhe n\u00eb zemr\u00ebn e poetesh\u00ebs Hoti. Kjo poezi \u00ebsht\u00eb e ndjer\u00eb e plot figuracion artistik: <em>\u201c<\/em><em>Shiheshim n\u00eb sy edhe buz\u00ebqeshnim,\/un\u00eb e n\u00ebna ime e mir\u00eb, plot dashuri,\/ca lule t\u00eb bardha molle binin mbi ne,\/molla lidhte qet\u00ebsisht frut\u00eb t\u00eb ri.\/&#8230;Gjithnj\u00eb e mbaj p\u00ebrpara syve n\u00ebn\u00ebn,\/ashtu t\u00eb qeshur edhe duke biseduar,\/e shenjta n\u00ebn\u00eb, tashm\u00eb e paharruar,\/me lulet e bardha t\u00eb moll\u00ebs mbuluar&#8230;\u201d<\/em><em>\u00a0 <\/em>Kurse baban\u00eb, zonja Hoti e p\u00ebrshkruan artistikisht dhe realisht nj\u00eb burr\u00eb Drenice me karakter t\u00eb fort\u00eb, atdhetar dhe t\u00eb vendosur: <em>\u201cS`e harroj kurr\u00eb baban\u00eb tim,\/baban\u00eb tim t\u00eb men\u00e7ur e krenar,\/fisnik\u00ebria ndriti gjith\u00eb jet\u00ebn e tij,\/mbi t\u00eb gjitha ishte m\u00ebm\u00ebdhetar.\/Babai m\u00eb edukoi si burrnesh\u00eb,\/t\u00eb mbroj flamurin, pavar\u00ebsin\u00eb,\/ t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohem rob\u00ebris\u00eb,\/m\u00eb la trash\u00ebgim jet\u00ebn e lirin\u00eb.\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Vazhdim\u00ebsia na mbush me krenari<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>N\u00eb pjes\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb librit renditen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb poezish q\u00eb autorja ua kushton mbes\u00ebs dhe nipave t\u00eb saj t\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb. Ajo thuajse n\u00eb \u00e7do lib\u00ebr t\u00eb saj me poezi u kushton atyre vargje t\u00eb bukur, t\u00eb ndjer\u00eb dhe t\u00eb fresk\u00ebt, duke shprehur k\u00ebshtu edhe dashurin\u00eb ndaj tyre. Dallojn\u00eb poezit\u00eb<em>: \u201c<\/em><em>Un\u00eb me mbes\u00ebn dhe nipat\u201d, \u201cMir\u00ebsia e f\u00ebmij\u00ebs\u201d, \u201cKur shkruan p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt\u201d, \u201cThesari m\u00eb i \u00e7muar\u201d, \u201cF\u00ebmij\u00ebt dhe natyra\u201d, \u201cGjuh\u00ebn shqipe t`ua m\u00ebsojm\u00eb\u201d, \u201cPrind\u00ebr shqiptar\u00eb\u201d, \u201cStin\u00ebt\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0 Shkolla q\u00eb v\u00ebllaz\u00ebron dhe u jep dije f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e gjasht\u00eb q\u00eb e titullon \u201cP\u00ebrvoj\u00eb\u201d, zonja Hoti na befason me disa poezi q\u00eb p\u00ebrcjellin mesazhe poetike e q\u00eb shprehin emocione dhe vlera rreth miq\u00ebsis\u00eb, q\u00eb portretizojn\u00eb artistikisht tipa dhe karaktere, apo dhe poezi ku Hoti shprehet p\u00ebr mendimin e\u00a0 lir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e lexuesit\u00a0 poezit\u00eb: <em>\u201dD\u00ebgjo fjal\u00ebt, shiko veprimet!\u201d, \u201dMerita Prenga\u201d, \u201cGjithkush n\u00eb vendin e tij\u201d, \u201cDebat i lir\u00eb\u201d,<\/em> por n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull do t\u00eb ndalesha m\u00eb shum\u00eb te poezia, q\u00eb zonja Hoti i kushton drejtoresh\u00ebs Merita Prenga,\u00a0 e cila drejton prej shum\u00eb vitesh me sukses shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are \u201cV\u00ebllaz\u00ebrimi\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Hoti mban miq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, q\u00eb kur shkoi p\u00ebrpara disa viteve me nj\u00eb grup shkrimtaresh suedeze dhe zhvilluan atje nj\u00eb bised\u00eb letrare me m\u00ebsues e nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb asaj shkolle. Nd\u00ebrkaq,\u00a0 Emine Hoti i ka dhuruar k\u00ebsaj shkolle mbi dhjet\u00eb kostume tradicionale shqiptare, t\u00eb stiluara e qepura nga ajo vet\u00eb, q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs t\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb veshur me ato kostume n\u00eb koncerte, shfaqje kulturore dhe artistike q\u00eb zhvillojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Poetesha jon\u00eb shkruan se ndihet e g\u00ebzuar dhe mir\u00ebnjoh\u00ebse kur shikon n\u00eb video nx\u00ebn\u00ebsit e talentuar t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cV\u00ebllaz\u00ebrimi\u201d, q\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb e hedhin valle\u00a0 t\u00eb veshur me ato kostume, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata lexojn\u00eb me d\u00ebshir\u00eb edhe shum\u00eb libra t\u00eb dhuruara prej saj. Nga poezia kushtuar drejtoresh\u00ebs Merita Prenga, zgjodha vargjet: <em>\u201cNj\u00eb drejtoresh\u00eb dhe grua fisnike, \/me shpirt e me zem\u00ebr si askush, \/nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb i do shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, \/q\u00eb e nderojn\u00eb prind\u00ebr e m\u00ebsues. \/Nj\u00eb shqiptare e men\u00e7ur, e dashur, \/q\u00eb i do aq shum\u00eb librat edhe lulet, \/grua moderne edhe e emancipuar, \/q\u00eb mbron t\u00eb v\u00ebrtetat e s\u2019p\u00ebrkulet. \/N\u00ebse e viziton pak \u00e7aste shkoll\u00ebn, \/me nj\u00eb bibliotek\u00eb do ta krahasosh, \/librat n\u00ebp\u00ebr rafte t\u00eb radhitur bukur, \/t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndal\u00ebsh e t`i shfletosh. \/T\u00eb mbeten syt\u00eb te lulet e llojllojshme, \/q\u00eb pran\u00eb dritareve harlisen, lul\u00ebzojn\u00eb, \/nx\u00ebn\u00ebsit bub\u00ebrrojn\u00eb rreth e qark tyre, \/duket se botanistin Linne` k\u00ebrkojn\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 Vargje poetike <\/em><em>p\u00ebr disa figura t\u00eb shquara t\u00eb kombit shqiptar<\/em><\/p>\n<p>Autorja i b\u00ebn k\u00ebtij v\u00ebllimi nj\u00eb mbyllje origjinale. Ajo ka p\u00ebrzgjedhur disa nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit ton\u00eb dhe u kushton secilit prej tyre vargje t\u00eb bukura dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Vargje ajo i kushton Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut, Ismail Qemalit, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, Adem Jasharit, Ibrahim Rugov\u00ebs dhe Ismail Kadares\u00eb. P\u00ebr Gjergj Kastriotin ajo shkruan edhe vargjet: <em>\u201dSa ishte gjall\u00eb s`u mposht Sk\u00ebnderbeu,\/triumfues mbi sulltan\u00ebt uzurpator\u00eb,\/ i sh\u00ebrbeu kurdoher\u00eb liris\u00eb e m\u00ebm\u00ebdheut,\/sot i lavdish\u00ebm dhe madh\u00ebshtor\u201d.<\/em> Ismail Qemalin, Hoti e portretizon k\u00ebshtu: <em>\u201cIsmail Qemali, Ismail bej Vlora,\/udh\u00ebheq\u00ebs i pavar\u00ebsis\u00eb e liris\u00eb,\/m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912-t\u00ebs,\/ngriti flamurin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/em> N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, i kushton edhe vargjet: <em>\u201dSot nj\u00eb em\u00ebr i shenjt\u00eb,\/ me bukuri shpirt\u00ebrore,\/N\u00ebn\u00eb Tereza shqiptare,\/N\u00ebn\u00eb Tereza shenjtore!\u201d<\/em>\u00a0 Ibrahim Rugov\u00ebs, i dedikon edhe vargjet: <em>\u201dSot n\u00eb panteonin e nderit t\u00eb shqiptar\u00ebve,\/Rugova prehet i qet\u00eb, i nderuar, i ndritur,\/p\u00ebr betejat e tij dhe t\u00eb heronjve dardan\u00eb,\/gjithnj\u00eb i duartrokitur dhe i brohoritur\u201d. Kurse p\u00ebr heroin, Adem Jashari, Emine Hoti shkruan: <\/em>\u201d<em>Brezat do th\u00ebrrasim, prina flamurtar,\/eja Adem Jashari, eja o legjendar!\u201d<\/em> N\u00eb poezin\u00eb kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare, shkruan: <em>\u201cMe Kadaren\u00eb kujtojm\u00eb Barletin, \/ Budin, Naimin, De Rad\u00ebn, Nolin, \/Migjenin, Fisht\u00ebn dhe Poradecin, \/Podrimjen, Arapin edhe Agollin\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Librin e saj <em>\u201dMos hidhni \u201cgur\u00eb\u201d mbi femrat!\u201d, <\/em>poetesha Hoti e mbyll me poezin\u00eb <em>\u201cAtdheu po na th\u00ebrret\u201d,<\/em> ku t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e lexuesit edhe vargjet: <em>\u201dN\u00eb Norvegji jetoj prej vitesh,\/ b\u00ebj jet\u00eb normale, jetoj mir\u00eb,\/ edhe respektin k\u00ebtu e kam,\/ndihem mir\u00eb, ndihem e lir\u00eb.\/Por ama\u00a0 jam m\u00ebrgimtare,\/ky \u00ebsht\u00eb atdheu im i dyt\u00eb,\/t\u00eb par\u00ebn kam Dardanin\u00eb,\/p\u00ebr at\u00eb mendoj \u00e7do dit\u00eb.\/Nj\u00eb peng m\u00eb s\u00ebmbon,\/ n\u00eb shpirt e n\u00eb zem\u00ebr e kam,\/e dashura ime, Dardania ime,\/na th\u00ebrret t`i shkojm\u00eb pran\u00eb..\u201d<\/em><\/p>\n<p>Emine S. Hoti, kjo grua e emancipuar dhe e talentuar, me formim social &#8211; kulturor bashk\u00ebkohor, i sh\u00ebrben me p\u00ebrkushtim t\u00eb plot\u00eb kombit duke shkruar vepra me vlera t\u00eb dukshme letrare. Ajo dhe krijimtaria e saj e begat\u00eb jan\u00eb kurdoher\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb val\u00ebt e atdhedashuris\u00eb dhe n\u00eb vlerat e historiografis\u00eb shqiptare, duke u udh\u00ebhequr nga motivi i liris\u00eb dhe i demokracis\u00eb. Shum\u00eb nga veprat e saj letrare tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebhen t\u00eb njohura jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, Dardani e trojet shqiptare, por edhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht \u00a0n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare n\u00eb Norvegji e Suedi. Mesazhet e saj poetike e atdhetare, ashtu si dhe te ky lib\u00ebr q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb, i drejtohen jo vet\u00ebm bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb saj kudo ku jan\u00eb, por edhe popujve t\u00eb tjer\u00eb, sepse vlerat e k\u00ebtyre mesazheve kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr lirin\u00eb, paqen dhe demokracin\u00eb. Do d\u00ebshiroja q\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull kushtuar poetesh\u00ebs Emine S. Hoti ta mbyllja me fjal\u00ebt e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb, shenjtores s\u00eb famshme shqiptare, e cila, si p\u00ebr t\u00eb shprehur energjit\u00eb e pashterura t\u00eb krijuesve atdhetar\u00eb shqiptar\u00eb, ka shkruar: <em>\u201cE djeshmja iku. E nes\u00ebrmja ende nuk ka ardhur. Kemi vet\u00ebm t\u00eb sotmen. Mos ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb ik\u00eb!\u201d <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viron KONA \u00a0\u00a0\u00a0 Emine S. HOTI dhe libri i saj \u201cMos hidhni \u201cgur\u00eb\u201d mbi femrat!\u201d Emine S. Hoti, shqiptare nga Drenica, me banim q\u00eb nga viti 1989 n\u00eb Norvegji, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Krahas librave n\u00eb proz\u00eb, ajo ka botuar edhe shum\u00eb v\u00ebllime poetike, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb shkruar dhjet\u00ebra artikuj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2306,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2246","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2246\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}