{"id":2402,"date":"2024-12-15T17:30:21","date_gmt":"2024-12-15T16:30:21","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2402"},"modified":"2024-12-15T17:30:21","modified_gmt":"2024-12-15T16:30:21","slug":"kadri-tarelli-shkruanuran-butka-dhe-replika-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/12\/15\/kadri-tarelli-shkruanuran-butka-dhe-replika-e-tij\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:URAN BUTKA DHE \u201cREPLIKA\u201d E TIJ"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<\/p>\n<p><em>\u201cShqet\u00ebsimi im nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Zoti \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb; <\/em><em>Shqet\u00ebsimi im m\u00eb i madh, \u00ebsht\u00eb se a jemi ne n\u00eb an\u00ebn e Zotit, <\/em><em>sepse Zoti gjithmon\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Abraham Linkoln<\/p>\n<p>URAN BUTKA DHE \u201cREPLIKA\u201d E TIJ<\/p>\n<p>P\u00ebrjetime, kund\u00ebrshti, q\u00ebndrime.<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh u ndodha n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb p\u00ebrurimin e librit m\u00eb t\u00eb ri \u201cReplika\u201d, t\u00eb studiuesit t\u00eb njohur Uran Butka. Librin nuk munda ta marr at\u00eb dit\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb Urani ma d\u00ebrgoi n\u00eb Durr\u00ebs. M\u00eb duhet ta fal\u00ebnderoj dy her\u00eb, p\u00ebr librin dhe kujdesin p\u00ebr ta d\u00ebrguar, lexuar e shijuar m\u00eb nge.<\/p>\n<p>\u201cPolemika\u201d, q\u00eb un\u00eb e afroj me fjal\u00ebn shqipe: rrahje mendimesh, mospajtim gjykimesh, apo kund\u00ebrshti q\u00ebndrimesh, mes shkrimtar\u00ebve, krijuesve dhe ve\u00e7an\u00ebrisht mes studiuesve, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb, ku q\u00ebndrimet nuk p\u00ebrputhen. Gjykoj se, ca m\u00eb shum\u00eb ndodh kur n\u00eb mes q\u00ebndrojn\u00eb bindjet, opinionet, k\u00ebndv\u00ebshtrimet dhe m\u00eb keq akoma, interesat personale dhe kolektive, t\u00eb cilat nuk duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e historian\u00ebve. Po ja q\u00eb ndodh, e duhet pranuar mes nesh.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht qasjeve, n\u00eb shumic\u00ebn e her\u00ebve kund\u00ebrshtuese, rrahjen e mendimeve, ashtu si edhe autor Butka, e shoh si di\u00e7ka pozitive dhe t\u00eb dobishme, si nj\u00eb pasqyr\u00eb, ku secili mund t\u00eb shikoj\u00eb e ta peshoj\u00eb veten, n\u00eb raport me t\u00eb drejt\u00ebn dhe me t\u00eb tjer\u00ebt. Ai \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me lexuesin, duke u nisur nga parimi, se fjala duhet th\u00ebn\u00eb ashtu si duhet dhe aty ku duhet. Jo vet\u00ebm p\u00ebr njohje, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e fshehur, shtremb\u00ebruar, apo t\u00eb pluhurosur n\u00eb dosjet e arkivave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr ta p\u00ebrdorur pa u dridhur, n\u00eb shkrimet dhe studimet historike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo edhe arsyeja q\u00eb e vler\u00ebsoj s\u00eb tep\u00ebrmi autorin, i cili i ka grumbulluar n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb gjitha shkrimet e b\u00ebra gjat\u00eb koh\u00ebs. Madje q\u00eb n\u00eb ballin\u00eb vendos edhe temat e gjetura, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsi t\u00eb ndihmohet dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb njohje mbi p\u00ebrmbajtjen, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb pyes\u00eb apo t\u00eb shfletoj\u00eb faqet e librit.<\/p>\n<p>Kjo form\u00eb shkrimtarie e zgjedhur k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta vler\u00ebsuar librin, pasi shkrimet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, jo t\u00eb gjith\u00eb lexuesit kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i ndjekin n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsin\u00eb e tyre. Besoj se edhe k\u00ebndonj\u00ebsit e zellsh\u00ebm, madje edhe shkruesit e tjer\u00eb, do gjykojn\u00eb k\u00ebshtu si un\u00eb, kur shprehem: <em>\u201cShkrimet, edhe kur botohen, jan\u00eb si kokrrat e grurit q\u00eb shkoqen nga kalliri, disa harrohen, disa i han\u00eb milingonat, shum\u00eb i kalb dheu, disa kan\u00eb fatin t\u00eb futen n\u00eb thesin apo \u201cark\u00ebn e kujtes\u00ebs\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb libri, i cili m\u00eb pas p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar koh\u00ebs, futet n\u00eb hambarin e madh t\u00eb kultur\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb bibliotekat e t\u00eb gjitha llojeve, deri te biblioteka komb\u00ebtare\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Lexoj dhe i rilexoj pjes\u00ebt e k\u00ebtij libri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb pesh\u00eb e mendim, (rreth 490 faqe) dhe m\u00eb forcohet bindja, se:<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb nis\u00ebsh t\u00eb b\u00ebsh replik\u00eb, s\u00eb pari duhet t\u00eb kesh mbushur mendjen se ke t\u00eb drejt\u00eb. Dhe e drejta \u00ebsht\u00eb me ty, kur ke njohje dhe sidomos dokumente.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb b\u00ebsh replik\u00eb, duhet t\u00eb matesh mir\u00eb. V\u00ebrtet e nis p\u00ebrplasjen, por duhet ta mbyll\u00ebsh at\u00eb n\u00eb form\u00eb shteruese, q\u00eb personi p\u00ebrball\u00eb nuk gjen shteg t\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet. P\u00ebrjashtojm\u00eb sharlatan\u00ebt q\u00eb grij\u00eb sallat\u00eb, nd\u00ebrsa keqdash\u00ebsit shpifin edhe gj\u00ebra t\u00eb paqena.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb futesh n\u00eb replik\u00eb, k\u00ebrkon durim, p\u00ebrmbajtje dhe shum\u00eb guxim, pasi si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mod\u00ebs, duke par\u00eb debate televizive, apo edhe shkrime gazete, ndodh q\u00eb kur kund\u00ebrshtari nuk ka \u00e7\u2019t\u00eb thot\u00eb, pasi i \u201cmbarojn\u00eb fishek\u00ebt\u201d, hidhet n\u00eb akuza duke prekur jet\u00ebn personale, q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me tem\u00ebn, madje p\u00ebr turpin e tyre dhe t\u00eb studios televizive, fillojn\u00eb e nuk p\u00ebrjashtojn\u00eb t\u00eb baltosin edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, etj, etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zallamahi t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb, futen e dhe politikan\u00ebt, q\u00eb pasi shahen me lib\u00ebr sht\u00ebpie, nuk habitemi t\u2019i shohim bashk\u00eb duke u p\u00ebrqafuar, duke u puthur e l\u00ebpir\u00eb, sikur nuk ka ndodhur gj\u00eb. Madje kan\u00eb shpikur edhe nj\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb nuk pranon koment: \u201cK\u00ebshtu e do politika&#8230;&#8230;.!\u201d.<\/p>\n<p>E njoh prej koh\u00ebsh pen\u00ebn e autorit Butka, k\u00ebshtu m\u00eb duhet t\u00eb them se ai i ka t\u00eb gjitha, si kultur\u00ebn e t\u00eb studiuarit, t\u00eb gjykuarit e t\u00eb shkruarit, ashtu edhe thesin plot me dokumente t\u00eb mbledhura nga shtypi, nga librat, m\u00eb s\u00eb shumti nga arkivat, q\u00eb i ka me shum\u00eb merak dhe, q\u00eb i zbraz e i shkund, sa her\u00eb hyn n\u00eb p\u00ebrplasje mbi tema historike.<\/p>\n<p>Nuk kam nd\u00ebrmend t\u2019i b\u00ebj analiz\u00eb klasike t\u00eb gjith\u00eb librit, pasi k\u00ebshtu veproj p\u00ebrgjith\u00ebsisht, sepse \u00ebsht\u00eb lexuesi q\u00eb b\u00ebn vler\u00ebsimin, kur ta mbaroj\u00eb edhe faqen e fundit. Ve\u00e7 nj\u00eb fjal\u00eb m\u00eb duhet ta them q\u00eb n\u00eb fillim: \u00cbsht\u00eb libri q\u00eb nuk m\u00eb l\u00ebshon nga dora, edhe kur lodhem apo nuk kam koh\u00eb t\u00eb merrem me t\u00eb. K\u00ebtu m\u00eb duhet t\u00eb shtoj, se ky lib\u00ebr n\u00eb vetvete p\u00ebrmban nj\u00eb pasurin\u00eb dokumentare p\u00ebr t\u2019u lakmuar. Dokumente t\u00eb grumbulluara me shum\u00eb durim e kujdes, shum\u00eb prej tyre po i ndesh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb arkiv i t\u00ebr\u00eb, i shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb, m\u00eb pas qepur aq holl\u00eb e bindsh\u00ebm, pa qen\u00eb nevoja e fjal\u00ebve t\u00eb tep\u00ebrta, p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb shteg p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, hamendsime apo m\u00ebdyshje.<\/p>\n<p>N\u00eb lib\u00ebr gjejm\u00eb mjaft tema t\u00eb thukta p\u00ebr diskutim: \u201cKadareja i rrezikuar\u201d. (Refleksione mbi ditarin sekret t\u00eb E. Hoxh\u00ebs), \u201cMustafa Gjinishi- tradhtar, d\u00ebshmor apo viktim\u00eb\u201d, \u201cPolemik\u00eb me Xhelal Gje\u00e7ovin, mbi kolaboracionizmin\u201d, \u201cPolemik\u00eb me ata historian\u00eb q\u00eb e kan\u00eb trajtuar nj\u00ebanshm\u00ebrisht Kongresin e P\u00ebrmetit\u201d, \u201cNj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr nostalgjik\u00ebt e Fadil Hoxh\u00ebs\u201d, \u201cRefleksion \u2013 A ishte terroriste shkenc\u00ebtarja Sabiha Kasimati?\u201d, etj, etj. K\u00ebtu do t\u00eb ndeshim shum\u00eb ngjarje q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb shqiptare, shum\u00eb prej tyre shoq\u00ebruar e p\u00ebrfunduar tragjikisht, e me plot dhimbje njer\u00ebzore. Dhe, ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs apo t\u00eb p\u00ebrzier\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, as nuk pendohen, as k\u00ebrkojn\u00eb falje. Madje gjejn\u00eb vend dhe koh\u00eb t\u00eb mburren se kan\u00eb vrar\u00eb, torturuar, nd\u00ebshkuar, posht\u00ebruar dhe p\u00ebrbuzur pa shkak, shqiptarin \u201cArmik\u201d. Nuk \u00e7uditem! Po \u201cArmik\u201d, ndaj kujt? Ndaj popullit, Atdheut apo Partis\u00eb&#8230;..!?<\/p>\n<p>Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi m\u00eb vete, ta mendosh dhe tragjike ta jetosh, pasi q\u00ebllimisht gjat\u00eb luft\u00ebs, u zgjodh e u hodh n\u00eb sofr\u00ebn ton\u00eb, si peshqesh dhe ushqim p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs p\u00ebr gjith\u00eb kombin, \u201cNe dhe ata\u201d. Askush nuk e mendonte se edhe pas kaq vjet\u00ebsh n\u00eb ndryshim sistemi, kjo far\u00eb e ndyr\u00eb e urrejtjes, na ka mbir\u00eb n\u00eb der\u00eb dhe s\u2019po e shkulim dot. M\u00eb keq akoma, kur ka gjetur vend dhe streh\u00eb te mendjet e ndritura e t\u00eb ditura.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb ndalem k\u00ebtu, pasi m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ngulem te polemika me historian\u00ebt tan\u00eb me em\u00ebr t\u00eb \u201cMadh\u201d, q\u00eb si\u00e7 del edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr voluminoz, shum\u00eb her\u00eb e shtremb\u00ebrojn\u00eb, e masakrojn\u00eb, e fshehin q\u00ebllimisht historin\u00eb, por n\u00eb dukje si pa dashje. Pse e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb? M\u00eb mir\u00eb e din\u00eb ata vet\u00eb. Nd\u00ebrsa un\u00eb po shtoj: <em>\u201cKurdoher\u00eb, shkrimtari dhe studiuesi, flet e shkruan aq sa di dhe aq sa do!\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb lib\u00ebr ndeshim shkrime t\u00eb leht\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje, por q\u00eb l\u00ebndojn\u00eb plag\u00ebt e shpirtit, mjaftohem t\u00eb p\u00ebrmend:<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrgjigje ndaj gazetarit, E. Kalo, q\u00eb shkruan: \u201cKeni qen\u00eb apo jeni b\u00ebr\u00eb i persekutuar politik?\u201d. Shkrim botuar te gazeta \u201cKoha jon\u00eb\u201d. 4 n\u00ebntor 1992.<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb polemik\u00eb e beft\u00eb me prokurorin Aranit \u00c7erla. Kam p\u00ebrshtypjen se kjo p\u00ebrplasje fjal\u00ebsh t\u00eb \u00e7astit, mund t\u00eb shkruhet m\u00eb gjer\u00eb, si nj\u00eb novel\u00eb me kumt t\u00eb hidhur.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00eb personazhet e librit, do t\u00eb shtr\u00ebngohem t\u00eb mbush faqe t\u00eb t\u00ebra, kur edhe vet\u00eb bezdisem, pasi nuk i shtoj vler\u00eb librit me p\u00ebrs\u00ebritjet e padobishme. Ndaj po ngulem pak mbi tem\u00ebn historike t\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb bot\u00ebrore, t\u00eb njehur ndryshe, si Lufta antifashiste, Nacional-\u00c7lirimtare. Mjaftohem t\u00eb ndalem te shkrimi i gjat\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; <em>\u201cA ka kaluar Rubikonin, historiani Kristo Frash\u00ebri?\u201d<\/em> &#8211; Pyet Uran Butka. Lexoni dhe do t\u00eb gjeni \u00e7udira. S\u00eb pari, nga dokumentet e shumta t\u00eb hedhur n\u00eb tavolin\u00eb. &#8211; <em>\u201cMe r\u00ebnien e regjimit komunist Kristo Frash\u00ebri, &#8211; <\/em>shkruan Butka<em>,- \u00a0\u00ebsht\u00eb i pari historian i brezit t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb kap\u00ebrceu Rubikonin dhe arriti t\u00eb pranonte disa t\u00eb v\u00ebrteta mbi luft\u00ebn antifashiste, &#8230;&#8230; pra b\u00ebri nj\u00eb hap t\u00eb duhur, por jo m\u00eb tutje&#8230;..\u201d,<\/em> shkruan autori, Faqe 81-82<\/p>\n<p>Lexoni \u00e7\u2019thot\u00eb, Tuk Jakova, faqe 96, Gogo Nushi, Faqe 96.<\/p>\n<p>Fillimi dhe fundi i asaj zallamahie q\u00eb p\u00ebrfshiu t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. &#8211; <em>\u201cN\u00eb themel ishte \u00e7\u00ebshtja e pushtetit. K\u00ebshtu lufta N\u00c7l, e nisur si luft\u00eb patriotike dhe\u00a0 antifashiste, duke u g\u00ebrshetuar me detyrat e revolucionit komunist, p\u00ebr marrje e pushtetit me gjak, e humbi karakterin e saj fillestar&#8230;&#8230;..! U shnd\u00ebrrua n\u00eb Luft\u00eb civile\u201d.<\/em> Faqe 97. Tem\u00eb e rrahur gjer\u00ebsisht nga autori Butka, edhe n\u00eb librin madhor \u201cLufta Civile n\u00eb Shqip\u00ebri,1943-1945\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb takime me shkrimtar\u00eb dhe personalitete me\u00a0 em\u00ebr, q\u00eb futen si pyk\u00eb e kalbur n\u00eb sinor\u00ebt e historis\u00eb, e d\u00ebgjoj shpesh shprehjen, &#8211; \u201c<em>Tek ne nuk ka patur Luft\u00eb Civile<\/em>\u201d. Nuk e vlen t\u00eb hysh n\u00eb diskutim me ata, pasi nuk ndryshon gj\u00eb, por kur e thot\u00eb nj\u00eb historian i nivelit t\u00eb Kristo Frash\u00ebrit, duhet v\u00ebn\u00eb duar n\u00eb kok\u00eb. Lexoni vet\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb: Kristo Frash\u00ebri e mohon Luft\u00ebn Civile. At\u00eb e quan me termin \u201cLuft\u00eb v\u00ebllavras\u00ebse\u201d, Faqe 98.<\/p>\n<p>Sa keq&#8230;..! P\u00ebrplasja mes shqiptar\u00ebve nuk ishte, \u201cValle shpatash\u201d n\u00eb sken\u00eb koncertesh, as \u201cPrerje e gishtit t\u00eb vog\u00ebl\u201d, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb gjak e p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb v\u00ebllez\u00ebr, as \u201cGrusht shteti\u201d, kur nj\u00eb grup njer\u00ebzish, rr\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb qeveri dhe marrin pushtetin. Ishte luft\u00eb q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, Shtator 1943 &#8211; N\u00ebntor 1944, ku u p\u00ebrfshin\u00eb mij\u00ebra luft\u00ebtar\u00eb dhe u vran\u00eb mij\u00ebra djem t\u00eb rinj partizan\u00eb dhe nacionalist\u00eb.<\/p>\n<p>Kur k\u00ebt\u00eb e thon\u00eb historian\u00ebt tan\u00eb, si Uran Butka, disa nga ne kund\u00ebrshtojn\u00eb, disa b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e besojn\u00eb, disa \u201cp\u00ebrdridhen\u201d nga q\u00eb nuk duan t\u00eb besojn\u00eb&#8230;..! K\u00ebshtu autori fton t\u00eb huajt t\u00eb na rr\u00ebfejn\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb pyetjen: &#8211; \u201c\u00c7\u2019thon\u00eb t\u00eb huajt mbi luft\u00ebn civile?\u201d:<\/p>\n<p>Julian Emery shkruan: &#8230;.. <em>\u201cKjo luft\u00eb civile nuk kishte asnj\u00eb lidhje me \u00c7lirimin Komb\u00ebtar&#8230;&#8230;. ishte p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb lufta civile kishte marr\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi mbi luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirim. Konferenca e Labinotit, 4-9 shtator, 1943, urdh\u00ebroi p\u00ebr nisjen e luft\u00ebs s\u00eb armatosu kund\u00ebr Nacionalist\u00ebve dhe marrjen e pushtetit me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb, qysh gjat\u00eb luft\u00ebs\u201d.<\/em> Faqe 98.<\/p>\n<p>M\u00eb tej: Kristo Frash\u00ebri mbeti besnik i t\u00eb r\u00ebn\u00ebve, 28.000. d\u00ebshmor\u00eb. Pse? &#8211; Kur dokumenti i k\u00ebshillit t\u00eb ministrave, viti 1945, sh\u00ebnon 2519 d\u00ebshmor\u00eb. M\u00eb vjen keq ta besoj, por ja q\u00eb ndodh edhe k\u00ebshtu&#8230;..!<\/p>\n<p>Autori b\u00ebn edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb hidhur: &#8211; <em>Krosto Frash\u00ebri, pse hesht p\u00ebr \u201cMasakr\u00ebn e Tivarit\u201d, ku u vran\u00eb mij\u00ebra djem luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u00e7armatosur, shkulur nga trojet e Dardanis\u00eb?<\/em> &#8211; Pyetje e mbetur pa p\u00ebrgjigje&#8230;&#8230;!!!<\/p>\n<p>N\u00eb lib\u00ebr preket edhe nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb haj\u00eb diskutim mes historian\u00ebve, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk shkulen nga llogoret e t\u00eb shkuar\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkrimi: \u201cPolemik\u00eb me Marenglen Kasmin, mbi marr\u00ebveshjen e Mukjes\u201d. Nj\u00eb tem\u00eb v\u00ebrtet e nxeht\u00eb si at\u00ebher\u00eb edhe sot para 81 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Edhe un\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb mendje si autori Uran Butka, q\u00eb e vler\u00ebsoj madh\u00ebrisht \u201cMukjen\u201d, k\u00ebt\u00eb ngjarje kulmore n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Madje mund ta krahasojm\u00eb me \u201cLidhjen e Lezh\u00ebs\u201d, 1444, \u201cLidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit\u201d, 1878, \u201cKongresin e Manastirit\u201d, 1998, dhe \u201cShpalljen e M\u00ebvet\u00ebsis\u00eb\u201d, 1912. Sepse <em>\u201cMarr\u00ebveshja\u201d lindi si nevoj\u00eb e koh\u00ebs dhe u ndihmua edhe nga aleat\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d<\/em>. &#8211; Thot\u00eb Butka. Por Fatkeq\u00ebsisht u gris, u shk\u00ebrmoq, u mallkua dhe me gjak u mbulua, nga drejtuesit e Luft\u00ebs N\u00c7l. N\u00ebse do t\u00eb zbatoheshin vendimet e saj, historia do t\u00eb shkruhej ndryshe. Por,&#8230;.. p\u00ebrvoja na m\u00ebson se, \u201c<em>Historia nuk b\u00ebhet me sikur&#8230;..!\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ja si shkruan Gjenerali Dejvis, n\u00eb bised\u00eb me E. Hoxh\u00ebn: <em>\u201cMendoja t\u00eb ndaloja gjakderdhjen e popullit shqiptar, por nuk ia arrita. Dhe, k\u00ebndej e tutje nuk do t\u00eb p\u00ebrzihem n\u00eb v\u00ebllavrasjen tuaj&#8230;..<\/em>\u201d. Faqe 170.<\/p>\n<p>Pasojat tragjike t\u00eb ndarjes, at\u00ebher\u00eb me fillimin e luft\u00ebs, fatkeq\u00ebsisht ndjehen edhe sot e k\u00ebsaj dite, n\u00eb mjedisin ton\u00eb, n\u00eb biseda t\u00eb r\u00ebndomta, por edhe te historian\u00ebt dhe politikan\u00ebt, q\u00eb ende i fryjn\u00eb atij zjarri \u201cNe dhe ata\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund po ndalem edhe tek shkrimi:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebllumb Xhufi, th\u00ebrret n\u00eb ndihm\u00eb fantazm\u00ebn e Xhelal Staraveck\u00ebs\u201d. Shkrim, t\u00eb cilin m\u00eb vjen keq q\u00eb po e lexoj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Them m\u00eb vjen keq, pasi m\u00eb duket e pabesueshme q\u00eb nj\u00eb historian i p\u00ebrmasave t\u00eb P\u00ebllumb Xhufit, t\u00eb ulet n\u00eb prehrin e Xhelal Staraveck\u00ebs, pasi si\u00e7 po shoh, ai si njeri dhe shkrues kujtimesh, me p\u00ebrjashtim t\u00eb p\u00ebrshkrimit realist t\u00eb disa ngjarjeve, nuk ka parime, as bosht apo shtyll\u00eb kurrizore. Mjafton t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjigjet e disa pyetjeve q\u00eb autor Butka, i shtron n\u00eb kuvend bisede:<\/p>\n<p>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb: &#8211; \u00a0libri\u00a0 \u201cTortur\u00eb e Terror\u201d, shkruar n\u00eb vitin 1944, apo libri \u201cP\u00ebrpara gjyqit t\u00eb historis\u00eb\u201d, shkruar dor\u00ebshkrim m\u00eb, 1966, dhe botuar n\u00eb vitin 2012. K\u00eb t\u00eb besojm\u00eb, at\u00eb q\u00eb u shkrua duke f\u00ebrkuar duart n\u00eb zjarrin e luft\u00ebs ende t\u00eb pa mbyllur, apo at\u00eb q\u00eb u qullos duke u ngrohur pran\u00eb zjarrit, n\u00eb Paris&#8230;!? M\u00eb tej vijojn\u00eb pyetjet p\u00ebr Xhelalin: &#8211; Pse i demaskoi si terrorist\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit e luft\u00ebs N\u00c7L? &#8211; Pse dezertoi dhe e tradhtoi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb&#8230;? &#8211; Pse u kthye t\u00eb luftonte me arm\u00eb kund\u00ebr saj&#8230;.? &#8211; Pse m\u00eb von\u00eb u bashkua me Kolaboracionist\u00ebt&#8230;..? Dhe m\u00eb pas, &#8211; Pse d\u00ebnohet nga drejt\u00ebsia italiane p\u00ebr krimet e tij t\u00eb luft\u00ebs, si fillim \u201cMe burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d, m\u00eb pas me 10 vjet burg, n\u00eb Itali&#8230;.? Faqe 151.<\/p>\n<p>Besoj se nuk ka vend t\u00eb pres\u00ebsh p\u00ebrgjigje. Nj\u00eb shkrimtar serioz q\u00eb futet t\u00eb shkruaj\u00eb histori, e di mir\u00eb se libri historik nuk \u00ebsht\u00eb telajo pikture, q\u00eb mund ta bojatis\u00ebsh sa her\u00eb sheh \u00ebndrra t\u00eb bukura apo t\u00eb trishtuara. Shtesat dhe ndryshimet mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr plot\u00ebsim, kur ka dokumente t\u00eb gjetura rishtas, si vler\u00eb e shtuar p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb asaj q\u00eb shkruhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, shtyhem t\u00eb shtoj edhe pak fjal\u00eb: Uran Butka ka merit\u00eb q\u00eb duhet vler\u00ebsuar, sepse libri \u00ebsht\u00eb sa m\u00ebsimor e njoh\u00ebs, aq edhe edukativ. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjithkush nga k\u00ebndonj\u00ebsit ve n\u00eb kandar t\u00eb gjykimit, t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb shfaq nj\u00ebri dhe pretendimin q\u00eb shp\u00ebrfaq tjetri.<\/p>\n<p>Urime dhe suksese, i nderuar z. Uran! Ky lib\u00ebr le t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si model i rrahjes s\u00eb mendimeve, pa fyerje, pa ngritje z\u00ebri, pa sharje e baltosje t\u00eb mendimtarit dhe mendimit ndryshe.<\/p>\n<p>Jet\u00eb dhe Sh\u00ebndet p\u00ebr libra t\u00eb tjer\u00eb me po kaq vler\u00eb&#8230;&#8230;!<\/p>\n<p>Urime!<\/p>\n<p>Kadri Tarelli<\/p>\n<p>Vjeshta e tret\u00eb, 2024.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: \u201cShqet\u00ebsimi im nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Zoti \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb; Shqet\u00ebsimi im m\u00eb i madh, \u00ebsht\u00eb se a jemi ne n\u00eb an\u00ebn e Zotit, sepse Zoti gjithmon\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb.\u201d Abraham Linkoln URAN BUTKA DHE \u201cREPLIKA\u201d E TIJ P\u00ebrjetime, kund\u00ebrshti, q\u00ebndrime. Para pak dit\u00ebsh u ndodha n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb p\u00ebrurimin e librit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2403,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2402","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2402\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}