{"id":2424,"date":"2024-12-17T07:54:01","date_gmt":"2024-12-17T06:54:01","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2424"},"modified":"2024-12-17T07:54:22","modified_gmt":"2024-12-17T06:54:22","slug":"2424","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/12\/17\/2424\/","title":{"rendered":"Saimir Lolja : \u00c7\u2019DOMETH\u00cbN\u00cb ECJE P\u00cbRPARA?"},"content":{"rendered":"<p>Saimir Lolja<\/p>\n<p>\u00c7\u2019DOMETH\u00cbN\u00cb ECJE P\u00cbRPARA?<\/p>\n<p>\u00c7\u2019dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb kesh\u00eb, t\u00eb dish\u00eb, t\u00eb ngjitesh, t\u00eb zbres\u00ebsh, t\u00eb p\u00ebrparosh, nga e deri ku? Deri ku<br \/>\n\u00ebsht kufini p\u00ebr k\u00ebto dhe a mbeten t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb q\u00ebllimet p\u00ebr to? Sepse njeriu vjen lakuriq n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe<br \/>\nik\u00ebn po lakuriq nga kjo bot\u00eb. Rrjedha n\u00eb koh\u00eb e shoq\u00ebrive njer\u00ebzore ka ngjitjet (zhvillimet), kthesat,<br \/>\nzbritjet (rr\u00ebnimet). Ajo \u00ebsht e pa nd\u00ebrprer\u00eb dhe gjithmon\u00eb ndryshe edhe n\u00eb gjat\u00ebsi kohe nga cop\u00ebza e<br \/>\nshkuar e ngjashme. \u00c7do cop\u00ebz e historis\u00eb njer\u00ebzore \u00ebsht pasoj\u00eb edhe e cop\u00ebz\u00ebs s\u00eb ngjashme t\u00eb shkuar<br \/>\nedhe e ndikimeve t\u00eb reja. Kat\u00ebr periudhat e p\u00ebrs\u00ebritshme t\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore jan\u00eb: 1) Koh\u00ebt e v\u00ebshtira<br \/>\nkrijojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm. 2) Njer\u00ebzit e fuqish\u00ebm krijojn\u00eb koh\u00eb t\u00eb mira. 3) Koh\u00ebt e mira krijojn\u00eb<br \/>\nnjer\u00ebz t\u00eb dob\u00ebt. 4) Njer\u00ebzit e dob\u00ebt krijojn\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Pra, p\u00ebrparim ose ecje p\u00ebrpara do t\u00eb thot\u00eb<br \/>\nose ngjitje ose zbritje.<br \/>\nNjeriu p\u00ebrparon p\u00ebr nga jasht vetvetes por jo p\u00ebr nga brenda sepse instinktet, emocionet dhe<br \/>\norganet trupore nuk i ndryshojn\u00eb. P\u00ebr nga jasht, atij i ndryshon veshja, vendi dhe kushtet e jetes\u00ebs,<br \/>\npamja, ushqimi, gatimi, kimikatet, veglat dhe makinat q\u00eb p\u00ebrdor, tingujt q\u00eb d\u00ebgjon, \u00e7far sheh dhe prek,<br \/>\ndhe rrjedhimisht q\u00ebllimet, bot\u00ebnjohja dhe bot\u00ebkuptimi.<br \/>\nDIJA \u2013 A i nevojitet njeriut dije dhe t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara? Sa dhe deri ku? Sepse me nj\u00eb<br \/>\nrreth t\u00eb vog\u00ebl e nj\u00eb t\u00eb madh v\u00ebrtetohet matematikisht se sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dihet aq m\u00eb shum\u00eb dallohet se<br \/>\nnuk dihet. N\u00ebse njeriu di shum\u00eb por s\u2019i kan\u00eb vler\u00eb kohore apo p\u00ebrdorimi ose s\u2019ia k\u00ebrkojn\u00eb ose s\u2019i jan\u00eb<br \/>\nt\u00eb frytshme ose jan\u00eb t\u00eb rrezikshme apo t\u00eb tepruara, at\u00ebhere p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht sikur nuk di. Shum\u00eb nga ajo sasi<br \/>\ns\u2019ka p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur ndonj\u00ebher\u00eb, ndon\u00ebse i sh\u00ebrben vet\u00ebm mendjes p\u00ebr nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb e m\u00eb t\u00eb<br \/>\nthell\u00eb. Shekulli XXI tregon se njohuria dhe zgjuarsia e shoq\u00ebris\u00eb jan\u00eb rritur shum\u00eb, me shpejt\u00ebsi t\u00eb<br \/>\nmadhe dhe friksh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht pas vitit 2000.<br \/>\nUSHQIMI &#8211; A i nevojitet ushqim i mir\u00eb njeriut t\u00eb mendoj\u00eb dhe t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara? N\u00ebse ushqimi<br \/>\nnuk \u00ebsht natyral, njeriu b\u00ebhet sh\u00ebndetlig dhe trupi i tij kalbet nga brenda dhe s\u00ebmundje t\u00eb pad\u00ebgjuara<br \/>\nlindin. Kur ushqimi \u00ebsht natyral edhe shoq\u00ebria dhe raca shoq\u00ebrore p\u00ebrcillet e fort\u00eb n\u00eb brezat e rinj.<br \/>\nP\u00ebrndryshe trupi i njeriut fillon t\u00eb kund\u00ebrveproj\u00eb jo natyralisht p\u00ebr t\u00eb tretur ushqimet jo natyrore.<br \/>\nShembull i shtremb\u00ebrimit t\u00eb natyr\u00ebs \u00ebsht rasti i s\u00ebmundjes t\u00eb quajtur i lop\u00ebs se \u00e7mendur, e cila ndodh<br \/>\nngase lop\u00ebs i jepet ushqim proteinik p\u00ebr ta rritur shpejt n\u00eb pesh\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lopa \u00ebsht barngr\u00ebn\u00ebse prej<br \/>\nnatyre. Mendja e lop\u00ebs \u00e7mendet sepse nga barngr\u00ebn\u00ebse q\u00eb e ka krijuar natyra duhet t\u00eb kthehet n\u00eb<br \/>\nmishngr\u00ebn\u00ebse.<br \/>\nSHTETI \u2013 A i nevojitet njeriut nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara? P\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb, qytet\u00ebrimet e<br \/>\np\u00ebrparuara jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe quhen t\u00eb till\u00eb sepse kan\u00eb patur ose e kan\u00eb me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb organizimin e<br \/>\nshoq\u00ebris\u00eb, makin\u00ebn shtetrore, sigurimin e shtetit, dometh\u00ebn\u00eb shtetin. Nj\u00eb shtet i organizuar dhe siguruar<br \/>\nmir\u00eb punon si nj\u00eb makin\u00eb e vet\u00ebdijshme dhe mbar\u00ebvajtja e tij ka n\u00eb themel parimin nj\u00eb vend p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb<br \/>\napo njeri dhe \u00e7do gj\u00eb apo njeri n\u00eb vendin e vet. Nj\u00eb qytet\u00ebrim nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb doemos nj\u00eb komb i<br \/>\norganizuar n\u00eb shtet, sepse qytet\u00ebrimi ka nevoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb makina e tij (shtetrore, gjuh\u00ebsore, artistike,<br \/>\nnd\u00ebrtuese, prodhuese, tregtare, shtyp\u00ebse, vjel\u00ebse, ushtarake) pavar\u00ebsisht se kush ia b\u00ebn pun\u00ebn.<br \/>\nMORALI \u2013 A i nevojitet shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore nj\u00eb moral q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb ec\u00eb<br \/>\np\u00ebrpara? Ka shum\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar veglat, makinat, teknologjit\u00eb dhe ka pak fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb<br \/>\np\u00ebrshkruar ndjenjat. Moral dometh\u00ebn\u00eb mbar\u00ebvajtje e nj\u00eb grupi shoq\u00ebror n\u00ebp\u00ebrmjet peshores \u00e7far \u00ebsht e<br \/>\nmir\u00eb dhe \u00e7far \u00ebsht e keqe. Morali ai \u00ebsht i brisht\u00eb sepse lidhet drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me ndjenjat njer\u00ebzore.<br \/>\nPrandaj keqdash\u00ebsit godasin moralin e trash\u00ebguar dhe fet\u00eb i kryejn\u00eb krahmarrje mendjes pik\u00ebrisht<br \/>\nn\u00ebp\u00ebrmjet linj\u00ebs ndjenja-moral-ndjenja.<br \/>\nMorali \u00ebsht p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj shoq\u00ebris\u00eb dhe prandaj i ve kufi d\u00ebshirave apo marrive vetjake. Ai<br \/>\n\u00ebsht natyror dhe edukues sepse njer\u00ebzit kan\u00eb lindur prej natyr\u00ebs dhe duhet t\u00eb ndjekin ligjet e saja p\u00ebr<br \/>\nnjer\u00ebzit dhe jo p\u00ebr kafsh\u00ebt apo robot\u00ebt. Tani ka m\u00eb shum\u00eb elektronik\u00eb e teknologji dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb<br \/>\nshum\u00eb mendje t\u00eb lehta, t\u00eb rinuara apo t\u00eb shuara, gj\u00eb q\u00eb ka shkaktuar marramendje t\u00eb madhe dhe d\u00ebmtim<br \/>\nn\u00eb moralin natyror t\u00eb turmave njer\u00ebzore. Tani kryhen klonime organike dhe prodhohen robot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pa moral, pa ndjenja e q\u00ebllim njer\u00ebzor, p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar njer\u00ebzit dhe nuk shprehin<br \/>\nngjitje (zhvillim) por zbritje (rr\u00ebnim) t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore.<br \/>\nPra, nj\u00eb QYTET\u00cbRIM q\u00eb t\u00eb ngjitet, ta mbaj\u00eb veten lart dhe t\u00eb zgjerohet duhet t\u00eb ket\u00eb themele t\u00eb<br \/>\nq\u00ebndruesh\u00ebm. I till\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb jet\u00eb i fuqish\u00ebm, i pasur, i gatuar dhe pjekur mir\u00eb, zot\u00ebrues i<br \/>\nsip\u00ebrfaqes toksore ku shtrihet, diplomatik me vendet e tjera. K\u00ebshtu ai mbron pasurit\u00eb dhe jet\u00ebt e<br \/>\nqytetar\u00ebve, pronat e njer\u00ebzve dhe shtetrore, pasurit\u00eb natyrore dhe t\u00eb fshehtat e vendit. Me k\u00ebto ai i jep<br \/>\npaqe, siguri e qet\u00ebsi qytetar\u00ebve t\u00eb tij. Si rrjedhim, amigdala trunore, e cila kujdeset p\u00ebr kujtes\u00ebn,<br \/>\nvendim-marrjen dhe p\u00ebrgjigjen emocionale, nuk \u00ebsht e acaruar dhe nuk e fut njeriun n\u00eb gjendje paniku<br \/>\n\u201cthik apo ik\u201d. Ashtu t\u00eb pa friksuar, qytetar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb paracaktime afatgjata t\u00eb jet\u00ebve familjare e pun\u00ebve t\u00eb<br \/>\ntyre dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb sinqerisht vendit. Themelet e nj\u00eb qytet\u00ebrimi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm jan\u00eb:<br \/>\n1) Nj\u00eb ide moralizuese e hartuar mbi nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebr shembull, perandoria romake<br \/>\nlindi kur u fut n\u00eb p\u00ebrdorim gjuha latine n\u00eb vitin 27 p.e.s. N\u00eb raste t\u00eb tjera, bie fjala, u krijuan kisha t\u00eb<br \/>\ncilat filluan sp\u00ebrkatjen e gjuh\u00ebve kishtare mbi popullatat q\u00eb kishin apo futnin n\u00eb vathat e tyre. Ideja<br \/>\nmoralizuese i jep udh\u00eb ndjek\u00ebsve dhe bindje popullat\u00ebs, dhe b\u00ebn t\u00eb mundur parashikimin e sjelljes<br \/>\nshoq\u00ebrore t\u00eb turmave. Fet\u00eb meslindore, indiane apo kineze jan\u00eb shembuj t\u00eb q\u00ebllimit n\u00ebnshtrues dhe<br \/>\nbind\u00ebs ndaj perandorive dhe jo p\u00eblqimit paq\u00ebsor t\u00eb per\u00ebndive. Arb\u00ebr-Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb gjuh\u00ebn natyrore<br \/>\nShqipe dhe iden\u00eb e Bes\u00ebs, e cila t\u00eb jep shp\u00ebtim, \u00ebsht nj\u00eb besim mbi nj\u00eb virtyt me kuptim t\u00eb sakt\u00eb, dhe i<br \/>\nndihmon t\u00eb tjer\u00ebt ta mbartin Bes\u00ebn e t\u00eb udh\u00ebhiqen prej virtytit.<br \/>\n2) Nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb familjare e vidhosur mir\u00eb dhe me trash\u00ebgimi, i cila i jep q\u00ebllim lindjes s\u00eb<br \/>\nf\u00ebmij\u00ebve dhe pun\u00ebve jasht familjes. Nj\u00ebr\u00ebs pa qytet\u00ebrim t\u00eb duksh\u00ebm ka, por qytet\u00ebrim pa nj\u00ebr\u00ebs nuk ka.<br \/>\n3) Nj\u00eb makin\u00eb zyrtar\u00ebsh me sasin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shtetin dhe zbatuar<br \/>\ndetyrat nga lart-posht\u00eb.<br \/>\n4) Nj\u00eb rrjet shkollimi dhe edukimi cil\u00ebsor q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb t\u00eb tashmen dhe t\u00eb aft\u00ebsoj\u00eb brezat e rij.<br \/>\n5)] Nj\u00eb shoq\u00ebri e ndar\u00eb n\u00eb shtresa t\u00eb nd\u00ebrvarura ku ngjitja nuk dhurohet por arrihet me pun\u00eb<br \/>\nsipas merit\u00ebs, vler\u00ebs q\u00eb shton dhe ndershm\u00ebris\u00eb.<br \/>\n6) Aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nyjet, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb m\u00ebdha si, bie fjala, furnizimi me uj\u00eb pa<br \/>\nnd\u00ebrprerje t\u00eb \u00e7do familjeje, vendbanimi dhe toke bujq\u00ebsore.<br \/>\n7) Mbrojtja ushtarake e vendit, e cila edhe edukon brezat e rij me rregullat n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\n8) Kanunet ligjore t\u00eb cil\u00ebt vendosin \u00e7do njeri dhe gj\u00eb n\u00eb vendin e vet, dhe kujdesen me pa<br \/>\nanshm\u00ebri p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb shoq\u00ebrore.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim, zhvillimi k\u00ebrkon t\u00eb kuptohet si ndryshim p\u00ebrmir\u00ebsues dhe jo p\u00ebrmbysje<br \/>\n(revolution, ang.) dhe t\u00eb kihet vullnet p\u00ebr ta kryer e udh\u00ebhequr at\u00eb ndryshim. N\u00eb fund t\u00eb fundit, lind<br \/>\npyetja: A duhet p\u00ebrparimi t\u00eb sjell\u00eb paqe, bashkim, begati, harmoni e jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb?<br \/>\nNgjitja (zhvillimi) \u00ebsht e mir\u00eb kur k\u00ebmb\u00ebt prekin tok\u00ebn, kur qytet\u00ebrimi \u00ebsht i q\u00ebndruesh\u00ebm, kur njer\u00ebzit<br \/>\ne jetojn\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm ngjitjen, punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb, shp\u00ebrblehen mir\u00eb. Ata duan t\u00eb binden se e ardhmja e tyre<br \/>\ndo jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, e qet\u00eb, e sigurt\u00eb, me kushte jetese t\u00eb mira, me rrug\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb ecjes p\u00ebrpara, dhe se<br \/>\nmbrojtja e pron\u00ebs dhe pun\u00ebs s\u00eb tyre nuk do nd\u00ebrpritet.<br \/>\nPrandaj zhvillimi \u00ebsht e duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrkufizuar si liri mendimi e veprimi midis t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr<br \/>\nt\u00eb ecur para dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr me e ruajtur jet\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Klonimi, robot\u00ebt, bombat<br \/>\nideologjike, kimike, biologjike e atomike ndon\u00ebse shprehin aft\u00ebsit\u00eb e mendjes njer\u00ebzore shkaktojn\u00eb<br \/>\nrr\u00ebnimin e qytet\u00ebrimit dhe njer\u00ebzimit. Prandaj disa pyetje do mbeten t\u00eb p\u00ebrjetshme: Ku shkohet duke<br \/>\necur p\u00ebrpara? \u00c7far \u00ebsht ma mir\u00eb? Deri ku \u00ebsht ma e mira dhe pasja m\u00eb shum\u00eb? \u00c7\u2019dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb jetosh<br \/>\nmir\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb? Si kafsh\u00eb apo si njeri?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Saimir Lolja \u00c7\u2019DOMETH\u00cbN\u00cb ECJE P\u00cbRPARA? \u00c7\u2019dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb kesh\u00eb, t\u00eb dish\u00eb, t\u00eb ngjitesh, t\u00eb zbres\u00ebsh, t\u00eb p\u00ebrparosh, nga e deri ku? Deri ku \u00ebsht kufini p\u00ebr k\u00ebto dhe a mbeten t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb q\u00ebllimet p\u00ebr to? Sepse njeriu vjen lakuriq n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe ik\u00ebn po lakuriq nga kjo bot\u00eb. Rrjedha n\u00eb koh\u00eb e shoq\u00ebrive njer\u00ebzore ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2424","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2424"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2424\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}