{"id":2427,"date":"2024-12-17T19:07:30","date_gmt":"2024-12-17T18:07:30","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2427"},"modified":"2024-12-17T19:07:33","modified_gmt":"2024-12-17T18:07:33","slug":"nga-albert-habazajra-dhe-lisi-i-katert-i-nje-fisi-atdhetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/12\/17\/nga-albert-habazajra-dhe-lisi-i-katert-i-nje-fisi-atdhetar\/","title":{"rendered":"Nga Albert Habazaj:RA DHE LISI I KAT\u00cbRT I NJ\u00cb FISI ATDHETAR"},"content":{"rendered":"<p>RA DHE LISI I KAT\u00cbRT I NJ\u00cb FISI ATDHETAR<br \/>\nfjala e p\u00ebrcjelljes s\u00eb Kanan Karefil Canodemoj<br \/>\nVranisht: 15.05.1952 &#8211; Tiran\u00eb: 16.12.2024 -Vranisht: 17.12.2024<br \/>\nNga Albert Habazaj<br \/>\nT\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni mortore kaq t\u00eb ligsht!<br \/>\nRa dhe lisi i kat\u00ebrt i bab\u00eb Karafil Mingos dhe n\u00ebn\u00eb Selime Hysenes&#8230;<br \/>\nDje, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e 16 dhjetorit 2024 n\u00eb spitalin e Tiran\u00ebs, n\u00eb mosh\u00ebn 72-vje\u00e7are, ra, p\u00ebr t\u00eb mos u<br \/>\nharruar kurr\u00eb, i paepuri i Vranishtit e na l\u00ebndoi zemrat, se mbylli syt\u00eb trimi q\u00eb q\u00ebndroi burr\u00ebrisht<br \/>\nndaj s\u00ebmundjes s\u00eb papritur, trimi q\u00eb luftoi si hero ndaj padrejt\u00ebsive. Ra e la pas Feron &#8211; k\u00ebt\u00eb<br \/>\namazon\u00eb aq t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj tij. Ra e la dy motrat: Mexhite Canodemaj Ribaj dhe Dud\u00eb<br \/>\nCanodemaj Ramadani, shum\u00eb t\u00eb l\u00ebnduara n\u00eb gjak n\u00eb shpirt e n\u00eb kock\u00eb p\u00ebr v\u00ebllain e vog\u00ebl me<br \/>\nmerak t\u00eb madh&#8230; La pas nip\u00ebr e mbesa, st\u00ebrnip\u00ebr e st\u00ebrmbesa, miq e shok\u00eb, dashamir\u00ebs t\u00eb<br \/>\nshumt\u00eb, q\u00eb sot po e p\u00ebrcjellim me pik\u00ebllim, lot e keqardhje. Kishin kaq koh\u00eb q\u00eb e prisnin<br \/>\nv\u00ebllez\u00ebrit, pran\u00eb prind\u00ebrve&#8230;<br \/>\nKanan Karefil Canodemoj ka lindur m\u00eb 15 maj 1952, n\u00eb periferi t\u00eb Vranishtit, n\u00eb Gryka. Dy<br \/>\nprind\u00ebrit e tij, Karefil Mingo Canodemoj dhe n\u00ebna Selime Hysen Hibraj (Canodemoj), ishin<br \/>\nnjer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb rritur bonjak\u00eb, por shum\u00eb patriot\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm, human\u00eb dhe t\u00eb<br \/>\ndashur, t\u00eb cil\u00ebt lind\u00ebn, edukuan dhe rrit\u00ebn 8 f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb: Alushin, Sulejmanin,<br \/>\nMersinin, Selimin e pafat; e pesta ishte vajza e madhe Mexhitja, f\u00ebmija i gjasht\u00eb Enveri tragjik;<br \/>\nf\u00ebmija tjet\u00ebr, e shtata ishte vajz\u00eb &#8211; m\u00ebsuese Duda dhe Kanani, q\u00eb p\u00ebrcjellim sot p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e<br \/>\nfundit qe f\u00ebmija i tet\u00eb e i fundit. Un\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebj biografin\u00eb e Kananit, se ju e njihni mir\u00eb e un\u00eb<br \/>\nkam shkruar p\u00ebr t\u00eb sa e sa her\u00eb, pasi m\u00eb ka pasur redaktorin e tij besnik n\u00eb t\u00eb 5 librat e botuar,<br \/>\npor do t\u00eb ndalem n\u00eb nja dy cil\u00ebsi, vlera e virtyte t\u00eb tij, ku spikati jo vet\u00eb si ushtarak i talentuar n\u00eb<br \/>\nspecialitetin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Zbulimit, por, s\u00eb pari, si njeri me cil\u00ebsi t\u00eb larta shoq\u00ebrore. Si oficer<br \/>\nkarriere, ai i ngjiti shkall\u00ebt hierarkike vet\u00ebm me ndershm\u00ebri profesionale e zot\u00ebsi, deri n\u00eb<br \/>\nfunksionin e Shefit t\u00eb Zbulimit t\u00eb Divizionit n\u00eb Peqin apo si Z\u00ebvend\u00ebs Komisar i Brigad\u00ebs s\u00eb<br \/>\nIshullit t\u00eb Sazanit.<br \/>\nN\u00eb vitin 1976 fejohet me Feride Sabri Sk\u00ebndomemoj dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1977<br \/>\nmartohen dhe formojn\u00eb familjen e tyre t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb bukur, fisnike&#8230;<br \/>\nAkademisti Kanan Canodemaj, n\u00eb vitin 1997 emigron me familjen n\u00eb Athin\u00eb &#8211; Greqi, ku punoi<br \/>\nme djers\u00ebn e ballit dhe u kthye me familjen n\u00eb Atdhe n\u00eb vitin 2012, mbas 15 vjet\u00ebsh emigracion.<br \/>\nN\u00eb vitin 2017 doli n\u00eb pension dhe, sa rrojti, qe nj\u00eb zotni burr\u00eb, i mpreht\u00eb, i v\u00ebrtet\u00eb, parimor,<br \/>\npolemist, por po aq dashamir\u00ebs.<br \/>\nVeprimtarin\u00eb e tij krijuese e ka filluar her\u00ebt me vjersha, q\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb fshat, t\u00eb cilat i<br \/>\np\u00ebrmblodhi n\u00eb v\u00ebllimin poetik \u201cGurr\u00eb Nostalgjie\u201d, me 60 vjersha, q\u00eb e botoi n\u00eb vitin 2012, me<br \/>\nrastin e 60 vjetorit t\u00eb lindjes. Emigracioni n\u00eb dh\u00e8 t\u00eb huaj, por ve\u00e7an\u00ebrisht humbja para kohe e<br \/>\nv\u00ebllait t\u00eb tij Mersinit, ja ngacmuan prirjet e tij krijuese dhe atje filloi t\u00eb shkruaj, si n\u00eb poezi dhe<br \/>\nn\u00eb proz\u00eb. Krijimtaria e tij e par\u00eb \u00ebsht\u00eb libri monografik kushtuar v\u00ebllait t\u00eb tij Mersinit me titull<br \/>\n\u201cMeteori Vranishtit\u201d n\u00eb vitin 2009, libri dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb botimi n\u00eb vitin 2012 t\u00eb Historikut t\u00eb fisit t\u00eb tij<br \/>\nme titull \u201cCanodemojt (Mingajt), jeta dhe historia e tyre n\u00eb shekuj\u201d, i treti libri me vjersha, q\u00eb<br \/>\ncituam; librin e kat\u00ebrt e botoi n\u00eb vitin 2021, me titull \u201cSk\u00ebndomemojt n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e Vranishtit\u201d,<\/p>\n<p>nd\u00ebrsa monografin\u00eb q\u00eb i dha em\u00ebr n\u00eb rrethet intelektuale dhe t\u00eb studiuesve \u201cVranishti dhe Hora,<br \/>\nbashk\u00eb q\u00eb nga lasht\u00ebsia\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe libri i tij i pest\u00eb, e botoi n\u00eb vitin 2022.<br \/>\nPor vepra e tij e ve\u00e7ant\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb unikale deri m\u00eb sot, n\u00eb njohjen time, \u00ebsht\u00eb Piktura murale apo<br \/>\nHartopiktura po me t\u00eb nj\u00ebjtin titull: \u201cVranishti dhe Hora, bashk\u00eb q\u00eb nga lasht\u00ebsia\u201d, vendosur n\u00eb<br \/>\nfaqe t\u00eb murit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb studiuesit ushtarak Kanan Canodemaj n\u00eb Uj\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb, Vlor\u00eb. Ajo<br \/>\nvjen si nj\u00eb superpiktur\u00eb n\u00eb 16 m\u00b2 dhe \u00ebsht\u00eb prodhim i dobish\u00ebm i nj\u00eb pune sa t\u00eb lavd\u00ebrueshme, aq<br \/>\nt\u00eb mundimshme shum\u00eb vje\u00e7are e k\u00ebtij autori t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb, sa qe, s\u2019njohu lodhje p\u00ebr t\u00eb<br \/>\nshpalosur t\u00eb v\u00ebrtetat e historis\u00eb s\u00eb ndodhur e t\u00eb jetuar t\u00eb t\u00eb par\u00ebve n\u00eb ato troje t\u00eb lashta, q\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt<br \/>\ni kan\u00eb t\u00eb thella n\u00eb legjendat jasht\u00ebzakonisht madh\u00ebshtore. Nga sht\u00ebpia e tij, at\u00eb hartopiktur\u00eb me<br \/>\nshpirtin bujar q\u00eb e karakterizonte e p\u00ebrjet\u00ebsoi n\u00eb faqen e murit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit Vranisht, si<br \/>\nnj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr brezat e sot\u00ebm dhe ata q\u00eb do t\u00eb ngrihen n\u00eb Vranisht, po aq edhe n\u00eb<br \/>\nfunksion t\u00eb turizmit kulturor dhe historik t\u00eb atyre trevave magjike me bukurin\u00eb q\u00eb u ka falur<br \/>\nnatyra dhe traditat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb banor\u00ebve q\u00eb trash\u00ebgohen si stafet\u00eb nga brezi n\u00eb brez.<br \/>\nP\u00ebr Kananin mund t\u00eb flas shum\u00eb e prap\u00eb s\u2019i them dot t\u00eb gjitha, por pa u futur n\u00eb holl\u00ebsira, po<br \/>\nrikthehem pak tek libri i par\u00eb \u201cGurr\u00eb nostalgjie\u201d me 60 vjersh\u00ebrime, ku v\u00ebrtet vargjet e shpirtit<br \/>\nngjyhen me dashurin\u00eb p\u00ebr vendlindjen dhe njer\u00ebzit e saj. Jan\u00eb prek\u00ebse sidomos 16 faqet n\u00eb fund<br \/>\nt\u00eb librit, q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb trajt\u00ebn e nj\u00eb vjershe t\u00eb gjat\u00eb apo poeme me titull \u201cRr\u00ebfim p\u00ebr njer\u00ebzit e<br \/>\ndrejt\u00eb\u201d (refleksione n\u00eb 60 vjetorin e lindjes), thurur me duf, zem\u00ebrat\u00eb e shqet\u00ebsim qytetar n\u00eb<br \/>\nTiran\u00eb, n\u00eb spital t\u00eb mart\u00ebn e 31 janarit 2012, t\u00eb cilat ndryshe ishin formatuar p\u00ebr t\u2019u reflektuar<br \/>\nnga autori, por ngjarja e befasishme q\u00eb i ndodhi me sh\u00ebndetin n\u00eb ato momente e detyruan t\u2019i<br \/>\ntransformonte me at\u00eb p\u00ebrmbajtje realiste e trondit\u00ebse se ishin t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb sinqerta, pa komplekse<br \/>\ne drith\u00ebruese, nd\u00ebrkaq, aty gjejm\u00eb jet\u00ebshkrimin e tij t\u00eb deriat\u00ebhersh\u00ebm, pa emocione, por me<br \/>\nnjohjen racionale t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb rrahur me vaj e me uthull p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli e nj\u00eb dekad\u00eb<br \/>\nngarkuar. M\u00eb shum\u00eb se vargje ato jan\u00eb thirrje p\u00ebr jet\u00ebn, alarm human p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen<br \/>\nqytetare ndaj atyre zanat\u00e7injve q\u00eb na shohin si shqerrat kur u biem n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr probleme<br \/>\nsh\u00ebndet\u00ebsore. P\u00ebsimi im t\u00eb b\u00ebhet m\u00ebsim e p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr ju &#8211; ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb del nga leximi i<br \/>\nk\u00ebtij materiali trondit\u00ebs.\u00a0K\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb vargje jan\u00eb skaner p\u00ebr mjek\u00ebt e sot\u00ebm, konkretisht p\u00ebr ata<br \/>\ndoktor\u00eb q\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb exhel\u00eb, n\u00eb shtriga e shtrigan\u00eb. Apel p\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb shum\u00eb \u00a0se sa<br \/>\nnj\u00eb material artistik \u00ebsht\u00eb ky poemth social i koh\u00ebs s\u00eb sotme.<br \/>\nKanan Canodemaj, q\u00eb do t\u00eb ngelet n\u00eb kujtes\u00ebn e fshatit, t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb gjer\u00eb, si nj\u00eb<br \/>\nnga djemt\u00eb e mir\u00eb dhe intelektual\u00eb t\u00eb Vranishtit, nj\u00eb atdhetar i devotsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebr<br \/>\nvendlindjen, jo p\u00ebr t\u2019u dukur, por sepse e ndiente s\u00eb brendshmi, por na iku para kohe si nj\u00eb<br \/>\nmeteor dhe na l\u00ebndoi. Kjo ikje fatale qe kaq e papritur dhe e pamerituar, shum\u00eb e trishtueshme,<br \/>\nq\u00eb na hidh\u00ebron t\u00eb gjith\u00ebve.<br \/>\nFero, Mexho, teze Duda, nip\u00ebr e mbesa!<br \/>\nForc\u00eb e kuraj\u00eb!<br \/>\nI drit\u00ebroft\u00eb kujtimi korrektit Kano!<br \/>\nN\u00eb kujtim t\u00eb dajo Kananit, ju k\u00ebrkoj t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb minut\u00eb heshtje!<br \/>\nI pa harruar!<\/p>\n<p>Vranisht, e mart\u00eb, 17 dhjetor 2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RA DHE LISI I KAT\u00cbRT I NJ\u00cb FISI ATDHETAR fjala e p\u00ebrcjelljes s\u00eb Kanan Karefil Canodemoj Vranisht: 15.05.1952 &#8211; Tiran\u00eb: 16.12.2024 -Vranisht: 17.12.2024 Nga Albert Habazaj T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni mortore kaq t\u00eb ligsht! Ra dhe lisi i kat\u00ebrt i bab\u00eb Karafil Mingos dhe n\u00ebn\u00eb Selime Hysenes&#8230; Dje, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e 16 dhjetorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2427","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2427"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2427\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}