{"id":2434,"date":"2024-12-23T11:57:11","date_gmt":"2024-12-23T10:57:11","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2434"},"modified":"2024-12-23T11:58:36","modified_gmt":"2024-12-23T10:58:36","slug":"nga-fran-gjoka-problemet-e-sotme-te-shkolles-jane-sa-te-veshtira-aq-edhe-emergjente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2024\/12\/23\/nga-fran-gjoka-problemet-e-sotme-te-shkolles-jane-sa-te-veshtira-aq-edhe-emergjente\/","title":{"rendered":"Nga: FRAN GJOKA  PROBLEMET E SOTME T\u00cb SHKOLL\u00cbS, JAN\u00cb SA T\u00cb V\u00cbSHTIRA AQ EDHE EMERGJENTE"},"content":{"rendered":"<p>Nga: FRAN GJOKA<\/p>\n<p>PROBLEMET E SOTME T\u00cb SHKOLL\u00cbS, JAN\u00cb SA T\u00cb V\u00cbSHTIRA AQ EDHE EMERGJENTE<\/p>\n<p>Reformimi i shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem shum\u00ebplan\u00ebsh dhe bashk\u00ebpunues i shum\u00eb faktor\u00ebve e<br \/>\naktor\u00ebve, ku japin ndikimin e tyre n\u00eb forcimin cil\u00ebsor t\u00eb arsimit. Realisht sot sistemi q\u00eb<br \/>\npretendon emrin, nuk po funksionon e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mekanizmi i drejtimit dhe i menaxhimit<br \/>\nsubjektiv t\u00eb arsimit ka ardhur gjithnj\u00eb n\u00eb r\u00ebnie. Arsimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pirg reformash subjektive,<br \/>\nq\u00eb realisht kan\u00eb mbetur n\u00eb let\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt inteligjent q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb menaxhim<br \/>\nintelektual n\u00eb rang qarqesh dhe bashkive t\u00eb vendit.<br \/>\nDrejtimi i shkoll\u00ebs<br \/>\nnuk b\u00ebhet as nga militant\u00ebt dhe as nga m\u00ebsues t\u00eb zakonsh\u00ebm<br \/>\nJo kushdo mund t\u00eb b\u00ebhet drejtues arsimi, pavar\u00ebsisht nga d\u00ebshira e mir\u00eb e nj\u00ebrit apo tjetrit.<br \/>\nE par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim mendojm\u00eb se militantizmi, e ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb sistemin arsimor t\u00eb<br \/>\nvendit. P\u00ebrzgjedhja e kuadrit drejtues t\u00eb arsimit, i th\u00ebn\u00e7in me konkurs, kan\u00eb vepruar, duke<br \/>\nem\u00ebruar gjithnj\u00eb mbi baz\u00ebn e kritereve t\u00eb tjera, si ato nepotike, partiake, e pse jo edhe korruptive<br \/>\ne servile, t\u00eb cilat e kan\u00eb kompromentuar r\u00ebnd\u00eb realizimin e reform\u00ebs, duke krijuar k\u00ebshtu<br \/>\nmendimin e gabuar se drejtor shkolle, arsimi rajonal apo vendor mund t\u00eb b\u00ebhet kushdo. N\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nkuptim, \u00ebsht\u00eb paradoksale dhe i afrohet nj\u00eb sh\u00ebrbim i keq institucionit t\u00eb arsimit dhe t\u00eb ardhmes<br \/>\ns\u00eb tij, ku drejtori, q\u00eb ka fituar t\u00eb ashtuquajturin konkurs, ka m\u00eb pak p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrgatitje shkencore<br \/>\ne pedagogjike sesa koleg\u00ebt e tjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb shkruar e shkruhet, \u00ebsht\u00eb folur e flitet shum\u00eb p\u00ebr<br \/>\ndrejtimin, p\u00ebr drejtuesit e shkollave. Sa e si p\u00ebrzgjidhet drejtuesi? Sa efektiv e mjesht\u00ebror \u00ebsht\u00eb<br \/>\nai? Faktet d\u00ebshmojn\u00eb se konkurset apo opinionet, rekomandimet n\u00eb em\u00ebrime jan\u00eb larg atyre q\u00eb<br \/>\nk\u00ebrkon realiteti, koha, k\u00ebrkesat n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb reformimit. S&amp;#39;ka m\u00eb t\u00eb \u00e7muar e realist se syri i<br \/>\nkolektivit. P\u00ebrse? Zot\u00ebsia apo specializimi, posti drejtues efektiv rrezaton n\u00eb kolektiv. Ai q\u00eb merr<br \/>\npostin e drejtorit a t\u00eb drejtoresh\u00ebs ka pesh\u00ebn e malit mbi supe. Pra, trinomi: Sinqeriteti, zot\u00ebsi,<br \/>\ndhe p\u00ebrkushtim, ia kalojn\u00eb \u00e7do &amp;quot;konkursi&amp;quot;, \u00e7do hamend\u00ebsimi opinionesh nga lart. &amp;quot;Nj\u00eb shembull n\u00eb praktik\u00eb, &#8211; thoshte ideologu i shquar Sami Frash\u00ebri,- \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb fjal\u00eb t\u00eb<br \/>\nbukura&amp;quot;. Shembulli rrezaton aft\u00ebsin\u00eb, taktin, vlerat, shpirtin krijues dhe nxit, organizon kolektivin pedagogjik. Drejtuesi me grada e konkurse (Sigurisht edhe k\u00ebto duhen) por q\u00eb i<br \/>\nmungon shembulli i reform\u00ebs, sinqeritetit e provat e p\u00ebrditshme si veprimtar, kurrsesi nuk g\u00ebzon<br \/>\nrespektin e trup\u00ebs pedagogjike. Korrekt\u00ebsia drejtuesit nuk i falet t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb grack\u00ebn e<br \/>\nkonfromizmit apo t\u00eb bajraktarizmit. Drita e dijeve rrezaton, kur udh\u00ebheq shembull, me<br \/>\nkompetenc\u00eb, si prij\u00ebs e masovik. Problemet e sotme t\u00eb shkoll\u00ebs jan\u00eb sa t\u00eb v\u00ebshtira aq edhe<br \/>\nemergjente. T\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje qoft\u00eb drejtues t\u00eb qeveris\u00eb, qofshin drejtues shkollash ku flasin<br \/>\n&amp;quot;me duhet&amp;quot; , &amp;quot;duhet&amp;quot;, &amp;quot;edhe duhet&amp;quot;! Koha dhe dukurit\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr veprues reformues, vet\u00ebveprues, sh\u00ebmb\u00ebllim n\u00eb praktik\u00eb, takt, durim, e mbi t\u00eb gjitha masivitet e premtim t\u00eb pun\u00ebve me koleg\u00ebt, me prind\u00ebrit. Takti i drejtuesit dhe i m\u00ebsuesit \u00ebsht\u00eb par\u00ebsor, ku t\u00eb shoq\u00ebruar me p\u00ebrkushtim e &amp;quot;peshoren&amp;quot; e fjal\u00ebs, sigurisht t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb arritje. Puna pa zot\u00ebruar at\u00eb \u00e7ka e k\u00ebrkon realiteti e koha ngjan me pem\u00ebn pa kokrra. K\u00ebrkesat e reja k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb ri, vler\u00ebsim serioz t\u00eb dukurive.<br \/>\nPesha dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e nj\u00eb drejtuesi shkolle \u00ebsht\u00eb e madhe, ajo k\u00ebrkon zot\u00ebsi drejtimi dhe kualifikim t\u00eb lart\u00eb Shtrojm\u00eb pyetjen: -Sa psikolog \u00ebsht\u00eb drejtori, po m\u00ebsuesi? Pesha e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb<br \/>\nedukimit nuk arrihet me konstatime, me k\u00ebshilla, por me durim, veprim, e mbi t\u00eb gjitha me<br \/>\nzot\u00ebrim t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb njohjes s\u00eb koleg\u00ebve (vlerave e halleve) t\u00eb njohjes s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb kultur\u00ebs e<br \/>\ntraditave t\u00eb familjeve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve. I ashtuquajturi portal &amp;quot;M\u00ebsues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&amp;quot; \u00ebsht\u00eb huazuar keq n\u00eb arsim. \u00cbsht\u00eb paradoks i v\u00ebrtet\u00eb praktikimi i k\u00ebsaj formule fam\u00ebkeqe p\u00ebr m\u00ebsuesin\u00eb<br \/>\nshqiptare, ku fare mir\u00eb dihet se n\u00eb Itali dhe n\u00eb disa vende t\u00eb BE bazohet n\u00eb merit\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb<br \/>\nv\u00ebrtet\u00eb kuptimplot\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr Italin\u00eb, m\u00ebsuesit shkojn\u00eb ku ka nevoj\u00eb vendi, sepse m\u00ebsuesit motivohen dhe u<br \/>\nkrijohen kushte optimale p\u00ebr pun\u00eb e jetes\u00eb. E kund\u00ebrta po ndodh n\u00eb sistemin ton\u00eb arsimor ky<br \/>\nportal po sh\u00ebrben si fasad\u00eb djall\u00ebzore e MAS, DARP, DAVP, ku si pasoj\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb<br \/>\npaligjshm\u00ebri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb po i b\u00ebhet me em\u00ebrimet dhe shkarkimet e m\u00ebsuesve.<br \/>\nMe keqardhje shikojm\u00eb aty-k\u00ebtu liberaliz\u00ebm t\u00eb theksuar n\u00eb veprimtarin\u00eb m\u00ebsimore<br \/>\nedukative t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb shkolla shtet\u00ebrore, ndryshe po ndodh n\u00eb disa nga shkollat private, ku<br \/>\nzot\u00ebron rregulli dhe disiplina n\u00eb kuota optimale. Kurse n\u00eb disa nga shkollat publike mungon<br \/>\nk\u00ebrkesa unike e llogaris\u00eb ndaj nx\u00ebn\u00ebsve dhe informacioni i prind\u00ebrve p\u00ebr shkelje disiplinore n\u00eb<br \/>\nshkolla. Adoleshenca e sotme \u00ebsht\u00eb futur rrug\u00ebs inkriminimit dhe prind\u00ebrit heshtin apo s&amp;#39;din\u00eb t\u00eb<br \/>\npunojn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb aspektin edukativ.<br \/>\nMe keqardhje d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb ngjarje makabre t\u00eb adoleshent\u00ebve n\u00eb rrethinat e shkoll\u00ebs<br \/>\ndhe jasht\u00eb saj, q\u00eb po trondit \u00e7do dit\u00eb mbar\u00eb opinionin publik shqiptar. Me keqardhje v\u00ebm\u00eb re,<br \/>\nMAS nuk ka impenjimin e duhur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e domosdoshme nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e till\u00eb n\u00eb<br \/>\nreformimin e kuadrit drejtues n\u00eb t\u00eb gjitha hallkat e sistemit para universitar. Kemi plot raste t\u00eb<br \/>\nv\u00ebrtetuara, p\u00ebr veprime abuzive, nga media e shkruar dhe auovizive. Me k\u00ebt\u00eb sistem arsimor \u00e7do<br \/>\ndit\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, shtrohet detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhim drejtues q\u00eb kan\u00eb guxim intelektual, persona jopolitik<br \/>\ndhe q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr konformizmit, t\u00eb jen\u00eb racional dhe t\u00eb realizojn\u00eb dy synime te m\u00ebdha: Aktin e<br \/>\npastrimit, dhe t\u00eb ndryshimit, duke filluar nga drejtimi n\u00eb shkolla, n\u00eb rang rajonal dhe vendor t\u00eb<br \/>\nvendit. E themi k\u00ebt\u00eb, se kemi drejtues rajonal dhe vendor q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb vitin e tet\u00eb apo t\u00eb<br \/>\ndhjet\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, pa kontribuar n\u00eb asnj\u00eb fush\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor, pedagogjik e didaktik, n\u00eb nj\u00eb<br \/>\nkoh\u00eb q\u00eb kemi plot breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb rinjsh q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb nj\u00eb apo dy mastra shkencor\u00eb apo<br \/>\nprofesional\u00eb, e q\u00eb mbahen larg institucionit t\u00eb arsimit rajonal apo vendor t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Administrata e arsimit ka shum\u00eb shkresa burokratike dhe pak zgjidhje konkrete<\/p>\n<p>Me keqardhje shikojm\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb fryr\u00eb rajonale dhe vendore, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht<br \/>\njan\u00eb kthyer vet\u00ebm n\u00eb zbatues t\u00eb shkresave dhe vendimeve burokratike q\u00eb vijn\u00eb nga lart dhe q\u00eb n\u00eb<br \/>\nshkolla pak ose aspak shkojn\u00eb. \u00c7do gj\u00eb ka mbetur n\u00eb besimin absolut t\u00eb drejtuesve t\u00eb shkollave,<br \/>\nnd\u00ebrsa me m\u00ebsuesit dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tij me nx\u00ebn\u00ebsit nuk merret askush. Fatkeq\u00ebsisht, u<br \/>\nhoq kontrolli inspektoratit rajonal t\u00eb arsimit. Mendoj se ishte nj\u00eb gabim i r\u00ebnd\u00eb i MAS. Shpresoj<br \/>\nt\u00eb rikthehet, sepse drejtuesit dhe m\u00ebsuesit n\u00eb shkolla do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb impenjativ p\u00ebr pun\u00ebn e tyre<br \/>\nm\u00ebsimore-edukative.<br \/>\nSado t\u00eb flasim e t\u00eb shkruajm\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb dhe ka shkat\u00ebrruar<br \/>\nsistemin arsimor, jan\u00eb simpatizant\u00ebt drejtues t\u00eb arsimit q\u00eb po e mbajn\u00eb gjall\u00eb politik\u00ebn e dit\u00ebs n\u00eb<br \/>\narsim. \u00cbsht\u00eb folur dhe shkruar p\u00ebr ngarkes\u00ebn m\u00ebsimore t\u00eb m\u00ebsuesit dhe t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, p\u00ebr pesh\u00ebn e<br \/>\nr\u00ebnd\u00eb t\u00eb \u00e7ant\u00ebs, p\u00ebr Altertekstin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar gjithnj\u00eb dhe Ministria hesht, p\u00ebr librat e<br \/>\nmbingarkuara me materiale pa vler\u00eb, p\u00ebr asimilimin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marrjes e njohurive, p\u00ebr uljen e<br \/>\nnumrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb klasa etj. Konkretisht \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb tekstet shkollore? Ku jan\u00eb vlerat<br \/>\nintelektuale e komb\u00ebtare? Po bota akademike pse hesht p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre fakteve q\u00eb na<br \/>\nshqet\u00ebsojn\u00eb? Vazhdojm\u00eb t\u00eb kopjojm\u00eb librat e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, kur kemi programet tona<br \/>\nm\u00ebsimore edukative, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrshtaten fare mir\u00eb, duke ruajtur kultur\u00ebn, pavar\u00ebsin\u00eb edhe<br \/>\nmbi t\u00eb gjitha vlerat tona t\u00eb \u00e7muara komb\u00ebtare.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e problemit, duhet t\u00eb kthehemi tek q\u00ebllimi themelor i munges\u00ebs<br \/>\ntotale t\u00eb menaxhimit intelektual t\u00eb arsimit, q\u00eb me keqardhje themi se askush nga drejtuesit<br \/>\nqendror apo vendor s\u2019e kan\u00eb marr\u00eb ende seriozisht dhe t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje urgjente se si duhet<br \/>\nndryshuar, drejtuar dhe administruar n\u00eb t\u00eb ardhmen e shpejt\u00eb arsimi yn\u00eb komb\u00ebtar. Ajo q\u00eb e<br \/>\nvyshk shpirtin e arsimit, pa m\u00ebdyshje \u00ebsht\u00eb politika. P\u00ebrse? Sloganet boshe, formalizmi, k\u00ebshillat<br \/>\nfals\u00eb, fjalori i shthurur e amoral i politikan\u00ebve, grindjet e shpifjet e tyre ndaj njeri-tjetrit, ashtu<br \/>\nsikurse tik-toku e celulari b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e edukimit, e shfuqizojn\u00eb rolin e m\u00ebsuesit e t\u00eb<br \/>\ndrejtimit t\u00eb shkoll\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebt sot kan\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb madhe jasht\u00eb librave e pun\u00ebve t\u00eb mira n\u00eb klas\u00eb<br \/>\na shkoll\u00eb. P\u00ebrse? Shumic\u00ebn i t\u00ebrheq shembulli negativ. Pra, sistemi i arsimit kurrsesi nuk<br \/>\np\u00ebrparon pa gjetur &amp;quot;\u00e7el\u00ebsin e shpirtit&amp;quot; t\u00eb arsimit. \u00c7el\u00ebsi i shpirtit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e suksesit, \u00ebsht\u00eb shtylla kurrizore e sistemit t\u00eb arsimit.<br \/>\nFaktet d\u00ebshmojn\u00eb se \u00e7el\u00ebsi i drejtimit \u00ebsht\u00eb ndryshkur, ka nevoj\u00eb t\u00eb g\u00ebrshetohet me<br \/>\nblerimin e shpirtit n\u00eb drejtim t\u00eb dijeve e t\u00eb edukimit. Sa lexojn\u00eb e zbatojn\u00eb drejtuesit? Sa fryte u<br \/>\njep ecuria konkrete n\u00eb shkoll\u00eb e komunitet? A kan\u00eb shkall\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb vatre komunitare:<br \/>\nme veprimtari, me dhom\u00eb muze, me histori shkolle?! \u00c7do dit\u00eb mbetet q\u00eb drejtuesit t\u00eb mbajn\u00eb<br \/>\npasqyr\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb reformuese, m\u00ebsimore-edukative.<br \/>\nSh\u00ebrimi m\u00eb i \u00e7muar i kombit e i brezave \u00ebsht\u00eb q\u00eb me zell e veprime konkrete t\u00eb<br \/>\nreflektojn\u00eb shpirti i sistemit bashk\u00ebkohor t\u00eb arsimit. Flitet e shkruhet p\u00ebr seminare, p\u00ebr reformim,<br \/>\np\u00ebr evidenca e plan\u00ebzime, p\u00ebr rolin edukativ t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve. Sigurisht kjo \u00ebsht\u00eb an\u00eb e mir\u00eb dhe vlen,<br \/>\npor n\u00ebse vler\u00ebsojm\u00eb frytet e gjendjen konkrete e aktuale t\u00eb arsimit duken sheshazi e n\u00eb plot\u00ebsi<br \/>\nboshll\u00ebku edukativ, formalizmi e burokratizmi pedagogjik jan\u00eb t\u00eb veshur me qyrk demokratik.<br \/>\nP\u00ebrse? N\u00ebn petkun e liris\u00eb, t\u00eb lidhjeve t\u00eb ngushta me nx\u00ebn\u00ebsit e t\u00eb mbajtjes af\u00ebr m\u00ebsuesve<br \/>\nfrenohet, tulatet bien n\u00eb formaliz\u00ebm, kurse drejtuesi bie n\u00eb konformiz\u00ebm. Pra, nx\u00ebn\u00ebsi di t\u00eb<br \/>\nrespektohet, vler\u00ebsohet, por kurrsesi nuk duhet heshtur e tulatur para dukurive negative, para shfaqjeve t\u00eb pahijshme, para p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb gabimeve. Autoriteti, lidhjet formale, mos guximi p\u00ebr<br \/>\nt\u2019u p\u00ebrballur e vyshkin, e thajn\u00eb autoritetin dhe shpirtin e arsimit. Nj\u00eb i moshuar na tha: &amp;quot; Arsimi<br \/>\nn\u00eb dit\u00ebt tona \u00ebsht\u00eb gati si lisi pa lena e si i s\u00ebmuri q\u00eb i dhemb zemra. Lisi pa lena shpejt mbet\u00ebt i<br \/>\nthar\u00eb, i s\u00ebmuri r\u00ebnd\u00eb nga zemra shpejt nd\u00ebrron jet\u00eb&amp;quot;.<br \/>\nZot\u00ebsia e mjesht\u00ebria pedagogjike e psikologjike e drejtuesit t\u00eb shkoll\u00ebs dhe e m\u00ebsuesit<br \/>\nmatet me pun\u00eb q\u00eb b\u00ebn e frytet q\u00eb korr me t\u00eb v\u00ebshtirat, me tipat q\u00eb sjellin probleme n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb<br \/>\nkomunitet. Sigurisht q\u00eb mendja e nx\u00ebn\u00ebsit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sulmin e internetit, tik-tokut e t\u00eb plot<br \/>\ndukurive negative q\u00eb shfaqen n\u00eb ekrane me fjalorin bajat e tep\u00ebr vulgar, t\u00eb mjaft politikan\u00ebve,<br \/>\ndeputet\u00ebve, analist\u00ebve q\u00eb grinden etj. Sistemi arsimor pretendon emrin, po shpirti i arsimit? Ky<br \/>\nshpirt merr jet\u00eb nga drejtimi korrekt, krijues e i guximsh\u00ebm, nga vet\u00ebmohimi e vet\u00eb kualifikimi,<br \/>\nn\u00eb proces n\u00eb pun\u00ebn frytdh\u00ebn\u00ebse m\u00ebsimore-edukative.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: FRAN GJOKA PROBLEMET E SOTME T\u00cb SHKOLL\u00cbS, JAN\u00cb SA T\u00cb V\u00cbSHTIRA AQ EDHE EMERGJENTE Reformimi i shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem shum\u00ebplan\u00ebsh dhe bashk\u00ebpunues i shum\u00eb faktor\u00ebve e aktor\u00ebve, ku japin ndikimin e tyre n\u00eb forcimin cil\u00ebsor t\u00eb arsimit. Realisht sot sistemi q\u00eb pretendon emrin, nuk po funksionon e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mekanizmi i drejtimit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2435,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2434","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}