{"id":2468,"date":"2025-01-16T22:05:36","date_gmt":"2025-01-16T21:05:36","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2468"},"modified":"2025-01-16T22:05:39","modified_gmt":"2025-01-16T21:05:39","slug":"kadri-tarellicami-tek-guri-polar-cameria-ne-perjetimet-e-autorit-hamit-gurguri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/01\/16\/kadri-tarellicami-tek-guri-polar-cameria-ne-perjetimet-e-autorit-hamit-gurguri\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli:\u201c\u00c7AMI, TEK GURI POLAR\u201d \u2013 \u00c7am\u00ebria n\u00eb p\u00ebrjetimet e autorit Hamit Gurguri"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Magje e braktisur, \u00e7ati e r\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb cop\u00ebz qiell i vetmuar, i ngr\u00ebn\u00eb, i vrar\u00eb. Era fryn n\u00ebp\u00ebr shkurre, mbi gur\u00eb t\u00eb latuar dhe puse t\u00eb harruar, mbi trar\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shembje t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb \u00c7am\u00ebri. <\/em>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Luan Rama<\/p>\n<p>\u201c\u00c7AMI, TEK GURI POLAR\u201d \u2013 <em>\u00c7am\u00ebria n\u00eb p\u00ebrjetimet e autorit Hamit Gurguri<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb 100-vjetor t\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb p\u00ebr n\u00eb Turqi, q\u00eb Greqia i nd\u00ebrroi me grek\u00eb nga Azia (1923-25). N\u00eb 80 vjetor t\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb <\/em>23.000<em>. \u00e7am\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri <\/em>(1944-45).<em> T\u00eb mos harrohen&#8230;!<\/em><\/p>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb, Hamit Gurguri, shkrimtari nga Drenica Dardane, tashm\u00eb prej koh\u00ebsh banues n\u00eb Suedi, e fillon romanin \u201c\u00c7ami, tek guri polar\u201d. Lib\u00ebr q\u00eb t\u00eb djeg duart, si prush i zbuluar nga hiri i koh\u00ebs, ku fjal\u00ebt ngren\u00eb z\u00ebrin, ngrijn\u00eb zemr\u00ebn, trazojn\u00eb mendjen, mpijn\u00eb gjymtyr\u00ebt e ngjethin trupin e \u00e7do lexuesi, pavar\u00ebsisht se cilit komb i p\u00ebrket, aq m\u00eb th\u00ebrres p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt. N\u00eb t\u00eb ka shum\u00eb ofshama, dhimbje, tmerre, vrasje, djegie, largime, shk\u00ebmbime e mashtrime, t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb th\u00ebrret e k\u00ebrkon drejt\u00ebsi&#8230;! Vall\u00eb do ta d\u00ebgjoj\u00eb \u201cEvropi\u201d dhe n\u00ebpun\u00ebsit e saj t\u00eb kollarisur&#8230; dhe, t\u00eb pendohet p\u00ebr \u00e7\u2019 ka b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb&#8230;!? Nuk besoj&#8230;!<\/p>\n<p>E trishtueshme t\u00eb filloj librin me k\u00ebto fjal\u00eb: <em>\u201cDikur n\u00eb antik\u00eb, d\u00ebnimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ishte m\u00ebrgimi&#8230;! &#8211; thot\u00eb Naumi.<\/em> Jan\u00eb pak fjal\u00eb por me pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb bartin mbi shpin\u00eb filozofin\u00eb e shekujve, si mallkim q\u00eb na ndjek ne ilirian\u00ebve nga moti n\u00eb mot, aq sa nuk gjejm\u00eb qet\u00ebsi, madje m\u00eb shum\u00eb sot. S\u00eb shumti nga fqinj\u00ebt, por ca m\u00eb shum\u00eb edhe nga vetvetja. K\u00ebt\u00eb plag\u00eb t\u00eb madhe, autori e sjell n\u00ebp\u00ebrmjet historis\u00eb dhe rr\u00ebfimit letrar. Nd\u00ebrsa un\u00eb dhe kushdo si un\u00eb, do t\u00eb pyes\u00eb: &#8211; Pse autori na kujton nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb hershme sa vet\u00eb jeta? Mos ka lidhje me jet\u00ebn dhe mbijetes\u00ebn e kombit ton\u00eb, q\u00eb vlen edhe p\u00ebr kombet e tjer\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pasur t\u00eb nj\u00ebjtin fat&#8230;!? Po pisha e mbir\u00eb p\u00ebrmbi gur, me rr\u00ebnj\u00ebt e dala, si brinj\u00eb skeleti, q\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb dhe shtr\u00ebngojn\u00eb gurin si mburoj\u00eb, ndoshta si fuqi mbijetese, apo si forc\u00eb ngadh\u00ebnjimi t\u00eb jet\u00ebs mbi vdekjen dhe harrimin&#8230;..!?<\/p>\n<p>Pisha e vendosur mbi ballin\u00eb t\u00eb librit \u00ebsht\u00eb gjetje e bukur artistike, si fotografi apo si piktur\u00eb, po me Naumin, \u00e7amin Epirot \u00e7 \u2018lidhje ka? \u00c7\u2019kumt kujton dhe p\u00ebrcjell? Mos vall\u00eb ky \u00ebsht\u00eb portreti i m\u00ebrgimtarit t\u00eb shkulur nga vendlindja dhe n\u00eb vend t\u00eb huaj mbetet rr\u00ebnj\u00eb jasht\u00eb&#8230;!? Un\u00eb p\u00ebrgjigje nuk pres. Gjithsecili le t\u00eb futet n\u00eb sinor\u00ebt e imagjinat\u00ebs, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje n\u00eb flet\u00ebt e k\u00ebtij romani t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lexuesi, gjat\u00eb k\u00ebndimit do t\u00eb v\u00ebr\u00eb re se libri shtrihet n\u00eb dy koh\u00eb dhe n\u00eb dy vende t\u00eb ndryshme, madje shum\u00eb larg nj\u00ebri-tjetrit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00c7am\u00ebria, Epiri dhe Suedia. \u00cbsht\u00eb zgjedhja e autorit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur dy kultura, dy q\u00ebndrime, dy p\u00ebrkujdesje ndaj njeriut&#8230; Etj, etj. Mbase p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se malli p\u00ebr m\u00ebm\u00ebdhen\u00eb djeg nj\u00ebsoj, edhe kur je shum\u00eb larg&#8230;&#8230;!<\/p>\n<p>Pjesa e par\u00eb i kushtohet \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe problemeve t\u00eb saj t\u00eb trazuara, t\u00eb thyera, t\u00eb shqyera, t\u00eb ngat\u00ebrruara, ku p\u00ebrplasen dy popuj,\u00a0 grek\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt \u00e7am, q\u00eb n\u00eb shekuj kan\u00eb jetuar s\u00eb bashku, pa grindje e luft\u00ebra mes nj\u00ebri-tjetrit. Sherri dhe lufta mes tyre filloi pas Luft\u00ebs Ballkanike, kur edhe u vendos\u00ebn kufijt\u00eb mes shteteve. O Zot, \u00e7 \u2018p\u00ebsuan shqiptar\u00ebt&#8230;!<\/p>\n<p>Lexoni dhe do t\u00eb bindeni&#8230;..!<\/p>\n<p>Thirrja, O Zot, vazhdon, sepse pas afro 20-vjet\u00ebsh, nis lufta Italo-Greke dhe m\u00eb pas me pushtimin e Greqis\u00eb nga gjerman\u00ebt, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb Bot\u00ebrore. Koh\u00eb kur arrestohet djaloshi gjimnazist Naumi dhe d\u00ebrgohet n\u00eb kampet e pun\u00ebs, n\u00eb Norvegji, bashk\u00eb me mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Autori me cop\u00ebza t\u00eb shkurtra na rr\u00ebfen pamjen tragjike t\u00eb kombit shqiptar t\u00eb mbetur brenda kufijve t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb historia e \u00c7am\u00ebris\u00eb, si pjese e truallit Shqiptar, e ndar\u00eb padrejt\u00ebsisht nga trungu i Shqip\u00ebris\u00eb etnike, krahin\u00eb ku thika vrastare e politik\u00ebs Evropiane, e preu, duke plot\u00ebsuar lakmin\u00eb e fqinjit ton\u00eb jugor. \u00c7am\u00ebria e bukur mbeti jasht\u00eb kufijve tan\u00eb, si krah i thyer i shqiponj\u00ebs mb\u00ebshtetur n\u00eb flamur.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar shum\u00eb rr\u00ebfime p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb, q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, pasi kisha shok\u00eb, m\u00eb pas edhe komshinj nga \u00c7am\u00ebria, t\u00eb ardhur rreth vitit 1945, n\u00eb Shqip\u00ebri, shum\u00eb prej tyre edhe n\u00eb Durr\u00ebs. Tregimet ngjasonin me nj\u00ebri-tjetrin, se ishte e nj\u00ebjta tragjedi, me dy aktor\u00eb: populli \u00e7am q\u00eb dhunsh\u00ebm detyrohej t\u00eb linte vendlindjen shekullore dhe ushtar\u00ebt grek q\u00eb vrisnin apo shponin me bajonet\u00eb pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb. Mjer\u00eb ai popull q\u00eb i p\u00ebrjetoi ato dit\u00eb plot tmerr e frike, t\u00eb lagur me lot malli, dhimbje e trishtimi, si plag\u00eb q\u00eb dhemb edhe pas shum\u00eb vitesh. Rr\u00ebfimet mbeteshin si e nj\u00ebjta piktur\u00eb, ngjyer me gjak dhe balt\u00eb \u00c7am\u00ebrie. Ndryshonte vet\u00ebm autori dhe frym\u00ebzimi n\u00eb bukurin\u00eb e fjal\u00ebs, ngjyrave, k\u00ebng\u00ebs vajtimtare dhe valleve.<\/p>\n<p>Kam lexuar edhe libra historie, q\u00eb me gjuh\u00ebn e ftoht\u00eb t\u00eb letr\u00ebs dhe dokumentit, flasin p\u00ebr ato ngjarje ngjyr\u00eb gri, ku ka luft\u00eb, bisedime, vendime, fund lufte, dredhi, paqe dhe trazime, thjesht si ngjarje, pa m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn ndjesi. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb historia, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb vendin artit dhe shkrimit, q\u00eb t\u00eb lundroj\u00eb tutje n\u00eb detin e trazuar t\u00eb frym\u00ebzimit, me tregime, novela, romane, drama e tragjedi p\u00ebr skena teatri, etj, etj.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu e ngul spiranc\u00ebn edhe autori Hamit Gurguri, si mjesht\u00ebr i rr\u00ebfimit, bashkon n\u00eb nj\u00eb sof\u00ebr historin\u00eb dhe let\u00ebrsin\u00eb, duke i shtyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafohen e t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb ngjitur-ngjitur, n\u00eb misionin e p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb te lexuesi, ato \u00e7far\u00eb kan\u00eb ndodhur dhe p\u00ebrjetuar popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm, n\u00eb koh\u00eb dhe vende t\u00eb ndryshme. \u00cbsht\u00eb aft\u00ebsia e shkrimtar\u00ebve t\u2019i ujdisin, t\u2019i kolisin e stolisin ngjarjet, q\u00eb lexuesi ta p\u00ebrtyp\u00eb, ta shijoj\u00eb dhe ta p\u00ebrthith\u00eb historin\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb, shpirt\u00ebrisht dhe fizikisht.<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se lexuesi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, duhet t\u00eb ket\u00eb pak zemr\u00ebn e fort\u00eb dhe mendjen e ftoht\u00eb, pasi ngjarjet dhe ndodhit\u00eb jan\u00eb plot skena, ku lufta dhe vdekja, t\u00eb ftuara nga politika, pa u tutur hedhin valle mes gjakut e tmerrit, duke mos kursyer pleq, burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Rr\u00ebfimet akuzojn\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb&#8230; ndaj nj\u00eb populli, jo pak por t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb krahine t\u00eb t\u00ebr\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00c7am\u00ebria. Nuk ngul k\u00ebmb\u00eb t\u00eb mbetem k\u00ebtu, pasi do m\u00eb jepni t\u00eb drejt\u00eb, sapo t\u00eb futeni n\u00eb faqet e para t\u00eb k\u00ebtij libri magjik.<\/p>\n<p>Nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb bluaj p\u00ebrmbajtjen, se nuk \u00ebsht\u00eb kafe m\u00ebngjesi. Lexuesi le ta shijoj\u00eb m\u00eb nge, duke p\u00ebrjetuar ndodhit\u00eb t\u00eb shtruara si qilim i q\u00ebndisur jo me fije m\u00ebndafshi, por me gjemba gorrice, apo me thumba k\u00ebpucari, q\u00eb shpojn\u00eb sa her\u00eb t\u00eb shkel\u00ebsh dheun e rrahur e ngjeshur nga shekujt. Nd\u00ebrkoh\u00eb po p\u00ebrpiqem t\u00eb q\u00ebmtoj disa holl\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb kuptuar bukur-mir\u00eb, (si\u00e7 thon\u00eb n\u00eb Dardani), thelbin apo kuptimin praktik e filozofik t\u00eb rr\u00ebfimit, jo si ngjarje, por si kumt q\u00eb duhet sh\u00ebnuar e mbajtur mend, p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrcjell\u00eb brezave q\u00eb mos harrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Libri nis me nj\u00eb shaka t\u00eb \u00e7uditshme, aq sa mendova se i gjith\u00eb libri ishte nj\u00eb limonat\u00eb e k\u00ebndshme, thjesht p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar. Ushtar\u00ebt n\u00eb front lufte, pran\u00eb qytetit t\u00eb Izmirit. Ishte lufta Greko-Turke e vitit 1919-22. P\u00ebrball\u00eb dy ushtri, Greke dhe Turke, ku kishte edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb, dardan\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb turke, epirot\u00eb (\u00e7am\u00eb) n\u00eb ushtrin\u00eb greke. K\u00ebrciste pushka dhe mitralozi, nd\u00ebrkoh\u00eb artileria gj\u00ebmonte n\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt. Koh\u00eb dreke. P\u00ebrball\u00eb llogoreve, nj\u00eb pemishte me qershi q\u00eb skuqnin n\u00eb rrezet e diellit. N\u00eb lib\u00ebr, autori b\u00ebn q\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb lufta p\u00ebr pak koh\u00eb, aq sa disa ushtar\u00eb, armiq me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb mblidhnin s\u00eb bashku qershi p\u00ebr shok\u00ebt e uritur. Un\u00eb e besoj, se k\u00ebshtu thot\u00eb autori. &#8211; Po a mundet t\u00eb ndodh\u00eb&#8230;? Pse jo&#8230;!?<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebtij \u00e7asti beteja filloi m\u00eb e ashp\u00ebr, ku pati shum\u00eb t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb l\u00ebnduar. Dardanasi plagoset, nd\u00ebrsa epiroti vritet. Ja si shkruan autori:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 &#8211; Sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb, n\u00eb at\u00eb luft\u00eb u flijuan afro dyqindepes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb ushtar\u00eb grek\u00eb, \u00e7am\u00eb e vllah\u00eb! Medet, nj\u00eb \u00e7erek milioni njer\u00ebz t\u00eb ri, si\u00e7 ishte Naumi im! Thot\u00eb<\/em> Irena Na\u00e7i, personazh i librit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fillon v\u00ebrtet romani, ku ng\u00ebrthehet historia dhe let\u00ebrsia. Autori\u00a0 i njeh mir\u00eb t\u00eb dy fushat, ndaj l\u00ebviz lirsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb dy livadhet e tyre. Historia studiohet, diskutohet dhe publikohet, por e ngjeshur me pak ose aspak personazhe, data dhe vende, nd\u00ebrsa let\u00ebrsia lexohet dhe p\u00ebrjetohet, duke marr\u00eb me vete edhe t\u00eb dh\u00ebnat e historis\u00eb. K\u00ebtu personazhet l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr sken\u00ebn e jet\u00ebs dhe labirintet e historis\u00eb me plot t\u00eb pa pritura, aspak t\u00eb g\u00ebzueshme, duhet th\u00ebn\u00eb tragjike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbimi i banor\u00ebve sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, vendosur n\u00eb Traktatin e Llozan\u00ebs, Korrik 1923. Ndaj autori zem\u00ebr thyer, shkruan: &#8211; \u201c<em>Deti u b\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi edhe varri i tyre i prehjes. Deti u b\u00eb varrez\u00eb, por varret pa emra, pa shenja\u201d. <\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb lloj djall\u00ebzie greke, q\u00eb \u00e7am\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebt e Kosturit, t\u00eb besimit mysliman, t\u2019i quaj\u00eb turq dhe t\u2019i shp\u00ebrngul\u00eb nga trojet arb\u00ebrore, n\u00eb Anadoll t\u00eb Turqis\u00eb dhe t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tyre lloj-lloj ortodoks\u00ebsh, me gjasa si popull grek. Autori me t\u00eb drejt\u00eb ndalon e thekson:<\/p>\n<p>&#8211; \u201c<em>Ky rast, m\u00eb duket mua \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizim i par\u00eb i problemit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi. Ndoshta p\u00ebrmir\u00ebsohet pozita jon\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, t\u00eb cilit aq shum\u00eb i dhuruam, shum\u00eb keq u tradhtuam, u mashtruam dhe m\u00eb s\u00eb keqi e p\u00ebsuam&#8230;&#8221;. Ngjau<\/em> ndryshe&#8230;! vitet treguan se shpresat u venit\u00ebn, madje u p\u00ebrkeq\u00ebsuan. Ballkani nuk gjeti qet\u00ebsi, sepse pas pak kohe lufta mbaroi dhe nisen bisedimet p\u00ebr paqe, pa ditur se nj\u00eb tjet\u00ebr luft\u00eb do plaste, ende pa mbushur 20 vjet. Mjaftohem t\u00eb citoj pak rreshta nga libri:<\/p>\n<p><em>&#8230;.\u201cJa, k\u00ebshtu na vajti jeta ne shqiptar\u00ebve: ti p\u00ebr grekun, un\u00eb p\u00ebr turkun, nd\u00ebrsa atdheu yn\u00eb i p\u00ebrgjakur n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb t\u00eb huaj&#8230; I cop\u00ebtuar, n\u00eb rob\u00ebri, \u00e7do dit\u00eb me vrag\u00eb e varr\u00eb na p\u00ebrgjaket&#8230; Vall\u00eb \u00e7far\u00eb gabimi, apo \u00e7far\u00eb gjynahu b\u00ebn\u00eb ata para nesh?\u201d<\/em>&#8230;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb mendimi, un\u00eb bashkohem me autorin, ndaj jam i detyruar t\u00eb shtoj me dhimbje: &#8211; <em>\u00c7 \u2018gabime b\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb pas&#8230;.!?<\/em><\/p>\n<p>Shtyhem t\u00eb pyes k\u00ebshtu, sepse pak vite m\u00eb von\u00eb, filloi lufta Italo-Greke, e viteve 1940-41, ku p\u00ebrs\u00ebri u vun\u00eb p\u00ebrball\u00eb shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb me shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb. Dhe pas lufte, ndodhi tragjedia: Shp\u00ebrngulja me dhun\u00eb e mij\u00ebra \u00e7am\u00ebve t\u00eb Epirit, drejt shtetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr \u00e7udi, historia p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb tej, p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00ebn shembullin grek, rreth 60 vjet m\u00eb pas, n\u00eb vitin 1998-99, ushtria serbe d\u00ebboi mij\u00ebra dardanas nga Dardania. Ishte nd\u00ebrhyrja e fuqive t\u00eb m\u00ebdha dhe q\u00ebndresa e U\u00c7K, q\u00eb u ndal tragjedia mbi shqiptar\u00ebt. Dardania fitoi m\u00ebvet\u00ebsi dhe pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p><em>&#8230;\u201cE, diku, n\u00eb kabinete e kancelari i b\u00ebnin hartat e reja, kufijt\u00eb e rinj, fatkeq\u00ebsit\u00eb e gjakderdhjet e reja! &#8211; Paj, ata at\u00eb pun\u00eb kan\u00eb!?\u201d,<\/em> thot\u00eb autori.<\/p>\n<p>Duke k\u00ebnduar librin, mendoj se kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndaj lexuesin n\u00eb dy grupe, pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me roman historik:<\/p>\n<p>&#8211; I pari grup \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebs i historis\u00eb, q\u00eb nuk \u00e7an kok\u00ebn p\u00ebr data, bisedime dhe vendime. P\u00ebrjeton ngjarjet, g\u00ebzon, trishtohet, vuan e vajton bashk\u00eb me personazhet. Diku edhe shan e mallkon shkaktar\u00ebt&#8230;!<\/p>\n<p>Grupi i dyt\u00eb, q\u00eb ka pak njohje, vuan dy her\u00eb:<\/p>\n<p>Si fillim, vuan p\u00ebr t\u00eb njohur e fiksuar historin\u00eb, q\u00eb l\u00ebviz sipas ligjeve t\u00eb veta pa pyetur p\u00ebr d\u00ebshirat e njer\u00ebzve, as p\u00ebr pasojat q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb popujt. Historia nuk b\u00ebhet me \u201csikur\u201d. Ndryshe do ishte vet\u00ebm frym\u00ebzim letrar.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ashtu si lexuesi i par\u00eb, vuan bashk\u00eb me personazhin dhe fatin e tij. Mallkon dhe i p\u00ebrjeton ngjarjet, gjat\u00eb dhe, pasi mbyll faqet e librit.<\/p>\n<p>Nuk kam dyshim se kushdo si un\u00eb, vler\u00ebson librin dhe e p\u00ebrg\u00ebzon autorin, i cili n\u00ebp\u00ebrmjet Iren\u00ebs, si p\u00ebrkthyese e misionar\u00ebve t\u00eb d\u00ebrguar nga zyrat e \u201cEvropit\u201d, b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shkurt\u00ebr me 15 pika, si p\u00ebrmbledhje e historis\u00eb s\u00eb Epirit. Ku, si fillim e nis q\u00eb nga lasht\u00ebsia: <em>\u2015 Historiani grek Tukididi, pas Luft\u00ebs s\u00eb Peloponezit, la sh\u00ebnimin: &#8211; Kur forcat e Athin\u00ebs hyn\u00eb n\u00eb Gjirin e Ambrakis\u00eb, aty popullsia nuk fliste greqisht, por barbarisht, (pra gjuh\u00eb epirote). <\/em>M\u00eb tej vijon duke p\u00ebrfshir\u00eb emrat e personaliteteve dhe figurave m\u00eb t\u00eb shquara q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs, q\u00eb nga lasht\u00ebsia, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<em> (Faqe 29-33).<\/em><\/p>\n<p>Kjo zgjedhje e k\u00ebtij materiali, ka nj\u00eb dobi t\u00eb madhe p\u00ebr lexuesin, pasi n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb letre, apo bllok sh\u00ebnimesh, mund t\u2019i kopjoj\u00eb dhe t\u2019i mbaj\u00eb n\u00eb xhep, n\u00eb \u00e7ant\u00eb apo n\u00eb tavolin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fituar kultur\u00eb historie, m\u00eb tej p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur n\u00eb biseda, diskutime, shkrime, mbase edhe fjalime.<\/p>\n<p>Besoj se nuk e teproj me vijueshm\u00ebrin\u00eb e ngjarjeve dhe marifeteve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201cn\u00ebpun\u00ebsit\u201d, apo emisar\u00ebt e d\u00ebrguar nga zyrat e \u201cEvropit\u201d. Nuk jan\u00eb as t\u00eb par\u00ebt as t\u00eb fundit, p\u00ebr \u00e7ka shohim e d\u00ebgjojm\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme, q\u00eb po t\u2019i shohim holl\u00eb-holl\u00eb, ngjasojn\u00eb si v\u00ebllez\u00ebr binjak\u00eb, vet\u00ebm dallon emri, koha dhe vendi. N\u00ebpun\u00ebsit e ardhur, t\u00eb cil\u00ebt ne i presim me buz\u00ebqeshje, i besojm\u00eb dhe i shikojm\u00eb n\u00eb sy si shp\u00ebtimtar\u00eb, si \u201cetalon\u00eb\u201d t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb na dalin me dy q\u00ebndrime, (populli i quan me dy fytyra). Na hiqen apo shtiren si t\u00eb paansh\u00ebm e parimor\u00eb, q\u00eb do mbrojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb drejt\u00ebn, nd\u00ebrsa pas shpine, kur mbyllen bisedimet dhe merren vendimet, i kan\u00eb ngulur thik\u00ebn pas shpine popullit dhe kombit shqiptar, k\u00ebshtu edhe popujve t\u00eb tjer\u00eb. Dhe ne mbetemi me pyetjen n\u00eb goj\u00eb: Si ka mund\u00ebsi&#8230;..!? Ndaj autori vikat: &#8211; \u201c<em>Ecni, shporruni nga Janina, nga Epiri, nga \u00c7am\u00ebria e p\u00ebrgjakur nga ato duart tuaja, q\u00eb shekujt nuk mund t\u2019i lajn\u00eb&#8230; Ju i d\u00ebbuat, ju u ndihmuat grek\u00ebve q\u00eb ta p\u00ebrfundojn\u00eb pun\u00ebn e gjakpir\u00ebsve t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb Epirit&#8230;!\u201d<\/em><\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, romani ta mbush mendjen m\u00eb mir\u00eb se nj\u00eb tekst historie, pasi ka l\u00ebng jete q\u00eb rrjedh n\u00eb \u00e7do faqe t\u00eb tij. Nj\u00eb vler\u00eb e shtuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr autorin Hamit Gurguri.<\/p>\n<p>Ndryshe lexohet e p\u00ebrjetohet pjesa e dyt\u00eb e romanit, ku heroi kryesor \u00e7ami Epirot, Naumi. K\u00ebrsh\u00ebria t\u00eb ndjek n\u00eb \u00e7do faqe: vall\u00eb si do vazhdoj\u00eb jeta e tij&#8230;.\u201d A do shp\u00ebtoj\u00eb gjall\u00eb nga kampet naziste, ku jeta dhe vdekja flinin pran\u00eb e pran\u00eb&#8230;! Ngjarjet jan\u00eb trondit\u00ebse, por ata fituan e shp\u00ebtuan, duke pyetur veten: &#8211; <em>\u201c\u00c7ka do b\u00ebnin dhe kah do t\u2019ia mbanin tutje n\u00eb liri&#8230;?\u201d<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur e shkruar shum\u00eb p\u00ebr kampet naziste t\u00eb pun\u00ebs, ku n\u00eb at\u00eb tablo t\u00eb p\u00ebrgjakur, \u00e7do autor sjell cop\u00ebza t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb i japin jet\u00eb &#8211; jet\u00ebs e ndri\u00e7im e drit\u00eb zymt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs. Nd\u00ebrsa romani ka hyr\u00eb n\u00eb shtratin e vet, ku ka pak histori dhe m\u00eb shum\u00eb jet\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje drejt liris\u00eb dhe mbijetes\u00ebs, ku vendosm\u00ebria dhe guximi i hyjn\u00eb aventur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb, pavar\u00ebsisht se mund ta paguanin me jet\u00eb, si\u00e7 ndodhi me shok\u00ebt e Naumit, kur m\u00ebsyn\u00eb gardhin me tela dhe u nis\u00ebn drejt t\u00eb panjohur\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb panjohur\u00ebn, (natyr\u00ebn e ashp\u00ebr t\u00eb alpeve t\u00eb Suedis\u00eb, bashkuar me t\u00eb ftohtin polar), autori e njeh mir\u00eb, pasi ka shum\u00eb vite q\u00eb jeton aty, madje n\u00eb skajin m\u00eb verior t\u00eb atij vendi magjik. Po aq mir\u00eb njeh edhe mikpritjen dhe dashurin\u00eb e atij populli fisnik. Mbase ka mbresa nga p\u00ebrvoja vetjake, kur la Drenic\u00ebn dhe u vendos n\u00eb Suedi&#8230;! &#8211; Ku i dihet&#8230;! Por un\u00eb besoj&#8230;!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, autori e ka t\u00eb leht\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb Naumin dhe ata pes\u00eb shok\u00ebt q\u00eb shp\u00ebtuan nga arratisja, n\u00eb ato vise, fshatra dhe qyteza me tradita dhe kultur\u00eb t\u00eb ndryshme nga mesdhetar\u00ebt. Ja si shprehet Naumi: &#8211; <em>\u201cDola, si po m\u00eb duket tani, leht\u00eb nga sk\u00ebterra e rob\u00ebris\u00eb naziste&#8230; K\u00ebtu hasa n\u00eb njer\u00ebz&#8230; n\u00eb nj\u00eb vend ku \u00e7mohet njeriu&#8230; U b\u00ebra pjes\u00eb e nj\u00eb familje&#8230;!<\/em> Ai popull meriton nderime dhe l\u00ebvdata pa fund. Ndaj ngulmon: &#8211; \u201c<em>I b\u00ebri nder\u00eb nj\u00eb vend, q\u00eb rrall\u00eb e kishte par\u00eb n\u00eb hart\u00eb. Vala e luft\u00ebs e solli e&#8230;!\u201d, &#8211; <\/em>shkruan autor Hamit Gurguri.<\/p>\n<p>N\u00eb rrjedh\u00ebn normale t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt, ku koha l\u00ebviz qet\u00ebsisht, romani ndjell k\u00ebrsh\u00ebri, por pa tmerre e fatkeq\u00ebsi. Naumi u shkollua, u diplomua inxhinier, filloi pun\u00eb, u dashurua dhe krijoi familje. \u00c7do fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt kur lexojm\u00eb: <em>\u2015 \u201cNaumi im&#8230; Epiroti im&#8230; Shqiptari im&#8230; Ylli im polar&#8230; Jam vajza m\u00eb e lumtur&#8230; U b\u00ebra nusja m\u00eb e lumtur n\u00eb Luleo&#8230; Nuk e mendoja kurr\u00eb, m\u00eb pak e prisja&#8230; Nj\u00eb qytet ishte sot me ne\u201d. <\/em><\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej<em>: &#8211; Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb ceremonis\u00eb, Naumi ishte i p\u00ebrlotur. Kishte mall p\u00ebr atdhe, p\u00ebr gjyshen q\u00eb nuk ishte m\u00eb&#8230; Nuk kishte aty ask\u00ebnd t\u00eb af\u00ebrm&#8230; por ndjehej i lumtur n\u00eb mes t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb g\u00ebzoheshin, k\u00ebndonin e vall\u00ebzonin n\u00eb at\u00eb acarin e dimrit&#8230; Festonte pothuaj nj\u00eb qytet p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb panjohur&#8230;!<\/em><\/p>\n<p>Rri dhe mendoj enigm\u00ebn e pish\u00ebs rr\u00ebnj\u00eb dal\u00eb&#8230;!<\/p>\n<p>Pyes lexuesin e v\u00ebmendsh\u00ebm, si mendon, e zgjidh dot t\u00eb panjohur\u00ebn!? Apo ndjen dhimbje p\u00ebr fatin e k\u00ebputur t\u00eb mij\u00ebrave shqiptar\u00ebve q\u00eb enden n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe n\u00eb fund mbeten pa rr\u00ebnj\u00eb, si shp\u00ebrblim pa varr, ose me varr t\u00eb harruar, nga koha mbuluar&#8230;?<\/p>\n<p>Urime dhe suksese i nderuar Hamit Gurguri! Ke shkruar nj\u00eb roman me vlera njer\u00ebzore dhe atdhetare, q\u00eb duhet k\u00ebnduar me kujdes dhe qet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Durr\u00ebs. Fund dhjetori, 2024.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli: \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Magje e braktisur, \u00e7ati e r\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb cop\u00ebz qiell i vetmuar, i ngr\u00ebn\u00eb, i vrar\u00eb. Era fryn n\u00ebp\u00ebr shkurre, mbi gur\u00eb t\u00eb latuar dhe puse t\u00eb harruar, mbi trar\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shembje t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb \u00c7am\u00ebri. \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2384,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2468","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2468\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}