{"id":2491,"date":"2025-01-24T20:25:10","date_gmt":"2025-01-24T19:25:10","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2491"},"modified":"2025-01-24T20:25:13","modified_gmt":"2025-01-24T19:25:13","slug":"kadri-tarelli-shkruanfilozofia-dhe-shpirti-mark-zadeja-ne-nje-studim-te-ri-filozofik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/01\/24\/kadri-tarelli-shkruanfilozofia-dhe-shpirti-mark-zadeja-ne-nje-studim-te-ri-filozofik\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:FILOZOFIA dhe SHPIRTI&#8230;.!? Mark Zadeja n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb ri filozofik"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nNjeriu u mir\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qytetar i mir\u00eb. Nj\u00eb njeri i mir\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb jasht\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb mir\u00eb. E kot\u00eb t\u00eb diskutohet se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr njeriun, pa marr\u00eb parasysh se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr qytetin.<\/p>\n<p>Platoni<\/p>\n<p>FILOZOFIA dhe SHPIRTI&#8230;.!?<br \/>\nMark Zadeja n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb ri filozofik<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes fisnikun shkodran Mark Zadeja, q\u00eb m\u00eb dhuroi librin e tij m\u00eb t\u00eb<br \/>\nfundit, ku shtruar ulen e kuvendojn\u00eb, \u201cForca e filozofis\u00eb dhe e v\u00ebrteta e shpirtit\u201d. \u00c7ka<br \/>\ni dallon e \u00e7ka i bashkon, q\u00eb rrin\u00eb kaq pran\u00eb e pran\u00eb, n\u00eb udh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb dijes,<br \/>\nmendimit dhe shkrimit&#8230;..!? \u2013 P\u00ebrpiqem ta zgjidh&#8230;..!<br \/>\nE fal\u00ebnderoj edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye me shum\u00eb: se pas kaq vjet\u00ebsh i harruar n\u00eb<br \/>\nlexime librash historik, romane, novela, monografi, drama, tragjedi dhe poezi, etj, etj,<br \/>\nm\u00eb ktheu t\u00eb rifilloj t\u00eb k\u00ebndoj nj\u00eb tjet\u00ebr let\u00ebrsi, duke m\u00eb futur s\u00ebrish n\u00eb detin e pafund<br \/>\nt\u00eb filozofis\u00eb, ku qet\u00ebsisht po ndjehem mir\u00eb.<br \/>\nNuk pretendoj se njoh t\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e k\u00ebtij autori. Kam kaluar n\u00ebp\u00ebr<br \/>\nduar ve\u00e7 tre libra: \u201cQyteti i vuajtjes\u201d, \u201cForca e mendimit\u201d, dhe m\u00eb t\u00eb fundit \u201cForca e<br \/>\nfilozofis\u00eb dhe e v\u00ebrteta e shpirtit\u201d. N\u00eb p\u00ebrfundim, si shenj\u00eb fal\u00ebnderimi dhe<br \/>\nmir\u00ebnjohje, nuk kam p\u00ebrtuar q\u00eb, pasi mbaroj s\u00eb k\u00ebnduari secilin lib\u00ebr, t\u00eb shkruaj<br \/>\ndi\u00e7ka nga p\u00ebrjetimi q\u00eb ndjej dhe m\u00ebsimi q\u00eb gjej, ku \u00ebsht\u00eb derdhur pa kursim shum\u00eb<br \/>\npun\u00eb, vullnet, d\u00ebshir\u00eb, p\u00ebrpjekje, studim dhe mendim. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku t\u00eb<br \/>\nngjeshura n\u00eb ark\u00ebn e thesarit t\u00eb dijes dhe kujtes\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb libri.<br \/>\nNuk isha i gabuar kur m\u00eb par\u00eb shkrova dhe publikova shkrimin: \u201cVuajtja e<br \/>\nqytetit, si histori, psikologji dhe filozofi\u201d. &#8230;.. Ku Marku b\u00ebn zb\u00ebrthimin shpirt\u00ebror,<br \/>\nzbulon turbullimet q\u00eb ngjasin n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve, studion<br \/>\nderi ku t\u00eb \u00e7on durimi dhe si mundet q\u00eb njeriu para k\u00ebtyre llahtarive t\u00eb mbetet p\u00ebrs\u00ebri<br \/>\nnjeri dhe qytetar. Ai, m\u00eb konkretisht, merret me dukurin\u00eb e kujtes\u00ebs individuale e<br \/>\nkolektive, si proces mendor e m\u00eb pak fizik, duke e trajtuar n\u00eb ndjesit\u00eb psikologjike,<br \/>\nm\u00eb pas t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar n\u00eb mendim historik e filozofik.<br \/>\nNdryshe ndodh me titullin e nj\u00eb libri tjet\u00ebr, \u201cForca e mendimit\u201d; ku autori vuan<br \/>\nderisa gjen titullin, pasi \u00e7do fjal\u00eb apo grup fjal\u00ebsh, p\u00ebrmbledh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike<br \/>\nesenc\u00ebn e p\u00ebrmbajtjes dhe kumtin q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb te lexuesi, q\u00eb n\u00eb shikim t\u00eb<br \/>\npar\u00eb. Dhe, n\u00eb rastin konkret shtrydh n\u00eb ballin\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsimin teorik e praktik t\u00eb<br \/>\ndukurive apo ngjarjeve t\u00eb ndryshme, q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt maj\u00ebs s\u00eb majave, drejt<br \/>\nmendimit filozofik.<br \/>\nN\u00eb librin e ri, autori merret thjesht me filozofi, duke na e sjell\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00eb lindje,<br \/>\nshekuj m\u00eb par\u00eb, me emrat e njohur Platoni, Artistoteli, Pitagora, Sokrati, etj, etj, p\u00ebr<br \/>\nt\u00eb vazhduar me tej me Michel De Montaigne, vazhdon me filozofin Emmanuel<br \/>\nKantin, ku mbi varrin e tij do t\u00eb shkruhej postulati i \u201cKritik\u00ebs s\u00eb arsyes<br \/>\npraktike\u201d:\u00a0\u201cQielli me yje mbi mua, ligji moral n\u00eb mua\u201d.<br \/>\nAutori vazhdon me m\u00eb t\u00eb fundit filozof, me ekzistencialistin Jean Paul Sartre, i<br \/>\ncili jetoi dhe veproi n\u00eb shekullin XX-t\u00eb, por q\u00eb refuzoi \u00e7mimin \u201cNobel\u201d, me th\u00ebnien e tij<br \/>\nt\u00eb njohur: \u201cNj\u00eb shkrimtar q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebson pozicione politike, shoq\u00ebrore apo letrare,<br \/>\nduhet t\u00eb veproj\u00eb vet\u00ebm me mjetet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb tijat \u2013 pra me fjal\u00ebn e shkruar\u201d. E gjith\u00eb<br \/>\nesenca e mendimit t\u00eb tij filozofik p\u00ebrmblidhet n\u00eb k\u00ebto pak fal\u00eb: \u201cT\u00eb ekzistosh do t\u00eb<br \/>\nthot\u00eb t\u00eb mendosh mbi jet\u00ebn, deri sa mendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer t\u00eb<br \/>\npranuar prej njer\u00ebzimit\u201d. M\u00eb tej: . \u201cP\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ekzistosh, pra prania<br \/>\njote aty ku jeton, \u00ebsht\u00eb ekzistenca e mendimit. Ajo do t\u00eb vler\u00ebsohet prej arritjeve q\u00eb<br \/>\njep ti&#8230;&#8230;.\u201d.<br \/>\nSartri filloi t\u00eb harmonizoj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn let\u00ebrsin\u00eb me problemet e koh\u00ebs.<br \/>\n\u201cKush shkruan nuk shkruan p\u00ebr vete, por p\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tjetrit, i cili<br \/>\n\u00ebsht\u00eb ai q\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrpara dhe rri p\u00ebrball\u00eb duke gjykuar e vler\u00ebsuar. Faqe 14.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb, q\u00eb po ia them vetes, por dua t\u2019ua p\u00ebrs\u00ebris edhe<br \/>\nt\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb mi krijues. Askush nuk mund ta thot\u00eb me bukur dhe m\u00eb shkoqur&#8230;.!<br \/>\nNd\u00ebrsa autori ndjek, p\u00ebrqafon dhe zbaton modelin e filozof\u00ebve si Sartri, &#8211; \u201cQ\u00eb \u00ebsht\u00eb<br \/>\ndhe q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb aktiv edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme\u201d.<br \/>\nKam ndjesin\u00eb se autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ri, mbi rrug\u00ebtimin e filozofis\u00eb nd\u00ebr<br \/>\nshekuj, ka zgjedhur nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr nga ajo e Mishel d\u00eb Montenj, i cili n\u00eb \u201cEsse\u201d i<br \/>\nvendos filozof\u00ebt t\u00eb shprehin dhe diskutojn\u00eb idet\u00eb e tyre ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, duke u pajtuar<br \/>\ne kund\u00ebrshtuar nj\u00ebri-tjetrin. Nd\u00ebrsa filozofi yn\u00eb Marku i vendos doktrinat e secilit<br \/>\nkarshi-karshi, nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. E gjitha me mendimin se i takon k\u00ebndonj\u00ebsit t\u00eb ditur, t\u00eb<br \/>\nb\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e tyre, diku t\u2019i mbaj\u00eb, diku t\u2019i ndaj\u00eb e t\u2019i shaj\u00eb, diku t\u2019i afroj\u00eb dhe t\u2019i<br \/>\npajtoj\u00eb.<br \/>\nKjo m\u00ebnyr\u00eb studimi ka nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, pasi na jep t\u00eb gjith\u00eb evolucionin e<br \/>\nmendimit filozofik q\u00eb nga lasht\u00ebsia deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, duke u pasuruar me ide,<br \/>\nnga t\u00eb dh\u00ebnat shkencore q\u00eb kan\u00eb arritur nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb zhvillimi, t\u00eb<br \/>\npaimagjinueshme p\u00ebr nj\u00eb mendje normale.<br \/>\nNuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb trajtoj doktrinat e filozof\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00ebp\u00ebr faqet<br \/>\ne k\u00ebtij libri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Do t\u00eb ishte guxim i tepruar, pasi i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje autor<br \/>\nMarku. Mjafton t\u00eb ndalem vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb prekje fare t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb dukje: Diku n\u00eb faqe 37,<br \/>\nka nj\u00eb n\u00ebn-kapitull \u201cVirtuti \u00ebsht\u00eb njohuri\u201d, nj\u00eb ide e shfaqur dhe e mbrojtur sipas<br \/>\nfilozofis\u00eb Platoniane.<br \/>\nSot askush nuk e pranon k\u00ebt\u00eb mendim, aq m\u00eb pak Mark Zadeja, q\u00eb n\u00eb titull t\u00eb<br \/>\nlibrit shprehet, \u201cForca e filozofis\u00eb dhe e v\u00ebrteta e shpirtit\u201d, sepse \u201cvirtuti\u201d n\u00eb vetvete<br \/>\n\u00ebsht\u00eb pjes\u00eb dhe cil\u00ebsi e shpirtit, jo e mendjes dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as me koh\u00ebn,<br \/>\nmosh\u00ebn, varf\u00ebrin\u00eb, pasurin\u00eb apo me postin dhe detyrat q\u00eb mban. Virtuti mund t\u00eb<br \/>\nzbukurohet, ndri\u00e7ohet dhe hijeshohet nga dijet dhe njohurit\u00eb e shumta, por n\u00eb fund<br \/>\nmbetet pasuri e shpirtit t\u00eb \u00e7do individi dhe q\u00eb gjen vend t\u00eb shfaqet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb<br \/>\nveprimtarin\u00eb e tij shoq\u00ebrore. Duksh\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me njer\u00ebzit, me besimin, me<br \/>\ndetyr\u00ebn, qytetin, shtetin dhe m\u00eb gjer\u00eb, me kombin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<br \/>\nNj\u00eb vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e k\u00ebtij libri studimor, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoja jet\u00ebsore e ngulur n\u00eb<br \/>\nsinor\u00ebt e filozofis\u00eb, si e \u201cv\u00ebrtet\u00eb e shpirtit\u201d, si m\u00ebsim i domosdosh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do individ<br \/>\ndhe ca m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb drejtojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, apo drejt\u00ebsin\u00eb,<br \/>\ninstitucionet, zyrat dhe shtetin. Lexuesi bindet sapo t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb vet\u00eb dy-tre citate t\u00eb<br \/>\nshk\u00ebputura nga libri, si porosi p\u00ebr t\u2019i lexuar e m\u00ebsuar dijetar\u00ebt e gjyqtar\u00ebt, m\u00ebsuesit e<br \/>\npedagog\u00ebt dhe m\u00eb s\u00eb shumti zyrtar\u00ebt e pushtetar\u00ebt tan\u00eb.<br \/>\nPlatoni thot\u00eb:<br \/>\n. Njeriu u mir\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qytetar i mir\u00eb. Nj\u00eb njeri i mir\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb<br \/>\njasht\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb mire. E kot\u00eb t\u00eb diskutohet se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr njeriun, pa<br \/>\nmarr\u00eb parasysh se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr qytetin. Faqe 38.<br \/>\n. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb t\u2019i jap\u00ebsh secilit at\u00eb q\u00eb i takon. Ajo q\u00eb i takon secilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt e<br \/>\ndrejta p\u00ebr t\u2019u trajtuar ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, bazuar n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb dhe edukimin e tij. Nd\u00ebrsa<br \/>\najo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb secili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatja me ato detyra q\u00eb i k\u00ebrkon pozita q\u00eb i<br \/>\n\u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Faqe 49<br \/>\n. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb lidhja q\u00eb mban t\u00eb bashkuar nj\u00eb shoq\u00ebri, nj\u00eb bashkim harmonik<br \/>\nindivid\u00ebsh, ku secili ka gjetur rolin e tij sipas prirjes dhe edukimit t\u00eb tij.<br \/>\n. Nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri, se sa t\u00eb ket\u00eb pun\u00ebn e tij dhe t\u00eb rr\u00ebmbehet prej<br \/>\nsaj.<br \/>\n. Njeriu kur \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njeri, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri i kafsh\u00ebve, por kur \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb<br \/>\nligjit dhe drejt\u00ebsis\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keqi prej tyre.<br \/>\nNd\u00ebrsa Aristoteli, shprehet:<br \/>\n. Nuk mund t\u00eb kuptosh bot\u00ebn dhe as njeriun, pa u nisur nga nj\u00eb analiz\u00eb e thell\u00eb n\u00eb<br \/>\nvet\u00ebdije, deri sa mendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e tij. Faqe 13.<br \/>\n. Q\u00ebllimi aktual i nj\u00eb shteti, duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb p\u00ebrparimin moral t\u00eb popullit t\u00eb tij. Etj,<br \/>\netj. Faqe 54<br \/>\nN\u00eb lib\u00ebr, autori i kushton nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb zgjeruar mendimit filozofik t\u00eb<br \/>\ndijetarit gjerman Emmanuel Kanti, aq sa duket sikur ai \u00ebsht\u00eb dashuruar me k\u00ebt\u00eb<\/p>\n<p>filozof, i cili e sundoi koh\u00ebn, gjat\u00eb fundit t\u00eb shek. 18 dhe fillim t\u00eb shek. 19. Shtyhem t\u00eb<br \/>\nmendoj k\u00ebshtu pasi i p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb p\u00ebr vete dhe t\u00eb tjer\u00ebt, nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb<br \/>\np\u00ebrcakton t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebn e studimit t\u00eb tij, duke u p\u00ebrpjekur ta shp\u00ebrndaj\u00eb edhe te t\u00eb<br \/>\ntjer\u00ebt, madje ta zbatoj\u00eb edhe vet\u00eb, m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb librat dhe studimet e tij:<br \/>\n-\u201cAi, filozofi Kant, u p\u00ebrs\u00ebriste gjithmon\u00eb student\u00ebve t\u00eb tij, &#8211; Se detyra e tij nuk<br \/>\nishte t\u2019u m\u00ebsonte atyre filozofin\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb filozofonte, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb<br \/>\nmendonte, t\u00eb arsyetonte me kok\u00ebn e vet, duke u nisur nga injoranca, (mos dija) e tij\u201d.<br \/>\n&#8230;&#8230; &#8211; P\u00ebrvoja, kur nuk \u00ebsht\u00eb e lidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unike me intelektin, n\u00eb vetvete do t\u00eb<br \/>\nishte e padobishme. \u2013 Shprehet n\u00eb vazhdim autori.<br \/>\nMendoni nj\u00eb \u00e7ast m\u00ebsuesin e historis\u00eb: &#8211; Si \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, t\u00eb mbetet skllav i<br \/>\nnj\u00eb date apo emri, (shpesh pa shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi), apo t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit apo studentit<br \/>\nt\u00eb analizoj\u00eb ngjarjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi&#8230;.? \u2013 Jam i bindur se kjo \u00ebsht\u00eb rruga dhe m\u00ebnyra m\u00eb e<br \/>\nmir\u00eb, q\u00eb nxit t\u00eb menduarin aktiv, vler\u00ebsues dhe kritik, p\u00ebr t\u2019i par\u00eb ngjarjet t\u00eb lidhura<br \/>\nme sistemin shoq\u00ebror, koh\u00ebn, interesat dhe rrethanat. Nj\u00eb form\u00eb pune q\u00eb shpesh nuk<br \/>\nmerret parasysh edhe n\u00eb hartimin e teksteve m\u00ebsimor.<br \/>\nKy lib\u00ebr m\u00eb shtyn t\u00eb gjykoj veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt, kur lexoj:<br \/>\n&#8211; \u201cVendimet morale nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohen asnj\u00eb kushti, n\u00ebse nj\u00eb individ<br \/>\nvepron p\u00ebr p\u00ebrfitime personale ose nga frika e nd\u00ebshkimit\u201d&#8230;&#8230;<br \/>\nM\u00eb tej: &#8211; Normat morale respektohen sepse imponohen nga ndjenja e detyr\u00ebs,<br \/>\njo p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb mund t\u00eb arrihet, duke i respektuar ato&#8230;.. &#8211; Morali nuk \u00ebsht\u00eb<br \/>\nnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje private, pasi nuk \u00ebsht\u00eb private t\u00eb veprosh drejt apo gabim\u201d.<br \/>\nJam i bindur se edhe autori Mark Zadeja mendon si un\u00eb, kur po shprehem, &#8211;<br \/>\nSe nd\u00ebshkimi apo lavd\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb privat dhe i takon vet\u00ebm individit, t\u2019i provoj\u00eb, t\u2019i<br \/>\ndhembi dhe t\u2019i shijoj\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb vler\u00eb e shtuar e k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb, q\u00eb rrall\u00eb e ndesh te autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb,<br \/>\nparaqitja e filozofit Emmanuel Kant, jo si i futur dhe i mbyllur n\u00eb korniz\u00eb, por si<br \/>\nm\u00ebsues e pedagog, m\u00eb tej edhe si njeri i thjesht\u00eb, si un\u00eb, si ti dhe si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt,<br \/>\npor me nj\u00eb kujtes\u00eb \u201ct\u00eb frikshme\u201d, &#8211; thuhet n\u00eb lib\u00ebr. Dijetari Kant, ashtu si ne, kishte<br \/>\nd\u00ebshira dhe s\u2019i tutej mundimeve p\u00ebr ta p\u00ebrballuar dhe shijuar jet\u00ebn, edhe duke i l\u00ebn\u00eb<br \/>\nshtegun hapur edhe ndonj\u00eb prap\u00ebsi t\u00eb vog\u00ebl, pa d\u00ebmtuar njeri. Aq sa autori vazhdon:<br \/>\n&#8211; Me bindje mund t\u00eb them, se asnj\u00eb pasuri sado e madhe mund t\u00eb jet\u00eb, nuk mund t\u00eb<br \/>\nkrahasohet me qytet\u00ebrimin e njeriut.<br \/>\nAutori Mark Zadeja, si studiues ngulmon t\u00eb thot\u00eb: &#8211; \u201cFilozofia e vjet\u00ebr i studioi<br \/>\ndhe i pasuroi epokat dhe ngjarjet, nd\u00ebrsa filozofia moderne na jep nj\u00eb mesazh m\u00eb t\u00eb<br \/>\nfort\u00eb: &#8211; Se historit\u00eb pa filozofin\u00eb nuk do t\u00eb kishin realizuar misionin e tyre t\u00eb mbar\u00eb<br \/>\nnjer\u00ebzimit. \u2013 Shprehet autori. Faq 9.<br \/>\nE gjitha e p\u00ebrmbledhur n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb librit, q\u00eb ka n\u00eb themel t\u00eb \u201cV\u00ebrtet\u00ebn<br \/>\ne shpirtit\u201d: &#8211; Ku dijet, kultura, informacioni, luksi, veset, prap\u00ebsit\u00eb dhe luft\u00ebrat jan\u00eb<br \/>\nshtuar, ashtu edhe jeta dhe veprimtaria shoq\u00ebrore ka ndryshuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e<br \/>\nhapur, nd\u00ebrsa shpirti i njeriut ka mbetur po nj\u00ebsoj, me t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb e mira apo t\u00eb<br \/>\nliga, pavar\u00ebsisht se bota \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, si nga l\u00ebvizjet, ashtu edhe nga<br \/>\nmjetet e komunikimit dhe informimit.<br \/>\nPik\u00ebrisht k\u00ebsaj dukurie shpirt\u00ebrore, autori i kushton nj\u00eb goxha vend studimi,<br \/>\nshtrimi dhe diskutimi racional. \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e tij, q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb shtjellim t\u00eb guximsh\u00ebm<br \/>\nmbi filozofin\u00eb e \u201cArsyes s\u00eb kulluar\u201d, duke e shtrir\u00eb edhe n\u00eb bot\u00ebn e mendimit<br \/>\nshpirt\u00ebror t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke arsyetuar dhe mb\u00ebshtetur bindsh\u00ebm, se \u201c\u00cbsht\u00eb<br \/>\nrealiteti q\u00eb prodhon mrekullin\u00eb\u201d. Nj\u00eb p\u00ebrfundim dhe p\u00ebrkufizim i mir\u00ebpritur nga filozofi<br \/>\nyn\u00eb, si \u201cgjetje e re\u201d p\u00ebr \u201cT\u00eb v\u00ebrtetat e shpirtit arb\u00ebror\u201d, si arritje e shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb<br \/>\nmendimit teorik, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shpirtin dhe Zotin.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb shtojm\u00eb fjal\u00eb: &#8211; kur, \u201dMendimi, kjo dhunti\u00a0 e pa\u00e7mueshme\u00a0e<br \/>\nZotit dhe e natyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb padyshim kapitali\u00a0 m\u00eb i \u00e7muesh\u00ebm\u00a0 i krijes\u00ebs njer\u00ebzore\u201d, &#8211;<br \/>\nThot\u00eb n\u00eb vazhdim autori Mark Zadeja. E gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje dhe p\u00ebrshpirtje<br \/>\nmadhore, ku filozofia, besimi dhe jeta, nd\u00ebrthuren pazgjidhshm\u00ebrisht si realitet dhe<br \/>\nbot\u00ebkuptim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dua ta them me forc\u00ebn e mendimit dhe fjal\u00ebs sime, q\u00eb mb\u00ebshtetet mbi<br \/>\ndobin\u00eb e k\u00ebtij libri filozofik, si p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e student\u00ebt, ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb<br \/>\nnjer\u00ebzit q\u00eb merren me shkenc\u00eb, me studime dhe veprimtari praktike n\u00eb fush\u00ebn e<br \/>\nedukimit qytetar dhe drejtimin e shtetit. Kjo, mendoj, \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja q\u00eb ky lib\u00ebr e<br \/>\nmeriton t\u00eb jet\u00eb mbi tavolin\u00ebn e pun\u00ebs, apo n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e shkollar\u00ebve t\u00eb rinj, p\u00ebr ta<br \/>\nk\u00ebnduar m\u00eb nge, kur duan t\u00eb marrin k\u00ebshilla t\u00eb vyera, apo kur marrin vendime p\u00ebr<br \/>\njet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e tyre.<br \/>\nN\u00eb fund shkrimin dua ta mbyll me k\u00ebto pak fjal\u00eb, t\u00eb filozofes Anelore Euler,<br \/>\nhartuese e hyrjes s\u00eb k\u00ebtij libri, si nj\u00eb porosi p\u00ebr krijuesit e shumt\u00eb, q\u00eb gjallojn\u00eb mes<br \/>\nnesh:<br \/>\n&#8211; Jeta e shkrimtarit ose krijuesit, \u00ebsht\u00eb e lidhur thell\u00eb me mendimin vetjak, p\u00ebr<br \/>\nt\u2019u mb\u00ebshtetur fort mbi realitetin e jet\u00ebs q\u00eb na rrethon&#8230;.. p\u00ebr t\u00eb shprehur me t\u00eb gjitha<br \/>\nngjyrat, \u00e7astet, njohurit\u00eb, frym\u00ebzimin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar mendimin n\u00eb<br \/>\nfraz\u00ebn filozofike.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb autori Mark Zadeja, n\u00eb shum\u00eb poezi si pjes\u00eb e k\u00ebtij libri, t\u00eb cilat<br \/>\nk\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ideo-artistike dhe nj\u00ebherazi filozofike, ngulmon t\u00eb<br \/>\nthot\u00eb:<br \/>\n&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;<br \/>\nJeta e p\u00ebrbuzun, mb\u00ebshtjell\u00eb me padrejt\u00ebsit\u00eb,<br \/>\nShfaqte revolt\u00ebn e shpirtit tim&#8230;&#8230;.<br \/>\n&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;.<br \/>\nAndrra ime u zgjue, m\u2019tha: shkuej!<br \/>\nShkruej! Do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb&#8230;.! Poezia \u201cAndrra ime\u201d<br \/>\nM\u00eb p\u00eblqe t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje, se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane dhe<br \/>\nbashk\u00eb me tre librat e tjer\u00eb: \u201cVog\u00eblushja\u201d, \u201cNd\u00ebshkimi i spiunit\u201d dhe \u201cForca e<br \/>\nfilozofis\u00eb dhe e v\u00ebrteta e shpirtit\u201d, jan\u00eb pranuar n\u00eb fondin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare<br \/>\nGjermane. Besoj se nuk \u00ebsht\u00eb pak. \u00cbsht\u00eb vler\u00ebsim i merituar q\u00eb na ngroh e na b\u00ebn<br \/>\nt\u00eb ndjehemi mir\u00eb edhe ne si shqiptar\u00eb.<br \/>\nUrime dhe suksese i nderuar z. Mark Zadeja. Libri yt \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb, mes t\u00eb<br \/>\nrrall\u00ebve, ndaj i urojm\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb mbetet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb lexuesit t\u00eb ditur, q\u00eb t\u00eb<br \/>\npasuroj\u00eb dijet me filozofin\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtetat e shpirtit krijues.<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nJanar 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Njeriu u mir\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qytetar i mir\u00eb. Nj\u00eb njeri i mir\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb jasht\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb mir\u00eb. E kot\u00eb t\u00eb diskutohet se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr njeriun, pa marr\u00eb parasysh se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr qytetin. Platoni FILOZOFIA dhe SHPIRTI&#8230;.!? Mark Zadeja n\u00eb nj\u00eb studim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2492,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2491","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2491\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}