{"id":2526,"date":"2025-01-31T18:22:38","date_gmt":"2025-01-31T17:22:38","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2526"},"modified":"2025-01-31T18:22:42","modified_gmt":"2025-01-31T17:22:42","slug":"albert-habazajamaneti-i-kulles-se-malesise-nga-amerika-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/01\/31\/albert-habazajamaneti-i-kulles-se-malesise-nga-amerika-ne-vlore\/","title":{"rendered":"Albert HABAZAJ:AMANETI I \u201cKULL\u00cbS\u201d S\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb NGA AMERIKA N\u00cb VLOR\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>AMANETI I \u201cKULL\u00cbS\u201d S\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb NGA AMERIKA N\u00cb VLOR\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb panoram\u00eb mbi struktur\u00ebn dhe mesazhet e librit \u201cPorosia e kull\u00ebs\u201d e Dr. Pashko Rr. Camaj<\/em><\/p>\n<p><strong>Albert HABAZAJ<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebs i Sektorit t\u00eb Bibilotek\u00ebs dhe Botimeve<\/p>\n<p>Libri \u201c<em>Porosia e Kull\u00ebs<\/em>\u201d = \u201c<em>Dreaming from the trunk of an American car<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtimi jet\u00ebsor i shkrimtarit, atdhetarit, Doktorit t\u00eb Shkencave Mjek\u00ebsore, me banim n\u00eb New York Pashko Camaj &#8211; shqiptar i Malit t\u00eb Zi, veprimtar i shquar i Federat\u00ebs Panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs \u201cVatra\u201d, q\u00eb aktualisht sh\u00ebrben si Sekretar i saj.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr, q\u00eb vjen si let\u00ebrsi n\u00eb form\u00ebn e kujtimeve, \u00ebsht\u00eb botim i &#8220;Onufrit&#8221; prestigjioz me botues Kadarejanin\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=100004994688219&amp;__tn__=-%5dK*F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">Bujar Hudhri<\/a>.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqip\u00ebruar nga intelektuali Nikoll\u00eb Camaj, n\u00ebnkryetar i Parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cilin e kemi sot midis nesh, jo thjesht se \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai 4 vjet m\u00eb i madh i autorit, porse qe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Vlor\u00eb, pik\u00ebrisht sot, m\u00eb 26 janar, dit\u00ebn e ndritm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb Themeluesit t\u00eb Shtetit Shqiptar, edhe p\u00ebr homazhet e 106-vjetorin t\u00eb Ismail Qemal Historis\u00eb.<\/p>\n<p>Arkitekti dhe karikaturisti i madh Arben Meksi \u00ebsht\u00eb &#8220;mbles&#8221; i k\u00ebtij takimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb letraro-artistik dhe kulturor.<\/p>\n<p>Po zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari simbolike me dometh\u00ebnie t\u00eb qart\u00eb, n\u00eb mjediset e Bibliotek\u00ebs, fal\u00eb mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb na krijoi Rektorja e Universitetit, prof.dr. Aurela Saliaj, e cila e vler\u00ebsoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij takimi, edhe me pjes\u00ebmarrjen e saj.<\/p>\n<p>M\u00eb duket, se k\u00ebt\u00eb kuvend kulturor po e v\u00ebshtrojn\u00eb nga yjet dhe po bekojn\u00eb nga balli i k\u00ebsaj bilbiloteke, tok me Plakun e Bardh\u00eb t\u00eb Flamurit &#8211; Shenjtorin e kombit ton\u00eb, Ismail Qemal Vlor\u00ebn, edhe dy Themelues e certifikues t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs \u201cVatra\u201d erudit\u00ebt liberator\u00eb Fan. S. Noli e Faik Konica, t\u00eb cil\u00ebt, qysh para 116 vjet\u00ebsh, nis\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb rrezet e diellit vatran anemban\u00eb bot\u00ebs, kudo ndodheshin bijat e bijt\u00eb e SHQIPES. (n\u00ebp\u00ebrmjet gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d, organ zyrtar i \u201cVatr\u00ebs\u201d, e cila nisi botimin n\u00eb SHBA m\u00eb 15 Shkurt 1909).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb veprimtari unikale kjo e sotmja, jo vet\u00ebm se libri mbart vlera njoh\u00ebse dhe edukative p\u00ebr student\u00ebt tan\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Universitetin\u00a0 ton\u00eb, por patjet\u00ebr dhe p\u00ebr Vlor\u00ebn, p\u00ebr mbar\u00eb rinin\u00eb e sotme andej dhe k\u00ebtej Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Par\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr dinjiteti vetiak, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptarin q\u00eb ndihet i huaj n\u00eb vend t\u00eb huaj, por edhe kur ndihet i till\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb manual karriere n\u00eb furtun\u00eb e mbi dallg\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, let\u00ebrsi autobiografike me motive emigranti, veshur me petk antropologjik, shkruar me gjuh\u00eb t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb pasur, t\u00eb rrjedhshme, kemi profilin e shkrimtarit bashk\u00ebkohor, q\u00eb struktur\u00ebn e k\u00ebtij libri me kujtime, q\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e gjen tek kulla si simbolik\u00eb e shqiptarit n\u00eb rrjedhat e koh\u00ebs, tek malli p\u00ebr zjarrin e t\u00eb par\u00ebve, tymin, zjarrin, amanetin e kull\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vijuar Udh\u00ebtimin dinjitoz t\u00eb jet\u00ebs, si\u00e7 e meriton njeriu.<\/p>\n<p>\u201cPorosia e kull\u00ebs\u201d vjen n\u00eb 223 faqe (pa p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebnimet e p\u00ebrkthyesit n\u00eb gjuh\u00ebn amtare dhe parath\u00ebnien e Besnik Mustafajt, nj\u00ebrit nga autor\u00ebt m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb moderne shqipe) Libri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me dy pjes\u00eb, q\u00eb mbushen nga 18 kre, ku pjesa e par\u00eb ka 11 kre, pjesa e dyt\u00eb 7 kre..<\/p>\n<p>E kam natyr\u00eb q\u00eb parath\u00ebnien, ose tekstin shtes\u00eb e lexoj mbasi p\u00ebrfundoj librin dhe, sinqerisht, un\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb mendje me shkrimtarin e\u00a0 njohur Besnik Mustafaj, q\u00eb shkruan se \u201cPorosia e Kull\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb Amaneti i kull\u00ebs, q\u00eb e mban l\u00ebnd\u00ebn shkrimore n\u00eb situat\u00eb, n\u00eb dramacitet, me t\u00eb priturat e jet\u00ebs dhe me t\u00eb papriturat e saj.<\/p>\n<p>Libri nis me p\u00ebrshkrimin e m\u00ebrgimit t\u00eb dy personave &#8211; personazhe: mot\u00ebr e v\u00eblla n\u00eb bagazhin e nj\u00eb makine t\u00eb vog\u00ebl amerikane, frik\u00ebn e tutjen, me nevoj\u00ebn e besimin, me shpres\u00ebn e tkurrjen, me mosnjohjen dhe gjuh\u00ebn e shenjave e gjesteve, me m\u00ebdyshjet e dyshimet e k\u00ebtij fenomeni universal, q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebritka koh\u00ebrash. Ky rr\u00ebfim nis pothuaj 40 vjet m\u00eb par\u00eb. Personazhi kryesor i librit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb autori. N\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are, iku nga Mal\u00ebsia e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, ky djalosh me \u00ebndrra i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut&#8230; N\u00eb mosh\u00ebn 61 vje\u00e7are, vjen n\u00eb Vlor\u00eb, q\u00eb t\u00eb kuvendojm\u00eb si vllaz\u00ebn t\u00eb nj\u00eb gjaku p\u00ebr Amanetin e Kull\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekim nga qyteti i Flamurit, se Doktor Camaj ka b\u00ebr\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur, t\u00eb guximshme, aq t\u00eb dhembshme, sa t\u00eb lir\u00eb aq t\u00eb lart\u00eb, sepse i nderuar mik i vlert\u00eb, p\u00ebrderisa ty, ende sot e k\u00ebsaj dite t\u00eb g\u00ebrryen vet\u00ebdijen dyshimi me pyetjen e madhe: dilem\u00ebn jet\u00ebsore: \u201ca i kam tradhtuar paraardh\u00ebsit e mi duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb vetmen at\u00eb bot\u00eb q\u00eb ata njihnin p\u00ebr kaq shum\u00eb breza\u201d, k\u00ebt\u00eb pyetje retorike ekzistenciale q\u00eb na godet si dilema shekspiriane te \u201cHamleti\u201d: \u201cT\u00eb rrosh apo mos t\u00eb rrosh?!\u201d &#8211; do t\u00eb thot\u00eb se ti nuk e ke harruar vatr\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve, sepse ti her\u00ebt e dallove t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja dhe pate d\u00ebshir\u00ebn madhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb babain t\u00eb lumtur dhe krenar p\u00ebr ty. K\u00ebt\u00eb e pate dhe e ke q\u00ebllim kryesor gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Ti nuk e ke harruar vatr\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tu, ndezur tash e 16 breza e kjo flet shum\u00eb. Ti i ke pjes\u00eb organike t\u00eb qenies t\u00ebnde traditat m\u00eb t\u00eb mira, doket, zakonet, virtytet morale, historin\u00eb, etnokultur\u00ebn ton\u00eb dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb, more zot\u00ebri, se ti je nj\u00eb atdhetar qytetar, q\u00eb di t\u00eb b\u00ebsh emrin t\u00ebnd dhe nderin ton\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e madhe. Me identitetin t\u00ebnd, ngritur n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e qytetarit t\u00eb bot\u00ebs, doktor je nj\u00eb simbol nderi. Kulla \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb qenien t\u00ebnde, por d\u00ebgjove zemr\u00ebn&#8230; Ne mund t\u00eb japim p\u00ebrgjigje pyetjes t\u00ebnde, se v\u00ebrtet kemi shum\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebsi, por kemi dhe p\u00ebrve\u00e7ime, por sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit ton\u00eb fasadesk, ndoshta nuk do t\u00eb ishim t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje, sepse n\u00eb rast t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb futemi n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn t\u00ebnde, n\u00eb lokalitetin t\u00ebnd e n\u00eb ato rrethana q\u00eb t\u00eb gjykojm\u00eb si duhet cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira dhe sa vlen. K\u00ebshtu mendoj un\u00eb, ndoshta ha diskutim. N\u00eb lib\u00ebr marrim informacione nga etnologjia, folklori dhe antropologjia kulturore dhe sociale, njohim kodin e nderit, ritet si pjes\u00eb e ritualit t\u00eb dasm\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsi, Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit, etnologjin\u00eb religjonale, at\u00eb t\u00eb banes\u00ebs, etnologjin\u00eb e peshkimit, flor\u00ebn, faun\u00ebn, m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, edukat\u00ebn morale, q\u00eb p\u00ebrshkruan autori, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb e domosdoshme njohjeje nga brezi i ri, sepse deri tek grupmosha jon\u00eb, e kuptojm\u00eb \u00e7\u2019ka shkruan dr. Pashko, por k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb&#8230;aha. Dhe, drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, s\u2019kan\u00eb shum\u00eb faj&#8230;<\/p>\n<p>\u00c7\u2019frym\u00ebmarrje t\u00eb fresk\u00ebt i jep librit ajo panorama e urimit zakonor n\u00eb Mal\u00ebsi! Shembulli i dr. Pashkos \u00ebsht\u00eb fryt i edukimit qytetar, akademik dhe human, me n\u00ebnshtresime t\u00eb patundshme atdhetare, n\u00eb fakt jo shum\u00eb t\u00eb shfaqshme n\u00eb tekst, por aqsa ngelen gjurm\u00ebl\u00ebn\u00ebse\u00a0 n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Autori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrues i mir\u00eb i morfologjis\u00eb mjedisore, i tipareve fizike dhe karaktereve njer\u00ebzor\u00eb, q\u00eb i gdhend me nj\u00eb densitet psikologjik t\u00eb lakmuesh\u00ebm dhe nga shkrimtar\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Morfologjia e l\u00ebnd\u00ebs q\u00eb lidh v\u00ebrtet\u00ebsisht dhe artistikisht grimcat e jet\u00ebs, holl\u00ebsi e skena migjeniane q\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbushin syt\u00eb nga trishtimi varf\u00ebror e lot\u00ebt m\u00eb\u00a0 ndalojn\u00eb leximin p\u00ebr disa \u00e7aste dhe vijoj m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Libri duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shkruar nga nj\u00eb njeri me kultur\u00eb, i ditur, q\u00eb ka njohuri nga disa fusha t\u00eb shkenc\u00ebs, edhe pse modestisht, nuk d\u00ebshiron t\u00eb zhytet thell\u00ebsish. Libri m\u00eb duket si\u00a0 nj\u00eb kal\u00eb amaneti, q\u00eb vjen i ngarkuar me dy hejbe kulturash t\u00eb shkruara letrarishte: at\u00eb t\u00eb Paq\u00ebsorit, matan\u00eb Atlantikut dhe k\u00ebt\u00eb k\u00ebtej Adriatikut. Autori nuk i hedh posht\u00eb k\u00ebto tonat, se ka zjarr malli, por at\u00eb t\u00eb Paq\u00ebsorit e mban fort, se ka synime t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Dua ta ngushtoj v\u00ebshtrimin tim n\u00eb 3 cil\u00ebsi q\u00eb na dhuron ky lib\u00ebr: \u201cKulla..\u201d \u00ebsht\u00eb lib\u00ebr i mir\u00eb, i bukur, i dobish\u00ebm; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb duhet t\u00eb lexohet nga \u00e7do shqiptar, domosdoshm\u00ebrisht nga ata shqiptar\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur m\u00ebrgimin me at\u00eb rrug\u00eb gjith\u00eb t\u00eb lotit t\u00eb hidhur. Ku i v\u00ebrej un\u00eb k\u00ebto 3 cil\u00ebsi q\u00eb shpreha dhe pse u dashka lexuar ky lib\u00ebr, kur po gufosin botimet, si rrall\u00eb her\u00eb?!<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb trojet e Shqiptaris\u00eb jan\u00eb shkruar e botuar shum\u00eb libra<\/p>\n<p>autobiografik\u00eb, me kujtime\u00a0 apo biografi t\u00eb letrarizuara, por let\u00ebrsi n\u00eb form\u00ebn e kujtimeve me subjekt emigracionin \u00ebsht\u00eb krijuar pak. Ndoshta let\u00ebrsi e mir\u00eb e k\u00ebsaj natyre, e k\u00ebtij lloji, me motive kurbeti, me tematik\u00eb emigrimin num\u00ebrohet me gishta.<\/p>\n<p>Dhe shkrimtar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk i b\u00ebjn\u00eb buz\u00ebkuq fytyr\u00ebs letrare, nuk b\u00ebjn\u00eb patinime n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e tyre letrare, se vet\u00ebm ata dhe Zoti e din\u00eb \u00e7\u2019kan\u00eb hequr p\u00ebr t\u00eb arritur atje ku jan\u00eb. Nuk kan\u00eb komplekse ata, jan\u00eb pa ngarkesa, sepse zemra e tyre i shp\u00ebrfilli mentalitetet e mykura dhe paragjykimet e lodhura, qyshkur mor\u00ebn Udh\u00ebn e M\u00ebrgimit. T\u00eb huaj n\u00eb dh\u00e8 t\u00eb huaj&#8230;<\/p>\n<p>Eh, more kurbet! Mbete riciklues p\u00ebr ne p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Gjith\u00eb bota n\u00eb l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb xhan\u00ebm, por foleja po mbeti shkret\u00eb, vyshket, thahet, mpaket, th\u00ebrmohet&#8230; E, ne qeshim jet\u00ebn ton\u00eb q\u00eb t\u00eb mos qajm\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>I nderuar dr. Pashko! Kujtojm\u00eb nga libri, se qysh 8-vje\u00e7, ti d\u00ebshiroje dhe \u00ebnd\u00ebrroje q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta marr\u00ebsh n\u00eb duart e tua fatin t\u00ebnd&#8230;Ti ike rreth 20 vje\u00e7 nga Sukriqi, vendlindja jote, pran\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs. More gjith\u00eb pasurin\u00eb t\u00ebnde me vete: ajo \u00e7anta e vog\u00ebl me disa gj\u00ebra t\u00eb tuat personale dhe disa kujtime, albumin e vog\u00ebl me fotografi, kryesisht bardhezi&#8230; Bashk\u00eb me Drit\u00ebn, motr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe se ti, q\u00eb si\u00e7 ka emrin, ashtu u b\u00eb dhe p\u00ebr ty. Po nuk u ktheve m\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb jetuar e punuar. E thure folen\u00eb larg, shum\u00eb larg, n\u00eb Bot\u00ebn e Madhe. Ti i di hallet e tua, sfidat, hutimet, d\u00ebshtimet, d\u00ebshp\u00ebrimet, posht\u00ebrimet, se kurrkush nuk t\u00eb pret me lule, aq m\u00eb tep\u00ebr kur udh\u00ebton drejt \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuar, si t\u00eb jesh nj\u00eb mall i zhvler\u00ebsuar&#8230; Por, ti i p\u00ebrballove me durim e vullnet, me zot\u00ebsi e k\u00ebmb\u00ebngulje, me edukim e m\u00ebsim, me seriozitet e dinjitet dhe i b\u00ebre em\u00ebr vetes. Nga nj\u00eb send n\u00eb bagazhin e nj\u00eb veture amerikane, sot je atje &#8211; n\u00eb supershtetin e bot\u00ebs Doktor i Shkencave Mjek\u00ebsore, nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm dhe bujar.<\/p>\n<p>Doktor i dashur! Edhe un\u00eb e kam provuar emigracionin, por jo larg. Ja, k\u00ebtje p\u00ebrtej, n\u00eb gadishullin Apenin dhe e njoh mir\u00eb Italin\u00eb, duke i shprehur mir\u00ebnjohjen p\u00ebr 5 vjet q\u00eb jetova, punova dhe veprova atje. Por, ndryshe nga ju, Doktor, un\u00eb m\u00ebrgova von\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 37- vje\u00e7are dhe u ktheva her\u00ebt, nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb par\u00eb. Jo, se ta dini&#8230;k\u00ebta shqiptar\u00ebt e vendit, q\u00eb s\u2019e kan\u00eb provuar migrimin dhe emigrimin &#8211; tashm\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, ne, shqiptar\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm, se qysh ju shohim juve&#8230;si t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, gati si ufo, qysh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit, t\u00eb veprimeve, tek ato q\u00eb \u00e7far\u00eb thoni e shkruani, sepse jeni m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb se\u00e7 duhet, se ashtu jeni edukuar e gatuar me at\u00eb brum\u00eb, me at\u00eb kultur\u00eb, sipas standardeve t\u00eb jetes\u00ebs andej &#8230;<\/p>\n<p>Ju vini t\u00eb malluar. Un\u00eb e kam provuar dhe i njoh t\u00eb dy bot\u00ebt, t\u00eb dy mentalitetet. Ne, k\u00ebtej, n\u00eb jo pak raste, b\u00ebjm\u00eb sikur&#8230; Ne, shqiptar\u00ebve, nuk na b\u00ebn mir\u00eb mungesa\u00a0 e idealizmit, ndaj s\u2019ecim qart\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse t\u00eb gjith\u00eb ata shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb njohur emigracionin, edhe un\u00eb, t\u00eb mir\u00ebkuptojm\u00eb, t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb, t\u00eb shprehim mir\u00ebnjohjen, sepse te \u201cPorosia e kull\u00ebs\u201d, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrshtat sipas rastit &#8211; koh\u00ebn, hap\u00ebsir\u00ebn, personazhet, jam dhe un\u00eb, jemi dhe ne. Ti je nj\u00eb nga ne, q\u00eb ike, por nuk i harron rr\u00ebnj\u00ebt. Babai yt, drit\u00eb i b\u00ebft\u00eb shpirti atje ku prehet \u00ebsht\u00eb heroi yt. P\u00ebr \u00e7do bir babai i tij \u00ebsht\u00eb hero. Sot, fatkeq\u00ebsisht, ndjenjat eg\u00ebrsisht t\u00eb shkreta, hasm\u00ebria e hakmarrja, si plag\u00eb t\u00eb vjetra kullojn\u00eb gjak ende, se kan\u00eb z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb tek psikologjia e shqiptarit n\u00eb \u00e7do prag. Pik\u00ebrisht, n\u00eb situata t\u00eb tilla tragjike, Rrok Pjetri i Malit t\u00eb Hotit ngrihet nj\u00eb Anton \u00c7et\u00eb i heshtur e i panjohur shqiptar. Anton \u00c7et\u2019 e kaluar p\u00ebr ne&#8230; Ai \u00ebsht\u00eb Rrok Pjetri i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe&#8230; Babai i doktorit u q\u00ebllua, se u fut t\u00eb shmangte dy vdekje, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dy jet\u00eb burrash t\u00eb eg\u00ebr si\u00e7 ishte Gjek Gjoni i malit t\u00eb Trieshit dhe Rrok Gjoka i malit t\u00eb Hotit&#8230; \u00c7\u2019p\u00ebrshkrim mjesht\u00ebror, q\u00eb na mbush me ndjesi ekstreme, \u00e7\u2019etnolgji zakonore barbare shkruar me art, \u00e7\u2019kanun malesh n\u00eb veprim, i shtjelluar drith\u00ebruesh\u00ebm e me v\u00ebrtet\u00ebsi ajo ngjarje trondit\u00ebse e vitit 1972. \u00c7\u2019humaniz\u00ebm altruist surreal tej p\u00ebrmasave t\u00eb mendimit njer\u00ebzor, ku luhet jeta dhe vdekja, gjakderdhja e hakmarrja, gjykimi dhe paragjykimi, verbimi dhe drita, falja, mir\u00ebnjohja, v\u00ebllaz\u00ebria. V\u00ebrtet hero Rrok Pjetri.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb imt\u00ebsi do ta nxjerr nga libri, se m\u00eb shpon si turjel\u00eb: skena e pijac\u00ebs gjat\u00eb tregtimit t\u00eb prodhimeve t\u00eb stin\u00ebs, me gjestin \u00a0barbarisht i tmerrsh\u00ebm t\u00eb serbit Milorad ndaj Shekit t\u00eb pafajsh\u00ebm, gjuha\u00a0 e tij n\u00ebn\u00e7muese\u00a0 p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00ebrbimi i urrejtjes s\u00eb trash\u00eb, e trondit\u00ebn aq shum\u00eb Pashkon e ri, saq\u00eb e shtyn\u00eb djaloshin t\u00eb largohej p\u00ebrgjithmon\u00eb nga vendlindja<\/p>\n<p>E, more Doktor! Un\u00eb u ktheva shpejt n\u00eb \u201ckull\u00eb\u201d. Ti je atje, t\u00eb jetosh si njeri. Ti je atje q\u00eb t\u2019i thuash asaj bote, q\u00eb edhe shqiptar\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb, m\u00ebsojn\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt, i sh\u00ebrojn\u00eb ata, madje din\u00eb edhe t\u2019i udh\u00ebheqin mir\u00eb me vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, gjith\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebrgat\u00eb lulesh, nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrdor termin \u201cdiaspor\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb m\u00ebrgat\u00eb lulesh, sepse s\u2019ekziston familje shqiptare, q\u00eb nuk ka nj\u00eb emigrant t\u00eb pakt\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr i v\u00ebrtet deri n\u00eb drith\u00ebrim\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar bukur, sepse ka rr\u00ebfim t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr t\u00eb ngjarjeve, t\u00eb shkuar me gjuh\u00eb t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb pasur, t\u00eb rrjedhshme, t\u00eb kulluar, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthet e terminologjis\u00eb gazetareske. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim i lir\u00eb, i v\u00ebrtet\u00eb i\u00a0 nj\u00eb shqiptaro-amerikani, q\u00eb banon e punon n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb fort\u00eb me ligje. Thyerja n\u00eb koh\u00eb e rr\u00ebfimit e b\u00ebn m\u00eb emocional, t\u00ebrheq\u00ebs, dhe me fuqi imazhi q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmben e si pa kuptuar b\u00ebhesh, pa qen\u00eb, personazh i librit dhe ti. Pik\u00ebrisht, kjo kronik\u00eb letrare e jet\u00ebs familjare me emrat e tyre real\u00eb, nd\u00ebrsa e personave t\u00eb tjer\u00eb me emra t\u00eb trilluar, ka ardhur e thyer n\u00eb koh\u00eb dhe jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drejtvizore t\u00eb nj\u00ebtrajtshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjetje me vend e autorit, q\u00eb i jep dinamik\u00eb, gjall\u00ebri, k\u00ebrsh\u00ebri, freski dhe lexim t\u00eb mbar\u00eb, aspak t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm tekstit. Thyerjet n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb, l\u00ebvizjet e rr\u00ebfimit nga udh\u00ebtimi kronologjik n\u00eb Amerik\u00eb me retrospektiv\u00ebn mall\u00ebngjyese t\u00eb vendlindjes e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm e t\u00eb dashur narrativ\u00ebn, si nj\u00eb shport\u00eb e bukur kujtimesh&#8230;<\/p>\n<p>Mendoj se tek nj\u00eb autor nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb apo gjejm\u00eb gjithologun. Ku e kam fjal\u00ebn?\u00a0 Dr. Pashko, nga natyra humanist, \u00ebsht\u00eb studiues, shkenc\u00ebtar n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb. Por dituria klasifikohet n\u00eb 10 klasa. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn \u00ebsht\u00eb zot\u00ebrues autori yn\u00eb dhe, si\u00e7 e shkruan n\u00eb f. 209 t\u00eb librit \u201cka nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb kufizuar k\u00ebrkimi\u201d. M\u00eb se normale. Nd\u00ebrsa rr\u00ebfimi rrjedh burimor. Vjen natyrsh\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb lib\u00ebr historik, por let\u00ebrsi kujtimesh. Historin\u00eb e t\u00eb par\u00ebve nuk e harron, e kujton, e p\u00ebrmend (brenda formatit p\u00ebrkat\u00ebs) dhe e nderon.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm dhe autori \u00ebsht\u00eb besnik i synimit dhe idealit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se djaloshi Pashko i viteve 1985, m\u00eb i vogli i bac\u00ebs Rrok, shkeli mbi nderin e dinjitetin e t\u00eb par\u00ebve, por donte q\u00eb Udh\u00ebtimin ta vijonte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, jo zvarr\u00eb. Gozhd\u00eb 12 &#8211; \u00e7e \u00a0m\u00eb ka dep\u00ebrtuar n\u00eb tru skena e studentit Camaj (pa prapashtes\u00ebn oviq n\u00eb fund, pra jo Camajoviq) me profesorin \u00c7aviq p\u00ebr oksipitalin (os occipitale) \u201cUn\u00eb i njoh mir\u00eb ata njer\u00ebz. Ata nuk m\u00ebsojn\u00eb. Ne duhet t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mbrapa n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Mir\u00eb g\u00ebnjimet e zhg\u00ebnjimet, po mjer\u00eb fyerjet e posht\u00ebrimet! \u00c7\u2019trim stoik ky bir Malsie! Shembull.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr duhet lexuar me v\u00ebmendje nga t\u00eb gjith\u00eb. Sa shum\u00eb m\u00ebson nga jeta, aq m\u00eb tep\u00ebr kur nj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb tronditje q\u00eb dhemb. Jo vet\u00ebm nga jeta n\u00eb emigracion, por aty gjen reminishenca nga kodi zakonor, folklor dhe etnologji t\u00eb pasur. V\u00ebreni k\u00ebt\u00eb fenomen: dje vajza n\u00eb Mal\u00ebsi (jo vet\u00ebm \u00e7\u2019ka p\u00ebrshkruan autori, por edhe nd\u00ebr malet tona n\u00eb Lab\u00ebri, t\u00eb pakt\u00ebn) vasha 20 vje\u00e7e quhej e \u201dplakur\u201d; sot na shfaqet nj\u00eb mod\u00eb, q\u00eb s\u2019ka problem edhe 40 vje\u00e7e \u00ebsht\u00eb normale t\u00eb jesh\u00eb vajz\u00eb e pamartuar, se k\u00ebshtu e paska bota&#8230;<\/p>\n<p>Doktor! E dim\u00eb q\u00eb gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb \u00eb l\u00ebvizje. Njer\u00ebzit, popujt, migrojn\u00eb, emigrojn\u00eb. Sikurse ne, nj\u00ebsoj apo para nesh. Dilema ekzistenciale \u201ct\u00eb rri apo t\u00eb iki\u201d \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Bashk\u00eb me thell\u00ebsin\u00eb e pik\u00ebllimit, p\u00ebrjetojm\u00eb tendenc\u00ebn shqet\u00ebsuese t\u00eb largimit t\u00eb t\u00eb rinjve nga vendlindja, patjet\u00ebr dhe sidomos nga mal\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb, Doktor i dashur, jam nj\u00eb nga t\u00eb ikurit e rikthyer. Sot, a duhet d\u00ebgjuar zemra? A duhet ndjekur mendja? Libri i rrok k\u00ebto tema t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb p\u00ebrmbysin tradita dhe praktika jet\u00ebsore. Dr. Pashku \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb ikurit q\u00eb ka rreth 40 vjet q\u00eb mban n\u00eb peshoren e dinjitetit lirin\u00eb dhe shk\u00eblqimin e Amerik\u00ebs me dashurin\u00eb e dheut t\u00eb t\u00eb par\u00ebve, t\u00eb gjysh-st\u00ebrgjysh\u00ebrve dhe sigurin\u00eb e identitetit q\u00eb t\u00eb jep gjaku.<\/p>\n<p>O miq t\u00eb mir\u00eb! Po ky lib\u00ebr na m\u00ebson, na m\u00ebkon me harmonizimin e sh\u00ebndetsh\u00ebm t\u00eb edukimit atdhetar dhe edukimit qytetar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr morali, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb moralizime, pa pasur assesi synim t\u00eb na b\u00ebj\u00eb moral. K\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb, se po shkallafytemi fluturimesh turbullisht t\u00eb pap\u00ebrcaktuara dhe t\u00eb pasynueshme. Ngaq\u00eb s\u00ebmundja e moralit nd\u00ebr ne shkakton simptoma t\u00eb dukshme t\u00eb infeksionit degjenerues, libra t\u00eb till\u00eb t\u00eb rrall\u00eb si \u201cKulla\u201d i japin jet\u00eb e sh\u00ebndet Udh\u00ebtimit ton\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKulla\u201d e Camajt, shkruar me shkronja malli, mbushur me nektarin e m\u00ebrgat\u00ebs s\u00eb luleve \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm kulla e emigrantit, ajo simbolika e vatr\u00ebs s\u00eb Shqiptaris\u00eb, \u00ebsht\u00eb fryma, tymi, zjarri i ndezur, \u00ebsht\u00eb identiteti yn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr mesazhet humane q\u00eb na dhuron bujarisht Doktor Pashko me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb: \u201cNuk kam koh\u00eb t\u00eb mbaj mllef asnj\u00ebher\u00eb, as me v\u00ebllan\u00eb, as me qenin, s kam gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u201d. Me gur\u00ebt q\u00eb t\u00eb kan\u00eb q\u00eblluar, jo thjesht n\u00eb kuptimin figurativ, ti ngrite shkall\u00ebt e karrier\u00ebs t\u00ebnde, t\u00eb jet\u00ebs si\u00a0 njeri me dinjitet, edhe p\u00ebr vete, edhe p\u00ebr familjen, v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb e fisin, edhe p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230;Kur un\u00eb e p\u00ebrfundova librin s\u00eb lexuar, i ngarkuar me shum\u00eb mbresa e mendime i thash\u00eb gruas: \u201cVlen ta lexosh \u201cKull\u00ebn\u201d, se aty njeh jet\u00ebn e emigrantit shqiptar, m\u00ebson sadopak dhe nga 5 vjet\u00ebt e mi n\u00eb m\u00ebrgim\u201d. Dhe ajo po e lexon me interes dhe v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u2019ke b\u00ebr\u00eb e arritur dhe p\u00ebr \u00e7\u2019ka po na dhuron k\u00ebtu, me zem\u00ebr e mendje, po t\u00eb shprehem me vler\u00ebsim: T\u00eb lumt\u00eb \u00c7o\u00e7o! Faleminderit Doktor!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AMANETI I \u201cKULL\u00cbS\u201d S\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb NGA AMERIKA N\u00cb VLOR\u00cb Nj\u00eb panoram\u00eb mbi struktur\u00ebn dhe mesazhet e librit \u201cPorosia e kull\u00ebs\u201d e Dr. Pashko Rr. Camaj Albert HABAZAJ P\u00ebrgjegj\u00ebs i Sektorit t\u00eb Bibilotek\u00ebs dhe Botimeve Libri \u201cPorosia e Kull\u00ebs\u201d = \u201cDreaming from the trunk of an American car\u201d \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtimi jet\u00ebsor i shkrimtarit, atdhetarit, Doktorit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2527,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2526","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2526\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}