{"id":2562,"date":"2025-02-08T17:45:27","date_gmt":"2025-02-08T16:45:27","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2562"},"modified":"2025-02-08T17:45:32","modified_gmt":"2025-02-08T16:45:32","slug":"esmeralda-bregajte-jesh-vajze-nene-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/02\/08\/esmeralda-bregajte-jesh-vajze-nene-shqiptare\/","title":{"rendered":"Esmeralda Bregaj:T\u00eb jesh vajz\u00eb, n\u00ebn\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Esmeralda Bregaj<\/p>\n<p>T\u00eb jesh vajz\u00eb, n\u00ebn\u00eb shqiptare<\/p>\n<p>Sa shum\u00eb po diskutohet n\u00eb mediat sociale idealizmi i femr\u00ebs dhe n\u00ebn\u00ebs perfekte shqiptare. A nuk ishe ti, ti qenie njer\u00ebzore q\u00eb ke kaluar shum\u00eb paradokse, shum\u00eb kultura dhe shum\u00eb shekuj n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete fikse? Te lutem me thuaj, kush je ti q\u00eb k\u00ebrkon perfeksionizmin nga nj\u00eb fem\u00ebr shqiptare, kur vet\u00eb kjo fem\u00ebr ka kaluar paradokset e koh\u00ebs? Femra shqiptare ka qen\u00eb simboli i nj\u00eb vajze t\u00eb virgj\u00ebr nga jeta e l\u00ebnduar nga fati, kurse sot femra shqiptare \u00ebsht\u00eb e l\u00ebnduar nga jeta e bekuar nga fati. Pse? Sepse nj\u00eb lule rritet nga dheu ku mbjell far\u00ebn. Si mund t\u00eb gjykoni nj\u00eb fem\u00ebr apo nj\u00eb mashkull kur n\u00eb 20 vitet e fundit dheu ku ajo po rritet ka kaluar ndryshime radikale shoq\u00ebrore dhe ekonomike? Dhe ajo q\u00eb m\u00eb l\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb gjeneralizimi. V\u00ebrtet, Shqip\u00ebria ka kaluar ndryshime radikale, por ka dhe do t\u00eb ket\u00eb gjithmon (me nje perqindje jo te madhe) familje q\u00eb po i ngrejn\u00eb vlerat atij kombi. Ka gra q\u00eb punojn\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb dhe po shqyhen si ujqit p\u00ebr t\u00eb mbijetuar koh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb rritur nj\u00eb brez t\u00eb kulturuar duke punuar e fituar buken,artin me gjak e dedikim. Pse nuk bazohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb, n\u00eb k\u00ebto gra heroin\u00eb, megjith\u00ebse t\u00eb pakta? K\u00ebshtu, ai vend do t\u00eb lyhet me t\u00eb kuqen e jet\u00ebs dhe shpres\u00ebs dhe jo me botoks e gra identike q\u00eb askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i gjykoj\u00eb, pavar\u00ebsisht se po ndryshojn\u00eb etik\u00ebn e nj\u00eb kombi. Sa kollaj t\u00eb flasesh e t\u00eb gjykosh&#8230; Po, ai vend ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb brez t\u00eb ri, ka nevoj\u00eb p\u00ebr kultur\u00eb sistematike, idealizuar dhe kryq\u00ebzuar n\u00eb disiplin\u00eb dhe p\u00ebrkushtim. Por un\u00eb, Esmeralda Bregaj, nj\u00eb grua, nj\u00eb vajz\u00eb, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb grua, nuk lejoj q\u00eb femra shqiptare t\u00eb p\u00ebrulet, t\u00eb gjykohet e t\u00eb l\u00ebndohet. Ne sot duhet t\u00eb ngrem\u00eb vlerat e t\u00eb flasim. Sot une po ngre dor\u00ebn p\u00ebr Teut\u00ebn e Iliris\u00eb (Teuta e Iliris\u00eb, e njohur edhe si mbret\u00ebresha Teuta, u vu n\u00eb krye t\u00eb shtetit ilir dhe t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb tij pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit, mbretit Agron), p\u00ebr Elena Gjik\u00ebn (Elena Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste rumune me origjin\u00eb shqiptare. Ajo njihej me pseudonimin Dora D\u2019Istria, sepse at\u00ebher\u00eb ishte shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb pranimi i rolit t\u00eb gruas n\u00eb let\u00ebrsi, politik\u00eb, drejt\u00ebsi, diplomaci dhe profesione q\u00eb ishin pron\u00eb e mendjes mashkullore. N\u00eb koh\u00ebn kur jetoi, Elena u quajt Princesha e Kultur\u00ebs Evropiane), p\u00ebr Shote Galic\u00ebn (E kush nuk e njeh Shote Galic\u00ebn, jehona e s\u00eb cil\u00ebs jeton edhe sot? Luft\u00ebtare e shquar e \u00e7etave kryengrit\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin dhe bashkimin e t\u00eb gjitha viseve shqiptare. Pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit, Azem Galic\u00ebs, vazhdoi luftimet n\u00eb krye t\u00eb \u00e7et\u00ebs s\u00eb tij) dhe pse jo Ikbal \u00c7ik\u00ebn (Ikbal \u00c7ika \u00ebsht\u00eb gruaja e par\u00eb gazetare shqiptare dhe e para pronare grua e revist\u00ebs ekonomike-letrate \u201cJava.\u201d Ajo hapi rrug\u00ebn p\u00ebr fillimet e p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs dhe dha nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ngritjen e nivelit arsimor, kulturor, emancipues p\u00ebr grat\u00eb). Duajeni gruan shqiptare, miqt\u00eb e mi, dhe bashk\u00eb me ndryshimin t\u00eb pranojm\u00eb se koha ndryshon dhe nuk e kapim dot, po koha na kap ne, po t\u00eb jemi konkret\u00eb, jo idealist\u00eb dhe nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm sjell ndryshimin. M\u00ebnyra si shikojm\u00eb koh\u00ebn sjell portretin e idealizimin. Mos idealizoni, po dashuroni, respektoni dhe luftoni p\u00ebr vlerat, virtytet e n\u00ebse \u00e7do familje punon pak m\u00eb shum\u00eb, me dashuri, ai vend gjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb emrin Shqip\u00ebri. Dhe ne bijt\u00eb tuaj n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb do t\u00eb kthehemi jo vet\u00ebm p\u00ebr detin dhe historin\u00eb q\u00eb na lidh, por p\u00ebr nj\u00eb krenari q\u00eb i merr krah\u00ebt si shqiponja e fluturon e lir\u00eb. T\u00eb dua Shqip\u00ebri dhe jam pozitive, jam me ju&#8230; vajza dhe n\u00ebna shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Esmeralda Bregaj T\u00eb jesh vajz\u00eb, n\u00ebn\u00eb shqiptare Sa shum\u00eb po diskutohet n\u00eb mediat sociale idealizmi i femr\u00ebs dhe n\u00ebn\u00ebs perfekte shqiptare. A nuk ishe ti, ti qenie njer\u00ebzore q\u00eb ke kaluar shum\u00eb paradokse, shum\u00eb kultura dhe shum\u00eb shekuj n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete fikse? Te lutem me thuaj, kush je ti q\u00eb k\u00ebrkon perfeksionizmin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2563,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2562","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2562\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}