{"id":2587,"date":"2025-02-15T10:22:05","date_gmt":"2025-02-15T09:22:05","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2587"},"modified":"2025-02-15T10:22:09","modified_gmt":"2025-02-15T09:22:09","slug":"kadrti-tarelli-shkrtuanprizreni-shkruar-me-germa-te-arta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/02\/15\/kadrti-tarelli-shkrtuanprizreni-shkruar-me-germa-te-arta\/","title":{"rendered":"Kadrti Tarelli shkrtuan:PRIZRENI, SHKRUAR ME GERMA T\u00cb ARTA"},"content":{"rendered":"<p>Kadrti Tarelli shkrtuan:<br \/>\n\u201cJetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ku ekzistojn\u00eb shum\u00eb dijetar\u00eb, por ata q\u00eb flasin jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb. E do t\u00eb vij\u00eb koha kur do t\u00eb ekzistojn\u00eb pak dijetar\u00eb, e ata q\u00eb do t\u00eb flasin do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb\u201d. Abdullah ib\u00ebn Mesudi,<\/p>\n<p>PRIZRENI, SHKRUAR ME GERMA T\u00cb ARTA<br \/>\nHistoria k\u00ebndohet me gjuh\u00ebn e fotografis\u00eb.<\/p>\n<p>Autor Salajdin Krasniqi<\/p>\n<p>Jo m\u00eb shum\u00eb se dy muaj koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebrurohej libri<br \/>\n\u201cPolemika\u201d, me autor Uran Butka, pik\u00ebrisht m\u00eb, 20. 12. 2024, miku yn\u00eb, botues Berat Batiu nga Prizreni, m\u00eb dhuroi librin \u201cFotografit\u00eb q\u00eb pavdek\u00ebsuan Prizrenin\u201d, shkruar me germa t\u00eb arta, me autor Salajdin Krasniqi. Lib\u00ebr voluminoz me 574 faqe. Sht\u00ebpia botuese \u201cFidani\u201d. Prizren. 2024. Me k\u00ebt\u00eb rast e fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht botuesin Berat Batiu.<br \/>\nLibri hapet me k\u00ebto pak vargje shkruar nga ideologu shqiptar Hafiz Ali Kor\u00e7a dhe autorin librit, si thirrje qytetarie e atdhetarie, p\u00ebr Prizrenin, qytetin em\u00ebrndritur n\u00eb historin\u00eb e mbar\u00eb kombit Shqiptar.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u2019i citoj, p\u00ebr t\u2019i pasur si udh\u00ebrr\u00ebfyes n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim kushtuar librit, dhe m\u00eb s\u00eb shumti prizrenasve dhe Prizrenit, qytetit t\u00eb ndritur t\u00eb Dardanis\u00eb dhe mbar\u00eb trojeve Arbnore.<br \/>\n\u201cAsnjeri nuk e \u00e7an kok\u00ebn,<br \/>\ndokumente p\u00ebr t\u00eb mbledhur.<br \/>\nSikushi nga nj\u00eb rrasht\u00eb,<br \/>\nn\u00eb xhepa ar p\u00ebr t\u00eb hedhur. Hafiz Ali Kor\u00e7a<br \/>\nPrizren dhembje, Prizren g\u00ebzim!<br \/>\nNe me ty e ti me ne, ke fuqi.<br \/>\nPrizren i dashur, je plot histori. Autori<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim mendimi, m\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj e fal\u00ebnderoj autorin SalajdinKrasniqi, p\u00ebr pun\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme dhe plot p\u00ebrkushtim e mundim, p\u00ebrgrumbullimin e materialit fotografik, m\u00eb pas studimi dhe p\u00ebrzgjedhja p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cEnciklopedi e Prizrenit\u201d, ku heshtur flasin fotografit\u00eb.<br \/>\nS\u2019besoj se autori do t\u00eb m\u00ebrzitet kur them n\u00ebp\u00ebr shkrime: Mjerr\u00eb ai krijues q\u00eb niset t\u00eb shkruaj\u00eb monografi, pasi ky lloj libri mbetet si magazin\u00eb e pa mbyllur, me port\u00ebn hapur p\u00ebr t\u00eb pranuar dokumente t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb nuk u grumbulluan n\u00eb koh\u00eb. Mos themi m\u00eb tej, qejf-mbetjet e personave q\u00eb jan\u00eb brenda librit dhe ata q\u00eb nuk jan\u00ebp\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb.<br \/>\nDo t\u00eb jem n\u00eb nj\u00eb mendje edhe me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund ta quajn\u00eb pa frik\u00eb:<br \/>\n\u201cNj\u00eb monument p\u00ebr Prizrenin\u201d, ose \u201cMonografi n\u00eb fotografi, kushtuar Prizrenit\u201d, si frym\u00ebzim \u00e7asti p\u00ebr qytetin magjik, q\u00eb i q\u00ebndroi luft\u00ebrave e pushtimeve dhe mbijetoi.<br \/>\nSe \u00e7ka hequr autori, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ve\u00e7 ai e di&#8230;..!? Madje mund t\u00eb botoj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me rr\u00ebfenja t\u00eb k\u00ebndshme, mbase aty k\u00ebtu edhe p\u00ebr t\u00eb qeshur apo trishtuar, kur ndodh q\u00eb zot\u00ebruesi i fotografive nuk pranon t\u2019i jap\u00eb, duke nxjerr\u00eb lloj-lloj muhabetesh. Por logjika e \u00e7do lexuesi e krijuesi, e merr me mend sa mundim dhe koh\u00eb k\u00ebrkon kjo pun\u00eb voluminoze, q\u00eb i b\u00ebn nder autorit, por m\u00eb shum\u00eb qytetit dhe<br \/>\nqytetar\u00ebve prizrenas.<br \/>\nBesoj se jam goxha i k\u00ebnduar n\u00eb fush\u00ebn e letrave, por me nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb till\u00eb po ndeshem p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhe m\u00eb p\u00eblqen, pasi flas me fotografit\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjen shqip, pavar\u00ebsisht se kush ka shkrepur aparatin dhe kush i ka mbajtur e ruajtur fotografit\u00eb n\u00eb albume, n\u00eb biblioteka, n\u00eb sepete, komodina apo arkiva. Libri m\u00eb mer p\u00ebr dore dhe m\u00eb sh\u00ebtit n\u00ebp\u00ebr lagjet e qytetit t\u00eb vjt\u00ebr dhe t\u00eb ri, ku \u00e7do gur mund t\u00eb<br \/>\ntregoj\u00eb ndodhi e histori. Do desha t\u00eb isha i gabuar, n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ndeshesha me t\u00eb till\u00eb libra, kushtuar qyteteve t\u00eb trojeve Ilire n\u00eb gadishullin Ilirik. \u00c7do qytet ka nj\u00eb jet\u00eb dhe jeta shkruhet n\u00eb histori, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb derdhur bukurmir\u00eb n\u00eb fotografi.<\/p>\n<p>Jam i bindur dhe besoj se t\u00eb gjith\u00eb personat-personazhe t\u00eb k\u00ebtij libri magjik, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb g\u00ebzohen dhe t\u00eb mburren, sepse k\u00ebtu gjejn\u00eb portretin e tyre, duke u b\u00ebr\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm, pasi t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb \u201cArk\u00ebn e kujtes\u00ebs\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb libri.<br \/>\nNj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb pavdekshme b\u00ebhen edhe \u00e7astet kur u shkrep aparati, duke fiksuar koh\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb brezave, k\u00ebshtu ka qen\u00eb qyteti yn\u00eb, por k\u00ebtu dhe k\u00ebshtu kemi qen\u00eb edhe ne.<br \/>\nNj\u00eb vler\u00eb e shtuar e k\u00ebtij libri \u201cMonument\u201d, \u00ebsht\u00eb hyrja e shkruar nga vet\u00eb autori, i cili p\u00ebrmbledhtas, shkurt, qart\u00eb dhe sakt\u00eb na jep nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb qytetit nd\u00ebr shekuj, deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<br \/>\nDo mjaftohem vet\u00eb me dy gjetje t\u00eb vogla:<br \/>\nS\u00eb pari: Qyteti p\u00ebrmendet p\u00ebr her\u00ebt t\u00eb par\u00eb me emrin Thermidava n\u00eb vitet 85, era jon\u00eb. Por askush nuk duhet t\u00eb \u00e7uditet kur t\u00eb lexoj\u00eb se gjat\u00eb shekujve ka ndryshuar edhe emrin: Theranda, Prizdrijana, Peneropolis, Prizrendi. Prizdren, Perseren, Pesrend dhe n\u00eb fund Prizren, si shprehje gjurm\u00ebve t\u00eb pushtimeve dhe pushtuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb kaluan mbi k\u00ebto troje, pasi luft\u00ebrat nuk e kan\u00eb kursyer<br \/>\ngadishullin Ilirik, natyrisht edhe Prizrenin ton\u00eb, deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Na mjaftojn\u00eb vitet<br \/>\n1998-1999, kur Dardania, dhe Prizreni u \u00e7liruan p\u00ebrfundimisht nga zgjedha e huaj, p\u00ebr t\u00eb jetuar e zhvilluar qet\u00ebsisht dhe vrullsh\u00ebm. Un\u00eb e kam hequr nga fjalori fjal\u00ebn Kosov\u00eb, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar me emrin e lasht\u00eb Dardani. Em\u00ebr q\u00eb ting\u00ebllon m\u00eb bukur n\u00eb shqip. Besoj kam t\u00eb drejt\u00eb, madje u a them edhe krijuesve dardanas, kur jemi bashk\u00eb n\u00eb konkurse letrare, takime apo konferenca shkencore.<br \/>\nS\u00eb dyti. P\u00ebr qytetin jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe Epitete, si \u201cPrizreni i lasht\u00eb\u201d, \u201cPrizreni historik\u201d, \u201cPrizreni qytet muze\u201d, ose \u201cStamboll i vog\u00ebl\u201d dhe \u201cPrizreni legjendar\u201d. Jam i bindur se Prizreni i meriton t\u00eb gjith\u00eb epitetet, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb nder.<br \/>\nPa hyr\u00eb thell\u00eb n\u00eb histori, qyteti i Prizrenit n\u00eb Dardani, u b\u00eb i famsh\u00ebm, i lavdish\u00ebm dhe em\u00ebr-njohur, me \u201cLidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit\u201d, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1878, pik\u00ebrisht pak dit para fillimit t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, ku fuqit\u00eb e m\u00ebdha prek\u00ebn dhe pren\u00eb trojet e banuar nga shqiptar\u00ebt. Ky kuvend burrash t\u00eb ditur t\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb bes\u00ebs, mori vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet-formuese dhe ushtarake, dhe politike, p\u00ebr<br \/>\nmbrojtjen dhe bashkimin e territoreve t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt. Lidhja ishte t\u00ebr\u00ebsisht mbar\u00eb shqiptare dhe mund t\u00eb krahasohet me \u201cBes\u00eblidhjen e Lezh\u00ebs\u201d, n\u00eb vjetin 1443, me \u201cKongresin e shkronjave\u201d, n\u00eb qytetin e Manastirit, (N\u00ebntor 1908), me kuvendin e Vlor\u00ebs q\u00eb shpalli m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb, N\u00ebntor 1912, me Kongresin e Lushnj\u00ebs 1920. Pra si\u00e7 shihet, jo t\u00eb gjith\u00eb qytetet t\u00eb ken\u00eb fatin t\u00eb jen\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb<br \/>\nkombit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Prizreni. K\u00ebshtu lind e drejta e qytetaris\u00eb prizrenase, q\u00eb \u00e7do vit t\u00eb nderohet e kujtohet kjo dat\u00eb e sh\u00ebnuar p\u00ebr mbar\u00eb kombin, si detyrim p\u00ebr ta lartuar ngjarjen dhe qytetin<br \/>\nq\u00eb priti dhe p\u00ebrcolli delegat\u00ebt nga e gjith\u00eb hap\u00ebsira shqiptare, duke u b\u00ebr\u00eb qendra e gjith\u00eb bot\u00ebs shqiptare. K\u00ebto kushte na shtyjn\u00eb q\u00eb, \u00e7do veprimtari q\u00eb organizohet dhe kryhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, meriton mir\u00ebnjohje dhe nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i k\u00ebtij libri monografik, ku flasin vet\u00ebm fotografit\u00eb.<br \/>\nBesoj se e teproj t\u00eb ngulmoj si lexues, se pasuri e k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja, do t\u00eb thosha e ve\u00e7ant\u00eb, m\u00eb tej kumti q\u00eb p\u00ebrcjell dhe q\u00eb i vlen \u00e7do qytetari apo \u00e7do shqiptari e studiuesi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb hyn n\u00eb t\u00eb panjohurat e k\u00ebtij qyteti magjik.<br \/>\n\u00c7do njoh\u00ebs i historis\u00eb, e di mir\u00eb se qytetet, n\u00ebp\u00ebrmjet tyre edhe kombet mburren me gjetjet arkeologjike, t\u00eb cilat i ndeshim n\u00eb objekte t\u00eb nd\u00ebrtuara, m\u00eb tej n\u00eb gur\u00eb, (kryesisht gdhendje e mbishkrime), n\u00eb terakot\u00eb, (balt\u00eb e pjekur) dhe metal, (monedha dhe figurina t\u00eb ndryshme). K\u00ebshtu n\u00ebp\u00ebrmjet tyre krijohet p\u00ebrfytyrimi i jet\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe zhvillimi ekonomik n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohe t\u00eb caktuar. Dhe<br \/>\nvet\u00ebm kaq&#8230;.!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb libri \u201cFotografit\u00eb q\u00eb pavdek\u00ebsuan Prizrenin\u201d, na sjell bot\u00ebn e gjall\u00eb t\u00eb qytetit, me nd\u00ebrtimet dhe njer\u00ebzit n\u00eb l\u00ebvizje, q\u00eb kan\u00eb trup e shpirt, duke na rr\u00ebfyer si ka qen\u00eb qyteti dhe si ka ndryshuar nd\u00ebr vite, si d\u00ebshmi q\u00eb t\u00eb bind pa folur, vet\u00ebm duke u par\u00eb sy nd\u00ebr sy.<br \/>\nSi fillim, dua t\u00eb them se ka disa jet\u00ebshkrime t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fotografie m\u00eb t\u00eb hershme. Po p\u00ebrmend disa emra: Johann Georg Von Hahn, (1811-1869), Margar\u00ebt Masson Hardie Hasluck (1885-1948), Alber Kahn (1860-1940), Dr. Josef Szekely (1838-1901), Baroni Franc Nop\u00e7a, etj, etj. K\u00ebshtu nga k\u00ebta udh\u00ebtar\u00eb apo misionar\u00eb, kemi edhe fotografit\u00eb e para, q\u00eb datojn\u00eb rreth vitit 1863, dhe p\u00ebr t\u00eb<br \/>\nvazhduar deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<br \/>\nM\u00eb tej, jam i bindur se \u00e7do lexues, k\u00ebtu do t\u00eb gjej\u00eb vetveten, pasi fusha e veprimtarive njer\u00ebzor dhe shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb paraqitur e t\u00ebra n\u00eb l\u00ebvizje, n\u00eb ndryshim, madje nuk mungojn\u00eb e dhe pengesat, prap\u00ebsit\u00eb, djegiet, grabitjet, shkat\u00ebrrimet q\u00eb soll\u00ebn luft\u00ebrat dhe pushtimet. Megjithat\u00eb Prizreni mbijetoi n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mburret n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi.<br \/>\nNuk them gj\u00eb t\u00eb re&#8230;.! Lexuesi do t\u00eb gjej\u00eb vend-ndodhjen mjafton t\u00eb dalloj\u00eb nj\u00eb pik\u00eb qendrore n\u00eb foto, bie fjala Kalaja, \u201cSht\u00ebpia e lidhjes\u201d, apo \u201cFontana\u201d, por m\u00eb s\u00eb shumti do t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb pasqyruar edhe cop\u00ebza t\u00eb jet\u00ebs qytet\u00ebse, si rrug\u00ebt e rrugicat t\u00eb shtruara me kalldr\u00ebm, urat q\u00eb lidhin lagjet e qytetit, tregu, mulliri, spitali, shkollat, nd\u00ebrtesat e kultit, magazinat, mjetet e transportit, kur mungonte makina, etj. Etj. Mos<br \/>\nt\u2019u duket \u00e7udi nga nj\u00eb foto q\u00eb tregon makin\u00ebn e par\u00eb q\u00eb mb\u00ebrrin n\u00eb qytet, bashk\u00eb me pronarin apo drejtuesin e k\u00ebtij mjeti, q\u00eb \u00e7dokush e quan revolucion n\u00eb transport mallrash me njer\u00ebzish.<br \/>\nNj\u00eb lloj tjet\u00ebr pasurie me shum\u00eb vler\u00eb \u00ebsht\u00eb, jeta shpirt\u00ebrore e banor\u00ebve q\u00eb gjall\u00ebronin qytetin. Po ndalem sa p\u00ebr t\u2019i prekur: gazetat dhe gazetar\u00ebt, m\u00ebsuesit dhe shkollar\u00ebt n\u00eb vite, shum\u00eb prej tyre me emrat p\u00ebrkat\u00ebs, veshja dhe paraqitja e tyre e fisme, model p\u00ebr t\u2019u ndjekur edhe sot. M\u00eb tej muzikant\u00ebt q\u00eb shoq\u00ebronin dasmat dhe g\u00ebzimet familjare, m\u00eb pas edhe koncertet n\u00eb skenat e qytetit, por edhe n\u00eb mbar\u00eb<br \/>\nvendin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mbeten pas, vallet dhe valltar\u00ebt, k\u00ebng\u00ebt dhe k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, djem e vajza me kostume komb\u00ebtare.<br \/>\nKam p\u00ebrshtypjen se \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb shtoj e r\u00ebndon lexuesin, pasi \u00e7dokush q\u00eb nis t\u00eb shfletoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, do ndjej\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kur t\u00eb shikoj\u00eb veten, t\u00eb af\u00ebrmit e familjes s\u00eb tij, komshinjt\u00eb, miqt\u00eb dhe shok\u00ebt, bashk\u00ebqytetar\u00ebt q\u00eb mbush\u00ebn jet\u00ebn dhe b\u00ebn\u00eb historin\u00eb e qytetit. S\u2019besoj se ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur, t\u00eb bisedosh me koh\u00ebn dhe njer\u00ebzit q\u00eb flasin n\u00eb heshtje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr madhor.<br \/>\nUrime i nderuar Salajdin! Qytetit t\u00eb Prizrenit i ke ngritur nj\u00eb p\u00ebrmendore p\u00ebrjet\u00ebsie, q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb vend ne ball\u00eb t\u00eb oxhakut, n\u00eb odat e burrave, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb bibliotekave t\u00eb \u00e7do familje prizrenase, si pasuri e patjet\u00ebrsueshme. Do t\u00eb m\u00eb vij\u00eb mir\u00eb q\u00eb, shembulli juaj t\u00eb ndiqet edhe nga t\u00eb tjer\u00eb krijues p\u00ebr<br \/>\nqytetet e tyre, pse jo edhe p\u00ebr ta vazhduar e pasuruar pun\u00ebn tuaj, pasi jeta e qytetit vazhdon n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsi dhe n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadrti Tarelli shkrtuan: \u201cJetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ku ekzistojn\u00eb shum\u00eb dijetar\u00eb, por ata q\u00eb flasin jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb. E do t\u00eb vij\u00eb koha kur do t\u00eb ekzistojn\u00eb pak dijetar\u00eb, e ata q\u00eb do t\u00eb flasin do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb\u201d. Abdullah ib\u00ebn Mesudi, PRIZRENI, SHKRUAR ME GERMA T\u00cb ARTA Historia k\u00ebndohet me gjuh\u00ebn e fotografis\u00eb. Autor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2588,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2587","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2587"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2587\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}