{"id":2635,"date":"2025-02-22T11:27:41","date_gmt":"2025-02-22T10:27:41","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2635"},"modified":"2025-02-22T11:27:43","modified_gmt":"2025-02-22T10:27:43","slug":"nga-albert-habazajfatos-arapi-dhe-vlora","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/02\/22\/nga-albert-habazajfatos-arapi-dhe-vlora\/","title":{"rendered":"Nga Albert HABAZAJ:FATOS ARAPI DHE VLORA"},"content":{"rendered":"<p>FATOS ARAPI DHE VLORA<br \/>\nNga Albert HABAZAJ<br \/>\nDuke shfletuar kolan\u00ebn e veprave t\u00eb zgjedhura poetike t\u00eb poetit shk\u00eblqimtar Fatos Arapi, k\u00ebrkoja<br \/>\npoezi me motive qytetare, sepse m\u00eb duhen p\u00ebr nj\u00eb punim, por, interesant, ndalova tek poezi \u201ce<br \/>\nvog\u00ebl\u201d me titullin \u201cPopullor\u00e7e\u201d, botuar n\u00eb v\u00ebllimin \u201cUrna e vog\u00ebl\u201d: poezi t\u00eb zgjedhura: 1997-<br \/>\n2003 \u201cUrna e vog\u00ebl\u201d (Tiran\u00eb, Neraida, 2014, f. 169).<br \/>\nI hodha nj\u00eb sy t\u00eb shpejt vertikalisht, edhe pse ajo \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe mund ta p\u00ebrpish me nj\u00eb<br \/>\nkalim.<br \/>\n\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj e shkreta Vlor\u00eb?!<br \/>\nNj\u00eb flamur d\u00ebshmor n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nDo q\u00ebndroj se s\u2019po q\u00ebndrojm\u00eb.<br \/>\nDo luftoj se s\u2019po luftojm\u00eb.<br \/>\nE shkreta Vlor\u00eb po Vlor\u00eb.<br \/>\nb\u00ebn\u2019 t\u00eb b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebri,<br \/>\nb\u00ebn\u2019 t\u00eb b\u00ebjm\u00eb demokraci,<br \/>\nb\u00ebn\u2019 Evrop\u00eb e s\u2019i q\u00ebndron.<br \/>\n\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj e shkreta Vlor\u00eb<br \/>\nb\u00ebhet shkrumb e b\u00ebn liri.<br \/>\nB\u00ebhet shkrumb e b\u00ebn d\u00ebshmor\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vjersh\u00ebz e k\u00ebng\u00ebzuar me 11 vargje me rim\u00eb, q\u00eb rrjedh monokolon\u00eb, e thjesht\u00eb si<br \/>\nstruktur\u00eb, q\u00eb na kujton ato k\u00ebng\u00ebt e vjetra lakonike, t\u00eb cilat me pak vargje shpalosnin shum\u00eb<br \/>\nkuptime t\u00eb bukura, t\u00eb thella dhe me mesazhe kthjellt\u00ebsisht t\u00eb qarta. N\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb<br \/>\nshpun\u00eb tek vargjet e xha Matos e Selim Hasanit, Xhebro Gjik\u00ebs dhe ca burrave t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebs<br \/>\ns\u00eb madhe, para e pas k\u00ebtyre kapedan\u00ebve t\u00eb lab\u00ebrishtes.<br \/>\nKujtoj q\u00eb dikur Ismail Kadare ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebrin nga 4 \u201cgjeneral\u00ebt\u201d t\u00eb teksteve t\u00eb k\u00ebng\u00ebve labe<br \/>\nHamdi Pulon e Tragjasit, se vargjet e k\u00ebtij poeti popullor do t\u2019i kishin zili dhe poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb<br \/>\nt\u00eb vendit. Nd\u00ebrsa, poezia \u201cPopullor\u00e7e\u201d e Fatos Arapit \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i lart\u00eb i duhur e i<br \/>\nsynuar p\u00ebr tekstin e k\u00ebng\u00ebs, q\u00eb fiton automatikisht p\u00ebrve\u00e7 vul\u00ebs poetike, edhe vul\u00ebn folklorike (e<br \/>\ncila \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mirret kollaj, po nuk kaloi n\u00eb disa sita, q\u00eb i p\u00ebrdor gurra popullore n\u00eb<br \/>\nrrjedhat e koh\u00ebs). Poezia \u201cPopullor\u00e7e\u201d \u00ebsht\u00eb Shkolla e Tekstit Poetik t\u00eb K\u00ebng\u00ebs Labe, aq e<br \/>\ndomosdoshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb funksionale, kur sot jo pak tekstexhinj (q\u00eb kan\u00eb a gjejn\u00eb lek\u00eb, etj.), i<br \/>\nharrojn\u00eb ligjet e pashkruara t\u00eb folklorit shqiptar, e harrojn\u00eb \u201cKanunin\u201d e K\u00ebng\u00ebs popullore t\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut (e lokalizoj, meq\u00eb e njoh m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb territor etnografik, q\u00eb tradicionalisht,<br \/>\nme gjuh\u00ebn popullore \u00ebsht\u00eb quajtur Tosk\u00ebri). Dhe shkruajn\u00eb, more shkruajn\u00eb!&#8230; S\u2019mund ta fitosh<br \/>\ngrurin, kur korr kasht\u00eb. Nuk e quaj t\u00eb nevojshme t\u00eb merrem shum\u00eb me analiz\u00ebn letrare t\u00eb k\u00ebsaj<br \/>\nvjershe t\u00eb Fatosit, sepse ajo \u00ebsht\u00eb e bukurshkruar, e k\u00ebndsh\u00ebmlexueshme, e mir\u00ebkuptueshme.<br \/>\nPoezia \u201cPopullor\u00e7e\u201d e Arapit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebz e gjall\u00eb, sa energjike, aq kurajoze, simbolike dhe<br \/>\ndometh\u00ebn\u00ebse, me nj\u00eb gjuh\u00eb plot nerv e guxim, mbushur me dramacitet, q\u00eb ka fytyr\u00eb t\u00eb<br \/>\ndinjitetshme, sa altruiste, aq dyshuese, q\u00eb l\u00ebviz e shqet\u00ebsuar, q\u00eb merr frym\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm,<br \/>\nkomb\u00ebtarisht, qytetarisht, vlor\u00ebrisht, me nj\u00eb dashuri fatosiane q\u00eb dhemb, deri n\u00eb sakrific\u00ebn m\u00eb<br \/>\nsublime. Kjo poezi k\u00ebndohet p\u00ebr bukuri si nj\u00eb k\u00ebng\u00eb labe, q\u00eb i prek telat e zemr\u00ebs jo vet\u00ebm \u00e7do<br \/>\nvlonjati, por \u00e7do shqiptari, q\u00eb i dhemb n\u00eb esht\u00ebr Atdheu yn\u00eb, shqyer nga \u00e7apa\u00e7ul\u00ebt helaq\u00eb t\u00eb<br \/>\nkombit.<\/p>\n<p>2<br \/>\nDr. Fatos Arapi njihet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si poet modern, nd\u00ebr themeltar\u00ebt e<br \/>\npoezis\u00eb s\u00eb re qytetare shqiptare, i thell\u00eb n\u00eb mendim si Ai, i zjarrt\u00eb n\u00eb ndjenja si Fatos Arapi.<br \/>\nSht\u00ebpia botuese \u201cNeraida\u201d, botuesja e vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb zgjedhur poetike na jep k\u00ebt\u00eb profil lakonik<br \/>\nt\u00eb autorit ton\u00eb: \u201cFatos Arapi shk\u00eblqeu si poet n\u00eb vitet \u201960 t\u00eb shekullit XX. Si mjesht\u00ebr n\u00eb<br \/>\nartikulimin e lirik\u00ebs qytetare ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe m\u00eb moderni nd\u00ebr poet\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb tij. Me<br \/>\nnj\u00eb poezi krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe qart\u00ebsisht t\u00eb dallueshme nga t\u00eb tjer\u00ebt, me nj\u00eb varg q\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi<br \/>\nkishte\u00a0delikates\u00ebn, por mendim e figuracion t\u00eb ri, q\u00eb merrte drit\u00eb dhe nj\u00ebher\u00ebsh drit\u00ebsonte, Arapi<br \/>\nnd\u00ebrthurte pasqyrimin e zhvillimeve dhe ndryshimeve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e koh\u00ebs me konceptet<br \/>\nemancipuese dhe iluminuese, duke e larguar at\u00eb nga rutina poetike dhe notat retorike t\u00eb<br \/>\nvarg\u00ebzimit t\u00eb angazhuar\u201d. Universi i bot\u00ebs lirike dhe liriko-epike t\u00eb Fatos Arapit \u00ebsht\u00eb identiteti<br \/>\nyn\u00eb letrar dhe kulturor.<br \/>\nN\u00eb v\u00ebllimin e par\u00eb \u201cM\u00eb jepni nj\u00eb em\u00ebr\u201d: poezi t\u00eb zgjedhura, 1962-1989 (Tiran\u00eb, Neraida, 2014)<br \/>\nvet\u00eb Fatosi shkruan \u201cDy fjal\u00eb\u201d n\u00eb t\u00eb \u00e7elur t\u00eb librit. Nuk jan\u00eb shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb po i paraqes p\u00ebr<br \/>\nlexuesin ton\u00eb: \u201cSa her\u00eb botoja di\u00e7ka, un\u00eb nuk e lexoja. Thell\u00eb vetes m\u00eb mundonte dhembja:<br \/>\nmund ta kisha b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: nj\u00eb poezi e botuar je ti, \u00ebsht\u00eb<br \/>\nshpirti t\u00ebnd. Jo ai q\u00eb ti mendon p\u00ebr veten, por ai q\u00eb ti je n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb jet\u00eb mund t\u00eb<br \/>\nsillesh ndryshe nga \u00e7\u2019je, mund ta zbukurosh veten, mund ta fsheh\u00ebsh. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e<br \/>\njasht\u00ebzakonshme hipokrizia e p\u00ebrditshme njer\u00ebzore. Ajo shpesh na b\u00ebhet natyr\u00eb e dyt\u00eb. N\u00eb<br \/>\nart jo, n\u00eb poezi jo. N\u00eb shpirtin ton\u00eb fatlumturisht, ka nj\u00eb k\u00ebndth, nj\u00eb kthin\u00eb, ku nuk hyn<br \/>\ndot shtirja, hipokrizia. Atje \u00ebsht\u00eb arti, ai i v\u00ebrteti, dua t\u00eb them. Jeta ime ka kaluar n\u00ebp\u00ebr<br \/>\nkoh\u00eb tmerr\u00ebsisht t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eb shtrihen gati prej fillimit t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb. Nd\u00ebr mokrat e<br \/>\nfatit shqiptar, ajo ka qen\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb dhe tragjike. Sa mund t\u2019i q\u00ebndroja besnik<br \/>\nvetvetes? \u00c7far\u00eb Fatosi krijova prej vetes sime? E keni n\u00eb veprat e mia. Ju them sinqerisht<br \/>\nse, cilido q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb njeriu q\u00eb ju do t\u00eb takoni aty, un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb ndjej dhembje. Nuk do<br \/>\nt\u00eb jem i k\u00ebnaqur prej tij. P\u00ebrher\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb paarritshme drejt s\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb shkojm\u00eb.<br \/>\nFatos Arapi\u201d. Kaq. Asnj\u00eb fjal\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mesazh i madh, \u00ebsht\u00eb Testamenti i Poetit p\u00ebr<br \/>\nne. Ai na e la me mir\u00ebsi, bekim e besim. N\u00eb nderim t\u00eb s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs, Ai nuk mund ta mirrte me<br \/>\nvete. Brenda rreshtave t\u00eb k\u00ebtij mesazhi jam edhe un\u00eb. D\u00eblir\u00ebsisht dhe dhembshurisht, e gjej<br \/>\nvetveten n\u00eb form\u00ebn time. Aq sa. Ashtu si. Brenda rreshtave t\u00eb Testamentit t\u00eb Madh je dhe ti,<br \/>\n\u00ebsht\u00eb edhe ajo apo ai poet qytetar, jemi ne, jeni ju, jan\u00eb ata dhe ato poete t\u00eb v\u00ebrteta, q\u00eb i<br \/>\nsh\u00ebrbejn\u00eb emancipimit t\u00eb vonuar qytetar t\u00eb Shqip\u00ebriz\u00ebs son\u00eb haller\u00ebnduar.<br \/>\nUn\u00eb e kam dashur shum\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb shk\u00eblqimtar tek yjet m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb qiellit poetik. Un\u00eb e<br \/>\ndua shum\u00eb Fatosin ton\u00eb dhe, sa t\u00eb kem frym\u00eb, do ta dua sikur ta kisha v\u00ebllain tim t\u00eb madh.<br \/>\nFatmir\u00ebsisht e kam pasur mik, jemi takuar n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb, edhe n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tij m\u00eb ka ftuar<br \/>\ndisa her\u00eb, kemi kuvenduar e kemi pir\u00eb kafe poetike, m\u00eb ka d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje dhe dashamir\u00ebsi<br \/>\ndhe un\u00eb e d\u00ebgjoja gati me adhurim tek fliste e fliste palodhsh\u00ebm shum\u00eb me at\u00eb z\u00ebrin e tij t\u00eb<br \/>\ndrithsh\u00ebm si nj\u00eb fije bari n\u00eb tramundan\u00eb. Gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit me t\u00eb, q\u00eb nuk doja t\u00eb mbaronte<br \/>\nkurr\u00eb, m\u00eb shfaqej imazhi poetik i Uitmanit (Walter Witman), por e sprapsja k\u00ebt\u00eb shemb\u00eblltyr\u00eb,<br \/>\nsepse un\u00eb kisha t\u00eb Madh\u00ebrishmin tim Fatos Arapin. P\u00ebr t\u00eb kam shkruar edhe shkrime, edhe poezi,<br \/>\nedhe elegji me lot ulliri&#8230;<br \/>\nNj\u00eb shkurtore jet\u00ebshkrimore e tij mund ta paraqes: Fatos Tol Stavre Arapi lindi n\u00eb Zv\u00ebrnecin e<br \/>\nbukur t\u00eb Vlor\u00ebs m\u00eb 19 Korrik 1929 dhe mbylli syt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 11.10.2018.\u00a0Poet dhe shkrimtar<br \/>\ni shquar shqiptar, novelist, p\u00ebrkthyes, gazetar, ekonomist, matematikan, filolog, studiues i<br \/>\nfolkloristik\u00ebs. Ka grad\u00ebn Shkencore \u201cDoktor i Shkencave\u201d, fituar qysh me fillimet e evidentimit<br \/>\nt\u00eb emrit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm. Si pakkush tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, ka nj\u00eb biografi t\u00eb plot\u00eb intelektuale dhe<br \/>\nletrare &#8211; kulturore. Shkrimet e Fatosit jan\u00eb \u00e7muar shum\u00eb nga lexuesit dhe bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij, p\u00ebr<\/p>\n<p>3<br \/>\nt\u00eb cilat ka marr\u00eb \u00e7mime t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Me emrin e tij Shqip\u00ebria<br \/>\nmundet t\u00eb krenohet bot\u00ebrisht, sepse i plot\u00ebson parametrat e duhur krahasimtar\u00eb p\u00ebr kalibrin<br \/>\neuropian e bot\u00ebror t\u00eb vler\u00ebsimit.<br \/>\n\u201cVepra poetike e Fatos Arapit arriti t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb vetveten, vargjet e tij arrit\u00ebn t\u00eb piqen deri n\u00eb<br \/>\np\u00ebrsosm\u00ebri\u201d &#8211; shkruan eseisti dhe poeti shqiptaro-kanadez Erlind Sulko.<br \/>\nFatos Arapi na la dhurat\u00eb gjuh\u00eb letrare. Ai b\u00ebri let\u00ebrsi t\u00eb p\u00ebrkryer, q\u00eb guxoi e rroku hap\u00ebsirat e<br \/>\nmisteret e Universit.<br \/>\nPoezia e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim harmonik i dashuris\u00eb me dhembjen.<br \/>\nPor k\u00ebtu un\u00eb q\u00ebndrova ca dhe kalova nd\u00ebrmend:<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi Zv\u00ebrnecit i ka k\u00ebnduar vendlindjes?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar babait e n\u00ebn\u00ebs &#8211; dhembjes s\u00eb veshur me tw zeza, v\u00ebllait t\u00eb<br \/>\nliris\u00eb me lot dhe mallit t\u00eb bukur t\u00eb gjyshes?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar liris\u00eb?! Kush?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar luft\u00ebs \u00e7lirimtare?! Kush?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar Tiran\u00ebs?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar atdhetar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, heronjve dhe d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb liris\u00eb!?<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar Atdheut?! Vet\u00ebm Fatos Arapi ka th\u00ebn\u00eb e shkruar. \u201cAtdheu<br \/>\nyt i vogli, i vogli,\/ ai hyjnori i pavdekshmi &#8211; loti\u201d sikund\u00ebr q\u00eb \u201cTragjedia \u00ebsht\u00eb Atdheu i v\u00ebrtet\u00eb i<br \/>\npoet\u00ebve\u201d.<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar detit?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar gjolit, limonave, portokalleve dhe ullinjve?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar dashuris\u00eb?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar dhembjes?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar qytetit?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar peizazhit, stin\u00ebve, natyr\u00ebs e hap\u00ebsirave t\u00eb pamata?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar universit?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi&#8230;?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar ndershm\u00ebris\u00eb?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi i ka k\u00ebnduar Ali Asllanit dhe Petro Markos?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi ka thurur lirika aq t\u00eb bukura shoq\u00ebrore?!<br \/>\nKush poet si Fatos Arapi ka k\u00ebnduar rrept\u00ebsisht aq dhembshur autoironi p\u00ebr Fatosin \u00ebnd\u00ebrronj\u00ebs<br \/>\nt\u00eb heshtur?! (Shembuj klasik\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb lart\u00eb qytetare n\u00eb proz\u00eb, kujtime dhe orator\u00ec jan\u00eb<br \/>\nEqerem bej Vlora, Faik Konica dhe Fan Noli, nd\u00ebrsa, n\u00eb koh\u00ebn e re, q\u00eb tashm\u00eb gjendet e<br \/>\nregjistruar n\u00eb Arkivin e Let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare \u00ebsht\u00eb Drit\u00ebro Agolli).<br \/>\nVLOR\u00cbS&#8230; Kush i ka k\u00ebnduar Vlor\u00ebs m\u00eb shum\u00eb, me aq dashuri e m\u00eb bukur se Fatos Arapi?!<br \/>\nN\u00eb fakt, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb arsenalin e tij poetik, gjen pak Vlor\u00eb (edhe n\u00eb ato poezi ku nuk p\u00ebrmendet<br \/>\nemri i saj aulonian, n\u00eb t\u00eb gjitha motivet e bukura t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij fisnike ka ngjyr\u00eb Vlore. T\u00eb<br \/>\ngjitha poezit\u00eb e Fatos Arapit jan\u00eb veshur me ngjyr\u00eb Vlore, e cila ndrit kalt\u00ebrisht.<br \/>\nPa kaluar n\u00eb statistika (ndoshta vlen t\u00eb p\u00ebrgatis nj\u00eb minibibliografi t\u00eb poezive t\u00eb tij p\u00ebr<br \/>\nvendlindjen, Vlor\u00ebn e Aulon\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb e diellore me detin, Jonin e Adriatikun, Zv\u00ebrnecin dhe<br \/>\nSazanin, Karaburunin dhe \u00c7ik\u00ebn, Orikumin dhe Shashic\u00ebn, Malet e Vet\u00ebtimave &#8211; Akrokeraunet<br \/>\ndhe Dh\u00ebrmiun), por n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmendje nderimi kujtoj q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 4 v\u00ebllimet me poezi t\u00eb<br \/>\nzgjedhura nga botuesi, poeti, p\u00ebrkthyesi dhe bashk\u00ebzv\u00ebrnecari i tij Jani Malo, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 70<br \/>\npoezi p\u00ebr Vlor\u00ebn dhe arealin e saj kulturor, njer\u00ebzor e historik nga Shtegu i Drit\u00ebs Fatos Arapi,<br \/>\n\u201ci lar\u00eb nga dritat e shenjta t\u00eb Mesdheut\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FATOS ARAPI DHE VLORA Nga Albert HABAZAJ Duke shfletuar kolan\u00ebn e veprave t\u00eb zgjedhura poetike t\u00eb poetit shk\u00eblqimtar Fatos Arapi, k\u00ebrkoja poezi me motive qytetare, sepse m\u00eb duhen p\u00ebr nj\u00eb punim, por, interesant, ndalova tek poezi \u201ce vog\u00ebl\u201d me titullin \u201cPopullor\u00e7e\u201d, botuar n\u00eb v\u00ebllimin \u201cUrna e vog\u00ebl\u201d: poezi t\u00eb zgjedhura: 1997- 2003 \u201cUrna e vog\u00ebl\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2636,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2635","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2635\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}