{"id":2798,"date":"2025-03-26T23:31:12","date_gmt":"2025-03-26T22:31:12","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2798"},"modified":"2025-03-26T23:31:15","modified_gmt":"2025-03-26T22:31:15","slug":"kadri-tarelli-shkruanali-balliu-specialist-bujqesie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/03\/26\/kadri-tarelli-shkruanali-balliu-specialist-bujqesie\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:ALI BALLIU, SPECIALIST BUJQ\u00cbSIE"},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nKoha q\u00eb nuk shkruhet, nuk le as gjurm\u00eb, as shenj\u00eb. K\u00ebshtu harrohet e<br \/>\nfshihet nga kujtesa, si\u00e7 shuhet piktura n\u00eb r\u00ebr\u00eb nga vala e detit. K. Tarelli<\/p>\n<p>ALI BALLIU, SPECIALIST BUJQ\u00cbSIE<br \/>\nNuk e pranon fjal\u00ebn \u201cPensionist\u201d<\/p>\n<p>(Portret)<\/p>\n<p>Me drejtor Ali Balliun njihem prej koh\u00ebsh, afro prej 50 vjet\u00ebsh, kur ai n\u00eb vitin<br \/>\n1977, djal\u00eb i ri, agronom, q\u00eb sapo kishte mbaruar \u201cInstitutin Bujq\u00ebsor\u201d, Tiran\u00eb, (sot<br \/>\nUniversiteti Bujq\u00ebsor), filloi pun\u00eb si m\u00ebsues specialist n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme t\u00eb<br \/>\nBashkuar, (Gjimnaz dhe Bujq\u00ebsore), n\u00eb Katund t\u00eb Ri, shkoll\u00eb q\u00eb sot mban emrin<br \/>\n\u201cJusuf Hoti\u201d.<br \/>\nUn\u00eb i th\u00ebrras drejtor, pasi n\u00eb vitet e trazuara t\u00eb ndryshimeve politike t\u00eb pas<br \/>\nvitit 1990, u em\u00ebrua drejtor i shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme, n\u00eb Katund t\u00eb Ri, ku edhe un\u00eb isha<br \/>\nm\u00ebsues, para se t\u00eb transferohesha n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb shtator 1992.<br \/>\nM\u00eb vjen keq q\u00eb, sa her\u00eb zyrtarisht k\u00ebrkohet nj\u00eb jet\u00ebshkrim p\u00ebr secilin nga ne,<br \/>\nmjaftohemi, q\u00eb shum\u00eb shkurt e pa holl\u00ebsi t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb vet\u00ebm data, detyrat dhe<br \/>\nvler\u00ebsimet. K\u00ebshtu e k\u00ebrkojn\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit, por pas k\u00ebtij jet\u00ebshkrimi dhe fotografis\u00eb,<br \/>\nfshihet nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb, nj\u00eb histori njer\u00ebzore e mbushur me p\u00ebrpjekje e mundime,<br \/>\nfitore, d\u00ebshtime e zhg\u00ebnjime, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr<br \/>\nt\u2019u b\u00ebr\u00eb dikush n\u00eb jet\u00eb, p\u00ebr t\u2019u rritur jo vet\u00ebm si mosh\u00eb, por edhe si njeri e specialist,<br \/>\nme dije dhe kultur\u00eb qytetarie e shqiptarie. Shum\u00eb her\u00eb, nga \u201cmodestia e tepruar\u201d<br \/>\nharrojm\u00eb edhe gjurm\u00ebt q\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb.<br \/>\nShpesh n\u00eb shkrimet e mia kushtuar pun\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn e Mesme t\u00eb Katundit t\u00eb<br \/>\nRi, theksoj pa m\u00ebdyshje nj\u00eb shprehje q\u00eb ja kujtoja drejtorit Jusuf Hoti, i cili nuk jeton<br \/>\nm\u00eb mes nesh: \u201cJe me fat, q\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn q\u00eb drejton, ke m\u00ebsues t\u00eb aft\u00eb, t\u00eb mir\u00eb dhe<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrkushtuar\u201d.<br \/>\nIsha plot\u00ebsisht i bindur dhe koha e v\u00ebrtetoi, se nga kjo shkoll\u00eb kan\u00eb dal\u00eb me<br \/>\ndhjet\u00ebra kuadro q\u00eb ndoq\u00ebn Universitetin, dhe askush nuk u kthye pa e p\u00ebrfunduar<br \/>\nme rezultate t\u00eb mira dhe shum\u00eb t\u00eb mira. Madje na takon t\u00eb mburremi, se mes tyre tre<br \/>\nnga ish nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb, Mitat Mema, Shpendi Shahini, Hazbi Lika, kan\u00eb merituar<br \/>\ntitullin Prof. e \u201cDoktor shkencash\u201d, dhe kan\u00eb arritur shkall\u00ebn Akademike si rektor\u00eb<br \/>\nUniversiteti, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me mjek\u00eb, arsimtar\u00eb, ekonomist, ushtarak\u00eb, specialist\u00eb<br \/>\nbujq\u00ebsie, gazetar\u00eb, poet\u00eb, piktor\u00eb, pedagog\u00eb Universiteti e deri te Dom. Gjergj Meta<br \/>\nsi sh\u00ebrbestar i Zotit, Arben \u00c7ejku ambasador, P\u00ebllumb Berisha deputet, m\u00eb tej edhe<br \/>\nushtaraku Agron Myftari, \u201cD\u00ebshmor i Demokracis\u00eb\u201d.<br \/>\nNuk besoj se gaboj kur them, se shkoll\u00ebs i japin em\u00ebr m\u00ebsuesit e p\u00ebrgatitur<br \/>\ndhe k\u00ebrkues, por m\u00eb s\u00eb shumti nx\u00ebn\u00ebsit e mir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb dhe n\u00eb<br \/>\njet\u00eb. K\u00ebtu mund t\u00eb shtoj pa u kursyer, se emrin e mir\u00eb e japin edhe veprimtarit e<br \/>\nndryshme letrare-artistike, sportive, dhe sidomos ato shkencore, q\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb<br \/>\nhistorin\u00eb e vet\u00eb shkoll\u00ebs.<br \/>\n\u00c7do njeri, n\u00eb ve\u00e7anti \u00e7do m\u00ebsues e shkruan historin\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jeton e<br \/>\npunon, ndaj duhet th\u00ebn\u00eb pa modesti, (kur \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt kthehet n\u00eb dob\u00ebsi), se kjo<br \/>\nshkoll\u00eb si rezultat i pun\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesve specialist, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe Ali Balliu, arriti<br \/>\nn\u00eb at\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb suksesi dhe njohje, sa shum\u00eb veprimtari, si arritje dhe zbatim<br \/>\nn\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb, jo vet\u00eb n\u00eb shkall\u00eb rrethi t\u00eb Durr\u00ebsit, por edhe n\u00eb shkall\u00eb<br \/>\nkomb\u00ebtare, t\u00eb zhvillohen n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb. Besoj se \u00ebsht\u00eb e vetmja, mbase e para<br \/>\nshkoll\u00eb e mesme, q\u00eb n\u00eb provimet e matur\u00ebs, t\u00eb zbatoj\u00eb mbrojtje t\u00eb temave<br \/>\nshkencore. Ishte v\u00ebrtet nj\u00eb arritje e madhe, jo vet\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn. M\u00eb vjen keq q\u00eb kjo<br \/>\np\u00ebrvoj\u00eb e dobishme p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, nuk zbatohet m\u00eb n\u00eb shkollat tona.<br \/>\nAli Ballun t\u00eb gjith\u00eb e njohin m\u00eb s\u00eb shumti si specialist i bujq\u00ebsis\u00eb i pap\u00ebrtuar,<br \/>\npor duhet th\u00ebn\u00eb se ai g\u00ebrsheton k\u00ebshillat dhe udh\u00ebzimet profesionale me shkrime<br \/>\nletrare e artistike. Mbase \u00ebsht\u00eb dukuri e rrall\u00eb n\u00eb letrat shqipe, po ja q\u00eb k\u00ebshtu ndodh<br \/>\ndhe e uroj t\u00eb vazhdoj\u00eb pa u lodhur.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb analizoj p\u00ebrmbajtjen e librit m\u00eb t\u00eb fundit, \u201cUdh\u00ebt<br \/>\nme kalldr\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs sime\u201d, me autor Ali Balliu, lib\u00ebr u botua pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Nuk<br \/>\ndua t\u00eb ndalem as te vler\u00ebsimet e shumta, q\u00eb ka marr\u00eb nga dikasteret e ndryshme, jo<br \/>\nvet\u00ebm k\u00ebtu brenda vendit, as te dekoratat q\u00eb flasin me gjuh\u00ebn e heshtjes, pasi list\u00ebn<br \/>\nt\u00eb plot\u00eb do t\u2019i gjeni t\u00eb pasqyruar n\u00eb fund t\u00eb librit. Po kursehem t\u00eb p\u00ebrmend vet\u00ebm pak<br \/>\nprej tyre:<br \/>\n1. Dekorat\u00eb: \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. 1991.<br \/>\n2. \u00c7ertifikat\u00eb nga Komisioni Europian. Viti 2014.<br \/>\n3. \u00c7ertifikat\u00eb nga Bashkimi Europian. Viti 2015.<br \/>\n4. Kandidat p\u00ebr deputet. N\u00eb zgjedhjet e vitit 1996. Etj, etj.<br \/>\n5. 5. Ambasador i paqes. Pranuar n\u00eb \u201cFederat\u00ebn e paqes Universale\u201d, dega<br \/>\nDurr\u00ebs. Janar 2024. Me rastin e ceremonis\u00eb s\u00eb pranimit, thura kat\u00ebr vargje:<br \/>\n\u201cAgronom e m\u00ebsues, i b\u00ebre nj\u00eb,<br \/>\nN\u00eb fush\u00eb e shkoll\u00eb mbolle dituri.<br \/>\nEdhe n\u00eb libra \u00e7ele nj\u00eb z\u00eb\u2026..<br \/>\nAmbasador i paqes n\u00eb krijimtari!\u201d. Poezia. \u201cKartolin\u00eb urimi\u201d.<br \/>\nSa p\u00ebr librin, edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb do veproj si p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb librat q\u00eb kaloj n\u00ebp\u00ebr<br \/>\nduar, sepse nuk i shtoj dot vlerat q\u00eb pasqyron vet\u00eb autori. \u00cbsht\u00eb k\u00ebndonj\u00ebsi q\u00eb i jep<br \/>\nnot\u00ebn e merituar. Ndaj po q\u00ebndroj te puna dhe veprimtaria pas daljes n\u00eb pension,<br \/>\nkoh\u00eb q\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb dhe harxhojn\u00eb duke punuar.<br \/>\nP\u00ebrvoja na d\u00ebshmon dhe na rr\u00ebfen, se p\u00ebr \u201cShum\u00eb nga ne kur \u201cpiqen\u201d n\u00eb<br \/>\nmosh\u00eb, ndodh q\u00eb, puna mbaron dhe koha ndalon, kur njeriu del n\u00eb pension\u201d. Por i<br \/>\nlumtur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e gjen veten dhe nuk ndalet ta mbush\u00eb dit\u00ebn me veprimtari t\u00eb<br \/>\ndobishme, p\u00ebr vete dhe shoq\u00ebrin\u00eb. K\u00ebtu e ka vendin edhe miku yn\u00eb Ali Balliu, q\u00eb si<br \/>\nspecialist bujq\u00ebsie, nuk reshtet t\u00eb k\u00ebshilloj\u00eb e udh\u00ebzoj\u00eb bujqit, apo fermer\u00ebt si\u00e7 i<br \/>\nquajm\u00eb sot, mbi problematikat q\u00eb hasen n\u00eb prodhimin bujq\u00ebsor, mbi sh\u00ebrbimet<br \/>\nstinore t\u00eb tok\u00ebs dhe drur\u00ebve frutor, krasitjet, kimikatet dhe sp\u00ebrkatjet. Madje edhe<br \/>\nun\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit mendimin e specialist\u00ebve, se \u201cP\u00ebr bujkun dhe bujq\u00ebsin\u00eb nuk ka pushime<br \/>\ndim\u00ebrore\u201d, por Aliu shton se, nuk ka pushime n\u00eb asnj\u00eb stin\u00eb t\u00eb vitit, me p\u00ebrjashtim<br \/>\nkur moti ka rrebesh, stuhi dhe bie shi.<br \/>\nK\u00ebtu po mjaftohem me k\u00ebto pak fjal\u00eb t\u00eb shkruara nga znj. Milva Ekonomi: \u201cAli<br \/>\nBalliu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb specialist agronom, q\u00eb vazhdon t\u00eb ndihmoj\u00eb fermer\u00ebt e Katundit t\u00eb<br \/>\nRi, dhe pse mosha e ka t\u00ebrhequr nga tregu aktiv i pun\u00ebs. I palodhur, buzagaz, me<br \/>\nnj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb madhe dhe gjithmon\u00eb optimist, k\u00ebshtu e njohin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb zon\u00eb\u201d.<br \/>\nMegjithat\u00eb, po ndalem n\u00eb nj\u00eb veprimtari, q\u00eb mesa di un\u00eb, k\u00ebshtu m\u00eb thon\u00eb<br \/>\nedhe shok\u00ebt dhe miqt\u00eb mi t\u00eb shumt\u00eb, \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e vetme:<br \/>\nKoleg\u00ebt m\u00ebsues t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme \u201cJusuf Hoti\u201d n\u00eb Katund t\u00eb Ri, q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb<br \/>\npension, po mblidhen dhe festojn\u00eb s\u00eb bashku, disa her\u00eb n\u00eb vit, me shkak apo pa<br \/>\nshkak. Dhe nism\u00ebtar i k\u00ebsaj \u201cl\u00ebvizje\u201d, \u00ebsht\u00eb kolegu yn\u00eb Ali Balliu, i cili kur doli n\u00eb<br \/>\npension na mblodhi koleg\u00ebt e hersh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb festuar jo mosh\u00ebn, pasi nuk e pranon<br \/>\nfjal\u00ebn \u201ci moshuar\u201d, por pun\u00ebn q\u00eb do b\u00ebnte dhe po b\u00ebn, pa i th\u00ebn\u00eb dhe pa e detyruar<br \/>\nkush.<br \/>\nT\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn na p\u00eblqeu ky takim festiv, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb, koh\u00eb pas<br \/>\nkohe, mblidhemi dhe festojm\u00eb, ku nuk mungojn\u00eb dollit\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, as shakat\u00eb,<br \/>\nk\u00ebnga dhe vallet, p\u00ebrfshi edhe kujtimet p\u00ebr b\u00ebmat tona gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs si<br \/>\nm\u00ebsues, por edhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201c\u00c7\u2019 kam b\u00ebr\u00eb, \u00e7\u2019po b\u00ebj dhe \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebj\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb<br \/>\ntjet\u00ebr tem\u00eb bisede dhe kuvendi, ku diskutimet marrin udh\u00eb n\u00eb frym\u00ebzim, p\u00ebr ta ndjer\u00eb<br \/>\nveten m\u00eb t\u00eb ri dhe mes t\u00eb rinjve.<br \/>\nShpesh k\u00ebmbejm\u00eb libra t\u00eb botuar e t\u00eb p\u00ebruruar mes miqsh e shok\u00ebsh,<br \/>\npoet\u00ebsh e shkrimtar\u00ebsh, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Aliu, si botues dhe an\u00ebtar i \u201cLidhjes s\u00eb<br \/>\nshkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit\u201d, si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebj edhe un\u00eb n\u00eb takimin e radh\u00ebs,<br \/>\npasi n\u00eb k\u00ebto dit shkurti 2025, kam botuar librin m\u00eb t\u00eb fundit. \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb<br \/>\nkafshuar. Tregime\u201d, ku ka tema e ndodhi t\u00eb mara e t\u00eb jetuara nga koha pa koh\u00eb, me<br \/>\nkoleg\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebsit, kuadrot dhe banor\u00ebt e fshatit, n\u00eb fshatrat e Komun\u00ebs Katundi i Ri.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen ta theksoj p\u00ebr kolegun dhe mikun e hersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb<br \/>\nthjesht\u00ebsia, sinqeriteti, besa dhe mir\u00ebnjohja q\u00eb buron nga shpirti. \u00cbsht\u00eb i<br \/>\npap\u00ebrtuesh\u00ebm n\u00eb \u00e7do pun\u00eb q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr. D\u00ebgjon shum\u00eb dhe flet pak. \u00cbsht\u00eb i<br \/>\nguximsh\u00ebm n\u00eb fjal\u00eb dhe premtim, ku nuk mungon edhe durimi e k\u00ebmb\u00ebngulja, kur<br \/>\nngacmohet nervi nism\u00ebtar p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb bukura, si n\u00eb takim e kuvende miqsh,<br \/>\nkonferenca, tubime e udh\u00ebtime, sport, muzik\u00eb dhe shk\u00ebmbim p\u00ebrvoje, etj, etj.<br \/>\nUrime koleg e mik i vyer! Jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb! Ke ende koh\u00eb p\u00ebr<br \/>\nt\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra me vler\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb t\u00ebnde, t\u00eb familjes, miq\u00ebsis\u00eb,<br \/>\nshoq\u00ebris\u00eb dhe krijimtaris\u00eb letrare dhe profesionale.<br \/>\nPo citoj dy fjal\u00eb q\u00eb i kam d\u00ebgjuar nga ti, ku ka mendim t\u00eb ngjeshur dhe shum\u00eb<br \/>\nfilozofi:<br \/>\n\u201cShum\u00eb njer\u00ebz mbahen t\u00eb m\u00ebdhenj, kur jan\u00eb hipur mbi kal\u00eb.<br \/>\nPor nuk e din\u00eb, se jeta t\u00eb madh\u00ebron me vepra, jo me fjal\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Koha q\u00eb nuk shkruhet, nuk le as gjurm\u00eb, as shenj\u00eb. K\u00ebshtu harrohet e fshihet nga kujtesa, si\u00e7 shuhet piktura n\u00eb r\u00ebr\u00eb nga vala e detit. K. Tarelli ALI BALLIU, SPECIALIST BUJQ\u00cbSIE Nuk e pranon fjal\u00ebn \u201cPensionist\u201d (Portret) Me drejtor Ali Balliun njihem prej koh\u00ebsh, afro prej 50 vjet\u00ebsh, kur ai n\u00eb vitin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2799,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2798","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2798\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}