{"id":2807,"date":"2025-03-27T21:34:01","date_gmt":"2025-03-27T20:34:01","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2807"},"modified":"2025-03-27T21:34:01","modified_gmt":"2025-03-27T20:34:01","slug":"me-novelat-e-fjolla-muaxhiri-agusholli-nga-libri-me-tregime-me-fal-shpirt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/03\/27\/me-novelat-e-fjolla-muaxhiri-agusholli-nga-libri-me-tregime-me-fal-shpirt\/","title":{"rendered":"Me novelat e Fjolla Muaxhiri Agusholli nga libri me tregime \u201cMe fal shpirt\u201d&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Fjolla Muaxhiri Agusholli<\/p>\n<p>Nga libri me tregime \u201cMe fal shpirt\u201d&#8230;<\/p>\n<p>ShP\u00cbTIM, EM\u00cbR I LIRIS\u00cb<\/p>\n<p>Dit\u00eb e h\u00ebn\u00eb\u00a0gushti, data \u00ebsht\u00eb 21 e vitit 2023. Ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk jam ndjer\u00eb aq e d\u00ebrrmuar. Shpirti im m\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb cop\u00eb- cop\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb frika po m\u00eb frik\u00ebson, aq shum\u00eb sa q\u00eb i gjith\u00eb trupi po m\u00eb b\u00ebhet mornica. O Per\u00ebndi, m\u00eb ndihmo!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo dita q\u00eb e lash\u00eb Shp\u00ebtimin n\u00eb hyrje t\u00eb aeroportit t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku ai po udh\u00ebtonte drejt Belgjik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn prej plag\u00ebve t\u00eb liris\u00eb q\u00eb tash e ca koh\u00eb po e trette pak e nga pak.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb tregimi im i vet\u00ebm q\u00eb un\u00eb e shkruaj me shum\u00eb dashuri, po edhe me shum\u00eb dhimbje, po aq sa me shpres\u00eb e forc\u00eb, po aq edhe me shum\u00eb frik\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregim personazhet kryesor\u00eb jemi un\u00eb dhe Shp\u00ebtimi. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb e dua edhe m\u00eb shum\u00eb sesa veten time, por ndjehem edhe e frik\u00ebsuar paksa sepse vet\u00ebm nj\u00eb nat\u00eb para k\u00ebsaj nate q\u00eb Shp\u00ebtimi tani \u00ebsht\u00eb sistemuar atje n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr spitalet e Belgjik\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb me kilometra larg meje, e un\u00eb q\u00eb po q\u00ebndroj e vetme n\u00eb shtratin ton\u00eb, n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb t\u00eb lumturis\u00eb, por edhe t\u00eb dhimbjeve dhe\u00a0 t\u00eb vuajtjeve. Shp\u00ebtimi s\u00ebrish filloi t\u2019m\u00eb tregonte se si kishte ndodhur rasti i plagosjes s\u00eb tij, pik\u00ebrisht nj\u00eb nat\u00eb para nat\u00ebs s\u00eb sontme, po p\u00ebrse deshi s\u00ebrish t\u00eb ma rr\u00ebfej\u00eb at\u00eb p\u00ebrjetim t\u00eb tmerrsh\u00ebm?<\/p>\n<p>-A thua po mendon se un\u00eb e kam harruar? Apooo\u2026 mos ndoshta ky rr\u00ebfim do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit? Jo, o Per\u00ebndi! Mos m\u00eb sprovo s\u00ebrish me sfida t\u00eb pap\u00ebrballueshme! Jo, jo, zemra ime nuk po ma ndjen fatkeq\u00ebsin\u00eb, por edhe nuk dua ta pranoj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtimi e nisi k\u00ebshtu rr\u00ebfimin e tij, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: Ty Fjoll\u00eb t\u00eb kam treguar disa her\u00eb se q\u00eb nga fillimi i prillit kur un\u00eb e vesha uniform\u00ebn q\u00eb e \u00ebnd\u00ebrroja me muaj. U betova si nj\u00eb ushtar i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare dhe nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga vetja \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtrenjt\u00ebn Liri, isha aq i lumtur, sa q\u00eb edhe jet\u00ebn time e shnd\u00ebrrova n\u00eb gjak Lirie. Me k\u00ebto fjal\u00eb ai e fillonte gjithmon\u00eb rr\u00ebfimin e tij. Nj\u00eb jav\u00eb sa q\u00ebndrova n\u00eb kazerm\u00eb p\u00ebr ushtrime, m\u00eb dukej sa nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb e me padurim e prisja dit\u00ebn q\u00eb t\u00eb niseshim p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo dit\u00eb erdhi pas nj\u00eb jave dhe g\u00ebzimi q\u00eb t\u00eb jem atje te shok\u00ebt e tjer\u00eb, ishte i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm. Ishte data 12 prill. Dit\u00ebt e prillta kishin filluar dhe lufta q\u00eb nuk priste, por vriste pa m\u00ebshir\u00eb, shtoi ai. Po, i thash\u00eb un\u00eb, ishin dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb tmerrshme ato dit\u00eb lufte, duke ia mbajtur dor\u00ebn e tij me dy duart e mia, por Shp\u00ebtimi nuk ishte m\u00eb aty af\u00ebr meje. Ai ishte ngritur prap\u00eb atje lart n\u00eb mal, atje te Rrasa e Koshares s\u00eb tij. I kishte mbyllur syt\u00eb dhe fliste duke dremitur e duke e tej\u00e7uar mendimin larg e m\u00eb larg. Un\u00eb iu afrova edhe m\u00eb af\u00ebr p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje, por si duket nuk po e v\u00ebrente, kot ishte p\u00ebrpjekja ime n\u00eb ato \u00e7aste, madje e till\u00eb ishte \u00e7doher\u00eb kur ai e ngjiste Koshar\u00ebn dhe Lisat e tij.<\/p>\n<p>Edhe un\u00eb isha strukur thell\u00eb brenda mendimeve t\u00eb tij e p\u00ebr ca \u00e7aste e vetmja ishte heshtja q\u00eb na shoq\u00ebronte, e ndonj\u00ebher\u00eb ajo na ledhatonte aq dashurisht.\u00a0 Si duket, edhe ajo e ndjente dhimbjen time q\u00eb m\u00eb thumbonte pa ndal\u00eb, e kjo ndodhte sepse un\u00eb \u00e7doher\u00eb atij tregimi ia dija fundin. Q\u00eb n\u00eb fillim dhe m\u00eb d\u00ebrrmonte dhimbja n\u00eb shpirt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qenien time, madje shum\u00ebher\u00eb ajo dhimbje m\u00eb p\u00ebrp\u00eblitej mes lot\u00ebve mbi fytyr\u00eb dhe m\u00eb zbriste pik\u00eb- pik\u00eb drejt\u00eb e n\u00eb zem\u00ebr, e un\u00eb q\u00eb heshtas \u00e7doher\u00eb mundohesha t\u2019i fshija ata lot dhe ta b\u00ebja rolin e burrnesh\u00ebs, q\u00eb prap\u00eb t\u00eb rinis\u00eb mbi buz\u00eb nj\u00eb buz\u00ebqeshje krenarie.<\/p>\n<p>Pas pak \u00e7astesh Shp\u00ebtimi i kishte \u00e7elur syt\u00eb, ata sy t\u00eb g\u00ebshtenjt\u00eb q\u00eb leht\u00ebsisht mund ta kuptoje se si ata sy flisnin, \u00e7udit\u00ebrisht pa e th\u00ebn\u00eb as edhe t\u00eb vetmen nj\u00eb fjal\u00eb.\u00a0 Po pra, syt\u00eb e Shp\u00ebtimit jan\u00eb sy q\u00eb flisnin n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Ishte ora 12 pas mesnate dhe data 13 prill sapo kishte hyr\u00eb, e me k\u00ebt\u00eb nat\u00eb t\u00eb prillit hym\u00eb edhe ne q\u00eb ishim nj\u00eb rresht i gjat\u00eb me af\u00ebr 100 djem t\u00eb rinj ku me ata isha edhe un\u00eb. E shkel\u00ebm tok\u00ebn e Kosov\u00ebs, shtoi ai, pik\u00ebrisht me t\u00eb kaluar gardhin q\u00eb e ndante Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, thoshte Shp\u00ebtimi duke marr\u00eb frym\u00eb thell\u00eb q\u00eb t\u2019i mbushte mushk\u00ebrit\u00eb me oksigjen, sepse koh\u00ebt e fundit nga dhimbjet e m\u00ebdha, edhe fjal\u00ebt q\u00eb ai mundohej t\u2019i thoshte, ndjehej mjaft i lodhur dhe mezi ngopej me aj\u00ebr. Un\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb pak koh\u00eb q\u00eb ai t\u00eb qet\u00ebsohej, e mendoja pyetjen e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>-Ku e dinit ju q\u00eb kishit hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb? &#8211; pyeta un\u00eb.<\/p>\n<p>-Jooo, ne nuk e dinim, por na e tregoi prir\u00ebsi i rreshtit q\u00eb e udh\u00ebhiqte rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Koshare, tha Shp\u00ebtimi. Kur ai na e tha q\u00eb nga ky gardh jemi n\u00eb tok\u00ebn e Kosov\u00ebs, shum\u00eb prej nesh u ul\u00ebm n\u00eb gjunj\u00eb dhe e p\u00ebrqafuam token. T\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb kishin ardhur nga m\u00ebrgata, me ndjenja t\u00eb p\u00ebrziera, qanin her\u00eb nga malli e her\u00eb nga dhimbja p\u00ebr popullin q\u00eb vritej aq pam\u00ebshirsh\u00ebm. Po m\u00eb thoshte Shp\u00ebtimi, q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb kishte vendosur t\u00eb ma tregonte m\u00eb n\u00eb detaje at\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Po pastaj? \u00c7far\u00eb ndodhi? E pyeta un\u00eb. Ehhh pastaj, vazhdoi ai, duke ecur ashtu n\u00eb rresht, ca drita ndri\u00e7uese u ngrit\u00ebn lart mbi trupat tan\u00eb, por p\u00ebrcjell\u00ebsi i grupit posa i pa ato drita mbi ne, filloi t\u00eb na thoshte me z\u00eb pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb t\u00eb shtrihemi n\u00eb tok\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, sepse ne, edhe pse ajo drit\u00eb n\u00eb at\u00eb err\u00ebsir\u00eb na i verboi syt\u00eb, ne nuk ndaluam, por vazhduam t\u00eb ecnim n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e h\u00ebn\u00ebs q\u00eb na e ndri\u00e7onte rrug\u00ebn duke e \u00e7ar\u00eb mjegull\u00ebn q\u00eb na i veshte trupat tan\u00eb. e Aty filluan q\u00eb t\u00eb na hidhnin granata sepse si duket ata na kishin diktuar, dhe meq\u00eb atje ishte zon\u00eb kufitare, armiku n\u00eb vazhdim\u00ebsi bombardonte, sepse ata e dinin q\u00eb nga kufiri me Shqip\u00ebrin\u00eb, vinin pareshtur ushtar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb ishin betuar para flamurit komb\u00ebtar se do ta japim edhe jet\u00ebn, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr ta fituar Lirin\u00eb. Po m\u00eb pas, \u00e7far\u00eb ndodhi? Prap\u00eb un\u00eb ajo q\u00eb tani m\u00eb isha zhytur thell\u00eb edhe un\u00eb n\u00eb ato male me imagjinat\u00eb s\u00eb bashku me Shp\u00ebtimin.<\/p>\n<p>-Ehhh, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte, shtoi Shp\u00ebtimi, ca prej grupit nuk i shp\u00ebtuan atyre granatimeve, edhe pse i ndoq\u00ebm urdh\u00ebrat\u00eb e prij\u00ebsit t\u00eb grupit,\u00a0 e nj\u00eb pjes\u00eb e grupit q\u00eb tashm\u00eb kishim mbetur af\u00ebr 30 apo 40 veta, vazhduam tutje duke e \u00e7ar\u00eb d\u00ebbor\u00ebn n\u00eb dysh q\u00eb t\u00eb ecnim.<\/p>\n<p>-O Per\u00ebndi! belb\u00ebzova sikur me gjysm\u00eb z\u00ebri, ku e gjenit forc\u00ebn Shp\u00ebtim? Ai me nj\u00eb buz\u00ebqeshje krenarie filloi t\u00eb m\u00eb tregonte.<\/p>\n<p>Ishte ai momenti ku na triumfonte fjala e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr betim. Duke e shikuar vendin ton\u00eb n\u00ebn hijet e err\u00ebsir\u00ebs, asnj\u00ebher\u00eb nuk e menduam kthimin prapa sepse m\u00eb nuk do ta lejonim vendin ton\u00eb t\u00eb shkret\u00eb dhe duke u mbytur nga ata f\u00eblliq\u00ebsira, vazhduam m\u00eb tutje dhe \u00e7doher\u00eb mendonim q\u00eb tani e tutje vuajtjet dhe dhimbjet e popullit ton\u00eb t\u2019i kthejm\u00eb n\u00eb lumturi, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe mos t\u00eb jemi t\u00eb huaj e refugjat\u00eb n\u00eb tokat e t\u00eb tjer\u00ebve, jo duke e pasur tok\u00ebn dhe vendin ton\u00eb t\u00eb \u00e7muar. Un\u00eb l\u00ebviza pak nga vendi duke ia pohuar q\u00eb edhe un\u00eb isha e t\u00eb nj\u00ebjtit mendim me t\u00eb, sepse ashtu isha krijuar dhe ende po jetoja n\u00eb at\u00eb frym\u00eb sikurse Shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p>-N\u00eb rregull Shp\u00ebtim, vazhdova un\u00eb, por a d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb ma rr\u00ebfesh t\u00eb t\u00ebr\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri edhe sonte?<\/p>\n<p>-Pooo, patjet\u00ebr, shtoi ai, sepse sa her\u00eb q\u00eb flas p\u00ebr ato dit\u00eb, un\u00eb futem p\u00ebrs\u00ebri atje, tek ata lisa t\u00eb m\u00ebdhenj, te shok\u00ebt e mi, te d\u00ebshmor\u00ebt q\u00eb ende q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm aty, e pastaj kur t\u00eb zbres k\u00ebtu pran\u00eb jush, un\u00eb ndjehem shum\u00eb ma i fuqish\u00ebm, sepse ai vend m\u00eb jep forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar tutje.<\/p>\n<p>&#8211; Dakord, i thash\u00eb un\u00eb, e pastaj \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>Me t\u00eb gjitha forcat e shpirtit mundohesha ta ngjallja kureshtjen time, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund ta b\u00ebja sa ma t\u00eb fresk\u00ebt at\u00eb kujtim reflektimi te Shp\u00ebtimi sepse tani p\u00ebr tani, pik\u00ebrisht ajo forc\u00eb i duhej Shp\u00ebtimit tim q\u00eb po q\u00ebndronte i shtrir\u00eb n\u00eb shtrat, me shum\u00eb dhimbje nga plag\u00ebt q\u00eb i jetonin n\u00eb trupin e tij, por q\u00eb ai u b\u00ebnte ball\u00eb me heshtje dhe q\u00ebndres\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb heshtje e shkurt\u00ebr. At\u00ebher\u00eb vazhdova un\u00eb s\u00ebrish ta pyesja Shp\u00ebtimin:<\/p>\n<p>-A m\u00eb tregon pak p\u00ebr vendin ku kishit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar ju? \u00c7far\u00eb kishte ngjar\u00eb atje?<\/p>\n<p>Duke e vendosur dor\u00ebn e tij mbi ball\u00eb q\u00eb t\u00eb mund ta ndalonte paksa dhimbjen e kok\u00ebs, Shp\u00ebtimi nisi t\u00eb flas\u00eb:<\/p>\n<p>-Kur ne mb\u00ebrrit\u00ebm atje te Rrasa e Koshares, ata shok\u00eb q\u00eb ishin atje, kishin mbetur shum\u00eb pak veta n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb vazhduar luftimet, sepse ca prej tyre ishin t\u00eb plagosur, ca kishin r\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb, por ata q\u00eb kishin mbetur n\u00eb gjendje pak m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00ebndronin t\u00eb pamposhtur deri n\u00eb vdekje. Kur grupi yn\u00eb shkoi atje, nd\u00ebrsa p\u00ebr ata ishte nj\u00eb rifillim i nj\u00eb rilindjeje t\u00eb re. Aty filloi nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr e re e kthes\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb ne e dinim q\u00eb \u00e7do luft\u00eb \u00ebsht\u00eb e hidhur, t\u2019i ngul gjembat n\u00eb mish pam\u00ebshirsh\u00ebm, shtoi Shp\u00ebtimi, por ne t\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb vendosur p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim, nuk kishim koh\u00eb m\u00eb p\u00ebr pushim dhe as q\u00eb e mendonim ndales\u00ebn apo zbrapjen pas.<\/p>\n<p>-Ohhh, i dashur! Duke ia kapur\u00a0 dor\u00ebn e tij, v\u00ebreja q\u00eb gjaku i tij pulsonte n\u00ebn damar\u00ebt e trupit t\u00eb tij me t\u00eb shpejt\u00eb. A thua prap\u00eb iu ngjit Koshares Shp\u00ebtimi? Sepse e ndjeja q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb aty af\u00ebr meje dhe as q\u00eb e v\u00ebrente mb\u00ebshtetjen time. Un\u00eb isha pran\u00eb tij n\u00eb \u00e7do rrahje t\u00eb zemr\u00ebs, e mundohesha q\u00eb t\u00eb mos ia trembja kujtimet, ta lejoja q\u00eb t\u2019i kujtonte ata hapa q\u00eb ai i kishte hap\u00ebruar.<\/p>\n<p>-Ahhh, po, ku mbet\u00ebm Fjoll\u00eb? Vazhdonte t\u00eb fliste Shp\u00ebtimi. Kur keni mb\u00ebrritur te shok\u00ebt n\u00eb Rras\u00eb\u2026 Po, m\u00eb nd\u00ebrpreu ai. Aty filluan luftimet intensive. Prej atij \u00e7asti, as nat\u00eb dhe as dit\u00eb nuk kishte pushim, madje edhe p\u00ebrkund\u00ebr mjegull\u00ebs q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla do t\u00eb ishte krejt e pamundur\u00a0 t\u00eb luftohej, e atje te ne as at\u00ebher\u00eb nuk kishte pushim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu vazhduan luftimet p\u00ebr 15 dit\u00eb, deri n\u00eb dat\u00ebn 28. K\u00ebtu Shp\u00ebtimi ndaloi, nuk e tha asnj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr. Ngadal\u00eb filloi q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizte nga shtrati, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrihej pak p\u00ebr ta \u00e7lodhur trupin e mpir\u00eb nga dhimbjet q\u00eb po e d\u00ebrrmonin pak e nga pak. Un\u00eb u ngrita q\u00eb ta ndihmoja sadopak, t\u2019i b\u00ebja masazh trupin t\u00eb tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ia leht\u00ebsoja pesh\u00ebn e dhimbjeve t\u00eb cilave ai u b\u00ebnte ball\u00eb me heshtjen e tij. Dal\u00ebngadal\u00eb u ula pran\u00eb tij duke ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur mb\u00ebshtetjen time dhe ndjenj\u00ebn e krenaris\u00eb q\u00eb \u00e7doher\u00eb e mbaj p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pak Shp\u00ebtimi filloi prap\u00eb t\u00eb fliste: E eg\u00ebr, e eg\u00ebr ishte jeta n\u00eb ato vite, e p\u00ebr popullin ton\u00eb t\u00eb brisht\u00eb nuk kishte m\u00ebshir\u00eb, prandaj q\u00ebndresa jon\u00eb n\u00eb mal e kishte nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe k\u00ebshtu ne b\u00ebheshim edhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm. Ishte stin\u00eb pranvere, dit\u00eb t\u00eb prillta t\u00eb nj\u00eb pranvere t\u00eb vonuar, madje atje lart ku ishim ne, d\u00ebbora t\u00eb ngrinte trupin, pastaj era q\u00eb t\u00eb shponte an\u00eb e p\u00ebrtej gjith\u00eb trupin, ajo er\u00eb q\u00eb na sillte her\u00eb &#8211; her\u00eb ret\u00eb e stin\u00ebs e her\u00eb duke i shnd\u00ebrruar n\u00eb mjegull q\u00eb ta ngulfaste gryk\u00ebn e fytit, q\u00eb neve edhe ashtu na ishte thar\u00eb nga etja dhe tymi i barotit, por prap\u00ebseprap\u00eb ne atje q\u00ebndruam edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb moralisht, shtoi Shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Tani m\u00eb un\u00eb nuk mund t\u2019i b\u00ebja pyetje t\u00eb tjera sepse\u2026 ai 28 prill \u00ebsht\u00eb i fresk\u00ebt edhe sot. Ai 28 prill jeton edhe sot n\u00eb trupin e Shp\u00ebtimit, por ai vazhdoi t\u00eb fliste p\u00ebrs\u00ebri pa e pyetur un\u00eb. At\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb hersh\u00ebm, diku rreth or\u00ebs 5, komandant Lika erdhi te ne me disa ushtar\u00eb, q\u00eb t\u00eb na p\u00ebrforconte pik\u00ebn ku ne ua kishim marr\u00eb atyre f\u00eblliq\u00ebsirave. Natyrisht se ndjenim lodhje sado pak nga pagjum\u00ebsia dhe kapri\u00e7ot e motit, shtoi Shp\u00ebtimi, e kur ata u afruan af\u00ebr nesh, pyesnin se ku dhe \u00e7far\u00eb iu duhej atyre t\u00eb b\u00ebnin, se \u00e7far\u00eb na duhej neve n\u00eb ato momente, e duke biseduar me ata, neve na e kishin zbuluar pik\u00ebn dhe na kishin rrethuar n\u00eb gjysm\u00eb harku.<\/p>\n<p>-\u00c7doher\u00eb kur Shp\u00ebtimi arrin n\u00eb at\u00eb \u00e7ast t\u00eb tregimit, mua m\u00eb ngrin gjaku n\u00eb trup, por k\u00ebsaj here vendosa q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahem me \u00e7do kusht. Q\u00ebndroja pran\u00eb tij dhe lejova q\u00eb heshtja t\u00eb na ledhatonte sadopak q\u00eb t\u00eb ishte e mundur, por heshtjen e frik\u00ebsoi nj\u00eb ndezje \u00e7akmaku q\u00eb Shp\u00ebtimi me t\u00eb ia vuri flak\u00ebn cigares q\u00eb mbante n\u00eb buz\u00ebt e tij. Ajo cigare q\u00eb u ndez, ishte ofsham\u00eb burri, por edhe un\u00eb e kuptoja ndjenj\u00ebn q\u00eb ai e kishte brenda tij.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtimi nisi\u00a0 ta rr\u00ebfente\u00a0 rr\u00ebfimin e 28 prillit\u2026 Aty filluan t\u00eb sht\u00ebnat, bresh\u00ebri plumbash nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, mir\u00ebpo mua nuk m\u00eb mjaftonte t\u2019u p\u00ebrgjigjesha me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, por duke qen\u00eb i shtrir\u00eb, jo ashtu nuk doja dhe vendosa q\u00eb t\u00eb ngrihesha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb lisin q\u00eb tashm\u00eb m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb sikur gjysma ime, pos shokut tim q\u00eb e th\u00ebrrisnim Hoxha q\u00eb e ndanim \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb me nj\u00ebri &#8211; tjetrin, edhe pse shok\u00ebt tjer\u00eb q\u00eb ishin prapa nesh, m\u00eb thoshin q\u00eb t\u00eb ulesha sepse ashtu i ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, kisha mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb m\u00eb kapnin plumbat dhe mund t\u00eb vritesha, mir\u00ebpo un\u00eb nuk ngopesha duke q\u00ebndruar ashtu\u00a0 dhe\u00a0 e gjith\u00eb fuqia ime ishte kur un\u00eb isha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, shtoi Shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p>-Po pastaj i dashur? i thash\u00eb un\u00eb, duke i shtr\u00ebnguar buz\u00ebt, sepse k\u00ebto buz\u00eb, kjo zem\u00ebr, \u00e7do qeliz\u00eb n\u00eb trupin tim m\u00eb ngjizet \u00e7doher\u00eb nj\u00ebjt\u00eb kur Shp\u00ebtimi vjen te \u00e7asti m\u00eb kritik, kur ai e tregon momentin e plagosjes, aty un\u00eb\u00a0 \u00e7doher\u00eb e kujtoj mosh\u00ebn e tij. Shp\u00ebtimi ishte 22 vjet. Trupin e gjat\u00eb t\u00eb tij, 2e10 metra i gjat\u00eb, p\u00ebrplot jet\u00eb, forc\u00eb, trim\u00ebri dhe shum\u00eb atdhetar. T\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb kalonin n\u00eb mendje sikur nj\u00eb imazh q\u00eb nuk e zbeh asnj\u00ebher\u00eb harresa.<\/p>\n<p>Me nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb t\u00eb mbledhur grusht e me tjetr\u00ebn duke e thithur tymin e cigares, Shp\u00ebtimi vazhdoi t\u00eb flas\u00eb s\u00ebrish\u2026 Ehhh, pik\u00ebrisht aty, n\u00eb at\u00eb bresh\u00ebri plumbash, mua m\u00eb kapi nj\u00ebri prej atyre plumbave, rash\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast e humba vet\u00ebdijen, por jo gjat\u00eb q\u00ebndrova ashtu, sepse etja p\u00ebr Liri, betimi q\u00eb kisha dh\u00ebn\u00eb dhe z\u00ebri i n\u00ebn\u00ebs q\u00eb ndjeja shum\u00eb mall p\u00ebr t\u00eb, m\u00eb k\u00ebndell\u00ebn, ashtu n\u00eb at\u00eb gjendje un\u00eb vazhdoja t\u00eb gjuaja n\u00eb drejtim t\u00eb armikut, shkijeve\u2026<\/p>\n<p>-Po mandej? -e pyesja m\u00eb z\u00eb q\u00eb m\u00eb dridhej \u2026 M\u00eb pas\u2026<\/p>\n<p>-Mbaj mend vazhdoi Shp\u00ebtimi, q\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb m\u00eb ka t\u00ebrhequr komandant Lika bashk\u00eb me Hoxh\u00ebn,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb m\u00eb d\u00ebrguar deri posht\u00eb ata t\u00eb dy. Atyre iu qe dashur q\u00eb t\u00eb ndalonin dy apo tri her\u00eb, sepse ata f\u00eblliq\u00ebsira serb\u00eb gjuanin pa ndal\u00eb n\u00eb drejtim drejt nesh, por edhe un\u00eb nuk ua lija mangut sepse tashm\u00eb e gjith\u00eb fuqia m\u00eb kishte kaluar n\u00eb duar.<\/p>\n<p>-Nuk u ndala p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast, deri sa m\u00eb tha Lika q\u00eb t\u00eb ndaloja me t\u00eb sht\u00ebna. Ma hodhi pelerin\u00ebn e tij n\u00eb trup, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mendonin q\u00eb tashm\u00eb isha i vdekur\u2026<\/p>\n<p>-E ti a i ndale t\u00eb sht\u00ebnat, i dashur? -e pyeta un\u00eb, sepse k\u00ebt\u00eb insert nuk e dija, m\u00eb her\u00ebt. Nuk ma kishte treguar Shp\u00ebtimi, prandaj q\u00eb nga fillimi ai m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebsaj radhe do t\u00eb m\u00eb tregonte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ajo q\u00eb m\u00eb kishte treguar. Po u ndala, shtoi Shp\u00ebtimi, sepse fjala e Lik\u00ebs ishte urdh\u00ebr p\u00ebr mua, e doja Lik\u00ebn, e adhuroja p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij burr\u00ebror. Edhe sot i dua me gjith\u00eb shpirt t\u00eb gjith\u00eb grupin, kuptohet ata shok\u00eb q\u00eb jemi ende t\u00eb gjall\u00eb, n\u00eb jet\u00eb, sepse ata q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb, dashuria dhe admirimi p\u00ebr ata nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb shuar kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb. Shp\u00ebtimi i mbylli syt\u00eb duke i kujtuar, me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb p\u00ebrmalluar.<\/p>\n<p>Symbyllur, Shp\u00ebtimi fliste duke e kujtuar at\u00eb dit\u00eb t\u00eb 28 prillit\u2026<\/p>\n<p>-Ah, po m\u00eb kujtohet q\u00eb pastaj Lik\u00ebs dhe Hoxh\u00ebs iu bashkuan edhe ca shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u2019iu ndihmuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb bartnin mua. Aty pran\u00eb meje ishte edhe komandant Jeta, por edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, po amanetin?<\/p>\n<p>-A t\u00eb kujtohet se \u00e7far\u00eb i tha Hoxh\u00ebs? -e pyeta un\u00eb.<\/p>\n<p>-Ohhh\u2026 jo fatkeq\u00ebsisht, as sot nuk m\u00eb kujtohet. Po ti ishe ende gjall\u00eb, pse u desh q\u00eb t\u2019i lija amanet shokut? -i thash\u00eb un\u00eb. Po kur un\u00eb e lash\u00eb at\u00eb amanet, un\u00eb isha n\u00eb agoni t\u00eb thell\u00eb, isha n\u00eb gjumin e ftoht\u00eb, sepse gjat\u00eb bartjes aty ku filluam t\u00eb zbrisnim pas ndalesave p\u00ebr arsye t\u00eb t\u00eb sht\u00ebnave, mua nj\u00eb tjet\u00ebr plumb m\u2019i kishte shpuar mushk\u00ebrit\u00eb, prandaj e pash\u00eb t\u00eb udh\u00ebs q\u00eb t\u2019i them ato fjal\u00eb q\u00eb i kisha n\u00eb shpirt. O Per\u00ebndi, thash\u00eb un\u00eb me vete, duke u munduar q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja e fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb Shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Nuk doja t\u00eb b\u00ebhesha e lig\u00eb para tij, sepse me dhimbjet e Shp\u00ebtimit jetoja tashm\u00eb edhe un\u00eb, prandaj nuk mund ta lejoja shpirtin t\u00eb m\u00eb frik\u00ebsohej, p\u00ebrkundrazi atij i nevojitet forc\u00eb, e forca do t\u00eb mund t\u00eb isha un\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ia thash\u00eb Hoxh\u00ebs amanetin, ai ma mbante kok\u00ebn n\u00eb prehrin e tij, nisi t\u00eb tregonte Shp\u00ebtimi, sepse ai dhe t\u00eb gjith\u00eb menduan q\u00eb un\u00eb po vdisja, shtoi Shp\u00ebtimi, por ata nuk e dinin q\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb kisha dh\u00ebn\u00eb shpirt pa e kuptuar q\u00eb ne e fituam Lirin\u00eb, sepse at\u00eb Liri ne t\u00eb gjith\u00eb e lag\u00ebm q\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb me gjakun ton\u00eb, prandaj q\u00ebndresa do t\u00eb ishte medoemos. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast Shp\u00ebtimi ktheu shikimin drejt meje dhe m\u00eb afroi pran\u00eb tij. Un\u00eb rash\u00eb ashtu si e vdekur nga dhimbjet n\u00eb kraharorin e tij, por mundohesha q\u00eb stuhit\u00eb e lot\u00ebve t\u2019i shmangia sepse aty un\u00eb tani isha mb\u00ebshtetja dhe ngush\u00ebllimi i tij, por q\u00eb nuk do t\u00eb lejoj q\u00eb ta ktheja koh\u00ebn pas e t\u2019i kujtonim dhimbjet e s\u00eb shkuar\u00ebs, sepse dhimbjet e tashme m\u00eb mjaftojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast dhimbja nuk m\u00eb b\u00ebn t\u00eb dob\u00ebt,m\u00eb b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sepse rr\u00ebnj\u00ebt e saj jan\u00eb t\u00eb ujitura me krenari.<\/p>\n<p>Teksa q\u00ebndroja mbi kraharor t\u00eb Shp\u00ebtimit, un\u00eb i ndjeja mushk\u00ebrit\u00eb e tij se si pulsonin n\u00ebn kraharorin e atij, k\u00ebto mushk\u00ebri q\u00eb nuk mundi t\u2019i ndaloj\u00eb s\u00eb pulsuari asnj\u00eb plumb. Ishte ky i gjith\u00eb tregimi Shp\u00ebtim? -i thash un\u00eb, edhe pse e dija q\u00eb nuk ishte fundi i rr\u00ebfimit, por d\u00ebshiroja ta kuptoja se a i \u00ebsht\u00eb ngjitur s\u00ebrish Koshares Shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p>-Jo, ka edhe shum\u00eb\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb t\u00eb treguar. N\u00eb rregull i thash\u00eb un\u00eb, at\u00ebher\u00eb po t\u00eb d\u00ebgjoj me kureshtjen m\u00eb t\u00eb madhe. Ata u munduan shum\u00eb deri sa mb\u00ebrrit\u00ebm atje te kufiri, madje u desh q\u00eb t\u00eb vinin edhe gjysma tjet\u00ebr e grupit q\u00eb t\u00eb m\u00eb bartnin deri n\u00eb Padesh, sepse rruga ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. D\u00ebbora ua v\u00ebshtir\u00ebsonte shum\u00eb bartjen time, pastaj ata shk\u00ebmbinj t\u00eb thepisur ishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur, e kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Padesh, atje ishin dok.Time dhe Ilirjana q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb ndihm\u00ebn e par\u00eb, por meq\u00eb rasti im ishte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, ata urdh\u00ebruan q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb niseshim p\u00ebr\u00a0 n\u00eb Bajram Curr. Rrug\u00ebs p\u00ebr atje diku n\u00eb fshatin Papaj automjeti ndaloi dhe aty mbaj mend q\u00eb hip\u00ebn edhe ca ushtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00ebri ishte i plagosur n\u00eb dor\u00eb, kurse dy t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb me ndihm\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve hip\u00ebn n\u00eb automjet, nj\u00ebri prej tyre kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, por shoku i tij q\u00eb ia mbante kok\u00ebn e tij n\u00eb prehrin e tij, nuk e dinte q\u00eb ai kishte vdekur. Ai mundohej q\u00eb t\u2019ia mbante kok\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos i l\u00ebkundej andej-k\u00ebndej q\u00eb e shkaktonte automjeti nga rruga e v\u00ebshtir\u00eb me plot pengesa.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, nisa ta pyesja Shp\u00ebtimin: E ti a ndjeje dhimbje gjat\u00eb atyre l\u00ebkundjeve i dashur? Po sigurisht, normalisht kur m\u00eb kthehej vet\u00ebdija, sepse n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rrug\u00ebs un\u00eb isha pa vet\u00ebdije, por kur\u00a0 k\u00ebndellesha nganj\u00ebher\u00eb, ofshaja se dhimbjet kishin filluar t\u00eb ma thanin shpirtin. O Zot, thash\u00eb me vete, por a do t\u00eb mund t\u00eb ma thuash i dashur, kur e kuptove q\u00eb k\u00ebmb\u00ebt tua nuk i ndjeje m\u00eb? \u00c7akmaku k\u00ebrciti p\u00ebrs\u00ebri, Shp\u00ebtimi e ndezi edhe nj\u00eb cigare. At\u00eb e kuptova gjat\u00eb rrug\u00ebs prej Papajve duke shkuar n\u00eb spitalin e Bajram Currit. Po si ndodhi, a mund t\u00eb ma thuash? &#8211; e pyeta un\u00eb. At\u00ebher\u00eb Shp\u00ebtimi derisa e mbaroi gjith\u00eb cigaren q\u00eb e thithte, nuk e tha as edhe nj\u00eb t\u00eb vetme fjal\u00eb.<\/p>\n<p>-E mban n\u00eb mend q\u00eb t\u00eb tregova p\u00ebr ushtarin me dor\u00eb t\u00eb plagosur pak m\u00eb her\u00ebt? &#8211; m\u00eb pyeti Shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p>-Po si jo i dashur, ai q\u00eb hipi i pari n\u00eb automjetin ku ishe ti.\u00a0 Eh tamam, ai ishte ulur pran\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia, e kur mua m\u2019u kthye vet\u00ebdija, p\u00ebr ca \u00e7aste e pyeta dhe i thash\u00eb atij se a do t\u00eb mund q\u00eb t\u2019ma ngrinte pak k\u00ebmb\u00ebn lart me dor\u00ebn q\u00eb nuk e kishte t\u00eb plagosur. Ai b\u00ebri ashtu si\u00e7 i thash\u00eb\u00a0 un\u00eb. E kapi k\u00ebmb\u00ebn, e ngriti dhe kur ma l\u00ebshoi, k\u00ebmba ime ra pa kontroll, nj\u00ebjt\u00eb si nj\u00eb dru. At\u00ebher\u00eb i thash\u00eb q\u00eb t\u00eb vepronte nj\u00ebjt\u00eb edhe me k\u00ebmb\u00ebn tjet\u00ebr, por ishte kot s\u00eb koti. Edhe ajo nj\u00ebjt\u00eb si k\u00ebmba tjet\u00ebr ishte. At\u00ebher\u00eb pata mund\u00ebsi t\u00eb thosha vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb: Fal\u00eb t\u00eb qofshin k\u00ebmb\u00ebt Kosharja ime dhe ty o vendi im, pastaj nga dhimbjet prap\u00eb m\u00eb humbi vet\u00ebdija.<\/p>\n<p>-\u00c7far\u00eb mendoje kur mb\u00ebrrite atje n\u00eb spital t\u00eb Bajram Currit? E pyeta Shp\u00ebtimin me gjysm\u00eb z\u00ebri. E \u00e7far\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb menduar moj Fjoll\u00eb? At\u00eb dit\u00eb un\u00eb e jetova jet\u00ebn e t\u00eb gjitha jet\u00ebve. Nuk m\u00eb dhimbsej trupi im, por kisha dhimbje p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb kthehesha prap\u00eb atje te shok\u00ebt dhe Lisin q\u00eb i lash\u00eb n\u00ebn ato bresh\u00ebri plumbash. Mendoja se si do t\u00eb mund t\u00eb shkoja atje te Kosharja edhe k\u00ebshtu, t\u00eb eci zvarr\u00eb me k\u00ebto k\u00ebmb\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakura, q\u00eb t\u2019i shkelmoja frik\u00ebrat dhe ta sillja lumturin\u00eb te populli im.<\/p>\n<p>-O i dashur, leht\u00eb ia rrethova me krah\u00ebt dhe duart e mia trupin e tij, duke i th\u00ebn\u00eb: As at\u00ebher\u00eb ti nuk hoqe dor\u00eb nga lufta p\u00ebr liri? Asnj\u00ebher\u00eb nuk u dor\u00ebzove edhe p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha plag\u00ebve dhe dhimbjeve q\u00eb kishe n\u00eb trup? Kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb, madje as sot, i nj\u00ebjti jam kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendin dhe popullin tim, ma ktheu Shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p>-A e di nj\u00eb gj\u00eb i dashur, shtova un\u00eb.<\/p>\n<p>-H\u00eb, m\u00eb thuaj, m\u00eb tha Shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p>-Un\u00eb mendoj q\u00eb shpirti yt i madh edhe t\u00eb r\u00ebn\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend i ringjall. \u00c7doher\u00eb kishte dhe do t\u00eb ket\u00eb trima ky vend, por trim sikur ti do t\u00eb ket\u00eb rrall\u00eb, shum\u00eb rrall\u00eb, i thash\u00eb un\u00eb duke ia d\u00ebshmuar mb\u00ebshtetjen time. Jooo, m\u2019u p\u00ebrgjigj ai, \u00e7donj\u00ebri prej nesh q\u00eb ishte betuar p\u00ebr nj\u00eb ideal dhe kishte etik\u00eb t\u00eb nj\u00eb ushtari, kishte trim\u00ebri brenda vetes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb un\u00eb u ngrita n\u00eb gjunj\u00eb me fytyr\u00eb drejt tij dhe e pyeta:<\/p>\n<p>-Po pas spitalit t\u00eb Bajram Currit \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>-Aty ishte doktor Armendi s\u00eb bashku me mjek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb \u00e7mos q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos vdisja. Aty pas ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb m\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb, e kishin njoftuar spitalin ushtarak t\u00eb Tiran\u00ebs, vazhdoi Shp\u00ebtimi t\u00eb m\u00eb rr\u00ebfente, ata e kishin sjell\u00eb nj\u00eb helikopter q\u00eb t\u00eb m\u00eb transferonin n\u00eb Tiran\u00eb, sepse gjendja ime ishte shum\u00eb e r\u00ebnduar. Ata frik\u00ebsoheshin q\u00eb un\u00eb nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast mund edhe t\u00eb vdisja, por\u2026 ata nuk e dinin q\u00eb un\u00eb e kisha kap\u00ebrcyer vdekjen sepse d\u00ebshira e madhe q\u00eb ta merrja lajmin e \u00e7lirimit dhe pa e shuar mallin e flak\u00ebt p\u00ebr fytyr\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs, un\u00eb do t\u00eb ikja nga kjo bot\u00eb? Joooo, nuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb kjo! Un\u00eb do t\u2019u b\u00ebja ball\u00eb t\u00eb gjitha dhimbjeve, madje do ta kap\u00ebrceja edhe at\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e quanin vdekje.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb \u00e7ast balli i Shp\u00ebtimit u b\u00eb gjith\u00eb rrudha duke i ngritur vetullat lart p\u00ebr nostalgjin\u00eb e hidhur t\u00eb atyre dit\u00ebve. Sot pas 24 viteve, un\u00eb q\u00ebndroja pran\u00eb tij krejt\u00ebsisht e \u00e7armatosur, un\u00eb q\u00eb kisha mij\u00ebra fjal\u00eb e pyetje p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb Shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p>-\u00c7far\u00eb po m\u00eb ndodh? Ndoshta ky rr\u00ebfim m\u00eb mori me vete brenda tij, atje thell\u00eb n\u00eb britmat e shpirtit q\u00eb l\u00ebngonte nga dhimbjet. Pooo, po zhytem aq thell\u00eb sa q\u00eb mund ta quaj thell\u00ebsi e \u00e7mendur, paranoj\u00eb, por me Shp\u00ebtimin pran\u00eb meje p\u00ebr \u00e7udi un\u00eb nuk i trembesha asaj ndjenje t\u00eb frikshme, sepse dora e Shp\u00ebtimit k\u00ebsaj radhe e mbante dor\u00ebn time dhe kur ai filloi prap\u00eb t\u00eb fliste, un\u00eb u ktheva aty pran\u00eb tij, por duke i v\u00ebrejtur syt\u00eb e tij t\u00eb p\u00ebrhumbur n\u00eb imazhet e kujtimeve q\u00eb i l\u00ebviznin ngadal\u00eb, pastaj me shum\u00eb delikates\u00eb ai nisi t\u00eb m\u00eb thoshte:<\/p>\n<p>-E di ti q\u00eb plag\u00ebt e liris\u00eb nuk vajtohen? Ato duhet mbajtur \u00e7doher\u00eb n\u00eb mendje, ato nuk duhet harruar asnj\u00ebher\u00eb, sepse kur ato harrohen shum\u00eb shpejt, mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten.<\/p>\n<p>Duke m\u00eb buz\u00ebqeshur, ma ledhatoi kok\u00ebn dhe shtoi, \u00e7ohu, eja e ulu k\u00ebtu pran\u00eb, sepse kam edhe pak p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer\u00a0 p\u00ebr\u00a0 k\u00ebt\u00eb tem\u00eb q\u00eb e nisa sonte pak m\u00eb n\u00eb detaje.<\/p>\n<p>-Mbaj mend kur helikopteri na d\u00ebrgoi n\u00eb spitalin ushtarak t\u00eb Tiran\u00ebs mua dhe t\u00eb plagosurit e tjer\u00eb. Stafi i mjek\u00ebve po na priste n\u00eb oborrin e spitalit. Mua m\u00eb zbrit\u00ebn nga barela ku m\u00eb kishin vendosur gjat\u00eb udh\u00ebtimit nga Bajram Curri dhe m\u00eb vendos\u00ebn n\u00eb dhom\u00eb intensive p\u00ebr kat\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb. Pastaj nj\u00eb nga infermieret q\u00eb m\u00eb q\u00ebndronte af\u00ebr, m\u00eb pyeti se si po ndjehem dhe a d\u00ebshiroj q\u00eb ta lajm\u00ebroj familjen. Un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb ndoshta ajo nuk mund ta gjej\u00eb familjen time.<\/p>\n<p>-M\u00eb kujtohet q\u00eb m\u00eb pyeti se si quhem, un\u00eb i tregova, pastaj i tregova se edhe ku gjendet n\u00ebna ime dhe p\u00ebr \u00e7udi vajz\u00ebn e asaj sht\u00ebpie ajo e kishte mikesh\u00eb. U nis drejt korridorit dhe menj\u00ebher\u00eb i telefonoi asaj. T\u00eb nes\u00ebrmen me t\u00eb zbardhur t\u00eb agut,\u00a0 ajo hyri n\u00eb dhom\u00eb, nisi t\u00eb m\u00eb pyeste se si jam, pastaj me buz\u00eb q\u00eb i dridheshin m\u00eb pyeti ngadal\u00eb se a d\u00ebshiroj q\u00eb ta takoi n\u00ebn\u00ebn, sepse ajo, n\u00ebna ime, pra po priste prapa der\u00ebs s\u00eb dhom\u00ebs ku isha un\u00eb.<\/p>\n<p>Mbaj mend kur ia pash\u00eb fytyr\u00ebn s\u00ebrish n\u00ebn\u00ebs, kur ajo ma ledhatoi ballin, sigurisht q\u00eb ajo nuk e dinte se n\u00eb \u00e7\u2019gjendje isha un\u00eb, por edhe un\u00eb as q\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb ajo ta kuptonte gjendjen time. U \u00e7mall\u00ebm p\u00ebr disa \u00e7aste aty dhe pas pak kohe mjek\u00ebt e v\u00ebrejt\u00ebn q\u00eb mua po m\u00eb keq\u00ebsohej gjendja dhe iu lut\u00ebn n\u00ebn\u00ebs q\u00eb t\u00eb largohej dhe q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb m\u00eb takoj\u00eb s\u00ebrish. K\u00ebshtu kaloi nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb at\u00eb spital ushtarak t\u00eb Tiran\u00ebs derisa arriti \u00e7asti q\u00eb t\u00eb kaloja n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb po atij spitali. Un\u00eb e nd\u00ebrpreva duke e pyetur se \u00e7far\u00eb ndodhi me plumbin q\u00eb e kishte n\u00eb mushk\u00ebri?<\/p>\n<p>-Ehhhh, at\u00eb plumb ma hoq\u00ebn q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para, me t\u00eb arritur aty dhe a mund ta marr\u00ebsh me mend se si e hoq\u00ebn at\u00eb?\u00a0 Po ta tregoj edhe k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb dish se \u00e7far\u00eb bashk\u00ebshorti ke ti n\u00eb krah, si me shaka e tha k\u00ebt\u00eb Shp\u00ebtimi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sigurisht t\u00eb mos m\u00eb tradhtojn\u00eb lot\u00ebt, sepse ai e ndjente q\u00eb un\u00eb edhe ashtu isha gati q\u00eb t\u00eb m\u00eb tradhtonte loti.<\/p>\n<p>-H\u00eb\u00eb\u00eb\u00eb, i thash\u00eb un\u00eb, un\u00eb fare mir\u00eb e di se sa i fort\u00eb je ti i dashur. N\u00eb rregull pra, tha ai, at\u00eb dit\u00eb q\u00eb mjek\u00ebt arrit\u00ebn tek un\u00eb dhe e v\u00ebrejt\u00ebn q\u00eb kisha gjakderdhje t\u00eb madhe nga mushk\u00ebrit\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq opiumi kishte mbaruar, nd\u00ebrsa jeta ime ishte v\u00ebrtet n\u00eb rrezik. At\u00ebher\u00eb ata vendos\u00ebn q\u00eb at\u00eb plumb ta heqin pa opium. M\u00eb kap\u00ebn nga t\u00eb dy duart duke m\u2019i mbajtur fort, pastaj nj\u00ebri prej mjek\u00ebve e t\u00ebrhoqi at\u00eb nga mushk\u00ebrit\u00eb. O Zot, thash\u00eb k\u00ebsaj radhe me z\u00eb un\u00eb, edhe k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrballove i dashur?<\/p>\n<p>Ishte patjet\u00ebr, duhej, m\u00eb thoshte Shp\u00ebtimi. Po pastaj? Pastaj her\u00eb me vet\u00ebdije e her\u00eb pa t\u00eb, i kalova edhe ca dit\u00eb ashtu deri sa e mora veten, por m\u00eb erdhi shpirti n\u00eb vend dhe nj\u00eb far\u00eb force brenda meje kur kuptova q\u00eb tani e tutje do t\u00eb ma lejonin n\u00ebn\u00ebn dhe v\u00ebllan\u00eb t\u2018i kisha n\u00eb dhom\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kujdesen p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Iku edhe kjo, tha Shp\u00ebtimi, por p\u00ebr plumbin q\u00eb kishe n\u00eb shpin\u00eb? &#8211; e pyeta un\u00eb. At\u00ebher\u00eb u b\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb shtetin italian, tha ai, sepse n\u00eb Tiran\u00eb nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhej asgj\u00eb, tha ai. Ai dhe? \u00c7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas? Shtova un\u00eb.<\/p>\n<p>-Asgj\u00eb, tha Shp\u00ebtimi, edhe ata u munduan q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin ndonj\u00eb gj\u00eb, por ishte e pamundur, sepse plumbi q\u00eb ndodhej n\u00eb unaz\u00eb, i kishte k\u00ebputur ca fije nervore dhe po ta t\u00ebrhiqnin at\u00eb, do t\u00eb ishte e mundur q\u00eb i gjith\u00eb trupi t\u00eb m\u00eb mbetej i\u00a0 pal\u00ebvizsh\u00ebm, shtoi ai.<\/p>\n<p>-E ti vendose q\u00eb mos ta heqin at\u00eb plumb prej aty apo?<\/p>\n<p>-Po, tha Shp\u00ebtimi, nuk doja q\u00eb t\u00eb mbetesha krejt\u00ebsisht i pal\u00ebvizsh\u00ebm, sepse k\u00ebshtu si\u00e7 isha, t\u00eb pakt\u00ebn duart mund t\u2019i l\u00ebvizja dhe do t\u00eb kisha mund\u00ebsi q\u00eb s\u00ebrish kur t\u00eb m\u00eb th\u00ebrret vendi im, t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb mund ta mbaj dhe ta shkrep arm\u00ebn me duart e mia.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fjal\u00eb e tha Shp\u00ebtimi dhe i mbylli syt\u00eb duke iu ngjitur Koshares s\u00eb tij. N\u00eb ato \u00e7aste ai kishte shum\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb merrte fuqi e forca q\u00eb e mbushte me jet\u00eb. Natyrisht se ishte Kosharja e tij, sepse atje e kishte Lisin e tij, shok\u00ebt q\u00eb pushojn\u00eb n\u00eb dheun e atij vendi, por mbi t\u00eb gjitha Shp\u00ebtimi atje kishte at\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e tha, atje pra e kishte rinin\u00eb e tij dhe gjysm\u00ebn e trupit t\u00eb tij, q\u00eb pa asnj\u00eb kusht ia fali vendit t\u00eb tij, Kosov\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr ta sjell\u00eb lirin\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i shkulur nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb ato rr\u00ebnj\u00eb shkurreje q\u00eb na e kishin rrethuar t\u00ebr\u00eb vendin, prandaj un\u00eb, jo m\u00eb kot e them se Shp\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve vet\u00eb EM\u00cbR I LIRIS\u00cb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjolla Muaxhiri Agusholli Nga libri me tregime \u201cMe fal shpirt\u201d&#8230; ShP\u00cbTIM, EM\u00cbR I LIRIS\u00cb Dit\u00eb e h\u00ebn\u00eb\u00a0gushti, data \u00ebsht\u00eb 21 e vitit 2023. Ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk jam ndjer\u00eb aq e d\u00ebrrmuar. Shpirti im m\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb cop\u00eb- cop\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb frika po m\u00eb frik\u00ebson, aq shum\u00eb sa q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2808,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-2807","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2807"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2807\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}