{"id":2818,"date":"2025-03-29T21:02:08","date_gmt":"2025-03-29T20:02:08","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2818"},"modified":"2025-03-29T21:02:11","modified_gmt":"2025-03-29T20:02:11","slug":"phd-shpresa-gjergji-fundoanglicizmat-kercenim-per-shqipen-apo-jo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/03\/29\/phd-shpresa-gjergji-fundoanglicizmat-kercenim-per-shqipen-apo-jo\/","title":{"rendered":"Phd Shpresa Gjergji (Fundo):Anglicizmat, k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr shqipen, apo jo?"},"content":{"rendered":"<p>Phd Shpresa Gjergji (Fundo)<\/p>\n<p><strong>Anglicizmat, k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr shqipen, apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Komunikimi ka nisur me njer\u00ebzimin dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtar me jet\u00ebn. Kombe t\u00eb<br \/>\nndryshme flasin me gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, por shpesh ne hasim ngjajshm\u00ebri t\u00eb cilat lidhen jo vet\u00ebm<br \/>\nme leksikun, por edhe me morfologjin\u00eb. Linguistika ka zhvillimet e veta dhe e shoh t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb<br \/>\nndalem paksa n\u00eb futjen e anglicizmave tek shqipja, si edhe tek roli i tyre n\u00eb ligj\u00ebrim.<br \/>\nAnglishtja, si nj\u00eb gjuh\u00eb bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrdorshme n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb se sa vet\u00ebm nga<br \/>\npopujt anglishtfol\u00ebs. Anglicizmat e formuara nga kjo gjuh\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb edhe e gjuh\u00ebve t\u00eb<br \/>\ntjera duke u p\u00ebrshtatur e duke nd\u00ebrhyr\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb folur e n\u00eb t\u00eb shkruar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Kjo do t\u00eb<br \/>\np\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr t&amp;#39;i par\u00eb ato n\u00eb lidhje me shqipen e sotme, ku nuk do t\u00eb anashkaloj\u00eb rolin<br \/>\ndhe ndikimin e tyre tek gjuha shqipe, ku kryesisht do t\u00eb p\u00ebrmendja gazetat, shkrimet me karakter<br \/>\npolitik dhe social, ku spikat duksh\u00ebm p\u00ebrdorimi i tyre dhe ku duhet t\u00eb p\u00ebrdoret standardi si<br \/>\ndomosdoshm\u00ebri. Veme re s\u00eb shumti se anglicizmat jan\u00eb tejet evidente, e do t\u00eb doja t\u00eb shpjegoja<br \/>\nsado pak se:<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebrdorimi i anglicizmave, apo jo?<br \/>\nA ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrdorimi i tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb informacion m\u00eb t\u00eb zgjeruar, apo \u00ebsht\u00eb e<br \/>\npanevojshme futja e tyre tek shqipja?<br \/>\nDuke u nisur nga disa shembuj konkret dhe nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb leksiko-semantike, si edhe<br \/>\nmorfologjike do t\u00eb n\u00ebnvij\u00ebzoja si m\u00eb poshte:<br \/>\n1. Kur flasim p\u00ebr anglicizmat, t\u00eb cilat e kan\u00eb gjegj\u00ebsen si psh:<br \/>\n&#8211; &amp;quot;globaliz\u00ebm&amp;quot;\/&amp;quot;globale&amp;quot; &#8211; globaliz\u00ebm, t\u00ebr\u00ebsore (fjala global-e me kategorin\u00eb e mbiemrit ka<br \/>\nkrijuar sinonimi me fjal\u00ebn n\u00eb shqip &amp;quot;t\u00ebr\u00ebsore&amp;quot; dhe &amp;quot;globali-zim&amp;quot;, &amp;quot;globali-z\u00ebm&amp;quot;, &amp;quot;globaliz-oj&amp;quot;,<br \/>\nkan\u00eb hyr\u00eb ne fjalorin shqip &#8211; shqip si fjal\u00eb t\u00eb reja duke sjell\u00eb terma t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por<br \/>\ntheksoj gjithashtu, se ka marr\u00eb tipare t\u00eb shqipes sipas mbaresave dhe prapashtesave t\u00eb<br \/>\nfjal\u00ebformimit n\u00eb shqipe.)<br \/>\n&#8211; &amp;quot;eksperienc\u00eb&amp;quot; &#8211; p\u00ebrvoj\u00eb (fjala eksperienc\u00eb ka krijuar sinonimi me fjal\u00ebn &amp;quot;p\u00ebrvoj\u00eb&amp;quot;. Ajo ka hyr\u00eb<br \/>\ngjer\u00ebsisht n\u00eb shqipe, e gjejm\u00eb edhe n\u00eb fjalor\u00ebt shqip &#8211; shqip. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrshtatur nga ana<br \/>\ngramatikore, duke fituar cil\u00ebsi kategoriale t\u00eb emrit- eksperienc-\u00eb\/a, gjinia fem\u00ebrore, nr nj\u00ebj\u00ebs- tek<br \/>\nshum\u00ebsi vjen si: &amp;quot;eksperienc-at&amp;quot;, pra merr mbaresat t\u00eb tilla q\u00eb i p\u00ebrgjigjen rregullave gramatikore<br \/>\nt\u00eb shqipes.)<br \/>\n2. Kur flasim p\u00ebr anglicizma t\u00eb cilat sjellin di\u00e7ka t\u00eb re n\u00eb kuptim\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb shqipe,<br \/>\np\u00ebrmendim si p.sh.:<br \/>\n&#8211; &amp;quot;super&amp;quot;- element fjal\u00ebformues, parashtes\u00eb e fjal\u00ebve t\u00eb prejardhura, t\u00eb cilat sh\u00ebnojn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb<br \/>\n\u00ebsht\u00eb e cil\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, m\u00eb e fundit, m\u00eb e fuqishme etj., ose di\u00e7ka q\u00eb i kalon caqet e<br \/>\nzakonshme, (p.sh. super\u00e7mim, superfuqi, superprodhim, superstruktur\u00eb, supermoderne etj., pra<br \/>\nka hyr\u00eb n\u00eb shqipe dhe krijon fjal\u00ebformime t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb prezente n\u00eb fjalor\u00ebt shqip &#8211; shqip.<br \/>\nPor duhet t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht edhe si mbiem\u00ebr me kuptimin e di\u00e7kaje t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb<br \/>\nlart\u00eb. Pra v\u00ebm\u00eb re, q\u00eb jo vet\u00ebm sillet si element fjal\u00ebformues, por edhe si mbiem\u00ebr).<\/p>\n<p>3. Kur flasim p\u00ebr anglicizma t\u00eb cilat jo vet\u00ebm krijojn\u00eb sinonime, por sjellin nuanca t\u00eb reja<br \/>\nkuptimore si psh:<br \/>\n&#8211; &amp;quot;test&amp;quot;- prov\u00eb, provim, ekzaminim.<br \/>\n(Fjala &amp;quot;test&amp;quot; e ka gjegj\u00ebsen e vete- prov\u00eb, provim. Por koh\u00ebt e fundit ajo ka hyr\u00eb me kuptimin e<br \/>\nekzaminimit mjeksor p.sh.: &amp;quot;test i covid-19&amp;quot;. Si e till\u00eb ajo sjell ngjyrime t\u00eb reja kuptimore n\u00eb<br \/>\np\u00ebrdorim. Dhe kur themi do ti n\u00ebnshtrohem provimit (testimit), nuk n\u00ebnkupton testin mjeksor,<br \/>\npor kontrollit t\u00eb dijeve n\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nOse fjala<br \/>\n&#8211; &amp;quot;aksion&amp;quot; e cila ndodhet tashm\u00eb n\u00eb fjalorin shqip &#8211; shqip dhe pavar\u00ebsisht se e ka gjegj\u00ebsen e vet<br \/>\n&amp;quot;veprim, veprimtari&amp;quot;, e lidhur me veprimtarit\u00eb e periudh\u00ebs komuniste, si: aksione me pun\u00eb<br \/>\nvullnetare, sot ajo ka sjell\u00eb ngjyrime e nuanca sematike t\u00eb kuptimit n\u00eb ligj\u00ebrim, si p.sh.:<br \/>\naksion\/aksione &#8211; term n\u00eb financ\u00eb &#8211; kapitale n\u00eb nj\u00eb veprimtari ekonomike fitimprur\u00ebse; let\u00ebr e<br \/>\nbarasvlershme me nj\u00eb nga pjes\u00ebt e kapitalit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie a t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrjeje, q\u00eb i jep t\u00eb<br \/>\ndrejt\u00ebn zot\u00ebruesit t\u00eb saj t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb dhe n\u00eb fitimet e sip\u00ebrmarrjes.<br \/>\n&#8211; Apo termi &amp;quot;film aksion&amp;quot; i cili merr kuptimin e nje zhanri filmash ku ndodhin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh<br \/>\nme dhun\u00eb tipike fizike).<br \/>\n4. Kur anglicizmat kan\u00eb krijuar fjal\u00eb t\u00eb reja dhe kan\u00eb hyr\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb shqipe duke p\u00ebrfituar<br \/>\nedhe karakteristikat gramatikore t\u00eb saj. P\u00ebrmendim termat teknologjik si klik-oj\/klikim\/i-e<br \/>\nklikuar, i-e klikuesh\u00ebm (click), aplodoj\/aplodim\/i-e aploduar (upload), kopi-peist (copy-paste),<br \/>\nkompjuter (computer), laptop (laptop), link (link) etj., t\u00eb cilat kan\u00eb hyr\u00eb gjer\u00ebsisht si fjal\u00eb t\u00eb reja<br \/>\nnga bota e teknologjis\u00eb. Kjo gj\u00eb, n\u00eb fakt, e pasuron gjuh\u00ebn dhe madje kemi v\u00ebrejtur kur terma t\u00eb<br \/>\nteknologjis\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim edhe n\u00eb komunikimin e p\u00ebrditsh\u00ebm. p.sh.: n\u00eb nj\u00eb njoftim<br \/>\nshprehja: &amp;quot; P\u00ebr informacione t\u00eb m\u00ebtejshme, klikoni linkun e m\u00eb posht\u00ebm&amp;quot;, ky fakt \u00ebsht\u00eb prezent.<br \/>\n5. Kur flasim p\u00ebr anglicizma t\u00eb cilat shpesh jan\u00eb t\u00eb panevojshme mund t\u00eb p\u00ebrmendim &amp;quot;\u00e7at-oj&amp;quot; &#8211;<br \/>\nnga &amp;quot;chat&amp;quot;; civil-e, civili-zim, civiliz-oj &#8211; p\u00ebr qytetare, qytet\u00ebrim, qytetarizoj; aktualisht nga<br \/>\n&amp;quot;actually&amp;quot; &#8211; p\u00ebr faktikisht; &amp;quot;event&amp;quot; p\u00ebr ngjarje, ndodhi, &amp;quot;eveniment&amp;quot; &#8211; p\u00ebr rast,\u00a0 etj., t\u00eb cilat mund<br \/>\nt\u00eb shmangen sepse nuk sjellin ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re n\u00eb aspektin gjuh\u00ebsor. Ato e kan\u00eb gjegj\u00ebsen dhe do<br \/>\nishte m\u00eb e favorshme p\u00ebr shqipen t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nga lenda e saj, kur nuk ka dometh\u00ebnie apo risi.<br \/>\nGjith\u00eb\u00e7ka u tha m\u00eb lart\u00eb, na shpie drejt diskutimeve e debateve gjuh\u00ebsore, por ajo q\u00eb un\u00eb ceka do<br \/>\nt\u00eb doja t\u00eb zgjoja v\u00ebmendjen e t\u00eb vija theksin n\u00eb kujdesin dhe ruajtjen e gjuh\u00ebs ton\u00eb amtare t\u00eb<br \/>\nvyer, t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e cila sot, m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb ngre alarmin p\u00ebr ta ruajtur si syt\u00eb e ballit.<br \/>\nBrezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb duhet ta konsiderojn\u00eb at\u00eb, ashtu si ajo \u00ebsht\u00eb, nj\u00eb thesar t\u00eb pa \u00e7muar.<br \/>\nPhd Shpresa Gjergji (Fundo)<br \/>\nshpresagjergji60@gmail.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Phd Shpresa Gjergji (Fundo) Anglicizmat, k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr shqipen, apo jo? Komunikimi ka nisur me njer\u00ebzimin dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtar me jet\u00ebn. Kombe t\u00eb ndryshme flasin me gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, por shpesh ne hasim ngjajshm\u00ebri t\u00eb cilat lidhen jo vet\u00ebm me leksikun, por edhe me morfologjin\u00eb. Linguistika ka zhvillimet e veta dhe e shoh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2819,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2818","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2818"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2818\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}