{"id":2828,"date":"2025-04-02T10:26:20","date_gmt":"2025-04-02T09:26:20","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2828"},"modified":"2025-04-03T06:36:44","modified_gmt":"2025-04-03T05:36:44","slug":"kadri-tarelli-shkruanprof-dr-murat-gecaj-mbeti-ne-perjetesi-kujtime-dhe-perjetime-ne-85-vjetorin-e-lindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/04\/02\/kadri-tarelli-shkruanprof-dr-murat-gecaj-mbeti-ne-perjetesi-kujtime-dhe-perjetime-ne-85-vjetorin-e-lindjes\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:PROF. DR. MURAT GECAJ, MBETI N\u00cb P\u00cbRJET\u00cbSI! Kujtime dhe p\u00ebrjetime n\u00eb 85-vjetorin e lindjes."},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\n\u201cM\u00eb trego dhe un\u00eb do t\u00eb harroj, m\u00eb m\u00ebso dhe un\u00eb do mbaj mend, m\u00eb p\u00ebrfshi<br \/>\nn\u00eb proces dhe un\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoj\u201d.<\/p>\n<p>Benjamin Frenklin<br \/>\nPROF. DR. MURAT GECAJ, MBETI N\u00cb P\u00cbRJET\u00cbSI!<br \/>\nKujtime dhe p\u00ebrjetime n\u00eb 85-vjetorin e lindjes.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e diel, m\u00eb: 23 t\u00eb Marsit, 2025, u mblodh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb grup miqsh p\u00ebr<br \/>\nt\u00eb kujtuar e nderuar Prof. Dr. Murat Gecaj, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb kur ai po t\u00eb ishte<br \/>\ngjall\u00eb, mbushte plot 85 vjet.<br \/>\nNuk e di n\u00ebse b\u00ebj mir\u00eb apo keq, por kam nj\u00eb huq q\u00eb p\u00ebr ndodhi t\u00eb tilla nuk b\u00ebj<br \/>\nshkrim q\u00eb t\u2019i prij\u00eb veprimtarive, sepse nuk shtoj gj\u00eb, por pres&#8230;..! Nd\u00ebrsa shkruaj kur<br \/>\nt\u00eb kemi mbaruar, pasi ndjehem m\u00eb i \u00e7liruar, nj\u00ebkoh\u00ebsisht pasqyroj koh\u00ebn, vendin,<br \/>\nnjer\u00ebzit dhe p\u00ebrjetimet, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb mbushin me frym\u00eb. Si\u00e7 po veproj edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nrast<br \/>\nMes nesh n\u00eb takim ishte Marika, bashk\u00ebshorte e prof. Muratit, shkrimtari Viron<br \/>\nKona, studiuesi Sejdo Harka, publicisti Bashkim Saliasi, Kadri Traelli dhe gazetari<br \/>\nIbrahim Hajdarmataj. Si\u00e7 shihet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup i vog\u00ebl miqsh, q\u00eb prej vitesh ka qen\u00eb<br \/>\npjes\u00eb e pandar\u00eb e sofr\u00ebs, e tavolinave dhe takimeve n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs e qytete t\u00eb<br \/>\ntjer\u00eb. Rrall\u00eb ndodhte q\u00eb ndonj\u00ebri t\u00eb mungonte.<br \/>\nDikush edhe mund t\u00eb shprehet disi i habitur: &#8211; Pse takim u b\u00eb n\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb<br \/>\nlindjes dhe jo n\u00eb pes\u00eb-vjetor t\u00eb vdekjes, (Korrik 2020)!? Mendoj se pak r\u00ebnd\u00ebsi ka<br \/>\ndata e kujtes\u00ebs. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb nderimi dhe kujtimi, pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00eblindje,<br \/>\nsepse k\u00ebshtu ne e ndjejm\u00eb m\u00eb pran\u00eb mikun ton\u00eb. Ai ishte dhe mbetet njeri i madh,<br \/>\nme veprat q\u00eb la si pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb letrare, studimore, historike e gjuh\u00ebsore me<br \/>\nvlera komb\u00ebtare. Dhe njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj kan\u00eb vet\u00ebm dit\u00eblindje. Besoj se b\u00ebm\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nDuke e shtrir\u00eb mendimin m\u00eb thell\u00eb, kam bindjen se t\u00eb gjitha takimet<br \/>\np\u00ebrkujtimore kan\u00eb vler\u00eb, si p\u00ebr personin q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, ca m\u00eb shum\u00eb edhe p\u00ebr<br \/>\nnjer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb mbetur pas.<br \/>\nNj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb popullore, thot\u00eb: &#8211; \u201cNderoje njeriun sa \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb, se kur vdes<br \/>\nai nuk shikon dhe as ndjen gj\u00eb\u201d. Un\u00eb jam pjes\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb mendje me tradit\u00ebn, dhe<br \/>\nn\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi k\u00ebshtu thuhet p\u00ebr njer\u00ebzit e rrethit familjar. Por, kur shoq\u00ebria e kujton<br \/>\npas kaq koh\u00ebsh, takimi apo kujtimi merr vlera t\u00eb shtuara, sepse miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e<br \/>\nndjejn\u00eb munges\u00ebn, madje edhe detyrimin, pasi vler\u00ebsojn\u00eb dhe nderojn\u00eb \u201cNjeriun\u201d<br \/>\ndhe vepr\u00ebn q\u00eb ai la pas. Jan\u00eb veprat q\u00eb th\u00ebrrasin p\u00ebr t\u00eb mos u harruar kur\u00eb, duke<br \/>\nmbetur n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Dikur p\u00ebr njer\u00ebzit e pun\u00ebs dhe ve\u00e7an\u00ebrisht krijuesit, pata thurur<br \/>\npak vargje: &#8230;.. \u201cMos num\u00ebro vitet q\u00eb ke ngr\u00ebn\u00eb,\/ trego veprat q\u00eb ke l\u00ebn\u00eb&#8230;.!\u201d. Dhe<br \/>\nProf.. Murati la plot 17 libra, shumica studimor.<br \/>\nNga mbresat q\u00eb p\u00ebrjetuam, kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehem, se takimi n\u00eb dit\u00eblindje,<br \/>\n\u00ebsht\u00eb zgjedhje m\u00eb e bukur, pasi krijon t\u00eb tjera p\u00ebrmasa, merr kuptim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, m\u00eb<br \/>\nnjer\u00ebzor, miq\u00ebsor e shoq\u00ebror, Miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e mbledhur, duket sikur \u201cheroin\u201d e<br \/>\nkan\u00eb pran\u00eb, sikur ai \u00ebsht\u00eb mes tyre dhe bisedon shtuar, me seriozitetin, humorin apo<br \/>\nshakat\u00eb dhe veprimet e zakonshme e t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb mbushin hap\u00ebsir\u00ebn dhe<br \/>\nfrym\u00ebmarrjen mes nj\u00ebri-tjetrit.<br \/>\nM\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb n\u00eb shkrimin tim, \u201cNj\u00eb vit pa profesorin e nderuar, mikun ton\u00eb<br \/>\nMurat Gecaj\u201d, t\u00eb publikuar me rastin e nj\u00eb-vjetorit t\u00eb ndarjes nga jeta, kisha vendosur<br \/>\nk\u00ebto fjal\u00eb: \u201cProfesor, Dr. Murat Gecaj, fizikisht prehet n\u00eb parajs\u00eb, por me veprat q\u00eb na<br \/>\nka l\u00ebn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb kurdoher\u00eb mes nesh, mes shkrimtar\u00ebve, gazetar\u00ebve dhe krijuesve<br \/>\nt\u00eb shumt\u00eb, si model dhe udh\u00ebrr\u00ebfyes i p\u00ebrsosur. Ai n\u00eb letrat shqipe, i ngriti vetes<br \/>\nedhe piedestalin edhe monumentin, nd\u00ebrsa ne, me shkrimet tona vet\u00ebm e kujtojm\u00eb,<br \/>\ne p\u00ebrsh\u00ebndesim, e ledhatojm\u00eb, e p\u00ebrk\u00ebdhelim dhe e nderojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi\u201d. Korrik<br \/>\n2021. Gazeta e Alpeve. Tropoj\u00eb, Gazeta \u201cBota sot\u201d, Dardani, Revista \u201cDituria\u201d. Suedi, portali<br \/>\n\u201cFjala e lir\u00eb\u201d. Lond\u00ebr dhe \u201cZemra shqiptare\u201d. Zvic\u00ebr.<br \/>\nNuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb kujtoj t\u00eb gjith\u00eb librat e botuar nga profesori yn\u00eb i<br \/>\nnderuar, ve\u00e7 mundem t\u00eb p\u00ebrmend tre volumet: \u201cP\u00ebr ju, krijuese\u201d. (Tiran\u00eb, 2015), \u201cKur<br \/>\nflasin zemrat\u201d. (Tiran\u00eb, 2016) dhe \u201cSi uj\u00ebvar\u00eb bjeshke\u201d, 2017, kushtuar grave dhe<\/p>\n<p>vajzave shqiptare t\u00eb suksesshme n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb karrier\u00eb politike, ekonomike, krijuese,<br \/>\nshkrimore e arsimore, sportive sh\u00ebndet\u00ebsore dhe veprimtari atdhetarie. Nuk jan\u00eb pak<br \/>\n350 figura t\u00eb ndritura t\u00eb grave shqiptare, aq sa dikush shprehet se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb,<br \/>\nporf. Murati duhet t\u00eb vendoset n\u00eb librin \u201cGines\u201d. Kam p\u00ebrshtypjen se po t\u00eb mos<br \/>\nndahej nga jeta, ai do vazhdonte volumin e kat\u00ebrt&#8230;. e m\u00eb tej.<br \/>\nN\u00eb qend\u00ebr t\u00eb bised\u00ebs ton\u00eb, ishte profesori yn\u00eb i nderuar.<br \/>\nMarika, bashk\u00ebshortja e pof Muratit, n\u00eb fjal\u00ebt e saj t\u00eb fal\u00ebnderimit dhe<br \/>\nmir\u00ebnjohjes, e bindur shpirt\u00ebrisht se profesor na shikonte dhe na p\u00ebrsh\u00ebndeste nga<br \/>\nparajsa, citonte cop\u00ebza bisedash, kur Murati ngaz\u00ebllehej kur priste dhe takonte miqt\u00eb<br \/>\ne tij t\u00eb shumt\u00eb, jo vet\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, por edhe nga Durr\u00ebs, Lezha, Tropoja Elbasani,<br \/>\nVlora, nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, n\u00eb ve\u00e7anti miqt\u00eb nga Dardania e viset shqiptare n\u00eb<br \/>\nMaqedoni e Mal t\u00eb Zi. Nuk pushonte s\u00eb foluri kur takonte miqt\u00eb e ardhur nga Londra,<br \/>\n&#8211; Fatmir Terziu, nga Suedia, &#8211; Sokol Demaku, Sadulla Zendelia (Daja), Hysen<br \/>\nIbrahimi, Hamit Gurguri, Ibrahim Gashi e t\u00eb tjer\u00eb. Ngaz\u00ebllehej kur fliste p\u00ebr udh\u00ebtimin<br \/>\nn\u00eb Dardani dhe vizit\u00ebn ne Suedi, vende q\u00eb u kushtoi edhe libra.<br \/>\nShpesh i thosha, &#8211; vazhdon Marika: &#8211; Nuk u lodhe s\u00eb shkruari&#8230;..!? \u2013 Pasi<br \/>\nrrinte deri von\u00eb n\u00eb kompjuter. Ai buzagaz m\u00eb p\u00ebrgjigjej. \u2013 Veprimtaria q\u00eb u zhvillua<br \/>\nsot, duhet t\u00eb pasqyrohet q\u00eb nes\u00ebr, pasi e humbet koh\u00ebn dhe veten. K\u00ebnaqej kur<br \/>\nlexonte shkrimet dhe botimet e miqve. Disa edhe i dramatizonte, kur v\u00ebrtet i<br \/>\np\u00eblqenin. I adhuronte librat dhe n\u00eb ve\u00e7anti fotografit\u00eb, aq sa aparatin e kishte dhe e<br \/>\nmbante si gj\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb e t\u00eb shtrenjt\u00eb&#8230;&#8230;.<br \/>\nKujtimet nuk kan\u00eb fund. N\u00ebse do vazhdoja k\u00ebshtu, m\u00eb duhet t\u00eb mbush disa<br \/>\nlibra. Ndaj po kursehem t\u00eb them, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb mendimi do t\u00eb p\u00ebrmend shkurt<br \/>\ndisa cop\u00ebza kujtimesh, mendimesh, shkrimesh e botimesh, nga miqt\u00eb q\u00eb u ndodh\u00eb<br \/>\nn\u00eb tavolin\u00eb<br \/>\nViron Kona, recitoi vargje nga poezia e krijuar enkas.<br \/>\n\u201cMURATI YN\u00cb I PAHARRUAR\u201d<br \/>\nMurati p\u00ebrher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb mes nesh,<br \/>\nSot dhe sa koh\u00eb do t\u00eb jemi.<br \/>\nPortreti i tij i bukur, na buz\u00ebqesh,<br \/>\nN\u00eb zemrat tona, t\u00eb art\u00eb do ta kemi&#8230;! Publikuar. \u201cFjala e lir\u00eb\u201d. Lond\u00ebr. 24. 03. 2025.<br \/>\nSapo filloi, i nd\u00ebrprem\u00eb fjal\u00ebn duke e korrigjuar: &#8211; Prof. Murati po t\u00eb ishte gjall\u00eb<br \/>\ndo t\u00eb thoshte me shaka: Nuk jam 85 vje\u00e7, por 58. Kishte humor. K\u00ebshtu qesh\u00ebm<br \/>\nedhe kur mbushi 77 vje\u00e7 dhe tha: Rash\u00eb ngusht\u00eb&#8230;.! I rrotulloj t\u00eb dy shtat dhe m\u00eb<br \/>\ndalin po nj\u00ebsoj. \u00c7uditem si u rrita kaq shpejt, nga 47, 57, 67 n\u00eb 77&#8230;..!?<br \/>\nBashkim Saliasi. Publikon shkrimin: \u201cFjala jote xhevahir!\u201d, duke filluar me<br \/>\nvargjet:<br \/>\nHije r\u00ebnd\u00eb si Korabi,<br \/>\nI qeshur si Valbona.<br \/>\nXhevahir fjala jote,<br \/>\nI pavdeksh\u00ebm n\u00eb zemrat tona!&#8230;. \u201cFjala e lire\u201d. Lond\u00ebr. 22. 03. 2025.<br \/>\nSejdo Harka. Boton shkrimin e gjat\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebs: \u201cMurat Gecaj. Studiuesi<br \/>\ndhe publicisti q\u00eb portretizoi figurat e m\u00ebdha komb\u00ebtare.\u201d. Pasioni i tij i p\u00ebrhersh\u00ebm<br \/>\nishte gazetaria dhe libri, t\u00eb cilat i vazhdoi me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh deri n\u00eb dit\u00ebt e<br \/>\nfundit t\u00eb jet\u00ebs. Prof. Murati ishte edhe nj\u00eb veprimtar i spikatur. Ai p\u00ebr 15 vjet me<br \/>\nradh\u00eb kreu detyr\u00ebn e sekretarit t\u00eb shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Arsimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr krijimtarin\u00eb e tij shum\u00eb-planshe, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me seri certifikatash e<br \/>\nmir\u00ebnjohjesh nga shoqata t\u00eb ndryshme q\u00eb veprojn\u00eb jo vet\u00ebm brenda vendit, por<br \/>\nedhe jasht\u00eb tij, si n\u00eb Dardani, Shkup, Suedi dhe SHBA. Gazeta \u201cPanorama\u201d. Tiran\u00eb. 24.<br \/>\n03. 2025.<br \/>\nUn\u00eb q\u00eb po shkruaj k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb miqve t\u00eb mi, mbase e teproj por m\u00eb duhet t\u00eb<br \/>\nshtoj: &#8211; P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar kujtimin dhe vepr\u00ebn e prof. Muratit, studiuesi Sejdo Harka,<br \/>\nbashk\u00eb me shkrimtarin Viron Kona p\u00ebrgatit\u00ebn librin me artikuj, ese, proz\u00eb e poezi,<br \/>\nme titull, \u201c Miku yn\u00eb i shtrenjt\u00eb Murat Gecaj\u201d, redaktuar nga miku yn\u00eb Bardhyl<br \/>\nXhama. Nj\u00eb tjet\u00ebr shkrimtar e krijues i pasionuar, mik i vjet\u00ebr i prof. Muratit, i cilin ka<\/p>\n<p>mbledhur nektar fjale, n\u00eb dy vargje: \u201cMurat Gecaj nga Tropoja,\/burim pena, mjalt\u00eb<br \/>\ngoja\u201d.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebr prof. Muratin shprehin vler\u00ebsimet e tyre 35 miq, shok\u00eb,<br \/>\nfamiljar\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb krijues t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme nga<br \/>\nt\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. N\u00eb vler\u00ebsimin tim, ky lib\u00ebr ishte dhe mbetet \u201cMonument\u201d<br \/>\np\u00ebrjet\u00ebsie, Gazeta \u201cBota Sot\u201d. Kadri Tarelli: \u201cP\u00ebrmendore\u201d p\u00ebr mikun ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb Prof.<br \/>\nMurat Gecaj\u201d. 27. Mars 2022.<br \/>\nIbrahim Hajdarmataj. Me prof. Muratin ishim miq t\u00eb vjet\u00ebr. S\u00eb pari si bashk\u00eb-<br \/>\nkrahinar\u00eb nga Tropoja, m\u00eb pas si koleg\u00eb gazetar\u00eb n\u00eb Revist\u00ebn \u201cPionieri\u201d, gazeta<br \/>\n\u201cBashkimi\u201d dhe m\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb Gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d. Ishte njeri i pun\u00ebs, fjal\u00ebs, i bes\u00ebs.<br \/>\nNjeri i surprizave. Vite m\u00eb par\u00eb s\u00eb bashku udh\u00ebtuam n\u00eb Dardani t\u00eb sapo liruar dhe<br \/>\nkemi mbajtur kumtesa n\u00eb Preshev\u00eb, Prishtin\u00eb, Prizren, dhe Shkup. N\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e tij,<br \/>\np\u00ebrher\u00eb mbizot\u00ebronte fjala dhe mendim atdhetar. Dardania ishte dhe mbeti pika e<br \/>\ndob\u00ebt. E donte t\u00eb bashkuar.<br \/>\nNd\u00ebrsa lezhjani Fran Gjoka, miku i hersh\u00ebm i Prof. Muratit, i cili nuk mundi<br \/>\nt\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm, m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb, \u201cMBI 40 VJET, MIQ\u00cbSI DHE<br \/>\nBASHK\u00cbPUNIM I ND\u00cbRSJELLT\u00cb\u201d. \u201cIntervist\u00eb\u201d, ku munda t\u00eb shk\u00ebpus vet\u00ebm pak<br \/>\nreshta, p\u00ebr t\u00eb kuptuar shpirtin dhe karakterin e prof. Muratit. Gjykoni k\u00ebto pak fjal\u00eb: &#8211;<br \/>\n\u201cGjaj rastin t\u00eb pohoj k\u00ebtu, se kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk kam patur \u201cfrik\u00eb\u201d ta them hapur<br \/>\nmendimin tim. Kjo vinte se \u00e7do gj\u00eb e bazoja n\u00eb pun\u00ebn e aft\u00ebsit\u00eb e mia intelektuale<br \/>\nedhe pse kisha nj\u00eb \u201cnjoll\u00eb\u201d n\u00eb biografi, pra nuk kisha as ndonj\u00eb mik t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishm\u00eb<br \/>\np\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbrojtur. N\u00eb \u00e7do mbledhje, kur organizoheshin analiza pune, ngrihesha e<br \/>\nia b\u00ebja vetes \u201cgjyqin\u201d dhe pastaj nuk kishte goj\u00eb t\u00eb fliste kund\u00ebr as ndonj\u00eb dashakeq i<br \/>\nimi\u2026\u201d<br \/>\nI p\u00ebrjetsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i prof. Muratit.<br \/>\nAi do t\u00eb rroj\u00eb gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb brezave, sepse veprat e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb<br \/>\npavdeksh\u00ebm!<br \/>\nMe nderim e mir\u00ebnjohje!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs, m\u00eb: 25, t\u00eb Marsit, 2025.<br \/>\nSh\u00ebnim: N\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend kujtimi, nderimi e p\u00ebrjet\u00ebsie, un\u00eb i dhurova<br \/>\nmiqve t\u00eb ndodhur, librin tim m\u00eb t\u00eb fundit: \u201cFilxhani me buz\u00eb t\u00eb kafshuar\u201d. Tregime,<br \/>\nnj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe librin \u201cN\u00eb bot\u00ebn letrare t\u00eb Kadri Tarellit\u201d, shkruar nga shkrimtarja Vlonjate<br \/>\nVilhelme Vrana Haxhiraj, ku ka jan\u00eb vendosur edhe dy artikuj kushtuar Prof. Murat Gecaj:<br \/>\n1. Analiz\u00eb rreth librit \u201cKur lexoj nj\u00eb lib\u00ebr\u201d. Faqe 143.<br \/>\n2. Intervist Prof. Dr. Murat Gecaj. Faqe 154.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: \u201cM\u00eb trego dhe un\u00eb do t\u00eb harroj, m\u00eb m\u00ebso dhe un\u00eb do mbaj mend, m\u00eb p\u00ebrfshi n\u00eb proces dhe un\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoj\u201d. Benjamin Frenklin PROF. DR. MURAT GECAJ, MBETI N\u00cb P\u00cbRJET\u00cbSI! Kujtime dhe p\u00ebrjetime n\u00eb 85-vjetorin e lindjes. Dit\u00ebn e diel, m\u00eb: 23 t\u00eb Marsit, 2025, u mblodh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2829,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}