{"id":2860,"date":"2025-04-16T08:49:29","date_gmt":"2025-04-16T07:49:29","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2860"},"modified":"2025-04-16T08:49:34","modified_gmt":"2025-04-16T07:49:34","slug":"emine-s-hoti-norvegjisofra-poetike-boras-2025pershtypje-mesazhe-dhe-emocione","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/04\/16\/emine-s-hoti-norvegjisofra-poetike-boras-2025pershtypje-mesazhe-dhe-emocione\/","title":{"rendered":"Emine S. HOTI Norvegji:\u201cSofra poetike Boras 2025\u201dP\u00ebrshtypje, mesazhe dhe emocione"},"content":{"rendered":"<p>Emine S. HOTI<br \/>\nNorvegji<\/p>\n<p><strong> \u00a0 \u00a0 \u201cSofra poetike Boras 2025\u201d<\/strong><br \/>\nP\u00ebrshtypje, mesazhe dhe emocione<br \/>\nP\u00ebr mua, si dhe p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishte emocionuese pjes\u00ebmarrja n\u00eb Festivalin e XIV Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb poezis\u00eb \u201dSofra poetike, Bor\u00e5s, 2025\u201d. Ky festival me shum\u00eb vlera kulturore, artistike, letrare dhe atdhetare na t\u00ebrheq si magnet ne shqiptar\u00ebve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs, q\u00eb jetojm\u00eb e<br \/>\npunojm\u00eb n\u00eb Suedi dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Skandinavin\u00eb. Por ai t\u00ebrheq po aq shum\u00eb edhe krijues nga Kosova, Shqip\u00ebria, nga trojet shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Malit t\u00eb Zi e \u00c7am\u00ebris\u00eb, ashtu dhe nga shum\u00eb shtete q\u00eb jan\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb vlerave kulturore shqiptare, t\u00eb krijimtaris\u00eb<br \/>\ns\u00eb shumanshme, t\u00eb librit dhe t\u00eb poezis\u00eb shqipe.<br \/>\nN\u00eb krye t\u00eb organizimit, si edhe her\u00eb t\u00eb tjera ishte i mir\u00ebnjohuri, poeti, publicisti dhe p\u00ebrkthyesi Sokol Demaku e, n\u00eb krah t\u00eb tij: Riza Sheqiri, Gladiola Busulla, Qerime (Shota) Gurguri, Hamit Gurguri&#8230;Aktivitetet u zhvilluan n\u00eb dy dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta.<br \/>\nM\u00eb 12 prill, dit\u00ebn e par\u00eb ishte aktiviteti i poezis\u00eb, i cili u \u00e7el n\u00eb or\u00ebn 11.00 nga drejtuesit Ioona Jorgollari dhe poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt Rizah Sheqiri dhe Gladiola Busulla. K\u00ebsaj here prezantuan poezit\u00eb e tyre mbi 170 poet\u00eb nga 24 gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Shum\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs ishin aty ng Suedia, kurse t\u00eb tjer\u00eb nga Kosova, Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Norvegjia, Izraeli, Bullgaria&#8230; Ata u mblodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga sallat e Norrby hys t\u00eb qytetit t\u00eb Bor\u00e5sit. Poet\u00ebt recituan poezit\u00eb e tyre n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb mir\u00ebpritur dhe t\u00eb duartrokitur nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit.<br \/>\nK\u00ebto poezi gjithkush i gjen n\u00eb Antologjin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb botuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr festivalin&#8230;Recituan poezit\u00eb e tyre: Shoshana Vegh, Moshe Vegh, Blerta Timava, Lul\u00ebzime Kryemadhi, Emine S. Hoti, Bardh Nenguri, Hysen Berisha, Ingela Karlsson, Liber Emini. Recituan gjithashtu: poeti nga Kor\u00e7a, Arjan Kallco, por edhe Fetah Bahtiri, Afrim Berisha, Magnus Grehn, Erinda Medolli, Rifat Ademi, Ema Ermenz nga Suedia, Maja Panajatova,<br \/>\nbullgare me banim n\u00eb Belgjik\u00eb, Xheladin Shabar&#8230; Juria vler\u00ebsoi me Pend\u00ebn e art\u00eb t\u00eb Migjenit dy poet\u00eb, Liber Emini, nga qyteti i Kumanov\u00ebs s\u00eb Maqedonise Veriore dhe poeten e njohur suedeze nga qyteti Uppsall\u00ebs, Eva Ermenz. Pllakatin p\u00ebr vepra n\u00eb art, kultur\u00eb dhe sport e fitoi e reja nga Theranda, studente e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, Verona Kryeziu. P\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit e festivalit u ndan edhe \u201cMir\u00ebnjohje\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata poet\u00eb dhe krijues me kontribute t\u00eb ve\u00e7anta. Gjithashtu u shp\u00ebrnda falas p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit \u201cAntologjia\u201d e festivalit XIV, ku gjithsecili poet gjen atje t\u00eb botuar poezin\u00eb e tij.<br \/>\nM\u00eb 13 prill 2025, dit\u00ebn e dyt\u00eb, organizator\u00ebt kishin menduar p\u00ebrurimin e disa librave, ku fol\u00ebsit vun\u00eb n\u00eb dukje vlerat dhe arritjet e tyre artistike. Kurdoher\u00eb kam ndier d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj organizator\u00ebt e k\u00ebtij festivali nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb poezis\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb nj\u00ebherazi stafi kryesor I Qendr\u00ebs Kulturore Shqiptare \u201cMigjeni\u201d t\u00eb Borasit. K\u00ebta motra dhe v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku, t\u00eb ardhur k\u00ebtu n\u00eb Suedi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vitet 90-t\u00eb, gjithnj\u00eb m\u00eb kan\u00eb ngaz\u00ebllyer me aktivitetet e larmishme q\u00eb organizojn\u00eb dhe me botimet e tyre t\u00eb shumta n\u00eb poezi, proz\u00eb, vepra publicistike dhe historike dhe, thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha ato vepra ata shprehin mallin dhe dashurin\u00eb e madhe p\u00ebr atdheun, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr trojet tona shqiptare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb Mal t\u00eb Zi e \u00c7am\u00ebri, gjithnj\u00eb duke krijuar, gjithnj\u00eb pa u lodhur, duke folur p\u00ebr paqen, lirin\u00eb komb\u00ebtare dhe dashurin\u00eb mes popujve. Desha t\u00eb ve\u00e7oj me k\u00ebt\u00eb rast edhe z. Murat Ajvazi, kryetar i Lidhjes s\u00eb Historian\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb bot\u00eb me seli n\u00eb Zvic\u00ebr. Ai solli n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cSof\u00ebr poetike\u201d librin e tij \u201cGjurm\u00eb historike \u201c, ku ai shpreh dashurin\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar dhe p\u00ebr njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebtij kombi, q\u00eb historia i p\u00ebrmend gjithnj\u00eb me shkronja t\u00eb arta.<br \/>\nFaleminderit z. Murat Ajvazi dhe t\u00eb gjith\u00eb ju pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb talentuar q\u00eb mor\u00ebt pjes\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuat arritjet tuaja krijuese n\u00eb aktivitetin \u201cSofra poetike\u201d, Boras 2025!<\/p>\n<p><strong>Kur shkoj e ftuar n\u00eb Sofr\u00ebn poetike t\u00eb Boras<\/strong>it<\/p>\n<p>Sa her\u00eb shkoj si pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb \u201cSofr\u00ebn poetike\u201d, Boras, Suedi ndihem e emocionuar. Mbase sepse ndiej detyrimin si krijuese q\u00eb t\u00eb paraqitem atje n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb origjinale, ndryshe, ashtu sikurse veprojn\u00eb suksessh\u00ebm edhe shum\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit, si ata t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb qytetin e bukur Boras, ashtu dhe ata suedez\u00eb, por edhe t\u00eb ftuarit q\u00eb vijn\u00eb aty nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, pasi kjo \u201cSof\u00ebr poetike\u201d tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e njohur. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit, ve\u00e7an\u00ebrisht krijuesit e poezis\u00eb, por edhe t\u00eb proz\u00ebs dhe t\u00eb fushave t\u00eb tjera t\u00eb artit, t\u00eb muzik\u00ebs, piktur\u00ebs, p\u00ebrkthimit, t\u00eb ekspozitave fotografike etj.<\/p>\n<p><strong>\u201cMir\u00eb se erdh\u00ebt! Buk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebr e bardh\u00eb!\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Mendova: Ne shqiptar\u00ebt kemi nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb urt\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb tradicionale: \u201dBuk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebr\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrgatita nj\u00eb buk\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, duke menduar q\u00eb krijuesve t\u00eb ardhur aty t`u them: \u201cMir\u00eb se erdh\u00ebt! Buk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebr e bardh\u00eb!\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb shprehje e mikpritjes son\u00eb, por edhe e tradit\u00ebs son\u00eb. Krijuesit dhe t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit shqiptar\u00eb e njihnin k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt ishte befasi e k\u00ebndshme, ndaj t\u00eb gjith\u00eb e vler\u00ebsuan me duartrokitje. Atyre q\u00eb kishin ardhur aty nga shtete t\u00eb tjer\u00eb ua shpjegoi anglisht poetja dhe nj\u00ebra nga drejtueset e \u201cSofr\u00ebs poetike\u201d shkrimtarja Gladiola Busulla. Ata, t\u00eb gjith\u00eb u entuziazmuan, duke vler\u00ebsuar shprehjen mikprit\u00ebse, por shijuan me g\u00ebzim edhe buk\u00ebn e p\u00ebrgatitur me kujdes nga un\u00eb, enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet. Nd\u00ebrkaq, me ndihm\u00ebn e Gladiol\u00ebs, u shpjegova t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb at\u00eb aktivitet se un\u00eb kisha p\u00ebrgatitur edhe nj\u00eb ekspozit\u00eb me veshje e piktura, ku ekspozoheshin modele t\u00eb kostum grafis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, t\u00eb cilat i kisha stiluar, prer\u00eb dhe qepur me shume kujdes p\u00ebr at\u00eb aktivitet. T\u00eb gjith\u00eb u treguan shum\u00eb t\u00eb interesuar, i shihnin veshjet shqiptare me<br \/>\nshum\u00eb v\u00ebmendje e kureshtje dhe shprehnin konsideratat dhe respektin e tyre p\u00ebr folklorin shqiptar, p\u00ebr modelet, ngjyrat, q\u00ebndisjet, por edhe pyesnin e d\u00ebgjonin me v\u00ebmendje p\u00ebr kujdesin dhe zakonet se si ne shqiptar\u00ebt i rrisnim dikur f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb djepe dhe u k\u00ebndonim ninanana apo dhe k\u00ebng\u00eb atdhetare e trim\u00ebrie.<\/p>\n<p><strong>Respekt dhe krenari p\u00ebr Artisten e madhe shqiptare Margarita Xhepa<\/strong><\/p>\n<p>Ishte gjith\u00e7ka shum\u00eb emocionuese dhe frym\u00ebzuese kur recitova poezin\u00eb e krijuar nga un\u00eb, kushtuar artistes s\u00eb madhe shqiptare Margarita Xhepa, vargjet e s\u00eb cil\u00ebs po i botoj edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse:<\/p>\n<p>Margarita Xhepa<br \/>\nEmri yt me shkronja ari,<br \/>\nN \u2018teat\u00ebr, filma, recitime,<br \/>\nTy n\u00eb zemra do t\u00eb kemi,<br \/>\nArtise e Shqip\u00ebris\u00eb sime.<\/p>\n<p>Arti yt lule pranvere,<br \/>\nEmri yt m\u00eb b\u00ebn krenare,<br \/>\nZ\u00ebri yt si fllad maji,<br \/>\nMargarit\u00eb, je legjendare.<\/p>\n<p>Vite, koh\u00eb do t\u00eb kalojn\u00eb,<br \/>\nMe art hyre n\u00eb histori,<br \/>\nMargarit\u00eb, bij e shtrenjt\u00eb,<br \/>\nPerl\u00eb e art\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen mire t\u00eb them se vargjet q\u00eb recitova krijuan emocion dhe respekt tek t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit. Poezia u mir\u00ebprit dhe thuajse t\u00eb gjith\u00eb, her\u00eb nj\u00ebri dhe her\u00eb tjetri shpreh\u00ebn respektin dhe dashurin\u00eb e madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb artiste t\u00eb famshme t\u00eb Kinematografis\u00eb dhe t\u00eb Teatrit<br \/>\nkomb\u00ebtar shqiptar. Faleminderit organizator\u00ebve t\u00eb Migjenit ton\u00eb t\u00eb madh, nga zemra<br \/>\nju uroj p\u00ebr suksese edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ta ardhmen!<br \/>\nFaleminderit t\u00eb gjith\u00ebve juve krijues q\u00eb begatuat \u201cSofr\u00ebn poetike\u201d, Boras, 2025, me krijimtarin\u00eb tuaj t\u00eb rrall\u00eb dhe t\u00eb bukur.<\/p>\n<p><strong>Mesazhe t\u00eb festivalit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cSofra poetike\u201d, Boras, Suedi<\/strong><\/p>\n<p>Mbajtja e Festivalit t\u00eb XIV nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cSofra poetike\u201d, m\u00eb 12-13 prill 2025 n\u00eb qytetin suedez t\u00eb Boras-it, p\u00ebrcolli mesazhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Aty u shfaq fuqish\u00ebm dashuria p\u00ebr kombin shqiptar, p\u00ebr gjuh\u00ebn e bukur shqipe, p\u00ebr kultur\u00ebn dhe artin, p\u00ebr folklorin dhe veshjet popullore shqiptare, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, publicistik\u00ebn dhe traditat tona t\u00eb vyera. Nd\u00ebrkaq, si\u00e7 shkruan organizatori kryesor i k\u00ebtij festivali z. Sokol Demaku: \u201cPoezia, sh\u00ebrbeu si nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse mes<br \/>\npopujve, kulturave dhe gjuh\u00ebve.\u201d<br \/>\nDuke u ndar\u00eb me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e festivalit, apo \u201cSofr\u00ebs poetike\u201d, Boras, 2025, lexoja n\u00eb syt\u00eb e gjithsecilit urimin dhe respektin p\u00ebr organizator\u00ebt, p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen dhe mesazhet e rralla q\u00eb p\u00ebrfituam atje, p\u00ebr bukurin\u00eb dhe klasin e lart\u00eb t\u00eb organizimit dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb festivalit. T\u00eb gjith\u00eb shprehnin d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb ishin prezent\u00eb edhe n\u00eb festivale t\u00eb tjera, q\u00eb do t\u00eb zhvilloheshin n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sipas tradit\u00ebs, n\u00eb prillin e vitit q\u00eb vjen, do t\u00eb zhvillohet po aty n\u00eb qytetin<br \/>\nBoras, t\u00eb Suedis\u00eb, festivali i XV-t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cSofra poetike\u201d, Boras, 2026.<br \/>\nFaleminderit stafit t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb Qendr\u00ebs Kulturore Shqiptare \u201cMigjeni\u201d, Boras, Suedi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emine S. HOTI Norvegji \u00a0 \u00a0 \u201cSofra poetike Boras 2025\u201d P\u00ebrshtypje, mesazhe dhe emocione P\u00ebr mua, si dhe p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishte emocionuese pjes\u00ebmarrja n\u00eb Festivalin e XIV Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb poezis\u00eb \u201dSofra poetike, Bor\u00e5s, 2025\u201d. Ky festival me shum\u00eb vlera kulturore, artistike, letrare dhe atdhetare na t\u00ebrheq si magnet ne shqiptar\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2861,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2860","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2860"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2860\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2861"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}