{"id":2914,"date":"2025-05-01T08:39:30","date_gmt":"2025-05-01T07:39:30","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2914"},"modified":"2025-05-01T08:39:33","modified_gmt":"2025-05-01T07:39:33","slug":"kadri-tarelli-shkruanturizmi-dhe-trashegimia-mesuese-zemrita-hereni-ne-projekt-mesimor-kualifikues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/05\/01\/kadri-tarelli-shkruanturizmi-dhe-trashegimia-mesuese-zemrita-hereni-ne-projekt-mesimor-kualifikues\/","title":{"rendered":"Kadri Tarelli shkruan:\u201cTURIZMI DHE TRASH\u00cbGIMIA\u201d,  M\u00ebsuese Zemrita Hereni, n\u00eb Projekt m\u00ebsimor kualifikues."},"content":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan:<br \/>\nGjithnj\u00eb do t\u00eb gjendet nj\u00eb laps p\u00ebr t\u00eb shkruar t\u00eb ardhmen.<br \/>\nKurr\u00eb nuk do t\u00eb gjendet gom\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<p>Alpa\u00e7ino<\/p>\n<p>\u201cTURIZMI DHE TRASH\u00cbGIMIA\u201d,<\/p>\n<p>M\u00ebsuese Zemrita Hereni, n\u00eb Projekt m\u00ebsimor kualifikues.<br \/>\nN\u00eb mes pranvere, m\u00eb: 16, t\u00eb muajit prill, 2025, u ndodh\u00ebm t\u00eb ftuar n\u00eb mjediset<br \/>\ne shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201c14 N\u00ebntori\u201d, Durr\u00ebs, m\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00eb \u201cMuzeun\u201d e shkoll\u00ebs, n\u00eb<br \/>\nnj\u00eb veprimtari m\u00ebsimore organizuar nga m\u00ebsuese Zemrita Hereni: Projekt<br \/>\nkualifikues. L\u00ebnda gjeografi, klasa e IX-t\u00eb.<\/p>\n<p>Tema: \u201cTurizmi dhe trash\u00ebgimia\u201d, ,<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebs, drejtore e shkoll\u00ebs znj. Merita Ku\u00e7i Thartori, zv. Drejtore znj.<br \/>\nVojsava Hoxha, m\u00ebsuesi i historis\u00eb z. Ardian Neza. T\u00eb ftuar specialiste e<br \/>\ntrash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb Durr\u00ebsit znj. Antigoni Suli Gjergji, z. Ali Masha ish drejtor<br \/>\nshkolle i hersh\u00ebm, sot n\u00eb pension, dhe un\u00eb Kadri Tarelli.<br \/>\nIdeja e gjith\u00eb veprimtaris\u00eb m\u00ebsimore, njoh\u00ebse dhe praktike, udh\u00ebhiqet nga<br \/>\nfilozofia, p\u00ebrmbledhur n\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb: \u201cNjohja e t\u00eb shkuar\u00ebs na ndihmon t\u00eb \u00e7mojm\u00eb<br \/>\nt\u00eb tashmen dhe t\u00eb hedhim v\u00ebshtrimin drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d.<br \/>\nI gjith\u00eb projekti u shpalos n\u00eb mjedisin e \u201cMuzeut t\u00eb shkoll\u00ebs\u201d, i krijuar nga vet\u00eb<br \/>\nm\u00ebsuesja Zemrita Hereni (Rita). Nj\u00eb e papritur e k\u00ebndshme, q\u00eb do mbete gjat\u00eb n\u00eb<br \/>\nkujtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit.<br \/>\nT\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn u ndodh\u00ebm, m\u00eb sakt\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb: u ndodha n\u00eb nj\u00eb mjedis<br \/>\nq\u00eb m\u00eb p\u00eblqen tej mase, pasi pash\u00eb t\u00eb realizuar n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb, nj\u00eb muze t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb<br \/>\nhistoris\u00eb dhe kultur\u00ebs popullore. Nj\u00eb muze modest, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb grumbullim<br \/>\nmateriali, si \u00e7do qend\u00ebr muze, q\u00eb ka nj\u00eb dit\u00eb fillimi por asnj\u00ebher\u00eb dit\u00eb t\u00eb fundit. Dikur<br \/>\njam marr\u00eb me muzeumet, k\u00ebshtu kam nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pune, ndaj e di mir\u00eb se \u00e7\u2019 heq<br \/>\nm\u00ebsuesi apo drejtuesi p\u00ebr t\u00eb grumbulluar material, objekte historike, sende t\u00eb<br \/>\np\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb jet\u00ebsore, q\u00eb sot po e quajm\u00eb kultur\u00eb popullore. Si bie fjala, vegla<br \/>\npune, kostume dhe veshje, shkrime dhe dor\u00ebshkrime t\u00eb kultur\u00ebs shpirt\u00ebrore, si<br \/>\nk\u00ebng\u00ebt e djepit, dasm\u00ebs, k\u00ebng\u00ebt e vajtimit, p\u00ebrrallat, gj\u00eb e gj\u00ebzat, vallet, etj, etj, pasi<br \/>\nnuk kan\u00eb fund cop\u00ebzat e jet\u00ebs q\u00eb u \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb brezave, si n\u00eb fshat ashtu edhe n\u00eb<br \/>\nqytet. Vet\u00ebm dy fjal\u00eb i them m\u00ebsueses: Veri nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb pun\u00eb dhe do shikosh \u00e7far\u00eb<br \/>\nmrekullie do t\u00eb krijosh. Gjeja \u00e7el\u00ebsin e shpirtit dhe do t\u00eb kuptosh \u00e7far\u00eb jan\u00eb n\u00eb<br \/>\ngjendje t\u00eb b\u00ebjn\u00eb&#8230;. Jan\u00eb t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm!<br \/>\nM\u00ebsuesja me fjal\u00eb t\u00eb kursyera na njohu shkurtimisht me p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebsaj<br \/>\nore m\u00ebsimi t\u00eb titulluar \u201cProjekt\u201d. L\u00ebnda gjeografi. Kl. IX-t\u00eb. Tema: \u201cTurizmi dhe<br \/>\ntrash\u00ebgimia\u201d, q\u00eb i shkon shum\u00eb p\u00ebrshtat k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po kalojm\u00eb si<br \/>\nshoq\u00ebri dhe ekonomi.<br \/>\nDrejtuesja e projektit, m\u00ebsuese Zemtita, n\u00eb pak fjal\u00eb vuri n\u00eb dukje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e<br \/>\nq\u00ebllimit m\u00ebsimor: &#8211; \u201cEdhe pse jemi vend i vog\u00ebl n\u00eb bot\u00eb, Shqip\u00ebria njihet p\u00ebr pasurit\u00eb<br \/>\ne saj t\u00eb shumta me vlera t\u00eb m\u00ebdha historike, jet\u00ebsore, kulturore, materiale,<br \/>\nshpirt\u00ebrore dhe natyrore, t\u00eb cilat UNESKO i ka vendosur n\u00eb listat e trash\u00ebgimis\u00eb<br \/>\nbot\u00ebrore. Ky vler\u00ebsim na lumturon, pasi kemi \u00e7far\u00eb t\u2019i tregojm\u00eb bot\u00ebs, por edhe<br \/>\nturist\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti, q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb dhe nuk njohin stin\u00eb, ver\u00eb apo dim\u00ebr\u201d.<br \/>\nSynimi yn\u00eb: T\u00eb rinjt\u00eb, nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb, t\u00eb ruajm\u00eb dhe t\u00eb trash\u00ebgojm\u00eb objektet e<br \/>\ntrash\u00ebgimis\u00eb materiale e shpirt\u00ebrore, si vler\u00eb mbar\u00eb komb\u00ebtare, duke i dh\u00ebn\u00eb<br \/>\np\u00ebrpar\u00ebsi jo vet\u00ebm grumbullimit, njohjes dhe paraqitjes, por edhe shtrirjes p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb<br \/>\npjes\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, kryesisht t\u00eb turizmit.<br \/>\nAjo q\u00eb m\u00ebsova nga fjal\u00ebt e m\u00ebsueses dhe koleg\u00ebve t\u00eb saj na dha t\u00eb kuptojm\u00eb,<br \/>\nse: Ky projekt, u poq gradualisht, si d\u00ebshir\u00eb e kahershme e m\u00ebsueses Zemrita<br \/>\nHereni, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe ndihm\u00ebn e drejtoris\u00eb s\u00eb shkoll\u00ebs, mb\u00ebshtetur n\u00eb<br \/>\nzbatimin e udh\u00ebzimeve t\u00eb MAS. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur krijimin dhe<\/p>\n<p>pajisjen e k\u00ebtij muzeu n\u00eb shkoll\u00eb, ku nx\u00ebn\u00ebsit mund t\u00eb gjejn\u00eb pjes\u00eb nga jeta e t\u00eb<br \/>\npar\u00ebve t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme se gjith\u00e7ka nuk b\u00ebhet vet\u00ebm nga nj\u00eb njeri dhe aq<br \/>\nm\u00eb pak n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. U desh dhe u arrit n\u00eb bashk\u00ebpunim me nx\u00ebn\u00ebs, prind\u00ebr,<br \/>\nkoleksionist\u00eb dhe profesionist\u00eb t\u00eb pasionuar pas trash\u00ebgimis\u00eb materiale. Vet\u00eb puna<br \/>\nmuzeale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb m\u00eb vete, q\u00eb fitohet m\u00eb s\u00eb shumti nga p\u00ebrvoja. Shpesh<br \/>\nnga durrsak\u00ebt d\u00ebgjoj shprehjen: \u201cPo nuk u fute n\u00eb uj\u00eb, nga bregu nuk m\u00ebson dot<br \/>\nnot\u201d.<br \/>\nIshte nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi e ngjeshur me veprime t\u00eb lidhura e nd\u00ebrthurura bukur me<br \/>\nnj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Mund t\u00eb p\u00ebrmend vet\u00eb disa \u00e7aste:<br \/>\n. Maket: \u201cTorra Veneciane\u201d me material t\u00eb ricikluesh\u00ebm, punuar nga nx\u00ebn\u00ebsit.<br \/>\n. Dramatizim: \u201cThesaret e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, pataqitur nga x. Arb\u00ebr Ismailaj, Marsela<br \/>\nPaja, Fjoralb Gecaj, Rigels Dedaj, Kristina Durmishi,<br \/>\n.Paraqitja e artefakteve t\u00eb ekspozuar n\u00eb muze, duke u ndalur shkurtimisht<br \/>\nedhe te disa holl\u00ebsi, q\u00eb ngjallin kureshtje, pasi nx\u00ebn\u00ebsit e qytetit nuk i ndeshin n\u00ebp\u00ebr<br \/>\nsht\u00ebpit\u00eb e tyre:<br \/>\n. Oxhaku me zjarrin dhe en\u00ebt e varura mbi t\u00eb. Nga Ergi Shahaj.<br \/>\n. Djepi dhe \u201cNinulla\u201d, k\u00ebnduar nga Sandiola Doske.<br \/>\n. Furka dhe sht\u00ebllunga me lesh, gati p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb fije p\u00ebr triko dhe veshje t\u00eb<br \/>\nngrohta.<br \/>\n. Dybek dhe tund\u00ebse bylmeti, etj, etj<br \/>\n. M\u00eb pas u than\u00eb plot Fjal\u00eb t\u00eb urta popullore t\u00eb grumbulluara nga vet\u00eb<br \/>\nnx\u00ebn\u00ebsit.<br \/>\n. Piktura e Argjiros, punuar dhe dhuruar muzeut nga nx. Arsa Kadiu.<br \/>\nGjith\u00e7ka l\u00ebvizte si nj\u00eb film dokumentar me plot ngjyra t\u00eb ndezura, jo vet\u00ebm si<br \/>\nobjekte, por t\u00eb ndjera e t\u00eb gjall\u00ebruara nga nx\u00ebn\u00ebsit.<br \/>\nAskush nuk duhet t\u00eb \u00e7uditet, por ishte nj\u00eb mrekulli t\u00eb shikoje sofr\u00ebn e<br \/>\n\u201cBurrave\u201d, ku djemt\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq imitonin mbase gjysh\u00ebrit, si t\u00eb ardhur nga<br \/>\nlegjendat tona. T\u00eb gjith\u00eb mbi krye mbanin simbolin e shqiptaris\u00eb: Plisin e Dardanis\u00eb,<br \/>\nkapu\u00e7in e Dibr\u00ebs, Kruj\u00ebs, Tiran\u00ebs&#8230;..etj, qeleshen e labit dhe takijen e myzeqarit. Nj\u00eb<br \/>\nmrekulli e v\u00ebrtet\u00eb, aq sa mund t\u00eb themi pa frik\u00eb: Pse u hoq ky simbol q\u00eb na ka<br \/>\ndalluar nd\u00ebr shkuj nga popujt e tjer\u00eb, edhe kur \u201cZeusi\u201d, kryeper\u00ebndia e mitologjis\u00eb n\u00eb<br \/>\nlasht\u00ebsi, mbi krye mbante \u201cplis\u201d&#8230;.? Nuk jap dot shpjegim, pse u z\u00ebvend\u00ebsua me<br \/>\nkapele t\u00eb lloj-lloj formash e ngjyrash, t\u00eb sjella nga vende t\u00eb tjera. Plisi apo qeleshja<br \/>\nn\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb mbules\u00eb punuar me lesh, q\u00eb mbron kok\u00ebn<br \/>\nnga dielli, era dhe t\u00eb ftohtit. S\u2019besoj se kapelet q\u00eb p\u00ebrdorim sot na b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur,<br \/>\napo europian\u00eb dhe amerikan\u00eb modern. P\u00ebrkund\u00ebr i hoq\u00ebm vetes simbolin ton\u00eb<br \/>\nkomb\u00ebtar, plisin apo qeleshen, duke i th\u00ebn\u00eb vet\u00ebdijes son\u00eb &#8230;. \u201dNa ishte dikur&#8230;.\u201d,<br \/>\nsepse mburremi dhe krenohemi vet\u00ebm duke i par\u00eb n\u00eb skenat e teatrove, festivaleve,<br \/>\napo n\u00eb dit\u00eb festive, ku shk\u00eblqejn\u00eb kostumet komb\u00ebtare. Nuk po them gj\u00eb t\u00eb re, do t\u00eb<br \/>\nbindeni leht\u00eb mjafton t\u00eb shikoni fotografit\u00eb e djemve tan\u00eb rreth sofr\u00ebs, dhe gjykoni sa<br \/>\nt\u00eb bukur jan\u00eb&#8230;!<br \/>\nN\u00ebse fola pak gjat\u00eb p\u00ebr kostumet e burrave, nj\u00eb tjet\u00ebr mrekulli p\u00ebrjetuam n\u00eb<br \/>\nat\u00eb klas\u00eb-muze: \u201cKostumet e grave\u201d t\u00eb veshura nga vajzat e shkoll\u00ebs dhe k\u00ebrcimet<br \/>\nme motivet popullore. Nj\u00eb madh\u00ebshti e v\u00ebrtet\u00eb, ku fjala mrekulli merr kuptimin e<br \/>\nshenjt\u00ebrimit t\u00eb veshjeve t\u00eb grave dhe vajzave shqiptare t\u00eb krijuara n\u00eb shekuj. Q\u00eb t\u00eb<br \/>\nndjesh nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb bukuri, duhet t\u00eb jesh pran\u00eb k\u00ebtyre vajzave tona, veshur e<br \/>\nngjeshur me kostume komb\u00ebtare nga disa treva Shqiptare. Nj\u00ebra m\u00eb e bukur se<br \/>\ntjetra. O zot \u00e7far\u00eb bukurie dhe fisnik\u00ebrie ka n\u00eb ato kombinime prerjesh, qepjesh dhe<br \/>\nngjyrash.<br \/>\nFjal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta, ndaj po mjaftohem me nj\u00eb shkrim t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb gazet\u00ebs<br \/>\nShqiptarja. Com, ku p\u00ebrmendet: Romanc\u00eb franceze e vitit 1833. \u201cMoj Shqiptarka<br \/>\nk\u00ebmb\u00ebleht\u00eb\u201d. Kjo romanc\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar m\u00eb 1833, me muzik\u00eb t\u00eb Theodore Labarre,<br \/>\nkompozitor i njohur francez, konsideruar si virtuoz&#8230;&#8230; Kurse teksti i k\u00ebng\u00ebs \u00ebsht\u00eb<br \/>\nshkruar nga shkrimtari dhe poeti Ambroise B\u00e9tourn\u00e9, nga Kaeni i Normandis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb<\/p>\n<p>p\u00ebrfunduar me fjal\u00ebt lapidar t\u00eb popullit ton\u00eb q\u00eb nuk kursehet kur e bekon at\u00eb: \u201cMoj<br \/>\nlulja e Shqip\u00ebris\u00eb, e bekuara e Per\u00ebndis\u00eb\u201d.<br \/>\nN\u00eb fund u b\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimet nga drejtoresha Mertita Ku\u00e7i Thartori dhe znj.<br \/>\nAntigoni Suli Gjergji. U vler\u00ebsua, si ide me synime t\u00eb qarta, si organizim dhe realizim<br \/>\ni p\u00ebrsosur dhe, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr kumtin q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn artist\u00ebt nx\u00ebn\u00ebs: &#8211; Ta duam, ta<br \/>\ntrash\u00ebgojm\u00eb dhe mbrojm\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb t\u00eb hershme, pasi k\u00ebshtu do njohim<br \/>\nvetveten, k\u00ebshtu do na njoh\u00eb dhe vler\u00ebsoj\u00eb edhe bota.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb mendimi, nga p\u00ebrvoja mund t\u00eb shtoj, se e vlen q\u00eb kjo<br \/>\nveprimtari mund t\u00eb shfaqet edhe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs. Koha dhe hap\u00ebsira<br \/>\ngjenden, mjafton d\u00ebshira. Nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi e ngritur n\u00eb art, ku nx\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb<br \/>\nm\u00ebsojn\u00eb dhe \u00e7\u2019t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb mbi kultur\u00ebn popullore dhe nga kultura popullore. Nj\u00eb<br \/>\npasuri materiale dhe shpirt\u00ebrore e krijuar dhe e jetuar n\u00eb shekuj nga paraardh\u00ebsit<br \/>\ntan\u00eb. Historia jet\u00ebsore ka ligjet e veta. Duhet t\u2019i njoh\u00ebsh, q\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb gjendje b\u00ebsh<br \/>\nanaliz\u00ebn e shkaqeve t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs dhe mbijetes\u00ebs.<br \/>\nJam i bindur, se p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit do t\u00eb mbetet nj\u00eb veprimtari e bukur q\u00eb do t\u2019i<br \/>\nshoq\u00ebroj\u00eb gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb, nd\u00ebrsa fotot do t\u2019u flasin me gjuh\u00ebn e heshtjes p\u00ebr vitet e<br \/>\nbukura t\u00eb shkoll\u00ebs.<br \/>\nUrime dhe suksese koleges m\u00ebsuese Zemrita Hereni, p\u00ebr projekte t\u00eb tjera me<br \/>\nkaq vlera t\u00eb dobishme p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit. P\u00ebrvoja nuk ju mungon.<br \/>\nUrime edhe p\u00ebr stafin e drejtoris\u00eb s\u00eb shkoll\u00ebs q\u00eb mb\u00ebshtet veprimtari t\u00eb tilla,<br \/>\nt\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jan\u00eb pasuri e jet\u00ebs shkollore, q\u00eb me koh\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen<br \/>\ntradit\u00eb. I bindur, se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb bukur&#8230;..!<br \/>\nKadri Tarelli<br \/>\nDurr\u00ebs, m\u00eb: 25, t\u00eb prillit, 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadri Tarelli shkruan: Gjithnj\u00eb do t\u00eb gjendet nj\u00eb laps p\u00ebr t\u00eb shkruar t\u00eb ardhmen. Kurr\u00eb nuk do t\u00eb gjendet gom\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Alpa\u00e7ino \u201cTURIZMI DHE TRASH\u00cbGIMIA\u201d, M\u00ebsuese Zemrita Hereni, n\u00eb Projekt m\u00ebsimor kualifikues. N\u00eb mes pranvere, m\u00eb: 16, t\u00eb muajit prill, 2025, u ndodh\u00ebm t\u00eb ftuar n\u00eb mjediset e shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201c14 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2915,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-2914","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2914"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2914\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}