{"id":2955,"date":"2025-05-15T07:12:03","date_gmt":"2025-05-15T06:12:03","guid":{"rendered":"https:\/\/migjeni.se\/?p=2955"},"modified":"2025-05-15T07:12:03","modified_gmt":"2025-05-15T06:12:03","slug":"albert-habazajfisnikeria-e-poetes-dhe-etnografes-nga-vlora-zamira-agalliu-e-kanines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/2025\/05\/15\/albert-habazajfisnikeria-e-poetes-dhe-etnografes-nga-vlora-zamira-agalliu-e-kanines\/","title":{"rendered":"Albert HABAZAJ:FISNIK\u00cbRIA E POETES DHE ETNOGRAFES NGA VLORA: ZAMIRA AGALLIU E KANIN\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>FISNIK\u00cbRIA E POETES DHE ETNOGRAFES NGA VLORA: ZAMIRA AGALLIU E KANIN\u00cbS<br \/>\nAlbert HABAZAJ<br \/>\nVizatimi shkrimor p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn Zamir\u00eb<br \/>\nE kam parasysh or\u00eb e \u00e7ast sentenc\u00ebn e Emanuel Kantit: \u201cMosmir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb kuitensenca e<br \/>\nposht\u00ebris\u00eb\u201d, madje e kam t\u00eb vendosur n\u00eb korniz\u00eb n\u00eb Bibliotek\u00ebn vetiake n\u00eb sht\u00ebpi, prandaj them<br \/>\nq\u00eb Mir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb virtyt njer\u00ebzor.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij vizatimi shkrimor t\u00eb thjesht\u00eb, por t\u00eb d\u00eblir\u00eb p\u00ebr poeten lirike dhe humanisten e<br \/>\nkultur\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb Zamira Agalliu dua t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohje p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn Vlor\u00eb, q\u00eb lind e rrit bija t\u00eb<br \/>\ntilla kaq t\u00eb denja si Zamira. (N\u00eb fakt, b\u00ebhen 3-4 vjet, q\u00eb kam hedhur disa sh\u00ebnime kujtese n\u00eb<br \/>\nfletork\u00ebn dixhitale t\u00eb kompjuterit tim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb poete). E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se me Zamir\u00ebn jam njohur<br \/>\nn\u00ebp\u00ebrmjet vjersh\u00ebrimit t\u00eb saj, librave q\u00eb kemi shk\u00ebmbyer me njeri-tjetrin, si miq t\u00eb letrave dhe<br \/>\njemi takuar e kemi biseduar me dashamir\u00ebsi n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme letraro &#8211; artistike t\u00eb<br \/>\nshoq\u00ebris\u00eb son\u00eb n\u00eb qytet. Fakti q\u00eb un\u00eb kam nisur nj\u00eb punim p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb fem\u00ebrore n\u00eb Vlor\u00eb para<br \/>\nca vjet\u00ebsh, ku patjet\u00ebr dhe Zamira ka ndihmes\u00ebn e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb detashment me drit\u00eb shkrimore na<br \/>\nka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi miq\u00ebsisht m\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, si sh\u00ebrbestar\u00eb t\u00eb misionit fisnik n\u00ebp\u00ebrmjet<br \/>\nlet\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr edukimin letrar n\u00eb rrafshin artistik dhe estetik, n\u00eb funksion t\u00eb edukimit qytetar e<br \/>\nkulturor t\u00eb brezave q\u00eb rrisim dhe edukojm\u00eb.<br \/>\nN\u00eb sh\u00ebnimet e para p\u00ebr Zamir\u00ebn kam shkruar disa mendime p\u00ebr librat e saj q\u00eb m\u00eb ka dhuruar.<br \/>\nJan\u00eb 4 v\u00ebllime poetike q\u00eb ajo ka botuar: 1. \u201cZem\u00ebruar me apostujt\u201d, 2013; 2. \u201cMall i arratisur\u201d,<br \/>\n2017; 3. \u201cZjarri i er\u00ebs;111 grimca poetike\u201d, 2018; 5. librin humoristik p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cEni<br \/>\n\u00c7amaroku\u201d, 2021. Natyra e saj \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, q\u00eb nuk nxiton, por sh\u00ebnon. Por pak m\u00eb tej do t\u00eb<br \/>\nshprehem p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihmes\u00eb letrare t\u00eb poetes son\u00eb, sepse ajo guxon t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb edhe n\u00eb fush\u00ebn e<br \/>\nproz\u00ebs me tregime, pa hequr dor\u00eb nga \u00ebndrrat romanore.<br \/>\nTri lart\u00ebsi njer\u00ebzore<br \/>\nV\u00ebrej 3 piketa t\u00eb vlerave humane t\u00eb k\u00ebsaj zonje, q\u00eb dua t\u2019i p\u00ebcjell n\u00ebp\u00ebrmjet jush.<br \/>\nLart\u00ebsia e par\u00eb. Vitin e kaluar (2024), u botua p\u00ebrmbledhja poetike \u201cFrym\u00ebzim mbi dallg\u00eb\u201d<br \/>\n(antologji) me vargje nga poet\u00ebt e Vlor\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 80- vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Atdheut, e cila u<br \/>\nmir\u00ebprit, se qe nj\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb, sa e lavd\u00ebrueshme, aq e mundimshme. Nd\u00ebr p\u00ebrgatit\u00ebsit e<br \/>\nantologjis\u00eb isha dhe un\u00eb. Sigurisht q\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt e mundsh\u00ebm, kisha nisur edhe 3 poezi t\u00eb<br \/>\nZamir\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht ato me titull: \u201cSot n\u00eb Vlor\u00eb\u201d, \u201cVlor\u00eb\u201d dhe \u201cAtdheu\u201d, t\u00eb cilat autorja m\u2019i<br \/>\nkishte d\u00ebrguar n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Kur shfletoj librin, poezit\u00eb e Zamir\u00ebs nuk ishin. Nuk e keni<br \/>\niden\u00eb, si u ndjeva. Aq keq, sa q\u00eb m\u00eb duket se jam un\u00eb fajtori edhe sot e k\u00ebsaj dite. Kush e kishte<br \/>\nfajin?! Ec ta gjeje. Faji ngelej dje jetim, jo sot. E k\u00ebrkova dhe, kur u takova me Zamir\u00ebn, m\u00eb<br \/>\nerdhi r\u00ebnd\u00eb dhe i fola pak, m\u00eb tep\u00ebr si reflektim sesa p\u00ebr shfajsim, se sa par\u00e0 vlente sqarimi i<br \/>\nholl\u00ebsish\u00ebm. Ajo m\u00eb pa me v\u00ebmendje, me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb past\u00ebr e vezulluese si tr\u00ebndelin\u00eb<br \/>\nKanine dhe si nj\u00eb zonj\u00eb fisnike m\u00eb tha: \u201cS\u2019ka gj\u00eb Berti. Ja q\u00eb ndodhi\u201d&#8230; Dy fjal\u00eb tha e mua m\u00eb<br \/>\nleht\u00ebsoi shum\u00eb, fitoi mir\u00ebnjohjen time t\u00eb gjithmonshme, por m\u00eb dha nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb madh p\u00ebr ta<br \/>\nk\u00ebrkuar e kontrolluar d\u00ebrges\u00ebn e sakt\u00eb n\u00eb vendmb\u00ebrritje. Ka forma sa t\u00eb duash. Ve\u00e7 v\u00ebmendje<br \/>\ndhe jo besim i tepruar. Pa m\u00ebdyshje mund t\u00eb them se ishte n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj morale t\u00eb<br \/>\nturfullonte, por ajo vuri n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb an\u00ebn njer\u00ebzore dhe gjykoi me gjakftoht\u00ebsi e men\u00e7uri.<br \/>\nRasti i dyt\u00eb. Gjat\u00eb muajit mars kisha nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend xhirim t\u00eb duhur e p\u00ebrfaq\u00ebsues me<br \/>\ngrupin tim t\u00eb zemr\u00ebs \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d p\u00ebr realizimin e nj\u00eb filmi dokumentar mbi<br \/>\ntraditat lirike burimore t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs dhe Lab\u00ebris\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj un\u00eb u s\u00ebmura dhe<\/p>\n<p>nuk kisha mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar e par\u00eb folez\u00ebn e ngroht\u00eb folklorike. Streh\u00ebz m\u2019u b\u00ebn\u00eb dr.<br \/>\nSk\u00ebnder Spahiu (drejtor i Muzeut Etnografik Vlor\u00eb) me specialisten e k\u00ebtij muzeu, poeten dhe<br \/>\nmuzeologen Zamira Agalliu. Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it u mir\u00ebprit\u00ebn me bujari e si s\u2019ka m\u00eb mir\u00eb n\u00eb<br \/>\nmjediset e Muzeut Etnografik Vlor\u00eb, t\u00eb diel\u00ebn e 30 Marsit 2025 (gjat\u00eb xhirimeve p\u00ebr<br \/>\ndokumentarin folklorik dhe etnografik &#8211; nga kuarteti i studiuesve t\u00eb rinj e t\u00eb pasionuar, idealist\u00eb<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe t\u00eb devotsh\u00ebm: holandezi Juri dhe 3 shqiptaro &#8211; holandezet Anisa, Enxhi dhe<br \/>\nEva). Shqiponjat gjet\u00ebn mb\u00ebshtetjen humane t\u00eb stafit, sidomos t\u00eb Mir\u00ebsis\u00eb humane me emrin<br \/>\nZamira p\u00ebr realizimin e misionit t\u00eb tyre fisnik e qytetar me prurjen n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb pasuruar<br \/>\nbrenda truallit e tabanit t\u00eb traditave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb n\u00ebnave, gjysheve dhe st\u00ebrgjysheve tona,<br \/>\npatjet\u00ebr dhe t\u00eb tyren, se jan\u00eb t\u00eb dhjeta gjyshe. Mir\u00ebnjohje p\u00ebr Sk\u00ebnderin dhe Zamir\u00ebn nga un\u00eb dhe<br \/>\nsimotrat e saj \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d, sepse ajo u b\u00eb natyrsh\u00ebm edhe pjes\u00eb e grupit. P\u00ebr<br \/>\ngjith\u00e7ka realizoi dhe kuror\u00ebzoi si nj\u00eb zonj\u00eb fisnike e Kanin\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Grupit,<br \/>\npik\u00ebrisht kur ne kishim nevoj\u00eb. Zamira \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare polifonike cil\u00ebsore, q\u00eb di t\u2019ja<br \/>\nmarr\u00eb k\u00ebng\u00ebs, di t\u2019ja hedh\u00eb, t\u2019ia kthej\u00eb dhe ta mbush\u00eb k\u00ebng\u00ebn, t\u00eb b\u00ebj\u00eb iso. E ka n\u00eb gjenez\u00eb<br \/>\nk\u00ebng\u00ebn labe t\u00eb Kanin\u00ebs, vendlindjes s\u00eb saj. Babai i saj Vendigjar Hysenaj ka qen\u00eb themeltar i<br \/>\ngrupit t\u00eb Kanin\u00ebs n\u00eb vitet 1960 me Meleq Kapllanin e pak t\u00eb tjer\u00eb. S\u00eb bashku me meteorin e<br \/>\nk\u00ebng\u00ebs labe, t\u00eb paharruarin Piro Bregaj, v\u00ebllai i saj, Fatjon Hysenaj ka qen\u00eb dhe sot \u00ebsht\u00eb marr\u00ebsi<br \/>\nkarakteristik i k\u00ebng\u00ebs s\u00eb shtruar dhe t\u00eb \u00ebmb\u00ebl kaninjote, nj\u00eb nga kolonat e grupit \u201cIsmail Qemali\u201d<br \/>\nt\u00eb Kanin\u00ebs.<br \/>\nLart\u00ebsia e tret\u00eb n\u00eb katror. M\u00eb dat\u00ebn 4 prill 2025, Zamira boton shkrimin \u201cNinulla polifonike,<br \/>\nShqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it dhe Albert Habazaj\u201d n\u00eb gazet\u00ebn \u201cTelegraf\u201d, t\u00eb cilin e publikoi dhe n\u00eb<br \/>\nportalet shqiptare brenda vendit si \u201cAlbspirit\u201d e \u201cGazeta Destinacioni\u201d dhe n\u00eb ato me em\u00ebr n\u00eb<br \/>\nbot\u00eb, si \u201cFjala e lir\u00eb\u201d, \u201cVOAL\u201d, \u201cDielli\u201d, \u201cZemra shqiptare\u201d, \u201cDituria\u201d, \u201cGalaktika poetike<br \/>\n\u201cATUNIS\u201d etj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkrim shum\u00eb i bukur p\u00ebr grupin ton\u00eb dhe Ninull\u00ebn e Djalit, aq t\u00eb<br \/>\nve\u00e7ant\u00eb me prurjen polifonike si jehon\u00eb e atij g\u00ebzimi n\u00eb familjen tradicionale, nj\u00eb v\u00ebshtrim<br \/>\nobjektiv shkruar me v\u00ebrtet\u00ebsi e d\u00eblir\u00ebsi nga muzeologia, etnografja, Zamira Agalliu specialiste e<br \/>\nMuzeut Etnografik Vlor\u00eb dhe poete lirike, q\u00eb zbukuron let\u00ebrsin\u00eb fem\u00ebrore t\u00eb Vlor\u00ebs dhe t\u00eb vendit<br \/>\nton\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkrim impresionues, emancipues dhe motivues p\u00ebr mua dhe grupin folklorik t\u00eb<br \/>\nzemr\u00ebs sime \u201c10 Shqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d, sidomos p\u00ebr v\u00ebshtrimin e thuk\u00ebt p\u00ebr Ninull\u00ebn polifonike<br \/>\np\u00ebr Djalin q\u00eb i nanurit e k\u00ebndon gjyshja dhe g\u00ebzimtaret e familjes i japin jehon\u00eb k\u00ebtij sihariqin t\u00eb<br \/>\nmadh tradicional.<br \/>\nNd\u00ebrsa m\u00eb dat\u00ebn 22 prill publikon nj\u00eb shkrim tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb plot\u00ebsuar deri n\u00eb imt\u00ebsit\u00eb e nevojshme<br \/>\nme titullin \u201cShqiponjat e T\u00ebrba\u00e7it\u201d tek \u201cFjala e Lir\u00eb\u201d n\u00eb Lond\u00ebr. U ndjeva aq mir\u00eb, saq\u00eb m\u2019u duk<br \/>\nse po sh\u00ebrohesha m\u00eb shpejt. \u00c7\u2019befasi e mrekullueshme n\u00eb portalin e madh shqiptaro-londinez<br \/>\n\u201cFjala e Lir\u00eb\u201d! Zamira shfaqet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb zonj\u00eb e nderuar, qytetare, poete, studiuese,<br \/>\nmuzeologe, etnografe, q\u00eb misionin e saj krijues dhe profesional e realizon me shum\u00eb dashuri<br \/>\nhumane. Edhe nj\u00ebher\u00eb e fal\u00ebnderoj k\u00ebt\u00eb autore me diell n\u00eb sy, n\u00eb shpirt, n\u00eb fjal\u00eb e veprim, me<br \/>\ndashamir\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00eblir\u00eb n\u00eb emrin tim dhe t\u00eb Shqiponjave t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb,<br \/>\ndevotshm\u00ebrin\u00eb dhe artin e shpirtit t\u00eb bukur.<br \/>\nSe e kam parasysh or\u00eb e \u00e7ast sentenc\u00ebn e Emanuel Kantit: \u201cMosmir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb kuitensenca e<br \/>\nposht\u00ebris\u00eb\u201d, them q\u00eb Mir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb virtyt njer\u00ebzor. Me shpirt e dashamir\u00ebsi p\u00ebrs\u00ebri them:<br \/>\nMir\u00ebnjohje mikprit\u00ebse, Zonj\u00eb e R\u00ebnd\u00eb e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr Miq t\u00eb Mir\u00eb! (Se&#8230;, kur je mir\u00eb t\u00eb<br \/>\nkan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mik, kur je n\u00eb \u201chall\u201d rrallohen deri n\u00eb mosdukje).<br \/>\nJet\u00ebshkrimi letrar dhe poezia e Zamir\u00ebs. E lindur m\u00eb 29 dhjetor 1969, cic\u00ebrimat e para t\u00eb<br \/>\nvarg\u00ebzimit t\u00eb Zamir\u00ebs jan\u00eb d\u00ebgjuar qysh kur ishte nx\u00ebn\u00ebse e shkoll\u00ebs \u201cRrapo Hasimi\u201d Kanin\u00eb, n\u00eb<br \/>\nvendlindjen e saj. Vjershat e para ka filluar t\u2019i shkruaj qysh n\u00eb mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are. Vargu i<\/p>\n<p>Zamir\u00ebs buron nga k\u00ebnga. E kush \u00ebsht\u00eb ai poet q\u00eb piu uj\u00eb t\u00eb kulluar n\u00eb gurr\u00ebn popullore dhe nuk<br \/>\npati jet\u00ebgjat\u00ebsi n\u00eb kujtes\u00ebn e lexuesve dhe artdash\u00ebsve?! Edhe poezia e Zamir\u00ebs ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb<br \/>\nsh\u00ebndetshme n\u00eb gurr\u00ebn popullore t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb saj, t\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb saj nga Hysenajt e Kanin\u00ebs<br \/>\np\u00ebrmbi Vlor\u00eb, familjar\u00eb korrekt\u00eb e atdhetar\u00eb, dashamir\u00ebs t\u00eb kultur\u00ebs dhe arsimit. Zamira Hysenaj<br \/>\nAgalliu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poete lirike e motivuar, e cila njihet jo vet\u00ebm nga bota letrare e Shqip\u00ebris\u00eb, por<br \/>\najo njihet edhe nga bota letrare e simotr\u00ebs Kosov\u00eb. Profili i saj plot\u00ebsohet edhe me shkrime t\u00eb<br \/>\nmira n\u00eb publicistik\u00eb dhe eseistik\u00eb. Shkoll\u00ebn fillore dhe t\u00eb mesme i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Kanin\u00eb. Ka<br \/>\np\u00ebrfunduar studimet e larta n\u00eb Universitetin \u201cIsmail Qemali\u201d Vlor\u00eb, Fakulteti i Shkencave<br \/>\nHumane, Master p\u00ebr m\u00ebsuesi, licensuar me vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb nga Ministria e Arsimit. Zamira<br \/>\npunon dhe jeton n\u00eb Vlor\u00eb. Kontributin letrar e vazhdon hijsh\u00ebm, pa buj\u00eb, me dinjitet letrar, me<br \/>\nk\u00ebrkesa serioze ndaj shkrimit. Poezia \u00ebsht\u00eb ditari i jet\u00ebs s\u00eb saj.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuar me \u00e7mime n\u00eb konkurse si dhe poezit\u00eb e saj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e disa antologjive t\u00eb<br \/>\nndryshme. Poezia e saj \u201cT\u00eb iki apo t\u00eb vij\u201d mori pjes\u00eb n\u00eb Festivalin e K\u00ebng\u00ebs p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb, 2023 n\u00eb<br \/>\nsaj\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb kompozitorit t\u00eb njohur Elvis Pe\u00e7i. Pret drit\u00ebn e botimit libri p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cDy<br \/>\nv\u00ebllez\u00ebrit e adoptuar\u201d.<br \/>\nZamira \u00ebsht\u00eb poete e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb sa q\u00eb shpesh her\u00eb na duket si nj\u00eb zog i lir\u00eb q\u00eb fluturon<br \/>\nhap\u00ebsirave p\u00ebr tek t\u00eb bukurit yje me fjal\u00ebn e saj t\u00eb bukur: \u201cFjeta me yjet, o i dashuri im sonte\/ Po<br \/>\nti jo! Aspak mos u b\u00ebj xheloz!\/ Zhvesha k\u00ebmish\u00ebn e err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb qiellit\/ Mes reve t\u00eb bardha nisa t\u00eb<br \/>\nvall\u00ebzoj e loz\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grimc\u00eb e ndritshme n\u00eb Galaktik\u00ebn e Dashuris\u00eb, me mesazhe drite t\u00eb<br \/>\ndashuris\u00eb p\u00ebr njeriun, p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr librin, p\u00ebr Atdheun, p\u00ebr qytetarin\u00eb. Ve\u00e7ori e saj \u00ebsht\u00eb se<br \/>\nshkruan shkurt, shpesh her\u00eb tep\u00ebr shkurt; shkruan past\u00ebr, me gjuh\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, me figura letrare<br \/>\nt\u00eb befta, t\u00eb kuptueshme e q\u00eb mbahen mend: \u201cFjala e lir\u00eb\/ ecte lakuriq\/ n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\/ elegante\/<br \/>\nhijer\u00ebnd\u00eb\/ e mir\u00eb\/ e bukur\/ e d\u00eblir\u00eb.\/ Shkuan t\u00eb l\u00ebnduarit\/ i hodh\u00ebn peshqir\u00eb\u201d. Ajo e ka njohur<br \/>\nmir\u00eb m\u00ebrgimin (n\u00eb Itali) dhe ky fakt ka ndikuar m\u00eb shum\u00eb tek autorja, q\u00eb si poete e ndjenj\u00ebs dhe<br \/>\ne filozofis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs ta shikoj\u00eb realitetin n\u00eb sy dhe motivet shoq\u00ebrore jan\u00eb fjala e autores e ngritur<br \/>\nn\u00eb art, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb p\u00ebrditsm\u00ebria shqiptare, ndaj dhe vjershat me tema sociale apo sociopsikologjike<br \/>\nt\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebpriturat nga lexuesi i koh\u00ebs. Ajo shfaqet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb krijimtari, poete e<br \/>\nimazhit filozofik dhe e moralit t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm qytetar.<br \/>\nPoetja Zamira Hysenaj Agalliu ka nj\u00eb stil dhe figurshm\u00ebri t\u00eb q\u00ebndrueshme, apo stabile, si\u00e7 e<br \/>\nvler\u00ebson shkrimtari kosovar Murteza Osdautaj. Makrostrukturat e tekstit t\u00eb p\u00ebrpunuara n\u00eb at\u00eb<br \/>\nm\u00ebnyr\u00eb q\u00eb poezin\u00eb e k\u00ebsaj poeteje e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb lirsh\u00ebm, me harmoni dhe rit\u00ebm tejet t\u00eb<br \/>\nve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb arrir\u00eb. Vargu i saj ka nj\u00eb stil t\u00eb kujdessh\u00ebm e me nj\u00eb fjalor t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, me nj\u00eb<br \/>\ndiskurs autorial t\u00eb dalluesh\u00ebm dhe me nj\u00eb angazhim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb filozofik. Poezia e Zamira<br \/>\nHysenaj Agalliu q\u00ebndron mbi kat\u00ebr shtylla themelore tematike dhe stilistike: Dashuria njer\u00ebzore<br \/>\nqaset n\u00eb shum\u00ebdimensionalitetin e k\u00ebsaj ndjenje shpirt\u00ebrore dhe psikologjike t\u00eb njeriut \u201cheroit<br \/>\nlirik\u201d. Atdheu \u00ebsht\u00eb aspekti tjet\u00ebr ku Zamira si rrall\u00ebkush ka arritur q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb disa krijime<br \/>\npoetike t\u00eb bukura dhe moderne v\u00ebshtruar nga m\u00ebnyra e k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb saj poetik e<br \/>\natdhedash\u00ebs. N\u00eb librat e k\u00ebsaj krijuese gjejm\u00eb nj\u00eb mjesht\u00ebri artistike t\u00eb admirueshme, nj\u00eb pjekuri<br \/>\nshkrimore q\u00eb vihet re posa ta fillosh leximin, me nj\u00eb sistem simbolesh dhe makrostrukturash, t\u00eb<br \/>\ncilat sh\u00ebnojn\u00eb pik\u00ebn kulminante n\u00eb pjekurin\u00eb artistike t\u00eb autores. Nd\u00ebr poezit\u00eb m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb<br \/>\nautores mund t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb ato me titull \u201c\u00cbndrra\u201d, \u201cLibri\u201d, \u201cAtdheu\u201d, \u201cN\u00ebn shi\u201d, \u201cPo kthehen<br \/>\ndall\u00ebndyshet\u201d, \u201cK\u00ebnga e bardh\u00eb (Babait)\u201d etj., ku ndjenjat njer\u00ebzore harmonike dhe p\u00ebrjet\u00ebsisht<br \/>\nt\u00eb pandara nga nj\u00ebra-tjetra: dashuria me dhembjen ngrihen me fjal\u00eb shpirti e drit\u00ebzim artistik n\u00eb<br \/>\nlart\u00ebsi t\u00eb dukshme poetike, larg patetizmit t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm, figurave bombastike t\u00eb madh\u00ebrishme,<br \/>\nq\u00eb t\u00eb pickojn\u00eb si pickonja (mbesa ime evog\u00ebl, Amaris pickonja u thot\u00eb mushkonjave)&#8230;<br \/>\nZamira m\u00eb ka futur n\u00eb \u201csherr\u201d me mbesat&#8230;<\/p>\n<p>Ai poet q\u00eb p\u00eblqehet nga f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb fatlumi. Nuk kam p\u00ebrse t\u00eb k\u00ebrkoj n\u00eb s\u00ebndukun e fjal\u00ebve<br \/>\nt\u00eb zgjedhura p\u00ebr Zamir\u00ebn, sepse mjafton t\u00eb rr\u00ebfej shkurt \u00e7\u2019m\u00eb ngjau me mbesat. K\u00ebto dy muaj q\u00eb<br \/>\nisha n\u00eb sht\u00ebpi (mars &#8211; prill), t\u00eb kat\u00ebr librat e Zamir\u00ebs i vura tek tavolina e pun\u00ebs para kompjuterit<br \/>\nn\u00eb bibliotek\u00ebn time. Ngaq\u00eb i kam shpirt, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb shpesh vizita dy mbesat e mia aq t\u00eb mira q\u00eb i<br \/>\ndua sa bota! Perla, mbesa ime e madhe (n\u00eb klas\u00eb t\u00eb tret\u00eb) e p\u00eblqeu shum\u00eb librin &amp;quot;Eni \u00c7amarroku&amp;quot;<br \/>\nme humoristika aq t\u00eb k\u00ebndshme, \u00ebmb\u00eblsuar shijsh\u00ebm me alegori, krahasime, metafora, hiperbota<br \/>\ne litota, sikur t\u00eb ishin nj\u00eb shport\u00eb me luleshtrydhe t\u00eb freskta t\u00eb kopshtit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Perla ma<br \/>\nk\u00ebrkoi librin. Ia dhash\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe ajo e lexoi vet\u00eb. Dhe u k\u00ebnaq. E vogla, Ami \u00e7amarokja,<br \/>\nvet\u00ebm 3 vje\u00e7e, q\u00eb rrinte n\u00eb preh\u00ebrin tim si milingon\u00eb, m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019ja lexoja. \u201cK\u00ebndomi le mua<br \/>\nEni \u00e7amalokun\u201d &#8211; k\u00ebmb\u00ebngulte me besim te \u201cxhushi\u201d. Dhe un\u00eb ia lexova me d\u00ebshir\u00eb dhe<br \/>\nintonacion, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb zbavit\u00ebs dhe t\u00ebrheq\u00ebs. Mbaroi shpejt, se aq \u00ebsht\u00eb &#8211; lib\u00ebr xhepi. Libri<br \/>\n\u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar shum\u00eb bukur dhe n\u00eb form\u00eb, n\u00eb p\u00ebrshtatje t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl. N\u00eb fakt<br \/>\n\u00ebdo lexues mbund ta mbaj\u00eb fare bukur n\u00eb xhepin e xhaket\u00ebs apo n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e vog\u00ebl. Po sa qeshte<br \/>\nAmi kur ia lexoja, sidomos kur i k\u00ebndova (se ashtu thot\u00eb ajo) k\u00ebto 4 vjersh\u00ebza vog\u00eblushe, q\u00eb<br \/>\nvijn\u00eb her\u00eb si sheqerka p\u00ebr t\u00eb qeshur apo akullore q\u00eb t\u00eb shkrijn\u00eb n\u00eb goj\u00eb, her\u00eb si fjal\u00eb t\u00eb urta t\u00eb<br \/>\nmprehta, me thumb kurues e moral fabule n\u00eb tekst: 1. \u201cKaposhi: Oh, ndihem kaq i lodhur sot!\/<br \/>\nPula: I gjori, po t\u00eb b\u00ebj shpejt\/ Nj\u00eb vez\u00eb!&#8230;\u201d, 2. \u201cM\u00ebsuesja: &#8211; Eni, \u00e7far\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura\/ Pe n\u00eb<br \/>\nVenedik?\/ &#8211; Sht\u00ebpi q\u00eb b\u00ebnin banj\u00eb\/ m\u00ebsuese&#8230;\u201d, 3. \u201c- K\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk po t\u00eb\/ vendos gjob\u00eb \/- i thot\u00eb<br \/>\npolici m\u00ebsueses\/ s\u00eb tij q\u00eb nuk ka respektuar\/ semaforin.\/ Duhet t\u00eb shkruash 100\/ her\u00eb n\u00eb fletore:<br \/>\n\u201cNuk kalohet me t\u00eb kuqe\u201d&#8230;, 4. \u201cNj\u00eb automobilist nuk ka\/ Lexuar kartel\u00ebn:\/ &#8211; \u201cLejohet kalimi<br \/>\nvet\u00ebm n\u00eb\/ Dit\u00ebt e festave\u201d\/. Kur e ndalon polici, ai i\/ P\u00ebrgjigjet:\/ Sot \u00ebsht\u00eb festa e dit\u00eblindjes<br \/>\nsime zotni polic!&#8230;\u201d etj.<br \/>\nDeri k\u00ebtu jemi shum\u00eb mir\u00eb, por pas k\u00ebtij \u00e7asti Zamira m\u00eb ke hapur pun\u00eb se librin me arush, pra<br \/>\n\u201cEni \u00c7amarrokun&amp;quot; e donte dhe Ami, motra e vog\u00ebl e Perl\u00ebs&#8230;e donte dhe ma mori. Pa t\u00eb drejt\u00eb<br \/>\nkthimi! \u201c\u00cbsht\u00eb imi. E ka shkruar p\u00ebr mua teta Zamira &#8211; i thot\u00eb kompetente motr\u00ebs s\u00eb saj dhe se<br \/>\nl\u00ebshon nga dora, se aq \u00ebsht\u00eb sa ai lib\u00ebrth simpatik. Po \u00e7\u2019m\u00eb b\u00ebre, moj Zamira Agalliu! Zamira m\u00eb<br \/>\nka futur n\u00eb \u201csherr\u201d me mbesat&#8230;<br \/>\nH\u00eb pra, a nuk \u00ebsht\u00eb i lumtur ai poet\/ poete q\u00eb nj\u00eb vog\u00eblushe apo vog\u00eblush i thot\u00eb me entuziaz\u00ebm<br \/>\nt\u00eb padjall\u00ebzuar dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb f\u00ebminor: \u201c\u00cbsht\u00eb imi!\u201d Dhe e sht\u00ebrngon fort n\u00eb gjoksin e tij<br \/>\nt\u00eb njom\u00eb e t\u00eb vock\u00eb sa t\u00eb dall\u00ebndyshes&#8230;<br \/>\n***<br \/>\nN\u00eb studimin q\u00eb kam mbi Let\u00ebrsin\u00eb fem\u00ebrore n\u00eb Vlor\u00eb, patjet\u00ebr q\u00eb jan\u00eb shkruar disa mbresa m\u00eb<br \/>\nshum\u00eb p\u00ebr mir\u00ebsit\u00eb e bukura letrare dhe njer\u00ebzore q\u00eb shkruan, jeton, tregon e vepron me<br \/>\ndevotshm\u00ebrin\u00eb e saj bujare autorja Zamire Agalliu, kjo fisnike e sotme e Kanin\u00ebs dhe Vlor\u00ebs, q\u00eb<br \/>\ne ka nd\u00ebrtuar profiln e saj letrar e kulturor dhe vijon udh\u00ebtimin drejt mjesht\u00ebrsis\u00eb artistike.<br \/>\nUj\u00eb i Ftoht\u00eb, Vlor\u00eb, e m\u00ebrkur\u00eb, 14 Maj 2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FISNIK\u00cbRIA E POETES DHE ETNOGRAFES NGA VLORA: ZAMIRA AGALLIU E KANIN\u00cbS Albert HABAZAJ Vizatimi shkrimor p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn Zamir\u00eb E kam parasysh or\u00eb e \u00e7ast sentenc\u00ebn e Emanuel Kantit: \u201cMosmir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb kuitensenca e posht\u00ebris\u00eb\u201d, madje e kam t\u00eb vendosur n\u00eb korniz\u00eb n\u00eb Bibliotek\u00ebn vetiake n\u00eb sht\u00ebpi, prandaj them q\u00eb Mir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb virtyt njer\u00ebzor. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2956,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2955","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-botime-te-reja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2955"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2955\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2956"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/migjeni.se\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}